
Që të kuptoni rëndësinë e Sahatit të Tiranës duhet të ktheheni 200 vjet mbrapa. Atëherë kur Tirana ishte një grumbull shtëpish të ulëta, të ndërtuara në rrëzë të pesëmbëdhjetëkatëshit, në të dy anët e Rrugës së Barrikadave, te sheshi i Ushtarit të Panjohur si dhe përreth Bashkisë së sotme dhe xhamisë së Et’hem Beut.
Kush do të imagjinojë Tiranën e atyre viteve duhet të dijë se në atë kohë nuk kishte asnjë ndërtim në krahun jugor të Lanës, aty ku sot është Piramida, Kryeministria, Parlamenti, Presidenca, Universiteti, Stadiumi, Komuna e Parisit dhe Blloku.
Blloku, ku sot një metër katror në kat të parë, shitet 10 mijë euro, ishte një fushë që nuk e donte askush. Nëse dikush syrgjynosej, pra dënohej, i thoshin shko atje. Pra shko sikterisu në Bllok. Kushedi sa burra do donin të ndëshkoheshin sot në këtë formë, përfshi dhe mua.
Vetë Lana ishte një përrua ku gratë e Tiranës lanin rrobat e burrave dhe fëmijëve dhe prandaj mori emrin Lanë. Nuk ka lumë në Evropë që ka një emër të tillë, të krijuar nga nevoja e njerëzve për tu pastruar. Lana, emri i të cilit mua më pëlqen, ishtë një përrua i ndotur që u ndot edhe më shumë gjatë shekullit të kaluar, kur me shtimin e banorëve, nga lavatrice, u kthye në një tualet.
E vetmja urë që kalonte mbi Lanë për të lidhur qytetin me pjesën jashtë Unazës së sotme, pra me Ali Demin apo Rrugën e Elbasanit ishte Ura e Tabakëve, një urë e ngushtë mbi të cilin kalonin kryesisht lëkurët dhe leshtë e bagëtive që disa familje të Tiranës i kthenin në opinga, këpucë,corape dhe veshje për dimër dhe prandaj quheshin tabakë, ose lekurëpunues.
Komuna e Parisit,një emër pa lidhje që nuk e di pse ja kanë vënë zonës më të populluar të Tiranës po ashtu nuk egzistonte. Komuna ishte poaq larg qendrës së Sahatit sa cështë sot Durrësi me Kavajën.Meqë në atë kohë nuk kishte makina, duhej më shumë se një orë për të shkuar nga Sahati deri te Kopshti Zoologjik, nëse gjithmonë kishte ndonjë arsye për të vajtur deri atje.
Në vitet 1800 kur ndërtohej Sahati,njerëzit dhe kafshët jetonin në harmoni dhe askujt nuk mund ti shkonte mendja se do vinte një ditë që ne, banorët e Tiranës do duhej të paguanim taksa për të ushqyer dhelpra, ujqër dhe skifterë që në ato kohë bridhnin lirsht në fushën e mrekullueshme të qytetit tonë.
Gjithë zona e shkollës Sami Frashëri, ajo e Trenit, pa folur pastaj për Kinostudion apo Freskun rrëzë Dajtit nuk egzistonin. Katundet përreth Tiranës ishin kodra te pabanuara,me përjashtim ndoshta të Petrelës e cila ka egzistuar para qytetit. Tiranasit e viteve 1800 nuk i preferonin periferitë për tu clodhur apo për të ngrenë një drekë sic bejmë ne sot.
Po ashtu gjithë zona perëndimore e Tiranës, Rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit bashkë me 21 dhjetorin, Astirin dhe Laprakën nuk ishin vecse një fushë e mbushur me ferra nga ku herë pas here vinin Toptanasit që donin tua merrnin Tiranën Bargjinëve,apo Bushatllinjtë e Shkodrës të cilët gjithmonë mbronin Bargjjnët kundër Toptanasve.
Nëse nuk do ishte për Bushatllinjtë,Tirana do ishte pushtuar nga Kruja shumë më herët dhe ndoshta do ishte një qytet edhe më i prapambetur se c’e njohim. Tani krutanët janë zbutur dhe kur vinë në Tiranë vishen me rrobat më të mira, por në atë kohë, ata ishin si njerëz të egër dhe konsideroheshin banditë që vinin për të vjedhur dhe plaçkitur.
Historia e përleshjeve të këtyre dy fiseve,pra Bargjinëve dhe Toptanasve për Tiranën është shumë e gjatë,ka shumë pusi,shumë vrasje,shumë gjak dhe poaq krushqi dhe nëse kjo përleshje nuk do kishte ndodhur qyteti i Tiranës mund të ishte ndërtuar më shpejt dhe ndoshta do ishte bërë kryeqytet edhe më shpejt.
Në mes të këtyre betejave të Krujës me Tiranën,në fund të viteve 1700 dhe fillimit te viteve 1800 u ndërtua Sahati i Tiranës.Nuk e di nëse kjo bina dukej në atë kohë nga lartësitë e Krujës por jam i bindur që ai që e ndërtoi e ka patur këtë qëllim. Donte me siguri ti ngjallte zili dhe ti kompleksonte fshatarët e ashpër të Krujës.
Natyrisht, përveç bukurisë dhe krenarisë që u jepte banorëve, ky Sahat përdorej si një orë dore. Meqë në atë kohë askush nuk kishte orë, njerëzit dilnin në oborret e shtëpive apo në dritare që të shikonin Sahatin.
Në fillim ai nuk kishte fushë dhe akrepa, por një këmbanë të madhe prej bronzi e cila binte cdo një orë. Në orën 1 binte një herë dhe në orën 12 binte dymbëdhjetë herë. Sahati ishte një koncert i përditshëm. Njerëzit lindnin dhe vdisnin me zilen e tij në vesh.
Nga avllitë e ulëta dhe ballkonet me lule, Sahati shkëlqente. Asnjë re,asnjë oxhak dhe asnjë ndërtim tjetër nuk i bënte hije dhe nuk lejohej ta pengonte rrezen e madhështisë së tij.Sahati mbeti ndërtesa më e lartë në Tiranë për 150 vjet,të paktën deri në vitet 70 të shekullit të shkuar.
Sahati ishte qendra, maja, pushteti, fuqia dhe bukuria e Tiranës.Ai ishte vetë arti, në një qytet pa muze, pa kinema, pa galeri, pa dyqane, pa kozmetikë, pa stadiume, pa restorante dhe pa argëtim. Në krahasim me shtëpitë njëkatëshe të Tiranës, Sahati ishte si Guliveri në qytetin e Liliputëve. Mund ta imagjinoj sot cfarë mrekullie konstruktive ishte për atë kohë kjo kullë e bardhë me një majucë, që nga larg duket si një akullore.
Njeriu që e ndërtoi ishte Et’hem Molla Beu. Ishte një poet. Ky burrë, që ndoshta është aventurieri më i madh i historisë së Tiranës, nga lindja e qytetit deri më sot, shkruante poezi. Bejtet e tij në atë kohë quheshin divane dhe meqë historia e Shqipërisë dhe pa dyshim edhe ajo e Tiranës, është udhëhequr nga smira dhe zilia, dikush u kujdes që ti zhdukte vargjet e tij.
Et’hem Molla Beu, mund të konsiderohet një dandy,për kohën. Një gentelman oriental. Një spicer siç thonë kosovarët. I pasur, i ditur, i bukur dhe i gojës. Thonë që ka qenë edhe konsull i Turqisë në Venecia dhe për këtë shkak mund të jetë burri i parë në Tiranë që veshi pantallona, këmishë, papijon dhe jelek me një qostek të artë, prishja e të cilit mund ta ketë nxitur të ndërtojë një Sahat si ky që kemi sot.
Megjithëse ishte një poet,Kulla e Sahatit është kryevepra e tij. Sot që flasim ajo ka mbushur 200 vjet sepse ndërtimi që vazhdoi gati 30 vite përfundoi në vitin 1822.
Et’hem Beu me origjinë nga Mulleti,nuk e kishte mbiemrin Molla. Ky llagap në atë kohë u ngjitej njerëzve të ditur,klerikëve,atyre që dinin të lexonin Kuranin dhe të shkruanin. Emërtimi Molla që vjen nga fjala Mullah në persisht, iu ngjit në dy breza familjes së tij të pasur, derisa më vonë e hoqën qafe si një rreckë arabe dhe morën mbiemrin Tirana, siç u takonte.
Imagjinoni për një çast sikur, për nder të krijuesit të saj, Kulla e Sahatit të quhej Molla Tower, ose, për tu’a bërë më të lehtë turistëve të sotshëm të quhej Tirana Apple Tower. Ose TAT që është shumë afër fjalës tiranase tate, sic thirreshin në kohët e vjetra burrat e vjetër, përfshi edhe Et’hem Beun.
Kjo sigurisht është një fantazi e ekzagjeruar, por e vërteta është se 200 vjet më vonë, Sahati nuk shërben më si një orë sepse ne të gjithë kemi nga një orë në dorë ose në celular dhe nuk kemi nevojë të ngremë kokën për të parë akrepat e tij të ngathët.
Më shumë se si orë, tani Sahati duket si një laps i rrasur pa kujdes në mes të një ipad betoni që është kulla nga pas, të një Kurani të vjetër që është Xhamia nga Lindja, të një teksti historije që është godina e Bashkisë dhe të një libri edukate morale që është Pallati i Kulturës.
Natyrisht Mali i Dajtit,që ky laps gjigand e ka vizatuar për 200 vjet rresht, është zhdukur si dekori i tij natyral. Dajti dhe Sahati sot nuk takohen më, përvecse në kartolinat e vjetra të Tiranës. Sigurisht jo për fajin e tij, Sahati nuk është më në vendin që i takon. Unë e di sesa delikate dhe sa shumë zhurmë e debat krijojnë zhvendosjet e monumenteve në të gjithë botën, por ka raste kur zhvendosjet janë të domosdoshme për ti shpëtuar monumentet. Ky mund të ishte rasti i Sahatit të Tiranës. Qyteti i Tiranës është ndërtuar rreth këtij objekti. Sahati është sërish në qendër por nuk është më Qendra e qytetit.
Imagjinoni për një cast sikur ai të zhvendosej 50 metra nga aty ku është për tu vendosur në mes të sheshit Skënderbej. Duke u ngritur mbi një piedestal të lartë,koka e tij do zgjatej mbi Pallatin e Kulturës dhe do ta shihte prapë malin e Dajtit që aq shumë i mungon. Duke u vendosur në qendër të sheshit, Sahati do ishte në aksin e bulevardit kryesor të Tiranës dhe kështu do shikonte sërish Krujën në Veri dhe Kodrat e Liqenit në Jug. Në këtë pozicion,pra në mes të sheshit, Sahati dhe silueta e tij do dallohej sërish nga rruga e Durrësit dhe nga ajo e Kavajës të cilat janë ndërtuar duke u orientuar nga aksi i tij.
Vetë sheshi do merrte një kuptim të ri dhe si një njeri që ka lindur,ka jetuar dhe ka punuar shpesh në një rreze jo më të madhe se 200 metra nga Sahati,imagjinoj sesi shumë djem dhe vajza, të rinj apo të moshuar do uleshin në shkallët e mëdha të cilat do formonin piedestalin e merituar mbi të cilin do ngrihej Sahati i Tiranës.
Sheshi horizontal do fitonte një qendër vertikale rreth të cilës do rrotullohej gjithë qyteti jonë. Sahati do merrte nje rol të ri duke zbukuruar sheshin, qytetin dhe shikimin tonë. Ne do na kthehej një monument të cilin koha e ka fshehur, pa dashje. Edhe vetë Ethem Bej Molla do kënaqej sepse dihet që poetët kanë një zakon : ata luten që lapsat e tyre të punës të përdoren edhe pas vdekjes së tyre.
Pordhe me rigon, ti je jabanxhi mor delenxhi qe te ka hyp pordha modhe, je kokra hajdutit dhe i degjeneru, baba jot ka qene zotni burre se ti je cop muti, plere e ndyre.
I'a çorre prapë o Hije si krutanet fakhjen . Villja ç'faqen lektorit . Do pësoreç ..i..Qiri sahata n'menxënatë me pa i hon'e i il qellzës pa re e hijen n'dill , e , e Hie ? Muartë dhenë . Sa'ati ndrikull e rangullën mekane m'e bâ t're n'shesh e qiparisat ne Prokopica . Gxou o xonco goixë gxo e la çikë faqet jo lot . Nae shaminë_~ loçk'e fshytu sirë s't'kan boæë .
Stacionin e trenit e zhvendosi rilindja dhe te riun e beri persembari. Teatri pse te rinte. Ore pse te zhvendosim vetem sahatin. Po sikur te zhvendosim edhe skenderbeun. Pastaj mendoj duhen zhvendosur dhe ministrite. Kam une 1 propozim sikur te zhvendosim erionken dhe edin ne PS????????
Jo more jo,Erionin dhe Edin nuk e zhvendos dot sikur te besh dhembin sa nje pirua. Ata kane baze beton arme.
Ndoshta i ka dhën urrdher, Erdogani Keti hajduti tone që ta largoje Satin për mos ti bër hije Xhamise.
Xono, Shikoje ene i here kët punë, se bo vaki vallahi, nuk e ka keq ky çuni i Blushit. Masanej, ti ma mire nigjo, se me folë honestlisht, ti i ke a s'i ke dy klasë shkolle. Ti je burrë i mençem fort, por shkolle nuk ke. Et',hem Beu vete ishte me shkolle dhe kulture. Kupto ti sa gjobe bukur do ishte si lapsi i Et'hemit ke mesi i sheshit. Ene mos thuj qi kjo pune nuk do as men as kalem, se per kalemin po flasim. Pranej, leje ket pune se nuk o tu na pyt kush, as mu as ty. Hajde, ngreje me fund at teken, se do ta mushim prapë. Ene mos ha ka kto domotet e mia. Fol, se i them Lymit unë me na bo i sallate tjeter ene nja kater qofte. Hajt t'na rroje Partia.
Duhet te zhvendoset qe te shohe oren Skenderbeu e te thote: " Ju kam dhjere per ju luftova une ,deri me kete ore !?"
Thone qe njerezit me te trashe ne Shqiperi jane Tironcit si ouna e ketij Xonit. Enveri e mbushi me jugore qe te sillnin pak perparim per Toroncit me citjane. Fuck you all.
Pendohu Blush pendohuu. Kthe cdo qindarke qe ke grabit bashke me gruan tende. Se fiks si cifti Meta Kryemadhi beni. Leri pallavrat. Te kane neveri shqiptaret se te njohin.
Asgje nuk eshte e vertete kjo qe thote ky arumuni-vlleh Ben Blushi. Sidomos per kete lufte civile midis Tiranes dhe Krujes.Ketij ti vije turp.
Tiranen e ndërtoi dashuria e banoreve dhe e shkaterroi urrejtja e mizoreve.
Hiqeni sahati dhe aty ndertoni një monument me mbishkrimin “tokë e zanun”. Ndrroi edhe emrin qytetit dhe qujeni shpellistan.
Artikull shume i bukur. Ide brilante vendosja e sahatit ne mes te sheshit Skenderbej se asaj hapesire gjigande vertet i mungon nje veper arti e madhe rreth se ciles do mblidheshin njerzit gjate dites.
Sahati eshte ne vendin e vet. Nese dikush duhet levizur ky eshte Erion Veliaj qe po e shemton Tiranen me shemtira shumekateshe. Ne mes te Sheshit "Skenderbej" duhet nje shatrivan i madh, qe te freskoje ambientin. Permendorja e Skenderbeut, qe u vendos aty gabimisht me fytyre kunder Krujes - per te zevendesuar shtatoren e Stalin Diktatorit, duhet te zhvendoset ne mes te 15 kateshit dhe Muzeut Histirik Kombetar, me kurrizz nga Kruja te cilen e mbrojti per 25 vjet me radhe nga hordhite osmane te Sulltaneve apo Ballaban Pashes qe vinin nga jugu kunder kalase se Krujes.
Si çvendoset sahati pa u prishur? Çfarë është ai, kuti shkrepse.....? Ti thuaj më mirë të bëhet një kullë tjetër sahati me ato materiale, po më e lartë më bazament.
Artikull i shkruar me shume kulture e dije dhe qe argumenton sakte.pse duhet bere cvendosja e Sahatit ne qender te Sheshit Skenderbej. Por duhet te flasin edhe hisorianet e arkitektet nese kjo cvendosje e Sahatit shkon ne harmoni me monumentin madheshtor te Skenderbeut duke bashkejetuar pa ndryshuar emrin e Sheshit "Skenderbej".
Artikull I shkruar mbi historinë e mësuar që kur ishte fëmijë por që nuk ka kuptuar akoma se cfarë vlere ka historia. Sahati atje ku ndodhet është vetë historia. Brezat që do vijnë do thonë sahatin e bëri ai beu I parë më 1800ën po këtu në mes të sheshit na e solli Blushi i dytë. Një copë koqe kandari.
E para : momumenti i Skenderbeut nuk eshte madheshtor. Rreth tij jane ngritur gjith ato kulla qe e kane zvogluar madheshtine e tij. E dyta : Shihet qarte qe ti po mundohesh ta zbutesh idene e zhvendosjes se sahatit. Ky nuk eshte opinioni yt por eshte qellimi jot. Si mund te jete ne harmoni me monumentin e Skenderbeut nje kulle me sahat ?!! Nuk i shikon permasat dhe format qe skane asgje te perbashket ?
Artikull i shkruar me shume kulture e dije dhe qe argumenton sakte.pse duhet bere cvendosja e Sahatit ne qender te Sheshit Skenderbej. Por duhet te flasin edhe hisorianet e arkitektet nese kjo cvendosje e Sahatit shkon ne harmoni me monumentin madheshtor te Skenderbeut duke bashkejetuar pa ndryshuar emrin e Sheshit "Skenderbej".
Artikull i shkruar me shume kulture e dije dhe qe argumenton sakte.pse duhet bere cvendosja e Sahatit ne qender te Sheshit Skenderbej. Por duhet te flasin edhe hisorianet e arkitektet nese kjo cvendosje e Sahatit shkon ne harmoni me monumentin madheshtor te Skenderbeut duke bashkejetuar pa ndryshuar emrin e Sheshit "Skenderbej".
Te them te drejten me pelqen idea qe te vendoset dicka ne mes te sheshit Skenderbej e plot me drite se ai shesh eshte shume i erret. Nuk e di a do ti shkonte sahati ne mes apo jo, por do te ishte mire te diskutohej kjo gje....
Si nuk u ngopet nje here duke shkerdhyer sheshin Skenderbej ? Fare e keqe.
Blushi si njeri eshte intrigant dhe interesaxhi,por duke qene afer me nje famije te kulturuar,si Shuteriqi,nuk ma merrte mendja te kish nje shije,kaq super banale dhe vulgare,qe te ngulte kunjen e sahatit,ne mes te sheshit Skenderbej. Do ta kete nga mosha valle apo nga ndonje semundje,kete lajthitje totale.,
Po Skënderbeu ç'mindim do tê kish po t'i zinte sahati pamjen nga veriu? Sikur t'i merrej edhe atij mendimi...
Maskarenjte e filluan dale ngaale ,teatri, nje kulle,nje kulle tjeter dhe e fundit zhvendosja e sahatit.Pasi e bene te padukshem, "kerkojne" ta bejne te "dukshem".
Ket shkrim per Tironen mund ta bej vetem nje jabanxhi,keta erdhen mbas fitores komuniste,te vetmit qe u pershtaten me Tironen ishin Dibrant e camet. Te paret erdhen nga reprsioni sllav,te dytet nga lrimet e Grekeve ku ne Tirone gjeten mikpritje e shpetim. Jabanxhit qe solli Enveri e Salihi sollen krimin vjedhjen e kurverine. Shkurt Tirona mori fund. Sot eshte cu llacifaci Blushi e komenton Tironen e kullen e sahatit,per ket kull do mahet men Gim Gjuzi qe e shiti e Ben Blushi qe tha ta ndertojm ne ven tjeter.
Rrespekt Labi. Koment i goditur.
Gjinezanë Ibnë Ibal Wuahadullabi gjinezënë . U ç'faqe ti habi ! T'u ka trath glutha e ka bo lenja shtlype gamalë abisinie . Adnandë bëne marrasmë. për dituri pd : testiculum ad aetrernæm , Adn-në ku t'ka mbi . Que cos ~ ..i..
Ta preu bilushin vjollca dhe tani meresh me sahatin, qe te hyft aty ku ke qejf ta mbash
Blushi ,ky maskara qe se tha nje fjale per teatrin ,tani jep doren e fundit hapsires se kullave. Ky ndyresire qe i gozhduar per vjedhje prone ne Korce (nga e bija 18 vjec pa nje dite pune) gjen si argument faljen publike qe i kerkon te bijes se fajin nuk e kish ai qe vidhte por Berisha qe e denonconte vjedhjen...ky nje dite do kerkoje te zhvendose dhe sheshin me gjithe Skenderbe per projektin e fundit te kullave...te ndershmit kerkojne stop betonit ...ky e gjen zgjidhjen te zhvendosja e historise.
Pse duhet patjetër te sheshi Skenderbe??? Pse duhet prekur sheshi duke cenuar 2 simbolika njëherësh? Kulla e Sahatit tani mund të shohë vetëm veten dhe s'mund ti bëjë konkurrencë maleve të betonit. Për ti dhënë një rëndësi dhe mos duket sikur është hedhur në një kuti të rrobave të vjetra mund të vendoset ose te sheshi nënë Tereza ose te bulevardi I ri për të ridhënë simbolikën e zhvilimit të qytetit.
Shume e drejte!
Kulla e Sahatit te Tiranes do ta ruante prestigjin e vet po te zhvendosej ne malin e Dajtit.
Dy gjëra më shkuan ndërmend. 1- Silueta vertikale e sahatit si silueta vertikale e Enverit në sheshin Skërderbej. 2- Sheshi dalëngadalë do merrte emrin: sheshi i sahatit... Skënderbeu do zbehej.
“Molla” si fjale vjen nga fjala “Mulla” e persishtes!!!! Po fjala “Dardhe” o Ben trapi nga vjen, prej fjales “Dardane”? Po fjala “Miele” nga vjen?
O Ben Blushi, sahatit, me idene e dikujt tjeter sepse nuk eshte ide e jotja, do qe t'i japesh "fatin" qe I dhe Lad Preles rrahmet paste, kur e hoqe nga puna dhe I zure vendin, dajos tend dmth. Por une mendoj se sahatin mund t'ia japesh edhe Zalos psh, apo c'e do Zalua thua...
Kot, sa per dijeni... Kur djali i keq Ben Blushi ishte ne krye te Pushtetit Lokal Fatos Nanos, qe binte kusheri me nenen e Benit, Mira Shuteriqi, njeriu i mire Vladimir Prela (Hoxha), qe ishte burri i Zana Shuteriqit, po e bija e Dhimiter Shuteriqit dhe po kusheri me Fatos Nanon, punonte ne Kryeministri me Fatos Nanon. Ishin ortake te Nepotizmit te Fatos Nanos dhe jo rivale...
Buda, Ky komenti yt duhet të ishte ne vend te artikullit dhe nuk do kishte nevojë per koment. Seriozisht respekte. Shyqyr, se na mbyten militantët pa tru nga te dy krahet. Njeriu me logjike dhe i pavarur nga politika sheh qarte, lexon qarte.
Ky e hoqi e i zuri vendin si Drejtor Kabineti, apo s'e dije kete. E o mire po pyete nje here, jo se eshte cun I keq jo.
Po mirë mo Beni ecën vetë që e ke tjerur hollë e hollë këtë shkrim "fantastiko shkencor a nuk do ishte më mirë që para se të jepnje " zgjidhjen gjeniale "të shtronje pyetjen : - Pse u ndërtuan dhe kush e dha lejen për rrethimin e sahatit me gradaçiela ? Kjo e para. E dyta, ta zëmë për një çast se ti me njohuritë e tua " inxhinierike "arin ta realizosh spostimin e sahatit në qendër të sheshit a e ke pyetur të paktën veten tënde si do të dukej sahati në mes të atij sheshi ? Desha të të pyes edhe diçka : Ti , që je njeri i bredhur nëpër botë a ke parë (të paktën në europë) diçka të ngjashme me propozimin tënd ? Unë mendoj se jo, ndaj jam dakort me një nga komentuesit që thoshte për tallavanë tënde PORDHË ME RIGON.
A ke parë ti në....~} nudo ai , lakur'un'gjinë , por kjo e parabëranë ?! Pyet habinë e merr frymë : a ke parë ti...Orionin X - vegal nxiatës lă natën pa fegë ?! T'ka ik llaca shtizës maxhordogrenx..i..sharrën e shpiku një femër por ka edhe mendje shterpë pjellore e pjellbelane si askush e belanas të mëkuar pa gji . Kallam sheqeri ka pas vetëm në ujdhesen e klumshtit .
A te shkretet ne s'po gjejme rehat me identitetin...s'mjafton qe sheshin e kane bere malore ashtu siç eshte ne te vertete dhe jeta e shqiptarit po duan t'i vene edhe nje kunje ne mes si gozhda e Nastradinit...e mo Beni mos e mpreh kaq shume lapsin se nuk di ç'shkruan pastaj...
Ndertoni nje pallat ne mes te sheshit Skenderbej edhe vijeni Sahatin siper pallatit. Pastaj kur te ulen keta çikllopet e verbuar nga lakmia tek taraca siper pallatit le tu futet maja e Sahatit tek ai vendi qe e di e vete.
Shume mire e ke thene. Nje apologji e vertete per te hequr qafe sahatin qe pengon pamjen e pentagonit nga mbrapa. Dhe duhet te jemi te lumtur per kete. Faleminderit Blush
Ju nuk e kuptoni qe rilindje dmth cdo gje e re nga e para!!! Skemi nevoje pet kalbesira si sahati. Kjo veper e ndyre e shemtuar e vjeter pa asnje domethenie!!! Ne duhet ta prishim sahatin se na kukton kohen e zogut dhe te turkut! Shqiperia e ballkabit tr hapur nuk ka nevoje oer keto ndyresira zogolliane qe bijte dhe bijat e partise i zhduken! Bravo kryeninistrit qe po u jep fytyren e ballkanit te hapur tiranes ashtu sic e meriton! Te zhdukim cdo shenje anadollake dhe zogolliane dhe cso gje qe na kujtin pushutimin fashist! Parpara kryeminister
Vertet, sic thote Haka Tekizoti, nje Kulle Sahati ne qender te Sheshit Skenderbe, do te bllokonte pamjen nga veriu te monumentit ikonik te Skenderbeut ne kale, dmth pamjen prej Stacionit te Trenit, te vjetrit, andej edhe ku po merr forme dhe jete edhe shtrirja me re e Tiranes moderne, sipas boshtit bulevardesk veri-juge, Universitet-Stacioni i Trenit. Do te mjaftonte kjo verejteje qe projekti Blushi i cvendosjes se Sahatit ne qender te sheshit Skenderbe, te pezullohej, qofte edhe perkohesisht. Por nuk eshte vetem ky problem. Nje nga argumenetet kryesore te Blushit ne favor te cvendosjes se Sahatit te Tiranes eshte qe perseri, si dikur, silueta e Sahatit te dukej ne sfond te Malit te Dajtit, ky monument natyror i Tiranes qe eshte dhe do te mbetet pergjithemone me i dashuri e me i rendesishmi per banoret tiranas, por edhe me mallendjellesit per ata qe kane emigruar tashme jashte vendit dhe u mungon kaq shume atedheu dhe vete qyteti i tyre. Por a do te krijoje vertet Mali i Dajtit sfondin ikonik per Sahatin pas cvendosjej se propozuar te Sahatit ne qender te Sheshit Skenderbe? Dyshoj shume qe do te ndodhe keshtu. Mjafton te kujtojme se projekti i nje kulle te re gjigante, Tirana Multifunctional Center, sapo u miratua gjate nje konkursi nderkombetar, te ndertohej prapa Pallatit te Kultures, tek ''Gropa e Sejdinit'', qe do te thote praktikisht, te bllokoje perfundimisht cdo pamje te Dajtit nga Sheshi Skenderbe. Pra, sapo Kulla te ndertohet sipas projektit, Dajti nuk do te mund te duket dhe as do te mund te jete sfondi i Kulles se Sahatit, pare nga qendra e ketij sheshi. Marr guximin qe, per te pasur Dajtin si sfond te Kulles se Sahatit te Tiranes, propozoj qe, me referendum, te bllokohet cdo projekt apo kulle pas Pallatit te Kultures aq e larte sa do te mund te bllokonte Dajtin, dmth te anullohet projekti i miratuar pas atij konkursit nderkombetar, te transmetuar live ne TV. Dhe nese Rama-Veliaj do ta sabotonin kete referendum, marr guximin e cmendur te sugjeroj qe, sapo shkenca dhe teknologjia e se ardhmes ta mundesoje, shqiptaret te cvendosin Malin e Dajtit tamam pas Kulles se Sahatit, kudo qe te jete ai, aty ku eshte tani apo ne mes te Sheshit Skenderbe, sic propozon Blushi.
Pse, nuk mjafton Skënderbeu si pikë referimi, ku mund të takohen dhe rrinë të rinjtë e të vjetrit, turistët e huaj dhe nga trojet? E vërteta është se monumenti i tij ka mbetur paksa në skaj të sheshit të madh. Por, nëse do të zhvendosej ky monument në pikën kulmore të sheshit, do të merrte kuptim të plotë edhe emri që ka. Kurse kulla e Sahatit mund të zhvendosej në skajin jugor (ose në qendër) të lulishtes që rri pas Skënderbeut, thuajse pa funksion. Mirë do të qe të mis jepeshin fare ato leje ndërtimi për kullat në qendër, po babëzia nuk ka as sy dhe as shpirt...
Futjani ne bythe Erion Veliaj! Jo se do i vinte keq, po ne menyre simbolike.
Cfare Derri-Davidi... Mendjen tek bytha....Nuk ka tru-mendje...ka bythe salehi !!!!
Blushi nuk e ka keq.....Le ta "levizim" Sahatin e ta vejme ne mes te sheshit dhe te "shikoje" Dajtin.... Kam degjuar qe se shpejti do nise te hapet gropa dhe te filloje ndertimi tek lulishtja mbrapa Pallatit te Kultures,ne mes tij dhe 9'te katesheve (?!) Pra,serisht Sahati do jete pa "sypamje" me Dajtin.....E rregullojme prap kete pune,i gjejme nje vend tjeter Sahatit.....Ajo c'ka ndodhur dhe po ndodh me ndertimet per rreth Sahatit dhe Xhamise eshte nje shkaterim me dashje i historise arkitekturore te Tiranes (megjithese shume e varfer).Jam gati te kontribuoj,per nje "muze" te vogel poshte Sahatit,ku te varen fotografite e te gjithe atyre qe kane firmosur dhe po "shijojne" ndertimet e kullave per rreth tij !! Le ti "shijojme" edhe ne,si "ajken" e dhunuesve dhe shkateruesve te Tirones ! Turpi i mbulofte ! Lymi Tutit
Lymo, je burrë zotni per zotin. Vërtet ata idiotet e Saliut Jane komplet rrumpalle, por edhe të mos kuptosh mafien e ndertimeve ne Tiranë, duhet të jesh kokrra e idiotit. Nuk ka kryetar bashkie ne bote qe nuk është në shenjester të mafies se ndertimit. Natyrisht ketu nuk flasim per nje kryetar bashkie ne Rrogozhone apo Cerrik, Ku edhe qentë duan të ikin nga aty. Por madje edhe ata ne Shqipëri Jane fund e krye të kapur nga mafia. Lere pastaj Kryetari i Bashkise se Tiranes. Edhe ne vendet perendimore kjoneshte e zakonshme. Jo ne qytetet e vogla, sepse ajo ndodh vetem ne Shqipëri, por kur korruptohet Kryetari i Bashkise se New York-ut, merre me mend Erion Fiku. Sapo u piqen fiqte, erdhi Maliqi dhe i mblodhi. Ej, se mos kujtoni se e shaj Veliajn se jam me Saliun. Saliu është 100 here me I keq nga Veliaj, por mos na e bëni PS-ne si parti engjejsh, se na hapet zorret. Kjo e chamise është levizja e fundit e mafies se ndertimit, sepse xhami me sahat u prish pune. Po të ishte PD be pushtet do behej ne menyrë arbitrate. Por Socialistet po mundohen të hedhin bombs tymi, ta bejne me "mirekuptim", qe ne të themi "uaaaa sa bukur. O juve ju befte Dita njemije dhe marrçim ne nga ditet tuaja." E thashë bukur? Po bukur e thashë, leri nazet.
Pa kritere, sic ndertojne shqiptaret, sahati duhet bere me rrota.
O Beka, kjo Vjollca e Topit ta kish per nder qe e drejtonte Blushi Topin? Po kjo i do zara punojsit e jo te drejtojne me dinjitet! Kjo kerkon ca maloke derra qe ta pallojne e ta shoqerojne neper cazino ku tall bythen me para…
iku dhe sahati ,shnet
Prish gjyma e bej kanace .
Mire sahatin e shperngulem dhe hapem vendin , po pallatin tek vendi bosh ke propozon ta ndertoje? Mendje djallezore. Sheshi Skenderbej duhet te kete nje shatervan me statuja gjignde erotike ose egzotike ,plus qindra shkalle te rrehatshme per tu ulur per tu shplodhur,biseduar,dashuruar ...dhe te kete minimumi 1 kopeshtar apo punetor mirembajtje qe te ndrite e llamburite nga pastertia. Eshte pakashume ndjesia qete jep Taivani por pa lokalin ,biznesin qe e shemton ...dhe i heq ndjesine e nje "qosheje te ngrohte". Nga sot e ne vazhdim bashkia duhet te kete nje rregull ....cdo godine qe prishet brenda unazes se vogel s duhet te zevendesohet me tjeter por te kthehet ne mjedis te gjelber publik.Vetem keshtu krojohet nje park i gjelber apo pyll gjigand ne qender . nje qyteti gjigand qe do pastronte ajerin por e terhiqte vizitore pafund
Trishtim kur lexon kaq te paverteta ne kete shumesi fjalesh te pavlera.
Kjo eshte Shqiperia dhe inteligjenca e saj. Sic ja qene, ashtu eshte dhe do te jete.
Foli prap mortja ???? nuk i rri ajo mendere rehat ??? ky djalloja ben sikur ka harroruar qe ne ate corbe ka qene dhe gatues vet....
Sikur ta vendosim sahatin ne Surrel ?
O Beno ta cojme ne shpine tate se mbase te bo pune familisht.
Sahati mund te vendoset aty ku ka qene shtatorja e Enverit, madje me nga perendimi, ne nje vije veri-jug me Shtatoren e Dede Gjo Lulit, apo edhe te Teatri i Kukllave. Por gjithesesi, te jete me rrota qe te kene sa me pak shpenzime zhvendosjet e ardhshme. Mund ta bejne edhe sahat shetites: nje jave ketu e dy jave atje. Madje banoret, duke kruar me lezet pak sumen do pyesin veten cdo mengjes "Ku do ta kene futur valle sahatin sot se s'po e gjej gjekundi?".
Kaq shumë kara në të njejtin vend nuk i gjen askund, përveçse poshtë shkrimeve të Gazetës Tema
bibilushi gazetar shqiptar por na shkruar fjal otomane .sahat ça kuptimi ka,etem bej.e sertyku dallkauk.un jam rritur ne emigrim dhe nuke kuptoj kte gjuhe anadollake.lere oren aty ku eshte ,por largoni ate shigheten e gjate qe eshte e ndertuar nga pushtuesi.
O idiot. Ora eshte njesi kohore. Si minuta, sekonda, dita, viti. Sahati eshte mjeti/instrumenti qe e mat ate. Si sahati i ujit apo i korrentit. Ja ketu e tregon sa mendjecunguar je, primitiv pa konceptet baze te jetes se perditshme. Vetem injorantet si puna jote nuk e kuptojne se fjalet turke nuk mund te shkeputen nga gjuha shqipe pasi jane rrenjosur aty. Mendoje kur te veshesh çorape apo te mbulohesh me çarçaf. Rob çyrýk
Mos i ngaterroni kot as Bushatllijte as Toptanasit me Tiranen.Tirana po te mos ishte shpallur kryeqytet do vazhdonte te ishte nje fshat i mesem me ose pa kulle sahati.Kulle sahati ka pasur kudo ne Shqiperi ne Kavaje Elbasan Preze etj.Ajo qe e bente Tiranen te papershtatshme per te qene qytet ishte mungesa e ujit .Njerezit duan uje dhe uji i Lanes nuk mban dot nje qytet cdo shtepi tiranase ka patur pus deri vone .Pasi u be keyeqytet shteti investoi per uje rruge e cdo gje
Ne te gjithe lumenjte ne Europe grate laying rroba o Ben bibilushi....
Shkrimin tuaj e cmoj si vazhdim te romanit "Te jetosh ne ishull".
Sahati shyqyr që ka derë me çels, se do kishin shurruar dynjaja. Puna e sahatit fo bëhet si puna e nën terezës, që e dagdisën në rinas dhe në përrenjas.
Une mendoj te gjithe shsshin Skenderbej ta mbushim me kulla qe na e zbukurojne qytetin cdo dite se nuk kemi ku te leme turistet sic thote lali Eri. Nderkohe sahatin e veme siper kulles me te larte asaj qe po behet sipas siluetes se Dajtit duke zene Dajtin. Keshtu sahati sheh edhe Dajtin, edhe Krujen, edhe shihet nga larg deri ne Beograd te shihet. Hajt me.mire te merremi me nje budalllallek si ky se me nusen e Zenit
Krutonve dhe tironsave ti hash ate qe nuk thuhet bo...t me gjithe k.... ti klysh komunisti hajdut...
Na qënke bëre dhe historian zotrote? Çfarë din ti për Tiranën, Krujën e Shqipërinë e vlerat e historisë? Sa merresh me këto pallavra idiote shko tek ndonjë psikiatër për të qetësuar trurin. Humbje kohe të lexosh alibitë tuaja. OMG
Si nje vajze krutane e martuar me nje djale jugor i lindur ne Tiranen e viteve 1960, qe pershkruani ju Ben Blushi, besoj se duhet te kuptoni dhe te terhiqni cdo fjale te thene per qytetaret e Krujes. Une kerkoj nga ana juaj te na kerkoni falje neve krutaneve.Nese krutanet jane popull i bute dhe pa fjale, qe shohin punen e tyre, dine te bejne para edhe nga guri, kjo eshte vlere, e perkthyer ne boten kapitaliste je biznesmen apo investitor. Nese jugoret populluan Tiranen e Re dhe e quanin per ofendim nese martoheshin me gocat tironse denbabaden, krutanet e tironsit e vjeter kane dhene e kane marre tek njeri tjetri, pa u cilesuar me etiketimet qe ju jugoret e ardhur ne Tirone i keni vene njerezve. Krutanet jane popull qe gjithmone kane patur para edhe ne kohe te monizmit edhe tani por asnje krutan biznesmen nuk hapet si vaji ne lakra me makina dhe te bej show. Ketu flas per qytetaret e Krujes, nese ti Ben e ke me fshtaret, di te them se pyll pa derra nuk ka, ashtu sikurse ka edhe Elbasani apo Korca juaj. Nese deshiron me shume elaborim per krutanet mund te takohemi dhe tju iluminoj, por ne si qytet kemi nje gabim shume te madh se nuk dime te bejme reklama per veten, si ndonje qytet tjeter.
Sakte Eliana, bravo. Po ky blushi ja fut kot, por me vjen keq se dhe nuk eshte i pa ditur si shume komentues ketu, perkundrazi jam me se i sigurte qe ky artikull eshte nje IRONI e holle direkt per Kryetarin e Bashkise Erion Veliaj dhe Kryeministrin. Lejimi i ndertimit te atyre godinave mbrapa sahatit, eshte nje TURP ose me mire KRIM, qe i eshte bere Sahatit dhe pamjes se qendres se Tiranes, te pakten ajo pjese duhej te ruhej ashtu sic ishte, edhe ndertesa e H Plazes mire do ishte te mos ishte bere, por me keto qe e mbyllen fare sahatin, turpi do ti mbuloje keta qe lejuan ndertimin e tyre. Ndertime te larta edhe rreth qendres, sigurisht qe duhet e do te kete, por jo aty. Ose une do ti propozoja Veliajt, te na ngreje nje kulle aty ke lulishtja mbrapa bythes se monumentit te Skenderbeut
Kesaj i thone qe hedh tamam Ben Blushi nje pordhe ne lume dhe dhjetra gomere komentojne.Sahati eshte atje ku eshte cmutin bejne keta legenat qe ndertojne rreth tij.Ne qoftese ka nje karakteristike Tirana si kryeqytet eshte pikerisht ky vend sahati dhe xhamia bashke.Duke i mbuluar me ndertime ato humbasin fare identitetin dhe jane kot pasi humbasin si atraksion.Gjeja me mire te prishen ato ndertime rreth tyre ajo po qe eshte zgjidhje por tani e ka marre ferra uraten keshtu qe ne sna pjerdh kush dhe meremi denglat e Ben libras.
O Ben tamom legen je, Po Ku I njeh ti krutanet qe paskan qene kaq hajdute dhe maloke. Po te fyesh per ty eshte shume normale por mesoje se krutanet dhe tironesit kane qene dhe kane miqesi te perhershme. Njeriu e tregon fytyren në cdo moment dhe nivelin personal