Tarzani nga Elbasani!

9 Tetor 2022, 13:09Blog Nga Ben Blushi

Tarzani nga Elbasani!

Në Dhërmi pashë një djalë që ishte ulur poshtë një cadre. Mbrohej nga dielli. Shiste lodra uji për fëmijë. Tavlla për burra. Dhe vajra për gra. U ngrita ta fotografoj.

Mos më fotografo aman,tha djali

Vetëm një foto,i thashë

Jo për të madhin Zot mos,tha djali

Ore ca ke nuk të vjen e keqja nga një fotografi,i thashë

Ime më vjen turp,tha djali

Rri ashtu se të bijen hijet e cadrës mbi fytyrë,i thashë

Aman vallahi të ve syzet,tha djali

Si të duash,thashë unë

Për cfarë më fotografon ime,më pyeti

Për qejf,thashë unë

Po ti kush je ime,më pyeti

Ben Blushi,thashë unë

Ou më duket se të njof ime,babai më ka thënë je njeri i mirë

Ku i dihet,thashë unë

Ke instagram ime,më pyeti

Kam,thashë unë,hape me emrin tim

Po e shof,tha djali, ti i nxjerr të gjithë bardhë e zi

Bardhë i zi,do dalësh edhe ti, thashë unë

Epo kështu mirë, pranoj, po për Zotin më nxirr mirë,tha djali

Si quhesh,e pyeta

Gersi,tha Gersi

Nga je ti Gersi?

Ime nga Elbasani jam,tha Gersi

Ime dukesh që je nga Elbasani,thashë unë

Edhe ti e përdor ime,pyeti Gersi

E kam mësuar në Elbasan ime,thashë unë

Ime e di cfarë do të thotë ime,pyeti Gersi

Ime do të thotë me një fjalë ose me që ra fjala,thashë unë

Ime do të thotë tani,tha Gersi

Ime e di ime,thashë unë

Ime edhe ti nga Elbasani je, pyeti Gersi

Edhe unë kam një degë nga Elbasani,thashë unë

Ne jemi shpatarakë ime,tha Gersi,nga Shpati

Prandaj shet shpata për fëmijë,e pyeta

Shes edhe vajra plazhi dhe pajisje për zhytje,tha Gersi

Do e kisha blerë këtë tavllën,thashë unë

Pse nuk e blen ime,tha Gersi

Ime nuk kam me kë luaj,thashë unë

Vallahi do luanim bashkë po kam punë ime,tha Gersi

Sa ke shitur sot ime,e pyeta

Ime skam shitur asgjë mbeta me muhabet ime,tha Gersi

Si e dinë njerëzit cfarë shet ime ,e pyeta

Ime bërtas në plazh dhe njerëzit më dëgjojnë, tha Gersi

Cfarë bërtet ime,e pyeta

Mall Elbasani solli Tarzani,tha Gersi

Ime ti je Tarzani ?

Ime unë jam Tarzani,tha Gersi

Mirë ime,thashë unë

Mall Elbasani solli Tarzani,tha Tarzani

Ime Ime,thashë unë

11 Komente

  1. v
    vlonjati

    .... Kot fare, vura dhe kollare...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarzani

      O vlonjat respekt, por duhet kuptuar fabula e "Tarzanit" dhe "ime"...."Tani ulërin si Tarzani të shesë diçka për të jetuar"..vetëm duke ulëritur nuk i dilet

      Përgjigjjuni
    2. I
      Ime

      O Beno vai a cagare va

      Përgjigjjuni
      1. P
        POPULLI

        O MERO PO BEHESH GAZETE KARAGJOZE CAR JANE KETO IME, IME, IME,IME,IME.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kumac Kumaqi

          Mori cergat te cepi i binarit mbi vatër prokovaçi e u fsheh ne tyli te oda e pritjes duke parë nga pamnxëna farishten .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni ecen vetë

            Sikur te na kishe tregu i rrefenjë nga jeta e shumë të nderuarit Kiço Blushi … do ta kijshim thanë i fjalë të mirë për ty ime …

            Përgjigjjuni
            1. P
              Parruca

              Sikur ti kishe blere ate tavllen o "Beni qe nuk eci kurre vete", nuk do kishe rene nga vakti "ime". Ndersa atij hallexhiut do i kishe vene nje buzeqeshje ne cep te buzes. Se ti e ke luksin te vish verdalle, e te besh fotografi bardhe e zi, e pa punuar te jetosh si pasha, ndersa ai po nuk shiti nuk ka se c'te coje ne shtepi, dhe si rezultat nuk ka as te haje. Nuk po them te besh bamiresi se kjo eshte nje fjale e huaj per "pasunaret" shqiptare, por meqe pozoi per ty, dhe te lejoi te shkruash kete palo-shkrimin per te cilin besoj paguhesh ne kembim mund ti kishe dhene nje dore dhe ti.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fisnik

                E kam 1 pyetje për ata që e kanë përjetuar kohën e Xhaxhit, për tironsat dhe qytetarët e qyteteve tjera që kanë shikuar filma në kino: a janë shfaqur ndojherë filma me Tarzanin? A keni dëgjuar gjë (në atë kohë, jo mbas rënjës së komunizmit) për Xhoni Vajsmiler-in (Johny Weissmüller) aktorin që luajti Tarzanin?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dashamiresi i kinemase

                  Per komentuesin me emrin Fisnik: Filma me Tarzanin jane shfaqur ne vitet 80-te. Tarzani nuk kishte asgje per tu ndaluar ne ate kohe. KLM.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fisnik

                    Faleminderit për informatën!

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Detari

                    bisede midis 2 bekirave sunit ne plazh perpara se te pallnonin njeri tjetrin si turq.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje