Hipokrizia me Lul Morinën

24 Gusht 2025, 15:51Blog Nga Habjon Hasani

Së pari; e konsideroj gafë të biznesmenit fierak Lul Morina atë SMS që ai i dërgoi shokut tim Almer Toska; por më shumë se diçka e dëmshme për Almerin; ajo SMS vulgare në fakt është dëm që Morina ja ka bërë vetes.

Sepse ai ka vepruar me emocione; i prekur ndoshta nga shkrimet e Timoni.al dhe akuzat aty për të kaluarën e tij; por harroi se ai nuk është më Luli i 1998-ës, nuk është më një individ; por strukturë tregu tashmë.

Strukturat nuk operojnë me SMS; por me studio ligjore dhe ekonomistë të mirë.

Por përtej këtij konflikti banal; ka diçka që s’më ngjit në ekuacion; është një lloj hipokrizie e papërballueshme me Belinda Ballukun apo njerëzit e saj.

Jam përpjekur personalisht ta ndihmoj Gazment Bardhin në Fier sa kam takat; e kam bërë hapur këtë gjë. Jo si skuth.

E di shumë mirë se sa shumë është investuar Lul Morina për Rilindjen; jo për Belindën; por për Ramën, sikundër dhe ndonjë personazh tjetër që po goditet tani; si Tan Lepri; gjithashtu shumë aktiv ka qenë në Fier, mirëpo këta janë operatorë totalisht në të drejtën e tyre; siç kisha unë dëshirë të ndihmoja Gazin; edhe Luli ndihmon Ramën dhe Lepri ndihmon Belindën e kështu me radhë.

Por ka diçka shumë të rëndë që ka ndodhur në Fier që unë e konstatova që në shkurt 2025.

Kandidati i listës së sigurt Luan Baçi; në fillim shkurti takon një shokun tim të fëmijërisë; e takoi rastësisht në rrugë; shoku im është familje shumë e vjetër me PD në Fier. Pa e ditur që shoku im gjithashtu ishte angazhuar për ndihmë logjistike ndaj Bardhit; sepse ja kisha kërkuar personalisht ta bënte; Luan Baçi i thotë:

“Ja na sollën këtë bythëqirin në Fier; ta mbajë përgjegjësinë vetë Berisha; unë s’do bëj fushatë”.

S’kaloi as 1 minutë dhe shoku im më telefonoi në kohë reale sa u nda nga Baçi dhe më tregoi në detaje bisedën.

U pataksa. Ishte fundi.

Askush nuk mund të marrë seriozisht një tavolinë buke apo politike qoftë; kur dikush çohet nga tavolina dhe menjëherë shan ata me të cilët po ndante bukën.

Ky është fundi; nëse në Fier bën këtë lloj gafë; je automatikisht jashtë loje; s’të merr më askush seriozisht.

E kam bindje sot e kësaj dite se ky ishte sabotimi më i rëndë dhe lufta më e egër që ju bë PD-së dhe Gaz Bardhit dhe për çudi nuk është bërë as nga Tan Lepri dhe as nga Lul Morina; por është bërë nga numri 2 i listës së PD në Fier; Luan Baçi.

Ashtu si dhe Almeri; edhe unë e di që Tan Lepri dhe Lul Morina nuk janë të virgjër; mirëpo dëmin strategjik Bardhit dhe nderin strategjik Belindës nuk ja kanë bërë as Luli e as Lepri; ja ka bërë Luan Baçi.

Nuk e vë dorën në zjarr nëse Luan Baçi e ka bërë këtë dëm kolosal nga injoranca dhe vogëlsia e shpirtit; apo ndoshta e ka bërë si lejtnant i biznesmenit Krienko Memo; i cili posedon një rrjet furrash buke dhe favorizohet me furnizim gazi nga Albpetroli.

Ftoj Almerin ta hetojë njëherë dhe këtë pistën e furrave të bukës; se ku i dihet se ku del; mbase kupton që Lul Morina me Tan Leprin nuk i kanë asnjë faj as atij e as Bardhit.

8 Komente

  1. N
    Një që ta do të mirën

    Epo kur thotë Gaz Bardhi që në Fier ka patur masakër zgjedhore, këtë ka patur parasysh. Luan Baçi bëri, jo masakër por shkatërrim, dënim me vdekje të fushatës së zgjedhjeve të PD në Fier......... . Dhe lozi bukur që faji ti mbetet z. Bardhi... Por kur ta kuptojë Berisha këtë, do të jetë në shtratin e vdekjes.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka thene te verteten

      Pse qenke shokuar çfare tha Luan Baci !. Gjenjeu....apo tha te verteten , shoku jot paska qene si ty bytheqirre . Bardha , Gjek lafsh kuqi, Balona Tabake nuk duheshin pranuar ne grupimin e Bufit te kenetes . Luan Baci ka thene te verteten po ka njerez qe e verteta i verbon.......

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapterri

        Autori shkrimit,Lul Morina,Tan Lepri,Belinda,Bardhi,Baçi leshi preshi etj.E kuptoni ne çfare niveli intelekti e fusin miletin keto?Zero nivel.Behen objekt diskutimi,reflektimi etj etj nivelet shoqerore me te ulta.E kupto Tan Lepri,kriminel qe ka ngren plumba,Lul Morina mafioz,Gaz Bardhi bythqire politik i kompletuar,Luan Baçi hajdut ordiner.E ne presim e presim qe te rregullohet ky vend.VK.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Ramuti e Berisha duhet te ndalen! Blendi Gonxhe altualisht eshte bosi i cili fshin e nuk paguan detyrimet shtetrore. Ramuti e Salehu kane kap shtetin dhe e trajtojne sikur prone te tyre kurse popullin e trajtojen vetem si nje konsumues i biznesevee nenbiznneseve te tyre, si botues e taksapagues.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vala

            Me sa e njih une Fierin, dergimi I dy kopaneve politik si I Belindes edhe I Gazit, vetem ka prishur pune. Fieri eshte qytet i qete qe nuk proteston, por qe zien ne vetvete dhe gjithe inatin e nxjerr ne vote. Prandaj politika duhet te nxjerr mesime e te mos dergoje kopane qe acarojne nĵerezit. Sa I perket kercenimit te gazetarit, tani qe e kam te qarte probĺemin, mendoj se gazetaria shpifese e intriguese duhet te marre fund se boll na kane care trapin. Natyrisht jo duke I lutur keta mender gazetaresh, por duke I bere qe ti ndjejne thelle pasojat e intrigave

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bon, Germany

              Stop Ramutit e Salehut! Keta synojne deshqiptarizimin e Shqiperise. Mbroni vendin!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                Mos hetoni Lul Morinen dhe Tan Lepurushin mrgjithese kane te kaluar te erret po hetoni furrat e bukes te ktij qe ndihmon PD thote ky legeni.Hajde byth qire hajde.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  NK

                  C’eshte mer ky? Gazetar, apo perfaqesues klanesh?! C’eshte mer ky shkrim pacavurre si gjellet e rrugeve te Indise qe te ze diarreja?!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje