Nëse SPAK e ka seriozisht të hetojë familjen Berisha për pastrim parash

22 Shtator 2022, 17:51Blog TEMA

Nëse SPAK e ka seriozisht të hetojë familjen Berisha për

Nga Carlo Bollino

Prokurorët e SPAK-ut duket se synojnë të përshpejtojnë hetimet mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani, një aferë ndaj së cilës kryeministri Sali Berisha, i sapokthyer në pushtet në shtator të 2005, i dedikoi të gjithë energjitë e tij. Arsyeja e impenjimit të tij ishte se përfituese e procedurës së privatizimit do të ishte familja e të bijës. Në fakt, dhëndrri, Jamarbër Berisha, kishte trashëguar një përqindje të vogël të atyre tokave të përdorura nga qeveria fashiste për zgjerimin e aeroportit të Tiranës dhe që supozohet se u shpronësuan më pas nga regjimi komunist për të ndërtuar sipër kompleksin sportiv Partizani. Skandali qëndron në faktin se pikërisht falë këtij procesi privatizimi të ndërmarrë me urgjencë nga vjehrri sapo u riemërua kryeministër, dhëndrri u bë në mënyrë të mistershme pronar i rreth 40 % të 19 pallateve të ndërtuara mbi ato toka që vlejnë në treg disa dhjetëra milionë euro.  

SPAK mori në pyetje dje dy nga ish-ministrat e Mbrojtjes që 17 vite më parë ndoqën procedurat e imponuara nga Sali Berisha për të ndihmuar dhëndrrin të bëhej miliarder. Pas Fatmir Mediut dhe Gazmend Oketës, do t’u takojë edhe shumë anëtarëve të tjerë të ish-qeverisë Berisha si Genc Ruli, Arben Imami për të kaluar deri te ushtarakë të lartë të ushtrisë që iu përshtatën urdhërave politikë duke i shërbyer operacionit. Të gjithë, përvec gjeneralit Vladimir Qirjazi, i cili për shkak të refuzimit të tij për të firmosur akte të jashtëligjshme, u ndëshkua nga Berisha me një transferim në një detyrë tjetër. Një dëshmitar i cmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë.  

Por pavarësisht këtij impenjimi të dukshëm të SPAK-ut, një pyetje është e detyrueshme: A janë vërtetë serioze qëllimet e këtij hetimi? Marrja në pyetje e Fatmir Mediut apo Gazmend Oketës apo anëtarëve të tjerë të administratës Berisha, a mund të hedhin vërtetë dritë mbi skandalin? Ndonjë prej tyre do ta ketë kurajon të thyejë paktin e “omerta’” (gojës së mbyllur) që i lidh prej 30 vitesh me “Doktorin”? Dhe në fund, cfarë mund të zbulojë në të vërtetë ky hetim? Në rastin më të mirë do të zbulohet ajo që të gjithë e dinë, dmth që Sali Berisha bashkë me ta kreu shpërdorim detyre, krim që pas 17 viteve është i parashkruar. Dhe nëse “omerta’”-ja e ish-ministrave dhe e bashkëpunëtorëve do të mbetet solide si gjithnjë, hetimi nuk do të qartësojë as edhe këtë. Në fakt ka edhe një tjetër dyshim që (ndoshta) prokurorët po hetojnë: A kishte kompetenca ligjiore Ministria e Mbrojtjes për ta ndjekur dhe për të nënshkruar privatizimin e atyre tokave? Një ceshtje kyce pasi, nëse vertetohet që kompetenca ishte e një dikasteri tjetër (si për shembull ministria e Ekonomisë) atëherë edhe akti i privitazimit do të rezultojë null, dhe në këtë rast gjithë perandoria e ndërtuar nga Abi do të shkrihet si një kështjellë në rërë.

Por nëse SPAK dëshiron vërtetë të hedhë dritë mbi skandalin kryesor të ish-klubit Partizani, duhet të hetojë për një tjetër krim: Jo shpërdorim detyre, por pastrim parash. Një krim, afatet e parashkrimit të të cilit janë 20 vite (pra ende nuk është parashkruar) dhe që mund të tërheqë në cështje direkt gjithë familjen Berisha. Misteri i vërtetë që mbetet për të sqaruar nuk është se si Sali Berisha arriti të privatizojë atë kompleks sportiv duke shkelur mijëra procedura, por si arriti dhëndrri i tij, Jamarbër, të ndërtojë sipër 19 kulla me vlerën mbi 40 milionë euro, edhe pse kishte në bankë vetëm 30.000 dollarë. Historia se përfitoi nga pozita e tij si ish pronar tokash është një legjendë urbane: Jamarbër Malltezi dhe motra e tij janë trashëgimtarë të brezit të dytë të Xhemal dhe Mahmut Begeja dhe falë këtij pozicioni privatizuan vetëm një copëz të vogël të atyre tokave të ndarë me 24 pronarë të tjerë të lidhur me të njëjtin trung trashëgimtarësh, që nga ana e tyre janë vetëm një pjesë e totalit prej 54 ish-pronarësh të tokave ku u ngrit ish kompleksi Partizani, të prejardhur nga 5 familje të mëdha: Begeja, Llagami, Saljaga, Alimehmeti dhe Vaqarri.

Prova e privilegjit të dyshimtë që gëzoi Jamarbër Berisha qëndron në faktin se pavarësisht thërrimes së terrenit që i takonte, 40% e kullave u bënë pronë e tij (dhe në mënyrë indirekte të Argitës) dhe jo edhe të motrës Orinda Malltezi për shembull që trashëgoi të njëjtën sipërfaqe të tokës, dhe as të dhjetëra trashëgimtarëve të tjerë të 5 familjeve të cilëve i janë dhënë vetëm kuota të vogla pronësie, pikërisht në funksion të kuotave respektive të trashëguara. Kuota trashëgimie pjesërisht të zhvatura edhe më shumë nga Jamarbëri i cili duke ditur që kishte vjehrrin në krahun e tij, u imponoi shumë bashkëpronarëve të tjerë detyrimin e dhënies të 3 deri 5% të tokave të tyre në rast privatizimi. Por as kjo “grabitje” e mëtejshme nuk justifikon pasurinë e pamatë që Jamarbër dhe Argita Berisha arritën të marrin falë atij privatizimi.

Pra është e kotë që SPAK-u të humbë kohë duke pyetur bashkëpunëtorët e Berishës për të provuar një krim të 17 viteve më parë, tashmë i parashkruar, por të nisë të marrë në pyetje Jamarbër Berishën dhe t’i kërkojë atij se si e bëri mrekullinë të transformojë 30.000 dollarë që kishte në bankë në fund të vitit 2005, në dhjetëra milionë euro që i japin fryte edhe sot. Duke akuzuar partinë në pushtet, Jamarbër Berisha ka përsëritur mijëra herë se pas kullave që po ndërtohen në Tiranë po fshihet një pastrim gjigand parash, sepse kullat ndërtohen me para cash (të pista) dhe pastaj shiten me derdhje bankare (të pastra). Po sikur të jetë ky pikërisht edhe rasti i tij? Madje familja Berisha e ka si traditë të akuzojë të tjerët për gjëra që ka bërë vetë. Të bëhesh miliarder, sic i takoi atij pikërisht në vitet kur vjehrri ishte kryeministër dhe bashkëshortja sekserja e preferuar e babait, legjitimon shumë dyshime të cilat ai si pjesëtar i një familje ish-qeveritarësh e ka për detyrë të sqarojë. Për më tepër se pikërisht për korrupsionin e bërë në ato vite, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi gjithë familjen Berisha “non grata” në Shtetet e Bashkuara. 

Nëse paratë e investuara në ato 19 kulla nga Jamarbër Berisha janë të pastra, do të ishte vetë ai i pari që do të kishte interes t’iu përgjigjej pyetjeve të prokurorëve. Në rast të kundërt, për prokurorët nuk do të jetë e vështirë të kryejnë më në fund një hetim bankar mbi llogaritë e Abit dhe Argitës për të kuptuar origjinën e fitimeve të tyre dhe të verifikojnë se sa para nga llogaritë e tyre ka përfunduar në të vërtetë në ndërtimin e 19 pallateve. Të provosh pastrimin e parave është shumë më e lehtë se të dëshmosh korrupsionin: Pengesa e vetme është nëse dëshiron  ta bësh.  

33 Komente

  1. S
    Shaqo

    ...dhe me kryesorja, a jane paguar nga qeveria italiane e kohes per shpronesimin qe u ka bere pronarve te tokave per zgjerimin e aeroportit, dhe nese po, atehere ngeket shteti shqiptar pronar i vetem i atyre tokave.

    1. b
      ben.

      Shaqo 1. Kete qe thua ti, i pari e ka shkruar bollino i ndragheta.com. Ti mendon se ky birbo e ka haruar????? Jo. Sot malltezi ,publikoi dokumentin orgjinal me emer dhe mbiemer te familjeve qe jane shpronesuar nga italianet , dhe familja e malltezit dhe 5 familjet e tjera nuk figurojne. Pra ka qene 1 mashtrim i bollinos dhe rilindjes. Per cdo tirons te vjeter apo kedo qe eshte ritur ne tirane e di qe fusha e aviacionit per te cilet italianet shpronesuan pronaret nuk eshte ne te njejtin vend ku ka qene kompleksi partizani. Sikur vetem nga kjo te niseshe e kupton qe ishte 1 mashtrim i trashe. 2. Shaqo ziu. Ne baze te dokumentave , proceduren e privatizimit te klubit partizani e ka nisur anasatas angjeli, pandeli majko dhe blendi klosi. Pra procedura eshte nisur qe ne kohen e socialisteve , me qellim te grabisnin token. Por meqense toka kishte pronar dhe pushteti i hajduteve iku, ne baze te ligjit toka i kthehej pronarit. 3. Rilindja me bollinon e ndragheta.com genjeu prape kur tha qe Malltezi, kishte prokure nga pronaret e tokes, sepse e verteta eshte qe pronaret jane perfaqesuar secili me vete. 4. Rilindja dhe bollino genjyen qe pronaret dhe malltezi i blene objketet karakatine te ndertuara ne token e tyre per 28.000 euro, e verteta eshte qe pronaret i blene objektet per 800.000 euro. 5. Rilindja genjen si bollino kur thote se lejen e dha basha. E verteta eshte se lejen e pare e ka dhene rama, pastaj basha ,pastaj edhe fiku veliaj. Duke qene se cdo gje ka qene ne rregull sipas ligjit ky kokra e rilindasit ,ndraghetisti bollino po ta lexosh me kujdes thote qe SPAK nuk duhet te hetoje procedurat ,por pastrim parash. Shaqo ziu. Te klubi partizani dhe toka e maltezit ka pasur vetem 1 shkelje ligji, dhe eshte pikerisht ndraghetisti Bollino qe me firmen e ed rames, 5000 metra katrore toke qe ish pronaret e lane per shkolle ja falen bollines per 1 euro.

      1. P
        Poplli

        O Beno Bolino te thote i gjo tjeter qe Dhondrri zoholle ka bo pastrim parash. E kupton apo bon sikur se kupton. Ka fut ne 19 pallate paret e pista te Gites te zenit te sales dhe te Loris qe ja vjedh autikeve. E shef ca pislliku ka familja Berisha. Ky qosja Maltezi eshte nje gamor qe ose nuk di ose eshte debil i lindun. Pysni pak motren Orinda sa pasuri ka aty?

        1. b
          ben.

          People. Kur fillon e genjen dhe nuk di nga te dalesh, genjeshtrat e rradhes behen me te trasha se te fillimit. Nuk e di ku jeton, mbase je ne kine ose ne korene e veriut, po ne shqiperi si ne te gjithe europen, pronari i tokes ,kur nuk ka leke per te ndertuar vete, ja jep dikujt tjeter dhe mer % e ndertimit ne baze te kontrates. Malltezi dhe pronaret e tjere ja kane dhene ndertimin firmes kontakt dhe marin ne mos gaboj 40% te ndertimit si cdo pronar tjeter toke ne tirane dures, shkoder, vlore, rome , athine etj. Ti ose duhet te jesh shume shume i trashe mos te dish 1 gje kaq te thjeshte, ose jeton ne kine, ose je kokra e legenit si bollino po ndryshe nga bollino qe ka vjedhur 5000 metra katror toke ne mes te tiranes per 1 euro, ti shitesh per 1 sufllaq.

          1. P
            People

            Qeke dhondrri vete o Beno se vetem nji debil si ty mund të thote kshu idiocinash. Hajde se e ha sufllaqen ne Reç po ho.

      2. b
        ben

        Keto terrene qe merreshin nga pronaret vendas ishin te formes se qiradhenies prej ushtrise italiane. Mbas luftes, keto troje u shtetezuan prej pushtetit komunist dhe me ndryshimin e pusteteve duhet ti ktheheshin ish pronareve. Deri ketu nuk ka asnje shkelje te ligjit. Ajo qe Karlo ngre me shume te drejte eshte se si ka mundesi qe nje njeri qe ka vetem 30 mije dollare ne banke, qenka ne gjendje qe te ngreje 19 pallate me vlere disa miljon dollare. Ku i gjeti dhenderri i Salihut keto para? Aludimi eshte me se i qarte dhe teper i forte per tu injoruar.

        1. V
          Vranakonti

          E gjithe kjo pune qe ka filluar SPAK-u per hetimin e Kompleksit partizani,do perfundoi vertete nje keshtjelle prej rere. SPAK-u eshte blere me kohe nga Sali Berisha i cili ka blere prokuroret e SPAK-ut me shuma marramendese per te ruajtur veten dhe familjen e tij. Per familjen e tij Saliu nuk ve re se sa paguan,vetem t'i shpetoi drejtesise.Vertet ai do t'i shpetoi drejtesise. SPAK-u eshte formal dhe i shitur te Sali Beriswha dhe te Ilir Meta.

          1. P
            Perparim

            Ky Bollino i di te gjitha cfare ndodhin me Berishen dhe familjen e tij ne Shqiperi. Megjithese ka me shume se 25 vjet ne Shqiperi, vetem shqip nuk arriti te mesoje dot!

          2. S
            Sori

            Kur do t'i hidhen prangat ketij anetari te hershem te Sacra Corona Unita-s qe ketu ne Shqiperi ka gjetur parajsen me pastrim parash te Mafies Italiane dhe grabitje pronash shteterore, permes gjobvenieve mediatike te denueshme penalisht!

            1. c
              ce

              Nje nga ndihmesit kryesore ne kete grabitje shekullore te prones publike nga perbindeshi i Vicidolit kur ishte ne pushtet eshte dhe skuthi i Durresit Oerd Bylykbashi qe ka detyruar shefin e shtabit te ushtrise Luan Hoxha te firmose dokumenta nen presion sipas vete deponimit te ketij te fundit.Prandaj Oerd Bylykbashi duhet te jape llogari per kete grabitje te pashembellt shtetrore te Vicibolit te foltores.

              1. j
                jevgu

                shume e sakte

                1. Q
                  Qytetari

                  Prandaj do te filloi grevat dhe protestat per te krijuar remuje qe te shpetoi nga SPAK ?

                  1. B
                    Bureto

                    Gjynah! Në kete rast, por jo vetem te ky, te krijohet pershtypja se ca gazetare jane me te kthjellte dhe me te afte se ca prokurore qe quhen se jane dhe duhet te jene specialiste pikerisht per kete pune. Atehere ku çalon problemi? Nese prokuroret, jo vetem te SPAK, por veçanerisht aty, nuk kane vullnetin apo kurajon (per aftesine nuk e besoj se jane zgjedhur si te tille me te miret nga rradhte e tyre), cila eshte ajo force qe do duhet ta kompensoje kete mangesi? Thelle, thelle me shkon mendja se, per disa çeshtje qe kane 30 vjet qe rendojne ndergjegjen e drejtesise, por jane dhe nje makth per shoqerine, do duhej qe me ligj te ngrihej nje trupe "ad hoc" (gjykate prokurori), speciale me gjyqtare dhe prokurore te huaj, qe te merrej vetem me disa nga keto krime, ekonomike, vrasje, grabitje etj. ku nder vite, jane perfshire krimi dhe pushteti, dosjet e te cilave jane te pluhurosura ne sirtaret e Drejtesise. Llumi i drejtesise dhe po aq i politikes, ne simbioze me njëri-tjetrin, kane prodhuar ligje te tilla (te sterngaterruara e te renduara me procedura) si psh, ai i parashkrimit, me qellimin malinj, qe ky llum te mos pastrohet kurre?! Po qe keshtu atehere si do veje filli shprehjes se famshme se: "Drejtesia vonon, por nuk harron!"?. Apo mbetet ne fuqi vetem ay qe: "Haken le t'ua marre Zoti!". Epo, atehere, le te na rojne Baltazar Cozat! Sepse ky, edhe pse ne rruget e mesiperme, nga brigand arriti e u be Pape, perseri si per gjithe te tjeret, ne fund dhe per te u gjet dy metra toke per nje varr. E po te jete kjo haka e marre, atehere hallall te gjitha maskarenjve te djeshem e te sotem, ne politike, pushtet, drejtesi e kudo ku behen zullume ne kurriz te gjese publike, duke varferuar popullin dhe duke u pasuruar per vete dhe familjet e tyre.

                    1. S
                      Semi

                      Bollo.... ai mori token e vet ti ke mare gjysmen e Tiranes me 1 euro....apo jo...ai dha metro per kopesht ti I more metrat shkolles...kshu thote media....nderkohe ti more reklama te cuditshme nga ata qe meren me sigurine e akshit...normalisht ti duhesh hetuar...ai dhendri Berishes qe nuk ngjit fare le te shkoje ne burg por dhe ju nuk shiheni me sy...

                      1. P
                        Pensionisti i Porcelanit

                        Semi, boshnjaku Malltezi mori token e shtetit komunist dhe ndertoi pallate me parate e vjedhura nga vjehrri Sali kryehajduti e kryekrimineli Sali Mortja!

                      2. J
                        Jugu

                        Ik o Bole merr ndonje cope toke per 1 eruro nga Rama dhe bej hajer se sa leke ke bere ne kete vend nuk do i behe kurre ne Itali. Dhe kuptohet perse je gazetar qe leh vetem pro Rames. Nje gazetar me etike dhe morale do shkruante njehere te vetme kunder nje qeverie qe e rendisin si me te korruptuaren ne Europe organizatat me emer ne bote. Nje qeverie qe po shperben nje vend te mbrekullueshem po ty nuk te plas shume se iken ne vendin tend sa te ndryshoj pushteti. A kan vjedhur njerezit e Berishes, po kan vjedhur. Por cfare Rama po ben eshte vetem propagande per pushtet se po ta kishte seriozisht aty e kishte ka 10 vite bente nje denoncim te pakten. Tani eshte radha e Rames dhe Olsit dhe jotja dhe Meros te jepni llogari cfare keni hajdutosur keto 10 vite.

                        1. l
                          lili

                          Duhesh hetuar ti per korrupsion dhe pervetesim te padrejte te tokes se shqiptareve.Duhesh hetuar per dhenien pa tender te muzeut.

                          1. R
                            Referendum per arrestimin e koleres sali

                            Sali krimineli ka 30 vjet qe ben krime vjedhje ,vrasje ,shkatrrime e thirrje per lufte dhe ne qe fluturojme me presh,kemi shprese te denohet per nje cope toke qe ka mare jamlegen malltezi... Mos fluturoni me presh o shqipo se nuk ka burra ne kete vend dhe sidomos ne drejtesi... Ketu jan turrur te gjithe te marin ndonje cope nga Shqiperia e varfer.

                            1. S
                              Spak eshte nji Putan Profesioniste

                              Kriminelet e Lalzit kryesuar nga shpellar Hajkari saleh brrisha jane tutoret e Spak _akrobatit te Cirkut te Drejtesise _qe nuk lejohet te vije ne Shqiperi./// Rrespekt Bollino...

                              1. Gezim Mahilaj

                                I dashur Carlo ! Ti vertet mendon se SPAK po therret te gjithe keta aktore, qe te zbuloj krimin ? Jo i dashur, SPAK me kete shou, te vetmin qellim ka ta mbuloj kete krim monstruoz te ketyre monstrave ! Do te shikosh, se gjithe kjo farse ka per te vazhduar deri ne kalendat greke. E deri atehere, o i zoti, o gomari !

                                1. D
                                  Dardan

                                  Plotesish i nje mendjeje me juve: Arben Llalla nuk do ta shese kurren e lurres komshiun e Lalezit, se e di qe e presin gangsteret e "Trtustit te Geshtenajve dhe Boronicave te Tropojes"!

                                2. A
                                  Artan

                                  Si perhere shume I madh Carlo

                                  1. J
                                    Jamlegen malltezi

                                    Spak po i therret te gjithe keta si deshmitar per te nxjer jamboshnjak malltezin pronar te ligjshem dhe ti mbyll gojen tao taos dhe gjithe popullit. Por nje gje eshte e qarte edhe sikur ky legen i ardhur nga bosnja edhe sikur te jete pronar i vertete me 5%te pjeses,nuk do ta merte kete prone sikur te mos ishte sali krimineli ne pushtet... Po te ishte ne pushtet fatosi apo rama ose ilirhajduti,atje do ekzistonte klubi ose do e kishin pushtuar te fortet si tokat e xanuna.

                                    1. t
                                      tirana e vjeter

                                      Kam lexuar disa artikuj te tjere te Bollanos, porse kesaj rradhe i a ke fut kot. Shoku Bollano, kur nuk i di gjerat mos u nakatos (thote jugu i Shqiperise) shume. 1. Xhemal e Mahmut Begeja kishin nisur nje proçes ndarjeje qe vitin 1942. U be lufta shkak qe u nderpre ky proçes. Porse mbas ligjit per kthimin e pronave kjo gje u vendos me gjyq: 50% me 50%, megjithese trashegimtaret e Mahmut Begeja nuk ishin dakord. 2. Malltezi eshte brezi i trete i Xhemal Begeja dhe jo i Mahmutit. a) Nimete Bekteshi (Begeja) e bija e Xhemalit - gjyshja e Jamarberit) b) Mirxhan Bekteshi; e bija e Nimetes dhe nena e Jamarber Malltezit c) Jamarber Malltezi eshte brezi i trete sepse trashegon 50% te pjeses se nenes ose 1/8 e pjeses se gjyshes. 3. Mqs merresh me ligjet mos fol kot, por nxirr aktet e shitjes se atyre tokave me nenshkrimet e 2 pronareve te familjes Begeja e po ashtu edhe te familjeve Llagami, Saliaga Alimehmeti e Vaqarri (nje trashegimtar i te cileve eshte edhe F. Bekteshi. 4. Shiko kush e ka dhene lejen e pare te ndertimit dhe cila eshte aresyea qe e dha. Per te gjitha te tjerat jam dakord me ty dhe çeshtja e Malltezit duhet te ndiqet deri ne fund, sepse ai ka bere aq poshtersi si direkt edhe indirekt ndaj disa trashegimtareve te tjere te familjes sa qe nuk lahen kollaj. Ai ka pasur ne dispozicion pothuajse te gjithe sistemin gjyqesor. Me sa di une ai eshte i thirrur ne nje proçes gjyqesor civil per fallsifikim te nje dokumenti, porse gjyqtaret e kane frike.

                                      1. P
                                        Poplli

                                        Tirona vjeter muhabeti qeka edhe me mut sa e dim ne. Me jua fut nji qose si nusja Argites qeka turp i modh. Bollinos bravo i qofte se po ha numron nji me nji po ju ca po boni?

                                      2. L
                                        Lomy

                                        Shperdorimi i detyres eshte parashkruar por forcon akuzen e pastrimit te parave nese SPAK arrin deri aty… Sa per “omerta”, Bollino e ka per kollaj ta permende lart e poshte se e ka tradite ne rrethet nga vjen dhe nuk imagjinon dot qe ka njerez qe e kuptojne cfare teatri luhet prej 30 vitesh dhe s’flasim jo nga bashkefajesia por se s’i rruhet te kerkojne drejtesi aty ku s’ka ekzistuar ndonjehere.

                                        1. S
                                          Shiksi

                                          Te nderuar lexues, nga burime te brendshme ju bej me dije se te gjithe politikanet e "vjeter" ne Shqiperi sdo te bejn as edhe 1 dite burg, kshuqe mos e stresoni veten kot me I.M. , S.B. , E.R. , etj, etj . E vetmja rruge eshte nese gjeni nje menyre per ti rrexuar me ane te votes perndryshe do ti keni aty ku jane edhe per shum vite te tjera deri ne pleqeri me bombel oksigjeni ne karrigen e parlamentit. Ju faleminderit !

                                          1. s
                                            specialisti

                                            SKANDAL TOKA QE DO TE NDERTOHEJ NJE SHKOLLE I JEPET BOLINOS PER 1 EURO. LLAFET E TJERA JANE FUKARADHEK. TREGTARE E HAJDUTE PRONASH

                                            1. A
                                              AI

                                              Gjithcka behet qe spake mos kete mundesi te hetoje ku duhet se aq personel ka....eshte strategji....

                                              1. L
                                                Leçiani gazetar i deshtuar ne Leçe, milioner ne Al

                                                Kir do te filloje SPAK hetiminnper keta gjobevenes gazetar? Kush do hetoje SPAKu se si u be milioner gazetari Leçian i deshtuar ne vendin e vet, por milioner me pronat e Shqiptareve te dhena me 1euro nga pronari i gjithe trojeve shqiotare Edvin Kristaq Rama?

                                                1. L
                                                  Luci

                                                  Eshte pikerisht ajo qe duhet te behet, nese do flasim per drejtesi te vertete, nese pastaj do vazhdohet me ata prokuror dhe gjyqtar langaraq qe i trembte shoku sali me nje te sokollitur, atere kot vazhdojm flasim.

                                                  1. E
                                                    Edi

                                                    Edhe ti duhet te hetohesh. Si anetare i klanit mafioz Sacra Unita te Barit.

                                                    1. K
                                                      Kolonjari

                                                      Te gjithe mbeturinat e arqiomarksisteve ne Shqiperi mblidhen? O Bolino, shko ha makarona ne Itali, se shume shpejt do te te dalin te palarat.

                                                      Lini një Përgjigje