Rama bëri një Shqipërinë dhe Kosovën

13 Tetor 2022, 10:27Blog TEMA

Rama bëri një Shqipërinë dhe Kosovën

Nga Edmond Arizaj

Nuk ka arritje tjetër më të madhe se kjo. Mbështjellë me delir, me pasion, me ankth, me superioritet, me elokuencë, me dashuri a urrejtje, i dëshiruar për të qenë në një rang me idhujt e tij që aq shumë i përmend, a për të lënë gjurmë më të thella se evropianë që nuk i llogarit, por fati i ka bërë drejtues të shteteve të mëdha, ç’rëndësi kanë këto?!

A ishte për një mik si Hashim Thaçi, a ishte për vete, a ishte për të treguar frustrimin përballë burokratësh, a ishte për të mbrojtur, apo për të sulmuar, ç’rëndësi kanë këto?!

Nëse fjalimi në Asamblenë e KiE pati disa reagime negative, nëse shumëkush brenda e jashtë Shqipërisë u zvogëlua më shumë teksa e dëgjonte, teksa gërr-mërrësit patologjikë shkarravitën nxitimthi, teksa politika shkumëzoi, ç’rëndësi kanë këto?!

Tek e fundit, asgjë mos ndodhttë! Hashim Thaçi, bashkë me bacën Jakup e me të tjerët edhe mund të bëjnë vite burgu, ata dikur ishin gati edhe të vriteshin! Mesazhi i dhënë nga Edi Rama, ishte kumbues: Shqipëria është Kosovë, Kosova është Shqipëri. Janë Një! Pas kësaj, çdo gjë tjetër ka zgjidhje.

4 Komente

  1. G
    GEZUAR BAFTJAR

    BRAVO!!! EDI RAMA BEHET EDHE ME I MADH ALBINDENOVICI BEHET AKOMA ME I VOGEL. DHE LOJA VAZHDON.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vesa

      Bravoo,ke thene gjithcka te mire z.harizaj

      Përgjigjjuni
      1. G
        Geri

        Z. Edmond, ke shkruar nje mrekulli ne proze, me te bukuren per me te bukurin dhe me te vuajturin komb dhe udheheqesin e tij Rama! Ju lumte!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lula

          A, i lumte goja. Edvini nuk ka dal nga barku, por nga çarku. I lumte, tash nuk po du me jetu ma.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje