Këtë njeri prototip kënetor dhe qesharak, e që do mbahet mend gjatë si një nga mbrojtësit e zjarrtë të vrasësve të 21 Janarit të përgjakur, kohët e fundit e kanë pushtuar ethe jo të zakonshme “juridike” e “patriotike” në roje të parave publike.
Madje i ka zënë goja lesh ! Thonë se po pret e përcjell nga zyrat farfuritëse te Kullat binjake përballë Kryeministrisë, fëmijët dhe të afërmit e 4 viktimave fatzeza që u ndodhën nën grykat e zjarrit të armëve të Gardës së Republikës nga penxeret erë barot të selisë qeveritare. Po të jetë i vërtetë ky informacion nga studio e ish- ministrit, do hiqeshim osh, do ndalonim atje dhe do duartrokisnim pa ulërima poshtë këmbëve të kullave dhe më në fund do besonim pa kushte edhe atë thashethemin e hershëm e tepër “krenar” e pa zarar se dikur “paska investuar për ta hequr si kryebashkiak Edi Ramën”!
Njëlloj sic bëri për 21 janarin e përgjakur, kur firma e tij “vetëtimë” si Kryetar Komisioni në mbrojtje të vrasësve, “tronditi” Presidencën e Republikës; Prokurorinë e Përgjithshme; Shërbimin Informativ Kombëtar dhe vetë Parlamentin me furka qeveritare e jo opozitare. Prandaj i ngjiti shkallët aq shpejt si “Avokat i Gjithësisë” do thoshte Laze Ndreu i paharruar në Tepelenë !
Ah, sikur të jetë i vërtetë ai lajmi i mësipërm për takimet e tij me familjet e viktimave ! Ndërsa unë do doja shumë të intervistohej në një studio televizive me 2 të ftuar: Ana Veizi ballë për ballë me ish deputetin. Nuk e di sa lotë do të derdhnin deputetët socialistë që përmbaheshin me zor ato ditë në krah të Anës së vogël gjirokastrite. Përballë Anës së 21 janarit, gjithashtu sot do të dëshiroja të shikoja edhe vajzën e ish- deputetit “qimexhel”!...Vajza e protestuesit Ziver Veizi, 7 vite më parë sfidoi publikisht Drejtësinë, Politikën, e pse jo vetë Gazetarinë yzmeqare e kanakare pranë liderëve të pacipë në opozitë dhe në pushtet. Ana e zgjuar dhe me buzëqeshje të vrarë e të mërguar, foli qartë e pa bajame nëpër dhëmbë. Foli për 4 vitet që ikën dhe për liderët që “shëtisnin” me karafila në duar pranë Kryeministrisë. Ashtu me shpresa humbamene reale, ja tha troç e ciltër botës së qytetëruar mjaf të vërteta të hidhura. Sytë dhe fytyra e saj ëngjëllore tashmë ishin plot me re të grisura e të ngrysura, që e fshehën me dinjitet curgun e lotëve që drithëruan shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë. Lotë të kulluar që dalngadalë po ktheheshin në akullirë dimërore të pamerituar. i tjetërsoi Polit(h)ika faqezezë. Ndërsa Ziveri vetëm një fjali-këshillë ia thoshte shpesh së bijës: “Askush nuk i meriton lotët e tu, prandaj vazhdo të buzëqeshësh…”. Po të ishte gjallë uragani i ndërprerë i letërsisë shqipe, Migjeni, me siguri do i bënte thirrjen: “Qeshu, Ana, qeshu,/ Bota asht e jotja !”. Tani kanë rrjedhur shumë ujëra të trazuar në këtë qerrata botë. Ana dhe tërë njerëzit e ndershëm përcollën jo pa dhimbje e revoltë edhe mbi 7 vite të tjera(?). Politikanët na shurdhojnë me atë deklaratën e ndryshkur : Drejtësia e vonuar është Drejtësi e mohuar…
Këtë parrullë tregojnë se e vendosi me shkronja kapitale në zyrën shtetërore të dhuruar edhe ish-ministri. Po kur vallë ? Kur e hipën befasisht në kolltukun e qeveritarit ! Kuptohet, pasi shkëlqeu për besnikëri të verbër, për intriga e manipulime mjeshtërore e aspak cyryk rreth 21 Janarit zezonë. Merita që ia njohën mirë brenda e jashtë PD-së së sotme e të djeshme. Tani na thotë pa mburrje nga lartësitë e Kullave përballë Kryeministrisë, se është këshilltar sipëror i 60 kompanive (?!). Ky biçim burrë ka filluar t’i presë drutë shkurt. Ashtu siç hidhte firmat si ministër, sidomos ato parendjellëse për Noterë; ato për ekstradime, deri te shkarkimet e shkurtimet e vendeve të punës ndoshta edhe me urdhra partiakë e gjithnjë pas shpine. Tamam sikur është në pronat e tij private. Ndoshta ia vlen për një shkrim të posacëm më tutje…). Pa i thirrur sy më sy kurrë. Dhe pa i njohur kurrë. Bashkë me kabinetin e tij plot shërbëtorë parellinj e të pangopur që janë gati të shesin edhe babën e nënën, e jo më kolegët. Dhe nuk firmoste e vuloste kuturu, e as qesimçe. Ky bërcuk i hirrosur në fytyrë e në shpirt dhe i drejtë si drapri, i lyer e i ngjyer në xhel, na shkel syrin nga pronat dhe milionat e fituara me “djersë oligarku”, që nga televizioni ku thonë se atje e mbushi thesin e parë erërëndë!. Pastaj ai thes e katapultoi dhe bëri më shumë mbroth nëpër postet me emrin e PD-së.
Shërbëtor e servil më të zellshëm zor se gjen ! Është një nga njerëzit e veçantë, që siç thoshte një koleg në media “ia ka parë hajrin Politikës”. Dhe kërkon të na bëjë për të qarë edhe neve për “paratë publike dhe ndërhyrjet kibernetike”(?), pasi ka ndritur me këshilla sistemet bankare e energjetike të Ballkanit Perëndimor. Dhe nuk bën pikë gjumi po nuk zbuloi “thesaret” e vetëm 8 viteve të fundit. “O i zbuloj, o rashë e vdiqa !”, u deklaron tutorëve të vet politikë e financiarë.
Ky bërcuk simpatik nuk ngjan me ndonjë kalli misri të vogël në misërishten hamullore që është mbjellë vonë e pas korrjes së të lashtave. Dhe as me karcin vjeshte. Përkundrazi. Arriti deri sa “kërkoi amnisti për prokurorë e gjyqtarë hajdutë”(!). E tani hiqet e përpiqet sikur vreroset për paratë publike dhe i mbron e lëpin si ato pjatat me supë burgu(foto që flet sa mijëra fjalë). Po kështu për qoftet në Tiranën e Re…Pa harruar “grushtin e shtetit”, që si jurist me mjekër i vuri vulën në ngarkim të Presidentit, Prokurores së Përgjithshme dhe grupit të gazetarëve “pucistë”! Dhe sot hedh dyshime e ultimatume të qullosura. Mirë e tha një kolegu im veteran: “Ore, kështu bën ai sa herë ka ndonjë isharet nga mentorët e vet politikë për këmbime pushteti…”. Shkurt, unë prirem të besoj sinqerisht ish Presidentin Topi që erdhi nga brenda PD-së, i cili thekson fare shkoqur:”…Ky komision do drejtohej nga një njeri militant me tipare naziskine, provincial dhe i padalluar si profesionist, që të bardhën e bënte të zezë dhe anasjelltas, karrierist dhe pa asnjë formim etik, që para se të futej në Parlament kishte studio legale në kullat luksoze përballë Kryeministrisë. Ky njeri do të udhëhiqte komisionin në shtigje të turpshme duke intimiduar krerët e institucioneve ligjzbatuese, të cilët dolën në raport duke dëshmuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre dhe thyerjen e procedurave nga Policia e Garda. Sa për atë ikjen nga Parlamenti, veprimet dhelpërake nën etiketën “I sëmurë” nuk i ha njeri. Mbrëmë kujtuam jo pa humor, një rrëfim të bukur nga G. Rodari për “varrimin” e dhelprës, kur pulat e gjetën të shtrirë në mes të oborrit, symbyllur e bishtpalëvizur. “Ka ngordhur, ka ngordhur! Ejani ta varrosim”,-thirrën me zë të lartë. Vunë shpalljen, u veshën me të zeza, ndërsa gjeli hapi një gropë në fund të kopshtit. “Qe një ceremoni madhështore…Por kur arritën buzë varrit, dhelpra u hodh nga qivuri dhe i përlau të gjitha pulat”. Lajmi u përhap kudo. Por dhelpra nuk e çau hiç kokën. Pas ca kohësh vajti në një fshat tjetër dhe bëri të njëjtin veprim. Me të njëjtat pasoja…:Ajo e dinte se pulat kanë kujtesë të dobët dhe e ngrysi gjithë jetën duke u shtënë sikur kishte ngordhur. Dhe kush vepron si ato, do të thotë se nuk e ka kuptuar historinë”.
Asnje presje nuk i heq shkrimit tend z.Kristo. Ne vazhdim te shkrimit tend do citoja z.Bamir Topi, fjale per fjale ne nje interviste per emisionin Zona e Debatit te gazetarit Baton Haxhiu ne Klan Kosova: A mund te ishte protagonist i sistemit te drejtsise Eduard Halimi? "Ate e ke atje. Kush do na jape ne garanci se do kemi nje reformim real te sistemit te drejtesise kur njerez si ai kane suportuar padrejtesite e nje pushteti qe vrau 4 njerez ne bulevardin e Tiranes jane njerzit qe do japin opinione se si do jete drejtesia neser". Ja, ky eshte ish ministri _ Eduard Halimi, milioneri qe shkruan realisht per te gazetari, nje moster teper i urryer.
Ed Halimi njihet si servil e gjuhelepires. Sali berisha e shperbleu Halimin me postin e ministrit te drejtesisise sepse dhe ky i kreu bukur porosite e tij duke qene kryetar i komisionit hetimor parlamentar per ngjarjen e hidhur te 21 janarit. Keshtu oligarku i sotem duhet te jap llogari per ato pasuri marramendse te tij
Ke te drejte Kristo. Ky fshatari, dikur me pantallona te lerosura e shfrytezoi mire postin sa e kishte e sot na jep mend. Kujton se nuk e njohim se kush eshte. Dikur nje avokat medioker e mashtrues. Me pas Avokat Shteti ku beri namin me leke. Mire qe i shiti ceshtjet e shtetit shqiptar ne arbitrazh por nuk ngopej me kaq. Kur nga qeveria i kerkohej mendim per ndonje kontrate investimi ta jepte pasi kishte mbyllur pazarin me palen tjeter. Sa here ia ka futur Sales ky
Sun mora vesh gje une nga gjith ky muhabet pa bereqet o kristo martiri. bjeri drejt e ne ball gjes mo njeri çdridhe perdridhe si ato putanat qe te shpjene ne dyzet çezma e ste napne uje. hiq dor nga stili i zeri populli a derebardh.
O Kristo,po si nuk doli nje gazetar,intelektual trim te shkruante sic bente MIGJENI I* MADH,qe i bente radiografine regjimit satrap te Zogollit? Po kujt i duhen keto hartime artistike kur ju nuk e akuzoni pushtetin,Ramen konkretisht p[astaj drejtesine qe nuk ka bere drejtesi? Prandaj Rama zgerdhihet sepse ju shkruani me rromuze,si ne kafenete e fshatit e jo te vini gishtin ne plage duke treguar drejt vrasesin e demokracise dhe shtetit ligjor,qe sot eshte Rama ne PUSHT-shtet!
Taipi i letrave anonime, bobo qenka usta ky i paudh qe e perdredh gjuhen sipas jargve qe nxjer, kuterbon vendin me gjuhe haleje.