"Na fal o gjyshi i madh se na gënjeu Murat Shtaga (Luli)"

10 Tetor 2022, 19:05Blog TEMA

"Na fal o gjyshi i madh se na gënjeu Murat Shtaga (Luli)"

Nga Dritan Hila

Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve lokale, opozita shqiptare nuk mungon të japë shfaqjet e rradhës.

Janë ata që presin tek dera e Berishës për të marrë faljen nga patriarku. Këta janë zbavitës me intervistat dhe deklaratat e tyre të tipit “na fal o gjyshi i madh se na gënjeu Murat Shtaga (Luli).

Janë ata, që nuk e tradhëtuan asnjëherë, dhe që ndjehen të kërcënuar nga rradha tek dera, ndaj e forcojnë gjuhën ekstremiste deri në absurd. Të dy palët i bashkon objektivi i pritjes, që Berishën ta largojë Zoti, dhe këta të jenë sa më afër për të marrë trashëgiminë e asaj që quhet PD, por në fakt është një pjesë e saj.

Dhe siç duken bathët, rrënimi i saj do jetë i mëtejshëm me muajt që vijnë, dhe nuk është e largët dita që ajo çka do të mbetet do jetë vetëm një grumbull gurësh. E megjithatë as kjo nuk garanton se ata gurë do të mjaftojnë për të ngritur një kasolle nga mëtonjësit post-Berisha. Sepse këta politikanë në rradhë, përveçse kanë marrë damkën e ndjekësve të Berishës, nuk do jenë në gjendje të transferojnë trashëgiminë e tij në një kapital për veten.

Trashëgimia e Berishës është unike dhe si e tillë e pa trashëgueshme, pasi përbëhet nga një mishelë krahinarizmi, besimi fetar, historie politike dhe karizme, që asnjë prej mëtonjësve të trashëgimisë nuk e ka. Hane Shan Berisha dhe Hane Bagdat Salianji, Spaho, Duma apo Paloka.

E ndërkohë fraksioni i Alibeajt deklaron se e ka bërë zgjedhjen e tij duke pranuar bashkëpunim me Berishën. Pastaj etiketimet si takim shokësh apo kolegësh janë dëngla që asnjë i vonuar mendor nuk i ha. Por kjo pritet të vihet në provë në zgjedhjet lokale dhe ky është guri i provës. Nëse PD del me kandidatë të përbashkët, që do të thotë se në heshtje PD ka kandidatë unikë, atëherë i bie që e gjitha është një histori false. Nuk vlen argumenti se kjo bëhet për të frenuar Ramën. Rama e ka të sigurtë që do t'i shpartallojë në shumicën dermuese të bashkive. Këtë e di edhe opozita ndaj po përpiqet që me anë të reformës territoriale të krijojë bashki fantazëm, ku nuk kanë mbetur vetëm një dorë pensionistësh, me shpresë që të fitojë disa prej tyre.

E vetmja mënyrë që PD zyrtare të ndahej përfundimisht nga Berisha dhe t’u tregojë ndjekësve të saj se kjo ishte një ndarje përfundimtare, ishte pikërisht dalja me kandidatë të saj dhe duke e detyruar Berishën të futet në strehën e Ilir Metës. Kjo ishte e vetmja rrugë për ringritjen e opozitës, rrugë që do donte kohën e saj mbase edhe përtej 2025-ës, por që ishte një ringritje e vërtetë. Në të kundërtën gënjyen veten dhe zhgënjyen ata që i ndjekin, pasi në këtë mënyrë të gjithë fraksionet e PD lidhen fatin e tyre me jetën politike dhe biologjike të Berishës.

Teoritë për një opozitë të vërtetë që po bën Berisha janë në rastin më të mirë teori miopësh politikë. Berisha e ka mbyllur ciklin e tij dhe nuk ka Zot a fat ta ringrejë. Fati i opozitës shqiptare nuk është as në dorë të Ilir Metaj që betohet se do të jetë edhe 30 vjet këtu, deklarata që janë mot a mot si ato të Berishës që një vit përpara se të merrte rrokullimën, deklaronte në Kuvend që do ta kishim mbi kokë derisa të bëhej 100 vjeç. Këto janë klithma të dikujt që shikon tokën të rrëshqasë nën këmbë. Sikurse nuk e ringjallin dot as takimet pa bosht që bën me të Yuri Kim.

Sado jashtë realitetit të dukej tani, e vetmja shpresë për opozitën ishte shkëputja e PD zyrtare nga dy dinosaurët, epoka e të cilëve ka mbaruar. Vetëm një opozitë me karakter dhe bosht mund ta mbante gjallë shpresën për një opozitarizëm të vërtetë përballë Ramës dhe shqiptarëve. Vetëm nëse Alibeaj dhe Basha bënin betejat e tyre të vërteta, mund të plazmoheshin në kudhrën e luftës si liderë. Hyrja në lojën e cicmiceve, është e humbur. Dhe pas kësaj nuk kanë pse merakosen që Rama po shkon drejt pushtetit absolut. Në histori ka shumë shembuj sesi individë pa asnjë prirje për autoritaristë, janë bërë të tillë nga mungesa e opozitës, dhe në politikë ashtu si në fizikë, nuk mbeten hapësira bosh, ndaj çka lë bosh opozita nuk është çudi ta marrë pushteti./dritare.net

26 Komente

  1. t
    tori

    O Dritan, ti je i biri i monstres qe torturonte birucave te hetusise grate e huaja ne kohen e Dulles,Yt ate ka shkaterruar me qindra jete njerezish...ketej e jashte kufijve.Po fol, se ky regjim faren tende e ka ngritur ne nivelin e moralisteve.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tata luigji

      Tori duket se tu paska ankuar satem po Dritanit deli perball mos u fsheh mbas kompjuterit si satem nga policet e enverit Nese e ka bere ate pune mire beri, bile te dal ndonje sot u tu qij nenen ketyre lacave te lagjes qe u vjdhin varset grave ne autobus o tor pisi

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ai qe te qiu motren

        Po pse nuk del ti ne shesh o bythqir te shohim sa i fort je? Moter qir

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Bravo zoti Drita Hila. E ke thare kete shkrim. Edhe une them se qe diten e pare mbas votimeve, kure PD do dalin e humbur,do dal Sali Berisha si njeriu me i kenduar do thote; Ne fituam por votat na i vodhi Edi Rama. Si gjithemon me kete mashtrim,ai do t'u pjerdhin mendjen trushplareve demokrat qe e ndjekin nga pas. Edhe vete Saliu e di qe sot qe nuk fiton dot se Edi Rama ka me shume elektorat dhe e ka fitoren te garantuar.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhaxhi

          Ca mendimi ke per Bushatin ? Apo per ish spiunin Meta? Po per bllokmenin Sali? Ju qe beni si ish te perndjekur jeni njerezit me te ndyre qe ja pat shqiperia. Kur ju intereson beni viktimen.

          Përgjigjjuni
        2. a
          albi

          Foli ky djali kriminelit

          Përgjigjjuni
          1. s
            shahin

            Monster i ati ,monster i biri..dhjali i kriminelit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miri

              Sa gjak ka ne duart yt ate o Dritan,as vjosa nuk ja lan dot.

              Përgjigjjuni
              1. k
                koli

                Bijte e maskarenjeve si Dritani qe bejne moral.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Cna e nxirrni kete qelbesire gazetar?Apo te na kujtoni torturat qe na bente i ati?

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrofte usa qe hoqi lulin dhe riktheu kriminelin sa

                    Ballisti alibeu ben dashuri me komunistin sali krimineli dhe kerkon te ndaloj filmat dhe librat e realizmit soc. Keta jane ca bastarde qe duan ti mbushin mendjen amerikes qe te fali vampirin qe e krijoi vete amerika.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mal Cori

                      Po Alibeaj është pasardhës bejlerësh. Fara e tyre u bë e tillë jo për ndonjë zotësi, por për marrjen e llokmave nga çdo pushtues që ka ardhur në Shqipëri............................... Ja dhe sot 32 vjet pas vendosjes të demokracisë, asnjë pasardhës i klasave feudale e borgjeze të para 1944, nuk shquhet për asgjë.......................................... Ata që po shquhen në politikë e biznes, janë ish komunistë e pasardhës të tyre. Kështuqë është normale që pasardhësi i feudalit të shkojë pas ish komunistit.....

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Edi Rama eshte lider numer nje, me apo pa opozite

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          FCB

                          Ja pse ky e jo vetem e ka gjetur Dubain tek Rilindja.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            L

                            Boll Tu shajt kete djale,Jo Baba Jo I biri. Kushedi me te vertet cka.qen I jati tij,nejse Pak rendesi Ka,KY ska faj per cka bere Baba vet. KY flet per.opoziten e berishes,Jo per krimet e diktatures. E urrej Ramen SA ska ku te shkoj,per cka po I Ben vendit,po keto qe thote dritani Jane te verteta. Smund te.luftojme te heqin nje mut e te veme nje kak si berisha,qe I Ka duart me gjak me shume se I jati.ketij qe Shani. Rama do bej palle,se ska opozite edhe ka dele per.popull.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jani.

                              Analizë perfekte.Vazhdojnë komentuesit me prejardhjen biologjike.Të gjithë në PD po presin vdekjen fizike të Berishës.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                F-22 Raptor

                                Nuk ja di biografine Hiles, por shkrimi mua me duket i qelluar!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dani USA

                                  Ti hani bolet Dritanit dhe tia pini raki ai plehra si ju nuk llogarit si njerez se i quan kafshe me trup njeriu me llogjiken e gomarit Dritani eshte rreshtuar ne anen e duhur ne anen e zhvillimit dhe jo te katrahures dhe pi se luan topi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mirel

                                    Komentuesit qe meren me biografine e dikujt nuk jane asgje tjeter vecse mbeturina komuniste me prirje shqupisi te cetes se PeDe-rave qe i shkon pas Salikadavres.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arbër

                                      .... i njëjti komentues, me emra Ana, Ina, Oni, Mini, Ori, Eri, Leshi, Lushi, ....me një koment koti, që kur nuk i shkon për shtat shkrimi, kalon në etiketime koti për gazetarin....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        POLI

                                        PD _iste pse nuk e pranoni se plaku MERE iku .NQS doni pushtet lereni PLAKUN MERE ne hallin e tij personal dhe familjar .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Cika

                                          Ju opozitaret, me nder te djathte, shkoni pini shurren atij qe i lante bythen Enverit. Ja, ksi lloj morrrash jeni ju mutrat e djathte qe s'keni bythe per asgje petvec vjedhjes dhe shitjes se ardheut.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. f
                                            foltoristi i zhgënjyer

                                            Dritan. Analzë perfekte. Alibeaj, si nipi i kryekriminelit Isa Toska, nuk shkulet nga bytha e fishkur e kriminelit Sali Brisha.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nj pensionist

                                              Te lumte pena dhe mendja more Dritan mos u tremb nga ata qe flasin keq jane nga ata qe e ndrojne pllaken kur te duash

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                L Luani

                                                Bravo Dritan,artikull konçiz ,real dhe i argumentuat per ato qe gjykojne.......Te ardhmen e aferme dhe prespektiven .....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. v
                                                  velo

                                                  Te merresh me biografine e Dritanit sot pas 32 vitesh demokraci, eshte tamam mendesi komuniste. Kjo tregon se simpatiyantet e PD jane me komunist se Saliu.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje