
Nga Kastriot Kotoni
Kur nuk ka pak ditë që na u shfaq dhëndri i Sali Berishës në një emision televiziv për të mbrojtur pasurinë e tij në ish “Kompleksin Sportiv Partizani”. Ngjarja bëri lajm kërcënimin e këtij të fundit për gazetaren Klodiana Lala. Por në të vërtetë janë bërë shum shkrime dhe emisione televizive investigative për këtë çështje dhe ky pronar i 144 metrave katror nuk reagoi në asnjë medie dhe nuk përmendi kund kërcënime me gjoja përballje gjyqësore siç reagoi me gazetaren Lala. Duket në ditët që do vijnë ka filluar numurimi pas, e çfarë nuk do shohim e do të na dëgjojnë veshët. Je në të drejtën tënde të mbrohesh edhe pse me ç’po shohim je aut fare në përformancën mediatike. Mirë do ishte si dhëndër i një ish njeriu me pushtet, të ishe këshilluar me ndonjë profesor nga ata të gazetarisë që i bëjnë fresk vjehrrit kohë e pa kohë.
Por dhe ky hap i yti i pavarur nga situata e vjehrrit, pa u konsultuar flet shumë. Së pari, të duket vetja pronar e shkuar pronarit e tash ke edhe ti më shumë arritje si njeri që arrin majat dhe nuk ke më nevojë për patericat e ndikimit të vjehrrit në të ardhmen tënde. Së dyti kujton se paraja të jep siguri e flet në media sipas qejfit, harron se ajo është palestër e vështir për të përballuar historinë e “Kompleksit Sportiv Partizani”. Së treti e ke pothuajse të pamundur t’i shpëtosh hijes së vjehrrit, sepse je futur me shumë sforco në tapetin e medias. Historia e pronës tuaj dhe e shtetit shqiptar është e tejkaluar si fabul qysh në kohën e Balzakut për ta kujtuar me romanin “Fshatarët”.
Aty e ke ndikimin e një kryekomunari në lidhje krushqie me politkanë e prokuror, fillon një intrigë për t’i marrë pronën një gjenerali të dal në pension. Nuk duhet ta lodhësh trurin shumë me këto simbolika, po ki pak durim dhe në të gjithë atë debat, ku ti kishe më shumë minuta dhe fyeje të tjerët. I gjithë halli i pronarëve paska qenë se banonte dikush në hapësirat e “Klubit Partizani” e ti sikur të ishe i pastrehë po kërkoje të drejtën. Me siguri që këtë autogol që i bëre politkës së vjehrrit me të ardhurit nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët zaptuan pronat e tironsave me moton “Tokë e xanun” ia ule edhe elektoratin më “konservator” të Partisë Demokratike të rithemeluar.
Nuk të kërkoj që të veshësh edhe mantelin e fisnikërisë duke bërë akte filantropike, siç bëjnë njerëzit në botën e qytetëruar, sepse ty nuk të dhimbseshin disa qytetar shqiptar, të cilët për të mirën e fëmijëve të tyre kishin zbarkuar në Tiranë. Mendo sikur fëmijët e tyre të jenë bërë dikushi në jetë e ta fillojnë historinë e tyre duke të treguar me gisht se si i përzure, po çthem edhe unë ku pyet sëra juaj, sepse kur nuk pyete për historinë e lavdishme të Partizanit do pyesje për ca njerëz të varfër. Po ti me aq sa monologove me veten u bëre një nder pronarëve të vërtetë pa dashje, sepse atyre iu duke trim e bos, i vure në pickamë për të thënë “Që kur çirret ky me 144 metra katror po ne që kemi kaq e aq hektar, çfarë duhet të bëjmë”? Po do të ngrihen më pas me kuç e me maç: familjet Mulleti, Tirana, Vorpsi, Shestani, Jella, Xhindole, Kurti, Vlora, Kona, e Peshkëpia, Domi, etjj. E do thërrasin –“O po përse ai i mori pronat edhe ne rrimë dyerve të gjykatave. Kanë vdekur shumica e pronarëve pa gjetur drejtësi në këtë vend dhe që i kanë pasur pronat në mes të Tiranës, e të tjerë akoma më keq po u shpërthen nafta në derë të shtëpisë. Po dhe ata të gjorët prit e prit me shpresë se do të ketë një ditë drejtësi në këtë vend, nuk bën krushqi as me ministra e kryeministra e president. Dhëndër mbas asaj daljes në televizor filloi një reagim i opinonin publik i cli tani nuk mund të ketë asnjë parti që ta menaxhojë, dhe vjehrri yt nuk mund të bëjë jo revolucione të tetorit e as të terrorit, se çdo ditë që vjen më shumë se hallet e ngrohjes dhe problemit të energjisë popullit i duhet çfarë po bën drejtësia. Një nga shkaqet e largimit të shqiptarëve është çështja e pronës dhe ai që e ka përfituar me ligjet e reja nuk investon me atë sipërfaqe të vogël në fshat, por edhe ai pronari në qytet nuk të vjen investitori i huaj sepse këtu është bërë një katrahurë në hipoteka e gadastra që nuk do mjaftonin as 5 burgje për të ndëshkuar fajtorët.
Shkaqet e gjakmarrjes dhe rritjes së kriminalitetit janë edhe problem i pronës, çdo ditë shikon në medie konflikte për pronat deri edhe për një gardh a vijë uji. Fabulës me kadiun që i fitonte të gjitha jo gjithmonë ia kemi parë hajrin ne shqiptarët, por edhe asaj fabulës të Maliqit i cili vetë shkruan e vetë vulos i ka dalë boja. Nëse bota ka investuar që edhe ne shqiptarët të integrohemi në familjen e perëndimit, ne si shoqëri të kapim momentin dhe t’i lejmë dhëndurët të ëndërojnë edhe për pak kohë, sepse nuk ka kthim pas si në vitet 1997-98. Amnistinë ta harrojnë bëjnë mirë të heshtin e të mos kërcënojnë gazetarët se koha e tyre me mercenarë nëpër gjykata ka mbaruar.
Une nuk jam dakort qe Sali Berisha te vej ne burg ne Dimer. Eshte shume ftohte per nje plak. Edhe per dhendrrin te kete lehtesira, te shkoje ne burgun e grave. Fundja le te thote qe Argitin e kam burre, se ne fakt te verteten po thote.
Paçavure me keq se fleterrufete e kohes komuniste. Dhenderri i Berishes nuk e çan koken per linçimin publik dhe keto hartime plot pezmatim. Duhet ndeshkuar me prova e jo me ankime qaramane e mllef te indinjuarish.
Me shume ja vlejne komentet se shkrimi. Ik mer k.r si thua ta lere ky pronen si akt filantropie me qe nuk eshte i pastrehe ?!? Si te themi fale ti makinen dhe ec me kembe meqe nuk je i paralizuar … bole
Ku e gjeti pasurine ky me? Ne Vicidol me? Kris sumen njaty pushtus.
eee fletrrufe thua ? Tamam o bablok, e theshte Edhe vete Balzac (ndjese paste) ne faqen 273 te nje vepre … ky Jamabi bin babi dhenderruci Brrishes do behet nje injorrant e hajvan hormone ngatrruar e mbush ligesi.
Grua me te shemtuar me baxhelle e totalisht e palezeçme se Jamabikurva bin babi perveç Kargita bin babit brrishe nga doliViçi
Mire gjenetikisht nga nena dhe baba,eshte njohur si gene debilash dhe idiotesh,por poza siper, verteton plotesisht kete teze.Si dhe me spjegimet banale qe juben vjedhjes se pronave shteterore. Saliu dhe Argita.vodhen,por i mbuluan mire gjurmet. Por ky dhendri bajge,me vjedhjet e hapura debile me duket se.po ja.fut perfumdimisht dhe gropos perfundimisht familjes berisha.
Kastriot shume bukur ja ke dhen pergjigjen "Fshatarit" por nuk mendoj qe ai e njeh apo te kete lexuar Balzac, pa le te kuptoj nenkuptimin e mesazhit... Nje shkrim i persosur ne pergjigje te dhendrrushit qe krekoset si nje gjel ne majen e pirgut te plehrave. Le te shpresojm qe do t'a marri pergjigjen seshpejti nga drejtsia...
Me Klodianën e ka të humbur dhëndri , ajo është gazetare e mirë , por pak , në rreshtin e gazetarëve të vjerit dhe pa leje zor se del nga ky rresht , bile dhe ndonjë “kryegazetar i pavarur” , për t’ë “vërtetuar” pavarsinë , mund t’ë dalë kundër dhëndrit . Po me që bëhet fjalë për burg , e burgu për burrat është , po jo për ata të kaluar nga mosha , kështu që për vjerin ja vlen pak sakrificë !
Kete qi Argita mo ?
Gjithë këto maskaralliqe ,vjedhje dhe degjenerime ,e bëjnë shqipërinë vendin më të ndyrë në rruzull.dhe që nuk do jetë kurrë një vend ku të jetojnë njerëzit e civilizuar.
Po ky duket si gej mo Gjyna ta haje vjerri pe ke(saj)tij turp
Dhendrri i Sales ka nji grua qe është mbesë e serbve dhe gjyshja e Argites Milica ka punuar në UDB Jugosllave Familja e Sales tersisht familje maloke e degjeneruar më origjinë serbe dhe më dhenderr idiot
As qe diskutohet qe mos ishte Sala nuk e merte ky...por te pakten ne toke te vet ishte...sot po vidhe e ndertohen dhe bazat ushtarake...e shefat jane deputete...I keni pare cbehet ngrihet godina brenda bazes e asgje nuk ndodh...aty ka demence totale...
Keta plehra hajdute,i kane vene perfund pronaret e vertete dhe i quajne isha dhe kush ka durim bredh dyerve me letra ne duar dhe durojne edhe ofendimin qe i behet me pergjigjet qe marin.... Ose keta te persekutuarit jane e keq nga ish pronaret dhe tregohen me te pa burra kur perkrahin komunistin kriminel sali dhe u dalin ne mbrojtje familjes hajdute dhe dhendrit boshnjak qe mer tokat se eshte dhendri i shokut sali.ose ndegjojne edhe bilbilosjet e nipit hysni qe na hiqet si dhjerokrati me i madh i bllokut Ndersa kercenimi i ketij dhenderit ndaj gazetares servile te familjes ,nxori ne pah edhe gazetaret e tjer frikacak qe nuk thane nje fjale ne mbrojtje te saj. Ku eshte ai cipi qe ka derguar dy djemte per studime ne usa dhe asnje nuk eshte kthyer ne Shqiperi te tregohen "patriote"si i jati qe ben ham ham per te tjeret.
Pergezime per shkrimin, brilant
Shume do jesh munduar me Artan per te lëçitur kete shkrimin e ketij sharlatani Kastriot Kotori?
O ANADOLLAKË TE KOMBIT SHQIPFOLËS, AKOMA ME SALIUN APO DHËNTRIN E TIJ PO MERENI ?..SHIKONI SHTEPINE TUAJ MO DEBILA ,TE KENI PUNE, BUKE, TE SHKOLLONI FEMIJET, TI EDUKONI, TE KENI LEKE PER KAFE. PO RRINI NATE E DITE ME CELULAR NE DORE DUKE I BERE BIOGRAFINË BERISHES . AI ÇKA BERE KA BËRË, TANI NUK ÇBËHET DOT, SADO TE JEPNI OPINIONE BAJATE QE SI ZE "KANDARI"..
Berisha ka pase nxjerre shprehjen hajdute "Shqiperia nje Euro " . Ku e gjeti Shqiperine , ky myteber , qe eshet kaq lire . Me sa duket e ka formuluar , per te favorizuar kete dhenderr hajdut . Klodina Lala eshte ne kufijte e saj profesionale . Ti je ne pasurine e pa kufishme , qe ke vjedhur nen pshtetin e vjerrit tend hajdut , krinminel , qe ka mbi vete te gjitha veset e njerzve dhe te kafsheve te pyllit . Zgalem
Kompleksi Partizani eshte prone shteterore, aty nuk ka prone private. Gjithe ish fusha e aviacionit, perfshi kompleksin Partizani, Institutin e fiskutures deri te zoguu i zi, duke u futur edhe brenda unazes , eshte paguar pronareve nje per nje nga shoqeria Italiane qe ndertoi fushen e Aviacionit. Pas viteve 1992 ne ate zone njeri pas tjetrit ish pronaret por qe ishin paguar dikur po perdornin dokumentat e vjetra te para blerjes se prones nga shoqeria Italiane. NJeri kishte patur gjyshin dhe babane nga Lezha dhe ju njoh ish prona ku u ndertua pallati 12 katesh prane Institutit Vojo Kushi. Fallsifikime te medha jane bere e po vazhdojne. A ka shtet ? Problemin e pronave te fushes se aviacionit te shpronesuar deri edhe brenda Unazes perfshi ndertesat me tulla silikat, i dinte mire nje buurre i vjeter qe e kishte patur shtepine aty prane dhe ishte paguar nga shoqeria Italiane si gjithe te tjeret dhe cuditesh per disa se kerkonin pronen qe e kishin shitur e blere nga shoqeria Italiane qe ndertoi fushen e aviacionit. Ky burri i vjeter na i ka treguar ne vitin 1993 e me radhe ne ato vite .Prandaj aty nuk ka prone private, eshte falsifikim, eshte mashtrim.
Tacibao kineze. Mllef arqiomarksisti. Shkrime te kopjuara...
Ky Jamarbri eshte burri apo Gita? Se qenka qeros dhe qerosat jane shume te zgjuar! ( vetem neper pralla) Se ky qenka tytë fare
Po del nga hakerat lista e patronazhisteve. Popull pa shtet. Popull qe genjehet me histori boshe dhe artikuj gazete. Shikoni komentet nga llumi i shoqerise. Popull i ardhur nga Dagestani dhe pa stabilitet. Ky vend po braktiset dhe ketu prap do vine lindoret.
qenie e neveritshme .....se bashku me gjithe politikanet shqiptare .....
Tiku, po ti kujt popull i perket, a po Dakestanit.