Nga Aladin Stafa
Humanët nuk janë gjë tjetër vecse një qenie që vepron me instikt, të zhytur në emocione, kujtime, vendime e madje edhe në një monotoni të vazhdueshme duke pritur me padurim se e nesërmja patjetër do të sjellë dicka të re. Dhe nuk bën keq.
E gjithë jeta në të vërtetë vërtitet nën dinamika të panjohura, pyetje pa përgjigje, rastësi fatlume por dhe misterit se cfarë ka përtej. Askush nuk e di cfarë sjell ora e megjithatë gjithkush jeton e mendon sikur ta dijë. Ashtu sikurse dashurinë dhe urretjen e ndan një fije e hollë midis, e njëjta vlen dhe për jetën e vdekjen.
Pameritueshëm vijmë në këtë botë e po ashtu largohemi prej saj. Vdekja është tema më universale e njerëzimit por njëkohësisht më e pashpjegueshmja prej tij. Ajo është gjithmonë aty, një e vërtetë e pashmangshme ndërsa ritmi i shpejtë i jetës na largon prej idesë së saj duke mos e pranuar se ajo edhe mund të ndodhë.
Duke lënë pas tronditjen që ndjejmë kur ajo papritur vjen për të marrë njerëz që as nuk i prisje. Këtë ndjesi të hidhur na bëri të përjetojmë ndarja e beftë nga jeta e Artur Zhejit, një prej zërave më kritikë të kohës madje dhe e brezit tim. Me një qasje intelektuale mbështetur në argumente të forta mendimi dhe njohjeje, kulture e analize të thellë, Zheji do të lërë pas një boshllëk të pamatë në studiot televizive sezonin që pritet të nisë.
Për ata që e kanë ndjekur me kujdes e vëmendje edhe përtej Shqipërisë, ai ishte më shumë se një komentator. Cilësohej si një filozof mediatik ku përtej ndasive politike, analizat e tij vinin me elegancë dhe kishin një stil unik sidomos në përdorimin e gjuhës shqipe.
Ironikisht, ishte vetë po Zheji ndërsa një vit më parë pat shkruar mbi vdekjen, duke e cilësuar atë, si një “ Zonjë Madhështore“- të drejtë, të pamëshirshme dhe të pakorruptueshme. Sipas tij madhështia e saj qëndron tek barazia që ajo imponon.
Ndaj nëse njeriu nuk do ta gjejë kurrë barazinë në këtë jetë, është vdekja ajo, që të gjitha diferencat i sheshon. Përballë saj nuk ka poste, tituj apo pushtet që të të mbroje. E madje as para. Përballë saj ti nuk je asgjë tjeter vecse një numër në rreshtin e jetës duke pritur i qetë rradhën tënde.
Por a është vdekja një mallkim?
Padyshim ajo mund të cilësohet si një ligjësi hyjnore, një akt drejtësie që botës i vendos ekuilibra, e hidhur apo jo qoftë ajo.
Ndaj jo më kot në atë shkrim Zheji theksonte se jeta është e përkohshme dhe se vlera e saj matet jo me gjatësinë në kohë, por me gjurmën që lëmë pas. Në këtë kuptim cdo humbje e papritur qofte publike, familjare apo dhe shoqërore bëhet një mësim për ne që mbetemi pas.
Ajo na fton të mendojmë: Cfarë po lëmë pas? Cfarë do kujtojnë të tjerët kur ne të mos jemi më?
Përgjigjja duket qartë: janë fjalët, idetë, qëllimet, veprat, guximi për të thënë të vërtetën tonë e motivimi për të ndezur mendimin kritik.
Vdekja, kjo zonjë madhështore dhe pasqyra jonë e përditshme, na tregon fare qartë se sa të përkohshëm e të dobët jemi. Ndaj mënyra më e mirë për t‘u përballur me të është asgjë tjetër vecse të jetuarit me dinjitet, duke lënë pas një gjurmë të mirë para se ajo të vijë.
Askush nuk e di se sa kohë i ka mbetur por kur mendon për ekzistencën e saj, cdo sekondë bëhet e pacmueshme. Për të mësuar njëherë e mirë se jeta është e kufizuar dhe se cdo fjalë, cdo vepër e cdo gjurmë ka rëndësi. Të mirat tona ndryshojnë sipas interesave tona, por ajo që na përbashkon është kjo “e keqe“ e përbashkët- vetë fundi, të cilën askush deri tani nuk e ka zbuluar se cfarë ka përtej.
Sepse ashtu sic thoshte Epikuri (341-270 p.e.s) vdekja nuk është asgjë për ne; kur ne jemi, ajo nuk është dhe kur ajo është, ne nuk jemi. Ndaj kjo është një arsye më shumë për të mos pasur frikë. Sepse ajo është një përvojë që ne nuk e përjetojmë dot. Ajo cka vlen në fund të ditës është rrugëtimi ynë me sytë hapur, në një botë që gjithnjë e më shumë sytë e saj i mban mbyllur.
Vdise qe te duan . Vdise qe te glorifikojne . Mos jeto qe te mos urrejne. Bollé me hipkorizi provinciale . A.Zheji nuk ishte gazetar . Ne kohen e luftes ne kosove ishe punonte ne Itali , meqense ishte foles i mire i gjuhes italiane dergohet ne kosove si rraportues . Prishi mardhenjet me mikun e tij Rama dhe u vendose ne krah te Bufit te kenetes nje turpe i vertete. , perdorues alkoli e droge megjithate sinqerisht eshte nje vdekje e parakoheshme dhe me erdhi shume keq , do te doja te jetonte ne infinite por jeta i ka .....Rip ne paqe Arthur Zheji condoléances familjes , femijeve.
Per vec moshes dhe dhimbjes se njerezve qe ne zemer e deshen, shqiptaret humben nje dege nga ata ullinjte e vjeter te nje familje ne vlera qe zor se kjo toke do prodhoje ne te ardhmen Ne shume raste e kemi gjykuar sikurse sna pelqejne gabimet tek vetja dhe I pasqyrojme diku tjeter… Te familja e zhejit, zoros, ngjeles,media nuk humbet thjesht personazhe te ditur, thjesht ne si popull humbasim vlera qe jane te paperseritshme Jane emblema te pa ekspozuara, po ne shpirt gjithnje jane revolucionare te shpirtit te lire ne kete shqiperine anadollake Te tre ishin dhe do ngelen ne nje kendveshtrim si tre muskutjer alla shqiptar, qe dolen kunder privilegjit prinderor, po ne heshtje krijuan opozite mendimi nen perulesin e prinderve te tyre Thjesht djem te perkryer karshi baballareve, te pergojuar si une,si ti, si ai, qe nuk e ke idene e kazaneve llafexhi qe merite ndiejne te krenohen kunder baballareve Thjesht zheji pervec largimit nga jeta per familjen, krijon munges te pa zevendesueshme, ne nje tavoline Pune, apo kafe shoqerore Njerezit gabojne ne jete, po floriri flori ngelet ne kohe Zheji do ngelet gjithmone nje flori ne mendime qe i fali kesaj shoqerie shqiptare, qe nga koha e posdravit, deri ne pershtatjen ti thuash derrit daje Zoti qofte me ti Artur Zheji Qofte me secin nga ne
Mirë Zhejin dhe Ngjelën e morëm vesh, po ky Zoro, sipas @ Gaetanos një nga tre 'musketuetët', cili ishte?!
Nuk ka qenë figurë me integritet! I traumatizuar që fëmijë për shkak të problemeve familjare u rrit me ndjenjën e urrejtjes që me shumë vështirësi arrinte t'a adresonte..... Abuzues me alkool dhe servil i nivelit Master! Vitet e fundit drejtonte emisione në televizion ku ftonte gjysmakë histerikë,fliste për tema të mëdha ku konkluzioni përherë ishte mendimi i Arturit. Nuk ishte intelektual,por një individ i përkëdhelur, një karagjoz ,një lloj Spartak Ngjele përpara sesa të bënte në burg. Ju harrofshin të ligat.....
E “hëngrën” edhe A.Zhejin….
Tit vasili shkolle shume emrin e trete te muskutjerit zoro e gjen tek nje shkrim ku vete zoro flet per turizmin e shirokes sot Sdo doja te te sqaroja , pasi ne foto sapo eshte larguar dikush nga kjo jete, dhe te jeni te sigurte kam kaluar odiseun ne dhimbje emigrimi, Keshtu se kam idene cdo te thote patronazhist kur te thone per mua
1.I pa harruar kujtimi i Zheit ngushëllime families e fëmijëve të tij.2.Bujar e intelektual atdheu e gjith shqiptarët që flasin gjuhën e bukur humbëm shëmbullin e mirë të dijetarit..gajëtar e bashkëudhëtar i mirësis për atdheun..U preht në paqe