
Tashmë që Berisha ka marrë frenat e opozitarizmit politik, bashkë me Ilir Metën/Metajn, po bëhet gjithnjë e më e qartë që rikthimi i tyre është një fitore e rendit ekzistues apo e statu quo-së.
Me këtë të fundit nuk kuptoj thjesht “regjimin Rama” sic e quajnë kritikët e tij. Pushteti i Ramës është vetëm një nga elementët e rëndësishëm të rendit ekzistues. Por ky rend shkon shumë përtej kryeministrit dhe pushtetit aktual.
Ai përbëhet nga një sistem politik thellësisht bipolar dhe anti-demokratik ku dominon ideologjia neoliberale, një sistem ekonomik jo-produktiv që bazohet tek kapja e shtetit dhe një sistem mediatik që është shëndërruar në një shtojcë të hapësirës politike dhe ekonomike. Është e rëndësishme të kuptohet rendi ekzistues në tërësinë e tij, sepse përqendirnmi tek aktorët specifik, Rama, Berisha po Metaj, injoron lidhjen e tyre simbiozike që mban në këmbë dhe legjitimon rendin aktual. Pavarësiht se urrehen realisht dhe shahen pafund në televizor ata legjitimojnë njëri-tjetrin dhe rendin ekzistues në përgjithësi.
Karakteristika kryesore e këtij rendi është korruptimi. Me korruptim nuk kuptoj thjesht
korrupsionin si abuzim të postit publik për interesa private, por degradimin e rendit aktual.
Është diferenca e thellë mes asaj që ky rend premton dhe atë që ofron, mes idealit dhe realiteti.
Ky në fakt është kuptimi thellesisht politik dhe orgjinal i konceptit korrupsion që vjen nga
latinishtja (corrumpere), shpërbërje apo prishje.
Në dimensionin politik na ofrohet demokracia, modernizimi, evropianizimi apo anti-
korrupsioni ndërkohë që në realitet sistemi ynë politik është feudal, i korruptuar dhe shumë
larg vlerave moderne evropiane. Partitë politike janë shëndërruar në feude familjara, PD-ja në shtëpinë e Berishajve, LSI në shtëpimë e Metajve dhe PS-ja në shtëpinë e Ramës. Ashtu si dikur në familjet feudale mesjetare të Arbërisë (Balshajt, Muzakajt apo Arianitasit) marrëdhënia mes kryetarit dhe pjesës tjetër bazohet tek vasalitetit.
Në sistemi ekonomik pretendohet zhvillimi, konkurrenca dhe meritokracia, në kontrast
me sferëm publike. Ama ajo që ofron sektori ynë privat është pastrimi i parave të pista, dhe
shkatërrimi i konkurrencës nëpërmjet kapjes së shtetit. Në vend që ti shërbjë shtetit ai e ka
vënë shtetin në shërbim të vetes.
Së fundmi, në sferën mediatike pretendohet informim dhe mbrojtje e interest publik
ndërkohë që ofrohet propagandë dhe servis i interesit privat. Në fakt sfera mediatike si një
hapësirë autonome me llogjikën e saj pothuajse nuk ekziston, pasi është shndërruar në shtojcë të dy sferave të tjera politika dhe ekonomia. Për pasojë gazetarët dhe analistët janë shndërruar në propagandistë, në aktor të mirëfilltë politik ose ekonomik. Ka shumë pak gazetari dhe gazetarë të mirëfilltë, edhe pse këta të fundit vazhdojnë të mbijetojnë.
Në sferën politike degradimi më i madh dhe i dukshëm është ai i qeverisjes aktuale. Ajo
pretendon se ka prodhuar modernizimin dhe evropianizmin e vendit, meritokracinë, civilizimin dhe demokratizimin e politikës, sidomos përballë opozitës “shpellare” në gjuhën private të pushtetit. Ama ajo që ofron pushteti aktual është një qeverisje thellsisht feudale ku kryeministri ka marrë tiparert e një pashai të rrethuar nga sejmenë (apo yes-men në gjuhën
moderne). Republika parlamentare është korruptuar në një republikë kryeministrore.
Parlamenti, organi sovran sipas Kushtetutës, është reduktuar në vulë të ekzekutivit. Partia
Socialiste është transformuar në një varrezë të diskutimit, debatit dhe karrierës politike.
Ndërkohë që ministrat janë reduktuar në vartës anonim të kryeministrit.
Modernizmim i administratës publike, nga ana tjetër, është reduktuar tek dixhitalizimi a
thua se korrupsiomni dhe kapja e shtetit është një problem thjesht teknik që e zgjidh interneti.
Ndërkohë nuk ka asnjë progres themelor në aspektet bazë të një administrate publike moderne dhe efikase që janë meritokracia dhe pavarësia nga pushteti politik. Ndaj gëlojnë skandalet korruptive si ai incerentorëve ku shteti i paguan miliona euro firmave fantazëm, apo rrugë ku kilometri kap cmime stratosferike.
Shpirti i shtetit që është administrata publike nuk ekziston, ekziston vetëm administrata politike që është një zgjatim i bindur i kryeministrit, ashtu sikurse gjatë gjithë tranzicionit.
E thënë ndryshe qeverisja aktuale nuk ka ndërtuar shtet, por thjesht pushtet për
kryeministrin aktual, përballë të cilit socialistët dikur të zhurmshëm dhe debatues tashmë nuk pipëtijnë.
Për pasojë mungon vizioni qeverisës, sepse qeverisja është reduktuar tek tekat,
humori dhe vullneti i kryeministrit. Vizioni qeverisës kërkon partner politik në qeverisje,
ekspertë të pavarur në administratë. Mund të burojë nga një individ, por materializohet vetëm nga puna në grup.
Në qeverisjen aktuale nuk ka grup, nuk ka ekip ndaj nuk ka vizion qeverisës, por vetëm një individ tejet të vetmuar në majë të piramidës që ka ndërtuar nga ku sheh me përçmim jo vetëm kundërshtarët por edhe bashkëpuntorët.
Ndaj edhe kur kemi lajthitje kryeministrore, sic ishte deklarata e Ramës se BE-ja duhet ta
mirëkuptoj Serbinë dhe presidentin e saj Vuçiç kur refuzon ti vërë sanksione Rusisë, nuk pati
asnjë reagim në kampin socialist. Nuk ekziston asnjë kundrapeshë apo mendim ndryshe as
brenda qeverisë, as brenda grupit parlamentar dhe as brenda Partisë Socialiste (duke përjashtar ndoshta Erjon Braçen). Në një qeveri evropiane apo normale deklarata e Ramës duhet të kish prodhuar dorëheqjen e ministres së jashtme, sepse asnjë diplomat shqiptar nuk mund të rreshtohet me Serbinë e Vuçiçit përballë BE-së. Po ne nuk kemi ministri të jashtëme, nuk kemi diplomaci, kemi vetëm një kryeministër që mendon se është i mjaftueshëm.
Ky është realiteti i qeverisjes aktuale që përveç kapjes së shtetit nga krimi dhe
korrupsioni ka prodhuar edhe një rrumapllë qeverisëse që i ka hequr çdo shpresë shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Është një realitet thellësisht feudal, aspak modern dhe shumë larg vlerave demokratike evropiane që nënkuptojnë debatin e hapur dhe transparencën në qeverisje.
Përtej fasadës së kullave të qelqta që janë imitime të modernitetit qëndron një
pashallëk politik që bazohet tek vasaliteti, ku kryeministri sundon në mënyrë arbitrare më
shumë se autoritare, me arrgoncë më tepër se me totalitarizëm.
E vetmja gjë që mund ta legjitimojë një qeverisje të tillë është një opozitë edhe më e
korrptuar se qeverisja. Ndaj jo vetëm duhej bllokuar reformimi i PD-së por në krye të saj duhej sjellë Berisha, dora vetë, në aleancë me Ilir Metën që tashmë rezulton se nuk i dinim as emrin!
Ky është niveli i transparencës që na ofron një politikan i tillë. Ka 30 vite që gënjën edhe për
emrin, imagjinoni të tjerat. Kaq mjafton për të kuptuar sa e besueshme është opozita sot.
Natyrisht nuk është e lehtë që përballë një qeverisje në degradim të thellë të prodhosh
një opozitë edhe më të korruptuar. Por është e vetmja mënyrë për ta mbajtur në këmbë rendin ekzistues.
Këtu më duhet të theksoj edhe një herë përkufizimin e konceptit “korruptim” si distanca mes idealit që pretendohet dhe realitetit që ofrohet, për të evituar akuzat se jam shërbëtor i Ramës. Natyrisht që korrupsioni si abuzim me postin publik për interesa personale është shumë më i madh tek pushteti sepse ka në dorë paratë publike. Në këtë aspekt afërmendsh problemi themelor me korrupsionin si abuzim me postin publik sot është tek pushteti i Ramës dhe jo tek opozita.
Ama korruptimi është akoma më i madh tek opozita se tek pushteti, sepse hendeku mes
idealit që premton opozita dhe realitetit që ajo ofron është edhe më i thellë tek PD-ja e
Berishës dhe LSI e Metës sesa tek PS-ja e Ramës. Nëse Rama e kontrollon në mënyrë totale PS- në, Berisha dhe Meta kanë shkuar një hap më tej, i kanë privatizuar tërësisht partitë e tyre që me siguri do i trashgojnë gratë, dhëndurët apo fëmijët e tyre. Nëse Rama dhe pushteti socialist e injoron ose e manipulon protestën sociale Berisha dhe Meta e vrasin atë. Nëse qeverisja Rama shpesh kritikohet nga institucionet perëndimore për tolerimin e krimit dhe korrupsionin, Berisha dhe Meta janë të shpallur non-grata prej tyre.
Për të gjitha këto këto arësye pushtetit të Ramës i duhet opozita Berisha – Meta. I duhet
një opozitë që jo vetëm nuk reformohet por shënon regres. Ndaj sapo u krijua mundësia
minimale që PD-ja të reformohej realisht pas dorëheqjes së Bashës, që hapi rrugën për një garë reale pa dyshen e korruptuar Berisha-Basha, gjykata ia dha PD-në Berishës nëpërmjet një gjyqtari që ishte në konflikt të hapur interesi. Cuditërisht nuk foli asnjë nga autoparlantët që sulmojnë cdo ditë SPAK-un edhe kur arreston deputetë apo ministra të pushtetit.
Por opozita aktuale nuk i shërben vetëm pushtetit socialist por edhe sistemit tonë
ekonomik, apo oligarkëve siç i quajnë rëndom. Së pari, asnjë nga oligarkët aktual nuk rrezikohet nga ardhja në pushtet e Berishës apo Metës. Kanë bashkëpunuar me të dy shumë mirë dhe për shumë vite.
Së dyti, opozita aktuale nuk i bën asnjë kritikë ideologjisë neolberale që është baza
e justifikimit të kapjes së shtetit nga aktorët privatë.
Pa e lodhur shumë lexuesin me përkufizimin e neoliberalizmit si ideologji apo si llogjikë
qeverisëse mjafton të themi që në bazë të tij qëndron idea se sektori privat është superior ndaj sektorit publik; privati është efikas, i ndershëm dhe punëtor, publiku është rrumpallë, i
korruptuar dhe dembel.
Ndaj zgjidhja është privatizimi, koncesioni apo Partneriteti Pubik Privat
(PPP). Shteti nuk di të prodhojë apo menaxhojë, privati po.
Kjo është teoria që mbizotëron në Shqipëri që nga rënia e komunizmit.
Është ideologjia e përdorur për të justifikuar privatizimin e të gjithë sektorit publik dhe për kalimin e industrive dhe shërbimeve publike (ARMO, pastrimi apo trajtimi i mbetjeve) nga shteti tek privati. Bëhet fjalë për demagogji sepse janë një sërë idesh që mbijetojnë pavarësisht se nuk ekziston ndonjë provë empirike që funksionojnë. Është pak a shumë si socializmi ynë që pretendonte se po na çonte në utopinë komuniste pavarësisht se me barkun bosh dhe nën diktaturë.
Në fakt efekti i ideologjisë neoliberale ka qenë katastrofal për ekonominë tonë.
Privatizimet e fillimit të viteve 1990-të në vend që ta rilindnin e varrosën përfundimisht
industrinë tonë, të lehtë dhe të rëndë. Ato prodhuan thjesht korrupsion dhe papunësi.
Privatizimi i fundit i madh, ai i ARMOS nga qeveria Berisha, ishte thjesht një nga shembujt e
shumtë se si një industri shtetërore me potencial të madh fitimi u çua për skrap në mënyrë
korruptive në duart e privatit.
Qeveria Rama vazhdoi të njëtën llogjikë qeverisëse të nisur nga Berisha duke e lënë të
vdesë ARMO-n edhe kur çmimet e naftës shkuan në stratosferë. Ai argumentonte se rafinimi I naftës nuk ishte me rendiment sepse cilësia e naftës sonë është shumë e ulët.
Sot kur e dëgjon Ramën të na thotë se tek ne është zbuluar naftë e cilësisë së lartë, mendja të shkon tek ARMO e shkretë që po shkon për skrap. Por asnjë media nuk merret me inkoherenca kaq të vogla të kryeministrit tonë, si industria e naftës. E çfarë rëndësie ka industria e naftës kur pushteti na ofron vazhdimisht mundësinë të merremi me Berishën, Metën apo Irfanin.
Shembulli më i fundit i korrupsionit dhe inefikasitetit të llogjikës neoliberale është rasti i
incerenatorëve. Nën llogjikën se privati është më i aftë se shteti që nuk ka lekë, i jepet e drejta një firme fantazëm, pa eksperiencë dhe pa kapitalin e nevojshëm të ndërtojë një incerenator me lekët e shtetit, dhe të bëjë diegien e mbetjeve po me paratë publike. Pra kemi krijimin e një monopoli privat me para dhe fitime tërësisht nga buxheti shtetëror.
Ironia është se edhe neoliberalët më të thekur e pranojnë me gjysëm zëri, se midis një
monopoli privat dhe një monopoli publik është më mirë ky i fundit. Në rastin konkret
incerenatorët përbëjnë një monopol pasi nuk ekziston, dhe vështirë se mund të ngrihet, një
treg incerenatorësh si pasojë e kostos shumë të lartë të hyrjes në treg.
Për më tepër është një monopol që ngrihet më paratë publike dhe fitimin e nxjerr po nga buxheti i shtetit. Pyetja që shtrohet është se përse një monopol i tillë që ndërtohet dhe mbahet me paratë publike duhet të jetë pronë e privatit? Përgjigja është, sepse kështu thotë ideologjia neoliberale që tek ne është po aq e konsoliduar sot sa ideologjia staliniste dje, sepse prodhon fitim të majmë për
aktorët privat.
As Berisha dhe as Meta nuk ofrojnë një kritikë apo alternativë ndaj kësaj ideologjie. Në
të gjithë aferën e incerenatorve opozita asnjëherë nuk ka ngritur pyetjen elementare: Përse një monopol që ndërtohet dhe mbahet me paranë publike duhet të jetë privat? Shqetësimi i tyre i vetëm është se po vjedh Rama. Ama asnjëri prej tyre nuk e kritikon llogjikën e ndërtimit të incerenatorëve apo të PPP-ve të famëshme. Ata janë dakord me llogjikën neoliberale, thjesht mendojnë se Rama po e zbaton keq. Ndryshe nga partia e Metës që një aferë si incerenatorët do ta bënte pa korrupsion. Pak rëndësi ka që ministri Lefter Koka që e bëri korrupsionin ishte i LSI-së.
Prandaj oligarkët ndihen mirë me Berishën dhe Metën si alternativë, pasi ata nuk
përbëjnë asnjë kërcënim për sistemin ekonomik që i ushqen ata me paranë dhe pronën publike.
Me programin e famshëm të Berishës “Shqipëria 1 euro” qeveria Rama po i fal privatit tokën
më të çmuar në bregdetin tonë jugor me 1 euro për metër katror! E megjithatë nuk ka asnjë
kritikë të kësaj politike nga opozita sepse është kjo fundit që e prodhoi atë.
Janë politika të tilla që prodhojnë dhe majmin oligarkët në kurriz të qytetarëve të
thjeshtë. Ndaj goditja ndaj oligarkëve nuk bëhet thjesht duke i përmendur emrat e tyre në
televizor apo duke i telendisur në publik, por duke ndryshuar sistemin ekonomik që i ushqen.
Dhe ideologjia neoliberale është një element kyc i këtij sistemi, i kapjes së publikes për interesa të ngushta private.
Së fundmi, rikthimi i Berishës legjitimon edhe një sistem mediatik që bëhet gjithnjë e më
i domosdoshëm përballë një pushteti dhe opozite krejtësisht të delegjitimuar. Sa më shumë
qeveria Rama zhytet në skandale, sa më shumë del në pah korrupsioni i saj aq më të
rëndësishëm bëhen gazetat apo analistët që i bëjnë fresk.
Ndërkohë puna e tyre me Berishën dhe Metën përballë lehtësohet pafund. Që nga
rikthimi i Berishës dhe Metës në krye të opozitës ata i ofrojnë publikut të njëjtin lajm, të njëjtën analizë: “Rama ka probleme po shikoni ç’bëhet me Berishën dhe Metën, këtij të fundit nuk i dimë as emrin!”. Ata janë legjitimuesit më efektiv dhe të rëndësishëm të qeverisë Rama dhe për këtë arësye me më shumë peshë politike se të gjithë ministrat anonim marrë së bashku.
Për të njëjtën arësye mediat dhe gazetarët pranë opozitës bëhen të domodoshëm.
Pakkush jashtë rrethit të ngushtë berishist ia vë veshin Berishës, askush nuk i dëgjon
“rithemeluesit” Tritan Shehu dhe Flamur Noka. Ndaj barra e opozitarizmit është zhvendosur
pothuajse tërësisht tek gazetarët apo analistët që janë bërë shumë më radikal në betejën e tyre kundër Ramës edhe se sa vetë opozita, duke i ftuar qytetarët të marrin armët dhe ta rrëzojnë Ramën me dhunë, sepse me votë është e pamundur.
Ky politizim i skajshëm i mediave dhe analistëve është produkt i një sistemi politik
thellësisht të delegjitimuar që ka korruptuar plotësisht Republikën Paralamentare duke e
transformuar atë në Republikë Kryeministrore. Një klasë politike që nuk rigjenerohet, që nuk motivon apo frymëzon opinion publik, që nuk prodhon politikanë të rinj por vetëm zara politik, ka nevojë për mediat dhe analistët që ta legjitimojnë, ta mbrojnë dhe të debatojnë në emër të saj.
Ndaj debati parlamentar zëvendësohet me debatin televiziv. Studiot televizive
zëvendësojnë parlamentin, gazetarët dhe analistët zëvendësojnë deputetët duke përsëritur dhe mbrojtur mesazhin e palës politike që përfaqësojnë. Kur Ramës në miqësinë e tij me Vuçiçin i prish punë Vetvëvendosja mediat pranë tij sulmojnë Kurtin si pro-Serb. Kur plas skandali i incerenatorëve ato bëjnë thirrje për arrestimin e Metës dhe Berishës. Në të njëtën mënyrë kur Berisha dekaron se ka një komplot nga hebreu Soros kundër tij dhe se ai është opozita e vërtetë, analistët pranë tij e shapllin Bashën zar të Ramës dhe demaskojnë komplotin imgjinar të Sorosit me Edi Ramën. Pak rëndësi ka që ligjërimi anti-Soros është zhvilluar nga Viktor Orban në Hungari dhe është pastërtisht anti-semitik.
Nëpërmjet këtij ligjërimi Orban mbylli Central European University (CEU) në Budapest,
një nga univeristetet më të mira në Evropë. Ligjërimi anti-Soros u përdor edhe nga Donald
Trump për të mobilizuar miltiantët e tij kundër demokracisë amerikane. Është një ligjërim i
vjetër që u përdor nga nazistët midis dy luftrave botërore. Në qendër të konspiracionit global vihet një hebre i pasur ku projektohen të gjitha problemet e sistemit (në vitet 20 dhe 30-të shënjestra ishin Rothschild-ët).
Por analiza e ligjërimit, e rrënjëve dhe efekteve të tij, bëhet diçka tejet e rëndomtë kur analisti kthehet në revolucionar. Rëndësia e mediave nuk qëndron thjesht tek fakti që njësohen dhe i shërbejnë palëve politike. Rëndësia e tyre buron nga fakti që i bindin çdo ditë shqiptarët që nuk ka alternative përtej rendit ekzistues. Ata që mbështesin pushtetin i thonë përditë shqiptarëve se nuk ka alternativë më të mirë se Rama, ndaj sulmojnë me zell çdo fenomen që mund ti përgënjeshtrojë si Kurti në Kosovë.
Ata që mbështesin opozitën përditë bërtasin se nuk ka dhe nuk mund të ketë opozitë më të mirë se Berisha dhe Meta, për sa kohë është Rama në pushtet.
Natyrisht idea se shqiptarët janë të dënuar të qeverisen nga të njëjtët politikanë që i
vjedhin dhe i keq-trajtojnë prej dekadash nuk është një konstatim empirik por një profeci
vetëpërmbushëse. Ajo e prodhon realitetin që përshkruam.
Që shqiptarët nuk janë të destinuar të qeverisën nga hajdutë është fakt jo thjesht shpresë. Mjafton të shikojmë rastin e Kosovës për ta kuptuar këtë.
Pikërisht këtu qëndron rëndësia dhe roli i mediave tona për të riprodhuar rendin
ekzistues. Vrasja e shpresës është detyra e saj parësore, pasi vetëm pesimizmi i thellë mund ta mbajë në këmbë një rend kaq të korruptuar sa tonin. Në fillim të viteve 1990 mjaftoi pak
shpresë se mund të bëheshim si Europa për të rrëzuar një sistem që dukej prej graniti. Ndaj
eleminimi i çdo filize shprese, i çdo optimizmi se politika apo drejtësia jonë mund të reformohet është një nga detyrat që media jonë kryen jo vetëm me efikasitet por edhe me sinqeritetin më të thellë dhe shpesh në mungesë të plotë të vetëdijes.
Mjafton të kujtojmë këtu teorinë e famëshme të tre bandave të zhvilluar nga Fatos
Lubonja. Rëndësia e saj nuk qëndron tek fakti se provon se është më mirë të qeverisesh nga dy dhe jo nga një bandë.
Nuk ka nevojë për shumë llogjikë të kuptosh që është më mirë të vidhesh nga një hajdut se nga dy. Ashtu sikurse të gjitha studimet e krimit të organizuar na tregojnë se është më mirë të jetosh në një territor që kontrollohet nga një bandë dhe jo nga dy, sepse në këtë rastin e fundit ka më shumë vrasje, pasiguri dhe paqartësi.
Rëndësia dhe suksesi i teorisë së tre bandave qëndron në faktin se ajo na thotë që
shqiptarët janë të dënuar të qeverisen nga banda. Ajo i thotë shqiptarëve se janë të detyruar të zjedhin midis dy apo tre bandave, nuk ka alternativë tjetër. Si e tillë është një teori që legjitimon rendin ekzistues, edhe pse e denoncon atë pafund si një rend banditësh.
Ironia është se teori të tilla edhe pse ndërtohen për të rrëzuar pushtetine Ramës në fakt
e legjitimojnë atë. Së pari, sepse votuesi, ndryshe nga shumë analistë, e ka të qartë se është më mirë të qeverisesh nga një bandë sesa nga dy. Së dyti, sepse legjitimon rotacionin e bandave si maksimumin e demokracisë që mund të arrihet në Shqipëri.
Rikthimi i Berishës dhe Metës në pushtet sot legjitimon rikthmin e Ramës nesër. Nëse
sot rikthehet në pushtet një opozitë e pareformuar e tipit Berisha-Meta, përse nesër nuk duhet të ndodhë diçka e tillë me opozitën Rama? Me të ardhur në pushtet, qeveria Berisha-Meta do kthehet shumë shpejt në të keqen më të madhe, ndërkohë që Rama thjesht duhet të presë rradhën në krye të opozitës ose të çojë aty Bashën e vet, Erion Veliajn. Pra llogjika e kritikëve më të zëshëm të Ramës na dënon ta kemi atë përjetësisht në politikë, në vend që të rrisë standartin politik që e nxjerr atë jashtë loje.
Lajmi i mirë është se fitorja e rendit ekzistues, ashtu sikurse edhe rikthimi i Berishës në
politikë është, sa e përkohshme aq edhe pirrike. Berisha tashmë është një fenomen politik tejet i rrudhur dhe i tkurrur për tu përdor nga Rama si gogoli pas të cilit ai fsheh keq-qeverisjen. Për të njëjtën arësye as Berisha dhe as Meta nuk mund të fshihen pas Ramës. Së fundmi, as mediat dhe as analistët nuk mund të fshihen më pas Ramës, Berishës apo Metës, pasi janë delegjitmuar përballë opinionit publik duke u marrë pafundësisht me ta.
Herët a vonë, ndryshimi është i pashmangshëm.
Përballë keq-qeverisjes, korrupsionit qeveritar dhe krizës socio-ekonomike që po thellohet gjithnjë e më shumë protesta qytetare është e pandalshme.
Ajo nuk do mund të manipulohet nga qeveria dhe as të kontrollohet nga opozita aktuale. Aty do formësohen filizat e ndryshimit të një shoqërie që nuk është se vuan
nga mungesa e kapaciteteve aq sa nga dekurajimi i tyre. Ndaj optimizmi nuk është thjesht
detyra jonë qytetare por një mundësi reale! / Lapsi.al/
Je lodhur shume per te mos then asgje .Ke folur per europe e demokraci po ti nuk njeh bazen e demokracise qe Rama eshte zgjedhur nga vota e shumices ndersa europen se njeh fare ne europe te etiketosh kryeministrin hajdut kur gjykata nuk e ka denuar per vjedhje ti duhet te ishe ne burge ose nje gjobe per shpifje per mos tu zgjatur je kot por qe te duket sikur di dicka
Me vota u zgjodh edhe Hitleri Pastaj cila gjykatë do denoje Ramen, Meten apo Berishen?? Spagu i rilindjes
Kajsiu eshte analist i mire, por shpesh bie ne gabimin qe per t'u dukur si i paanshem (semundje qe e kane shume te ngjajshem me te ), perpiqen te gjejne te meta te Rama, te cilat ai vertet i ka, pavaresisht se shume prej tyre amplifiohen per qellimin qe sapo e thashe. Ja psh nje shembull nga Kajsiu: "Ndaj edhe kur kemi lajthitje kryeministrore, siç ishte deklarata e Ramës se 'BE-ja duhet ta mirëkuptoj Serbinë dhe presidentin e saj Vuçiç kur refuzon 'ti vërë sanksione Rusisë', nuk pati asnjë reagim në kampin socialist". Po pse mo zoti Kajsiu, keto qe thote Rama, a nuk i di apo i mendon dhe vete BE, pavaresisht se ajo ben politike dhe diplomaci? Nese nuk do ishte keshtu, pse ajo ia kref aq shume bishtin Vuçiç (Serbise)?!. Le t'i heqin statusin e vendit kandidat ne BE (ia dha shume para Shqiperise), t'i bojkotoje shume veprimtari politike te saj, t'i veje sanksione siç ben me Rusine etj. etj. E pra nuk i ben dot sepse dhe BE e ka nje hall. Nuk do qe varesia serbe ndaj Rusise te behet problematike me shume se ç'eshte, gje qe pastaj do te jete me pasoja katastrofike per rajonin. Nje Rusi e vogel 'de facto', ne Ballkan perben rrezik te madh dhe e udhes eshte qe ky rrezik te shmanget (nenteksti i Rames-mendoj une). Mesa duket Rama eshte ngarkuar te loze ndonje rol ne kete drejtim, vete apo i ngarkuar, ai mesa duket eshte duke bere nje politike 'pacifiste', siç nder to, eshte mendoj, edhe "Ballkani i Hapur". Te gjithe aktoret ne kete puzzle, e kane nga nje rol, Rames i kane caktuar kete. Vete BE eshte ne hall, sepse kur ajo nuk bind dot pese vendet anetare te saj te njohin Kosoven, (nje arsye me shume, bile shume e rendesishme per ta izoluar politikisht Serbine dhe dobesuar ate me shume sidomos ne Europe), merret me mend se sa mund te "mposhte" Serbine, qe fale politikes se saj, ha, siç do te thote Rama, 'me nje dore ne bakllava dhe nje ne revani'. Ndaj Kajsiu dhe shume te tjere e kane me kollaj, qe te jene si i thone 'brenda' , te spekullojne duke semplifikuar arsyet e verteta qe fshihen pas deklaratave dhe qe shpesh nuk thuhen. vete fjala diplomacia nga greqishtja do te thoiete te shohesh pertej asaj qe te tjeret nuk do mundnin. Por jo Kajsiu!
Ne nje ane kajsiu,na e paraqet shoqerine tone feudale,pa fare vetedije demokratike,ne anen tjeter na thote qe ajo,mbas tridhjet vjetesh gjume hashashi,papritur do te ngrihet dhe do te permbyse ramen,saliun,meten,qe ajo vet i ka prodhuar. Dje me per te qeshur,se nuk qaj dot me kete kajsiun eshte,se kajsiu vet si relativisht i ri dhe intelektual,duhej te ish ngritur prej kohesh,me kete ´´indinjate´´ qe ka,me ata ,qe mendon ai te beje kete ´´revolucion´´te vonuar. Por jo;ai vazhdon te vere bythet ne karrige dhe te derdellit pa fund fjale te bukura,qe ne realitet kthehen ne ´´dokra hini´´. Epo,nje shko pirdhu te forte dhe ti kajsi, me derdellitsit e tjere,pa fund e meriton.
Sa kohe qe opoziten ta kete Saliu me Ilirin mos prisni rotacion.Rames i rrine per shtat keta 2 persona qe historia i ka lene pas.Nderkombetaret kane shpenzuar kot per riformen ne drejtesi.Me shqiptare nuk behet drejtesia,prandaj dhe historia na ka denuar.
Na çave bythen me kete shkrim idiot.
Mire ke shkruar mor djal,gjate e gjer,vetem se perzjen mjellin me krundet; e ben pa dashje apo me qellim e di ndergjegjia jote!?
Fix Tomorr ka perzjere miellin me krunde. Thote ca te verteta te miksuara me shume genjeshtra. Te vertetat jane ne nivel konstatues vetem. PS e ka nderruar disa here kryetarin dhe zoti Nano nuk permendetet qellimisht ne romanin e lapsit. Opinioni im i palekundur eshte se keta pseudo opzitaret pasi jane demaskuar per te gjitha krimet e tyre kane nxjerre se fundmi kete artilerine qe trumpeton se jane te gjitha njesoj jane keto partite tona. Ky eshte nje helm shume i sofistikuar. Populli i eshte pergjigjur qelbesirave ne agoni 3 here. Keta jane bisha te plagosura qe po rezistojne deri ne frymen e fundit 3 hapa larg Reçit.
Eshte mjell i skaduar o Tomor, dhe si i tille shkakton probleme ne jashteqitje e me gjere.
Perfekte si pasqyrë e shtetit shqiptar sot, dhe jo rastësisht autori jeton jashtë Shqipërisë Të tre pashallarët Rama-Berisha-Meta(j) jane në funksion të njëri-tjetrit
Te lumte ty kaisiu qe flete kodra pas bregut kur do ne pushtet krye te korruptuarit dhe aq me keq krye kriminelat po ske ci bene ti ka zene syte leku i piset dhe te duket vetia demokrat po ne realitet je nje anti kombetare.
Nje leksion per t'u mare ne konsiderate. Bravo.
Shkrim futja pordhes dhe natyrisht i tille eshte autori nje anti amerikan i ndyre.
Sali serbi dhe Ilir greku janë per burg nuk janë as per pozitë as per opozitë
o te dhjeft gamori shpells ne kaptin ishallah .qekan bo te gjithe per psiqiatri kta rrota hajvanesh . Lush na e perkthen pak kte shqipen e ktij pjeshkes "si fitore e rendit ekzistues " aaaahahahaah o zot cere hajvanesh ka ajo bote
BLENDI:Thjeshte TE LUMTE! Kush nuk don le te mos e kuptoje realitetin!! Detyre e kohes: inkurajimi i kapaciteteve te reja politiko-intelektuale!! Perndryshe riciklim te tre metastazave kombetare Berisha , Meta/j, Rama!
Ky profesori nga amerika ka harruar se i ka bere elozhe berishes e metes...kur kishte nevoje ..Tani te gjithe i fut ne nje thes ...njecik bish qeni eshte edhe profamerika...si Tosi qe morì miliona e vetem flet brockulla nga Firenze...prof..harroi qe ka qene i zhytur ne kazanin e llafeve boshe e Tani kerkon te beje mesuesin e se nesermes
Xhemal, ti duhet të jesh peshk kënete, ndaj nuk ka si të pëlqejë uji i freskët dhe i rrjedhshëm, siç janë idetë dhe mendimet që autori shpalosja në këtë shkrim të mrekullueshëm.
Zeqo mos ha m...! Ketoj Kajsiut e dini kush ia kafshon pjeshken Çili dhe Fejziu se ka goxha gop pule se ketij bablokut Blendi Kajsiu si punon jo me manxhuku po as gjysma e kokes.
E ke zgjat kot Bled! Mjaftonte fq.1 qe te kuptohej dhe te merrje pergezime, te cilat po ju a jap pa ngurrim.
Kush je ti mo qe na cave derrasa sikur ke cpikur ndonje gje te re e sikur c’ po ne thua me kete shkrim dy km e shkruan te njejtat gjero eeeee po harrova ke vene foton tende besoj se te pane te gjithe
Falemimderit o Blendi per kete pasqyre te permbledhur te realitetit te shoqerise shqiptare.Historia do kete goxha faqe te shkruara per kete brez te felliqur hajdutesh te dale nga nje injorance e pafajshme qytetare....por ata jane te ndergjegjshem dhe thellesisht te pamoralshem dhe nuk duan t'ja dine . Zoti I madh qofte I drejte !
Kjo që po pohoni ju zoteri pas afro 30 vjetesh, pra ekonomia liberale, u fill pas 1990-es kur PPSH-ja dhe R. Alias ndane rolet: kush do të ishin politikanet dhe kush oligarket, të gjithë obortare të Partise se Punës... Por më letyra ishte gazetari i Opinion që, që në fillim PD-en e quante parti të djathte.... Shqiptaret nuk u mashtruan, por s'kishin fuqi, kishin dalë të drobitur hnë kulm nga sistemi genocidar enverist...
Kjo që po pohoni ju zoteri pas afro 30 vjetesh, pra ekonomia liberale, u fill pas 1990-es kur PPSH-ja dhe R. Alias ndane rolet: kush do të ishin politikanet dhe kush oligarket, të gjithë obortare të Partise se Punës... Por më letyra ishte gazetari i Opinion që, që në fillim PD-en e quante parti të djathte.... Shqiptaret nuk u mashtruan, por s'kishin fuqi, kishin dalë të drobitur hnë kulm nga sistemi genocidar enverist...
kush eshte ky rrot kari Kajsiu qe ben si profesor?
Excellent. Vecse per te bere ndryshimin e madh(fundi i artikullit) duhet nje udheheqje( nje parti politike) qe te orientoje opinionin shoqeror. Se ne shqiptareve na eshte dhene mundesia si vendeve te tjera te ballkanit(Rumanise, Greqise,Bulgarian, etc) po populli donte “Baben “. Ne 1924 ne patem F. Nolin kryeminister qe ishte njeriu me intelektual I ballkanit, po nuk e mbajtem me shume se 6 muaj. Pra populli do udhehequr duke I paraprire me ndryshimin e koncepteve. Tani eshte koha e pershtateshme se shqiptaret e pane boten si eshte, jane lodhur me Berishet and co. dhe une shpresoj qe do dale nje tribun nga gjiri I ketij populli te lashte per te bere ndryshimin e nevojshem.
Kajsi ik e pirdhu me gjithë këtë roman që ke shkruar de nuk ta kexon njeri.
Ky qe shkruan qenka nje qenef,se akuzon te gjithe Shqiperine per hajdut dhe ky na qenka i paster si ujte e qenefeve
Ne pamje te pare duket sikur Bledushi ka te drejte - Rames i duhet Saliu e Meta per te vazhduar bllokimin e zevendesimit te Elitave! Por ne terren ketij Regjimi i duhet nje opozite si e Bashes oj Kajsie, pra nje opozite per te cilen u lodh duke thene shume vite se "fle gjume"! Sepse Regjimet te vetmet qe ja shkallmojne fronin jane PROTESTAT POPULLORE. Ato pra, qe Yuri Qimja nepermjet Bashes i nxorri krejt jashte loje per ti siguruar nje gjume te rehatshem ketij Regjimi. Sot Saliu e Meta jane faktoret reale qe nxjerrin njerezit ne protesta, aq sa ja arrijne. Ke ti Kajsie ndonje faktor tjeter politik qe mund te arrije te grumbulloje njerez kunder Rames? Nese ke ndonje ne mendje, thuaje (nuk po te them ty se e di qe je veze lluk_). Dhe kryesorja - Di ti Kajsie ndonje Regjim ne bote te kete ikur nga pushteti me Vote?
O TALIBAN KUSH TE KA DHI LART NE ATE KAZAN !
Me cilat argumente mund të mbështetet pohimi se modeli më i mirë i qeverisjes për shqiptarët qenka qeveria Kurti në Kosovë? Autori nuk ka sjellë asnjë argument për këtë pohim. Natyrisht, sepse do të duhej një analizë më vete për këtë, që nuk e ka vendin këtu, se do të dilte shumë gjatë për një gazetë. Pas analizave për secilën qeverisje të shqiptarëve, duhej bërë një analizë krahasuese mes të dyjave, dhe pastaj mund të dilej me konkluzionin se cila prej tyre është më e mira. Kështu siç e ke sjellë këtu, ky pohim më shumë na vë në dyshim se je edhe ti je një analist i paguar nga Kurti për të luftuar rivalin e tij, tani për tani, të pakonkurrueshëm, Edi Ramën.
Dmth ti je me i miri per te thene shume e per te mos bere asgje. Shoku Naim Cilit
Po qe se ka ndonjë fitore nga rikëthimi i Berishës , ajo është vetëm e Ramës , mbret e bëri , j’a dha të gjitha pushtetet , të shohim ç’i ka mbetur tjeter pa dhënë , me që u rikëthye .
Or çun hiq dor nga saliu dhe Iliri dhe dil e perfaqso brezin tend por jo me mendjen e ktyre te dyve , as me mendsin e antarve te PDs dhe opozites te cilet nga 18 vjeçaret deri tek ata pa dhemb shtetin e duan me mendsin e ktyre te dyve , per kta pushteti vjen me dhun dhe po e more bej çte duash me te , me kta dhe me mendjen tende qe fle dhe gdhihesh me saliun , mas eres mut ka per te ra siç thosh pushkini .
Pasqyre e shkelqyer e shtetit dhe shoqerise! Shume pak arrijne ta lexojne deri ne fund, akoma me pak ta kuptojne dhe fare, po fare pak te reflektojne. Shumica e ketyre te fundit e kane lene me kohe kete vend.
Me gjithe respektin, shkrimet tuaja pergjithesisht jane shume te gjata. Te lexosh keto shkrime/analize (mund te jene te dobishme) por duhet te kesh zyre. Ne fakt per gazetat e portalet besoj eshte e mjaftueshme nje bar apo kafe. Ne Shqiperi dinamika e ngjarjeve eshte shume e shpejte dhe nuk besoj ti dilet me shkrime kaq te gjata.
Ke te drejte Kajsiu por gjerat do marin forme hap pas hapi...duhet filluar me futjen ne burg te Saliut dhe Lirit
Thjeshte nje skopi e paster nga mendje e pende me shume se realiste qe na ka teeguar ne qorrave e deleve te mbaruar qe jetojme ketu kalbesine e cdo gjeje ne kete vend. Shkruaj perseri e perseri zoti Kajsiu qe dicka te mbetet ne mendjet e mykura te ketij populli te droguar nga megaaferat korruptive te cdo lloji, nga mbytja e konkurrences se paster, mbytja e zerave dhe mendjeve vizionare me cdo mjet e menyre te paskrupullt. Faleminderit qe ka mendje e pende qe shkruajne qarte e pershkruajne kete realitet te zymte qe rritet cdo dite e me shume e po na merr frymen.
@Bona Korcari, Kajsiu nuk ka nevoje qe te shkruaje perseri e perseri. Ky pamflet, analize sinoptike e tranzicionit mbi 30 vjecar post komunist ne Shqiperi, eshte njefare testamenti politik i Blendi Kajsiut. Cdo shtese e tij vetem do ta demtoje, do ta zbehe dhe do tja ule vlerat. Njeherazi, ky pamflet do te perbente nje hyrje, apo promemorje te nje program-statuti te cfardo partie te re, te ndryshme nga ato aktualet ne Shqiperi, qe do te kishte kurajon, vullnetin dhe energjine ti bente thirrje elektoratit shqiptar ti bashkohej asaj per te projektuar dhe ndertuar nje Shqiperi ndryshe, nje shtet ndryshe, nje ekonomi ndryshe, nje legjislacion ndrysh, nje drejtesi ndryshe dhe nje administrate ndryshe. Duke cbere dhe permbysur te gjitha ngrehinat raketike, partiake, korruptive dhe kriminale te aktualitetit shqiptar. Nje parti radikale qe do te bente per vete energjite rinore te vendit dhe pjekurine intelektuale te paprekur nga metastazat kanceroze te klases politike aktuale. Kajsiu ende kuptohet vetem nga nje pakice sot per sot dhe rrezikohet te ndeshkohet me urrejtje nga analfabetet funksionale qe perbejne shumicen e votuesve shqiptare, po aq sa rrezikohet te denohet me heshtje dhe harrese nga mafia politike e Shqiperise. Kajsiu, per fat te keq dhe si destini e njerezve te llojit te vet, eshte vetem filozof dhe ideolog qe hedh drite dhe transkipton hieroglifet e tranzicionit dhe realitetit shqiptar, por nuk eshte i prirur e as i afte qe te organizoje e jete ne krye te nje levizjeje gjitheperfshirese, radikale, qe rrafshon nje geto germadhash dhe qe than nje mocal qe qelbet prej kohesh, per ti hapur rruge keshtu rindertimit te nje nje prosperiteti me te ndritur per popullin e vet. Nese ne Shqiperi jane pjekur kushtet per kete levizje revolucionare radikale qe te tunde nga themelet binane e kalbur te tranzicionit, ky testament politik i Kajsiut mund te jete katalizatori qe kjo levizje te mos perfundoje si te gjitha partickat e tranzicionit te krijuara dhe te shuara derimetani si flake kashte. Une mendoj se koha ka ardhur per kete, se trazicioni e ka mbyllur ciklin e vet dhe se lidershipi e deritanishem eshte atrofizuar dhe majmur deri ne obezitet, eshte asfiksuar moralisht dhe eshte nen akuzen penale dhe civile qe do ta coje drejt eliminimit politik dhe fizik. Menjehere pas zgjedhjeve te priteshme lokale, gjykuar nga furtunat politike aktuale, do behet imperative dhe e detyrueshme mbajtja e zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare, me pjesemarrje edhe te emigracionit aktiv shqiptar, ku nje force e re e pakompromentuar politike, gjitheperfshirese dhe radikale, do te sfidoje dhe do te triumfoje ne keto zgjedhje, do te marre pushtetin dhe do te pastroje skenen politike shqiptare dhe administraten e shtetit, nga partite e vjetra dhe te atrofizuara nga korrupsioni, nga mungesa e ideve dhe e perspektivave efikase evropiane per Shqiperine. Gjithesekush qe i dhimbset vendi i vet, duhet te thote nje fjale, vere nje tulle, te beje nje pune dhe te hedhe nje vote per ta afruar kete ndryshim te shumepritur. Indiferentizmi eshte bashkepunim me te keqen, me falimentimin, me dorezimin, me humbjen.
Një shkrim i përsosur. Që shpreh shumë të vërteta. Veç tutkunët dhe militantët partiakë nuk janë në gjendje as ta kuptojnë dhe as ta vlerësojnë. Një lukuni sharësish i ështê sulur autorit të shkrimit me sharje dhe fyerje veç se i vret e vêrteta. Ose nuk kuptojnë asgjë. Dhe kjo i nervozon se u nxjerr në pah budallallikun e tyre. Në vështrim të parë shkrimi duket disi i gjatë, por po ta lexosh me kujdes dhe të kuptosh brendinë dhe mesazhin, ai të duket i paplotësuar tërësisht. Është për të ardhur keq se sa injorancë ka te shqiptarët. Në vend që ta falenderojnë autorin për përpjekjen e tij, për temën që trajton dhe që u hap sytê , i sulen me të shara prej lehësish fshati! Pêrfundimi i shkrimit është i qartë. Nuk duhet pritur asgjë nga Berisha, Likja apo Rama. Duhet ndërruar sistemi: nga modeli neoliberal, që e ka shkatërruar përfundimisht vendin gjatë këtyre 30 vjetëve në modelin e kapitalizmit shtetêror. Por, për mendimin tim, është shumë vonë. Askush nuk ua merr dot më pasuritë oligarkëve tê rinj. Veçse me revolucion ose përmbysje. Prandaj Shqipëria e ka humbur shansin që më 1992 që të mbijetojë. Apo të kthehej në një shtet demokratik. Ekonomia shtetêrore u zëvendësua nga ajo kleptokratike. Banditët u bênë biznesmenë. Prandaj edhe plaga e emigrimit nuk ështê ndalur sot e 30 vjet të shkuara. As SPAK-u dhe as dreqi nuk bën më derman. Game over.
Analize e shkelqyer, teper profesionale, e shkurter per temen qe trajton. Me kete teme, edhe nje liber me 100 000 faqe, do te duket i vogel. Kemi shume pak analiste qe kane guximin te shkruajne realitetin, shumica jane te punesuar politikisht. Shqiperia duhet te kaloje ne sistem zgjedhor propocional kombetar, per te stimuluar levizje te reja. Nuk e miratojne se nuk u intereson. Nderhyrja e faktorit te jashtem ne politiken shqiptare, ka prodhuar korrupsion galopant.
Dini të ketë bërë ndonjë kritike konstruktive ky njeri gjatë rrumpalles 30 vjecare ne Shqiperi
Eh mer cun, ene i ri ene sharlatan, sharlatan doktor profesor Eh, sikur ta kish marrë Xhemal Tafaj më 1990, do të ishim ku më mirë