Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

24 Gusht 2025, 09:40Blog TEMA

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme

Nga Kreshnik Spahiu

Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell dhe fluturim i qetë, pa turbulenca.

Në sediljen ngjitur ishin rastësisht Emma dhe Sophia, dy gra gjermane që po vizitonin Shqipërinë për herë të parë. Ndërkohë që avioni po zbriste mbi bregdetin e Durrësit, Emma — e impresionuar nga pamja magjepsëse e detit dhe kodrave — u kthye nga unë dhe më pyeti:

— Zotëri, sa kushton një makinë me qira? Sepse duam të eksplorojmë disa qytete të Shqipërisë.

Papritur, buzëqeshja ime ngriu dhe fytyra më tradhtoi. Nuk munda ta fsheh reagimin. Ato, çuditërisht, e kuptuan mimikën time, dhe njëra prej tyre ma ktheu me shaka:

— Ju ndoshta keni më shumë frikë makinën sesa avionin?

Qesha dhe ktheva kokën nga dritarja, duke u treguar me gisht:

— E shihni atë rrugën që shtrihet nga bregdeti deri te aeroporti? Ajo është autostrada më e rrezikshme në planet.

U shpjegova që për mijëra shqiptarë, makina është dashuria e jetës. Madje, shumë prej tyre kalojnë më shumë kohë në lavazh sesa në punë.
U thashë që jeta e disa shqiptarëve vërtitet rreth timonit të makinës, dhe e vetmja sfidë e tyre është të ecin më shpejt se të tjerët në rrugë.
U thashë se çdo 100 metra në autostrad gjen nga një “budalla” që parakalon në krahun e kundërt.
U thashë se çdo dy minuta të afrohet nga pas një fshatar me “kokën me gjashtë cepa”, që të bën dritat blic-blic, duke të kërkuar të lëshosh rrugën, sikur po i pengon garën.
U thashë që ata me Range Rover apo GL nuk i ndalon policia sepse janë djemtë e biznesmenve ose dashnoret e politikanve.
U thashë se ajo rrugë, ndonëse vetëm 30 kilometra, ka më shumë pika karburanti sesa autostrada Berlin–Pekin, e gjatë 8000 km.
U thashë se aty ka më shumë gropa sesa në rrugët rurale të Nigerisë apo Kamerunit, dhe nuk krahasohet dot as me rrugët moderne që lidhin Egjiptin me Tanzaninë.

Pastaj shtova se kjo “autostradë” është si Kalaja e Rozafës: ndërtohet ditën dhe prishet natën.
Edhe kur mbesat e tyre të vijnë në Shqipëri pas 30 vjetësh, kjo rrugë me shumë gjasa do të jetë ende kantier ndërtimi.

Në fund, u referova statistikave: kjo rrugë ka më shumë aksidente sesa rruga midis Kievit dhe Moskës — madje, çdo ditë.

Në atë moment, avioni u ul por disa dhjetëra shqiptarë duartrokitën sikur sapo kishin shpëtuar nga vdekja në ajër — dhe të gjithë pasagjerët e huaj qeshën të habitur.

Ndërkohë, mua më nisi ankthi. Sepse tani më duhej të hyja në autostradën e makthit.
Thjesht… në ajër ndihesha më i sigurt sesa në rrugët e të marrëve.

38 Komente

  1. A
    Ana

    Gomere ka gjithandej ne kete bote, por me shumice ka vetem ketu tek ne!

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xyz

      Po gomerë ka edhe në çShqipëri … por ky që ka shkruar këtë paçavure më lart qe nuk është aspak një artikull gazete, tingëllon si Krye Gomar!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burgagjiu

        Në çdo tre shoferë , dy janë budallenj. Një e zbuluam. Je ti...

        Përgjigjjuni
    2. L
      Labi

      Nga menyra se si shkruan kuptohet lehte qe Niku eshte emigrant i dal rishtas ne Europe.Besoj duhet te jete i lumtur dhe e ka mare sicialin para se te nisej,kshu ben dy dite qef ne Shqiperi duke i shitur pordhe Shqiptareve.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eri

        Hiq anen patetike te shkrimit plot artificash dhe lulkash pjesa tjeter eshte e vertet. Aksi Tirane Durres eshte segmenti me i rrezikshem ne gjithe Shqiperine. Mungesa e investimeve prej vitesh e ka kthyer ne makth udhetimin aty. Nuk po perqendrohem tek sjellja e betoniereve apo makinave luksoze. Por te mos bej vaki te kesh ndonje avari apo te duash te ecesh sipas rregullave se te moren te hodhen tutje. Mbi te gjitha nuk ke korsi emergjence ku te hapesh krahun. Une gjithmone e evitoj ate aks vetem kur e kam te domosdoshem

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beqiri nga Anadolli

          Drejt. Ashtu eshte kur ke nje kryeminister qe nuk di me nga makinen. Megjithat Edi ka bere nje kryeveper ne modernizimin e infrastruktures, pamvaresisht qe ai milet anadollak nuk e meriton.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beqir mesoj saliut makinen

            O beqir anadollak,sali krimineli nuk di te ruaj as cjapin e tij dhe i humbi e nuk vinte ne shpell deri sa ta gjente

            Përgjigjjuni
        2. N
          Nardi.l

          Goxha reklame i paske bere Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ladi

            Bej kujdes Kreshnik, te shash vendin, te perçmosh bashkatdhetaret, eshte nje sjellje qe çdo serb, grek, apo çfardo lloj antishqiptari tjeter lumturohet. Dhe ky per ty, per ate çfare kerkon te jesh apo te dukesh, eshte shume me teper se turp! E folura jote me dy gjermanet eshte vetem e neveriteshme. Rrobat e palara nuk nxirren ne pazar, thote shprehja jone popullore. Duhet te kerkosh ndjese publike per kete shkrim te shemtuar. Nese jo, nuk ke asnje ndryshim nga albanofobet e paguar..

            Përgjigjjuni
            1. p
              ppa

              Ke shume te drejte, e ka ekzagjeruar problemin, duke dashur te bej " interesantin".

              Përgjigjjuni
            2. T
              Teta

              Si kushuri i nje krimineli e paske bere mire punen e nje antishqiptari

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Cuvilizimi kerkon kohe, kafshet kane kapur timonin dhe deri sa te bien ne kanal as nuk i bien ndernend se cfare bejne, varrezat tona nga i numeri i popullsis me ukrainen qe eshte ne lufte kemi te vdekur me shume dhe per kete jane ne gare seicili prej tyre. Sa erdha nga tirana per ne durres dhe eshte nje tmerr pa fund nga gangesteret qe duan te fluturojen por pa pa pritur nje prej tyre e pashe te vdekur. ZOT JEPU MEND KETYRE BDYRSURQVE

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pipi

                  Kështu është kur nuk le ditë të kalojë pa llomotitur dhe shkruan mufka. Je bërë gjitholog i padurueshëm, por bëj edhe pushim kur nuk ke çfarë të katranosësh. Çfarë të të themi: bravo që e nxive atdheun tënd para të huajve? Dallkauk...

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bamirësi Nikut

                    Kur qenka kaq keq Shqipëria , për këtë hajdut te drejtësisë , përse vjen për pushime dhe nuk shkon në Maldive , Dubai apo diku tjetër ? Paratë që i ka vjedhur këtij mileti i ka të mjaftueshme , për deri sa jeton si parazit në perëndim ! Ego e Nikut kënaqet duke sharë vendin para të huajve , rast për të treguar erudicionin e tij për ambientin shqiptar . Turp për vemje të tilla , si puna e këtij interesaxhiu ordiner , që nga ekrani i qajnë hallin kalorësit që i varen këmbët dhe kur u intereson , për x arsye i turren kalit dhe e bëjnë si të ngordhur.

                    Përgjigjjuni
                  2. p
                    pordhe me rigon.....

                    Urgjentisht duhen 100 km rruge e re,der ne lidhjen e b.pasit te Firit,me sinjalistike e tabela te reja,ajo ne Durres te ngaterron sa here kalon dikush....emrat e rretheve ne vijim fillojne nga lart e jo sipas rradhes.... cmenduri!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje qytetar

                      Ik mer rrotë cari ! Vetem per te bërë pershtypje tek të tjerët , nxin gjithcka ne maksimum . Na mbive ne këtë gazetë si me qënë xhol pokeri.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Ben hajduti

                        Per gropat dakort, per te tjerat, nje idiotesiiii!!!( kreshik dhe ju te tjeret qe kini mankrh makinen... me statistika jeni shkaku kryesor i aksidenteve, jo fajtor ne anen ligjore por shkakuuu… ka taksi per ju , 99% e atyre te vdekruve qe permend ti vjen si shkak i ju idioteve qe nuk ngisni dot nje makine, JENI JU SHKAKTARERËT) Po turp mga vetja nuk ke qe thua se nuk nget dot makinen e pastaj kerkon edhe te japesh mend?!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Popull qe nuk njeh as ligje e as rregulla

                          Ca gjera ja ke futur kot po hajt i marim si te mireqena,kurse ajo duartrokitja,shqiptaret e kane mesuar nga te tjeret sidomos kur piloti ben nje ulje te bute qe nuk ndihet,dhe mesa kame pare une kjo tradite po shuhet,por me kryesorja,sa ulet avioni shqipot zgjidhin rripat e fillojne te marin valixhet e mbushura me grosh e gjize dhe me gjithe thirrjet e stuardesave ata vazhdojne avazin. Qekur qerrexhinjte moren makina,kush me mike e kush me para,dhe gangot e brekgrisureve qe u pasuruan rruget do vazhdojne te pergjaken...

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qoftelargu

                            Ky eshte kompletamente TRAP,por nje TRAP i papare!!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Juristi pensionist

                              Ti Kreshnik, analist me korespondencë, shpesh del nga vetja dhe tregon marrëzira. Në rastin konkret nuk ke treguar asgjë tëvërtetë, vetëm fantazi nga koka e jote. Mbaje veten, mos u trego të tjerëve sa i marrë je në disa raste. Autostrada Tiranë-Durrës, është një rrugë fare normale, jo për aventura por, për një shpejtësi të kontrolluar.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                BEN

                                Eshte per te ardhur keq, kur si perfaqesues i Aleances "Kuq E Zi" vetem shkrime per te nxire shqiperine shkruani. Si ka mundesi qe edhe aleancat Greko-serbe nuk do shkruanin ne kete menyre. Jeni po ju bastardat qe inkuadruat vjedhjet ne sistemin shqiptar dhe sot pyesni pse? Me pak shpjegim zot gjykates, sa lek ke mar per ceshtje qe ju keni gjykuar? Pse nuk flete per gjykatat qe jane koke e kembe te nepotizuara. Ske kocka as shtylle kurrizore te shkruash: si je bere gjykates ne moshe aq te re? Keto do jene shkrimet me te bukura jo ato qe ti nuk kontribon, por genjen me shume per fat te mire, dhe nuk te mer njeri me seriozisht.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cfurku

                                  --------------------"Niku ishje mirë në ajër"------------------- """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" Ata me kokë me gjashtë cepa,---------------------------- """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" -----------------qejfin e kanë të të shtypin,------------------""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" -----------------------------te vizat e bardha--------------------- """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" Tek vizat e bardha ka një të "mirë"----------------------- """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" --------------shkon i pafajshëm në botën tjetër.--------

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xyz

                                    Tipike emigrantët e rinj e urrejnë dhe shajnë Shqipërine! Paska ikur për lesh dhe Kreshniku i Spahinjve … cfarë pret nga një emigrant i ri i papunë!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Albert

                                      Kjo vere e zgjatur do te mbahet mend sidomos per dy shfaqje: per nje qeveri qe u krijua ne Vlore nga nje Pillinci dhe per nje Niku e Krshniku qe ka pushtuar ekranet e TV-rave, pa e marre vesh askush perse nuk zbarkon ne Shqiperi dhe jep mend nga Gjermania, ku sic thuhet kerkoka "azil politik". Mire Pillinci qe neserdej shkon ne New Xhersi ke e pret pensioni amerikan bashke me enderren e vet albaneze , po ky Niku nga do te shkoje pasi ti mbarojne parate qe i pati ne torbe kur u nis per kurbet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lala

                                        Ķresho o Kresho maloku prej Kukesi ketij i kendohet kenga ; Kuksi jone ka bo ndryshime , ecen treni ne rruge makine.....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ky sherbertori Salihit te Vicidolit prej 35 vjetesh nje hajdutut i pa shembullt me ndimen Sslihit dhe per llogari te Salihit.. Kresho more Kresho more zuzare je shume zagare do besh mire te heshtish.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lala

                                          Ķresho o Kresho maloku prej Kukesi ketij i kendohet kenga ; Kuksi jone ka bo ndryshime , ecen treni ne rruge makine.....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ky sherbertori Salihit te Vicidolit prej 35 vjetesh nje hajdutut i pa shembullt me ndimen Sslihit dhe per llogari te Salihit.. Kresho more Kresho more zuzare je shume zagare do besh mire te heshtish.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lala

                                            Ķresho o Kresho maloku prej Kukesi ketij i kendohet kenga ; Kuksi jone ka bo ndryshime , ecen treni ne rruge makine.....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ky sherbertori Salihit te Vicidolit prej 35 vjetesh nje hajdutut i pa shembullt me ndimen Sslihit dhe per llogari te Salihit.. Kresho more Kresho more zuzare je shume zagare do besh mire te heshtish.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lala

                                              Ķresho o Kresho maloku prej Kukesi ketij i kendohet kenga ; Kuksi jone ka bo ndryshime , ecen treni ne rruge makine.....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ky sherbertori Salihit te Vicidolit prej 35 vjetesh nje hajdutut i pa shembullt me ndimen Sslihit dhe per llogari te Salihit.. Kresho more Kresho more zuzare je shume zagare do besh mire te heshtish.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Loni

                                                O spahi , o delenxhi , o katran me ngjyre gri , kur qeke bo edhe ekspert rumor o mavri!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Arbeni

                                                  Kreshnik turp të kesh që ke vepruar njësoj si patrioti jot sali maloku duke e nxirë vëndin tënd.Kështu jeni ju malokët,tradhëtar të kombit e spiun të sërbëve.Edhe unë e qindra mijra shqiptarë të tjerë emigrant të tjeë kurrë nuk e nxijnë vëndin e tyre,por thonë se vëndi jonë është i mrekullueshëm e me plot bukuri e resurse natyrore.Ne e dijmë që ka edhe të meta në Shqipërinë tonë,që ka moszbatim të ligjit,ka korrupion e vjedhje nga zyrtarët e shtetit,ka shkelje të rregullave të qarkullimit nga disa maskarenj që janë fëmijë apo nipër e mbesa të qeveritarëve e deputetëve.Ne e dijmë që këto pisllëqe na mërzisin e na bëjnë të pakënaqur,por përsëri aty vijmë bashk me fëmijët tanë për të kaluar pushimet,por nuk themi asnjë fjalë të keqe apo të shajmë kur jemi në biseda me të huajt.Kështu ti Kreshnik djali je një sali i vogël edhe ti.Turo,turp,turp të kesh langaraq burrë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. n
                                                    n

                                                    Neveri per te gjithe qente qe hane te zotin.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Taulant

                                                      Po gjysma e shqipetareve e kane lene vendin e tyre. Gjysma qe ka mbetur ka me shume idiote se te mencur.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Toni Buloni

                                                        Shume ke fillu me rrejte mor Kreshnik e me ja fut kot,ke disa kohe qe qe po genjen si pike shumice.Qendrova nje muaj ne Shqipri i rashe gjithkun rotull bile bana edhe rrugen Korço Erseke Permet (qe ishte asfaltu mrekullishte) dhe pashe qe shoferat shqiptare ishin shume ma te kujdesshem se para 10 viteve kur isha per here te fundit.Reuget ishin normal e nuk i ka ma te mira New Yorku qe tane kohen ka punime si autostrada Durres Tirane qe e bera disa here por nuk pashe qe kishte probleme te medha.Po ece me kujdes po respektove shpejtesine e sinalistiken ne Shqipri kurgja nuk te ndoll mor Kreshnik mashtrusi qe mbete tu ju fut friken njerzve.1 muaj perdite udhtime me makine vetem 5 ose 6 raste kam pare parakalime te rrezikshme por jane gjana qe ndollin ne tane boten.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. n
                                                          nope

                                                          Mund te kufizoheshe duke ju thene te benin pak me shume kujdes dhe pse jo ,mund ti ndihmoje te perktheje per to per nje makine me qira ne aeroport meqe pyeten.Por jo,duhet patjeter te vjellesh vrer dhe te fillosh te japesh shpjegime me shume sesa tu kerkua .........provincial leshi.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Plaku matuf

                                                            $14 miliarde boexh .Cfare keni bere me to ?Kam pershtypjen se ,me shani me liber shtepie ne e kam kabim po te kishim rrojtur nen serbin a grekun do ishim qeverisur me mire se nen kokecepat shqiptare qe na krodhen ne borxhe e prape s'kemi nje rruge te hajrit .te mos flasim per Dullen qe gjithe ndihmat e Kines i beri vrima ne mal e bunkere ku dhjesin gomeret .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              GRETA

                                                              Po pse o njerëz, nuk janë të vërteta këto…. Kur dëgjojmë lajmet, kur thonë që rusët sulmuan me raketa e dronë Kievin, dhe u plagosën 5 persona, na duket qesharake, në krahasim me aksidentet dhe vrasjet që ndodhin në atdheun tonë të dashur….

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                N.

                                                                Nuk eshte se kam ndonje respekt per kete tipin por cdo gje eshte e vertete nga ato qe thote.... Lajmet e mengjesit, drekes dhe darkes duket sikur ne duam tia kalojme Gazes dhe Ukraines per bilancin e viktimave ditore...Me gjendjen e rrugeve dhe idiotesine e shofereve jemi ne rrugen e duhur... Zot na ruaj.......

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Ai

                                                                  300 Deri ne 400 vjet

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje