Arkitekti që deshi të bëhej Edi Rama pa politikë

18 Gusht 2025, 10:55Blog TEMA
Arkitekti që deshi të bëhej Edi Rama pa politikë

Nga Baton Haxhiu

Projektet arkitektonike të Përparim Ramës mund të kritikohen nga mënyra si janë zbatuar, por ato nuk mund të anashkalohen. Për shumë kohë ato do të qëndrojnë mbi tavolinën e secilit kryetar që do të ulet për të udhëhequr Prishtinën. Sepse janë projekte që e kanë sfiduar rutinën, kanë thyer një pjesë të inercisë së qytetit dhe kanë lënë gjurmë që nuk fshihen me rotacion politik. Dhe kjo është trashëgimia e tij më e fortë: jo pushteti i tij, por vizat e arkitektëve që do të detyrojnë edhe pasuesit e tij të mendojnë si arkitektë, edhe kur nuk janë të tillë.

Prej Isa Mustafës, i cili ishte i vetmi që la pas një ndryshim të dukshëm, Prishtina ka njohur vetëm zhgënjime dhe pashije. Hajrullah Çeku tentoi ta kthejë qytetin në një laborator urban, Besa Shahini po përpiqet të gjejë hapësirë mes risisë dhe konservatorizmit, ndërsa Uran Ismaili mbetet i vetmi që e lidh suksesin me një dimension kombëtar përtej qytetit. Në këtë sfond, Përparim Rama futet si arkitekt që u desh të luftonte njëkohësisht me inercinë e brendshme të qytetit dhe me sabotimin e atyre që nuk ia donin suksesin.

Prishtina ka pasur gjithmonë kryetarë që e kanë parë qytetin si pronë të pushtetit. Me Përparim Ramën, për një moment u duk se kryeqyteti mund të kishte më në fund një kryetar që shihte dritë, ngjyra dhe forma. Një arkitekt, siç ishte prezentuar në ardhje, me vizion ndërkombëtar, i kthyer nga Londra, që u premtoi prishtinasve jo asfalt e beton, por një ndjenjë estetike për hapësirën. Por arkitektura e ëndrrës së tij u përplas me arkitekturën e pushtetit, dhe aty filloi shëmtia.

Rama dëshironte t’i ngjante Edi Ramës së Tiranës, duke i dhënë shije qytetit përmes projekteve simbolike. Por i mungonte fjalori, disiplina e diskursit dhe aftësia për të ndërtuar betejë politike. Edi Rama, me gjithë arrogancën e tij, di të bëjë kompromis, të shpjegojë dhe të arsyetojë. Përparim Rama deshi të ishte arrogant pa arsenal, imponues pa kornizë politike, vizionar pa shpjegim.

E vetmja betejë me kualitet që ai bëri ishte me arkitektin e qytetit. Por arkitektët nuk flasin, nuk ndërtojnë fjali, ata vizatojnë viza. Dhe vizat e tij u mbytën nga popullizmi, nga rrëmuja e përditshme e qytetit dhe nga një shoqëri që fetishizon makinën. Ai mbylli një pjesë të qendrës për ta bërë më të bukur sheshin, por harroi se prishtinasit jetojnë për ta treguar veturën, për t’ia bërë qejfin komshiut, mikut apo vetes. E ndaloi dhunshëm atë që ishte ritual social, pa përgatitur shtratin e ri. As rrugët alternative nuk i bëri funksionale, as këmbësorin nuk e organizoi si duhet. Veterniku, ndërtesa e NLB-së, ish-Kino Rinia e shumë udhëkryqe të tjera mbetën pa semaforë, pa logjikë lëvizjeje, pa frymëmarrje urbane.

Ai besoi se me idetë e mëdha të projekteve nuk i duhej politika. Por politika është arti i kompromisit, dhe kompromisin ai nuk e donte. LDK-ja e përdori si figurë për të mbuluar boshllëkun e lidershipit, por nuk e përqafoi kurrë si njeriun e saj. Grupi i biznesit që priste favore nuk mori asgjë, dhe kështu Rama mbeti “one man show”, i lehtë për t’u sulmuar nga VV dhe PDK.

Këtu nisi edhe konflikti i tij më i ashpër: me bizneset që donin hapësirë dhe privilegje. Përparim Rama u përcaktua të punonte me ata që i njihte, me një rreth të vogël profesionistësh dhe bashkëpunëtorësh të rinj, duke injoruar ata që prej pasluftës kishin qenë gjithmonë afër LDK-së dhe që prisnin të shpërbleheshin. Kjo krijoi një zhgënjim të madh tek “biznesmenët e vjetër”, të cilët për vite kishin investuar sentimentalitet e adhurim tek LDK-ja. Në vend të tyre u afruan njerëz që nuk kishin qenë kurrë pranë partisë, duke i përmbysur raportet tradicionale të interesit në qytet.

Vetëvendosje e kapi këtë moment me instinkt politik. Ata e bllokuan Ramën përmes procedurave, duke e sulmuar në çdo drejtim me një qëllim të qartë: të mos e lejonin të kishte sukses, edhe nëse ky sabotim dëmtonte vetë Prishtinën dhe qytetarin e saj. VV e dinte se një mandat i suksesshëm i Përparim Ramës do të krijonte precedent për një lloj tjetër qeverisjeje në kryeqytet, dhe prandaj ia mbylli çdo derë. Në këtë luftë procedurash, qyteti mbeti peng i përplasjeve, dhe arkitekti u kthye në një figurë të izoluar.

Në fund, dobësia e tij ishin vetë procedurat. Ai donte të hynte me projekt pa e përfillur ligjin, me vepër pa marrëveshje, me ide pa marrë parasysh terrenin politik. E deshi të ishte Edi Rama, por pa partinë, pa pushtetin, pa kompromisin. Dhe kjo është e pamundur në një hapësirë ku nuk të mjafton vetëm guximi i arkitektit, por duhet edhe dhimbja e politikanit.

Por portreti i tij nuk mund të mbyllet pa një shikim drejt së ardhmes. Përparim Rama, përkundër plagëve të mandatit të parë, ka një avantazh ndaj Hajrullah Çekut: ai është më i njohur, më i ngjitur në imazhin e Prishtinës, dhe ka simbolikën e një njeriu që guxoi të ndryshojë ritualin e makinës dhe hapësirës. Ndaj Uran Ismailit, avantazhi i tij është se nuk shihet si përfaqësues i establishmentit partiak, por si figurë më e lirë, më qytetare, më e lidhur me një kulturë të hapësirës se sa me interesin e pushtetit.

Nga ana tjetër, një faktor që mund të ndikojë është edhe Besa Shahini. Si figurë e re në skenën e Prishtinës, ajo bart një risi që lidhet me gjuhën e ndjeshmërisë qytetare dhe me profilin e një intelektualeje të formuar. Përparim Rama mund të përfitojë nëse arrin ta kthejë këtë risi në një aleancë ose bashkëpunim, sepse vetëm me idetë e veta nuk mjafton. I duhet një koalicion i ndjeshmërisë urbane dhe vizionit politik, dhe aty Besa Shahini përfaqëson pikërisht atë që i ka munguar.

Sot ai hyn sërish në garë për kryetar të Prishtinës. Me projektet e tij, me idetë e veta, me plagët që i ka lënë mandati i parë. Një arkitekt që hyri me ngjyra dhe vizione, por që u rrëzua nga semaforët e munguar, nga fetishizmi i makinës dhe nga një politikë që nuk fal kurrë atyre që nuk dinë të bëjnë kompromis. Dhe prapë, përkundër gjithçkaje, mbetet një figurë më e afërt me imagjinatën e qytetit sesa rivalët e tij. Sepse Prishtina, me gjithë rrëmujën e saj, e ka dashur gjithmonë më shumë guximin e arkitektit sesa durimin e burokratit.

10 Komente

  1. H
    Humoristi

    Pune kosovaresh!?Po tema bse i boton keto idjosira!?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Durresi

      Voriopidh i qelbur na u beka "Humorist", Baton Stanishiqi eshte kryekëshilltar i Gjotoshit te Surrelit.

      Përgjigjjuni
      1. k
        keshilltari

        "Durresi" e di sa Baton bene perdite ne wc Edi Rama or idioter te koheve mesjetare qe i vetquani kohe moderne!

        Përgjigjjuni
      2. l
        li qi

        Jo pune kosovaresh,por pune vosokarresh.

        Përgjigjjuni
      3. P
        Pal Melyshi

        Puna spiunash ose me mire polispiuni antishqiptare me i madh turi derri Baton Qeni i Haxhiut , po ku ke qene o monster e pa pame , pa gjak , pa din '

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Melyshi

          Puna spiunash ose me mire polispiuni antishqiptare me i madh turi derri Baton Qeni i Haxhiut , po ku ke qene o monster e pa pame , pa gjak , pa din '

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkop Haxhiu

            Pashe shkarazi tekstin pasi kete bq nuk e lexoj. M’u djk mua apo Shkopi (Baton) krahason Perparimin me Edvinin? Nese, po, cila eshte aresyeja dhe qellimi? Eshte se kane mbiemrin te njejte? Kush eshte Edvini per t’u marr si etalon krahasimi? Nje injorant i pa zoti ne asnje fushe, perbec vjedhjes dhe mashtrimit? Nje skizofren qe per te ndryshuar opinion beri edhe nje martese fake, beri edhe nje femije me nene surrogato? O Shkop (ne frengjisht) je nje hiç qe adhuron nje hajdut klasi

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deri kur?

              Na mbeti ne dere, ky kosovar jashteqitja e yndyrese e rames, por qe nuk i eci per te korruptuar Erion Veliaj! Infeksioni malinj, qe vjen nga kosova.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Po si mund te koruptosh nje maestro te korupsoonit?

                Përgjigjjuni
              2. P
                Patriot

                Baton, nuk doja ti besoja te gjitha epitetet negative qe te vendosin komentuesit sa here te shohin ty, por ta mbashe Tiranen si shembulle pazitive ne ndertime do te thote qe ti je nje idiote funksionale, qe ti nene dhe babe ke vetem lekun. Kjo verteton qe Ky paska marre aq leke sa nuk pushon si altoparant i qeverise.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje