
Nga Skënder Minxhozi
Kryeministri Rama i dha një të prerë të fortë timonit të vendosjes së fashës kufizuese 800 kilovat për familjarët pas 1 tetorit, duke evituar kështu tkurrjen sociale te rradhës për shqiptarët. Në vend të një date fatale që do të prodhonte fatura të larta energjie, një tetori do të jetë gongu i fortë për të kursyer, në portat e një dimri që do të jetë ndër më të vështirët që mbahen mend në Evropë.
Ka qenë i vetmi vendim i drejtë që Edi Rama mund të merrte sot për xhepat e shqiptarëve. Një vendim që i thërret arsyes së thjeshtë se thika e krizës së çmimeve ka shkuar tashmë mjaft thellë në indin social të Shqipërisë. Kjo kthesë e minutës së fundit merr parasysh jo vetëm situatën hidrike në vend, por edhe efektin që ka pasur tek shqiptari i thjeshtë alarmi i 800 kilovatëve.
Prej javësh asistojmë në një maratonë mediatike në lidhje me temën, debate televizive, komentet ekspertësh, llogaritje shifrash, reagime njerëzish të thjeshtë që kanë nisur të numërojnë me gishtat e dorës kilovatët e lavatriçes, frigoriferit apo kondicionerit të shtëpisë. Një sport kombëtar i ri ekspertësh të sajuar të energjisë mbiu kudo në familjet shqiptare.
Energjia elektrike ishte një premtim solemn i Ramës pas fillimit të luftës në Ukrainë, kur çmimet e energjisë, karburantit, mallrave ushqimore e shërbimeve, kërcyen të gjitha në një kohë duke kolapsuar bursat e zbrazur xhepat e konsumatorëve kudo në botë. Kryeministri premtoi pas fillimit të luftës, atëhere kur nafta shokoi shqiptarët me kalimin e pragut 200 lekë për litër, se do të linte të ekspozuar rritjen e karburanteve, për të mbajtur nën fre energjinë elektrike. Shumëkush e pranoi me zemër të thyer asokohe këtë kompromis, duke menduar pasojat e frikshme që do të sillte rritja edhe e çmimit të energjisë elektrike.
Ne shqiptarët jetojmë prej thuajse gjysëm shekulli me “fetishin”e Fierzës. Jemi ndër të paktët popuj që dimë në çdo kohë nivelin e ujrave në këtë kaskadë, që dimë kapacitetin e digave të Drinit dhe që e shohim atë si serbatorin magjik të zgjidhjes së çdo nevoje për energji elektrike. Kjo qetësi që ka buruar rregullisht nga kjo arterie hidrike, ka bërë që në 30 vitet e fundit të mos investojmë thuajse asgjë në energjitë e reja të rinovueshme si era dhe dielli.
Më shumë se kaq, kjo qasje përtace ka bërë që prej 12 vjetësh t’i lejojmë vetes luksin fjala vjen, që të ndërtojmë me çelësa në dorë një TEC 100 megavat dhe ta mbajmë atë pa e vënë në punë, megjithëse ka kushtuar 100 milion euro dhe s’ka prodhuar ende asnjë kilovat energji, pasi ka një defekt! Marrëzi të tilla kanë ardhur sepse kemi qenë të qetë se “kemi Fierzën”!
Shqipëria ka kohë që e ka kaluar pikun e vetëfurnizimit me energji elektrike. Burimet gjeneruese nuk mjaftojnë më dhe na duhet t’i drejtohemi rregullisht importit. Do të ishte logjike dhe mëse e nevojshme që pasi të ketë kaluar ky dimër, qeveria të vihet në lëvizje për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë në vend, pasi bursat po e shohim sesa të paqëndrueshme dhe të shtrenjta janë.
Nga lufta në Ukrainë ka ç’të mësojë e gjithë Evropa, përfshirë Shqipërinë e vogël. Evitimi (për momentin) i fikjes së detyruar të ngrohësave dhe paisjeve elektroshtëpiake pas 1 tetorit, shpresohet të prodhojë një konsum më të përgjegjshëm të energjisë elektrike, por edhe një vetëdije të re kolektive se me energjinë duhet marrë jo vetëm kur vjen dimri apo zgjedhjet.
E meqë ra fjala tek zgjedhjet, më mirë 800 mijë vota sesa 800 kilovatë!
Sifllaqexhi profesionist, nuk na the ndonje mendim per ERE qe miratoi cmimim para disa ditesh dhe ata folen si eksperte. Kryeministri yne eshte LEGEN
Shko lepiji bythen Saliut.
Tamam legen. Dhe me këtë legen do të vazhdojmë të lahemi deri në 2029........................................................ Ose duhet të kishit vrarë veten që më 25 prill 2021........................................... Hë mor Vito i asaj femne! Sufllaqexhinjtë inatin ua ke, por ata vazhdojnë të hanë sufllaqe................... Ndersa Vito, hengri vetëm muajin prill byrekë me gjizë të prishur. Tani lesht, nuk ka më.
Sa te vije legeni komunist sali dhe do kemi uj pa leke,energji pa leke nga hidrocentralet drita e partise e kohes enverit kur sali krimineli ishte sekrekar partie. Shyqyr qe saliu me viton dhe cecenet nuk i prishen se sot do ndricoheshim si ne kohen e mbretit anadollak ,me bishtuk si ne shpellen e vicidolit.
Legen eshte pak, super legen shkon me mire. Ky i dituri Minxhozi eshte super plehre, me çfaqjet dhe opinionet e tij ta feshtiroa.
Vito u be ndopak me mire Ornela pas asaj treshes qe beme.Te fala
Oshee eshte nga inst me te korruptuara...po infiltrove police 90 % e drejoreve rajonale shkojne brenda ...dhe ata qendrore...por ai qe I drejton eshte me I forte se Zotiiii......
Ky gazetar eshte nje bythelepires i pergershem i Rames. Po a nuk ishte Rama qe kerkoi rritjen e cmimit te energjise? A nuk ishte ai qe, para disa viteve, hoqi fashot qe ishin vene? E di ti, palo gazetar, se pensionistet so hatxhojne deri 1500 leke te reja ne muaj duke mos u ngrohur ne dimer e duke duruar temperaturat e larta ne vere?. Bej nje sondazh po ta mbajti. Rama degjoi se sondazhet e nxjerrin gjysme per gjysme me nje vit me pare, prandaj u terhoq, se sa per popullin nuk ia vershellen fare. Fol nje here se sa eshte rritur inflacioni dhe sa jane rritur cmimet. Nuk e ben dot se do duhej te flisje kunder "Skenderbeut". Shiko si do terhiqet edhe nga Amnistia Fiskale. Shqiperine e ka ulur ne gjunje, por ai ustai, qe ka ambasaden te rr. e Elbasanit eshte cecua me bicak!
"lenci" s'pata ndermend te komentoja, po ti duhesh te jeshe nga ata qe nuk i mungojne tokes shqiptare si puna e potasit, pleher pa efekte dhe keshtu duhet te keshe origjinen e daljes nga kafazi; ti thashe se i meriton
Qoftexhiu i gazetarise
Qoftexhiu i qeverise, alias hallvaxhiu i gazetarise...
Ju gjeti nje pune a derzi pse e quan legen thjesht e la ne vend cmimin e energjis dhe kjo eshte per ata qe kane para se pensionistate dhe ata qe kane paga te ulta nuk e arijme jemi te disiplinuar dijani per nder po ju mban me hater dhe ju e shani allah allah sdi si te sillet me ju qe keni para kur ankohet Sala Iliri se populli fukara sankohet aq e ka terezine
Keta maskarenj,kundershtaret e Edi Rames jane pa tru.Edi Rama po mundohet per te bere me te miren si kijo e sotmja per mosprekjen e çmimit te energjise ,ata paerseri e shajne. por ta din mire se ata e shojn e ofendojne,por ama dita e votimeve po vjen dhe do denohet diten e votimeve kure te mos u jepet vota per shkak te keture budalleqeve. Populli do drejtesi. Jep kryeministrit ate qe i takon.
Ju gjeti nje pune a derzi pse e quan legen thjesht e la ne vend cmimin e energjis dhe kjo eshte per ata qe kane para se pensionistate dhe ata qe kane paga te ulta nuk e arijme jemi te disiplinuar dijani per nder po ju mban me hater dhe ju e shani allah allah sdi si te sillet me ju qe keni para kur ankohet Sala Iliri se populli fukara sankohet aq e ka terezine
Kush mund te me thot ekzaktesisht, pse TEC-i Vlores nuk vihet ne pune.Ato qe jane thene i dim,por ka ndonje gje te fshehet?.Eshte temerr,eshte gjynah te rrij pa u vene ne pune nje veper kaq e madhe si ky TEC ne vlore . Jo vetem se jane harxhuar shume para,por do prodhonte korent sot,qe eshte kaq i nevojshem.
Pjesen më të madhe nuk e prek. E prek ndonjë si ty ose ndonjë analist tjetër që keni vila milonshe të TEGu të bëra duke derdellitur cdo natë
E degjuat arsyetimin e mjekerrjapit per anullimin e vendosjes se cmimit pas 1 tetorit? Meqenese 96% e familjeve nuk harxhojne me shume se 800kwh energji elektrike,nuk do ta zbatojme fashen ! Pra ky nuk po mbron 96% te familjeve shqiptare,por mbron ata 4% te oligarkeve etj qe shpenzokan mbi 20% te te gjithe energjise! Me llogjiken e tij mashtruese Rama pikerisht per ata 4% ta zbatonte cmimin e fashes mbi 800 kwh! Llogjike idiote dhe opozite dhe media po aq idiote qe nuk reaguan pas idiotizmit te Rames!
O komentues Si ka mundesi qe nuk geoheni qe Rama hoqi dore nga fasha 800 kwh. Ai tha fasha 800, ai thote jo. Cfare keni o komentues. Me zemer te mire e mendje te kthjellet, pa politike. Te mendojme si familjare.