
Nga Lorenc Vangjeli
Nëse një amvisë ka vetëm fasule dhe qepë në dollapin e saj të ushqimeve është e pamundur t’i kërkohet asaj që të servirë në tryezë, fjala vjen, një delikatesë në trendin e sotëm të kulinarisë së Tiranës si sushit. Afërmendsh që amvisa nuk do të jetë përgjegjëse për therjet e stomakut në mbrëmje dhe gurgullimat e zhurmshme gjatë të nesërmes. Menyja politike në Tiranë nuk afron më shumë alternativa. Me përjashtime shumë të rralla, në të majtë e të djathtë, në pozitë apo në opozitë, përjashtime që e bëjnë mungesën edhe më dëshpëruese, pejsazhi politik në Tiranë është një shkreti absolute buçitëse. Duke nisur me qeverisjen e administratën, duke vazhduar me parlamentin, median dhe deri tek popullata me kostume e konferencave apo protestave pa molotovë,
personazhet me autoritet vetjak, njerëzit që kanë dëshmuar një emër të përveçëm në të përditshme dhe karakter moral të qëndrueshëm, janë bërë specie në zhdukje. Gjithë-gjithë vetëm ca pak kokrra më shumë se shuma e luanëve dhe tigrave që ka sjellë në kopshtin zoologjik Erion Veliaj. Të paktën kjo është skica që vizaton qytetari i dëshpëruar shqiptar, ankues nga natyra, mosbesues nga tradita dhe skeptik jo vetëm për forcë zakoni.
Skena duket se është e ndarë. Nga një anë Edi Rama, triumfues serial në dekadën e fundit dhe përballë tij, Berisha i rikthyer dhe Ilir Meta që beson në një rikthim të ri, të rreshtuar në anën e humbësve në seri. Pyka me mbiemrin Basha që hyri mes tyre, doli pa kuptuar as vetë që luajti vetëm rolin e pykës në stinët lesheli të atdheut. Zgjedhjet e pritshme lokale duket se, përkundër logjikës normale të konsumit të pushtetit, do të afrojnë të njëjtën skemë të ndarjes së pushtetit: fituesin e vetëm që do të shpërndajë trofeun elektoral sipas vullnetit vetjak dhe humbësit që janë bërë bashkë për të bashkuar alibitë e humbjes.
Në demokraci, siç citohet ende me qejf ish-presidenti amerikan Regan, pushteti është problemi që duhet zgjidhur. Në Shqipëri, në mënyrë paradoksale, opozita nuk ka mundur të bëhet shpresë për zgjidhjen e problemit, por është ende një problem për t’u zgjidhur. Dhe arsyeja kryesore është se në emër të saj po flet jo realizmi, por dëshpërimi. Dhe dëshpërimi përdor gjithmonë mjetet e gabuara. Sot në opozitë pothuaj të gjithë i janë dorëzuar bindjes se nuk është vota mjeti i vetëm që demokracia afron për ndryshimin e ngjyrave në qeverisje. Shumëkush ka pranuar si të vërtetë pohimin se Rama i ka afruar Shqipërisë një regjim dhe se ndaj regjimit vota nuk ka vlerë dhe se fjalën duhet ta marrë dhuna dhe revolucioni dhe se në foltore duhet të ngjitet kallashnikovi. Pak rëndësi ka nëse këto thirrje vijnë nga klithmat tragjike të një të moshuare që flet për snajperë, nga pushtuesit e mendimit opozitar apo nga zërat autoritarë të medias. Këto skaje i bashkon harresa dhe bindja e verbër se përdorimi i të njëjtave mjete, herët a vonë, do të sjellë rezultat të ndryshëm. Fiks siç mendonin dikur socialistët e dëshpëruar në opozitë kur Berisha që i linte pa gjumë, ju dukej gogoli që ju trembte dhe zgjimin.
Kështu u tha kur u dogjën mandatet e opozitës. Kështu u brohorit kur u bojkotuan zgjedhjet lokale. Rezultati ishte që ata që shfaqshin si armiqtë më të egër të Edi Ramës, në këtë mënyrë u bënë garantues të humbjes së tyre duke e bërë triumfin e kryeministrit jo thjesht meritë, por efekt anësor të marrëzisë së tyre.
Duhet ndryshuar e gjitha dhe duhet ndryshuar në gjithçka. Aty ku mund të fitojë durimi, duhet shmangur nguti. Pjesa bosh e gotës ulërin duke dëshmuar se Shqipëria ka kaluar një brez njerëzor në pluralizëm duke qëndruar ende nën pushtetin e mendësive revolucionare dhe frymëzimeve sovjetike në të bërit politikë. Pjesa plot e gjysmës së gotës thotë të kundërtën duke kujtuar se tre dekada janë vetëm një hapjembyllje sysh në jetën e një kombi. Duke ulëritur se duhet një sjellje krejt tjetër. Opozita duhet të sillet sikur të jetë duke qeverisur që të ketë shanse që edhe qeverisja të mendojë nga brenda kostumit të opozitës.
Duhet rishpikja e të vërtetës opozitare që nuk vjen nëpërmjet gënjeshtrës dhe refleksit patologjik: kush qeveris është armik. Që është pronar dhe jo qeramarrës i përkohshëm i të drejtës për të vendosur. Pa rilindjen e emrave të opozitës është e kotë të kërkohet ikja e rilindjes së Edi Ramës. Duhet nisur me Doktorin. Jepini Doktorin opozitës dhe do të dëgjoni vetëm breshëri të sëmura armësh dhe aromë revolucioni. Kjo është menyja e vetme që di të gatuajë Sali Berisha dhe jo për faj të tij. Njëlloj si ai deputeti ekzotik i PD-së me atlete në kokën e divanit të tij dhe këmbët zbathur nën tryezë: fasule kishte në dollap, fasule i gatoi vetes në TikTok!
“Me jepni një pikë ku të mbështetem dhe unë lëviz gjithë botën”, thoshte dikur Arkimedi me levë në dorë. Jepini qoftë dhe një pikë morali ku të mbahet opozita dhe ajo mund të lëvizë gjithë botën e ngurtësuar të pushtetit të Edi Ramës. Ndryshe, ai thjesht nuk do të fitojë sërish, por do të presë si do të rihumbasin kundërshtarët e tij.
Shkrim I pastër dhe I kuptueshëm nga të gjithë më pëlqeu se ky është realiteti në Shqipëri
Ky Lorenc Vangjeli nuk shkon më shumë se koqe gomari ti e Laverton?!
Ne kohe te “hazreti Verit”, dikush beri nje pordhe rruges. Nje kalimtar i rastesishem, e degjoi dhe filloi ta ndjeke. Pordhaci, nxitoi duke shpejtuar po keshtu edhe kalimtari pergjues pordhash. Ec njeri, e ndiq tjetri. Dikur, pordhaci u lodh dhe i kethehet ndjekesit qe pse me ndjek, une nje pordhe bera. Ndjekesi i thote, bej pordhe sa te duash, por me thuaj ku i bleve GROSHËT….. Morali i kesaje……… ? ? ?
Ke shkruajtur të vërteta therëse, që kush ka dy pare tru, nga stani opozitar, duhet ti kuptojë si VIJË SJELLJEJE, të menduari e të vepruari. E them STANI OPOZITAR, mbasi vërtet janë bërë si bagëti me në krye, kokëlopën me këmborë që ka vendosur të vdesë, duke e ndjerë të përshpejtuar vdekjen, duke u shkaterruar mëndërisht e fizikisht deri në atrofizim të plotë…. Leksion i gatshem për studentët e gazetarisë.
Nje shkri8m DJALLEZOR dhe DISFATIST antishqiptar ky i sherbetorit te DIKTATORIT Edi Rama! Nuk eshte e vertete se ne Shqiperi paskan mbetur per t'u gatuar vetewm fasule,se edhe ky sofist mashtrues vertet nga qe paguhet mire i ka harruar fasulet,por ama nga trute e tij dalin PORDHE per dite ne mbrojtje te pushtetit diktatorial! Ne se paska mbetur vetem fasule,pse nuk thua ti Lorenc se kush eshte pergjegjesi qe nuk paskemi ushqime te tjera ne tavoline? Kush i ka bllokuar rruget qe te kemi plot ushqime te llojeve te ndryshme? E thene shqip,pse nuk e thua se prej 32 vjetesh ne Shqiperi kane SUNDUAR por kurre nuk kane QEVERISUR ata qe uzurpuan pushtetin me vota te vjedhura e me grabitje te te drejtes kushtetuese te popullit shqiptar,qe sot NUK ESHTE ME SOVRAN NE RSH,por thjesht nje jenicer qe thirret vetem per te votuar besniket e kryetarit te partise ,pra DIKTATORIT,aq sa sot na ka mbyllur dyert dhe sportelet e zyrave te administrates publike duke lulezuar korrupsionin? Ne asnje parti politike nuk ka mendim ndryshe vecse kur ndodh kacafytje! Ti Lorenc dhe te tjeret si ty,kurre nuk u ka shkuar nderment,qe te kerkoni llogari se ku perfundoi slogani mashtrues i partive politike te pas 90-tes qe "Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa"? Cfare i ka dhene politika e majte apo e djathte shumices se shqiptareve ne familjet e tyre nga instalimi i pervojes europiane ne Shqiperi? Mos na derdellitni duke bere propagande per futjen ne NATO,liberalizimin e vizave etj,se shumica e shqiptareve Europen duan ta kene ne tavolinat e shtepise e jo ne propaganden boshe! Te gjithe mburremi se Shqiperia ka pasuri te medha kombetare si nafta,kromi,bakri,hekur nikeli etj,por a e di ti Lorenc,qe keto qe quheshin dikur pasuri kombetare,nuk jane me te tilla,se banditet politike ua kane dhene oligarkeve dhe hjajduteve te shumte dhe shumica e shqiptareve nuk perfitojne asgje nga shfrytezimi i tyre? Rama ka 10 vjet qe nuyk ka rritur asnje lek pensionet e pleqerise me justifikimin se nuk ka leke! Por a nuk kemi edhe ne pensionistet,qe jemi krijuesit e ketyre pasurive kombetare te drejten e perfitimit cdo muaj nga shfrytezimi i tyre? A po do na i jepni pas vdekjes? Mire nuk paskan leke te na rrisin pensionet,por e di ti Lorenc sofisti se sot qeveria na kompeson buken dhe gazin e lengshem vetem me 150 leke ne muaj,per turpin e saj shifer kjo sipas nje VKM te vitit 1994, kur cmimet e tyre jane 10-15 fishuar tani pas 18 vjetesh? Mire nuk na i rritin pensionet,por a e di ti Lorenc se kjo qeveri na XHVAT CDO MUAJ ne faturat e dritave dhe ujit nga 20% TVSH? A e di ti Lorenc se cmimi i ujit te pa pijshem na shitet si i pijshem dhe kulmi fare me nje cmim 8 here me te larte se cmimi energjise elektrike? A e di ti Lorenc se femijet,te rinjte dhe te moshuarit sidomos ne lagjet periferike te Tiranes,konkretisht ne Yzbewrisht (KMY),jetojne ne GETO te verteta si te Kalkutes sepse nuk ka asnje element jetik te domosdoshem se basshkia ka hedhur miliona vetem ne qender e ne rruget kryesore per propagande te ndyre e jo t'i sherbeje qytetareve kudo ku banojne njelloj! Ka edhe plot te tjera,o Lorenc prandaj mos na plas PORDHET e tua kletu per te mbuluar sundimin antipopullor kriminal te qeverise Rama! Se Rames i duhet me shume Berisha qe ta perdore si GOGOL ndaj shqiptareve sic po ben edhe ti!
Fisnik, te te thush budalle ty, fyen te gjithe idiotet kudo qe te jene. O koqe, nuk po shkruan Lorenci per fasulet, por thote qe me keta njerez qe jane ne politike, keshtu do te jete Shqiperia qe drejtohet nga ata. Qe ta kuptosh dhe ti si cjap i tredhur, po thote se ky stan qe duket, kete soj bulmeti do te beje, o trap. Si ske pertu me shkrujt carcaf. Shko futi nje sufllaqe qe te ngopesh barkun se trurit i ke thon ik e pirdhu. Bole.
!!!!!
Nje shkri8m DJALLEZOR dhe DISFATIST antishqiptar ky i sherbetorit te DIKTATORIT Edi Rama! Nuk eshte e vertete se ne Shqiperi paskan mbetur per t'u gatuar vetewm fasule,se edhe ky sofist mashtrues vertet nga qe paguhet mire i ka harruar fasulet,por ama nga trute e tij dalin PORDHE per dite ne mbrojtje te pushtetit diktatorial! Ne se paska mbetur vetem fasule,pse nuk thua ti Lorenc se kush eshte pergjegjesi qe nuk paskemi ushqime te tjera ne tavoline? Kush i ka bllokuar rruget qe te kemi plot ushqime te llojeve te ndryshme? E thene shqip,pse nuk e thua se prej 32 vjetesh ne Shqiperi kane SUNDUAR por kurre nuk kane QEVERISUR ata qe uzurpuan pushtetin me vota te vjedhura e me grabitje te te drejtes kushtetuese te popullit shqiptar,qe sot NUK ESHTE ME SOVRAN NE RSH,por thjesht nje jenicer qe thirret vetem per te votuar besniket e kryetarit te partise ,pra DIKTATORIT,aq sa sot na ka mbyllur dyert dhe sportelet e zyrave te administrates publike duke lulezuar korrupsionin? Ne asnje parti politike nuk ka mendim ndryshe vecse kur ndodh kacafytje! Ti Lorenc dhe te tjeret si ty,kurre nuk u ka shkuar nderment,qe te kerkoni llogari se ku perfundoi slogani mashtrues i partive politike te pas 90-tes qe "Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa"? Cfare i ka dhene politika e majte apo e djathte shumices se shqiptareve ne familjet e tyre nga instalimi i pervojes europiane ne Shqiperi? Mos na derdellitni duke bere propagande per futjen ne NATO,liberalizimin e vizave etj,se shumica e shqiptareve Europen duan ta kene ne tavolinat e shtepise e jo ne propaganden boshe! Te gjithe mburremi se Shqiperia ka pasuri te medha kombetare si nafta,kromi,bakri,hekur nikeli etj,por a e di ti Lorenc,qe keto qe quheshin dikur pasuri kombetare,nuk jane me te tilla,se banditet politike ua kane dhene oligarkeve dhe hjajduteve te shumte dhe shumica e shqiptareve nuk perfitojne asgje nga shfrytezimi i tyre? Rama ka 10 vjet qe nuyk ka rritur asnje lek pensionet e pleqerise me justifikimin se nuk ka leke! Por a nuk kemi edhe ne pensionistet,qe jemi krijuesit e ketyre pasurive kombetare te drejten e perfitimit cdo muaj nga shfrytezimi i tyre? A po do na i jepni pas vdekjes? Mire nuk paskan leke te na rrisin pensionet,por e di ti Lorenc sofisti se sot qeveria na kompeson buken dhe gazin e lengshem vetem me 150 leke ne muaj,per turpin e saj shifer kjo sipas nje VKM te vitit 1994, kur cmimet e tyre jane 10-15 fishuar tani pas 18 vjetesh? Mire nuk na i rritin pensionet,por a e di ti Lorenc se kjo qeveri na XHVAT CDO MUAJ ne faturat e dritave dhe ujit nga 20% TVSH? A e di ti Lorenc se cmimi i ujit te pa pijshem na shitet si i pijshem dhe kulmi fare me nje cmim 8 here me te larte se cmimi energjise elektrike? A e di ti Lorenc se femijet,te rinjte dhe te moshuarit sidomos ne lagjet periferike te Tiranes,konkretisht ne Yzbewrisht (KMY),jetojne ne GETO te verteta si te Kalkutes sepse nuk ka asnje element jetik te domosdoshem se basshkia ka hedhur miliona vetem ne qender e ne rruget kryesore per propagande te ndyre e jo t'i sherbeje qytetareve kudo ku banojne njelloj! Ka edhe plot te tjera,o Lorenc prandaj mos na plas PORDHET e tua kletu per te mbuluar sundimin antipopullor kriminal te qeverise Rama! Se Rames i duhet me shume Berisha qe ta perdore si GOGOL ndaj shqiptareve sic po ben edhe ti!
C'eshte ky shkrim?! Te sulmosh fasulet do te thote t'i kundervihesh tradites e menyres tone te jeteses. Opozita duhet te reagoje e protestoje fuqishem me moton: -Mos i prekni pordhet tona!
Një leksion elegant,therës e popullor për Rihumbjen opozitare.
Pyetja e pare apo komenti i pare qe u duhet bere ketyre analisteve eshte"kush te ka blere dhe ku je shitur! Berisha dhe Meta-Metaj paguajne mire edhe Lulja paguante dhe e paguanin! Edhe Lenci diku eshte bere rrogetar! Si shume te tjere nuk dihet se si paguhet! Me cfare monedhe? Po keta hiqen si engjëj! Bythqiri Lela thote : Saliu ka filluar te kerkoje bashkimin qe ne diten zero! Rrogetar edhe ky si Tosi dhe te tjere! Bashke me politikanet qe jane te korruptuar dhe te vjeter duhet te largohen edhe shume gazetare!
ilyer Mutaj dhe Vangjel Dule jan tuj zi mrena Corbes me fasule .
Malsoret kane nje anektode te vjeter.- Nane cfare na ke bere per dreje?- e pyet dhalu-Groshe,- pergjigjet djali.- Nane a i ke futur ndonje cop mish brenda,se pordhet i ka vete grosha,- ,ia kthen djali.
Rrofsh o z.Vangjeli,artikull realist që me këta politikanë që nuk e lëshojnë karrigen megjithëse janë konsumuar,më kujtove këngën : "Kjo qënka e bukur,po na trego një tjetër Që mos të jetë e vjetër dhe të na bajë me qesh".
O Lenc skilipeci....nuk behesh miliarder nese je vend normal perendimor...e as ju gazetarucet nuk pasuroheni.......ndaj ju nuk ju int normaliteti
Arigiu i bregut te lumit vazhdon i bie klarinetes ne te njejten vrim. Mundohet i shkreti po se mer njeri seriozisht dhe ka mbetur pa lek. Lek, lek, lek... lek, lek, lek. I hedh Merua milioneri ndonje qindarke qe te blej past dhembesh, prap i ka dhembet e krimbura nga duhani
Debil shkurtabiq baxhelle. Lexon ndonje reviste e ben si i zgjuar. Legen mashkull
Kohe zgjedhjesh behet shume aktiv Vangjeli,kjo kone Rames.
Llapen e Vangjelit eshte per ta perdorur per leter bythe