Me kë është media? Në festën e Ilir Metës morën pjesë 105 gazetarë....

21 Shtator 2022, 10:44Blog Nga Frrok Çupi

Me kë është media? Në festën e Ilir Metës

Po shfaqen disa rrugë, sado të ngushta, se si mund të na marrë zvarrë humbja.

Rruga fillestare:

Shpesh i bëjmë kirurgjinë vetes, domethënë kombit që i përkasim, dhe zbulojmë se në momente ndriçimi ose kthesash, kemi mbajtur anën e gabuar. Nuk është vetëm kombi ynë që e bën këtë, por nga ‘dëshira për mirë’ mund të jemi kritikë më shumë ndaj vetes.

Vëzhguesit e kujdesshëm po thonë se bash në kohën kur kombi ynë po instalohet në radhimin drejt Perëndimit, një grupim i madh politik i vendit (PD, etj) ka hedhur spirancat drejt Rusisë dhe ndoshta edhe Iranit; atje financohen, atje shesin shpirtin dhe mbajnë shpresë. Fqinjët tanë që ishin në atë pozitë, po luhaten për kah Perëndimi; ndërsa ne që nuk kishim punë me Kremlinin e Teheranin, po i shtrijmë dorën.

Pse, thua?

Veç lëkurës sovjetike të liderit komunist të PD dhe disa komunistëve të tjerë ‘antikomunistë’, kësaj here është helmi i urrejtjes së ‘Grupimit’, urrejtje ndaj vendit të tyre. Shqipëria tani është vënë në radhën e fuqive dhe qytetërimit të përparuar, si e barabartë. Mes këtyre dhe atdheut po ndodh si në natën me hënë të plotë: Natën me dritë banditët nuk dalin në gjuetinë e tyre. 

Këta mendojnë se përparimi i kombit hedh dritë mbi korrupsionin e tyre, mbi qeverisjen e tyre të shkuar plot krime e shëmtim. Kjo është: ‘Ndriçimi’ i çon në urrejtje kundër vendit, urrejtja kundër vendit i çon drejt Moskës, Moska i çon kundër Uashingtonit.

Ka ndodhur edhe më parë shtegtimi ‘triumfal’ drejt katastrofës, në vitin 45, në vitin ‘’67, në vitin ‘92, në vitin ’97,  ‘98 e ‘2005. Që në shtator 1833 është shënuar botërisht përdorimi i shqiptarëve kundër rrymës së kohës në botë. 

Perandoria Otomane po binte; ky ishte imperativi i kohës. Një shqiptar i madh, Mehmet Aliu kishte marrë në dorë frenat e Egjiptit dhe sovranitetin e Arabisë Saudite e Sirisë. Perandoria nuk mund ta kalonte shtegun e Mehmet Aliut. Atëherë u shfaq njëfarë Rashid Pasha, shqiptar, që i doli garant Portës së Lartë: ‘Shqipëria është e imja, do të shkoj të mbledh ushtarë!’, për dobi të Sulltanit. Mblodhi 15 mijë por prapë i humbur… Shqipëria, e kujt është, e këtyre?

Këtë frikë ndjejnë njerëzit se mos fitojnë të humburit që janë po mes nesh.

2. Rruga mes Shën Pjetrit dhe Dragoit:

Do të fitojë Drejtësia e re apo Drejtësia e vjetër? Drejtësia e re është në rolin e Njeriut ose të Shën Pjetrit- sipas Gustav Moreaut. Por a do ta mundë Drejtësia e vjetër?

Drejtësia e vjetër është vetë vdekja e këtij kombi. Por është ende shumë e fortë, e vërteta kjo është; me gjithë përpjekjet e fuqive të mëdha (SHBA dhe BE) për ta mundur si përbindëshin. Kot thonë se ‘jemi mirë’; në fakt drejtësia e vjetër po merr hak, po vret shpresa e njerëz, po shemb të drejtën, po dhunon njeriun dhe shtetin. 

Vendi është në luftë me gjithë botën që ndodhet në rrezik; por vendi ynë ka edhe luftën e brendshme me Drejtësinë e vjetër. Nëse luftëraët iranianë hyjnë e sulmojnë në Shqipëri, nuk mund të gjendet as prokuror e as gjykatës që të lëshojë urdhër arresti. Këta blihen menjëherë nga Irani. Para pak ditësh vetë kryeministri deklaroi se shtetit ‘ia blejnë prokurorët dhe gjykatësit’. Bosët e ‘drejtësisë’ po tentojnë të blejnë edhe Amerikën e Britaninë e Madhe. Po sikur të na blejnë edhe fqinjin ku kalojmë në të njëjtën rrugicë përditë; nga do të kalojmë pastaj?

Ky është ‘Dragoi’ që vret Shën Pjetrin, sipas Gustav Moreaut.  Artisti francez i shekullit 19, piktor simbolist i solli dy figurat mitike në përleshje si mes të mirës e të keqes. A do të fitojë Dragoi kësaj here?

3. E padrejta duket se po fiton, por a do të fitojë edhe e pavërteta?

Lajmësi po na sjell më shumë lajme të rreme se të vërteta; media o nuk besohet, o shtrembëron gjithçka. Dezinformimin, bota e përparuar po e konsideron po aq të dëmshëm sa edhe armët ruse mbi Ukrainë. E drejta po sulmohet nga përbrenda. Ne nuk dimë kush është kush e çfarë është çfarë. Shpesh herë media luan si prokuror, gjykatës e inkuizitor; njeriu nuk ka shteg nga del veçse të lejojë ta shkelin edhe lajmësit e vet. Kjo është humbja jonë, ‘gia’ ka ndodhur.

As në kohët antike nuk ishte parë kështu. Zjarrvënësit në Greqinë e Lashtë dënoheshin me çmimin më të lartë: Ndalohej të përmendej emri i tyre në publik.

Zjarrvënësi i tempullit të Artemisës, Herostrati qe më i famshmi që u dënua me këtë ‘paragraf’. Në epokën dhe në vendin tonë zjarrvënësit e identifikuar dhe të vënë nën hetim i kemi në ekrane dhe në rreshta fjalësh nga mëngjesi deri në mbrëmje. Me kë është media?

Me kë?… Pyetja më çon në një lajm të vitit 2014. Festohej ditëlindja e kryetarit të Parlamentit, tanimë i vënë nën hetim nga SPAK, pasi la Presidencën. ‘Në festën e kryetarit të Kuvendit morën pjesë 105 gazetarë…’, shkruan lajmi i asaj dite…

A e kemi  betejën të lëshuar para këmbëve të të humburve?

24 Komente

  1. A
    Albani i indinjuare.

    Eshte detyra e kombit dhe e popullit te ndershem shqipetar ,qe nen drejtimin e qeverise te marrin masa sa me pare per ti trguare vendin ketyre kremineleve dhe antikombetareve shqipare qe ushqehen dhe fryhen me gjakun e kulluare te ketij kombi dhe populli. Jazek i qofte kesaj qeverije dhe KM. te saj ne se e le shqiperine ne dore te kremineleve ashtu siç e kane lene per 32 vjet me radhe pa me te voglin ezitim. Kam shume shprese se shqiperia do marri kahun e duhur per te mire te vendit duke u integruare ne BE dhe vetem ne BE. Kreminelve duhet tu priten te gjitha rruget qe mund ta ç0ine vendin ne kolapes dhe sjkaterrim si ne 97-ten.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Alban nuk ka per te ndodhur kurre. Ata, bandat "opozitare" dhe bandat e mediave e kane fundin te shpejte. Jane ne agoni si bisha e plagosur. Kete here eshte populli i ndershem qe po reziston duke i dhene 3 mandate Rames vetem e vetem qe te forcohet drejtesia e re, ti dale frika nga bandat "opozitare". Eshte hera e pare ne historine e shqiperise qe shohim driten ne fund te tunelit, po ecim ne drejtimin e duhur. Prandaj jane amplifikuar shume shpifjet, sharjet, klithmat, çirrjet, hakerrimet sepse ka fituar populli i ndershem. Sovrani i ka dhene derrmen kryekrimineleve sali e metaj.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Myslimani.

        Po dhe qeverria njesoj si opozita eshte. Lexoni ne gogle katowica shqiptare. Fjalimi sekret i Ramiz Alise ne 1989. Aty do i kuptoni te gjitha cfare ka ndodhur ketu. Keta jane PPSH e ndare ne tre ngjyra. Shpresa e fundit eshte SPAK. Por edhe ata po vonohen shume. Jemi te pashprese perfundimisht.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sot cdo gje ben mmmuuuuuuuuuu

          Myslimani. Si mendon ti qe ky ' dakordi ' me siper nuk e di kete ? Nuk e lexon se ne cfar menyre mendon ai ? Komentues te tille jane naive dhe njekohesisht pjese e asaj qe thua ti por qe jane te vegjel dhe kenaqen vetem me nje sufllaqe duke menduar se jane pjese e nje gjeje te madhe.

          Përgjigjjuni
      2. S
        Shume Daku

        Po Mero ckerkonte atje!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Po muxhahedinet cfre kerkojne ne Manxe?!

          Përgjigjjuni
      3. D
        DYSHUESI

        I TROMAKSURI Nqs na gjen edhe nje here kjo flame qe ata qe "Dogjen Shqiperine dhe vodhen cfare gjeten dhe per per te zhdukur provat dolen me kancer te gjithe deshmitaret" atehere kemi vetem nje rruge "Liri e perjeteshme per brezat qe vijne ose Vdekje me nder ne emer te Shqiptarise"

        Përgjigjjuni
        1. P
          Ptu

          I Mjeri ti per mendt e krese o Frrok Vorri! Ilirit ja montuan dosjen , por ti dole SPIUN me vendim GJYKATE , dhe kije surrat ben gam gam neper media!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kthhh/me urdher te Tualetit

            Hidhini per te ngrene shokut Llulla o shoku Ymer! Ju nginjeni per vehte me biftek Kobe dhe vere tek Egzona e Beqes - shtruar tek kalaja, hohoho, nderkohe qe shoku Llulla ri ne krye te detyres duke lehur pa nderprerje mjau mjau mjau e mu mu mu. Ku eshte solidariteti revolucionar shoke. Rripjellja kerkon unitet te kolektivit te agjitpropit. Ndryshe na percan imperializmi amerikan dhe revizionizmi sovjetik. [ Kur ti hidhni ketij Llulles se na cmendi vetem sufllaqe jo mish, hidhjani bashke me Ngjelen; Docin, Paten dhe Mingj[xh]ozin lerini pa ngrene se kane shtuar ne peshe ne kete kohe krize dhe na demaskojne]

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pithionelvs Obvalvs

              Do ta zgjidhim dhe këtë eguakcion pa dyshm [.(@).] . Ec e i përvidhemi , tre janë në zgjidhje njëra nuk ka rrënjë . E katërta e vërteton . Propabiliteti që të gjejmë një perlë brenda çdo guacke është në variacion .

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opinoin

                Ore ti,nuk besoj se ke inteligjencen e duhur per te bere koment per shkrimin e mesiperm.Duke qene ne keto kushte mos bej llapaqenin e te brockollisesh pa kuptim.Edhe nickname e prezantuar e ke sipas nivelit qe ka komenti yt.U be normale nga nje takem si ju qe ate qe mendon me b....e shfaq ne komente.Nuk je I vetmi.Eshte koha e budallellekut.Per te te ndricuar pak, artikullshkruesi ka dashur te thote qe ne sherbim te te keqes qe e ka zene Shqiperine,media qe duhet te jete ne sherbim dhe funksion te te vertetes per opinionin,eshte rreshtuar me te keqen,e cila sot e mot e ka zene per fyti kete popull e vend dhe po I merr frymen.E pra ke ndonje gje te hajrit per te thene per kete fenomen apo ke humbur ndonje gje dikur dhe po I ben hyzmet ti marresh me rregjimin Salih Metaj dhe Ilir Berishaj!Ke humbur rrugen o ditezi!

                Përgjigjjuni
              2. L
                LORA

                Zoti Cupi,po i jepni nje peshe medias ,qe nuk e ka fatmiresisht ne Shqiperine tone. Edhe gjyqtaret e prokuroret po i beni te frikshem ,edhe pse po i kosit sic e meritojne Vettingu. Durimi i shqiptareve ne rrugetimin e Reformes madhore ne Drejtesi eshte shprehja me e mire e qartesise se tyre ndaj sterkemcave frekuente qe do t'a shoqeronin kete rrugetim,,,e bindjes se kjo rruge duhet mbeshtetur pa ekuivok. Se do dilnin si sterkemca edhe iranianet me putinianet e dreqi me te bir,nuk ka gje per tu cudit dhe friksu.Ndertimi i shtetit te se drejtes dhe demokracise reale jane procese te pandalshme qe duan shume kontribut,vemendje publike dhe sakrifica .Ate po bejne shumica e cilesuar e shqiptarve ,qe nga 2016-a kur nisi kjo reforme.Sepse jane te bindur per mbeshtetjen serioze te SHBA-ve dhe EU-se.Ruaj respekt te thelle per nismetaret Romana Vllahutin dhe Donald Lu.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qivaçana e Rridhjerjes

                  Lora perseri ke harruar breckat mbi piano. Edhe vibratorin e palare. Na cmende. Po ti dergojme me Tan Lamen se Tan Shkreli eshte duke mbjellur qimet ne vesh dhe ne hunde. [ here tjeter hajde fare pa breke se ste duhen-vjen me breke dhe iken pa breke !!]

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                    Plotesisht dakort me ty,'per ndertimin e shtetit te se drejtes',perjashtu ca mender Vllahutinra e LUra SHBA-ra e BE-Hale por da te di: Sot e 30 vjet a kemi patur shtet!?

                    Përgjigjjuni
                  2. a
                    asd

                    Celesi i fatkeqesise eshte Rama. Atij i intereson kjo gjendje po aq sa edhe politikes se vjeter. Ne Ukraine, Zelenski nuk lufton vetem kunder ruseve por edhe tradhetareve te Ukraines. Ky shembull ka treguar se kur ka vullnet, fitorja nuk eshte aq e veshtire. Populli shqiptar (ajo pjese qe aspiron progresin perendimor dhe drejtesine), jane tradhetuar nga Rama edhe pse akoma vazhdojne te besojne. Ai flet "shume pak" kunder korrupsionit por e mbron me zell fanatik. Mjeshtrat e korrupsionit (oligarket) kane hipur te gjithe ne barken e Rames. Po nuk u kuptua kjo, lodhen me kot "pritesit e drejtesise se re". Ajo nuk do te vije. Rama merret me lulishte, rrethrrotullime dhe fasada te qyteteve por ne prapaskene merret me PPP, inceneratore, akorde antiligjore, shperndarje fondesh publike ne duart e ortakeve, etj. Kryetaret e bashkive i ka "vegla pune" ndersa policine e ka vetem per te rrethuar restorantin ku do te drekoje me ke te mundet, ose ti mbajne hapur trafikun qe te mos vonohet tek "kafja". Kete "formule" e kane kuptuar rreth 20 perqind e popullsise qe jane ngjeshur rreth e rreth pushtetit duke thithur qumeshtin e Republikes se Mjere Shqiptare nga oligarket, administrata, politikanet, drejtesia e re, gjithe punonjesit e larte te shtetit dhe familjaret e tyre. 40 perqindshi tjeter i popullsise genjejne veten dhe mbijetojne me "Biznes te Vogel" dhe 40 perqind e mbetur nuk dijne se ku kane as koken as shtepine. Kjo eshte Shqiperia ne 2022. Sic e tha edhe Der Shpigel ne intervisten me Ramen; Monstrat e ketyre 30 vjeteve as e kane leshuar dhe as kane ne plan ta leshojne ndonjehere Shqiperine.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pirro

                      FUTJA KOT. NUK TA KA FAJIN RAMA. TA KA FAJIN BUDALLALLEKU YT QE NUK E SHEH NGA ERDHEN GJITHE KETO PLEHRA ; NGA 2013 APO NGA 1992..

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shiko pak nga budalleku yt byrazer.

                        Ato erdhen nga te dyja bashke or byrazer, nga 1992 dhe 2013. por ketu fajsome vetem gjysmat sepse jemi gjysem njerez. 1992 dhe 2013 erdhen nga e njejta shkolle. Nga shkolla e 1941 - 1992

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Booo

                          Normal , ke shume te drejte ti qe E SHIKON . FAJIN E KA SALIU !!!

                          Përgjigjjuni
                        2. V
                          Vezhguesi

                          Thirri mendjes o qyq,reflekto pak,apo per ty dhe takemin tend gjerat jane mire kur qeveria te vret, apo te diskriminon me vendin e punes dhe buken e gojes.Kete ka bere Saliu jot(vrases dhe hipokrit I pashembullt),por dhe Ilir floriri(hajdut me cizme dhe delikuent bashke me gruan e tij).

                          Përgjigjjuni
                        3. a
                          arqile

                          Shume i nderlikuar ne fillozofite e tua z.Frok.Me thjesht te tekuptojme se ku e ke fjalen.Ose me mire me thene bjeri drejt.Dihet se te ashtuquajturit analiste apo teoricene qe per fakt te keq ne kete vend hiqen sikur jane pa fund i ka bere temena te keqes se vendit kane qene e jane nr mbeshtetje te kriminelve e hajduteve te sales e likes e te tjereve.Me thjesht me qarte.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            albi

                            Se ishte me Ramen atehere mor pis burre.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Ceni

                              Se me ke eshte media, kjo dihet. Puna eshte te populli, me ke eshte. Jo me kot ridolen ne skene Berisha dhe Meta. Duan pushtetin. Po nese hajdutet arrijne ta blejne median, popullin nuk e blejne dot. Projektligjet e hajdutve nuk i ndryshojne dot ligjet e natyres. Ecja para, ky eshte ligji. Jo kthimi ne te kaluaren.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drejtesia e munguar

                                Z.Frok,Shqiperia nuk fillon jeten kur u ndryshua sistemi.Shqipera filloj rrugen e modernizimit si shtet bashkekohor me shpallien e mevetesis nga Perandoria Osmane.Fuqite perendimore,pas masakres me trojet Shqiptare donin te ndertonin nje mbreteri si ne vende te tjera Europiane.Po c'bene shqipot ,u ngriten kunder dhe kerkuan"baben".Me ndihmen e sllaveve u ngrit "mbreteria e Zogut".Me gjithe te keqiat e saj arriti te bente nje shtet te "keq",por qe funksiononte.Pas luftes se dyte boterore shtetii"diktatures"beri ato qe nuk imagjinohesh.Ai shtet dinte te merrte nga aleatet e medhenj ate qe i duhej Shqiperise.U bene shume ndryshime ne cdo fushe.Fatkeqesia ndodhi pas permbysjes se diktatures se bashke me te permbysem cdo arritje ne ekonomi, kulture,arsim ,shendetesi,sport (sot mburemi me sportist rus,cecen e te tjere). Z.Frok,Shqiperia kish nevoj per te abroguar ca ligje e ca rregulla,nuk kish nevoj te shkateronte gjithcka ,"se do na i ndertojne aleatet"',e ketu fillon Shqiperia moderne!Nje popull qe shkateron ate qe kane bere paraardhesit,eshte i pa pjekur dhe meriton te vuaj,ate qe po vuame ne shtresat poshte,masa e gjere,dhe jo gazetaret sahanlepires se idealiste te tille nuk egzistojne tek neTe gjithe pushtetet ne Shqiperi jane kunder perparimit te vendit.Ata e duan vendin ,ciflik te tyre.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqiptari

                                  Po normal qe jane aleate me lekun z Cupi. Ne media po pastrohen me shume leke se me pallate .

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje