“Sipas burimeve të mia…” - Kjo është turp, nuk është gazetari investigative

7 Tetor 2022, 09:45Blog TEMA

“Sipas burimeve të mia…” - Kjo është turp, nuk

Nga Roland Qafoku

Mbrëmë isha i ftuar në emisionin “Now” të koleges Erla Mëhilli në “Euro News Albania”. Si temë e emisionit ishte situata kriminale në vend dhe mënyra se si po i përgjigjet policia. Besoj, se një nga pjesët më dobishme të bisedës në studio ishte ajo për mënyrën se si media, veçanërisht gazetarët e kronikës së zezë po funksionojnë në pasqyrimin e disa ngjarjeve kriminale në vend. Theksova se nuk është fare gazetari, e jo më gazetari investigative, kur një reporter, gazetar, redaktor, kryeredaktor që artukulon në një studio televizive, me zë dhe figurë, të dhëna që nuk i vërteton.

Kjo mënyrë ka sjellë një deviacion pothuajse të paimagjinueshëm të këtij zhanri të gazetarisë në Shqipëri duke e shoqëruar me një garë të ethshme mes gazetarësh se kush e kush të thotë një të dhënë më shumë. Në të shumtën e rasteve kjo e dhënë nuk shoqërohet me prova por me frazën klishe dhe demode “sipas burimeve të mia”. Unë nuk di, as nuk njoh, as nuk kam parë dhe as të kem dëgjuar që në një vend perëndimor ekziston ky stil gazetarie.

Ndërkohë, është fakt real që në median shqiptare ka gazetarë dhe gazetare të kronikës së zezë që do ti cilësoja jo vetëm profesionistë por edhe heronj të cilët kanë rrezikuar vërtetë jetën për të informuar publikun. Media shqiptare i ka shembujt e mirë dhe pozitiv të kronikës së zezë. Po jap vetwm disa: Anila Hoxha e Top Channel, Arsen Rusta i Report TV, Flamur Vezaj, Aulona Kadillari, Elvis Myrto, Julian Kasapi, Doriana Bezat, etj.

Dhe këta gazetarë, me ato që i njoh nga afër dhe i kam ndjekur kanë dy parime kur kanë arritur suksese që nuk ia ka vënë në dyshim askush: Ndershmërinë dhe profesionalizmin. Dhe nëse i quaj heronj, janë të tillë sepse në këtë gazetarinë tonë me shumë deformime, ai apo ajo që u kanë rezistuar këtyre dy cilësive janë heronj.

Nuk e teproj ta them këtë sepse matjen në kësi rastesh e bëj me bilancin se sa përgënjeshtrime kanë marrë ata në karrierë për lajmet që kanë publikuar. Por ama duhet ta them se në Shqipëri ka edhe gazetarë që për shkime dhe klikime dhe në emër të frazës “sipas burimeve të mia” këpusin mufka dhe broçkulla nëpër studio që habisnin gjithëkënd. Mund ta bëjnë këtë edhe për arsye të tjera, por unë nuk kam prova dhe nuk dua që edhe unë me këtë shkrim të aplikoj të njëjtin stil.

Edhe më e rëndë bëhet situata kur moderatorët që i dëgjojnë këto broçkulla nëpër studio nuk vijojnë ta pyesin gazetarin për të vërtetuar atë që deklaroi live, por eksitohen sepse e njoftojnë nga regjia se pikërisht në këtë moment i është rritur audienca nga broçkullat që investiguesët e vetëshpallur thanë në studio.

Këtu ka edhe ndonjë moderator akoma më mediokër që pasi mësoi se homologut iu rrit audienca i kërkon të njëjtin gazetar investigativ ta ftojë të nesërmen në studio për të njëjtën arsye, për të njëjtën temë, rrjedhimisht për të njëjtët broçkulla. Është gati t’i thotë: Ti fol çfarë të duash, s’ka problem se për çfarë. Ky është kulmi i kulmeve. Dhe fatkeqësia është se kjo panoramë tashmë është kthyer në fenomen.

E vlerësoj jo pak Fabian Zhillën për një nismë që ka marrë së fundmi lidhur me emisonet që sipas tij nuk janë të përshtatshme për brezin e ri, veçanërisht për adoleshentët. Por krahas kësaj nisme besoj duhet të merret edhe një nismë tjetër që të futet në hullet e profesionalizmit gazetaria e kronikës së zëzë. E theksoj, e kronikës së zezë, se gazetaria investigative është disa vjet dritë larg këtu te ne. Gazetari investigative është ajo që pasi ke publikuar fakte dhe prova, të kesh ndikuar dhe diktuar aq shumë në jetën shoqërore në vend saqë kjo të shoqërohet me pasoja të tipit shkarkime zyrtarësh, hetime e deri arrestime.

Dy- tre gazetarë që e aplikojnë stilin “sipas burimeve të mia”, fatkeqësisht kanë infektuar edhe gazetarët e rinj që ëndrrën e tyre në sirtar fatkeqësisht e kanë të bëhen si këta lloj investigatorësh. Kemi detyrimin moral dhe prefesional që të gjithë ne gazetarët që kemi sado pak kontribut në këtë zhanër të gazetarisë duhet t’i themi “stop” këtij stili. Por, ti themi stop edhe stilit të atyre moderatërëve që ushqejnë këtë lloj gazetarie për disa views më shumë. Ky stil mund të jetë gjithçka, por vetëm gazetari investigative nuk është kurrë.

39 Komente

  1. l
    lexues

    Respekte

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ard

      Sakte,gazetari per buje ne shebim te pronareve. Me te shpifur jane edhe disa ne emisionet e "Stop "dhe "Fiks Fare" qe ne emer te gazetarise bejne presione dhe ven gjoba duke dhunuar institucionet ,me tipike eshte nje gazetare me suze te erreta,e Stopit qe nuk ka lidhje me gazetarine dhe pa pike kulture dhe edukate futet neper zyra dhunshem dhe veprime qe shkelin cdo etike dhe te drejtat e njeriut. Imitojne drejtuesit dhe pronaret.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xheladin Uka

        Pikërisht për shkaqe të perfitimeve të shtepive botuese siç është Koha Ditore, Bota Sot, Kosova Sot, Zëri e kështu me radhë, në Kosovë u sajuan me mija e mija shpifje e intriga, të pa vërteta e rrena, ne studion e Tv Dukagjinit dhe, poashtu, edhe studio të tjera. Një kohë dhe gjatë pikësynim i patejkalueshëm ishte pushteti i kohës, cilidoqoftë ai por, mbi të gjitha, cak ishte udhëheqësia e UÇK-së dhe, ja ku jemi sot. Studio e shtëpi botuese u shëndrruan në multimilionërë, ndërkohë që udhëheqësit e Luftës Çlirimtare sot po derxhen prapa grilave... Përse pra, çuditemi tani, kur te lartëshenuarit konsiderohën nga truri i mençur i Kosovës si Kolona Pestë ne luftën tonë për mvehtësi e në shërbim, pa ose me dashje, të srmikut tonë shekullor-Serbisë fashiste.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Alfred Peza i dyte jo ai ish deputeti qe i konfisk

        Hejjjjj cfare idiotesie kapter kamarieri nga skrapari Roland Qafoku, i titulluar doktor me teme plagjature te vjedhur jep gjykime per gazetarine investigative kur vete ka sherby si numerus kufomash

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gota

          Te dogji artikulli? Ti me siguri je njeri nga ata qe thone: sipas burimeve te mia! Mashtrues ordiner!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Pse merresh me biografine e tjetrit? Ajo cfare shkruan eshte plotesisht e drejte.

            Përgjigjjuni
          2. t
            tata luigji

            Bravo per shkrimin, por duhet cilsuar me emer Artan Hoxha, Klodiana lala dhe Bledian koka alias Sali berisha jane gazetaruc qe punojne full time per bandat e droges, paguhen per gjobat qe u vendosin dhe pjerdhin neper studio “ sipas burimeve te mia” e kam thene shume kohe me par per keta gazetaruc qe paguhen nga kriminelet dhe SPAK duhet ti fuse ne shenjester. Keta te tredhe ndonje tjeter si tipi i BLENDI FEVZIUT qe faktikisht eshte nje vrases me pagese ashtu si Berisha Metaj Bravo dhe nje here dhe respekte. Thenja e juaj eshte 1 milion me shume se komentet tona

            Përgjigjjuni
            1. :
              :)

              harrove elton qynon jqj

              Përgjigjjuni
              1. Roberto

                I te njejtit mendim jam edhe une. Si ka mundesi qe Artan Hoxha hyn neper parcalet me kanabis qe ruhen nga njerez te armatosur he nuk i thote nje plac?? Si ka mundesi qe shkon ne Ekuador bile takon edhe shqiptare atje qe i thone se si funksionon kjo puna e droges,cili eshte kapo,kush u vra dhe kush kerkon koken e tij??? Nuk di nese ka te drejte nje gazetar te marre te dhena nga hetimi dhe ti beje publike ne menyre te terthorte apo drejtperdrejt? Mua me duket sikur emisionet apo debatet ne studio behen per ti thene krimit dhe krimineleve qe kini kujdes,fshihuni,largohuni sepse jeni ne investigim,filani deklaroi kete dhe ai ate etj etj. E keni pare koken e Artan Hoxhen??? I eshte trashur nga parate e droges dhe ieshte bere koka si thithlopa e Diko Zeqos.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tini

                Bravo bravo. Te shtrengoj doren.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Realisti

                  E sakte. Nje ze ndryshe brenda gazetarise

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari.

                    E çuditshme me këta gazetarët investigativë. Kanë guximin të bëjnë gjithologun ,policin,hetuesin,prokurorin,bile edhe gjykatësin duke treguar dhe kodin penal për masën e dënimit. Por është e vërtetë që nuk japin asnjë provë për ngjarjet që flasin. Thënia:"sipas burimeve të mia" është injorancë, mendjemadhësi e fodullek. Ata cenojnë me pa të drejtë personalitetin dhe në shumë raste dhe privatësinë e qytetarëve.

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qytetari.

                      E çuditshme me këta gazetarët investigativë. Kanë guximin të bëjnë gjithologun ,policin,hetuesin,prokurorin,bile edhe gjykatësin duke treguar dhe kodin penal për masën e dënimit. Por është e vërtetë që nuk japin asnjë provë për ngjarjet që flasin. Thënia:"sipas burimeve të mia" është injorancë, mendjemadhësi e fodullek. Ata cenojnë me pa të drejtë personalitetin dhe në shumë raste dhe privatësinë e qytetarëve.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vito i Orneles se Varuzhanit

                        Thuaje tulle: Artan Hoxha, Klodiana Lala, Spartak Koka.

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vlora

                          Tan Hoxha dhe Klodiana Lala jane dy shembuj qe drogojne gazetarine investigative. Qe te dy te ftuar fiks te i cmenduri Fevziu bejne gare se kush e hedh mufken me te madhe se perndryshe Fevziut i ulet audienca e budallenjve qe jane shtuar me shumice. Dopingu i gazetareve investigative ka arritur kulmin

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            BOBI

                            FIKS

                            Përgjigjjuni
                          2. l
                            lexuesi

                            Bravo zoti Qafoku. Na kane merzitur bythen keta gazetaruce qe flasin me kaq " kompetence " sikur jane pjese e vete atyre bandave. Sic e thate edhe vete ketu eshte faji i vete moderatoreve tane te paskrupullt.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              T

                              Respekt. Shume e drejte ajo qe shkruan

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Heroileshit

                                Po si, more Qafok, nuk përmend A.H, standartin e artë të gazetarisë shqiptare? Po si more i poshtër e harrove këtë "hero". Ne lexuesit e thjeshtë na ke vënë në dilemë të llahtarshme pasi i sipërpërmenduri është "ekspert" i çdo ngjarjeje kriminale që ka ndodhur, dhe i pranishëm në çdo lloj paneli annalokriminalistik. Nejse, mos ta zgjat shumë. Tani që po mendohem ,duhet edhe ti të kesh arsyet e tua të forta. Po të na i tregoje, do ishe edhe ti hero, jo "hero".

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dakord

                                  Ti heroileshit mendo nje çike me shume mor burre!! Nuk ja thote emrin sepse ta ka thene ne artikull "une nuk kam prova e s'mund te behem si ata" perndryshe e padisin ne gjykate per shpifje dhe fyerje. Kaq e thjeshte eshte.

                                  Përgjigjjuni
                                2. l
                                  lexuesi

                                  Pikerisht fjala ne kete rast eshte per dfy gazetarucet e kazanit mediatik Artan Hogja dhe Klodiana Lala,te cilet duan te thone gjithçka dhe ne fund te intervistes nuk thone asgje!Kjo lloj gazetaria eshte ajo qe autori i shkrimit te mesiperm deklaron pa emra me inicialin" sipas burimeve te mia personale"!Nje gazetari qe trash edhe trurin e te gjithe atyre qe nuk kane tru!Eshte turp dhe jo profesionalizem qe te besh deklarata e trillime te tilla per te bere sa me terheqes teleshikuesin duke e gozhduar prane ekraneve ku pas rreth 45 minutave interviste je i trullosur e nuk ke kuptuar asgje nga lajmi qe ke dashur te marresh.Gurunji Hogja dhe dhelpra plake Lala tashme te vetedekompozuar ne investigimet e tyre pa adrese ,kane bere tashme jo pak nervoze teleshikuesin duke kuptuar lojen e tyre te piset per te terhequr sa me shume teleshikues me zhurmuesin e tyre qe per nje moment te dy aktrojne sikur te dy keta pseudogazetare jane edhe viktima edhe mafia edhe drejtesia.Me pak fjale mjerimi mediatik. Se fundi ka ardhur koha per tu ç'jerre masken ketyre pseudopapagajve te ekranit investigativ dhe nje falenderim per artikullin e mesiperm te z.Qafoku.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hixha

                                    Artan Hoxha,ashte kryesori qe vetem flet e shpif e nuk thote asgje. Por faji eshte i televizioneve dhe redaksive perkatese. Duhen bojkotuar!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nari

                                      I ke rene pikes me kete problem qe eshte bere nje llum i madh ne mediat e vendit tone,duke u bere edhe nje lloj semundje per gjithe gazetarine e kronikes se zeze.Duhen thene emrat e atyre me tipikeve ne kete drejtim, qe per mendimin tim jane : Artan Hoxha,Klodiana Lala dhe Bledian Koka.Me i shquari eshte Artani,i cili nuk punon ne asnje tv apo gazete dhe sajon me shume nga keto brockullat meqenese nuk ka rroge mujore.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqiptari

                                        Sakte z Qafoku bravo Do benit mire ti pyesni Artan Hoxhen dhe Klodiana Lalen kush i financon udhetimet e tyre disa javore ' investigative " televizionet ku punoine apo grupet kriminale se me "zbulimet" e tyre nuk e kane ndihmuar kurre drejtesine shqiptare.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kureshtar për të vërtetën.

                                          Po jap një rast kur në diskutimin në sfudio me gazetarët për kom.hetimor për SAJMIR TAHIRIN Klodiana është shprehur se prokuroria kishte shpërndarë dokumenta më ngjyra të ndryshme dhe në bazë të saj dilte se mazhoranca kishte shpërndarë dokumentet sekrete. Mbas emisioit doli që dokumentat ishin shpërndarë nga administrata dhe jo nga prokuroria.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arian

                                            Bravo saktë por thuaji dhe emrat për të cilët aludon se si fëlliqur me t'a.artan hoxha,Klodiana Lala,spartak gagaci

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alniku

                                              Më në fund një analizë që ke qef ta lexosh 2 herë . Ky problem që shtron në këtë shkrim është edhe një problem i AMAsë që duhet të vendosi rregulla nuk mund dhe nuk ka si flitet nga mëngjesi deri në darkë për krimin a thua se në Shqipëri nuk punohet dhe nuk ka njerëz të ndershëm. Mjaft më është e turpshme dhe e neveritshme me këta analistët e darkës.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Spak

                                                Me vjen shume keq per Artan Hoxhen heroin e medias te 21 Janarit qe per arsye qe nuk i di ka katandisur ne kete gjendje! Sa per avokaten "gazetare" Lala eshte tur[i i Shqiperise me idiotesine e saj! Nuk ja vlen te flasesh per berishistin Bledian Kokemnje koker idioti i pagdhendur! Por ka dhe te tjere dhe jane shume qe shesin veten e tyre tek kriminelet Sali dhe Metaj! Urime Qafoku duhet Vetting edhe ne Media!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gazetari

                                                  E ke gabim se e din të gjithe se me 21 janar koklopa Hoxha ishte duke ngren sufllaqe. E ka cu Bolino per leckash nga klubi qe pinte gjithe diten. Tan hoxha vlen sa e shef tani qe ka bos Klod Allajbeun. Gjobaxhi ordiner

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. m
                                                  mirel

                                                  Gazetareve tane investigative nuk ju intereson dalja e se vertetes bazuar ne fakte por jane thjesht gjobvenes me urdher te autorve te krimit dhe si te tille jane bashkepunetore ne krim.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. X
                                                    X

                                                    Duket kjarte,per here, se me burime, gazetaret investigative nenkuptojne: Ma ha mendja.Ky lloj reagimi me sjell ndermend nje barcalet te vjeter.Kishte humbur dicka me nje oficine,gje qe nuk kishte ndodhur me pare.Sapo ishte punesuar nje i sapo dale nga burgu dhe u be shenjester.Ma ha mendja , tha I pari,se vjedhja duhet te jete here nga KY,dhe drejtoi gishtin nga punetori I porsaardhur.Ma ha mendja,tha I dyti,SE parafolesi ka drejte,paso fenomen te tille nuk kemi pasur me pare.Edhe te tretit Po ashtu ja hengri mendja .Fjalen e Mori viktima , I cili ne fakt nuk ishte fajtor. Me leje,tha.Ma ha mendja,se parafolesi e nuk po I ha mendja por po I ha bytha.Keshtu Jane keta tipat tane qe I ha menderja pernate e nuk shkojne te bejne denoncime aty ku eshte vendi.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      Ilo

                                                      Jeni i madh Qafok!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. R
                                                        Rexhina.

                                                        Respekt per Ju Zoti Roland Qafoku.Pena ne doren tende qofte e drejt dhe e ndershme.Faleminderit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. s
                                                          sjam dakord

                                                          dikur neper emisione nuk flitej fare per krimet..... shteti eshte i kapur, dhe SKA prova, prandaj gazetaret e vertete skishin cfare thonin se skishin burime te sigurta (normal, mungonin provat)! cdo gje qe e paqarte! PASTAJ doli fenomeni ARTAN HOXHA (i cili nuk genjen por thote te verteta).....i cili nuk mund ti permendi burimet sepse i iken koka.....normal qe ka shikueshmeri sepse per here te pare filloi te flitej me emra konkrete dhe akuza konkrete..... nuk jam dakord me shkrimin. gazetaret e vertete qe permend zoteria i publikojne shkrimet pasi cdo gje eshte zbardhur nga prokuroria dhe gjykata me vendime dhe deshmitare zyrtare! (ashtu jemi te gjithe te zote te bejme gazetarin, dmth te perserisim deklaratat e policise ose gjykates)...... ata 2-3 gazetare qe kane permendur per here te pare "sipas burimeve te mia" jane te VERTETE, puna eshte qe tani kane dale plot te rinj copy-paste qe duan ti ngjajne ARTAN HOXHES, dhe e kundershtojne balle per balle duke "perdorur dhe ata burimet e tyre"

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. j
                                                            joel shkodra

                                                            Dhe ka gazetare, si ju z. Qafoku, qe shpikin fjale te reja qe gjuha shqipe nuk i ka. "... ne hullet e ..." Me siguri ke dashur te thuash "... ne hullite e ..." - ne brazdat e ... Nese eshte gabim shtypi te falet (po jo shume, se duhen ndrequr gabimet para se shkrimi te botohet). Me duket se nuk eshte gabim i tille, por se autori keshtu e di kete fjale dhe e perdor keq. Si ndonje tjeter qe shkruan: "si te rrahesh uje ne hava" dhe nuk e di se duhet "ne havan" - ndoshta nuk e di ç'eshte "havani" - ena ku shtypeshin e rriheshin hudhrat etj. dhe ku "uji rrihet me kot". Megjithate, z. Qafoku ke shume me pak gabime se kolege te tjere.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. F
                                                              Fehmi

                                                              Je i vetmi që bëni kritika rreth përdorimit të drejtë të shqipes së shkruar e të folur. Përndryshe, jemi në rrezik të shuarjes së gjuhës sonë, ngase nga folës e shkrimtar të papërgjegjshëm e injoratë gjuha shqipe është katandisur në nivelin që shqiptarët të mos e kuptojnë as atë që shkruajnë e thonë e as atë që dëgjojnë e lexojnë. Shëndet!

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. M
                                                              Malitha

                                                              Sakte te lumte per guximin

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. d
                                                                demo

                                                                Shkrim i sakte per ca arixhofka ekrani qe hedhin fall neper studio,,Ku do shkoje ky?Me ke ishte,nga hyri nga doli,vrau,e vrane,kush e dha porosine???Kane mbushur celularet me numra shefash,policesh,prokuroresh,kriminelesh,ku te nxjerrin ndonje sekret nga hetimet,qe E DIJNE VETEM KETA.Mire keta te dy llacoret Artan Hoxha me Klodiana kalin,po ky Koka,qe duket si Antikapat me formim te vonuar,cfare zvarritet te kape Klodin qe vrapon me te katra,si mushka Bezatit?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. d
                                                                  demo

                                                                  Shkrim i sakte per ca arixhofka ekrani qe hedhin fall neper studio,,Ku do shkoje ky?Me ke ishte,nga hyri nga doli,vrau,e vrane,kush e dha porosine???Kane mbushur celularet me numra shefash,policesh,prokuroresh,kriminelesh,ku te nxjerrin ndonje sekret nga hetimet,qe E DIJNE VETEM KETA.Mire keta te dy llacoret Artan Hoxha me Klodiana kalin,po ky Koka,qe duket si Antikapat me formim te vonuar,cfare zvarritet te kape Klodin qe vrapon me te katra,si mushka Bezatit?

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje