Ne, shqiptarët, çfarë njerëzish të mllefosur!!!

14 Tetor 2022, 10:10Blog TEMA

Ne, shqiptarët, çfarë njerëzish të mllefosur!!!

Nga Edmond Arizaj

Pak, ndoshta asnjë, nuk mendon përtej bythës së tij, inatit, apo interesit të ngushtë. Nuk bëhet fjalë për të bërë vezën e Abdyl Frashërit dhe Hasan Prishtinës, që shitën laçkë e plaçkë deri sa dhanë dhe jetën për vendin, por thjesht për të mos folur kur s’ke gjë për të thënë, kur nuk di ça flet, kur bën dëm nëse flet, apo kur urrejtja e mëria të kanë brerë aq shumë përbrenda sa ajo që thua jehon shëmtuar për shkak të boshllëkut që është krijuar në lukth. Kemi dy ngjarje brenda javës.

Njëra, fjalimi i Ramës në Asamblenë e KiE, që për mua me dashjen, apo pa dashjen e Ramës ishte mrekullisht si thirrja e 1878 në xhaminë Bajraklie.

Gjithsesi, vreri shqiptar ndaj Ramës pritej. Por si mund të justifikohet mllefi, ligësia, kënaqësia kanceroze pse Ismail Kadare nuk mori çmimin Nobel, sërish?!

Kaq dritëshkurtër jemi, sa nuk e kuptojmë se ai çmim, nuk i mbetet vetëm Kadaresë, por edhe Shqipërisë!

Kaq vetëshkatërrues jemi sa kërkojmë porsi gaforret që asnjë të mos mundë të dalë nga tenxherja, edhe pse ajo mund të jetë një rrugë për të gjithë të tjerët!

Minimumi, pasi të kalojmë si bagëtia në radhë në krahun “Jo anëtarë të BE”, në pikat doganore, nuk do na shohin vetëm si “nobelistë” të krimit dhe korrupsionit, por edhe si nobelistë të letërsisë.

A mendon kush se nuk do të kemi më një shans të tillë për një çmim të tillë dhe do të mbetemi po aq mediokër sa të vazhdojmë t’i bëjmë qejfin vetes se gjithë emrat potentë të historisë botërore kanë prejardhje hyjnore-shqiptare dhe çdo copë llaçi e gjetur fshatrave është punuar nga katragjyshët pellazgë?!

Kujt i thua?! Turma shqiptare është e gatshme të heqë shpretkën në emër të inatit, zilisë, mllefit dhe…idiotësisë.

10 Komente

  1. S
    Spak

    Ka nje spiegim te thjeshte! Eshte mentaliteti mesjetar i Saliut dhe Likes! Eshte provincializmi i tyre qe nuk e ele Shqiperine apo turmen e militanteve hajdute injorante qe u shkon pas! Dhe sic thote Grida kurva "kaq e thjeshte eshte"!

    Përgjigjjuni
    1. e
      elmaz bufi

      Çuditesh ti ...!! po per sa te tjere keni vjell vrer e shpifje ju populli i majte me enveristet e djeshem e te rilindurit sot e gazetaret ne radhen e pare per 32 vite....??

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fjalet i merr era

        Problem ështe se kushe, thote gjëra dhe sa vler kane ato. Edhe Enver Hoxha bënte si patrijote dhe mbante fjalime madheshtore. Por ai ishte një vrase barbare në vendin e vet dhe ishte një klysh i vendeve Lindore një her klysh i Titose një her klysh i Stalint një her klysh i Maçedunit e keshtu me rralle. Edhe Edi Rame, edhe Sali Berisha edhe ilir Meta sote bën si patrijote. Por ne të gjith e dime se kushe jane këta horra. Edi Rama ështe një hajdute, dhe një klysh i Erdoganit dhe Turqise dhe kaqe. Fjalet i merr era. Por bëmat e ketyre harrova Shqiprija po i paguane për dite dhe do paguje ndoshta për jet.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arti

          Problemi eshte se si foli apo nuk foli rama une edhe ti njelloj do jemi sepse atyre qe ai u foli as qe u rruhet per sto qe ai tha. Prej tyre je akoma 50 vjet mbrapa

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arti

            Problemi eshte se si foli apo nuk foli rama une edhe ti njelloj do jemi sepse atyre qe ai u foli as qe u rruhet per sto qe ai tha. Prej tyre je akoma 50 vjet mbrapa

            Përgjigjjuni
          2. L
            Loli

            Ashtu eshte si emri jot, po ty era te paska marr dhe trute, o Zot njerez me te çuditshem ska se keta shqiptare, si ky me siper! Te lutem a mund te me tregosh hajdutlleqet e Edi Rames, qe edhe une ta denoj, por jo ta urrej. Perse çdo gje e shohim me syrin e partise? Çdo njeri, qe ka tru, po jo te marr nga era, duhet ti punoj truri, duhet te shikoj, vertetohet, lexoj… çdo gje me trurin e syte e tij. Prandaj mos etiketoni kot me kot se eshte bere fjala hajdut apo i korruptuar sikur e ka marr era dhe nuk di ku te ndalet, une them qe me pare te ndalet te Saliu, Iliri dhe te Edi po sigurisht pasi ti vertetohen hajdutlleqet , siç ju jane vertetua e dy te pareve.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Al

              Mos u cudit or cjap i kuq. U lumte qe e moret prap pushteitin me ndihmen e patronazhisteve dhe ish sigurimsat. Nuk u hyri gjemb ne kembe nga te persekutuarit, qe kerkojne me kot eshtrat e prinderve. Keni te drejte te zhgaravisni cfar tu pjelle mendja. Tu rroje udheheqsi juaj legjendar Ramsi, udheheqsi i proletariatit boteror.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Instituti I St. MarksisteLeniniste

                Merobazetari Harizaj përfaqson në epokën e AgjitPropit një autor tragjik i denjë për emrin që mban, i përdor lotët me pikatore, i duket mishi i dhëmbëve kur gogësin, mgjs I verbër sheh dritën me sy .... vetëm udhëheqësin pedosociopat mos ja gastroenterologoni. Crippling insect!!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  B KETA

                  T'ZGJOHENI JU SHQIPTARE TE VERTETE: kundershtoni keta patronazhistet dhe behuni PATERNALISTE TE VERTETE SE JENI ME SHUME SE keta pseudo Enveristet,drogazhijt dhe bandat e tyre te ndryshme,dallaverexhijte dhe dhe dhe me krejte te kqijat qe ia prune popullit qe te vriten njeri me tjetrin per pazare drogash ....

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    MacGr

                    PERSE NUK E MORI cmimin ''NOBEL'' KADAREJA fajin e kemi ne shqiptaret te cilet per vite me rradhe qe KADARE shpall kandidaturen turren ujqerit e zinj si te uritur per gjak te bllokojne me shpifje dhe urrejtje komenentet drejte komisionit.Do ti varnim cdonjerit pak ''gjerdanin e arte'' dhe mbase nuk do belbezonte kur duhej te tregonte qe eshte shqiptar.,Fatkeqesisht,kete mundesi ja mohuam vehtes

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje