Shënime pas darkës së cunguar në Strasburg

13 Tetor 2022, 14:50Blog Nga Frrok Çupi

Shënime pas darkës së cunguar në Strasburg

Do të ishte jo fort komode të shkruash për një ‘shkrim’ të tjetrit, që sapo është lëshuar në gjithë rrjetin e botës. Po i them ‘shkrim’ fjalimit të Edi Ramës, mbajtur në Këshillin e Evropës në Strasburg dje në mesditë.  Dhe prapë po them se nuk do ta kisha të lehtë të komentoja një fjalim, qoftë edhe pse ky i Edi Ramës në zemër të Europës ishte më i spikaturi dhe më i dobishmi për kombin tonë dhe për të drejtën ‘e vogël’.

Por më zgjidhi punë ajo darka e cunguar nga disa anëtarë të Këshillit, që mbajnë edhe akronimin ‘PPE’. Kjo ma thjeshtoi punën teknike të të shkruarit të dy a tre mendimeve të mija. Në fakt më ndihmoi një paralele me një ‘darkë’ tjetër udhëtari të treguar nga At Gjergj Fishta. Edhe ai i ishte drejtuar Amerikës po për ‘punë kombëtare’, në Kombet e Bashkuara. Në një moment kur anija po kalonte nëpër Atlantik, At Fishta e gjeti veten para një ‘thellimi t’frigueshëm’ “Na në Shqypni s’mund të kemi as kuptimin e një thellimit m’det- i shkruante ai mikut të tij, Justin Rrota- Njëherë qiella u vrå e erdh u mbërthye krejt me të zeza, si plumi”

Qysh kur u nis nga Londra, pengesën e parë e gjeti te ‘dreka’. Fishta tregon se si kamerierët vinin e shkonin…, po prapë pa marrë porosi, nëse nuk flisje anglisht. Mbeti më shumë se një ditë pa ngrënë, derisa mori hartën e u tregoi ku ishte  vendi i tij, Shqipëria.


“A e din si më thirrshin inglizt në mes të udhëtarëve?… “Mister Feshta, Mister Pi! Xha Fajshta!”, i shkruan poeti mikut të afërt.

Puna e darkës së mohuar nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës në Strasburg, mbrëmë, është gjëja më normale; sikur të mos kishte ndodhur- kjo do të ishte shqetësuese. Jo për ndonjë trimëri apo ‘heroizëm’, por për gjënë më të natyrshme. Edi Rama u kishte ‘plasur’ të vërtetën para syve disa ‘gjykatësve’ që kishin vendosure mbrapsht për kombin shqiptar. Mes tyre ishte edhe Dick Marty, i studiuar si kriminalist dhe si mjek ligjor- të dyja shkolla që të shtyjnë në fantazinë alias ‘Armagedonne’, që e solli në kujtesë edhe presidenti Biden. Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk e përdori krahasimin enkas për ‘kombin shqiptar’, por për një rrezik që po i kanoset kombeve dhe individëve, me të cilën dikush bën një film ‘horror’ dhe ia injekton botës, deri në sferat e larta të vendimmarrjes politike. Rusia është një nga rreziqet e mëdha ku luhet ‘ky film’ biblik, siç edhe ka ndodhur me trillin ‘Dick Marty’ në bashkëpunim me Kremlinin kundër kombit shqiptar.

Por mungesa në ‘darkën e cënuar’ ishte gjëja më normale; ndryshe nuk mund të thuash se dikush ndjeu diçka… Ma solli në mendje darka e Fishtës, ku kamerieri erdhi, vuri gishtin mbi hartën e Shqipërisë dhe e fyu Padren në fytyrë: ‘Ky është vendi yt? Kaq i vogël… Prrr!’, bëri me buzë dhe iku.

Por puna e rëndësishme është çfarë mbeti pas darkës. Në ‘etydin’ tim ka mbetur ‘Armagedonne’, filmi që sjell përleshjen mes të keqes dhe të mirës në botë dhe që e merr spunton nga thellësitë e historisë. Kjo është e frikshme, nëse nuk do të përqendrohet fokusi real mbi trajektoret e të keqes e të mirës që përshkon hapësirat nga Rusia në Amerikë, nga Pekini në New Delhi, nga Strasburgu në Tiranë e Prishtinë… Si me anijen e Fishtës.., oqeani ishte ai që përshkruhet si për ‘jetë a vdekje’, jo darka e munguar.

(Hej, si erdhi fjala e shkrova ‘anija e Fishtës’. Ku kishte Fishta anije!? Ky formulim në gjuhën shqipe gati shkaktoi ‘tërmet’ në  darkën e Strasburgut. Edi Rama iu drejtua deputetes ‘zonja e Greqisë’ dhe ajo u zemërua e nuk erdhi në darkë. Po ne shqiptarët edhe Aleksandrit të Madh i thërrasim ‘i Maqedonisë’, apo ‘Homeri i Greqisë’, apo ‘Ismaili i Shqipnisë’).

Sidoqoftë, secili ka prirjen të shikojë ‘pas darkën’.

Ajo që mbeti për udhëheqësit e Evropës, ishte tregimi për një punë të turpshme e kryer kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër  dinjitetit të kombit shqiptar. Fajtori më i vogël në këtë mes është Dick Martuy…, në fund të fundit ai ka të drejtën që të priret drejt krijimit të një trilli ose drejt një fantazie të pa- fre. Ai krijoji edhe trillin se po e vriste Beogradi. Mirë ai, po ku është zoti i madh ‘Evropi’?

Me siguri që kjo do të korrigjohet; do të korrigjohet sepse do të ‘punohet’ mbi Kosovën dhe mbi Ukrainën. Ukraina është shfaqur si e dërguar prej Zotit me qëllim që të korrigjohen ‘paudhësitë’ dhe aventurat mbi kombet e mbi individët. Sikur të kishte ndodhur që ‘pa Ukrainën’, Rusia, Kina dhe Irani të kishin goditur me ‘kokë dash’ për të thyer rendin botëror, atëherë do të ishte çështja e varur në direkun e anijes në Atlantik.

Si do të ndryshonte rendi botëror? Thjesht, si në rastin e UÇK dhe të Shtëpisë së Verdhë në Mat. Atëherë filmi i Dick Marty-t dhe Del Pontes do të quhej ‘parashikimi bibik Armagedonne’; dhe e keqja do të mposhtte të mirën në botë. Viktima do të dënohej sa herë drejtësia do të kalonte aty pranë.

Në fjalimin e Edi Ramës mbajtur në Strasburg, të them të drejtën, pashë edhe mijëra viktima të drejtësisë shqiptare. A do të vijë, vallë, edhe këtu vala që viktima të mos dënohet prapë nga xhelati? Këtë s’e them dot.

25 Komente

  1. T
    Tropoja

    Doli patarica servili merre dhe ngjelen megjithese ai ka zene dashnore plak 80 vjeç

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      O froqi Fishten e perbuzi kamarieri dhe e respektoi paria. Edushken tende e perbuzi paria dhe e respektoi kamarieri. Ps. Edhe e tallen rendshem ramen, po per njerez si ti ,si fyerja ,si tallja nuk e ke per gje. Je njelloj me ramen. Dava rilindasish.

      Përgjigjjuni
      1. M
        MacGr

        Tropoja.As qe do marr mundimin te te pergjigjem ty se ti nuk je ne gjendje te thuash asgje.Ti nuk kupton asgje sepse ti je vulg. Frrok Cupi flet per fatkeqsine tone si komb te cilin egersia ,e keqja,e coptuan , u a dhane qenve ta hane dhe me keq akoma ,shqiptaret i quajten njerez te dores se dyte para zotit. Por e keqja me e madhe u be keto 30 vjet qe kete njeri ,shqiptarin,e lane lakuriq disa shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Ti Tropoja nuk ke aq kapcitet te flasesh per Frrok Cupin se nuk ke mend.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Illyria-Shqiperia

          Bravo Frrok! Bravo!sidomos per krahasimin dhe metaforen me historine anijen e At Fishtes!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trotski

            Je i madh o Frok e ke qendisur shkrimin.E kam thene dhe here tjeter se Edi Rama eshte Shtetari me i sukseshem ne arenen nderkombetare per 110 vjet Shtet Shqiptar.Ka lezet kur e degjon .Flet me maturi Guxim dhe dashuri per Kombin Shqiptar .Ata qe e shajne jane Antishqiptare dhe te Perbuzur Jete e Mot.

            Përgjigjjuni
            1. -
              ----------------------------------

              -Ka lezet kur e degjon .Flet me maturi Guxim dhe dashuri per Kombin Shqiptar-, fjalim si ne kohe te xhaxhit. Kryeministri jone futurist here me brakesha e here me atlete e here me kollare me ngjyra ylberi, ksaj rradhe e shtoi dozen. Hodhi dronin ne KE si Ismail Morina ne Beograd. Kryeministri i vendit me te varfer e me te vogel te europes ku njerezit jetojen si ne epoke te gurit dhe vriten si bagetija, ua beri rrup-sup europianeve. Ah cfare komedije?

              Përgjigjjuni
            2. X
              Xhevat Salihu

              Kryeministri Edi Rama me kërkesen për nxjerrjen e një rezolute të re në raport me rezolutën e mëhershme të miratuar pas raportit me akuza monstruoze ndaj UÇK-së i ka bërë nder historisë më të re e të lavdishme të kombit shqiptarë e shkruar nga UÇK-ja.Përpjekja e Rames për shlyerjen e kësaj njolle monstruoze është një përkushtim emancipues ,për të cilin meriton rrespekt e falënderim.Dje në horizontin diplomatik europian kombi shqiptarë u shpërfaqë në dimensionin e një viktime e qarqeve e kuzhinave serbo-ruse,morbiditeti i propagandës së të cilave shkon përtej çdo përfytyrimi e shpërfytyrimi të pashembullt.Akti i kryeminstrit Rama i ka plandosur përdhe këto qarqe toksike duke i thënë opinionit diplomatik dhe publik europian,ja ku jemi.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Presidenti nga skrapari qe te pret doren

                "Fajtori me i vogel eshte dick(amerikanet i thone carit) marty" Kurse fajtoret me te medhenj ndodhen ketu dhe ne kosove qe per qellime politike karieriste e aprovuan dickun amerikan,si saliu e co apo ai me fytyre femije te zemruar al ben laden dhe lopa vjosa.... Mirpo e cuditshmja eshte se te dy palet kane 10 vjet qe bejne gam gam per nje perkthyes me emrin lulash i saliut qe ishte bashkfajtor ose fshihte shume gjera te shtepia e verdhe.... Cu be me ato akuza,ku jane ata qe akuzonin lulashin,pse heshtin tani,apo pune shqiposh qe hedh nje budalla nje gure edhe....... Inglizet kane thire fishten fajshta,dhe sot terrasin kriminelet tropojan neper burgje tropozhan... Si duket eshte dialekt dibran shpaja pajdhi .....

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nderime

                  Te lumte mik,mos u mer me cfare thone keta halet e kombit,se halet,hale mbesin,laji si te dysh

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bukurie

                    Me pak fjale i the te gjitha Peña dhe Mendja e Frrokut asht ne historine e kombit tone.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    ASD

                    Ore fjalimi i plote ku eshte ta lexojme? Ngelem duke lexuar mendime. Po une per vete sdi cfare ka thene.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigrant 1990.

                      Eshte koha e lobimeve dhe jo e fjalimeve. Ja tha ne sy. Foli pa ju dridh qerpiku. Ju a beri tete me dy. Evropes ja plasi ne fytyre e blla, blla, jane mode e vjeter. Sa vota ke?!. A ka interes kush per produktet e tua. A mundesh me i konvertu benifitet e vendit qe perfaqeson ne mbeshtetje( kartona). Sa per fjalimin, Edi Rama eshte si ne(bene sikur eshte tjeter soj) por eshte si na. E di mire qe vdesim per fjalime, fjalim duam dhe i konvertojme ne vota.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patrioti.

                        Brovo Z.Frrok je i shkelqyer, Demaskoj tradhetaret e kombit Shqipetar.sali kerma me kermat e tjere.Z.Cupi je shume i qarte, kush nuk te kupton ska per te kuptuar kurr.Ju vazhdoni punen shkruani sa me shume, se populli eshte me ju dhe ju mbeshtet.Respekte Z.Frrok Cupit .

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Himarioti

                          Bravo z. Çupi, si gjithnjë, shumë i mençur dhe i guximshëm. Rama, me fjalën e tij në KiE, do të mbetet në historinë e kombit tonë. Shpellarët shqipfolës anti shqiptarë, me në krye kriminelin e kombit, Sali Berisha, le të lehin. Edhe ata të Prishtinës, le të zgerdhihen si çakej.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Atdheu

                            Te lumte pena z.Frok.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pena

                              Te lumte pena dhe mendja, Frrok Çupi, le te lehin qenet ....

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Andoni

                                Froku ka ngelur ne klas flet vetem per doktorin dhe ilirin . Ndoshta vuan nga ndonje sindrom

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vk

                                  Rroft shoku Enver a me falni shoku Edi!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Ermiri

                                    Bukur Frrok.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Patriotja

                                      Je shqiptar i mënçur Frrok Çupi Ke lezet të lexosh komentet tënde

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Intendenti I sufllaqeve

                                        Hidhini për të ngrënë Çrrok Fupit se late nam ju të rridhjerjes. Shoku Llulla ka merita si spiun gjirizesh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dino

                                          Me shkrimet e mendimet e Frrokut si ato hartimet e dulles nderkohe qe te gjitha ushqimet baze i kishim me racion nuk shkoji as ne hale se ne te njejten rruge po e çone shqiperine edhe ky lideri legjendare i shqiperise Edvine b*thdaci...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Trotski

                                            O Komentuesi Dino Duket qe je nga Stani i Sali Kermes apo i Like Spiun-Hajdutit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Analisti komunist

                                              Koment nga sigurimsi Frroku. Foli Rama ne Europe si Enveri ne Moske. Enveri shkaterroi BS, kurse ky piktori shpartalloi Europen. Te qeshesh me lot.....

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje