Agjenda e Yuri Kim dhe paranoja e Berishës!

1 Tetor 2022, 19:21Blog TEMA

Agjenda e Yuri Kim dhe paranoja e Berishës!

Nga Dritan Hila

Me dy lëvizje të njëpasnjëshme, opozita ka dëshmuar se është më e përçarë se kurrë.

Takimi i ambasadores Yuri Kim me Ilir Metën ka ngjallur menjëherë paranojat e Sali Berishës se ky i fundit është duke flirtuar me amerikanët që këta t’i lajnë hesapet kollaj me Berishën. Arsyeja amerikane e takimit Kim-Meta-Kryemadhi nuk dihet. Por cilado qoftë arsyeja e takimit, në teatrin shqiptar, Kim e ka rehabilituar perceptimin publik që për ta si dyshe në muzgun e tyre politik dhe kandidatë për “non grata”, por njëkohësisht ka ngjallur edhe dyshimet e forta të Berishës se po e shesin.

Dhe nuk ka vonuar reagimi i tij duke deklaruar për të disatën herë se konkurrenti për kreun e bashkisë së Tiranës do të zgjidhet nga primaret brenda PD.

Vështirë se Ilir Meta ka ambicie reale që të jetë kandidat përballë Veliajt, sikurse nuk ka ndërmend të anëtarësohet në PD që të konkurrojë në primare. Por deklarata e pa kërkuar e Berishës, ishte pikërisht që t’i tregonte partnerit të tij opozitar se aleanca sikundër dasia mes tyre, i ndan shumë pak.

Berisha dhe Meta në bashkëqeverisjet e tyre kanë vrarë e vjedhur bashkë, por kjo asnjëherë nuk e ka bërë paktin mes tyre të çeliktë.

Sot, pas deklaratave reciproke dhe dyshimit të fortë të Metës se dosjen e bashkëpunimit të tij me sigurimin e ka dhënë Berisha, ka bërë që ky bashkëpunim është në pikë të ulët.

Ndërkohë asnjë përpjekje e Berishës që të afrojë krahun tjetër në bashkim nuk ka. Grupi i Bashës i kërkon largimin, ç’ka është e papranueshme për Berishën. Dhe kjo e bën akoma më të fraksionuar opozitën.

Ndërkohë zgjedhjet lokale po vijnë dhe në PS Rama ka sheshuar dilemat se kush do të drejtojë Tiranën në katër vitet e ardhshme dhe kush do të jetë trajner i ekipeve të qarqeve në garë. Dhe kjo përçarje e opozitës e bën klimën të tillë që një ripërtëritje e rezultatit të 2019-ës mos të jetë larg./dritare.net

5 Komente

  1. B
    Bubuzhel Berati i punesuari i nongrates Berrishes

    Partia familjes Metaj Meta Kokmadhi eshte parti pa elektorat per cfare duhet njera pjese e PD apo edhe PD te hyje ne coalition thjeshte per te djegur ata qe militojne ne parti . PD ka 30 vjet qe po votone per deputet kryetare pa elektorat si Fatmir Gerdeci Duka Ndoka Shehi Dule e te tjere eshte nje vetvrasje qe i behet elektoratit . Eja te bejme fushaten se bashku por gjithkushe me kandidatet e vete kjo eshte opozite e vertete jo te perfitoshe te vota e shumices

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati pendito

      Dritan te lutem tani se kam shume respect për ty. Si nuk e din shkakun e takimit? Po ja dhe nje ere mo….amerikes i intereson Likja jo ne rruge Por ne qymez kur te arrestohen Brrishet. Ka kohe për Liken…me rradhe

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rota Sanal

        Ubnë prisja Qafokun por jo , ky qënka Hilë drita , tani do ta lexoi .

        Përgjigjjuni
        1. a
          alphade

          Amerika keto pune i ben me “siraaaa” ! Kur lepuri “vullnetarisht” te vije e te hypi ne qerre dhe jo sic thuhet ne shqip: “ qeveria e ze lepurin me qerre…..” !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Metaj si person me vecori spiuni I duhet ShBA edhe ca kohe. Nje gazetar I njohur ka faktuar se Meta ka qene nje jave ne Rusi I " paftuar" dikur me shume se 15 vjet me pare. Por dashuria per spiun nderkombetar eshte realizim I jashtezkonshem per nje person. Killing mbetet model I jashtezakonshem per choice spiun. Nderkohe ka rreth 3 muaj qe Berisha heshti ( heshtja eshte flori!). Kjo krijoi pershtypjen se IM mund te arrestohej se shpejti. Takimi me J.Kim e ndryshoi tabllon. I ngjante vizites se Berishes 1 nate perpara gjyqit te IM per vidion 7%. Pra, Meta do te mbijetoi edhe ca...kohe. Sa? Nuk dihet! Ceshtja e " Partizanit" mund te sjell kafshime te renda families Nongrata deri ne shparrtallim. Sipas mediave duket se po merren me Meten, por ne hije raportohet nje proces I pershpejtuar ne ceshtjen "Partizani".

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje