Komunizmi si religjion

18 Gusht 2025, 15:32Blog Nga Marelba Fushekati

“Duke kopjuar idhullin e tij, Stalinin, Enver Hoxha ndaloi fenë në Shqipëri, shkatërroi vendet e kultit dhe përndoqi priftërinjtë dhe hoxhallarët. Në vitin 2011, piktori rikrijoi një skenë të shenjtë, duke u frymëzuar nga një tablo e njohur, dhe e pikturoi diktatorin Hoxha si Jezusin. Propaganda komuniste është një religjion si gjithë të tjerët.”

Ky është shpjegimi i kartelës kuratoriale që shoqëron pikturën Vizitë në Plagëtë artistit shqiptar Enkelejd Zonja, ekspozuar në muzeun MUCEM në Marsejë të Francës. Në këtë tablo, Enver Hoxha paraqitet në rolin e Krishtit të ringjallur, duke imituar ikonografinë e pikturës “Incredulità di San Tommaso” (“Dyshimi i Shën Thomait”) të Caravaggios.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të analizojë pikturën në vetvete, as mesazhin që autori i saj ka dashur të përcjellë. Çka më shtyu të reflektoj, përtej ironisë, surrealizmit, absurditetit a sarkazmës së tablosë, është pikërisht përmbajta e kësaj kartele.

“Propaganda komuniste është një religjion si gjithë të tjerët.”

Duke qenë se fjala “religjion” në këtë kartelë është përdorur në një kontekst fetar, dhe duke pasur parasysh që tabloja është frymëzuar nga ikonografia biblike, lind pyetja: a mund të konsiderohet propaganda komuniste si një religjion sekular që përmban rituale, dogma dhe simbole, apo është një ideologji politike me qëllim ruajtjen e pushtetit dhe transformimin e ndërgjegjes së individit?

Në romanin “Vëllezërit Karamazov” të Fjodor Dostojevskit, në kapitullin e titulluar “Inkuizitori i Madh”, autori sjell një fabul të fuqishme dhe tepër domethënëse. Në kohën e errët të Inkuizicionit, Jezusi rikthehet papritmas në Sevilje të Spanjës, në një qytet ku, sipas narrativës së njërit prej vëllezërve Karamazov, Ivanit: “në rrugët e tij çdo ditë ndizeshin zjarre për lavdinë e Perëndisë, dhe në turrat e druve digjeshin heretikët e ligj.” Por, sapo zbret në tokë, Jezusi menjëherë arrestohet nga një kardinal i fuqishëm, të cilin Dostojevski e quan “Inkuizitori i Madh”. Ky Inkuizitor e njeh Jezusin, madje edhe e quan “Mbret të madh”, por nuk e liron. Përkundrazi, gjatë bisedës me Të, që është në fakt një monolog, pasi Jezusi nuk i flet asnjëherë, i shpjegon se pse Ai është i padëshiruar në botën e tyre. I kujton Jezusit tri tundimet e Tij në shkretëtirë, dhe e qorton duke argumentuar që Jezusi gaboi që në shkretëtirë zgjodhi lirinë në vend të sigurisë. Sipas tij, Jezusi ka dështuar, pasi edhe njerëzve u ka dhënë lirinë e besimit dhe vullnetin e lirë, që janë një barrë e rëndë për shpatullat e tyre.  Njerëzit, thotë Inkuizitori, nuk duan liri. Ata janë të dobët dhe preferojnë sigurinë, rendin dhe kontrollin në vend të lirisë dhe vullnetit të lirë. Ndaj, Kisha i ka kuptuar këto “gabime” të Jezusit dhe, në vend që t’u ofrojë njerëzve lirinë dhe vullnetin e lirë, u ka dhënë atyre bukën, rregullat dhe autoritetin shtetëror që ata t’i binden, duke i larguar kështu nga besimi i vërtetë fetar. Besimi fetar duhet të eliminohet, ndërsa Jezusi duhet të dalë nga skena dhe të lërë postin e Tij.

Ne ua kemi hequr lirinë dhe u kemi dhënë atyre bukën. Dhe ata janë të lumtur”.  

Ky është momenti kur Dostojevski shfaq dyshimin e tij filozofik ndaj çdo sistemi që përpiqet të imitojë fenë, duke kontrolluar, manipuluar dhe mohuar lirinë individuale të besimit, dhe duke imponuar një rend absolut dhe totalitar. Monologu i Inkuizitorit të Madh, i cili nuk përfaqëson Kishën, por çdo formë pushteti që përpiqet të zëvendësojë besimin fetar, shërben si paralajmërim për rrezikun që sjellin ideologjitë, pushtetet apo sistemet utopike që kërkojnë të zëvendësojnë besimin e lirë me një dogmë të imponuar dhe një autoritarizëm të ngurtë, me një lloj totemi që kërkon nënshtrim total.

Në fjalorin e Oxford-it, totemi është një emblemë që përfaqëson një fis ose një grup shoqëror, e cila ka formën e një kafshe ose të një objekti natyror. Ky simbol shërben si shenjë dalluese për atë fis apo klan. Totemi shpesh ka një kuptim të shenjtë dhe lidhet ngushtë me besimet dhe praktikat kulturore të atij grupi.

Emile Durkheim, në librin e tij “Format elementare të jetës fetare” thotë se totemi është, mbi të gjitha, një simbol, një shprehje e dukshme dhe konkrete e diçkaje më të thellë. Por, çfarë përfaqëson totemi? Durkheim-i e bazon teorinë e tij mbi totemizmin në studimet etnografike të fiseve aborigjene australiane, të cilat konsiderohen si format më primitive të fesë. Ai vërejti se klanet e këtyre fiseve përfaqësoheshin nga toteme të ndryshme, qofshin ato në formën e kafshëve apo bimëve, të cilat shërbenin si objekte identifikimi dhe adhurimi. Durkheim-i arriti në përfundimin se totemi simbolizonte “Zotin”, sepse ai nuk ishte thjesht një kafshë apo bimë, por përfaqësonte fuqinë kolektive dhe morale të klanit, pra të vetë shoqërisë. Në këtë mënyrë, Zoti nuk është një entitet i veçantë, por vetë shoqëria e hyjnizuar dhe e përfytyruar në formë simbolike. Durkheim-i analizon se totemi është forma e jashtme e një principi të shenjtë, që ai e quan “principi totemik” ose “Zoti”.

Ai argumenton se totemi përfaqëson si Zotin, ashtu edhe klanin, dhe kjo ndodh sepse në mendjen e anëtarëve të klanit, Zoti dhe shoqëria janë një dhe e njëjta gjë.

E përdora këtë shembull për dy arsye: së pari, sepse Emile Durkheim konsiderohet, në mos ateist, me prirje agnostike dhe racionaliste dhe së dyti, sepse qëndrimi i tij ndaj besimit fetar ka qenë ai i një sociologu që e studion fenë për rolin që ajo luan në shoqëri. Durkheim-i e sheh fenë si një nevojë njerëzore për rend dhe bashkim social. Ky qëndrim i paanshëm, non-bias, ndihmon për të kuptuar se çfarë ndodh në shoqëritë ku “toteizmi i ri” shndërrohet në simbol të një ideologjie apo besimi shoqëror dhe zë vendin e “Zotit”.

Në Shqipëri, komunizmi nuk e fshehu asnjëherë përpjekjen e tij për të zëvendësuar fenë me një sistem të vetin. Jeta në diktaturë ishte një teatër social me sakramentet dhe ritualet e tij të shenjta. Kongreset e Partisë zhvilloheshin me solemnitetin e meshës. Fjalët e Enver Hoxhës recitoheshin si vargje të shenjta, sikur të ishin marrë nga libri i Psalmeve dhe paradat, si ato të 1 Majit apo të festave të tjera, kur turmat e organizuara marshonin duke mbajtur në duar banderola dhe portrete të udhëheqësve të lartë të Partisë, zhvilloheshin në mënyrë të ngjashme me procesionet e shenjta. Një shembull ilustrues është procesioni i Pashkës, ku besimtarët e krishterë marshojnë në rrugë duke mbajtur ikona, kryqe dhe statuja të Jezu Krishtit, Virgjëreshës Mari, si dhe simbole të tjera fetare që përfaqësojnë ngjarje nga jeta dhe ringjallja e Krishtit. Vendin e martirëve apo shenjtorëve e zunë “dëshmorët e revolucionit”, dhe besnikëria ndaj Partisë ishte kusht për shpëtimin social të individit.  Simbolet e sistemit, si flamuri i kuq me yllin e shtuar pesëcepësh dhe figura e liderit, funksiononin si toteme moderne: flamuri i kuq me yll ishte “flamuri i klanit”, Hoxha ishte “figura mbrojtëse”, ndërsa paradat dhe ceremonitë ishin ritualet e reja “fetare”.

Po, edhe në shumë vende të tjera ish-komuniste dhe komuniste, si në Bashkimin Sovjetik, Kinë, Kamboxhia dhe Korenë e Veriut, ideologjia komuniste u përpoq të zëvendësonte fenë tradicionale me një sistem të ri besimi dhe kontrolli.

Në Bashkimin Sovjetik, Kisha Ortodokse u persekutua egërsisht. Tempujt u mbyllën ose u shkatërruan, priftërinjtë u arrestuan dhe feja u përjashtua nga jeta publike. Propaganda shtetërore promovonte ateizmin shkencor dhe e paraqiste fenë si një “opium për popullin”, sipas fjalëve të Marksit. Sipas dokumenteve të Kishës, 168,300 priftërinj ortodoksë u arrestuan, dhe mbi 106,300 prej tyre u pushkatuan. Në total, deri në fund të viteve 1930, 80,000 besimtarë (priftërinj dhe murgesha) u vranë.

Kinë, gjatë Revolucionit Kulturor (1966–1976), mbyllja e tempujve dhe persekutimi i besimtarëve u bë në mënyrë masive. Ideologjia maoiste synonte të formonte “njeriun e ri” pa besime fetare, plotësisht të përkushtuar ndaj Partisë Komuniste dhe doktrinës së saj. Gjatë kësaj periudhe, mijëra murgesha dhe murgj u burgosën, ndërsa pothuajse mbi 6,200 manastire tibetiane u shkatërruan ose u shndërruan në magazina, stalla apo oborre. Tekstet e shenjta u dogjën dhe ruajtja e literaturës fetare u kriminalizua. Struktura të tjera fetare u shembën sistematikisht, duke zhdukur në masë trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të vendit.

Gjatë regjimit të Khmerëve të Kuq (1975–1979), nën udhëheqjen e Pol Pot-it, feja u shtyp ashpër. Budizmi u ndalua, mbi 25,000 murgj budistë u vranë dhe pagodat u shkatërruan ose u kthyen në magazina. Edhe komunitetet myslimane dhe katolike u persekutuan, ndërsa Kamboxhia u shpall “shtet ateist”, me synim zhdukjen e çdo institucioni fetar.

Në Korenë e Veriut, nga vitet 1949 deri në mes të viteve 1950, të gjitha kishat u mbyllën. Sipas AsiaNews, të gjithë priftërinjtë katolikë jo të huaj u ekzekutuan, ndërsa liderët protestantë që nuk e mohuan fenë u spastruan si “spiunë amerikanë”.

Në Shqipëri, regjimi i Enver Hoxhës zhvilloi një fushatë ekstreme anti-fetare, duke e shpallur vendin shtet ateist në vitin 1967. Ai mbylli vendet e kultit dhe ndaloi praktikimin e fesë, duke zëvendësuar besimet tradicionale me një “fe” të re komuniste, me rituale, simbole dhe doktrinë propagandistike. Deri në maj të vitit 1967, 2169 objekte fetare përfshirë 740 xhami, 608 kisha ortodokse, 157 kisha katolike dhe 530 tyrbe dhe teqe të bashkësisë bektashiane, ishin mbyllur ose transformuar në ambiente si magazina apo palestra sportive.

dhjetor të vitit 1945, dhjetëra klerikë dhe besimtarë katolikë u arrestuan, prej të cilëve 39 u dënuan nga gjyqe ushtarake, që dhanë dënime të rënda. Në mars të vitit 1946, shtatë prej tyre u ekzekutuan.

Ndoshta, po të kishte jetuar më gjatë në shekullin e njëzetë dhe të kishte përjetuar ndryshimet politike që ai shekull njohu, Durkheim-i, (ai lindi më 15 prill 1858 dhe vdiq më 15 nëntor 1917), do do të kishte argumentuar se komunizmi krijoi një fe të re laike, në të cilën  simbolet e pushtetit politik zëvendësuan totemët tradicionalë, por edhe “përmbushën” të njëjtën nevojë njerëzore për bashkim dhe fe kolektive.

Ky regjim përdori propagandën si një mjet për të imponuar një narrativë të vetme, duke krijuar një kult të personalitetit rreth udhëheqësve të tyre, të cilët shndërroheshin në figura gati meshtare, të përjetshme dhe të pakritikueshme. Parë në këtë dritë, propaganda komuniste i ngjan një lloji “inkuizicioni të shekullit të njëzetë, por pa Krishtin”, ku në vend të Zotit u vendos një lider i “përjetshëm dhe i pagabueshëm”. Kjo nuk ishte tjetër veçse një skenografi e gënjeshtërt në të cilën figura e Zotit u suprimua dhe në vend të tij u promovua idolatria ndaj një individi të zakonshëm.

Por, a mjafton një mea culpa, si nga ana e institucioneve fetare, ashtu edhe e sistemeve diktatoriale – kujtoj Holokaustin dhe gjyqin e Nurenbergut – si një katarsis për të bërë paqe me njollat e errëta të së kaluarës?

Para se ta shtjelloj argumentin tim mbi këtë pyetje, dua të përpiqem të krahasoj dy ideologjitë mes tyre.

Duke iu referuar metaforës së Jezusit të ardhur në Sevilje gjatë kohës së kryqëzatave, po u referohem pikërisht këtyre ngjarjeve si disa nga episodet më të errëta në historinë e Kishës Katolike. Kryqëzatat u nisën dhe u mbështetën nga Papa Urban II në vitin 1095, gjatë një mbledhjeje zyrtare të Kishës katolike, të thirrur nga Këshilli i Klermontit në nëntor të atij viti, në qytetin me të njëjtin emër në jug të Francës. Në këtë këshill, Papa Urban II mbajti fjalimin e famshëm, ku bëri thirrje mbretërve dhe fisnikëve të Europës që të marshonin për në Tokën e Shenjtë (Jeruzalem), për ta “çliruar” atë nga myslimanët. Ai premtoi faljen e mëkateve për këdo që merrte pjesë në kryqëzatë. Për atë që ndodhi më pas, historia e ka thënë fjalën e saj.

Çdo strategji apo luftë kërkon planin e saj. Por, a ishte Bibla shkaku i krimeve të kryera gjatë kryqëzatave, apo ajo u keqinterpretua dhe u keqpërdor nga njerëz me interesa fetare dhe politike për të arritur qëllimet e tyre?

Bibla nuk ishte shkaku i këtyre krimeve, por interpretimi dhe keqpërdorimi i saj nga njerëz me interesa të ndryshme frymëzoi veprime që ishin të dhunshme. Pikërisht kjo ishte ajo që e shqetësoi filozofin, teologun dhe reformatorin Petr Çhelčický, i cili në fillim të shekullit XV (rreth viteve 1440-1450) shkroi një nga veprat më të guximshme të kohës, “Rrjeta e besimit” (The Net of Faith). Ky libër, që i shpëtoi inkuizicionit të kohës, përmban një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Kishës, përdorimit të dhunës në emër të saj, dhe njihet për kritikën e thellë ndaj institucioneve fetare dhe shoqërore të kohës kur ai jetoi.

Në kapitullin 23 të librit, në pjesën e titulluar “Faji i Perandorit”, Çhelčický shkruan:

“Shqetësimi më i madh qëndron në faktin se ky pushtet dhe ky sistem, kur i sheh nga këndvështrimi i besimit, janë kaq të mbrapshtë dhe të zbrazët nga çdo vlerë e mirë. Sundimtarët nuk i vret ndërgjegja as për veprimet e tyre dhe as për pasojat që këto veprime lënë mbi ndërgjegjen e atyre mbi të cilët ushtrojnë sundimin. Ata janë të gjithë të krishterë, dhe të paktën disa prej tyre, për shkak të besimit, ndjejnë t’i vrasë ndërgjegja kur vrasin, ushtrojnë dhunë ndaj të tjerëve dhe u marrin pasurinë. Por në përgjithësi, ata nuk i konsiderojnë këto veprime si mëkate. Të shtyrë nga krenaria, ata luftojnë për pasuri, sende materiale dhe nderet e kësaj jete, dhe nëse dikush guxon të prekë pronën e tyre, menjëherë i shpallin luftë, i mbledhin njerëzit si bagëtia dhe i nisin në betejë, ku të gjithë vrasin dhe grabisin njëri-tjetrin. E si mund të mos jetë e rrezikshme, pra, për të krishterët e mirë të jetojnë nën pushtete të tilla, që i detyrojnë ata të bëjnë keq dhe të shkelin urdhërimet hyjnore? Dhe ajo që e konsideroj edhe më mizore është se ata i nisin të krishterë në luftë, edhe kundër të krishterëve të tjerë, duke i urdhëruar të vrasin dhe të grabisin. Një vëlla shkon në luftë të dhunojë vëllain e tij; ai që, sipas besimit, duhet të japë jetën për vëllain e tij, shkon ta vrasë dhe ta plaçkitë, vetëm sepse është i detyruar të veprojë kështu për shkak të pushtetit qeverisës të paskrupullt. Ai që shkon në luftë, duke mos pasur dashurinë apo arsyetimin e duhur, nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të kryejë krime lufte, pasi nuk e ka kurajën të pranojë që të vritet nga sundimtari i tij. Një pushtet arrogant është me të vërtetë një kurth për të krishterët e mirë, sepse i detyron nënshtetasit e vet të bëjnë të gjitha të këqijat që u vijnë ndër mend.” 

Ky mesazh, që theksonte pikërisht thelbin e krishterimit – dashurinë, faljen dhe paqen – shkruhej në një periudhë kur djegia e heretikëve dhe terrori i Inkuizicionit ishin bërë norma nga vetë Kisha Katolike.

Petr Çhelčický konsiderohet si një nga pararendësit e ideve pacifiste dhe kritikës së thellë ndaj pushtetit kishtar dhe shtetëror në Evropën Qendrore. Ai sfidoi çdo autoritet tokësor që nuk ishte në përputhje me mësimet e Krishtit, qoftë ai politik, fetar apo shoqëror. Për të, autoriteti i vërtetë ishte vetëm Krishti.

Nëse Çhelčický denoncoi zëvendësimin e dashurisë me dhunën brenda sistemit fetar, atëherë çfarë ndodh kur feja vetë eliminohet ndërsa struktura dhe funksioni i saj kopjohet nga një ideologji jo hyjnore?

Parashikimi i Dostojevskit për lindjen e sistemeve utopike në kohën që shkroi “Vëllezërit Karamazov” u bë realitet në shekullin XX. Ideologjitë komuniste, të formuluara nga “Biblat” e sistemit komunist, ishin veprat filozofike të Karl Marksit dhe Friedrich Engelsit, si “Manifesti Komunist” dhe “Kapitali”. Më vonë, Lenini, Stalini dhe Enver Hoxha jo vetëm që e luftuan fenë, por edhe e zëvendësuan atë me ideologjinë komuniste.

Filozofia marksiste ka në themel të saj ndarjen klasore, luftën ndërmjet klasave dhe marrjen e pushtetit me dhunë për të përmbysur sistemin kapitalist dhe për të krijuar një rend të ri shoqëror. Këto manuale politike shërbyen si udhëzues të saktë, të interpretuar dhe të zbatuar verbatim, pikë për pikë, pa asnjë devijim nga “dogma” marksiste. Ideologjia komuniste, ashtu edhe siç u zbatua në praktikë, ishte një ideologji që predikoi dhunën, rrënimin e klasave të pasura, eliminimin fizik të kundërshtarëve dhe mohimin e vlerave thelbësore të njerëzimit.

Feja, në thelb është rruga drejt dashurisë dhe shpëtimit shpirtëror.

Është e rëndësishme të vërejmë se institucionet fetare tashmë kanë marrë përgjegjësi për të kaluarën e tyre të errët dhe kanë nisur një proces reflektimi dhe faljeje. Papa Gjon Pali II ka kërkuar falje për krimet e Inkuizicionit, ndërsa kishat protestante janë përballur me përgjegjësinë e tyre në historinë e skllavërisë, racizmit dhe antisemitizmit. Kishat kanadeze (ato Katolike dhe ajo Unite) kanë kërkuar falje për rolin e tyre në asimilimin e dhunshëm të fëmijëve indigjenë në shkollat rezidenciale. Këto akte faljeje janë tregues që institucionet fetare kanë kërkuar të njohin të kaluarën, të ndryshojnë, dhe që e kanë përdorur faljen si rrugë drejt shërimit shpirtëror dhe shoqëror.

Regjimet komuniste, duke përfshirë diktaturën e Enver Hoxhës në Shqipëri, nuk kanë kërkuar kurrë falje për mijëra viktimat e tyre. Shpesh këto viktima janë lënë në heshtje apo janë harruar me vetëdije. Mungesa e një ndjese publike dhe mohimi i përgjegjësisë për krimet e së kaluarës janë akoma një plagë e hapur në historinë dhe kujtesën kolektive shqiptare.

Një “mea culpa” nuk do t’i shelbonte regjimet komuniste, por do të ishte një hap i parë drejt ndërgjegjësimit, ku e vërteta nuk harrohet, nuk mohohet dhe viktimat nuk mbeten në harresë.

Ashtu siç edhe ndodhi në gjyqin e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore, ku u pranua faji për krimet naziste, kjo nuk i shfajësoi autorët e tyre dhe as as nuk i zbuti vuajtjet dhe dhimbjet e viktimave. Por gjyqi i Nurembergut u vuri një emër zyrtar krimeve të nazizmit dhe përcaktoi përgjegjësitë personale, edhe pse nuk mund të kthente mbrapsht atë që kishte ndodhur.

Feja kërkon shpëtimin shpirtëror të njeriut, ndërsa ideologjitë totalitare kërkojnë nënshtrimin absolut të njeriut dhe të ndërgjegjes së tij.

Njëra ushtron dashurinë, tjetra terrorin.

Të thuash se “propaganda komuniste është një religjion si gjithë të tjerët” është një manipulim semantik, që nuk e merr parasysh këtë ndryshim thelbësor. Një krahasim i tillë relativizon dhunën, terrorin dhe shkatërrimin moral që solli ideologjia komuniste, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me fenë që, përkundër të gjitha mangësive dhe gabimeve të saj, mbart në thelb rrugën drejt shpëtimit shpirtëror dhe vlerave etike.

Për ata që duan të dinë si përfundon historia e Jezu Krishtit të arrestuar në Sevilje, më poshtë është pasazhi që mbyll kapitullin “Inkuizitori i Madh” nga “Vëllezërit Karamazov” i Fjodor Dostojevskit:

Kur Inkuizitori pushoi së foluri, priti për një kohë që i Burgosuri t’i përgjigjej. Heshtja e Tij e rëndonte. Ai pa që i Burgosuri e kishte dëgjuar me vëmendje gjatë gjithë kohës, duke e parë butësisht në fytyrë dhe, me sa dukej, nuk dëshironte të fliste. Plaku dëshironte me gjithë zemër që Ai të thoshte diçka, sado të hidhur apo të tmerrshme. Por Ai, papritur, iu afrua plakut në heshtje dhe e puthi lehtë në buzët e tij të zbehta e të plakura. Kjo ishte e vetmja përgjigje e Tij. Plaku u drodh. Buzët e tij lëvizën. Ai shkoi drejt derës, e hapi dhe i tha Atij: “Shko, dhe mos u kthe më… kurrë, kurrë!” Dhe e la të dilte nëpër rrugicat e errëta të qytetit.

Puthja i kishte ngrohur zemrën, por plaku qëndronte i palëkundur në idenë e tij.

© 2025 Marelba Fushekati. Të gjitha të drejtat janë të autores. Imazhi në kopertinë është realizuar me Flux Context.

Shënim i autores: Ky shkrim nuk synon të zhvlerësojë bindjet e atyre që identifikohen si ateistë apo që ndajnë një botëkuptim tjetër. Qëllimi i tij është të krijojë një hapësirë reflektimi dhe diskutimi të hapur mbi natyrën e besimit, moralit dhe kuptimit të jetës, duke i parë këto në një kontekst filozofik e sociologjik. Çdo pikëpamje është e mirëpritur në frymën e mirëkuptimit dhe të respektit të ndërsjellë./ Shkrimi është marrë nga: https://peizazhe.com/2025/08/18/komunizmi-si-religjion/

16 Komente

  1. H
    Hajro

    Marelba, çfaredo te thote 'religjion', moj bije?

    Përgjigjjuni
    1. e
      e di si eshte puna

      Eshte ne majmunisht! Kjo italiania Marealba nuk di shqip, vetem majmunisht...

      Përgjigjjuni
    2. T
      Titull i indoktrinuar

      Titull i gabuar qe te shtyn ta lexosh shkrimin.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Më vjen keq

        Shkrim shumë i gjatë. Merr dhe grumbullo mendime nga të gjitha anët që të dukesh si e lexuar. E mira është të shkruash mendimet personale. Shkrimi filloi me një pikturë artistike, vazhdoi me historinë e ateizmit në botë dhe u nakatos edhe me fillozofinë e Dostojevskit. I lodhshëm në lexim dhe jo koherent.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albina

          Në fakt çdo sistem është fe. Dhe mashtron se ai është më i miri...... . Enveri ka meritën e madhe dhe të padiskutueshme, që i bëri shqiptarët të mos besojnë asnjë fe. Dhe sot muslimani mban kryq në qafë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Antikomunizmi - virtyt i budallait dhe maskarait

            Ne periudhen historike kur lindi, fundi i shek XIX dhe fillimi i shek XX, ideologjia e re komuniste ishte nje frymezim i madh per mbare boten dhe njerezimin. Kjo nuk ka asnje dyshim nga pikepamja historike, nuk eshte ceshtja se dikujt i pelqen apo jo. Ne ate periudhe kemi edhe perpjekje per ndertimin e shteteve komuniste, si komuna e Parisit, pastaj eshte Republika e Bavarise, por qe deshtoi. Pastaj ne 1917 u krijua Rusia Sovjetike. Mbas L2B ne 1945, komunistet erdhen ne pushtet ne shume vende te Evropes. Madje komunistet erdhen ne pushtet me zgjedhje edhe ne France ne 1945, por ja u vodhen pushtetin (perseriten zgjedhjet dhe i vodhen). Komunistet ishin shume prane pushtetit edhe ne Itali, nderkohe qe ne Greqi komunistet u larguan nga pushteti me grusht shteti nga monarko-fashistet me ndihmen e anglo-amerikaneve. Ne Kine komunistet erdhen ne pushtet ne 1949, ndersa ne Kube ne 1960. Gjate Luftes Dyte Boterore cilat ishin interesat kombetare te shqiptareve, te bashkepunonin me fashizmin? Patriotet shqiptare ishin ne balle te luftes kunder pushtuesit fashist dhe historia tregoi dhe perjetesisht e vulosi se treguari se komunistet ishin patriotet me te medhenj dhe te vertete te ketij kombi. Ndac t'ju pelqeje disave e ndac jo, kujt i plasi ne fund te fundit! Cfare ishin keto "vlerat" qe na paskan prishur komunistet shqiptare pasi erdhen ne pushtet ne 1945, amon na e tregoni se u cuditem. Vlera qe ne 1945-n, 90% e shqiptareve ishin analfabete? Ore nuk dinin shkrim e kendim a merrni vesht, eeeej s'dinin me shkrujt emrin e vet, a kuptoni? Ja u prishen komunistet kete vlere te madhe, i detyruan te shkolloheshin te gjithe pa perjashtim (edhe jevgjit madje). Ishin 900 mije banore ne 1945 dhe u bene 4 milion ne 1990, por ama komunistet i vrane dhe i shfarosen shqiptaret, po ore po, bene gjenocid dhe krime kunder njerezimit, i zhduken te gjithe. Ore propaganda antikomuniste nuk ka asnje lidhje me te verteten! Cilat na ishin pra keto "vlera"? Xhamite dhe kishat, injoranca dhe obskurantizmi, percet, callmat dhe bythet perpjete, mjekrrat dhe veladonet e zinj ashtu si shpirti? Perparimi qe ka bere Shqiperia ne 45 vjet te pushtetit komunist eshte i jashtezakonshem dhe i pakrahasueshme ne historine tone kombetare, ne cdo drejtim dhe ne cdo kuptim, kush ka thjesht 2 gram tru e kupton. Kush thote te kunderten eshte ose antishqiptar ose gomar! Propaganda antikomuniste mund te zere vend vetem te trupeshket me inteligjence te ulet. Kritikat per negativitetet historike te asaj periudhe jane te llogjikshme, por parrullat propagandistike antikomuniste jane per t'u gajasur! Shoqeria jone duhet shkeputur nga shabllonizmat dhe steriotipet, qe kane 35 vjet qe qarkullojne si muti ne kepuce ne opinionit shqiptar dhe mos lejohet askush te tallet me inteligjencen e njerezve. Info : 1. Ideologjia komuniste ka lindur ne Gjermani 2. Marksi dhe Engelsi kane qene gjermane (hebrej ateise) 3. Shteti i pare komunist ne bote ka qene Komuna e Parisit ne France 4. Shteti i dyte komunist ne bote ishte Republika e Bavarise 5. Shteti i trete komunist ne bote ishte Rusia Sovjetike 6. Vendi me i madh komunist ne bote ishte dhe eshte Kina 7. Komunizmi eshte ideologji ATEISTE (materialiste dhe anti-idealiste), qe do te thote nuk pranon ekzistencen e zotit dhe nuk pranon asnje fe, te cilat i konsiderohen te gjitha pa perjashtim si nje mashtrim ordiner. Feja mbeshtetet ne besimin ne zot, pra apriori e njeh ekzistencen e zotit dhe krijimin prej tij! Besimi ne zot dhe ne fuqine e tij krijuese do te thote se gjithcka eshte hyjnore dhe jo njerezore, pra njeriu nuk ka asnje rol ne krijimin dhe kuptimin e koncepteve te botes, por eshte vetem besimtar dhe i perulur ndaj fuqise se zotit dhe ne kuptimshmerine qe ai jep per gjithcka. Ideologjia komuniste mbeshtetet ne materializmin dialektit, pra ne nje filozofi njerezore te konceptimit dhe kuptimit te botes ku nuk pranohet ekzistenca e zotit dhe natyrisht asnje lloj besimi ne zot! E kuptoni ndryshimin thelbesor? Kur dy gjera jane te ndryshme ne thelb, vetem psikopatet dhe budallenjte mund te marrin guximin ti perqasin me njera tjetren. Perpjekja per te perafruar sjelljen perjashtuese dhe dhunuese te ideologjise komuniste me fene, eshte si puna e atij KATUNARIT qe i duket njesoj si kirurgu si kasapi. Puna e kirurgut te dhemb, por te sheron, ndersa puna e kasapit eshte qe te mbarosh pune perfundimisht. Te gjitha fete kane qene dhe jane te dhunshme, kjo per faktin e thjeshte se feja (e cdo lloji) eshte nje besim i verber ne dicka te presupozuar te mbifuqishme dhe nuk eshte filozofi njerezore qe perkrah ide njerezore. Idete njerezore jane vlera te mendimit njerezor, te menduara te shpalluara te vleresuara te pranuara apo te kundershtuara, ashtu sic ne kete rast eshte ideologjia komuniste. Ndersa besimi ne hyjni eshte bindje pa kushte, perulje dhe detyrim, nuk te lejon as mendim e as diskutim e vleresim te urdheresave fetare, por te kerkon vec bindje. Ka nje ndryshim te madh dhe thelbesor ne keto dy gjera, qe krijojne nje hendek te thelle qe nuk ka shanc ti perafroje me njera tjetren. Sa per “krimet” e medha te para ‘90, ato qe pershkruhen si "krime" jane pjese e propagandes se trashe, bajate dhe qesharake kunder shtetit te kohes, qe u drejtua nga komunistet. Ja psh te marrim kete krimin e madh "kolektivizimin". Me thene te drejten ta quash kolektivizimin e fshatit si "krim", me fal po ka vetem 2 menyra llogjike shpjegimi, ose dikush eshte idiot ose eshte i poshter, nuk ka rendesi nese eshte i shkolluar apo jo! Nje njeri normal mund te shfaqte vleresime te ndryshme me pozitivitete dhe negativitete per kete proces, sidomos ata qe kane studiuar e jane arsimuar ne ate kohe. Po qe dikush te guxoje (aq me teper qe ka njohuri per kete) dhe te thote se kolektivizimi eshte "krim", me vjen keq, por duhet qe dikush te kete tronditje te forta psikike qe te arrije deri ne kete cak. Dikujt qe nuk i ka jetuar dhe nuk ka njohuri per ate kohe, hajde de edhe mund ti lejohet te rreshkase ne delir, por dikujt qe ka njohuri dhe informacion, duhet te kete kaluar trauma te forta psikike qe te thote cudira te tilla. Mendimi im eshte se njerezit "antikomuniste" i perkasin atij grupacioni njerezish qe kane kaluar vet-permbysje mendore te dallueshme, te pas viteve '90, duke krijuar ne vetvete nje mendesi kontradiktore dhe shpesh qesharake, por shume negativiste. Pikerisht nje mendesi e tille, qe mund te quhet me plot gojen TRUSHELARJE, eshte nje nga arsyet kryesore te krizes se madhe morale dhe mendore qe ka pushtuar shoqerine e sotme shqiptare. Duke mos kuptuar thelbesisht dhe ne menyre llogjike te kaluaren e afert, por duke vetsygjestionuar mendjen me idene e persekutimit dhe te skllaverimit, tipat "antikomuniste", qe nuk jane te pakte, krijojne nje psikoze te tille negative dhe vetshkaterrimtare. Nje psikoze shperthyese, nevrike, kundershtuese, hakmarrese, mohuese, shkaterruese, rrembyese, grabitese e gjitha ndertuar mbi konceptin se "mua me kane bere keq ...". Nje psikoze e tille eshte mese e njohur ne shoqerine shqiptare te pas '90, psikoze qe ka sjelle pasoja te shumta negative, qe nga humbja e parimeve me te thjeshta te moralit dhe vlerave njerezore, e deri te krijimi i parimeve monstruoze qe shiten si "vlera". Ne te vertete ku eshte KRIMI me i madh qe ka ndodhur ...

            Përgjigjjuni
            1. k
              katarakti

              Shumica e gjërave që ke shkruajtur qëndrojnê. por ti e ke vënë theksin veçse te anët pozitive të komunizmit, dhe jo ato negative. E keqja më e madhe e komunizmit ishte mungesa e demokracisë. Të ruash dhe të gjuash se çfarë thonë njerëzit dhe se mos dikush shan partinë dhe udhëheqësin e saj është vërtet krim monstruoz. Komunizmi u përmbys në të gjithë botën, (Kina sot është vend me ekonomi kapitaliste) pikërisht se i mungoi demokracia. Një parti unike në pushtet që ka pushtuar vendin dhe në krye të saj një faraon, diktator apo sulltan, që nuk largohet nga posti deri sa të japë shpirt. Madje vret edhe të gjithë shokët e tij ka qënë një tjetër krim. Komunizmi si doktrinë kishte gjëra të mira, por si praktikë dështoi se injoroi edhe rregullat më elementare të ekonomisë dhe mbi të gjitha mirëqënien e njerëzve. Në atë kohë i ndalohej fshatarit madje edhe të blinte bukë në qytet. Iu hoq edhe oborri kooperativist. As mace nuk mbante dot në shtëpi. Dhe askush nuk fliste nga frika e qiklopit. Prandaj me ngadalë. Tjetër është ideja komuniste, tjetër doktrina dhe tjetër praktika. Thonë se Çurçilli dikur ka thënë: " Në rast se ti je 20 vjeç dhe nuk je komunist, kjo do të thotë që ti nuk ke zemër. Në rast se je 30 vjeç dhe je komunist, kjo do të thotë se ti nuk ke tru"! Sidoqoftë ai sistem pati meritat e tij të padiskutueshme. E keqja është se ky sistemi që e zëvendësoi doli edhe më i poshtër. 20 vjet më parë studentët e një universiteti në Çeki thanë se për të pasur një shoqëri të drejtë njerëzore duhen bashkuar dy gjysma: të mirat e komunizmit me ato të kapitalizmit.

              Përgjigjjuni
              1. e
                e di si eshte puna

                "Nëse në moshën 20 vjeç nuk je komunist, atëherë nuk ke zemër. Nëse në moshën 30 vjeç nuk je kapitalist, atëherë nuk ke tru" e ka thene George Bernard Shaw, nje shkrimtar-kritik irlandez dhe jo Curcilli.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Antikomunizmi - virtyt i budallait dhe maskarait

                  Demokracia ka kuptimin ne helenisht "shteti i popullit". Se cili eshte eshte i popullit, kjo eshte nje rrefenje aq relative per secilin, sa askush nuk ka guxuar ta marre persiper si te percaktuar perfundimisht! Gjate periudhes komuniste ka patur nje parrulle propagandistike : diktatura e proletariatit eshte demokracia e vertete! Interesante apo jo!? Pra relativiteti i kuptueshmerise se demokracise eshte i dukshem! Edhe sot kjo forme e demokracise qe funksionon ne Shqiperi apo tjeterkund, eshte aq shume e relativizuar dhe e kritikuar, sa mund ta rrotullosh koken ne te kater anet per te kuptuar se c'behet. Duhet te kuptosh se renia e sistemit te socializmit real (sic quhet) eshte ne rradhe te pare per shkak te krizes ekonomike! Ne fakt zhvillimi ekonomik psh i Shqiperise, ne shumicen e kohes se socializmit real, ka qene i madh, madje i jashtezakonshem! Kush nuk pranon induatrializimin e Shqiperise ne vitet 1945-1980, zhvillimin dhe perparimin e madh te shoqerise dhe shtetit shqiptar, nuk eshte ne rregull nga trute e kokes. Ky zhvillim i madh ekonomik ndodhi edhe ne vendet e tjera ish-komuniste dhe permiresimi i mireqenies personale dhe kolektive ka qene i dukshem dhe i padiskutueshem. Por gjithmone pas nje hopi te madh cilesor, ka nje renie te pritshme. Pikerisht kjo ndodhi, kriza ekonomike mbas zhvillimit galopant, nuk u perballua dhe nuk u tejkalua nga ekonomistet e socializmit real, nuk u gjeten zgjidhje! E vetmja zgjidhje u gjet, i rane shkurt dhe ishte kalimi ne sistemin ekonomik kapitalist. Kaq, kjo ishte arsyeja e prishjes se sistemit te socializmit real, ceshtje ekonomike. Natyrisht askush nuk mund te thote se nuk kishte problematika politike apo ideore, por ato nuk ishin as themelore e as kryesore, ishin anesore. Rasti i Kines madje tregon pikerisht kete, zgjidhje te ceshtjeve ekonomike dhe vazhdimesi politiko ideologjike! Sa per ato "krimet"qe thua se "'..cfare thoshin njerezit, se mos shanin partine..." keto jane brockullat e njerezve mendje-trullosur! Ai organizim shteteror kishte rregulla dhe ligje dhe te ndalonte te beje kete apo ate, ashtu si edhe sot ka rregulla dhe ligje. Kritikat ndaj funksionimit te shtetit te atehershem kane qene te lejuara dhe madje edhe publike, por sharjet dhe propaganda kunder shtetit kane qene te ndaluara me ligj. Ti do thuash se ku ta gjenin vijen ndarese, ca lejohej ca s'lejohej? Kjo eshte relative pastaj, por sidoqofte askush nuke e ka ngrene "per nje llaf goje" sic thuhet sot, ne nje propagande qesharake antikomuniste. Ligji i "agjitacion propagandes" nuk ka qene as i ashper dhe as thelbesor ne denimet gjyqesore. E shumta e shumta per propagande mund te denoheshe deri ne 5 vjet burg. Por shume persona te denuar per Krime te tjera dhe qe ju shtohej edhe ky denim per agjitacion-propagande, sot e fshehin gjysmen e se vertetes dhe thone vetem gjysmen e aggjitacion-propagandes. Dihet se te thuash gjysmen e se vertetes, eshte genjeshter e madhe. Ka raste pafund te tilla, psh sic thuhet per nje person si Havzi Nelaj (qe i kane vene edhe emrin nje shkolle ne Kukes madje). Thuhet se ai u denua me varje ne litar nga diktatura komuniste, sepse ai ishte poet dhe shkruante kunder komunizmit. Brockulla! Denimi per agjitacion-propagande per te ka qene fare anesor. Ai u denua me vdekje per dy krime te kryera dhe te vertetuara : 1.per VRASJE ndaj punonjesit te Policise dhe 2. BASHKEPUNIM me UDB-ne jugosllave. Te dyja keto krime te vertetuara. Sot nje person i tille quhet "viktime e diktatures komuniste". Ne ate kohe ishte kohe lufte, pavaresisht qe quhej "lufte e ftohte" dhe shteti kishte funksionimin e tij ne ato rrethana, rrethana te cilat ishin te imponuara nga te tjeret, jo nga shteti shqiptar! Apo mendoni se nuk ka patur as spiune serbe, as spiune greke as ruse e amerikane ne ate kohe? Se budallalleku i trushpelarjes se pas 90' kete thote, se Enveri ishte paranojak dhe te gjitha keto jane genjeshtra. Por sa me shume kalon koha, sa me shume de-klasifikohen dokumentet, aq me shume vertetohet se ato qe na jane thene ne ate kohe ishin ne shumice derrmuese te VERTETA! Lere pastaj kete propaganden gazmore per ndalimin e fshatarit, apo per oborrin kooperativist. Nuk e di ne c'moshe je, por keto qe thua jo vetem nuk jane te verteta, por jane ca mashtrime ordinere dhe te felliqura!

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    katarakti

                    Ndërsa unë nuk e di ku ke jetuar ti, që mohon ndalimin e oborrit kooperativist, apo ndalimin e blerjes së bukës në qytet nga fshatari dhe i quan pa pikë turpi propagandë gazmore! Ndofta ke jetuar në "Bllokun" e atëhershëm! Dhe a e di ti pse kriza ekonomike nuk u tejkalua pas viteve '80, kur filloi edhe e ashtuquajtura "mbështetje në forcat e veta"?: Se mungonte politika ekonomike alternative. Se askush nuk guxonte të fliste. Çështja ekonomike do të zgjidhej lirisht nëse do të kishe të drejtën për të propozuar diçka tjetër. Jo detyrimisht sistemin kapitalist por hozrashotin, vetadministrimin, llogarinë më vete etj etj. Për sa shprehesh rreth ligjeve dhe rregullave, ato ligje që u mohojnë njerëzve edhe të drejtën të thonë atë çfarë mendojnë janë ligjet antinjerëzore të kukudhit Enver Hoxha me lakejtë e tij. E drejta e fjalës është e drejtë hyjnore dhe askush nuk ka të drejtë ta ndalojë. Me përjashtim të diktatorëve me penallti në kokë si ai i godituri nga diabeti! Ku kishte atëhere kritika ndaj shtetit dhe sistemit?! Të ikte koka si bostan në bahçe! Unë thashë se ndofta atëhere ke jetuar në "Bllok", por tani po dyshoj dhe po mendoj se ndofta ke jetuar në planetin Mars! Sa anëtarëve të Byrosë ua ka prerë kokën ai tirani nga Gjirokastra? Që për më shumë i ishin besnikë?! Dhe bëri shumë mirë që ua preu kokat shokëve të tij kriminelë, se ndryshe edhe sot do të jetonim nën atë regjim kriminal. Janë me qindra ata që e "kanë ngrënë" për një fjalë goje. Dhe më e keqja për një "gabim" të dikujt, internohej dhe persekutohej edhe rrethi i tij familjar. Apo edhe kjo nuk është e vërtetë? Ju që vratë deri edhe shokët tuaj, nuk keni të drejtë të flisni, se i keni duart ose ndërgjegjen, në rast se keni, të lyera me gjak. Është e vërtetë që në ato kohë sistemi borgjez bëri çfarë ishte e mundur dhe e pamundur të shkatërronte sistemin komunist! Por pikërisht për këtë arsye komunizmi duhej të ishte sa më human dhe demokratik. Ai duhej të mbështetej nga shumica e popullit, por ngjau e kundërta. Ai u kthye në një sistem të urryer në popull nga sundimi i Njëshit, nga pushtimi i vendit nga Partia e Punës dhe komunistët, nga Sigurimi famëkeq dhe gjakpirës, me një fjalë nga e ashtuquajtura "diktaturë e proletariatit" që në fakt ishte diktatura e një personi të vetëm.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Antikomunizmi - virtyt i budallait dhe maskarait

                      Une jam cun Tirone, lind e rrit te 21-shi, qe kur isha femije, cdo vit shkoja 3 muajt e veres ne fshat, te njerezit e afert! Pra e kam njohur mire edhe jeten e qytetit edhe te fshatit. Ndersa ti duhet te jesh ai njeriu jashtetokesor, mos me shit dengla mua dhe vetvetes, se ti GENJEN si derr per fshataret "qe nuk blenin dot buke ne qytet" "dhe per te ashtuquajturin "oborr kooperativist", qe askush nuk e di se cfare eshte! Mos e ke per tufezat edhe arrezat, se kushedi si e ke ne mendje. Ju jeni tipat e cuditshem qe kerkoni Skenderbeun ne maje te Benz Mercedes-it! Shqiperia ishte dhe eshte vend dhe ekonomi e vogel, me kapacitete te kufizuara. Paten dhe vazhdimisht kane kriza, ekonomite e vendeve qe jane fuqi ekonomike, jo me ekonomia shqiptare. Reformat ekonomike pas 1985-s u bene qe c'ke me te, qofte ne bujqesi qofte ne industri, por mesa u pa aq funksionuan dhe aq munden te ndikonin! Fuqite e antishqiptare kishin punuar pandalim per shkaterrimin e ekonomise dhe industrise, kete e dine te gjithe ata qe kane pak mend ne koke. Ligjet ne Shqiperi nuk kane ndaluar asnjehere te thuash mendimin tend, kane ndaluar saktesisht shprehje te caktura te ideologjive te caktuara. Shiko Kushtetuten e 1976-s e mos derdellit kot. Po eshte e vertete, sipas kesaj Kushtetute nuk lejoheshin idete fashiste, apo vorioepirotiste psh. Askush nuk e ka ngrene "per nje fjale goje", ky eshte MASHTRIMI me i madh i trushpelareve. Pyeti te ashtuqujaturit te persekutuar politike, do te te thone se "jane disidente dhe kane luftuar shtetin komunist". Epo nese e beje, mbaje! Edhe lufta per pushtet brenda llojit nuk eshte ndonje cudi shiptare apo cudi komuniste. eshte dukuri mbare-njerezore. Komunizmi ne Shqiperi mbeshtetej nga shumica absolute e popullit, nuk ka asnje dyshim. Madje edhe ne zgjedhjet e 1991, fitoi Partia Punes, me mbi 65%. Dhe te mendosh, qe keto zgjedhje edhe sot e kesaj dite konsiderohen si zgjedhjet me te mira te mbajtura ne Shqiperi. Pastaj pas 1991, njerezit u trullosen nga tipa qe atehere ishin te organizuar dhe mbeshtetur nga forca te fuqishme nga jashte dhe me nje propagande te shfrenuar, deri te "ceku i bardhe", njerezit si puna jote u palosen ne dysh. Pastaj thane : hajt ta provojme njehere, se mos na del mire! Keshtu pra erdhi demokracia borgjeze, ku ne pushtet eshte paraja dhe jo populli!

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        katarakti

                        Ti te 21-shi, unë te 1 Maji. Dhe tre muajt e verës i kalonja në plazh. Në qoftë se nuk e di çfarë ishte oborri kooperativist bën mirë të pyesësh dhe të informohesh. Se bëhesh qesharak. Ti pa pikë turpi mohon edhe ligjin 55 kundër agjitacionit dhe propagandës, që ka marrë aq veta në qafë. Me siguri që duhet të jesh i ri në moshë që nuk e njeh atë kohë ose duhet të jesh budalla me gjithë rroba. Sa intelektualë janë futur në burg gjatë asaj kohe?! Vetëm se kishin mendimin e tyre që binte ndesh me atë të "arkitektit"?! Dhe ndonjëherë fare kot! Se sa e kanë dashur komunizmin njerëzit e tregojnë edhe këto zgjedhjet e fundit, ku komunistët nuk marrin as 1 përqind të votave. U pa po ashtu kur njerëzit iu qepën si miza lisi direkëve të vaporëve apo si çanë "rrethimin" e ambasadave. Të mbrosh diktaturën enveriane 40 vjet pas vdekjes së tiranit do të thotë që truri të ka ngecur në vend.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Antikomunizmi - virtyt i budallait dhe maskarait

                          Te eshte bere mendja si Manifestimet e 1 Majit, o torrollak! Ke dale ne manifestim per 1 Majin, me parrulla antikomuniste, po s'po e kuptoj ku ben pjese te budallenjte apo maskarenjte, se dukesh si mix hahahahaa. Me ligjin e Agjitacion - Propagandes (denimi maksimal ka qene 5 vjet) jane denuar rreth 90% e hajduteve dhe halabakeve te shoqerise se atehershme! Qe thua ti, para ca kohesh isha ne nje zyre shteterore duke kerkuar nje dokument ligjor dhe aty kishte njerez qe merrnin Deshmi Penaliteti. Nje ish i persekutuar politik po i ankohej punonjeses se "une jam denuar me 10 vjet burg, pse ne deshmi me jepet vetem per 3 vjet burg politik". Ja kthen punonjesja : "po je denuar me 10 vjet, po vetem 3 vjet je denuar per agjitacion-propagande, 7 vjet te tjera je denuar per vjedhje"! Iku tjetri, si qen i rrahur me bishtin nen shale! More vesh o kaqol!? Pastaj ti thua qe "shkoje ne plazh" pra s'ke asnje pervoje nga fshati i atehershem, pse derdellit? Arrezat dhe Tufezat ishin vertet ekzistenciale, po asnje ne fshat nuk i quante ashtu si thua ti, prandaj mos na shit dengla. Inteklektuale te medhenj jane futur ne burg ne ate kohe, po shume te medhenj madje, si ky Tos Lubonja psh. Edhe "per nje fjale goje" madje! A je ne terezi, ca thua? Jane futur ne burg njerez natyrisht, por per faje dhe veprimtari antiligjore, jo per "nje fjale goje" sic thua ti. Kjo shprehja e trushpelareve "per nje kile patate, apo per nje shishe qumesht,..." eshte me te vertete tregues i njerezve me mendje dhe shpirt te vogel dhe te ulet, qe merren me cingerima. Njerezit atehere jane denuar per veprime antiligjore, por sot fshihen pas gishtit dhe thone budallalleqet qe thua dhe ti. Gjoja "jane te pafajshem, e kane ngrene kot, ...". Pastaj po ta vazhdosh pak muhabetin, po t'ja ndryshosh pak kendveshtrimin, fillojne e thone : " une kam qene disident, kam luftuar me mish e me shpirt shtetin komunist, kam bere kete e ate...", se do dalin heronj pra. Kete eksperiment une vete personalisht e kam bere disa here me tipa te ndryshem. Nga casti qe ishin te "pafajshem dhe e kishin ngrene kot', mjaftonin 10 minuta qe te kalonin te "disident antikomunist, trim dhe luftetar i vertete...". Une nuk thashe ne asnje cast, se ai organizim shoqeror dhe ekonomik nuk kishte gabime, madje edhe faje, se kriticizmi historik eshte nje mendesi mese normale dhe e domosdoshme, per cdo periudhe historike. Por thashe se zmadhimi i negativiteteve dhe fetishizimi qesharak i cdo gjeje te asaj periudhe historike ka sjelle nje TRUSHPELARJE fantastike te nje pjese te madhe te shoqerise, me pak te asaj kohe por sidomos te atyre qe kane lindur me pas! I thua njerezve 30-35 vjec qe : "shiko fotot e prinderve te tu" dhe do kuptosh me shume, mos fol idiotizma! U thua "shiko filmat dhe dokumentaret e vjeter, behu dyshues dhe kritik, por do kuptosh me shume", u thua "lexo librat e asj kohe, do mesosh me shume". Ceshtja eshte se njerezit nuk e kane te lehte te mesojne, te meditojne dhe te kuptojne, eshte ceshtje truri. E kane me te lehte te shkojne pas turmes, te besojne te keqen se eshte me interesante dhe intriguese. U budallallepsen njerezit nga propaganda antishqiptare e mbeshtjelle me propagande antikomuniste ne vitet 90', jo vetem direkeve te anijeve dhe majave te maleve, po presh-fluturimi shkoi deri te kerkesa per shkuarje ne Hene. Ku eshte problemi!? Pastaj kur shkuan robt andej, rane me turi ne mut. Shume filluan te thone "ore Enveri na paska thene te verteten". Ca te tjere nga inati qe nuk gjeten Parajsen u bene hajdute e kriminele, se i deshen te gjitha brenda javes. Ca te tjere u torturuan te shkretet, ju doli mesi ne pune, e ju thyen gishtat nga perpjekja dhe shfrytezimi. Po jemi race e forte te pakten, u munduam por dalengadale u pershtatem me realiteti e ri "te bukur dhe te eger", e keshtu filluam te perparojme. Ky eshte realiteti, cdokush do pershtatet. Po goditja psikologjike ishte e madhe. Keshtu keshtu qe thua ti.Te jesh i sigurte, une i shoh gjerat ne kontekstin historik dhe praktik dhe nuk i perkas njerezve me shpirt cingerrimash si puna jote. Se arritjet e asaj kohe jane shume here me te rendesishme historikisht sesa negativitetet qe thone tufa juaj e trushpelareve. Se sipas dokumenteve ne 45 vite, te denuarit dhe persekutuarit politike kane qene max 25 mije veta (Shoqata e ish te Persekutuarve e ka shtuar deri ne 40 mije, duke perfshire aty edhe... lere mos ta them). Pra ne nje popullsi minimum 3 milion, aty te rreth 1% e popullsise kane qene te "persekutuar", te tjeret perkrahes te shtetit komunist. Ti mendon se historia do i jape rendese ketij 1% dhe jo 99%? Ti mendon se psh arsimimi i plote i shoqerise shqiptare eshte me pak i rendesishem se sa denimi me burg i nje ish-spiuni te UDB-se? Pirdh pirdh se lirohesh. Per mua, deri me sot, ajo eshte periudha me e Lavdishme e Historise Shqiptare, ndac quaje Diktature ndac Fantazmagoni. Jemi thjesht ne kohen post nje periudhe historike, ku nihiliteti eshte ligj i sanksionuar i historise. Kjo periudhe nihiliteti zgjat 70-100 vjet, pastaj gjerat shikohen krejtesisht ndryshe dhe askush qe merret me histori serioze nuk do degjoje dhe besoje pijanecet e kafeneve qe thone "se e hengri per nje fjale goje". Fatmiresisht dokumentet dhe faktet e asaj kohe jane aq te shumta, sa koha e nihilitetit do jete edhe me e shkurter!

                          Përgjigjjuni
                2. L
                  Liqeni

                  Nje konspekt me citate si breza te nje kasolleje me plita. Nuk eshte studim.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Murgu

                    Marelba, lexoj diku, - siç ju që kini lexuar diku dhe ilustroni mendimet tuaja, - se, Religjioni është sistem i ideve dhe bashkësi ndjenjash, të cilat thelbin e botës e shpjegojnë me të mbinatyrshmen. Besimi dhe ndjenja paraqesin pjesë të patjetërsueshme të religjionit. Pra, sipas kuptimit të drejtpërdrejtë: fjala religjion rrjedh nga fjala latine Religio-vetëdije,ndjenjë fetare,respekt ndaj perendisë. Rethanat dhe kushte historike të formimit të relegjoneve dihet dhe janë një temë më vete. Madje, në kuptimin fantazist të krijimit të tyre, relegjoni në vetvehte nuk pranohet as nga feja, që nga Dhiata e Vjetër, e deri tek Kurani. Në relegjion madje hyjnë edhe të gjitha bestytnitë e vjetra, përfshi legjendat, përrallat, së bashku me totutë e tyre dalluese të para monizmit fetar. Thjeshtë: relegjioni është besytni nga padija. Komunizmi është mendim filozofik i bazuar në analiza dhe përvoja të kaluara, jo të sajuara nga padija, por nga një bagazh i thellur i mendimit njerëzor, është një filozofi ateiste, - që nuk përputhet me fenë në përgjithësi dhe sidomos me ushtrimin e saj, - sistemin dhe botkuptimin tjetër. Tash të hyjmë në temë. Po e nisim nga fundi: ------------- 1. Të thuash se: - “propaganda komuniste është një religjion si gjithë të tjerët” është një manipulim semantik, që nuk e merr parasysh këtë ndryshim thelbësor. Një krahasim i tillë relativizon dhunën, terrorin dhe shkatërrimin moral që solli ideologjia komuniste, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me fenë që, përkundër të gjitha mangësive dhe gabimeve të saj, mbart në thelb rrugën drejt shpëtimit shpirtëror dhe vlerave etike, - është një lemë që po kërkon të pranohet pa vërtetim. Që propaganda komuniste nuk është relegjion si gjithë të tjerat - jo është, por, s'është (për ballancim të gabimit semantik), kjo dihet dhe nuk është e nevojëshme ta fshehë siç bëjnë regjime të tjera pararendëse, madeje e shpall atë me të madhe, si një të vërtetë objektive madje të lashtë: vazhdim i diplomacisë me mjete të tjera. Paqe, nëpërmjet luftës, siç shpreht dikush, që sot pretendon se komandon botën, duke pasur dhe lakejtë e tij pas. Cilin shkatërrim moral solli (propagandon) komunizmi, ç'është morali? Nëse feja mbart rrugën e shpëtimit shpirtëror dhe vlerave etike, komunizmi tregon rrugën e shpëtimit një herë e mirë nga relegjioni shpirtëror dhe etik të sistemit ekzistues: e çliron nga vargonjtë e shfrytëzimit, duke e bërë zot të vetes (të vetdijshëm). Pra i bën të vetdijëshëm shkencërisht jo me fantazi. Kjo objektivisht sjell dhunën ndaj atij që duhet ta dorëzojë pushtetin së bashku me tatutë dhe atij që mëton ta marrë, duke nxjerrë në pah tatutë e tij, kjo pastaj bëhet me të gjitha mjetet dhe format (format e dhunës, ku përfshihet edhe korrupsioni - si forma më paqësore e dhunës), nga presionet e kompromiset, deri në përplasjet me armë. Dhe një gjë. Termat e përdorur nëpër shkrime, në kuptimin filozofik kanë kuptim relativ. Një kryengitës psh, nga pushtuesi quhet rebel, terror: nëse një luftëtar për liri vret armikun, nga armiku quhet terrorist, nëse një diversant tentonte të dëmtonte, kapej dhe nga drejtësia dënohej sipas fajit të kryer, kjo sot quhet dhunë ndaj tij, etj. --------------- 2. Në artikull përmenden krimet e komunizmit, me themel, që nga komunisti i parë kriminel i Komunës së Parisit, e deri tek Stalini, Pol Poti (që as nuk ishte komunist, por veç një nacionalist kriminel - përplasjet me vjetnamezët), Enver Hoxha etj, vetëm "komunistët" Hrushov, e ca si ai, kanë qenë të mirë, pasi kanë pranuar krimet (kjo, krimet, kuptim relativ). Madje, jo vetëm fashizmi ("komunizmi kapitalist", që nuk ndryshon pushtetin politik të kapitali: të fon-ve dhe von-ve), por edhe feja, Papa Gjon Pali II.të, ka kërkuar falje për krimet që kanë bërë. Gjyqi i Hurenbergut mund t'i ketë pranuar krimet e nazizmit, po nazistët vetë i pranuan vallë? A doli në gjyq, që frymëzuesit e fashizmit ishte pikërisht kapitalistët e mëdhenj të botës, që s'po mundnin të mbanin më pushtetin politik dhe nevojës për rindarje të kolonive? Kush e financonte Krup-in? Ama fashizmi e lëshoi pushtetin me dhunë, duke u angazhuar e gjithë bota. Mirë, Nazizmin e shkatërruam me armë, komunizmin e shtypëm me bllokada e korrupsion dhe komunistët, ata e dorëzuan pushtetin pa dhunë (çausheskun e kishin për gogol - tatu - që ti bindeshin këtyre të pastërve nga krimet, ndryshe i priste fati i tij), po Papa, a ra nga pushteti, me gjithë kishën e tij? Jo, se Papa (të gjithë) është relegjioni - fe, është tatu. Si në kohën e indulgjencave... S'ka Papë, s'ka fe. Kurse komunistët, pas një përpjekje ropatëse, nën presionet sociale që kishin marrë përsipër dhe atyre nga jashtë sistemit - me bllokada e korrupsion, të pa përvojë në drejtimin e shtetit të ri, duke e ndjerë se nuk mund të kryesonin me drejt një shoqërie ashtu që dëshëronin ata, e lëshuan atë pa dhunë dhe për ta marrë përsëri kur të jenë të gatshëm. Sistemet Politike nuk gjykohen, ato kritikohen ose zhduken, si vetë shteti. Le nga sistemet e mëparëshme ekonomiko - shoqërore, por nga ky i sotmi, kush kërkoi falje për shfrytëzimin e kapitalit ndaj punonjësve, a nuk është ky njëjtë me atë që thoni në artikull: bukë në këmbim të paqes? "Bukën e përditëshme falna zot, e unë rri urtë e në paqe, deri në amëshim!". Ky është predikti i fesë dhe i shtetit, i çfardo forme shteti, deri në zhdukjen e tij. Shteti, mbeturinë e diktaturës, në socializëm, si formë kalimtare drejt jo shtetit shërben për vetëndërgjegjësim të individit dhe të shoqërisë njerëzore. -------- 3. Filozofia marksiste nuk i shpik ligjet dhe kategoritë e grupet shoqërore që veprojnë në shoqërinë njerëzore, ato ekzistojnë objektivisht, jashtë dhe pamvarsisht nga ndërgjegja e njerëzve. Ndaj Marksizmi, po të doni edhe Leninizmi ka për bazë objektivitetin ajo i studion ligjet dhe fenomenet dhe u tregon njerëzve se ku është themeli i padrejtësisë shoqërore; kundërshtimi i kësaj padrejtësie shoqërore sjell luftën e klasave, thjesht: midis të pasurve dhe të varfërve që gjejnë pasqyrim edhe në relegjion - jo në fe. Synimi drejt pushtetit është karakteristikë e të gjitha grupeve shoqërore. Ajo ka të bëjë me mënyrën e krijimit dhe rishpërndarjen e të ardhurave, që rrjedhimisht përcakton regjimin e pushtetit. Kjo filozofi e pranon se e mira e ndrrimit të pushteteve është ajo paqësore, por në rrastin në fjalë, marksistët e kanë parë të pamundur dorzimin e pushtetit tek një komunitet tjetër me premisa e synime krejt të kundërta me pushtetmbajtësit, gjë që shpie në përplasje klasore, konkludojnë ata. Jo se ata medoemos kërkojnë t'a marrin pushtetin me dhunë. Pikërisht, duke qënë të emancipuar nga kjo pikpamje, dhe jo të prirur nga dhuna ata guxuan dhe dorëzuan pushtetin paqësisht, në vend që ta kthenin botën në një kasapanë të përgjakshme, ndryshe nga ç'vepruan "demokratët kapitalistë", që ushqyen e ndërsyen nazizmin kundra botës. Nuk ka komunizëm, kapitali rri i qetë edhe sikur bota të shkrumbohet; ata u sulen njëri tjetrit. ------------- 4- “Duke kopjuar idhullin e tij, Stalinin, Enver Hoxha ndaloi fenë në Shqipëri, shkatërroi vendet e kultit dhe përndoqi priftërinjtë dhe hoxhallarët. - citoni ju që në fillim. Po Stalini, pyes, kë kopjoi, cilin kishte idhull? Veten e tij; dmth Stalini na qenkish Jezusi, jo Enveri! Mojsiut Biblën ja diktoi "I shenjti", në mal. Jezuja e jetoi, të shenjtën ja shkruan të tjerët, po kështu të tjerët ia shkruajtën surretë e shenjta edhe Muhametit. I hoqëm komisarët dhe po kërkojmë klerikët. Ata na thoshin se në atë sistem do të hanim me lugë floriri (kjo jo në kuptimin konkret, siç e përdornin ballistët, por atë figurativ të zhdukjes së vlerës së këmbimit të arit), kurse ky tjetri na thotë, besoni në atë që nuk ekziston, e unë ju jap bukë në këmbim të paqes. Hoxha nuk ishte Zeusi, as Jezuja, mos kini frikë, nuk ringjallet dhe as shfaqet lugat. Ai mendimin e tij, të mirë apo të keq, e ka lënë të shkrojtur. Ai ishte, siç ne donim të ishte. Ai drejtoi një shtet të varfër, me të mirat e të këqiat e atij sistemi, si e të gjithë sistemeve të tjera. ----------- Dhe së fundi. Demokracia dhe Diktatura, në kuptimin e shtetit dhe regjimit politik të një grupi të caktuar njerëzish, janë dy fytyra të së njëjtës medalje; për një sistem ekonomiko-shoqëror, kur flasim për të drejtat, i themi demokraci, pa përmendur kufizimet dhe kur themi diktaturë, flasim pë kufizimet, pa përmendur të drejtat. Ndaj propaganda komuniste - siç e thua vetë, por jo për si e trajton, nuk është një religjion si gjithë të tjerët, ai nuk ka të fshehta dhe nuk e pranon mistiken. Prandaj barra që ke marrë përsipër, me sa kuptoj, përveç ndonjë pagese të majme, dhe me ç'duket, nuk është për shpatullat e tua. Ke njohuri të cekta rreth çështjes që përpiqesh të trajtosh, si për ideologjinë komuniste, ashtu edhe për relegjionin. Opinioni nuk formohet me çfarë thonë të tjerët për çështjen, por nga studimi në burim i njohurive përkatëse, sidomos për komunizmin që është një filozofi dhe praktikë më vete. --- U zgjata shumë, ja aq për kritikën e kritikës, por, se, shkurt, nuk shkoklepset ky revan.

                    Përgjigjjuni
                    1. o
                      opa opa

                      Shume i merzitshem dhe kaotik! Je lodh kot. S'ka as vazhdimesi llogjike ne asgje cfare shkruan, se stil jo e jo! Keshtuqe zor se duron njeri te lexoje me shume se disa rreshta...

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje