Shteti nuk duhet të funksionojë me aksione sezonale

20 Gusht 2025, 15:47Blog TEMA
Shteti nuk duhet të funksionojë me aksione sezonale

Nga Namir Lapardhaja

Për më shumë se tri dekada, Shqipëria është produkt i një kaosi të përgjithshëm urban, në të cilin kanë kontribuar të gjitha partitë politike gjatë drejtimit të vendit. Herë të shtyrë nga populizmi dhe nevoja për vota, herë të tjera nga mungesa e vizionit dhe e një guximi parandalues dhe transformues, realiteti sot në të katër anët e vendit nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse mjafton ta shohësh Shqipërinë nga lart dhe e kupton se me çfarë realiteti kemi të bëjmë.

Parë nga kjo, çdo përpjekje për të vendosur kontroll mbi territorin, është e mirëpritur, mirëpo selektiviteti dhe realizimi vetëm nëpërmjet aksioneve postzgjedhore për disa muaj dhe pastaj harrimi dhe vijimi sikur asgjë të mos ketë ndodhur, jo vetëm që nuk sjell përmirësim të gjendjes urbane, por rrezikon ta përkeqësojë atë edhe më shumë.

Ndaj edhe aksioni i ditëve të fundit për lirimin e hapësirave publike nga individë dhe biznese nuk duhet të jetë vetëm momental dhe selektiv, por duhet të jetë dëshmi e një vullneti që përpiqet për të vendosur në vazhdimësi rregull dhe ligj në një kaos urban. Sigurisht që nuk duhet të qëndrojë vetem te tendat, por duhet të shtrihet edhe më tej.

Në një vend me demokraci të konsoliduar, institucionet shtetërore nuk mund dhe nuk duhet të reagojnë me aksione selektive dhe momentale, por do duhet të funksiononin në mënyrë permanente, të qëndrueshme dhe të drejtë.

Kur pushteti lokal toleron shkeljet në këmbim të mbështetjes elektorale, e pastaj pushteti qendror godet pas zgjedhjeve, qytetari dhe biznesi janë gjithmonë palët e dëmtuara. Dhe një shtet që i vendos qytetarët në pozitë të tillë nuk është më garant i ligjit, por vetë burim i pabarazisë dhe paligjshmërisë.

3 Komente

  1. Q
    Qafkuqi

    Qytetari eshte pala e vetme e demtuar o Namir. Biznesi qe shkel rregullat me ndergjegje nuk eshte biznes, eshte thjesht nje shkeles ligji ne kurriz te shtetit dhe te qytetarit. Dhe ju lutem mjaft e quajtet biznes cdo halabak qe ve dy karrike ne trotuar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Edhe aksjonet jane te nevojshem, por ky stili I Rames korr e mos lidh , nuk nxjerr gjekund. Me keto hapesirat e zaptuara beri gabim qe nderhyri, sepse ata hoqen catite dhe u zgjeruan poshte ne platforma

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        si gjithnjë lapardhaja në nivelin maksimal të analizës së cektë!!të përpiqesh ta ndreqësh duhet të shkurash dhe një herë më tepër se ajo që ka shkruar ai!!vari karët se dhe mero nuk ka që të publikojë!!shkon e cimbith gjithandej nëpër kazanët e plehërave!!si puna e mizave!!dikush do thotë ka dhe më keq!!po ka dhe miza muti!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje