Viktoria, vajza e mbuluar nga Kievi që kishte gjetur paqen në mes të luftës

25 Shtator 2022, 11:09Blog Nga Ben Blushi

Viktoria, vajza e mbuluar nga Kievi që kishte gjetur paqen në mes

Unë e takova Viktorian në 15 qershor, në një nga rrugët kryesore të Kievit.

Isha duke fotografuar gra, vajza, fëmijë dhe burra të shpenguar që ecnin të qetë në qytet, kur një vajzë me shami hyri në rrezen e aparatit tim.

Në përgjithësi vajzat e mbuluara muslimane, nuk pranojnë të pozojnë, madje acarohen nëse arrin t’u “vjedhësh” ndonjë foto kur nuk e kanë mendjen. Besimi islam nuk është shumë i hapur ndaj pikturës dhe fotografisë. Herën e fundit që fotografova disa nga vajzat e mbuluara të Tiranës, gjatë mëngjesit të Bajramit, mora disa revolta të vogla që mu dukën si llastime dhe prandaj nuk më shqetësuan.

Fotografinë,pikturën,artet në përgjithësi, Islami i konsideron blasfemi apo idhujtari ndaj një njeriu të caktuar dhe i ndalon me arsyetimin se përveç Allahut, besimtarëve nuk u lejohet të adhurojnë asnjë qenie tjetër.

Kjo normë e ashpër ka penalizuar edhe vetë Muhamedin, njeriun që ka rregulluar çështjet e Islamit dhe ka përcaktuar rregullat për të gjithë ndjekësit e tij në shekuj. Sot nuk ka pothuajse fare portrete të Profetit Muhamed dhe njerëzimi nuk ka arritur dot të formojë një perceptim të imazhit të këtij burri, siç ka ndodhur me Jezu Krishtin, që është vizatuar, pikturuar dhe inskenuar në film, miliona herë, që nga Rilindja Evropiane e deri sot.

Madje kush guxon të vizatojë Muhamedin, mund të përfundojë keq, siç edhe ka ndodhur vitet e fundit nga Parisi në Danimarkë, pa folur këtu për rastin e shkrimtarit Salman Ruzhdi që u sulmua me thikë në New Jork, para disa javësh.

Pa u zgjatur në këtë argument, ku gjithnjë rrezikoj të blasfemoj, me aq sa kam lexuar për jetën e tij, jam i bindur se vetë Muhamedi do kishte patur shumë qejf të fotografohej apo të vizatohej.

Në përgjithësi ai ishte më liberal se shumica e muslimanëve të sotshëm.

Por kthehemi te Viktoria.

Sic thashë, isha në bulevardin kryesor të Kievit, bashke me mikun tim Srdan Kosovic, kryeredaktor i gazetës më të madhe të Malit të Zi, Vijesti.

Pasi fotografova shumë vajza me cigare, muzikantë të eksituar, fëmijë që shisnin unaza në trotuar, apo burra që llastonin fëmijët e tyre, i kërkova Srdanit të ecnim dhe pak në bulevard me shpresë se mund të zbuloja ndonjë thesar tjetër me Nikkonin tim të pangopur.

Srdani më tha se duhet të prisnim dhe pak, sepse ai duhet të takonte një vazë ukrainase e cila do ti sillte një porosi për një të njohurin e tij, në Malin e Zi.

Pas disa minutave vajza erdhi. Ishte e mbuluar me shami. Në dorë mbante një Kuran të cilin ia dha Srdanit për ta cuar në Podgoricë. Kjo ishte porosia që kishte sjellë.

Mua më është kthyer në tekë të fotografoj vajzat dhe gratë e mbuluara me shami dhe nuk mund ti bëja ballë tundimit për të fotografuar një vajzë muslimanë në mes të luftës dhe në mes të një vendi shumë të krishterë siç është Ukraina.

I thashë Srdanit. Ai i tha vajzës. Ajo pranoi.

Në fakt unë kërkova edhe pak më shumë. Të mbante Kuranin me gërma cirilike në dorë. Ajo pranoi sërish. Duke qeshur.

Sot që vendosa ta postoj, pyeta Srdanin për emrin e vajzës dhe ai më tha se quhet Viktoria.

Viktoria kishte sjellë një kopje të Kuranit në gjuhën ukrainase, të cilën imami i Kievit do t’a dhuronte një koleksionisti malazez të botimeve të Kuranit në shumë gjuhë të botës. Ky koleksionist ishte lidhur me Srdanin dhe kështu Kurani cirilik përfundoi në Malin e Zi, ku duhet të jetë akoma, pasi bëri një tranzit të shkurtër në aparatin tim fotografik.

Ngaqë u bëra kurioz se si një vajzë ukrainase, me emrin Viktoria, ishte bërë muslimane, madje ishte mbuluar, pyeta sërish Srdan Kosovicin.

Ai më tha se nuk e dinte dhe nuk kishte patur as mundësi, as kohë, as arsye ta pyeste, për aq pak minuta sa e kishte takuar, por mund të më jepte numrin e saj që unë ta pyesja vetë.

Po pse nuk e pyete ti, i thashë, me padurimin e një njeriu që do të shpëtojë nga një siklet.

Po pse ta pyesja, tha Srdani, është njëlloj sikur të pyesësh postierin, cfarë ka ngrënë në mëngjes, apo si e ka emrin e gjyshit.

Srdan Kosovic, që duhet të jetë me origjinë të largët nga Kosova, trashëgon zakonet e kosovarëve. Ata bëjnë pak pyetje dhe prandaj nuk shkruajnë letërsi të mirë por nga ana tjetër meqë nuk pyesin kot, shpifin më pak se ne të Shqipërisë, nëpër portalet e tyre.

Por kthehemi prapë tek Viktoria.

I shkrova Viktorias. Një sms në whatsapp.

Ti shkruash një vajze të panjohur për ta pyetur pse je bërë muslimane, nuk është shumë etike, madje mund të konsiderohet një cënim privacie, një sulm në kufijtë e fyerjes, por mua më duhej ky detaj dhe pasi i çova fotografinë me Kuran, që ajo e pëlqeu, gjeta një shteg për të hyrë në botën e saj të thjeshtë.

Viktoria u tregua shumë e drejtpërdrejtë dhe pas tre pyetjesh, më rrëfeu historinë e saj si muslimane.

Në vitin 2017 kishte nisur të udhëtonte nëpër botë dhe pas një vizite në Sri Lanka ku kishte njohur disa vajza muslimane, kishte nisur të lexonte Kuranin. Pas nëntë muajsh, kishte shkuar sërish në Sri Lanka dhe ishte konvertuar nga Krishtërimi në Islam.

Ka shumë vajza ukrainase që janë konvertuar, e pyeta.

Para luftës kishte më shumë, tha Viktoria, pothuajse përditë një vajzë vinte në xhami për t’u kthyer në Islam.

Nuk e pyeta pse para luftës kishte më shumë konvertime se tani, por historia tregon, se kur vendet monofetare shkojnë në luftë, feja dhe kombi bëhen një.

Prandaj të braktisësh besimin e kombit duket sikur ke tradhëtuar edhe vetë kombin.

Megjithatë Viktoria e kishte gjetur Paqen brenda Luftës.Ajo është nje ukrainase muslimane.

Fotografinë e saj mund ta shikoni në ambjentet e COD, deri të premten e ardhshme datë 30 shtator.

Më pas e gjeni në facebook tim.

11 Komente

  1. p
    post,pasuri,kurveri,me cdo cmim

    Kjo specie,e mbrujtur,jo pak me vese njerzore,mbasi perlau nje pasuri te tere,duke i hedhur hi syve.top chanel,tani leviz si nje hije e zeze,brenda dhe jashte vendit,duke u maskuar,mbas halleve te njerezve. Por vec era,qe ai shperndan e vjeter dhe ere ,nga kjo vemje e paftyre eshte bere e pa durueshme.

    1. K
      Koment i forte ..

      Hahahaha Koment i forte per kete Specije ,mbeturine Ekzemplare i rradhe ..

      1. M
        Mira

        Vjedhjet ky birbo i ka filluar qysh se Fatos Nano e emeroi Minister te Pushtetit Lokal.

    2. M
      Mira♡, jo ajo tjetra

      Çfarë do të thuash mor Blush?! Sa i ëmbël është islami?! Të kthejmë sytë nga ai?! Gjete dhe kohën. Për një tufëz flokësh që i doli nga shamia, e vranë vajzën në Iran. Vajzat dhe gratë e shtypura po protestojnë fuqishëm duke hequr shamitë e duke prerë flokët. Irani zjen! Ti violinës tënde. ☹ Më e pakta që mund të të them: TURP!!!

      1. p
        pretorian.

        Blush ku e ke konseguencen dhe koherencen? Nje artikull joti i meparshem per luften ne Ukraine kishte me shume sens se ky "moderni". Shkove qe shkove, pse se shtyve veten me ne lindje? 15000 te vdekur ka atje qysh prej grushtit te shtetit te 2014. Ti nuk the kurrgje per ata!!! Apo ata s'jane njerez, nuk jane humane, por thjesht jane muzhike, jane ruse!!! Edhe ti Blush me dy standarte? Ti Blush nuk pate sy te shikoje kllounin khazarian, te veshur me bluze ushtarake, qe para se te vinte ne pushtet premtoi paqe dhe jo lufte, premtoi jo bombardime kunder popullit te tij, premtoi jo lufte kunder opozites, premtoi jo nazizem etj. Me thuaj Blush si mundet nje çifut te bashkepunoje me naziskinet e Right Sektor, me Banderitet? Athere ma jep nje pergjigje per kete, qe te mos mendoj se holokausti ishte fake. Ose akoma me shume te mendoj si Lavrov, qe edhe Hitleri ishte çifut? Nje pergjigje jepe. Kam moshen tende dhe kulture profesionale. Kam kulture te pergjithshme. Kam admiruar diskutimet e tua per Salirin, Ilirin dhe Delirin, per krenaristet dhe kanabistet, per shkerrdhimin e PS-se dhe katandisjen e saj ne nje OFQ. Blush çfare ka ndodhur me ty? E pe Ukrainen me syzet e nje neoliberali vasal. E shikon Shqiperine me syte e Rilindjes? Athere dhe ti je nje kufome. Nje kufome politike dhe shoqerore. Mekat.

        1. K
          Kosova

          Blushi i meriton komentet, por ky Pretoriani me siguri paska kryer shkollen e patriarkut Kiril.

        2. S
          Sara

          je bere komplet banal tashme..

          1. E
            Everteta

            Po cna i promovoni keto ukrainset more Blushi. Sa shpejt harroni cfare betene keto kunder kosovarve ne kohen e luftes. Kjo eshte rrace sllave dhe nuk na intereson se kuptojme kete veneracionin tuaj per ata qe vrane vellezerit tane ne Koseve. Ska kuaran apo bibel qe keto te na mbushin mendjen kush jane. I kemi njohur me kohe dhe mjaft me me to.

            1. P
              Pretorian

              Patriarku Kirill e ka shkollen natyrisht shume me te mire, se kosovari qe i ka vene dinamit katedrales katolike ne Prishtine, apo se prizrenari turkali qe i ve bisht statujes se Gjergj Kastriotit. Akoma me shume, Kirilli me duket me shqiptar, se ndonje kokpeshqir Kosove qe fyen Nene Terezen apo ndonje alabin me pushtet qe motres tende I mbyll syte me shami arabe.

              1. K
                Kosova

                Ky Kirili yt (i motres tende nese do, meqenese ke folur me kete gjuhe), u lut qe sllavet ruse te vrasin sa me shume sllave ukrainas, sepse keshtu do shkojne ne parajse! Kjo eshte shkolla e tij. Nga sa ke shkruar, kjo qenka edhe shkolla jote. Por te vrasesh njerz, ke vrare Zotin vete. Prej ketij casti, je vrases i njerezimit.

              2. j
                japonezi me canon

                aparati quhet Nikon o Blush, por kur nuk lexon dot gjerat afer teje, nuk mund te shkruash per ato larg

                Lini një Përgjigje