Duhet t’i gëzojë shqiptarët rikthimi i pasardhësve fashistë të Musolinit, apo duhet t’i trishtojë ata?!

26 Shtator 2022, 09:58Blog TEMA

Duhet t’i gëzojë shqiptarët rikthimi i pasardhësve

Nga Aranit Muraçi

E sigurt është se të gjithë emigrantët në Itali, përfshirë edhe ata shqiptarë, nuk do t’i kenë edhe aq mirë punët duke nisur nga dita e nesërme, por disa shqiptarë “patriotë” çuditërisht janë të gëzuar dhe të lumtur nga triumfi i neo/fashistëve italianë. Një lajm i mirë për katolikët fanatikë, por aspak i këndshëm për religjonet e tjera, liberalët, si dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE, me shumicë dërrmuese muslimane.

Italianët janë shumë pranë zgjedhjes së kryeministres së parë femër të vendit të tyre dhe gati për të formuar qeverinë e parë të udhëhequr nga e djathta ekstreme, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Mjafton fakti që edhe për kriminalitetin brenda kufirit të tyre ekstremistët italianë fajësojnë emigrantët dhe të huajt!

Fitorja e ekstremit të djathtë ka ardhur si pasojë e dështimit të së majtës italiane, dhe më tepër se kaq, prej përçarjes së tyre, por jo si rezultat i një alternative të bazuar mbi ndonjë program bindës zhvillimi, ndërsa lajm i keq për demokracinë italiane në veçanti dhe atë europiane në tërësi është dështimi i së djathtës së moderuar.

Partia Fratelli d'Italia (Vëllezërit e Italisë) e Giorgia Melonit do të fitojë 22.5% deri në 26.5% të votave, sipas një sondazhi të “exit poll”- ve të publikuara të dielën vonë. Partia e saj është në një koalicion të gjerë të krahut të djathtë me Legën, nën drejtimin e Matteo Salvinit, Forza Italia të Silvio Berlusconit dhe një partneri më të vogël koalicioni, Noi Moderati.

Kjo aleancë pritet të fitojë 41% deri në 45% të votave, sipas “exit polls”, përqindje e mjaftueshme për të arritur një shumicë parlamentare kundrejt bllokut të qendrës së majtë mes 22.5% dhe 26.5% të votave. Parashikimet e para janë në favorin e ekstremit të djathtë, ndërsa rezultatet zyrtare të zgjedhjeve do të dalin të hënën në mëngjes.

Arritja e konsensusit politik dhe çimentimi i një koalicioni mund të zgjasë me javë dhe një qeveri e re mund të vijë në pushtet vetëm në muajin tetor. Por votimi mund të shënojë një ndryshim të madh politik për një prej vendeve kryesore evropiane që dallohet mbi paqëndrueshmëri të vazhdueshme ekonomike dhe politike.

Partia e Melonit “Brothers of Italy” u krijua në 2012, por i ka rrënjët në lëvizjen neofashiste të shekullit të 20-të të Italisë, që u shfaq pas vdekjes së liderit fashist Benito Mussolini, në vitin 1945. Një fjalim i vitit 2019 nga Meloni e ndihmoi atë të bëhej një emër i njohur për Italinë kur një DJ e ndihmoi të këndonte (unë jam Giorgia, unë jam një grua, unë jam një nënë, unë jam italiane, unë jam e krishterë") një këngë, e cila u bë shumë shpejt virale.

Pasi fitoi 4% të votave në zgjedhjet e 2018, ajo pati një rritje të jashtëzakonshme gjatë 4 viteve të fundit falë pandemisë dhe krizës ekonomike që nuk u menaxhua siç duhej nga e majta e përçarë dhe madje dukej edhe “e dehur” nga pushteti. Forcat ekstreme përfitojnë dhe rriten gjithmonë nga krizat ekonomike që përjetojnë vendet e tyre.

Ky triumf është megjithatë një lajm i mirë për Putin, Orban dhe mbarë autoritarizmin e ekstremizmin europian. Por aspak një lam i mirë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europën e bashkuar!

24 Komente

  1. M
    Musolini i Shqiperise.

    Fat i madh.Do vije "sheqer nga deti*,do bashkohen trojet Shqiptare rreth fashizmit.Europa?ne te semes,e Ka kapur fashizmi kudo prej gryke.Pse,kot ngrihen bijt e niperit e fashizmit ne shqiperi?

    1. .
      .

      Lum si Comet prr kete fat. Aty qe u shuajten shpresat nga Erdogani qe po ha karët nga Greket ne Egje. Ja ku ju ndriti fati nga Italia.

      1. P
        Po kë quane ti patrijote?

        Hajde artikull leshi hajde ose analize urine. Ju o portale jeni bër tame si muhabete kafeneve. Po kë quane ti patrijote? Njerzit e Erdoganit dhe të Turqise si puna Ed Rames? Sali Gerdeci a po njerzit e partise së ilir Met Spiuni????. Katolike ekstrem? nuke ekzistont fare po të thuashe në bote se pse Katoliket nuke jane si puna e Muslimanve a po e disave Ordodoksve që poltikanet i kane edhe Lider politike edhe Lider shpirtrore Feta siqe kane Muslimanet shqip foles President e Turqise. Lidri i Katolikve ështe Papa Francisco. Dhe jo kryministrja a po president i Italise. Se për avansimin e Shqiprise drejte Evropes sa të jet Ed Rame Turke hajduti, Sali Gerdeci, dhe ilir spiun ne nuke do shohim dite si do të jet puna.

      2. D
        DUX

        Shqiptaret jane me te keqinj se Fashistet,Mos ju duket Mussolini me i keq se Saliu apo Meta.Gjithe Shqiptaret hengren mire me Fashistet qe nga 1923 deri me 1939 Fashistet Financuan Shtetin Shqiptar duam apo nuk duam.kush i beri Ministrite,aeroportet,portet rruget ,ligjet dhe logjistiken e Qeverise Shqiptare.e bene fashistet me Kontin Ciano.Shqiperine e kam ne zemer thoshte Mussolini.Fashisteve ju dorezuan kuroren e Skenderbeut ,fisi Verlaci ..Realiteti eshte qe Meloni eshte nacionaliste por kurre fashiste,Rama do kaloje keq me ta,se Rama eshte sherbyes i se majtes se korruptuar.kush don,familje,besim,vlera Fashistet jane rruga,kush don lgbt pedofila,rrenacak e korrupsion te shikoje nga e majta e kalbur mashtruese.

        1. s
          spata

          Jam me mendimin tende. Italija fashiste beri aq sa sot Shqiperija mburret me veprat e saj .Shqiptaret nuk do te katandiseshin ne kete pike halli ,qe jane sot, nese Zogu do te ndiqte politkat dhe udhezinet e Italise . Fatkeqsit e popullit shqiptare vijne nga drejtues te shitur.Zogu sabotoje planet italjane se keshtu e udhezonin armiqte shekullor te vendit tone .Nje shtet i brishte , me perkrahje te Italise ,qysh nga vitet 1914 ,do ti kishte kaperxyer keto elemente te demokracise qe sot nuk funksjonojne ne Shqiperi .Nuk do dilte ne krye levizja e partise komuniste shqiptare qe permbysi te gjitha raportet e pronsise dhe drejtimin shteteror pro perendimor .Ne vujme dhe dote vuajme nga politkane qe mbahen me furgace nga klanet antishqiptare .

          1. T
            Tanguli

            Por ka nje problem te Mathe me Keta qe jane ne pushtet keta nuk duan te ikin,quajini Komunista,Ballista ,Zogista si te doni por Nga pushteti mos te ikin,edhe artikull shkruesi nuk eshte se i vjen keq per ne por beh e testine te opinioni l,eshte loje qe do vazhdoje do te kete ndryshime.

            1. A
              Akademik Fuga

              DUCE je i sigurt qe i do te miren shqiptareve apo te duket vetja italian , hungarez, polak apo cfare nga keto shtete ku nacionalizmi shikohet si zgjidhje? Ja ta marim te mireqene qe keta te majtet jane LKBTQ, nuk duan familjen jane globaliste nuk u vune fre emigracionit etj, prape lind pyetja! Ti mos e di veten italian, anglez , francez apo cfare? Ti dhe shqipot do konkuroni me politika nacionale me greket, serbet apo te tjere ne rajon pa kaluar me tutje? Je i afte ti o shqipo dhe qeverite e tua shkiptare " patriotike" te konkuroni ekonomikisht, ushtarakisht, politikish kulturalisht per te mbietuar si komb!? A po nocionin e kombit e mer te mireqene ? Eshte aty dhe se luan kush! E ke ti skiptar kete ndershmeri basheke me qeverine tende kushdo qofte qe te punoni e mendoni per popullin dhe kombin ne konkurence me te tjeret se mbijetesa eshte konkurence? A po je skiptar qe vjedh , grabit, ben korrupsion , meresh me droge shkakton varferi? Keto pyetje bejini vetes ju fashiste a konservatore pa tradite a ca e quani veten ju!? Nuk je italian , as anglez e as francez ti mik. Kur them Ti e kam fjalen per shumet qe mendojne si me qene nje popull 100 miljonesh. Pa BE te ha ujku ekonomikisht dhe pa NATO ushtarakish. Dhe sa per ato qe beri Duce ne shqiperi ishin hua te cilat i moren frymen shtetit shqiptar e vune ne varesi ekonomike deri sa e ben vasal dhe e detyran te pranonte pushtimin. Italia fashiste kishte plan ogurzi per Shqiperine. Kerkonte ta asimilonte etnikish me kolone te sjelle nga Italia. Lexoni historine sic duhet dhe mos beni tifozllek kot pa arsyetuar , apo mbi arsyetime empirike ( te percipta) te njohjes se historise , se ne kete vend arsimin e ka mare lumi dhe japin ide politike dhe ata qe skane lexuar kurre nje liber ne jeten e tyre.

            2. B
              Buda

              "Shqiperia eshte ne zemrene time" - ka deklaruar dikur Sekretari i Pergjithshem i Mekembesise se Viktor Emanuelit III ne Shqiperi, Salvadore Meloni; shqiptaret nuk kane pse te tremben nga fitorja e mbese se tij Gloria, perkundrazi.

              1. Y
                Ylli

                Me ne fund te bardhet po zgjohen.

                1. a
                  aktualiteti

                  Pavaresisht "sigurive" te Murac Aranitit, Shqiptaret nuk i kane ndonje mall qeverive te Rencit, Dragit, Di Maios qe ti hidheroje ardhja ne pushtet e Melonit.

                  1. Z
                    ZHEJI koke pa lari

                    Eshte coalition me tre parti qe kane diference te theksuar ne ideollogji pamvarsishte qe i perkasin te djathtes kjo lloje qeverie nuk i mbushe 90 dite ( kete mesage ta mbaje rédacteuri dhe ta postoje mbas 90 ditesh kur kjo qeveri rrezohet )

                    1. M
                      Ministria e KomshiKulturës

                      Perfundimisht Karanit Muratori merr liçensën " Eunuk Ripjellës. Eunukët ripjellës i përdorin në agjitprop për të mbikëqyrur "mendimet" kur muti ju ka marrë shalët. O Mër Mër nga Pështani pse fshihesh poshtë bajgave karanitase. Do asfiksohesh o fshatar. Sna the kush fitoi ne Itali ?

                      1. I
                        I mjeri Mero

                        I shkreti Mjero Baze , eshte bere per gjynaf ! Tani edhe çka ndodh ne bote , nese i del llafi Berishes , e le pa gjume dhe DUHET ta kundershtoje . Epo edhe per fitoren e se djathtes ne Itali , “FAJIN E KA BERISHA “

                        1. S
                          Sali gerdeci

                          Edhe ti po' meron lexon.sa hap syte ke tema e con cel,si ka mundesi,,,edhe te ha edhe te djeg...po' mos e l'eco T-emen po' nuk te pelqeu,apo do maresh vesh ca' thot per bacen

                        2. K
                          Karabobe

                          Duhet ti gezoje. Kur ishte Mussolini, u bam te gjith italjona

                          1. V
                            Viva il Duce !

                            Mussolini e ka patur ne zemer Shqioerine ! Mos harroni

                            1. S
                              Shqiptari

                              Nuk e kuptoj perse u behet kjo pyetje shqiptareve,pasi kete e dine rreth 50 milion italiane qe moren pjese ne zghedhje dhe votuan te djathten ekstreme. —Musolinin e varen per kembedh para 77 viteve dhe nuk ka asnje lidhje. Ne Shqiperi po votohet partia Socialiste prej shume vitesh.Partia e E Hoxhes

                              1. e
                                eli

                                Shqiptaret trishtohen,ndersa metajsalistet gezohen.

                                1. e
                                  enter””

                                  A te dhjefshaq interligjencen. Ne vend te shkruani qe e majta ne europe ka sulmuar lirine e individit, ka percare komunitetet, u jane bindur elitave per shkaterrimin e ekonomive rrini e merreni duke vene etiketa te gabuara. U dhjefshi bashke me elitat Poshte Eu Poshte soros Poshte liberalet ekstreme

                                  1. p
                                    pordhe me rigon

                                    Po Pepino ti do ta vrasesh! "Rrofte Trump qe donte te percante Europen dhe ta prishte BE dhe ne shqiot pastaj te antaresoheshim ne federaten Rus, po sna pranonte Putini do i luteshim Serbise ti mbushe mendjen, po sna bente pune dhe Vucici kemi babe Erdoganin do antaresoheshim ne bashkimin anadollak." " Rrofte Trump qe donte te shperbente NATO dhe gjithsecili te mbronte bythen e vet, po ne nuk kemi frike ne goje te ujkut hedhim valle. Le tja mbante bytha Serbise te sulmonte Kosoven dhe me avjonet dhe tanket tona brenda 24 oreve arijme ne Beograd, nuk na duhet NATO." " Rrofte Trump qe donte te shkembente teritoret e Kosoves me Serbine dhe kur ajo plaka Merkel ja prishi planet e mori Hotin dhe Vucicin ne shtepine e bardhe te bejne marreveshje dhe ne fund i tha botes se : E shikoni ? Nje vend islamik si Kosova e njeh Jeruzalemin si kryeqitet te Izraelit! E quajti Kosoven vend islamik" " Rrofte Orban qe kerkon mos i vendosen sanksione Rusise se ka hadhin e shqiptareve qe jane miq me Ruset dhe Serbet se mos ngelen pa gz ne tubat e pallateve te tyre dhe nuk kane me se te ngrohen" " Rrofte Salvini qe i do shume shqiptaret dhe do ti shpetoje nga te majtet se mos i bejne LGBTQ" "Rrofte Le Pein qe duke menduar per ne nuk e ze gjumi kur mendon se shqiptaret race e paster ariane te gjate , te holle, te zgjuar dhe bjonde padashjen e tyre mund te perzien me te zinj inferiore dhe per kete arsye nuk e do BE dhe Putin i vjen ne dihme me ca te holla qe i dergon here pas here" ' Rrofte dhe kjo e reja se kush e di cte mira te tjera do na sjelle ne shqipove kjo" " Rrofshin politikisht te gjithe dashamiresit tana konservatore kudo ne Europe , madje dhe ne ato vende me tradita konservatore te aristokracise si te vjetra si ne Zullu, Zimbabe , Shqiperi etj" " Poshte Sorros e Anglia me gjithe mbreter e mbreteresha qe nuk kane haberin e konservatorizmit shqiptar dhe imerialistet amerikane qe na e shpallen aristokratin konservator Sali non grada" O te marte purtha me gjithe te majte e te djathte thuaj. A ku ka shqiptar qe si di te gjitha ore!

                                  2. g
                                    gjini

                                    Shikoje se kush i a dorezoi Kunoren e Skandebeut Duces ne Rome! E ku jane katoliket simbas teje? Vetem nga fundi jane disa persona qe nuk kishin asnji randesi ne Qeverine e kohes! Delegacioni shqiptar që dërgoi Kurorën e Skënderbeut në Romë Kryeministri Shefqet Vërlaci dhe Ministri i Drejtësisë, Xhaferr Ypi Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa. Dervish Biçaku, Bexhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani, Vissarion Xhuvani. Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevdet Starova. Ali Asllani, Kristaq Strati. Reis Selfo, Jan Dado, Niko Polo, Safet Libohova, Rexhep Plaku. Ndoc Pistulli, Ymer Kopliku, Kol Bibë Mirakaj, Mark Kakarriqi, Zef Boriçi, Omer Rruzhdija. Ismet Kryeziu, Avni Gjilani, Rrok Berisha. Dhimitër Popa, Kristaq Zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shasivar Alltuni. Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu. Zef Kadarja, Ali Qoraliu, Ismet Petrela, Sirri Toptani. Përveç delegatëve të shënuar më sipër, në listën e botuar nga gazeta “Drita” në prillin e vitit 1939, figurojnë të shënuar edhe këta persona: Sulo Xhyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito. Gazeta “Drita”, prill 1939: Entuziazëm dhe manifestime të mëdha

                                    1. D
                                      Discovery

                                      At Fishta ishte Katolik dhe u varros nga Ushtria Italiane me nderime,Ernest Koliqi ishte Katolik edhe Pater Anton Arapi bashke me Sereqet e Shkodres.Ka pasur shume Katolik Fashista nuk eshte Turp ashtu ishin ato kohe.por italianet cdo informacion per Shtetin e Zogut nga Katoliket e merrnin .Ne Popullsine Katolike Ligjin e bente Domi dhe Bajraktari te dy hafije te italise

                                      1. Y
                                        Ylli

                                        Respect per katoliket shqiptare,Jane patriot te vertet.

                                    2. c
                                      ceni

                                      Ha ha ha !Pas kater muajsh do te kemi zgjedhje te reja ne Italin bordello!Berluskoni eshte bere si Mao Ce Tung-u!Keto zgjedhje treguan se Italia eshte Shqiperi e veshur me Versaçe dhe asgje me shume ndaj edhe ka perfunduar ku eshte.

                                      Lini një Përgjigje