Punë të mbarë dhe suksese në jetë, revolucionarëve Berisha e Metaj!

2 Tetor 2022, 15:58Blog Nga Altin Ketro

Punë të mbarë dhe suksese në jetë, revolucionarëve

Ka një tendencë jo vetëm prej Sali Berishës dhe Ilir Metajt, por edhe individëve që janë pjesë e strukturave të larta të partive të tyre, që të përshpejtojnë rënien e qeverisë “Rama” nga pushteti nëpërmjet, siç thonë, protestave të fuqishme. Në këtë rast, nuk bëhet fjalë që të bjerë thjesht qeveria “Rama”, por kuptohet që ata duan të krijojnë shtratin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, me shpresën se do t’i fitojnë ato.

Që të kërkosh rënien e një qeverie dhe provokimin e zgjedhjeve të parakohshme, është gjëja më normale për një opozitë. Ka ndodhur dhe do të ndodhë në çdo kohë. Çështja është se cilat janë ato mjete me të cilat do arrihet ky qëllim.

Me protesta popullore vetëm në vitin e mbrapsht 1997 ka ndodhur që të bjerë qeveria e të provokohen zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që partia në pushtet kishte një shumicë absolute, ndonëse të dala nga zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996. Por në atë kohë kjo gjë nuk ndodhi për shkak të ndonjë dashurie të papritur të popullit për opozitën socialiste, por sepse për shkak të rënies së skemave piramidale financiare, u ngrit në këmbë një popull i tërë dhe ku qeveria e kohës, nën presionin e presidentit Berisha, nuk largohej a thua se nuk kishte ndodhur gjë.

Kjo situatë provokoi një reaksion zinxhir ku u pleksën edhe njerëzit hallexhinj që humbën kursimet e jetës, edhe individët me prirje kriminale, dhe kësisoj vendi doli duarsh; u shkatërrua me ushtri, polici, burgje, dogana, institucione qendrore e vendore, u dogjën arkiva e hipoteka, nuk e merrte vesh i pari të dytin, e në këto kushte, afërmendsh që do kishim zgjidhje të situatës duke shkuar në zgjedhje të parakohshme. Por viti ’97 është një kapitull i mbyllur i historisë së turpshme të këtij vendi dhe atyre që e qeverisën atë në atë kohë, prandaj nuk mund e nuk duhet të merret kurrë si shembull.

Mjeti tjetër për të rrëzuar një qeveri është kur ajo humb shumicën e votave në Kuvend. Kjo ndodh kur mazhoranca përbëhet nga më shumë se një parti politike dhe ku aleatët kushtëzojnë me votat e tyre bërjen e shumicës së thjeshtë.

Kishim gjatë mandatit të parë të Berishës, 2005 - 2009, parti aleate të tij që mund të provokonin zgjedhje të parakohshme kur më 15 mars 2008 ndodhi shpërthimi vdekjeprurës në Gërdec nga ku doli që ishin të përfshirë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe familjarë të tyre që nuk u hetuan kurrë. Problemi ishte se të përfshirë qëlluan edhe parti aleate dhe si të tilla ato nuk mund të provokonin zgjedhje të parakohshme nga frika se me humbjen e pushtetit bëhej më e lehtë për t’u hetuar e gjykuar.

Gjatë mandatit të dytë të Berishës, 2009 - 2013, kishim një rast kur ky i fundit mund të provokonte vetë zgjedhje të parakohshme në momentin që aleati i tij, Ilir Metaj, u denoncua me zë e figurë nga ai që ishte faktori vendimtar i qeverisjes “Berisha - Metaj”, i ndjeri ministri Dritan Prifti. Nëse Berisha do e kishte hedhur atë hap të guximshëm në atë moment, me shumë gjasë, në ato zgjedhje të parakohshme të supozuara, që do e kapnin opozitën të papërgatitur, mund të kishte siguruar një shumicë qeverisëse pa ndihmën e aleatëve, për vetë faktin se kjo do i përkthehej si një frymë e re në luftën kundër korrupsionit.

Berisha nuk e bëri dhe vetëm pas 1 jave shkrepi armët duke vrarë në bulevard 4 demonstrues të opozitës. Në këtë rast, duhet të ishte LSI-ja e cila nuk duhet të pajtohej me atë vrasje shtetërore dhe me veprimet qeveritare për të penguar prokurorinë të bënte punën e saj hetimore. Nuk e bëri dhe zgjodhi të vijojë bashkëqeverisjen sepse ishte e detyruar të mbronte liderin e saj përpara drejtësisë me autoritetin e kryministrit të kohës.

Shembujt demokratik sesi rrëzohet një qeveri pa revolucione na e dha Mali i Zi, ku kryeministri Abazoviç humbi mbështetjen politike të shumicës, ndërkohë që vetë më herët po ai ishte bërë shkak për rënien e qeverisë së mëparshme. Po kështu dhe në Italinë fqinje, ku edhe një emër i fuqishëm në arenën e politikës botërore si Mario Draghi, ra si qeveri vetëm sepse një nga aleatët i hoqi mbështetjen politike në parlamentin italian.

Kur jemi në vitin e parë të qeverisjes së tretë të kryeministrit Rama, është naivitet politik që opozita shqiptare kërkon krizë qeveritare me forma revolucionare, ndërkohë që qeveria ka votat e mjaftueshme për të qeverisur deri në vitin 2025.

T’i krijosh iluzionin elektoratin opozitar se do ta rrëzosh me revolucione një shumicë parlamentare, është të tallesh me atë pjesë të popullit që të beson. Sikur kjo të funksiononte kaq kollaj, a nuk do i lindte e drejta opozitës së re, që sapo ra nga pushteti, të bëjë edhe ajo revolucion të nesërmen e formimit të qeverisë së ish-opozitës? Pra, po bëre revolucion kundër tjetrit, praktikisht duhet të presësh edhe vetë revolucion.

Prandaj këto thirrjet të Berishës, Metajt dhe “KPD-arëve” të të dyja këtyre partive që bëjnë thirrje për ta rrëzuar qeverinë “Rama” me protesta, le të mbeten thjesht dëshirë, por që nuk i përgjigjen realitetit të kohës.

Protestat, paqësore apo të dhunshme qofshin, kanë vetëm një qëllim: të ndërgjegjësojnë qeverinë dhe ta bëjë të kuptojë se po gabon në një a disa çështje të caktuara për të cilat duhet të reflektojë. Por që protestat të shkaktojnë rrëzim qeverish dhe provokim zgjedhjesh të parakohshme, kjo nuk mund të ndodhë sa kohë qeveria ka numrat e nevojshëm në Kuvend.

 

Shembulli tipik i 14 shtatorit 1998, ku Berisha me atë grusht shteti që organizoi nuk arriti dot të provokojë zgjedhje të parakohshme por thjesht një ndryshim kryeministri, kjo për shkak se Fatos Nano humbi një pjesë të mbështetjes që udhëhiqej nga agjenti "I.M.” i Sali Berishës në gjirin e grupit parlamentar socialist, tregon më së miri se dyshja Berisha - Metaj, më shumë se rrëzim qeverie me revolucion me qëllim provokimin e zgjedhjeve të parakohshme, duhet të investohen për të gjetur një agjent të ri i cili, me mbështetësit e vet në grupin socialist, të sigurojë aq vota sa për t’i hequr besimin qeverisë “Rama”. Deri atëherë, revolucionarëve Berisha e Metaj mbetet t’i urojmë veçse punë të mbarë dhe ... suksese në jetë!

13 Komente

  1. Çekiçi

    Dy pleqet mjerana dhe te mbaruar Rames nuk munden më ja rrexuar as K.... e jo po ja rrexojnë qeverinë më te suksesshme pas monizmit

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bato

      Ne 1997 nuk ra qeveria, por ra shteti! Ra ne humnere, duke terhequr zvarre qeverine, ushtrine, policine, pronen publike si ushqim qensh dhe dinjitetin!

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        Lere lere kur tv ora news ne edicionin e lajmeve te pasdites me 1 tetor therret ne studio nga shtepia strategen nderkombetare, nderplanetare, kozmike leshelike babaxhike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja dhe i le ne dispzicion 30 minuta kakarisje per gjoja situaten e rende qe po kalon vendi nen Edi Ramen dhe sygerdoqja Kejdi dhembcakallja e trukuar me nje cip ne tru nga Nafije dybeku bente thirrje per protesta te fuqishme per rrezimin e qeverise. Kjo sharebajge e neveritur eshte turpi i parlamentit shqiptar dhe tv ora news e tregoi mbreme se eshte tv katundi apo tv plepi. Si mund ti lihet 30 minuta kohe ne edicion lajmesh nje sharebajge te neveritur te haremit te Jales me nivel intelektual zero, me karizem zero qe do mbahet mend qe doli para 138 deputeteve te parlamentit shqiptar me nje tabele ne dore ku shkruhej _ Rama dick. Po kjo trularaske bente thirje per pordhesta te fuqishme qe do fillojne gjoja nga leshelija e spiunit Agush askush kokeducja ne muajin nendor se dhe tetori sic duken bathet iku pa revucion.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AI

          Shqiperia nuk eshte shtet Demokratik. Nuk ndryshon nga Rusia fare.

          Përgjigjjuni
          1. P
            PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare)

            Nuk na duhet opozite keshtu Revolucionare neve or ti Ketrushi, neve na duhet patjeter, po patjeter ama, te kemi opozite te sojit Lyl Basha qe sic ka thene e ster-thene Timonieri yne "fle gjume"! Kete na e ka perseritur dhe shoku katunar Tao Balla sa here ben takime me anetare te partise sone.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Himarioti

              Berisha dhe Meta janë armiqtë më të rrezikshëm të kombit tonë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Duhet nje riorganizim total i opozites

                Kur nje parti humbet zgjedhjet nderon logo dhe organizimin e brendshem . Psh mbas humbjes te zgjedhjeve Nicola Sarkozy e transformoje nga UMP ne LR me pare Jacques Chirac nga UDR ne UMP te njejte ka bere edhe De Gaulle mbas luftes dyte boterore ndersa ne Shqiperi nuk ka parti te vertete demokratike jane ish komuniste dhe sherbetore te ish komunistit kaq e thjeshte eshte . Cfare ishte Basha nje sherbetore i kontraktuar nga familja Berrisha pa gjykuar te tjeret qe jane ne nje kazane me Bashen .PD duhet te shkrihet dhe te rikrijohet nje parti e re e tipit européenne .Sot kemi nje formation qe nuk bene dallim nga sindikatat parti qe perdore fjalen révolution ,proteste qe si sllogan ka dhunen jane formacione démodé . Ndaje Rama dhe PS jane e vetmja shprese e vendit kuptohet cdo qeveri ka gabimet e veta por te pakten demostrone kulture politike si perfundim Nongrata dhe Spiuni I.M jane dy aleatet me te mire qe ka Rama

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tiranasi

                  Me Salen e Meten nuk fshihet as prapanica pasi ta ndyjne ate

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    te dyve i duhet shkerdhyer fara Esadiste te qelbt

                    dy Kryekurvat e Shqiperise qe s'lan Grek Serb Ruse e cdo te huaj qe i shkerdhente , me premtimin se do i sjelli ne pushtet -ne kembi te Shqiperise qe Te Huajt qe do i binin ne Pushtet ta perdornin Shqiperine si ja domte atyre Trapi .si ben sa ishin ne Pushte dy Bijt Kurves Esadiste qe plumin ballit e kan shume pak nga ky popull_ Ne emer te Kombit Shqiptare

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fido Dido

                      Si të na ishte një herë...i'u turën laraskat kupoles së kullës çakenjtë pragut e ç'ishte brenda kullës mbyllur me llokan derisa çakenjtë i zu'gjumi . Ç'ishn brënda iku kush mundi e muarnë edhe llokanin e bravës se portës së pragut stolisur e me gurrë qemeri pikërëndë . Laraskat ju qepën gurrit pykë të qëmerit të kupolës bërë nga lloj soj lojrash ushtallarësh . Hynë laraskat e me kuç e maç shty derë e s'hapej nga brënda sa u zgjuan çakej e hiena , që , të shymën i dhanë e u bënë në një sofër të tërë e ç'kish ngel'pa mund e me . Kush gjynah e kush jo kush mundi u shpëtoi kush jo , jo ncëk , eh si u vajti mbarë a jo , i vojturi i vojti e vojti e zengjiu zengjinin e vojtur si zot i vojturi zengo si zot e zengjin pa zojëzë . A zengo-zengjin i vojtur a i vojtur zengjin-zëngosh të vojtur mbetnë në qiell të hapur me sytë nga kup'e qielli e gosti e gosti me derën e pragut hapur me dryn e pa llokan . Kush të hante e kush të kafshonte të vojtur a zënë në vojë e lanë edhe protezat mbi llomkat e majme si babëzinj të pa dhëmbë e bukuranë tule. Gosti e prit e pëcjill tutje t'hu i hynë karabinasë e ju qepën gurrit të qemerit të portës së pragut se e panë shtrëmbër do syçakërë nga gostimat vara-vigo , sa , një ditë nga ditët e ditëve të rëmbyera vitës që jetonin në një harmoni ç'harmone gostimët syët nga binarët e zgavra e pykës së hequr nga laraskat hazepsnin djellin harlisur me laraskat si zabërhanë , e , aq duhej , një puhizë kur mbriti korbi mbi kupolë , harem e gosti e hidh kërmë , harre korbi që , i ndriu loçka nga llomkat q'i vëvisnin , veç , kur , thirma korbianë , një KËRRÂH e tij e kupola u shkreh mbi binarë . Kë zuri zuri e kush shpëtoi shpejtoi të sos'kë mundi...pd : Të isha jetim , do isha arratisur nga ai post-bloc që fëmijë me një grusht farash në çember pa torbë as buk'me vehte , ë de , po prapë , në pikë të gushtit më njëmbidhjetë , e shijuar rrugës manat e ferrës majoshe pyjeve me llokanin rëmbyer n'gji , e mbjellë farën e manit mbase më bie prapë rruga një tjatër jetë e sertë me rrëmbesë .

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qytetari dixhital

                        Te dy dore per dore drejt SPAKUT te shkojne te sqarojne akuzat qe i kanebere njeri tjetrit se kane qene ne postet me te larta te vendit dhe nuk kane folur kot por fakte qe i dine mire vetem ata te dy

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zagali

                          Pretendimet e Berishes dhe Metaj per te ardhur ne pushtet eshte utopi. Eshte nje enderr e parealizueshme dhe pike. Le te lehi dite e nate Berisha me Metaj,ne pushtet nuk vjen kurre se nuk i do populli,nuk kane elektorat dhe pike.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demotakercita

                            Cdo opozite qe diten e pare te largimit nga pushteti e ka legjitime kerkesen per zgjedhje te parakoheshme.Natyrisht mbi bazen e nje programi dhe ndryshimeve qe kerkon te beje.Rrezimi i qeverive behet edhe me protesta te masave.Rrezimi i De Golit dikur erdhi nga protestat dhe grevat masive te popullit Francez.Te tilla raste ka me shumice por,jo per opoziten e pa program,pa vizion, pa unitet brenda saj dhe kur ne krye mba "politikan"te provuar diza here dhe te larguar me turp.Kjo opozite ka bere te mundur "mbreterimin"e PS-s dhe Edi Rames.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje