
Nga Frrok Çupi
Çfarë mund t’i ndodhë shkollës sot, nëse papritur, disa agjentë të agjenturës sekrete ose edhe ‘alienë’ të tjerë nga shekulli Vl do të shfaqeshin në oborrin e shkollës ose në klasat e nxënësve?… Këtë pyetje shtroi edhe Mark Twain kur tentonte të perceptonte një amerikan që, papritur, u ndodh në Anglinë e shekullit Vl, pikërisht në oborrin e mbretit Artur… Rreth kësaj ndodhie, Mark Twain pyet: ‘Vallë çfarë e goditi kokën e amerikanit që e çoi menjëherë pesëmbëdhjetë shekuj pas?’.
Në invers, kjo pyetje mund të bëhet sot mes nesh, që nuk jemi as amerikanë, as britanikë dhe as mbretërorë të Arturit. U desh vetëm një protestë e pakuptimtë e mësuesve në universitete, për të hyrë në thelbin e çështjes. Thelbi nuk ishte as mësimi, as shkenca, madje as pagesa.
Thelbi ishte ‘alieni’, ardhur nga një shekull i lënë pas. Nuk e kam fjalën vetëm për drejtuesin e grevës, Sandër Kovaçi, dhe jo vetëm pse ai vjen nga bota e ‘shërbimeve sekrete’, si një botë që nuk ka lidhje me universiarizmin. Kur them ‘universiarizmin’ kam parasysh ‘tërësinë’ ose edhe ‘gjithësinë’ e gjësë; dhe gjëja është dituria. Duke qenë në shërbim të shërbimit sekret, një jetë të tërë burri i botës është marrë me ndjekjen, me ligësinë, me torturën e tjetrit…, ose të paktën me shikimin e ngushtë si nga vrima e çelësit. Ky lloj njeriu vjen në universialitet dhe imponohet si ‘mësues i gjithësisë’.
Këtu e kam fjalën kur po flas për ‘shikasit në oborrin e mbretit Artur’. Sepse unë nuk e besoj se dikush që është dedikuar në ndjekien pasiononte të armikut të Partisë së tij, të vijë një ditë që po ky njeri të ketë energji pozitive, dije të qeta e të shtrira, kulturë të kohës, të ketë shpirt mësuesie… Jo, sepse është e pamundur që këto të mbahen në të njëjtin kurm. As edhe një tregtar atletesh nuk besoj se t’i thuash mbylle dyqanin e hajde mëso studentët, nuk do të mund ta bënte këtë gjë.
Ky është kuptimi më i thjeshtë i ‘figurës së mësuesit në universitet’.
Ndërsa kuptimi ynë mbi marrëdhënien SHIK- Jetë publike, është një kuptim që ende zgjon të dridhura të shumë njerëz. Shikas-it e fillimit të kësaj periudhe ‘demokratike’, ku bënte pjesë edhe mësuesi i matematikës, Kovaçi, provën e parë të përgjimit dhe dhunës e ushtruan pikërisht mbi studentët. Në fund të shkurtit 1997, shikasit ushtruan dhunë mbi studentët e Universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë. Cila ishte arsyeja? Arsyeja vinte me urdhër nga Tirana: ‘Kushdo që vihet përballë ushtrisë presidenciale për të mposhtur rebelët e Jugut, të kthehet në objekt të SHIK- ut’.
Studentët sapo kishin nisur një grevë urie me kërkesa për vendosjen e paqes së shkatërruar nga shteti, për cilësi mësimore dhe për kthimin te prindërit e tyre të parave të vjedhura nga skemat piramidale. Shikas-it hynë me forcë, natën, në dhomat e studentëve dhe ushtruan terror. Të nesërmen ndodhi ngjarja më e trishtë në qytet, vrasja dhe djegia e selisë së SHIK, ku kishte dokumente pa fund të përgjimit dhe që nuk duhej të binin në dorë të popullit (!).
Marrëdhënia SHIK- Shkollë është marrëdhënia më e trishtë dhe më alarmuese në jetën tonë publike.
Po atëherë, vallë, pse zgjidhet kategoria ‘SHISH’ sot për të deleguar ‘alienë’ në universitet? Është e njëjta teknologji e përdorur nga shkrimtari amerikan Twain për të dëshmuar se si një amerikan i shekullit 19 ‘u godit në kokë’ dhe e gjeti veten pikërisht në Britani, në shekullin Vl dhe në oborrin e mbretit. Në jetën tonë reale, shqiptare, e njëjta gjë ka ndodhur në disa fusha. Ja dy prej tyre:
E para, lidhja mes shikas-ve dhe shkollës
E dyta, lidhja mes mjekëve dhe qeverisjes.
Një studiues i mirëfilltë i shërbimeve inteligjente, atë çfarë ka ndodhur në mesin tonë, do ta konsideronte një ‘alarm për një gjendje toksike’. Por nuk po e konsiderojmë deri këtu…; dmth nuk po e konsiderojmë se kjo është bërë me qëllim për të ndikuar te rinia e arsimuar që t’i manipulohet truri alias ‘inteligjencie’. Në vendin tonë, pas viteve ’90, mësuesit u ngjitën deri në majat më të larta ët shërbimit sekret, dhe anasjelltas: Zbritën nga majat e Inteligjencies dhe u vunë në krye të studentëve.
I pari pedagog që u rekrutua për në SHIK, ishte Bashkim Gazidede. Ai kujtohet si i deleguari i presidentit në dhunën kundër studentëve dhe popullit në Jug.
I dyti ishte Fatos Klosi, edhe ky një pedagog po nga auditorët e Gazidedes.
Dhe i treti, zoti Kovaçi, po nga të njëjtat banka…
Për të dytën: Lidhjen mjek- qeverisje…, kjo i ka dhënë hije bezdisëse gjithë dekadave të fundit. Edhe sot po tentojnë të sjellin një mjek kandidat për Tiranën. Pasi dështoi Berisha, pasi nuk rezistoi Ali Spahiu, pasi Shehu e kuptoi se ‘kaq ishte politika’…
Pasi ndodhi fenomeni, duhet të bëjmë pyetjet ‘pse?’ dhe ‘si?’
Pse dhe si u rreshtuan mësuesit, sidomos mësuesit e matematikës drejt SHIK- ut dhe nga SHISH, drejt shkollës? Pse dhe si u rreshtuan mjekët, sidomos mjekët që nuk kishin asnjë punë të njohur në fushën e tyre, për në qeverisjen e vendit… Është shumë e thjeshtë: Qeverisja dhe të gjitha punët e varura nga politika, u rreshtuan sipas tarafit, sipas klanit e sipas klikës. ‘A je mësues matematike?… Hajde në SHIK… A je doktor, hajde në qeveri!…’
Sot e kësaj dite nuk e kemi kuptuar pse-në, veçse shikojmë vulgaritetin: Njeriu i SHIK-ut zbret në oborrin e shkollës dhe ndërton ‘kryengritjen për paratë e mia’.
Noc Frroku. spiun me vendim gjykate del e ben moral per spiunazhin. Qr ne kete vend skane me cipe e fytyre njerezit
Je i madh zoti Frrok. Je trim dhe inteligjent. Nuk duhej te ishe aty ku je sot,por ne nje vend te lart ne majat e shtetit se shteti ka nevoje per njerez ka te mire sa ty. Ata qe te shajne jane te shar vete. Ne çdo shkrim e artikull ke thene gjera te verteta,aty ku i dhemb popullit shqipetar. Sot shqiperia po vuan nga nje njeri i papergjegjshem,nga nje maskara,nga nje antishqipetar,nga nje i korruptuar,minus i demokracise per te cilen eshte shpallur boterisht non grata,ky eshte Sali Berisha. Fatekeqesi e dyte eshte drejtesia me SPAK-kun ne krye qe jane shitur te Saliu. E verteta eshte se Amerika dhe Evropa deshtoi me reformen ne drejtesi. Perseri ne krye te drejtesise jane ata qe ishin ne kohen e Saliut dhe nuk ka e nuk do te kete drejtesi. Sali Berisha dhe Ilir Meta sot duhej te ishin e burg. Ata i kane punuar dhe po i punojne njemij e nje te zeza vendit tone.Ata kane hedhur dhe po derdhin dollarin lum per te blere njerez si keta qe flasin kundra teje,me qellim qe te behet nje lobim i gjitheanshem se Saliu dhe Iliri jane perendia. Populli shqipetar do vuaj.Ky eshte fati i tij.
Ky Cupi nuk eshte spiun , se kete e kemi bythlepiresin e Rames pavaresisht se ky ka edhe vendim gjykate qe eshte spiun hahahahahahaha Ky eshte me skandalozi i spiuneve , dhe eshte kaq shume i pacipe ky Spiuni i Partise se Spiuneve saqe i duket sikur e ka dekorate per pune te ndershme spiunlleku qe ka bere dikur
Me vjen keq ta prish gojen po ca langaraqe si puna jote o @cabone, te detyron. Minimalisht po te cilesoj IDIOT. Shpifjet e Salehut tend per Frrokun se i nxiu jeten ne vitin 1997, dhe perdorimi i veglave te tij ne komisionet Mezini-Bezhani, ti i quan vendime gjykate?! Pse te quaj idiot, sepse e kunderta eshte e vertet. Frrok Çupi me vendim gjykata vertetoi te kunderten e asaj qe pretendonte per qellime politike me shpifje Salehu. Frroku do kandidonte per deputet dhe Saliu nuk donte, ndaj organizoi fushaten e shpifjeve kunder tij si sigurims, e cila per idiote si puna jote vlen akoma edhe pas 25 vjetesh. Nese do te komentosh dhe ke zgjuarisne e duhur, shkruaj per ato qe shkruan Frroku dhe jo vetem ne kete artikull. Psh. une s'e njoh fare Frrokun, s'me lidh asgje me te, perveçse nga shtypi. Edhe pse komentoj shpesh, ndaj shkrimeve te tij nuk e bej, (po ndaj komentuesve si ti, e bej), sepse shoh qe argumenat ne shkrimet e tij vlejne, pa folur per stilin e veçante si publicist. Gjeja me e peshtire per nje njeri eshte te jete mercenar dhe spiun. Ti vete mund te jesh nje nga ata qe thone "kapni hajdutin", duke qene vete hajdut.
Frrok? Fole prap? Spiuni i sigurimit? Me vendim gjykate je. Dmth jo vetem i certifikuar nga autoriteti por dhe i konfirmuar ngaa gjykata. Shko kerko dosjen tende ne autoritet Frrok. Pse s shkon. Nqs je i sigurt shko kerkoe te zbardhesh faqen tende dhe te familjes. Po ti nuk shkon dot frrok. Nuk shkon dot sepse e di qe je spiuni sigurimit. E bukura eshte qe dhe menyra si shkruan si mundohesh te besh lidhjen ne artikull edhte tipike e dikujt qe spiunonte ne ate kohe shoket e vet. Dhe ti Frrok ishe lloj i vecante spiuni, jo dosido. Se ne ate sistem kishte spiune nga halli se luanin me koken e u detyruan po ti u bere spiun nga zilia, nga ligesia qe ke si njeri. Ti urreje rrethin tend. Doje te gjeje nje menyre si te caje dhe fillove letrat per sigurimin. Rrace e keqe je Frrok. Lloji me i keq i shqiptarit. Ti ske lidhje me ne. Besprem
Për t'a elerminuar apo ishte fuks e llaps domë -thumb-infektim-puçër- qelb e shtrydhje - e më me padi analizë infeksioni , llarosh , se edhe Mion e hoqën qafe kur u tha - nuk e diskutoj të Kosinianës e të Përmatananës o i pini lëngun paça thiut që po therni o paçavolepsuni me atë që e shkrojti . Ka mudsi të jetë Vaenero Diksi i infiltruar në trutë e dikujt apo prapë si ta nxjerim Fraunkun shkues egzekutuesish e jo funksion në funksion të fiksionit e të prishi çorba e sabaut ?! S'po e gjej dot një exonë fleksiolektane sino noimë e..i..x
Keta shikasit e sotshem i keni te mire ish komunist qe nuk u mbajti gje barku pa thene vendeve jo mike nje sherbim pa drejtor por direkt urdherat nga edvin mafia del e flet frroku ish hafije tani nderrove 100 parti e ben si engjell kot
Hahaha Frroku nuk i ka qef spiunet. Frroka nuk i ka qef prptestat, çdo gjë eshte mirë, veq regjimi te jet mire pa tjerat nuk ka rendesi Në Angli Truss do jap deorhejen pas 3 javëve keyeministre. Ky i joni ka 12 vjet qe na kalaron
Kur flet Frroku qe ishte me poste te larta ne komunizem per nje profesor te nderuar qe ka perfunduar studimet me rezultate te shkelqyera si Sandri, turp i madh.
Eshte e turpeshme qe keta "petagoge" te mblidhen pas nje krimineli te SHIK-ut, sigurisht qe jane shpellare te Sali non grates. Keta ndyresira jane hajdut nga ata qe duan 500 euro per nje provim.
Te gjithe ata qe flasin keq per Frrok Cupin jane bythelepiresit e Kryekriminelit me te madh te kombit shqipetar,non grates,Sali Berisha. Frrokut i vij anes te gjithe se ai eshte intektuali dhe analisti me i madh,i verteti dhe qe i bje drejte e ne koke çdo tradhetari e krimineli.Analizat e tij jane te gjitha te argumentuara,te drejta dhe shume te pranueshme qe perputhen me realitetin. Sikur te ishin kaq te paster moralisht e shpirterisht si Frrok Cupi,shqiperia dhe shoqeria shqipetare do te ishin shume perpara. Eshte i vetemi Frrokut qe i lexojm me besim intervistat e tija.. Respekt per Frrokun e madh.
Ne SHIK e paska futur Visho Ajazi, po e dini ku eshte tani ky Visho me bekimin e Rames,ashtu si Ritvan Bode,Majlinda Bregu,etj. Kush eshte fajtor?
Selo ai nuk eshte me bekimin e Rames po me urdher te atyre qe vendosen Sali Kryekrimin e tani s'kane kellqe ta çojne deri ne fund ndeshkimin ndaj tij se kane firmosur per te deri ne vdekje.E njejta gje ndodhi edhe me personin ne fjale ,nga nje nga bashkepunetoret e ngushte te Gazidedes nje dite me diell kur duhej te shkonte perpara trupes gjykuese u katapultua ne zemer te pergjimeve duke e detyruar kryeministrin qe edhe ta dekoronte."Qytetari digjital" siç e kodon Saliu ka zera qe pas etiketimit "non grata" ka hequr dore ne dhenien e informacioneve prijsit te tij!E keni vene re qe Saliu nuk i referohet me "Qytetarit digjital" ?Aresyeja eshte se atij i eshte ndaluar rrjedhja dhe komunikimi i informacioneve me "personin non grata"!Me pak fjale "Gestapo" i Berishes ka hyre ne çdo qelize te jetes se vendit e per rrjedhoje SHIK-asit e kohes se Gazidedes i gjene kudo ne Universitete,ne mjeksi,ne Industri,ne jeten e perditeshme te vendit .Ata ngrene krye nen urdherat e kryekrimit Berishe qe kerkush nuk guxon ta preke deri ne largimin nga kjo bote ne menyre natyrale ose nese e tepron duke i dhene "lengun" qe perdori gjenerali serb ne Hage Sllobodan Prajlak.
Nuk e njohim Frrokun se çfar ka qene dhe per kete eshte normale si per çdo njeri se nuk kemi mundesi te njohim tere shqiperine ne kuptimin profesional dhe te punes se çdo njerit ne veçanti ,por nga pozitat e thjeshte te nje lexuesi shikoj dhe kuptoj se ky shkrim ka shume te vertetea dhe shume gjera konkrete per tu marre ne konsiderate,dhe po ti marrim ne konsiderate pa tjeter qe do te na sherbejne ne te mire te popullit dhe direkte ne shkollen tone. Te gjithe llapaqeneve te mesiperim me qetesi dhe urtesi ju them te fillojne nje shkolle se nuk griset jeta duke vjellle çdo dite supen e spitalit. Ne fund mund ti them shkrusit te artikullit se je vertete nje pene e forte per ata qe duane te lexojne dhe dhe duane edhe kombin.
"Amerika dhe Anglia dine çdo gje per Berishen", thote Klosi. Klosi nuk din, sepse eshte nje ufo qe ka zbrite dje ne kete "planet"... Tamam Ufo, jo vetem me menyren se si flet, por edhe imazhi nuk e "tradheton"...
Zoti Frrok kam rrespekt per shkrimet por te lutem shume shkruaj me shkurt dhe me sakte qe njerezit te kuptojne me mire ok se ne shkrimet tua ben shume sofizma letrare dhe nuk kuotohen nga te gjithe fl.
frrok cupi duhet lexuar disa here, por kjo nuk mjafton...duhet ta kesh edhe koken plot....perndryshe nga frroku kupton pak ose asgje....
O Shijak o shijak nuk je aq i holle se je provincial ok mos paragjyko shkrimet e te tjereve se une jam shume i sigurt se ti nuk kupton asnje fraze tek shkrimi i Frrokut ok t mer vesh mire per no nji dele a dhi
Mos lexo kurre nje spiun te sigurimit. Me keq, nje spiun te sigurimit te bere spiun nga deshira jo nga halli
Krokodili ju qas sterës klithi vain e loti çurkoi , syrezë ujit i shkëlqyen binjakun që fërkohej në kum pellgut . Në të dyja anët e shratit të përoit shiheshin vetëm mbetje lecklëkurarreçka taka e shoje të pa honepsura . Kopsa i shkau guxhumanës krokodilit e gogësti të fundit gëlltimë pre në pritje të një Marku a një Markone shëtitës natyrëndës e dashnorë pikniku . Lëshoi klithmën e u zhyt në kum pellgut pranë binjakut e mbi ujë mbinë të katërt sy si gonxhe lotusi.._..pellgut si kurorë . pd : lotus /e.bot - zambak uji që figet në muzg e çel në ag , s'feg qielli s'çel..i..n
gjithe bubureca e Saliut i kundervihen Frrokut se keshtu ua do puna Shpresojne qe nje dite dordoleci i vucidolit te vije ne pushtet Harrojne keta buburreca se Salih Non Grata ka qene sekretar partije i fakultetit te mjeksise dhe si i tille automatikisht dhe spiun i sigurimit shqiptar Puna e pare qe beri kur erdhi ne pushtet qe qe pastroi te gjitha dosjet e sigurimit ku ishte emri i tij Me keto spiunlliqe arriti te emerohej ne Tirane kur mbaroi fakultetin dhe me keto spiunlliqe u be dhe sekretar partije Jo se ka tru se SalihBerisha eshte nje koketrashe dhe i mbushur me vese te keqija Genjeshtren e ka emer te dyte ,te vret mbas shpine si te gjithe maloket dhe pastaj te qan
Frok ju ka ndersyer Rama se po i vjen fundi. Dhe ti ben detyren por eshte veprim i ulet. Gjykata te nxorri vendimin qe ke qene spiun. Tani me mire rri urte ne shtepi. Lere Meron se ai e dredh shpejte, jo se ti je me pake.
Të miratohet ligji anti ish sigurimsa o shoku ndryshe nuk heqin dorë keta as nga ekstremizmi nacionalit Rus , Serb , Grek , apo Turq .
O jugu qe je nga veriu po fitoi Sala do te jap kete temin dhurate se kam 24 cm, por po fitoi Rama dua gjitha grate e fisit tend.E pranon bastin?
Haha o krimbat e bythes ju dhemb kur shkruan Frrok Cupi eeee
Ushtria e spiuneve te gjeneral Gazidededes di si ta etiketoje "spiun" cdo biograf te tyre. Prandaj i jane perveshur Frrok Cupit. Me logjiken e tyre, edhe Tim Weiner, edhe Keith Jeffery, edhe Ben Macintyre e dhjetera te tjere qe iu kane nxjerre rrenjet sherbimeve sekrete, jane spiune.
Te lumte pena dhe mendja Frrok Çupi, jete te ndritur.
Te flasesh kunder menyres se si i sjell Frroku argumentat, kur tregon me fakte te verteten , eshte njelloj si te rivrasesh te verteten…! Respekt per autorine shkrimit , te cilin personalisht nuk e njoh.