Përse duhej mbajtur “fshehur” Doktori i Fiks-it?!

18 Tetor 2022, 09:13Blog TEMA

Përse duhej mbajtur “fshehur” Doktori i Fiks-it?!

Nga Edmond Arizaj

Një “bravo” të madhe asaj vajzës që intervistoi Gent Pjetrin, Doktorin e Fiks-it. Shpërthimet ndaj saj, si shfrytëzuese e momentit, janë minimalisht dashakeqëse.

Intervista, përveçse Genti është dhe mbetet personazh me interes për publikun për të mirat apo këqiat e tij (si çdokush), nxori në dritë të Diellit një të vërtetë të madhe, që e njohin vetëm ata që kanë punuar apo punojnë në TV: Aty nuk ka drita që shkëlqejnë, ka vetëm lloje të ndryshme ndryshku.

Gent Pjetri, doli nga harresa ku e kishin hedhur, dhe tha të vërtetën e tij. U braktis. Nga të gjithë. Kush thotë ndryshe, gënjen veten dhe të tjerët. Si është jeta jote, pyet gazetarja. Për të qesh, përgjigjet ish-Doktori. Ky është realiteti, dhe ai nuk e fshehu.

As nuk u përpoq ta vishte me lule. Jo vetëm, por dha shembullin që nuk duhet ndjekur. Madje megjithë gurët e rëndë që mbante prej vitesh mbi supe e në shpirt, ai tregoi fisnikëri, nuk akuzoi askënd tjetër përveç Gentit. Dhe ai, me alkoolin, nuk ia bëri thjesht vetes, siç mëton ndokush, e ndokush tjetër e thotë si justifikim. Varësitë janë sëmundje.

Është njësoj si të braktisësh dhe të hedhësh në harresë një të sëmurë me kancer. Por ai bëri mirë që u shfaq, thjesht për të vërtetën e madhe që ua hodhi turinjve moralistëve: Në TV (shoqëri) duhet të jesh a të sillesh si ujk, që të mos përfundosh si qingj!

10 Komente

  1. A
    Arben

    Po ku ka medja ne shqiperi ato jan zeri i popullit dhe rilindja demokratike kush ju hell kocken i pari ato lefin koto jan medjat dhe gazetaret e shqipove tash 30 vjet plurarizem kurvellik Politik vazhdimi i vijes se paris por me kopila miljoner dhe ne nato bashe me haleatet veriatlantik.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Hienat e Top Chanefit e shqyen dhe e hodhen ne rruge Gent Pjetrin dhe tani dalin e bejne moralistin....... Kritikojne gazetaren qe e intervistoi se gjoja po tallet me fatin e tij..............

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ard

        Nuk ndoqi shembullin e Saimirit qe me injorancen dhe paturpesine e tij ka dijtur te caj perpara ,keta tipa ju duhen televizioneve. Turp , Genti eshte shembulli me i mire per ate qe ndodh ne media.

        Përgjigjjuni
        1. a
          aliu

          Ti Edmond Harizaj, je nje idiot, bashke me ata qe mendojne si ty, Se duhet shfrytezuar dikush, sad personazh i njohur, edhe kur eshte ne spital me masken e oksigjenit, ashtu si beri Gazeta Shekulli, Duke hyre fshehtazi e duke genjyer infermjeret, vetem per te marrre nje foto vjedhurazi te Presidentit Alia ne reanimacion TURP PER JU TE GJITHE

          Përgjigjjuni
          1. t
            tw fala

            Gent Pjetri, per mua ngelet personi/artisti me i talentuar. Humori i tij brilant.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dibrat ❤❤⚽️⚽️⚽️⚽️

              Pershendetje ," Doktori" i Fiks Fare. Urojme te te shohim sa me shpejt ne Top Channel . Mbetesh empatiku,njerezori

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keti

                Pijenec degradato

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sheqeri

                  Gent Pjetri ia boni vetes. Nuk i ka faj askush. Kurse ata me kancer nuk ia kane bo vetes dhe nuk eshte njelloj per krahasim.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    meri

                    Ne shoqerine e uqerve nuk mund te keshgur mbi supe po ke vetem ne shpirt. Une dhe miqt e mi ketu nga USA ku jetojm e shifnim Fiks Fare nga prezenca e Doktorit si quhej. Menyra se si ai godiste te keqen me hmorin dhe mimiken na bente ta ndiqnim. Tani te jem shume e sinqet nuk e shofim me. bstarduar. Ne sherbim te oligarkeve qe kane mberthyer median. Respekte per doctorin. Po dole ndonjehere ketej nga USA do te dergoj nr. dhe je i mirepritur nga gjithe ndjeksit Tuaj qe nuk jemi pak. RESPEKT MAXIMAL.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      romeo

                      Pija eshte varsi nje lloj si droga por qe me pak kurajo dhe force perballohet sepse ka kura shum efikase gje qe Gnti nuk mundi ta bej prandaj ka aritur ne kete gjendje. Pietaret ne pergjithesi nuk jane njerez te keqi por pija te degjeneron nga ana morale prandaj nuk eshte e lete te meresh me ta prandaj thone "te deurit i hap rruge dhe budallai". Megjithate keta ne pergjithesi jane te keqinjte e vetes keshtu qe nuk mund te fajsosh institucjonin ku punon sepse ti vjen tap ne pune.....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje