Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

20 Gusht 2025, 08:32Blog TEMA
Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Nga Fatos Çoçoli

Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt, Rinasi zien çdo ditë, hyrjet e turistëve të huaj janë rritur, plazhet janë mbushur, rrugët janë bllokuar dhe apartamentet e bregdetit janë prenotuar që prej pranverës.

Mirëpo, pas fasadës së optimizmit, fshihet një realitet krejt tjetër. Turizmi ynë i verës 2025 është më shumë një shfaqje e improvizuar sesa një industri e qëndrueshme. Çmimet e paarsyeshme po e bjerrin imazhin tonë si një vend turistik me kosto të ulët. Një nga ankesat më të shpeshta të turistëve vendës dhe të huaj është rritja e çmimeve.

Qiratë e shtëpive në Jug, nga Vlora në Sarandë, janë rritur këtë vit mesatarisht me 20–30 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është e pafalshme! E çfarë kemi shtuar në dhomat tona këtë vit?! Ndërkohë që shërbimi shpesh ka mbetur i njëjtë, madje në shumë raste më i dobët. Tek ne, çmimet europiane po ofrohen me cilësi ballkanike, pa garanci, pa faturë dhe me mungesë minimale standardesh. Kjo e kthen pushimin në një eksperiencë zhgënjyese dhe dëmton imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik. Fluksi i vizitorëve ka nxjerrë në pah edhe një herë dobësitë e infrastrukturës. Aksi Durrës–Vlorë është kthyer në një “purgator” automobilistik, ku turistët shpenzojnë orë të tëra në trafik. Qytetet bregdetare vuajnë nga mungesa e parkimeve, transportit publik dhe kanalizimeve. Menaxhimi i mbetjeve është skandaloz në disa plazhe, ku pasdite rëra mbulohet nga shishet plastike dhe plehrat.

Në vend që të gëzojnë pushime, turistët shpesh përballen me stres dhe lodhje. Një tjetër problem është varësia e plotë nga turizmi i verës. Shqipëria ofron male, lumenj, kultura dhe tradita unike, por këto mbeten në hije, pa investime të mjaftueshme. Ndërkohë, destinacionet e rajonit, Mali i Zi, Kroacia, madje edhe Maqedonia e Veriut po zhvillojnë turizëm gjithëvjetor, duke tërhequr vizitorë përtej muajve të verës. Ne, ndërkohë, vijojmë të jemi peng i diellit dhe i plazhit. Zjarret masive të korrik–gushtit 2025 kanë dhënë një tjetër goditje. Zona të tëra pyjore dhe destinacione malore janë djegur, duke sjellë anulime të rezervimeve dhe një imazh negativ në mediat ndërkombëtare.

Në vend që të ofrohej transparencë dhe një menaxhim i qartë i emergjencës, u mjaftuam me deklarata minimale, duke tentuar të minimizojmë dëmin. Mirëpo turistët e huaj nuk mashtrohen: ata shohin, lexojnë dhe krahasojnë. Nëse vazhdojmë kështu, Shqipëria rrezikon të bëhet një destinacion i përkohshëm.

Një vend që vizitohet një herë, por nuk preferohet më. Shumë vizitorë të huaj shprehen të zhgënjyer dhe paralajmërojnë se nuk do të kthehen. Kjo është një kambanë e madhe alarmi. Duhet ta dëgjojmë të gjithë, pasi kriza më e madhe që mund të godasë turizmin është humbja e besimit. Pas çdo lajmi për “rekorde vizitorësh”, fshihet një realitet i hidhur: mungesë planifikimi, mungesë standardesh dhe mungesë vizioni. Turizmi nuk mund të jetë vetëm numra dhe imazhe të bukura në rrjete sociale.

Ai duhet të jetë një përvojë e qëndrueshme, e këndshme dhe e denjë për t’u rikthyer. Nëse nuk reflektohet sot, nesër rrezikojmë të shohim plazhe të mbushura me ndërtime, por bosh nga turistët. Nëse vijon kjo gjendje spontane me turizmin, vendi ynë rrezikon të përballet me fenomenin e “oversupply” (në anglisht “mbingopje) të vizitorëve, por me “undersupply” (në anglisht “nënfurnizim” të cilësisë). Kjo do të thotë: shumë turistë që vijnë një herë, por nuk rikthehen më për shkak të përvojës negative. Në afat të gjatë, kjo rrezikon imazhin e vendit dhe konkurrencën me fqinjët tanë, sidomos Malin e Zi dhe Greqinë, të cilat ofrojnë standarde më të larta në të njëjtin rajon.

Na nevojitet urgjentisht të bëjmë menaxhim (rregullim) të integruar të destinacioneve turistike, duke krijuar qendra rajonale që monitorojnë dhe koordinojnë shërbimet. Na duhet urgjentisht të kontrollojmë çmimet, duke filluar nga ato tejet abuzive të çadrave me dy shezlongë. Pse duhet të jetë 26 euro një çadër plazhi në Ksamil?!

Nuk duhet ta lejojmë! Na duhet formalizimi i tregut, inspektime të rregullta dhe rritje e transparencës për konsumatorët. Na duhet zhvillim i turizmit gjithëvjetor, nxitja e fortë dhe reale e turizmit kulturor, rural dhe malor, për të shmangur mbingarkesën e verës. Na duhen fushata imazhi ndërkombëtar, për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga zjarret dhe për të theksuar avantazhet e Shqipërisë si destinacion i sigurt dhe i veçantë. O Zot, sa shumë na duhet! Por duhet t’i bëjmë patjetër. Dhe kush do na i bëjë?/panorama

7 Komente

  1. M
    Mihallaq Qilleri

    Një shkrim problematik i saktë dhe i analizuar prej një eksperti të ekonomisë. Unë jam një individ që nuk më lidha asgjë me turizmin. Ndonëse i moshuar tashmë, më vjen keq që ky zjarr mirëqënie prej tij, ( turnizmit) me gati 20 % të PBB, do të shuhet si zjarret e kësaj vere tronditëse. Humbja do të jetë e madhe jo vetëm për shtetin shqiptar, por për vet industrinë e re turistike e sapoformatuar, për fytyrën e vet Shqipërisë. Nuk jam ekonomist, por mendoj se fitimin e sjell numri i klientelës se sa çmimi. Sigurisht nuk varet gjithçka te çmimi. Autori tregon gjendjen skandaloze të trafikut rrugor dhe të papastërtisë që implikojnë direkt qeverinë qëndrore e vendore:

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      I nderuar Mihallaq. Problemi është se ata qe po shkaterrojne turizmin - injorantët qe janë bërë pronare resortesh, nuk para lexojnë. Sepse nuk dinë. Keshtu që ky shkrim shkon dëm tek ata. Si derra qe janë, njohim vetëm gjuhën e forcës, keshtu që, e vetmja mundesi është që shteti te nderhyje me politika rregulluese. Nuk kemi vend kapitalist, ku tregu tregullon çmimet. Jemi akoma vend feudal nga mentaliteti. Prandaj vetëm dora e forte e shtetit ben punë Ai derri ne Ksamil e ve çmimin e shezllonin 30 euro dhe më shumë, sepse per ate cope plazhi ka shitur nderin. Prandaj do shesi detin, te vere lekë shpejt, dhe te ndjehet mire pa nder. Janë bizneset me shezllone qe prishin imazhin, dhe jo te gjithë. Dhe bashkite flejë gjumë.

      Përgjigjjuni
    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Është një shprehje, në më pafsh në këtë vend,në thyhefsh këmbët. Ishalla se dëgjojmë të përdoret.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laura

        Industria e turizmit dhe bujqesia duhet te kene perparesi ne Shqiperi. Eshte bere reklame e madhe dhe pune e mire, por duhet punuar qe te shkohet pertej modes se momentit. Cilesia dhe cmimet duhen kontrolluar, imfrastrutura dhe rregulli e pasteria po e po. Do ishte bukur te shfrytezoheshin leket per hekurudha dhe tram. Duhet te kopjojme te mirat pa fund te fqinjeve tane e te mos fokusohemi e te kopjojme ato pak gjera te gabuara. Eshte gabuar boll ne token tone te dashur dhe nuk e meriton. Te frymezohemi nga e mira dhe e bukura se ato jane te pavdekshme e na nxjerrin ne drite.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Laura

          Te ruajme zakonet tona te mira! Sivjet mu desh te vija ne Shqiperi per pervjetorin e tim ati. Rruges pata aksident dhe arrita ne vlore me paterica. Nga ana italiane cdo njeri i thjeshte a zyrtar me ndihmoi maksimalisht dhe kjo shpirtmadhesi e njerezve e ben italine akoma me te bukur. Arrij ne qytetin tim te dashur dhe me lutje arritem te merrnim taksi. Taksisti u ankua nga fillimi ne fund dhe mermeriste neper dhembe. Kur arritem u qetesua, pasi im vella i dha me teper sec bente rruga. Mungese totale njerezilleku dhe uri e verbuar per leke. Fitoi me teper se ne itali dhe plus ne te zeze, dhe me e keqja mermeriste dhe i ankohej nje femre te aksidentuar dhe me dhimbje. Keto nuk jane zakonet e popullit tone.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per korrektese

            Laura, respekte. T'i je njeri me kulturë, e edukuar si duhet. Bie ndesh me mentalitetin e atij personit që t'i e takon ne forma te ndryshme ne Shqipëri - taksixhi, nepunes bashkie, tatimor, polic, ne hipotekë, tek noteri. Vetëm mendo këtë. Sikur te bësh nje experiment, dhe ta zhvendosesh popullin shqipetar nja dhjetë vjet ne nje nga landet gjermane, dhe popullsinë gjermane te atij landit ta biesh ne Shqipëri. Pastaj dhjetë vjetësh t'i çosh prapë mbrapsht. Si do ta gjejne Shqipërinë pas dhjetë vjetësh, dhe si do jetë bere ai landi gjerman mbas dhjetë vjetësh. Do ta kemi bere Bavarinë si Shqipëria e Mesme, dhe Mynihun do ta kemi kthyer ne Elbasan. Ndersa Shqipëria? Do jetë bere si Gjermania, dhe Tirana do jetë bere si Berlini apo Frankfurti. Ja ky është ndryshimi. Nuk është vendi. Është njeriu që e bën vendin.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Le tu bëhet mësim

            Turizmi është në dorën e llumit. ish gangsterëve, shpërndarësve të drogës, njerëzve q i kanë bërë paratë me pislliqe dhe krim. Por që nuk kanë një gram tru në kokë. Çfarë mund të presësh tjetër. Pislliku shkaktohet nga mungesa e edukatës dhe qytetërimit, nga mosdashja e vendit tënd. Njëlloj si vënia e zjarreve. Shqipot vetëm druri dhe frika i bën të sillen si duhet. Ndryshe kthehen të gjithë në kriminelë. Kujtuan budallenjtë se po bëhet deti kos dhe do i hynin ata me lugë të madhe. le të hanë mut tani dhe të mësojnë se çfarë është edukata, mirësjellja, dashuria për të përbashkëtën etj etj. Shurrën e bërë në det do ta gjesh te kripa.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje