Refuzoj bashkimin me përdhunuesin Berisha. Ai nuk duhet mbështetur, duhet rrëzuar!

13 Tetor 2022, 10:36Blog TEMA
Refuzoj bashkimin me përdhunuesin Berisha. Ai nuk duhet mbështetur,

 

Nga Roland Bejko

Bashkimi për hir të atij dhe për hir të këtij, e p…. me rrigon, i jep atij legjitimitet në paligjshmërinë e tij për mënyrën si i dhunoi institucionet e PD, si u bëri lavazh truri miltantëve të dëshpëruar nga humbja e 25 prillit 21, për mënyrën si i gënjeu ata se me të në krye përmbyset Rama për 6 muaj, për mënyrën si anatemon, shan dhe fyen këdo që nuk e hedh vallen sipas muzikës që luan vetë, etj, etj.

Ia kërkuam që në fillim që mos ta trazonte partinë me problemin e tij personal të të qenurit “non grata” nga SHBA dhe Perëndimi për hir të demokratëve që e kanë mbështetur 32 vjet pa kushte sepse pas kësaj, do shkatëronte partinë. Por nuk e bëri. Përkundrazi, ndërtoi një strategji dhune verbale dhe fizike mbi këdo që ishte kundër tij deri sa mori godinën e partisë dhe manipuloi militantët duke i hedhur kundër mbështetësve të tjerë të PD-së me të cilët patën ndarë sakrifica gjatë nëntë viteve opozitë të vështirë. Deri një javë më parë ne të gjithë ishim të shitur te Rama, sot, duhet të bashkohemi?! Të bashkohet Ali-baba dhe Ali-basha, sikur të mos ketë ndodhur gjë?!

Pra, “Non grata” nuk denjoi që për hir të demokratëve të mos e bënte lesh e li PD-në duke e dobësuar tmerrësisht atë. Neve na kërkohet që ta harojmë për hir të fitores së zgjedhjeve lokale dhunën e “non gratës” që është edhe pengesë serioze për fitoren e tyre, dhe të shkojmë qorazi pas tij në humbjen e rradhës kur dihet që shumica absolute e shqiptarëve sipas sondazheve, e rrefuzon atë. Jo. Zgjedhjet lokale duhet të jenë barrë prove për fuqinë e “non gratës”. Ai duhet lënë i lirë të kandidojë i vetëm. Nëse fiton, meriton kurorën e ladisë. Nëse humbet, meriton kurorën e dështimit me turp, dhe duhet t’i kërkohet të shkojë në shtëpi.

Mos kujtoni se po i hapet barku për fitoren e disa bashkive. Ai ka sot dy halle. Halli i parë është të marrë vulën dhe legjitimitetin juridik mbi Partinë Demokratike se pa të nuk regjistrohet dot në zgjedhjet lokale. Ndaj fjalia e parë që valëviti subkoshienca e tij në oborrin e PD-së para gazetarëve ishte, “na jepni vulën, tërhiquni, dhe hajdeni të bashkohemi (asimilohuni d.m.th).

Halli i dytë i “non gratës”, ka të bëjë me grupin parlamentar. Atij i duhet me çdo kusht nënshtrimi i deputetëve dhe hedhja në dorë e grupit parlamentar. Kjo do t’i jepte foltores së tij legjitimitetin e munguar parlamentar. Nga ai çast, foltoria do të quhet PD. Pasja me vete e grupit parlamentar i jep mundësinë gjithashtu të bëhet aktor i rëndësishëm parlamentar. Do ulet ai në tryezë me Ramën për reformat eventuale, por mbi të gjitha, për reformën zgjedhore. Me këtë rast, duke marrë me vete shumicën e deputetëve, “ngadhnjen” mbi ndërkombëtarët dhe amerikanët në veçanti të cilët nuk do kenë më mundësi të bashkëbisedojnë me partnerët e tyre të preferuar opozitarë. Kështu, beson ai se do t’i detyrojë ata ta pranojnë si realitet paçka se amerika zyrtare, e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me të.

Si mund ta shtijë në dorë grupin parlamentar “non grata”? Me kërcënim e bullizim të deputetëve dhe drejtuesve të grupit, nuk i eci. Joshja dhe blerja e tyre janë dy armët e tjera që mund t’i japin suksesin e dëshiruar. Ai e di që të paktën në grupin parlamentar janë të paktën 5-6 deputetë që duan të kandidojnë për kryetar bashkie. Ai u tha, “hajdeni, jeni të mirëpritur, por futuni në primare. Primaret nuk negociohen”.

Në rast se deputetët lënë mandatet dhe kandidojnë për drejtues vendorë, vendin e tyre e zënë pasardhësit e listës. Ata mund të jenë mbështetësit e foltores. Nëse nuk janë, do t’i bëjë sekretari i përgjithshëm të jenë.
Shumë deputetë të tjerë kanë filluar të mendojnë për të ardhmen e tyre. Nëse bashkohen sot me të, shpresojnë që ai t’u jetë mirënjohës e t’i rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Por, ata deputetë që nga studiot e televizioneve i kanë dërguar sinjale të forta pendimi, “dashurie”, dhe bashkëpunimi, ende nuk kanë marrë prej tij ndonjë shenjë apo xhest të veçantë personal. Kjo i ka mërzitur shumë këta të fundit dhe ua ka shtuar edhe më dilemën nëse duhet të rinë me partinë zyrtare, apo të shkojnë me foltoren.

Me këtë skenar asimilimi total të rrezistencës parlamentare ndaj tij, “non grata” shpreson të marrë legjitimitetin e plotë mbi PD, paçka se fundin e di që e ka pa lavdi fitoreje, por duke mbajtur gjallë shpresën, se ku i dihet, fitoren e mbush ndonjëherë edhe vet shejtani, shpreson se mund të kapë diçka më shumë.

Nëse deputetët e PD shkojnë te Berisha, ata me siguri duhet ta llogarisin koston personale që marrin në raport me të ardhmen e karrjerës së tyre në rradhë të parë, me dëmin katastrofik që i bëjnë shpresës së ndarjes nga e kaluara berishiste së dyti, dhe me kundërvënien ndaj SHBA-ve dhe perëndimit të cilët tentuan ta nxirnin Berishën nga dera e politikës si faktor të ezauruar, por që këta deputetë e rifusin atë në lojë nga dritarja e Kuvendit, së treti. Nuk duhet haruar, Partia Demokratike është investim i çdo demokrati përgjatë 32 viteve. Nuk është pronë e uzurpatorit të dhunshëm dhe sektit të tij që e ndjek pas.

Vitet e gjithkujt aty, kontributi dhe sakrifica e secilit në atë parti, nuk falen. Duhet kuptuar se pas shembjes së “non gratës” do mbyllet njëherë e mirë një cikël sfilitës tranzicioni. Vërtet mund të humben disa beteja, por në fund do fitohet lufta me të keqen. Atë ditë që “non grata” nuk do jetë politikisht më midis nesh, atë ditë do fillojë një histori tjetër. Historia e krijimit të një doktrine të së djathtës së re. Pa punizëm, pa berishizëm.
Atë ditë do fillojë gjithashtu edhe fillimi i fundit të regjimit kleptokrat të Edi Ramës.

Prandaj kush do vërtet të fitohen zgjedhjet lokale, nuk duhet të bëjë thirrje për bashkim pa kushte, se do jetë një bashkim që nuk të jep fitoren pasi nuk të çon tek elektorati anti-Ramë me Berishën komandant, por nëse u dhimbsen vërtet demokratët në emër të së cilëve kërkojnë të mbyllim sytë, veshët e mendjen për tu bashkuar, le t’i kërkojnë me zë të lartë tërheqjen përfundimtare z. Berisha si faktor, hem që pengon bashkimin, hem si i pamjaftueshëm të bashkojë shqiptarët në një shumicë të domosdoshme për të mundur regjimin e Ramës.
Pra nuk mjafton bashkimi mekanik për të fituar. Nuk i ha njeri këto lodra nga qytetarët e thjeshtë.
Sa kohë “non grata” të jetë në politikë, aq kohë do jetë në pushtet dhe Edi Rama.

Secili nga demokratët që s’janë me foltoren është i lirë të veprojë në liri të plotë sipas mendimit të tij, pse jo, edhe sipas interesave të tij. Por, mua personalisht, me “non gratën”më ndan berishizmi. Pra nuk më ndan interesi, por doktrina! Unë refuzoj t’i hedh qoftë edhe një pikë uji pemës që mban në këmbë një sistem të kalbur politikanësh të dhunshëm dhe të korruptuar siç është elita e politikës shqiptare, e gjitha! Refuzoj ta ndihmoj të mbaj në këmbë berishizmin pikërisht për hir të së ardhmes së demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.
Duhet të ndahemi me çdo kusht e me çdo çmim nga e kaluara. Duhet parë përpara me guxim.

58 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    Djalë Shqipërie....i kthjellët e i domosdoshëm për një opozitë konstruktive...

    Përgjigjjuni
    1. T
      The Pope

      Po djale shqiperie qe deri dje u pasurua nga berisha.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisniku i Freskut

        Po kryehajduti dhe kryekrimineli Sali Berisha ku i gjeti parate qe paska "pasuruar" te tjeret?! Me cfare lekesh i mban bodigardet dhe anal qenet si Andi Bushati?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          @Tope-Pope! o malukat! Kam disa pyetje per ty: Ku e di qe eshte pasuruar nga Berisha ky? A mos ta ka thene Berisha se i ka falur atij nga pasuria e vet miliardash? Nese jo, po ti nga e di atehere qe eshte i pasur Bejko? Po dhe nese eshte ku e sheh te keqen? Aaa, e ka te vjedhur, do te thuash! Nga e di ti dhe nese e di, atehere pse nuk i denoncon vjedhjet e tij qe t'i mesojme dhe ne te tjeret qe nuk jemi te oborrit te Saleh Berishes tend.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sok. Shpëtim Karaudhi

            The Pope ose Tope Kandari.. Dukeni që nga enverist gjoja jeni bërë Demokrat ,po nga enverizmi nuk shkëputeni dotë. Kush nuk ëshzë me " non grata" është armik ,është i korruptuar ose si e gjete ti se është pasuruar nga " non grata". E pse ja u ka shplarë trurin " non grata" dhe ju ka bërë të mos shikoni më larg se maja e hundës tuaj .Po të shikonit nga maja e hundës së " non grata" do shikonit pak më shumë se e ka hundën të madhe.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kthjellimi

            Rolandi ka te drejte!

            Përgjigjjuni
          3. E
            Edmondi

            Te lumte pena…

            Përgjigjjuni
            1. N
              Norris

              Vecse ja ka marre borxh Rames penen

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anonim

                Pse disa njerez si ty jan koqe kandari pa tru chyn rrama ketu , po aman ore idjot te lind lexoni pak fare se jini dru me pre .

                Përgjigjjuni
            2. t
              tirona

              BRAVO. Me ne fund po rilind partia demokratike.Mos e lini ate kerme ta shkatrroje perfundimisht pd-ne,ai eshte njeriu me i zi qe ka pas ndonjehere historia e Shqiperise!!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loran shehu

                Po kush te llogarit ty ore aman , celsat e kashtes ke ti o i mbaruar qe su bere dot deputet asnjeher te vetme

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Sepse i bie ndesh kryetareve nuk e bejne deputet. Kuptove loran?? Duhet nderruar sistemi dhe e sheh ti nese merr vota ky apo jo?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loran

                    O Dakort po ca i bie ky kryetarve ky servili familje spiunash , ik ore se ke iden ca bejet je dynja , kte se ka njeri ne refene maximumi qe ka arritur esht nje cop prefekti ne Berat qe vetem tema e nxjer ne media

                    Përgjigjjuni
                2. L
                  Lepuri

                  Roland. Te tere te njohin cfare krimbi je. Ti ke bashkepunuar berishen sa ke dash. Tani mqns sdo ke vetem bezdine e zgjedhjes. Me sa duket te ka pelqyer perdhunimi i Rames. Ceshtje shijeje eshte. Rendesi ka te kenaqesh ne rolin e kurves qe do kesh ne cdo rast

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cipini

                    Ti lepuri mos u merr me biografine e Rolandit, po merru me ato qe ai po thote ketu e disa vite. Fol per artikullin, cfare nuk te duket e vertete, apo po preket doktor krimineli dhe nuk na vjen mire.

                    Përgjigjjuni
                  2. C
                    Ceno

                    I dadhur Roland. Mqns flet qe paska ushtruar dhune berisha mbi simpatizantet e vet, po te korigjoj vetem pak: me sa duket gazi lotsjelles qe hodhi basha mbi elektoratin e tij, dhe gazi qe hodhi me pas rama per te ndihmuar bashen, te paska kapur dhe ty dhe fatkeqesisht te paska " mpire" kujtesen.

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fatmiri

                      Ja kjo eshte e gjitha...!

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iliri

                        Shume bukur dhe real.E verteta eshte keshtu si shkruan .Te gjithe ata qe i shkojne pas nongrates i lidh korupsioni sepse ne te kundert nongrata jua di dhe i detyron halli ti shkojne pas megjithese e verteta eshte kunder tij

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edi

                          Ne fakt ilir, ju qe i shkoni pas rames nuk keni vetem korrupsionin arsye. Jeni dhe perverse se te te perdhunoje rama nga mengjesi ne darke dhe ta votosh do te thote qe je mazokist dhe pervers

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dakord

                            Ti edi ke lindur ne 2013 dhe te kane hedhur ne befotrof qe nuk e ditke se berisha ka perdhunuar 4 breza nga mengjesi ne darke??? Nje brez e talli,;nje brezi i vodhi parate nga xhepat me piramidat, nje brez e vrau dhe brezin tend po e shkerdhen ne tru nga mengjesi deri ne darke o llum o funderrine

                            Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nori

                          Ehh bejko i nenes ti. Akoma do te perdhunosh elektoratin e pd duke ju thene qe Saliu ska mbeshtetje?! Ik o roland bej partine tende. E di cke ti. Pse skonlirron ti vetem ne zonen qe do dhe shihe sa vota merr Ose merr lulin dhe alibeajn dhe bej partine tende. Nqs ke te drejte njerezit do te te ndjekin apo jo?!! Boll i ofendove demokratet duke ju thene ndjekin saliun se i ka bere lavazh truri. O bejkoo biri i nenes. Ti ke hallin se ste kandidon me njeri. Ja ca halli ke ti. Ik tani mos na caj e di ti ke

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Drini

                            Te gjithe ju qe mereni me kriminel NON GRATEN jeni demomut jo demokrat!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Loran

                              O Drini o qyqar

                              Përgjigjjuni
                          2. H
                            Himarioti

                            Keni bërë një analizë shumë të mençur. Sali Shpellar Berisha, duhet të zhduket, me vrap, nga jeta politike shqiptare. Ai jo vetëm që rrënoi përfundimisht PD por, po e mban në pushtet narcistin Edi Rama.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rama qe ju shkep cdo dite xhepat

                              Patjeter himariot. Dhe sipas analizes se roland bythes, pasiiii te ike berisha fillon fillimiiii i fundiiit te edi rames. Pra nja tre kater mandate rama. Ja ca demokrati eshte roland bytha

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Engjell

                              Roland. Po ti qenke kokrra eplehres. Dmth ja jep fitoren ne tavoline Rames qr kur thua" kur te vdese berisha fillon fillimi i fundit te Rames". Ik o roland hyr ne Ps. Se njerez si ty ja kane me hile te djathtes. Mjaft e more ne qafe Pd. Ku ishe keto vite kur luli ju coi nga fitorja ne fitorje. Ti qenke komplet kelysh rame.

                              Përgjigjjuni
                              1. 1
                                19

                                Bravo nje super shkrim dhe i guximshem merni shembull ju unuket e PD se se me salen rama e ka te sigurte fitoren prandaj eshte ber shume propotent .dhe spyt asnjeri se e ka te sigurt fitoren .bravo e madhe per kte shkrim brilant.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nosi

                                  Po mire. Ti qe i qake hallin demokrateve se nuk vikan dot ne pushtet ca halli ke. Ti socialist je. Ta kuptoj hallin or cun. Po ske ca ben. Iku koha e Lulit

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Sula

                                  PD ka takuar fundin ! Pusi qe thahet te jep mundesim per pastrim dhe pastrimi duhet te kete si objekt Berishen dhe berishizmin. Pas kesaj, edhe sikur te kete gabime eventuale gjate rruges, kahja do te jete ajo e desheruar nga te gjithe demokratet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Burbuqe

                                    Roland Bejko, shumë faleminderit. Këtë shkrim duhet ta lexojnë të gkithë që ëndërrojnë Shqipërinë demokratike, dhe duhet t'a mbajnë mend mirë, mesazhin e tij: Me Sali Berishën nuk ka as PD, as demokraci, as Shqipëri. Ia kemi dhënë shansin disa herë, por e ka keqpërdorur, abuzuar. Ai është personi që e mban në këmbë qeverisjen e Ramës.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Elio

                                      Roland ti flet sikur ke arfhur dje nga marsi. Ti je pikerisht produkt i berishizmit. Je pasuruar nga berisha. Je ti qe e ke rritur ate fryme. Fatkeqesisht e djathta sot vetem nepermjet berishes mund te ringrihet. Ti ik bej partine tende. Provohu sa vlen. Mos merr me bonuse duke qendruar nen siglen e PD

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Drini

                                        PEDEJA do bjere ne grope te halese me kryekriminelin NON GRATA

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          a

                                          ti je thjesht miop

                                          Përgjigjjuni
                                        2. P
                                          Psikologu

                                          Shikoje nga forma e kokes dhe veshtrimi dhe kuptom cfare funderrine eshte roland bejko

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Luani

                                            Saliu duhet te iki sa me shpejt se ka marre peng opoziten shqiptare . Saliu eshte hajdut kriminel dhe non grada . Kurre mos u bashkoni me kete gjarper te zi. Do vetem te perfitoj personalisht dhe kurre nuk ndryshon .Te inkriminuarit , ndyresirat i vene mbrapa . PD duhet tekishte jo vetem nje por shume Roland Bejko dhe sot do ishte ne pudhtet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Toni

                                              Bravo Roland, nje analize e sakt dhe e plote. Nga ky shkrim kuptova se PD ka njerez me mend ne koke, jo vetem tru-shplare!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Edi rama

                                                Cuna. Me rradhe. Mos harroni te komentet. Nga nje rresht. Shkurt. Njeri te lavderoje bejkon tjetri te shaje berishen. Bravo. Mos harroni te shkoni ne dt 1 cdo muaj te merrni rrogen tuaj minimale qe per shkak te pushtetit tim eshte zhvleresuar 35%. I juaji

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  L Luani

                                                  Bravo,arikull konçiz i arsytuar,me ndjenje pergjegjesie dhe patriotike dhe jo interessi...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    FCB

                                                    Shko re kokpordh

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Analisti

                                                      Për mua jeni i vetmi përfaqësues i PD që më ngjall respekt. Asnjë komunikim me kriminelin dhe vrasësin Sali QENI. Saliu është njeriu më i ndyrë që mban kjo tokë. Para tij Enver Hoxha ishte një ëngjëll. Mendoni për një moment që në vënd të Enverit të ishte ky mostër që është më i ndyrë se Kim Yong Un i Koresë së Veriut.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. e
                                                        ermal

                                                        Roland, me poshte se kaq nuk mund te bjere njeriu! Ti i ke ke kaluar edhe enveristet, patronazhistet, nostalgjiket e funderinat qe s'shkeputen dot nga erresira e se kaluares dhe egoizmi provincial! Servilizmi me te cilin me apo pa dashje po i sheben paranojakut ne pushtet eshte i neveritshem. Maska qe ti po perdor duke u justifikuar se mbeshtet linjen proamerikane , ka rene por vetem ti nuk e shikon . A mund te justifikohet gjithe ai mllef, ai helm qe ti po derdh pa kursim ndaj Pd-se, gjoja "nongrates" se Berishes!? Per ata qe kane sy ne balle nuk je vecse nje driteshkurter megalloman, qe vuan nga shperfillja qe te rrethon ne mjedisin perreth. Mos humb kohe kot me jargavitje, futu ne gjirizet e Ps-se pa maske!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Plaku

                                                          @Ermal Thua: A mund te justifikohet gjithe ai mllef, ai helm qe ti po derdh pa kursim ndaj Pd-se, gjoja "nongrates" se Berishes!? Eshte njelloj sikur ke thene: A mund te justifikohet gjithe ai mllef, ai helm qe Sali Berisha po derdh pa kursim kunder Amerikes, gjoja kunder Bashes...

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. N
                                                          Nari

                                                          Shkrim i sakte,i mencur dhe patriotik

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Kol

                                                            Kush je ti o qyq?! Ti ske asnje njeri pas...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              A

                                                              te shkosh pas berishes ,me e pakta je antishqiptar ose ndryshe nuk ke asnje lidhje me logjiken

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Kol

                                                                Po kjo nuk ndryshon faktin qe Bejko mavrua eshte fillikat...

                                                                Përgjigjjuni
                                                            2. D
                                                              Diti

                                                              Te bojkotoj ky Berishen eshte si te bojkotoj lushnja kampionatin Europian.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Drini

                                                                Gjergj Elez Alia i Lules

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Ferdi

                                                                  Kaq pa fytyre eshte ky Bejko sa e pranon we kane vetem vulen pa njerez dhe prape llap.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Populli

                                                                    shkrim pjeserisht realist po autori ka harruar te thote se non grata duhet te shkoje ne burg qe te bjere rehat Shqiperia

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. F
                                                                      Flase

                                                                      Mero, te faleminderit që nuk e ke nxjerre komentin tim se kisha shkruar nja dy te verteta.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. J
                                                                        Jari

                                                                        Nuk i kuptoje keta bolet komentatore mbeshtetes te PD me Saliun nuk vjen me ne pushtet kaq.I versulen tjetrit a thu se ai e ka fajin.Ky zoteria mund te kete qene bole si puna juaj por ama ne kete rast e ka kuptuar ate e qe dine te gjithe.O bole komentatore po te hoqi vizen SHBA je i mbaruar edhe sikur te kesh te drejten e gjithe botes.Socialistet edhe pa Ramen fitojne thjesht jane shumice kaq.Te tjerat ja pordhe me rigon.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. H
                                                                          Hamdi

                                                                          Bobo, po i iku Bejko PD-se , vajti ne djall PD /Po ik o karagjos burre.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Ana

                                                                            Prape kete te mjere ne interviste?!Po ti ske njerez or bir? Me te drejten e vules?

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. K
                                                                              Ka vetem 1 shpëtim

                                                                              https://www.gazetatema.net/blogu-tema/pd-duhet-te-ndahet-dhe-jo-te-bashkohet-me-pengmarresit-i359768

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. P
                                                                                Patrioti.

                                                                                Respekte per shkrimin, Po qe se flasim per shkrimin eshte i shkelqyer, por po qe se flasim per Z.Roland Bejkon ai eshte edhe me i shkelqyer si njeri dhe si familje. Z.Roland eshte njeriu me i sakte ne analizat e tije nuk mban ane eshte shume i vertet ne ate qe thote. Ne te tjeret nuk duhet ta shajme por ta mbeshtesim fort. Respekte Z.Roland per kurajon qe ke.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. P
                                                                                  PD-isti që e do PD-në pa Berishen

                                                                                  Nuk me intereson fare se kush jane ata qe sot thone duhet te ndahemi nga nongrata. Sa kohe qe ky eshte rasti i vetem qe PD mund te ringjallet. Kush pompon komente per personin dhe jo per tezen qe hedh personi eshte ose i kapur, ose i korruptuar, ose armik i PD, ose është nongrata dora-vet qe shtyn kohen ne portale duke "komentuar" e përfolur njerzit. Ska PD ne Berishen ne PD. Kushdo qe e kupton kete do PD-ne. Te tjeret duan Berishen por Berisha nuk do asnjerin. I duhen si numra qorr. Kush esht thjesht "numer" te shumezohet me zero. Ska PD me Berishe ne PD

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. S
                                                                                    Shqipo

                                                                                    Bejko , gazi , Luli dhe Alibeaj dhe 27 familjaret e tyre bejne ndyshimin ne votimet e ardhme/ loll parodi shqiptare.

                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                    Lini një Përgjigje