Gazetarja Sonila Meço pyeste sot në një postim të saj se kush është redaktori?
Dikur ishte njeriu që vendoste çfarë ishte me rëndësi për publikun, ndërsa, sot, shkruan Meço, këtë rol e ka marrë algoritmi, një kod i padukshëm që përcakton se çfarë shitet si lajm dhe çfarë jo. Dhe kështu, diplomacia shndërrohet në show, liderët botërorë në aktorë, ndërsa publiku në konsumator të spektaklit.
Por në provincën tonë, ku gjithçka është më e thjeshtë, nuk kemi nevojë për algoritëm të koduar, sepse ne kemi një figurë shumë më tokësore, që s’ka shumë nevojë për pyetje të vështira.
Në këtë batakun tonë mediatik, brenda një pellgu plot gjarpërinj e ngjala ku peshkon edhe Sonila dhe të tjerë të së njëjtës racë gazetarësh, redaktori, autori, ideatori, regjizori, skenografi, pagatori, analisti, opinionisti, kryetari, sekretari, shefi, korruptuesi… është Xeni.
Ai është “algoritmi” tokësor. Një njeri që bën edhe zgjedhjen, edhe paketimin, edhe shpërndarjen e lajmit. Ai është si një aplikacion i vetëm që i ka të gjitha: Facebook-un për “like”, TikTok-un për spektaklin dhe WhatsApp-in për shpërndarjen e lajmeve.
Por, siç e do çdo hierarki, mbi Xenin qëndron gjithmonë dikush tjetër: Zarfi.
I bekuari dhe i mallkuari, i miri dhe i keqi, i lavdishmi Zarfi…, por gjithmonë me para të vjedhura. Nëse Xeni është algoritmi që përcakton renditjen e lajmeve, Zarfi është serveri ku ruhen të gjitha “të dhënat”. Një kujtesë e pakufijshme, e financuar me llogari që asnjë auditim nuk i prek.
Dhe pastaj vjen pyetja e Meços: po ideatori?
Në teori, duhet të ishe ti, gazetarja, intelektualja, qytetarja që ngre një ide, por në praktikë, këtu gjithçka ideon Xeni. Revolucionet, protestat, skandalet, manifestet..., të gjitha vijnë me logo “Made by Xeni” dhe me shenjën e garancisë së Zarfit.
Në Perëndim, siç shkruan Meço, spektakli ende bashkëjeton me institucione që ruajnë një minimum ekuilibri. Tek ne, spektakli është vetë institucioni. Dhe algoritmi? Nuk ka nevojë për të. Sepse, këtu gjithçka filtrohet nga një redaktor i vetëm: Xeni, dhe i dashuri i Sonilës, i bekuari Zarf i trashë, shkruar me bojë të kuqe gjaku 21 Janari, vulosur me baltë Gërdeci, mbyllur me tutkall proletar, ngjitur me pështymë intelektuale.
Po ti me Sonilën merresh? Nuk e paske lexuar Kadarenë. Ai shkruan diku. Kush debaton me budallain, nuk ka çudi të jetë edhe ai budalla..... Ee, më fal. Sonila nuk është budalla... . Është llaçkë!!!
Super shkrim bravo Simon!
Një e vërtetë... Po e vërtetë ama...
Te lumte, Simon!
Eshte nje perpjekje serioze per te ndricuar funksionimin e katakombeve te erreta berishiste , te kesaj murtajes qe ne vitin 92 na u serviri si drite , si shpetim , por qe rezultoi Po aq mizore sa Ajo qe lame pas . Eshte skicim I sakte I funksionimit te mekanizmit mafioz berishist .
Ke harruar dhe te fanshmin Qime Pjeshka
Bravo , shkrim i qendisur , na jep shprese se do te ket edhe gazetar zerioz
Mendova se fjala ishte per tv. "Report" te bollinos qe mori truallin e komunitetit te lagjes nr. 9, i planifikuar per gjimnaz, por qe Ramiu e tjetersoi duke ia dhuruar Karlos me çmim nje (1) euro, dhe tani ai eshte shnderruar ne kryeredaktor i lajmeve, ku çdo kryelajm nis me titullin faĵn e ka saliu. Hahahaha o Simon o rryp, syri eshte tv. Opozitar dhe editorialin duhet ta hape me korrupsionin e qeverise, tenderat, ooncesionet, instalacionin e luleve ne kryeministri, djegesit e mbeturinave, tigrat qe s'punojne asnje dite dhe shqiptaret paguajne 80 mije euro ne dite, apo Bankersi qe kishte bere namin duke vjedhur me faturat fiktive, etj etj. Te tjerat pastaj redaktori, regjizori, aktori, s'ka shume rendesi, emi ben skizofreni hajdut.
Te lumte dora
Një ese politike e përkryer.Nuk e kuptoj.pse këto pena nuk shkruajnë më shpesh.
Shkruar bukur vertete. Mund te jesh apo jo dakort, por eshte shkruar bukur. Ju uroj suksese!
Shkruar bukur vertete. Mund te jesh apo jo dakort, por eshte shkruar bukur. Ju uroj suksese!
Ka ardhur koha qe te demaskohen keto kukuvajka qe lene nderin neper motele dhe kerkojne ta gjejne nepermjet ndonje artikulli.