Po i afrohemi Republikës së Pleqve

18 Shtator 2022, 10:30Blog Nga Ben Blushi

Po i afrohemi Republikës së Pleqve

REPUBLIKA E PLEQVE

Imagjinoni sikur pas 50 vitesh kamarieri që ju shërben të jetë 70 vjeç, me një aparat dëgjimi në vesh, shkak për të cilin mund ta ketë ngatërruar porosinë disa herë dhe në vend të një sallate t’ju sjellë një akullore. Ose sikur shoferi i taksisë të jetë një plak i kërrusur mbi timon, sytë e të cilit nuk japin asnjë garanci që do ta gjejnë rrugën pa u përplasur në ndonjë mur dhe në një moment të ndalojë dhe t’ju kërkojë ti jepni ju taksisë sepse ai nuk ka më fuqi.

Po sikur polici, që presupozohet të jetë një burrë i fortë dhe përgjithësisht i shëndetshëm, që duhet të na mbrojë edhe fizikisht nga keqbërësit, të jetë një i moshuar që capitet ngadalë nëpër lagje dhe i duhet gjysëm ore të përshkojë nga cepi në cep sheshin Skënderbej, distancë që një polic i ditëve tona,natyrisht i ri, mund ta përshkojë pa u nxituar për 3 minuta.

Imagjinoni sikur Shqipëria të jetë vendi i parë në botë që nuk gjen dot ushtarë nën 60 vjeç sepse mosha mesatare e vendit në kohën që po flasim, pra pas pesë dekadash mund të jetë 78 vjec. Dikush mund të thotë çfarë do na duhen ushtarët, pas 50 vitesh sepse atëherë bota do ketë arritur Pax Mundi, pra paqen e përhershme mes kombeve dhe shteteve, por duke parë çfarë po ndodh sot në Ukrainë, unë nuk do vija bast se këtë shekull do arrijmë të jemi një planet pa luftë.

Një vend si Shqipëria, që është pushtuar sa herë është dashur dhe që asnjeherë nuk e ka përdorur ushtrinë e vet, mund të vuajë më shumë nga mungesa e infermierëve sesa nga mungesa e ushtarëve. Ja që duke folur për infermierët si një kontigjent shërbyesish pa të cilët pleqëria rrezikon të kthehet në një torturë të padurueshme, po i afrohemi asaj që unë e quaj Republika e Pleqve.

Republika e Pleqve është një vend ku të gjithë janë të moshuar sepse të rinjtë kanë emigruar masivisht dhe ku numri i lindjeve ka rënë nga 30 mijë bebe në vit, që lindim sot, në më pak se 3 mijë pas dy dekadash, më pak se 1 mijë pas tre dekadash dhe në disa qindra pas 5 dekadash. Imagjinoni pra që mund të ketë shumë ditë, kur në gjithë vendin nuk lind asnjeri. Nëse kjo ndodh nuk është çudi që lajmi kryesor i ditës, të mos jetë më kush vdiq por kush lindi sot. Kronikat që shpjegojnë se prej disa muajsh nuk ka lindur asnjë bebe do jenë furnizueset kryesore të portaleve ndërsa momenti i lindjes, jeta e përditshme, ushqimi, belbëzimet dhe hapat e parë të vajzës që lindi para një viti do zëvendësojnë reality show e sotshëm.

Fëmijët do jenë The Stars, ose Yjet e Republikës së Pleqve. Vetë pleqtë do jenë shërbëtorët e tyre. Në parlament nuk do ketë asnjë debat tjetër përvec çështjes së pensioneve. Kush do ti paguajë gjithë pensionistët e Republikës së Pleqve?
Meqënëse Shqipëria mund të ketë përfunduar në një shtet me 300 mijë banorë nga të cilët 250 mijë mbi 70 vjec, ata që punojnë do jenë shumë pak për të përballuar pensionet e prindërve dhe gjyshërve siç ndodh sot.

Republika e Pleqve do marrë borxh vetëm për të paguar pensionet sepse investimet për shkolla, çerdhe, rrugë dhe spitale nuk do kenë asnjë kuptim. Meqë ju kam ftuar në një rend imagjinar po e zbraz deri në fund sirtarin e fantazisë sime duke ju ftuar të përfytyroni një çift shqiptarësh në vitin 2092, të cilët kanë lindur në vitin 2022 dhe në vitin që flasim do jenë secili 70 vjec. Këta të dy pra, pasi kanë konsumuar të gjitha huqet e adoleshencës dhe kapriciot e rinisë së zgjatur, kanë vendosur të martohen 70 vjeç në një shoqëri ku shumica e njerëzve janë mbi 60 vjeç dhe të jesh 70 vjeç konsiderohesh relativisht i ri, të themi sa dyzetvjeçarët e ditëve tona. Ky çift i sapomartuar shtatëdhjetëvjeçarësh, duke përfituar nga genet e mira ose edhe nga përparimi i teknologjisë së mbjelljes së bebeve, më në fund arrijnë të bëhen prindër. Por gëzimi i tyre fatkeqësisht mund të zgjasë shumë pak sepse duke vuajtur sëmudjet e moshës, ndonjë pandemi ngjitëse apo ndonjë kancer simultan, vdesin njëri pas tjetrit.
Kush do e rriste në këtë rast beben e tyre?

Askush.

Gjithë shteti do jetë i plakur, përfshi punonjësit socialë dhe të gjithë ata që paguhen për t’u shërbyer bebeve mund të jenë në moshën kur nuk i shërbejnë dot as vetes së tyre. Te shtrirë nëpër krevate azilesh, ata dergjen në pritje të një gote ujë, të një serumi, apo një pjate supë të cilën nuk ua sjell njeri sepse janë të gjithë pleq të pafuqishëm, bateria biologjike e të cilëve është duke skaduar.
Në këto kushte bebja e sapolindur dhe jetime do ishte duke u lebetitur në pritje që dikush ta mësojë të rritet.


Duke mos patur bebe Shqipëria do ishte me këtë rast vendi i parë në botë, pa çerdhe, pa kopshte dhe pa shkolla. Dhe natyrisht pa maternitete. Duket apokaliptike por e vërtetë. Imagjoni një vend pa maternitet. I ngjan një biberoni pa qumësht.


Çfarë trishtimi.
Një vend të tillë, bota ende nuk e ka njohur. Një vend pa prindër dhe pa fëmijë.
Bashkë me bebet dhe gjithshka që është shpikur për ti ushqyer, rritur, argëtuar dhe mësuar ato, do të mungonin mësueset, abetaret, fletoret, librat shkollorë, topat e basketbollit dhe ndoshta vetë shkollat bashkë me klasat e terrenet sportive si dhe bankat që në rastin më të mirë do ktheheshin në muze të nxënësve që nuk janë më, siç ndodh në fshatin Dardhë, ku bankat janë kthyer në muze sepse aty prej 10 vitesh nuk ka lindur askush dhe prej më shumë se 30 vitesh nuk ka nxënës që shkojnë në shkollë.


Këtë fshat pa bebe, pa fëmijë dhe pa nxënës unë e jetoj prej shumë vitesh por kush më thotë se edhe shumë nga qytetet tona nuk do jenë kështu pas disa dekadash?


E nëse një vendi i mungojnë bebet që bëhën fëmijë dhe fëmijët që bëhen të rinj, shumë shpejt do ti mungojnë me rradhë bujqit, agronomët,inxhinjerët,arkitektët, hidraulikët, marangozët, pastruesit dhe me të njëjtën rradhë edhe lopatat, pompat, sharrat, fshesat, pa folur këtu për sportistët, vajzat e show bizzit dhe bashkë me to edhe topat, golat, rrjetat, tifozët, stadiumet, parukieret, manikyristet, dyqanet e modës, lokalet e natës, plazhet e lluksit, motorrët e ujit, jet skitë, shampanjat, koktejlet dhe gjithë zinxhiri industrial i sendeve që konsumojnë ata që nuk janë pleq.


Nëse të gjitha këto do të ndodhin me rendin e çmendur që kam përshkruar më lart dhe Republikës së Pleqve do ti mungonin argëtimet dhe klubet e natës, sportet dhe qejfet, pa dyshim edhe gjimnazet e universitetet, pra nëse do kishte vetëm pleq por jo të rinj, atëherë ky do ishte vendi i parë në botë ku do kishte dashuri por nuk do kishte sex.


Republika e Pleqve do ishtë një sexless coutry, një vend pa sex.
Sigurisht Republika e Pleqve, do ishte një vend i populluar me farmaci, ambulanca dhe spitale. Natyrisht mjekët,infermierët dhe farmacistët do ishin edhe ata pleq.


Nëse doni t’ju ndihmoj të imagjinoni veten pas 50 vitesh, në një dhomë spitali, ku kuroheni për një trokitje infarkti në zemrën tuaj, duhet të ndjeheni mirë se ndryshe nga spitalet e sotme që janë super të populluara dhe dhomën duhet ta ndash me tre ose dhe pesë fatkeqë të tjerë, në Republikën e Pleqve do ketë dhoma të lira sa të duash.


Nuk do ishte për t’u çuditur, nëse infermieri, pra njeriu që paguhet të kujdeset për ty, të jetë një burrë ose një grua moshatare me ty, i cili edhe vetë do kishte nevojë për rregjim, për pak pushim, për ilaçe apo për të matur tensionin dhe ndoshta nga gjithë ky siklet, nga sëmundjet dhe pesha e punës, do shtrihej në krevatin ngjitur dhe do flinte përbri teje.
Të nesërmen në mëngjes, mund të qëllonte që ta zgjoje dhe ta pyesje, a di gjë çfarë ilacesh duhet të pi unë sot, pa qenë i sigurt se edhe ai nuk do të të bëjë ty, të njëjtën pyetje.


E megjithatë Republika e Pleqve nuk është aq e tmerrshme dhe e pajetueshme sa duket.


Republika e Pleqve është një parajsë për natyrën.


Makinat, ndërtimet, pluhuri që del nga gërrmimet, derdhjet e shumta të plastikave në lumenj dhe dete, smogu i fabrikave, gomat e djegura të makinave apo qeset e tmerrshme që groposen pa u tretur, të gjitha këto pra do të pakësohen.


Republika e Pleqve do jetë një vend i pastër, me shumë pak mbetje dhe me shumë pak kazanë plerash. Pleqtë konsumojnë më pak, nuk krijojnë ndotje akustike dhe prandaj kryejnë më pak krime ndaj natyrës.


Në këtë rast, Shqipëria do ishte një vend më i gjelbër, ku shumica e ndërtimeve që kemi sot do jenë mbushur me shkurre dhe bimët kacavjerrëse do ti ngjiten pallateve duke i kthyer ne pemë betoni. Kur të vijë vjeshta dhe gjethet e kësaj bimësije të harbuar të bijen në tokë, Republika e Pleqve do kthehet në një tapet të verdhë.


Çfarë bukurie për sytë e piktorëve dhe fotografëve të mbetur gjallë.
A ka diçka që i lumturon pleqtë më shumë, se sa një tapet i kadifenjtë gjethesh të arta, që zgjatet nga shtëpia deri te spitali e pastaj deri në varreza, tapet mbi të cilin edhe nëse rrëzohesh,kockat nuk thyen dhe brinjët nuk thërrmohen?
Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një stinë. Ky nuk është një tapet vjeshte por një tapet i përjetshëm.


Miliona gjethet që do mbulojnë Republikën e Pleqve çdo vjeshtë, nuk do ti pastrojë askush sepse nuk do ketë fuqi, apo sepse pozicioni i pastruesit do jetë zhdukur dhe ky humus që ushqehet nga natyra, gradualisht do mbulojë asfaltet, kalldrëmet, rrugët, rrugicat dhe sheshet derisa pas një farë kohe të kthehet në një llucë të përhershme.


Atëherë me siguri ndonjë poet i mbetur do dalë në ballkonin e tij dhe do recitojë vargjet e famshme, të cilat i kanë sjellë aq dëshpërim dhe izolim këtij vendi duke e kthyer vdekjen në Shqipëri, në një detyrim patriotik.
Ku është balta më e embël se mjalta, në Shqipëri.
Pasi të mbarojë recitimin e këtyre vargjeve që dështuan ta shpëtonin Shqipërinë nga braktisja masive por në fakt bindën gjithë pleqtë se të jetosh në dheun e atdheut nuk është e pamundur, poeti do zbresë shkallët dhe do kalojë nëpër baltë duke u përpjekur të arrijë farmacinë më të afërt.

Nëse do ketë fatin të kthehet nga kjo shëtitje, me siguri do shohë shumë banorë të Republikës së Pleqve që njëlloj si dinosaurët dikur, kanë mbetur në baltë për t’u kthyer në humus edhe vetë. Republika e Pleqve do jetë një varr masiv pa asnjë varrmihës.

Cfarë vendi!


Por meqë nuk dua t’ju tërheq në këtë rend imagjinar, që është frut i mendjes së një njëriu që fantazinë e përdor gjithmonë për keq dhe udhëtimin në të ardhmen e ka një ushtrim të përditshëm, hapni televizorin dhe shikoni sesi po shkojmë me shpejtësi drejt Republikës së Pleqve.
Udhëtim të Mbarë.

74 Komente

  1. I
    Illyria-Shqiperia

    Paçavure!!! Po ti qe deri dje ishe pjese e politikes dhe e pushtetit, a ndjen ndonje faj per kete?!!! Çfare bere ose çfare nuk bere ti per te ndaluar largimin e rinise?!!! Asgje! Vodhet dhe e masakruat kete popull moralisht masivisht! Te gjithe ju!

    1. d
      ducati

      replika vetem per ju,zonja ose zotria jote illyria-shqiperia ,te lumte,sakt dhe shkurt,respekt

      1. R
        Raimond vlonjati

        Idioti me emrin Illyria-Shqiperia eshte i indinjuar se shkrimi i preku interesin e hajdutit Kryeinister qe po detyron gjithe rinine te largohet nga Shqiperia Shkrimi eshte shume i sakte dhe i drejte per kete qe po ndodh ne Shqiperi ngaqe Kryministri hajdut po i vjedh te gjitha , duke e lene Shqiperine te xhveshur nga cdo gje

        1. I
          Illyria-Shqiperia

          Raimondo, ti vazhdo, se ne koken tende me probleme te rende psiqike, ku ndodhesh, vetem fantazi me Ed Kryeministrin te dalin…ke disa vjet keshtu…

          1. R
            Raimond vlonjati

            Ti qenke idiot more Sot ehste bote e hapur, ne shikojme online cfare thone gazetat franceze e Britanike per te rinjte Shqiptare qe ngelen duke ikur per Britani Ca ne ben propagande si ne kohe te pordhes ti o deficent -Ti je komplet idiot more, komplet defcient --Keto qe thote Blushi jane plotesisht te verteta , Rinia po iken se hajduti Rama eshte i perbindeshem ne vkdhjet qe i ben parave te Buxhetit Shqiptar duke mos krijaur asnje shprese Shiko ne Google ca thuhet qe Shqiperia eshte nmer 1 ne Bote per Korrupsion Ky Kryemjnsiter nuk eshte vetem Anti shqiptar , meqe eshte sherbetor i politkes kriminale te Vucicit, por ky eshte edhe hajdut i pamase Ky duhet rrezuar me dhune dhe ta marrin zvarre nga zyra e Kryeminsitrit se ky Kryeminister nuk vjedh vetem per veten e tij ky cjedh qe te shkaterroje te ardhmen e Shqiperise Ky eshte thjesht nje armik i eger i kombi tone

            1. d
              durim barbullushi

              shkrim brilant

      2. M
        Mondi

        Ne u larguam lur ishim te rinj nga Shqiperia, sepse ti ish-ministri i Pushtetit Lokal nuk lije therrime per te tjerat, i vidhje te gjitha. Je i vetmi rast qe Sali Berisha ka folur me te drejte!

        1. S
          Sheqeri

          Po qe njerezit nuk bejne femije ca faji ka Blushi?

          1. T
            Tan_Tironci

            Lene "Beni ecen vete" , komplet fatalist qe ka ngel pa lek.

            1. K
              Kujtimi

              Bastard i korruptuar model kriminal bashke me ftuan tende. Mbylle halen o Blush intriga.

            2. P
              Per Iliria - Shqiperia

              Edhe Blushi pjese e klanit mafioz eshte or byrazer, por ndryshimi i tij me te tjeret eshte se Blushi nuk ka tahma te madhe si te tjeret por ka nje babezi me te vogel. Sidoqofte ai nuk ka nevoje per leke.

              1. V
                Vranakonti

                Problemin qe ngre ne kete shkrim zoti Blushi eshte sa i vertete aq dhe i rendesishem. Te gjithe duhet ta kuptojne dhe ta vleresojne kete problem te plakjes se popullit tone. Nuk eshte fatkeqesi vetem largimi i te rinjeve por edhe indiferentizmi i te rinjeve,çifteve qe nuk pranojne te bejne femije.

              2. B
                Bato

                Nuk eshte fantazi eshte Nje realitet i pashmangshëm.

                1. B
                  Bato

                  Nuk eshte fantazi eshte Nje realitet i pashmangshëm.

                  1. A
                    Anes dijes i pa nxene

                    Nuk do qe me mire fare PA REPUBLIKE?Atehere do ta shihte gjithsekush(edhe ti)se sa i vlen lekura.Me kete Republike,80%e zyrtareve jane te paafte,pra hane buken qyl.

                    1. N
                      Ndrek Sota

                      Ke ditë pa u parë Ben.I zymt shkrimi.Po çti bësh që është i vertetë.Jepi pak humorë pasi pas aq vjetësh kanë dalë ilaçe që të pasurit mund ti blejnë.Kështu qe Edi,Iliri,Elisa,Bela,Manastiri do të kenë rininë e përjetëshme.

                    2. J
                      Jorgo

                      Te lumte Bilush qe kontribuove dhe vijon te kontribuosh drejt ketyre endrave

                      1. M
                        M

                        Ja që dihet si njëthundrak mushka nuk pjellë,por statistikat tregojnë që ka më shumë në raport me prindërit e tyre. Ja që qëniet njerëzore nuk kam krah për të fluturuar por ja që fluturojnë deri në galaktikë. Ja që të rinjtë emigrojnë por vendbanimet në Tiranë shiten nga 1300 _ 5000€ për m°,këto apartamente i blejnë" republika e plakur"? Prandajë imagjinata Juaj i shkon për shtat thënia: " sikur halla të kish allate do t'i flisja dajë"

                        1. K
                          Kot fare

                          O Blushi pyetja eshte e thjeshte jo politike pse mos te ikin ? Shembull tre femijet e patriotit te alkolit spiunit I.M jane ne Londre ndoshte dhe femijet tuaj ? Kur njeriu eshte specie emigratore shiko Portugal 9 milione ne Portugal 10 miliome ne émigration mendon se eshte faji politikes jooooo njeriu shkone ku i intereson politika e politizone por realiteti eshte ndryshe Interesohu kush eshte presidenti Roumaine nje gjermane dhe sa gjermane kane emigruar ne Roumanie ........

                          1. S
                            Semi

                            Qeke kot fare...Johanis eshte Gjerman etnik ka qindra vjet mos me shume ne Rumani....mos ja fut kot.....Rumunet emigrojne por shtresa e ulet nga ciganet e punetoret une nuk kam pare ndonje intellectual ne Gjermani...Kurse nga Shqiperia po ikin shumica kush eshte me Universität...ky eshte ndryshimi se e shikojme perdite sa intelektuale zhvendosen ktu...sa per info Polaket,Hungarezet,Rumunet po kthehen ne vendin e tyre me shumice sa kta nuk kane me ke ti zevendesojne se ishin reknike te mire...

                            1. P
                              Per Semi nga Gjermania

                              Nuk do te thote qe je ne Gjermani dhe i di te gjitha une jetoje ne nje fshat ne Kukes dhe kam njohuri me shume se ty . Ti nuk ke kuptuar cfare une kam dashur te them , megjithate deti nxjere ne brege shume mbeturina dhe dallga i dergone ne brigjet e italise , gjermanise dhe perseri mbeturina ngelen pamvarsisht se jane mbeturina te brigjeve Gjermane apo Angleze

                              1. S
                                Semi

                                The qe Joanis eshte emigrant? Genjeve. Ato toka ne Brashoven e sotme Hermanstad kane qene banuar prej mijera vjetesh nga Gjermane.Kaq.

                          2. P
                            Punetori

                            Or Bilush , nuk te del mllefi qe deshtove ne politike e tani perdor " talentin " si shkrimtar per ta nxire realitetin shqiptar , bile edhe te ardhmen e Shqiperise . Desha te shkruaj me shume per ty , por nuk ja vlen . Ishe e mbetesh njeri i vogel , cinik e meskin .

                            1. N
                              Na qeka shqetesuar nji Punetor !

                              Punetori , perse ? Nuk eshte ky Realiteti ne vendin tone ?! Pastaj ,c'ka per "Mllef" ktu ? Blushi po ben detyren e tij si qytetare Aktiv i atij vendi dhe shkruan ,sensibilizon opinionin Shqiptare por edhe Shtetin institucionet ,te cilet nuk shikojn qarte ne kte Realitet . Ngelet duke hedh gure tjetrit edhe kur ai nuk rri si shume aty ,qe vetem han e dhjesin ,sepse gje tjeter per ate shoqeri nuk bejne ose s'i intereson .- He pra ,si i thon ;bujrum na shkruani ju dicka qe ka sens per kohen qe jetojme ,per shqetesimet e asaj shoqerie ,atij vendi , jo ngelet duke hudh gur edhe ur tjetri thot dicka qe i vjen ne ndihme trurit ne ate vend .

                            2. A
                              Arian

                              Po mor për moral je i vetmi ti,por harron që njerëzit ikin kur ti paguhesh 25000 dollar në muaj e çfarë ngelet për t'a,apo të shohin ty që bën xhiro e foto se s'ke çfarë bën.

                              1. D
                                Dakord

                                Bravo Arian. Le te shtojme qe ky legeni edhe artikullin e ka te kopjuar se i eshte trashur truri qe te imagjinoje vete. Ka bere hollywood nje film ku skenari eshte ky artikull. Blushi i eshte bashkuar partise me status "pending" te alibeaj kur mohon se shqiptaret kane luftuar. Te gjitha funderrinat e politikes riciklohen ne kete vend por ky boshi eshte ricikluar disa here. Nga bidon u be pjate plastike e pastaj pirun dhe tani klluf njeperdorimesh

                              2. D
                                Danja

                                Fute edhe veten ne kete vorbull shkatrruese ku e degdiset kete vend.

                                1. D
                                  Drago Stena

                                  Do të duhej të tërhiqemi në pyjet e të parëve tanë pa rënë në sytë e armikut ti përzgjedhimin e ti çifojmë më të bukurit e racës dhe ti lëmë në parajsën e tyre për 50 vjet . Pleqtë do ti lëmë rrojtarë të paqes gardhë ndërkohë që lart në male vetëm pillet dhe të rinjtë jetojnë parajsën , u mësohen të gjitha artet e zanatet nga zanat sy jeshilta sy shkruara dhe kur mos të ketë më vend ne rëzë të malit për të mos marrë shtymën nga mbi popullimi shpërndahemi në rezatim si rrathët e një gurri të rëndë që bie në një plloçkë e pa bërë proçka u bëjmë poçkën . Sa fatalist ti frate !?

                                  1. E
                                    Eni

                                    Edhe ti Ben ke kontribuar ne kte pune apo jo?se fundi nxorren emrin e tet shoqeje ne Bullgari...pra kujt I qahesh...po ju e zgjidhni se ju vijne sherbetoret nga Filipinet...por mallkimit te prinderve nuk I shpetoni dot...

                                    1. 7
                                      77 vite komunistët në pushtet

                                      Ti Blush ke kontribuar për shpopullimin kur ishe drejtor në Top Kanal. Bëje propagandën e Ramës. Ca thonë që kishe edhe emision investigativ gjobvënës, top storin. Tani mbasi u pasurove e u bëre milioner, del e bën si gazetar profesionist, sikur ke zbuluar rrotën. S'ke ça jep më as në media e as në politikë se u kuptua kush je e për çfarë e përdore politikën dhe median. Suksese në jetë. https://politiko.al/ditari-i-opozites/pd-publikon-dokumentin-si-ben-blushi-mbyllte-syte-dhe-televizi-i466419

                                      1. h
                                        hec mo ,shkruj dicka "kot" me kalu kohen

                                        Te gjithe jemi pergjegjes per gjithcka eshte sot Shqiperia .Ne te gjitha aspektet e jetes tone . Nuk do doja t'i referohesha asaj shprehje popullore qe thot ; "Kur te vijne mendete s'ti han as qente " -jo se sepse s'ka me kthim pas ,por sepse mendet e shqiptareve mbeten nji Konstante Shkaterruese . Ne shoqerin shqiptare ,s'ka pas kurr nji reagim Korrekt ne interes te Vlerave ,te Kultures ,te Qytetarise ,te Nderit e Dinjitetit te vendit tone , por reagime degraduese ,ne sherbim e funskion te se Keqes . Nji popull qe mungon koncepti Shoqeri ,qe s'ka asnji lloj Presonaliteti apo ndjenje Kombetare ,qe verpon si Turme , eshte i destinuar te shkaterrohet ne gjithcka . _ Popull qe s'njeh asnji lloj joRrevolucioni ,qe nuk orientohet kurr nga Vlerat ,por qe rri me sy te zgurdulluar gjithmon nga Apokalispi ,vjen dita kur Apokalipsi zgurdullon syt i habitur mbi injorancen e viktimes .

                                        1. Z
                                          Zgalem

                                          Nje hartim i kohes . Imiton Cehovin dhe soin e tij . Keto , qe shkruan ky sot i ka te kopjuara , nga opininet , qe u cfaqen , kur u liberalizuan vizat . Lexoi gazetat e asaj kohe . Nje proverb i lashte thote : Shendosh manastiri se kallojeret gjenden . Shkrimi yt eshte enderr , qe shikon diten , sepse ke gjetur menyren si jetohet pa pune . Me qe ra fjala , trego ndonje pune te hairit , qe ke bere keto vite te jetes prej snobi. Nuk jemi i pari vend , qe kemi emigracion . Koha i vendos ekuilibrat e munguara , sic i ka vendosur , deri me sot . Tyj nuk te besohet , kur shkruan , per te tashmen , jo te kerkojme mendje , per te arthmen . Ndoshta punen , qe ben ti , me aparatin , do te beje nje robot eksperimental . Zgalem

                                          1. T
                                            Titi

                                            Fantazi Blushiane qe ne fakt duhet te zgjoje ndergjegjen e popullit shqiptar per rrezikun e shpopullimit te kombit shqiptar sepse popuj te tjere do ta popullojne Shqiperine dhe ne si ne shekuj do emigrojme ne vende te tjera.

                                            1. a
                                              ana

                                              Ja ka fut kot per se koti sepse ashtu sic ikin e do te ike rinia jone nga vendi i lindjes, ashtu do te vijne rini nga vende me te prapambetura tek ne. Ah po, mbas 50 viteve do te kete filluar te ndryshoje raca jone, sigurisht por prape nuk eshte per te qare.

                                              1. k
                                                km

                                                Dhe te mendosh qe kete Gomar e kemi patur Minister.Me rrofsh...or ben,Mendja te la lene.Paska patur te drejte Edi,e kemi shate kot per shkarkimin e tij.

                                                1. D
                                                  Dmk

                                                  Republika e pleqve… shkecërisht quhet “ The future” Asgje e re! Thjesht, ke anashkaluar rendin e ri botëror, i cili ka Robot dhe jo Njerëz, ka të pasur dhe të varfër(nuk egziston fare klasa e mesme,fillimi po bëhet me rritjen e cmimeve ushqimore dhe sidomos me energjinë), ka puntor që do jenë fatlumë që kanë një punë për tu ushqyer, por ka edhe shumë “pleq”. Jo nga mosha por nga mosmundësia për të patur një punë. Pra Z. Blushi, kjo nuk është imagjinatë por thjesht ajo çfarë ke lexuar dhe parë në disa media e libra. Ndërsa ti kërkon (me të drejtë) ta adresosh politikisht këtë “ndodhi”, të tjerët janë një hap përpara teje. Të kanë kapur kryeministrin ,qeverrisjen dhe shtetin. “Imagjinata” juaj,nuk u shfaq majftueshëm,pra nuk e arriti fundin. Ku fundi është se nuk do të ketë shtete,nuk do të ketë gjini(robotët nuk kanë)… E ndryshon dot? E ndryshojmë dot? Kjo duhet të ishte pyetja dhe jo “a imagjinojmë dot vëndin tonë si republilkë pleqësh.

                                                  1. Z
                                                    Zaloshnja

                                                    Po keta te pasurit e paket do te qihen me robotin ?

                                                  2. N
                                                    NAIMI

                                                    Mos u merzit Blushi se shume shprjt ky vend i quajtur Shqiperi do te popullohet nga afrikane te cilet do te gjejne ketu persjsen dhe vendi do te quhet Albanistan ose Arbanistan Shume bukur.Ja kjo do te jete e arhmje e ketij vendi te pafe e te mallkuar,ketij vendi ku do te hane koken e njeri tjetrit. Dhe nuk e ka fajin askush vetem shqiptaret

                                                    1. a
                                                      arqile

                                                      Ik o l.....Mero po qe bilush mos ju boto.

                                                      1. d
                                                        destan

                                                        Ky eshte Ben plera.....

                                                        1. d
                                                          destan

                                                          Ky eshte Ben plera.....

                                                          1. d
                                                            destan

                                                            Ky eshte Ben plera.....

                                                            1. d
                                                              destan

                                                              Ky eshte Ben plera.....

                                                              1. d
                                                                destan

                                                                Ky eshte Ben plera.....

                                                                1. l
                                                                  loni

                                                                  Ne kete gjendje e kini katandisur Shqiperine, ju qe na sollet demokracine.

                                                                  1. L
                                                                    Lagja Kala

                                                                    Bravo Lef! E ke qajt me lot e qyrre

                                                                    1. A
                                                                      Arben

                                                                      E ke shume gabim ti "filozof" i madh! Edhe pleqte do ikin! Ju qe nuk keni byth te keni sukses ne perendim do keni nderin te jetoni me ndonje rrace tjeter qe mund te jene afrikane apo aziatike. Ju donit qe ne qe ikim te ishim sklleverit tuaj! Ika nga Shqiperia ne moshen 30 vjecare dhe femijet e mi nuk kthehen ne Shqiperi. Une kisha ndermend te kthehesha kur te dilja ne pension, por nderrova mendje nga cfare po degjojme apo shohim ne Shqiperi. Ta gezosh pleqerine ne shoqerine e njerezve te tjere se Shqiptaret e ndershem, te rinj apo pleq, nuk do rrine ne Shqiperi!

                                                                      1. x
                                                                        xhemal

                                                                        Beni me siguri do jete kryetari i kuvendit te pleqeve.eshte shume e lehte te besh fallxhorin e te asaj qe do vij..problemi eshte ideja per te sotmen..te rinjt do ikin se sacrifica eshte nje gje e veshtire..eshte me lehte kur gjerat i gjen gati atje ku shkojne te punojne kujtojne se gjejne parajsen PA djerse...te rinjeve ne shkolla e kudo u flitet pak osé aspak per dinjitetin,punen,si krijohen te mirat materiale e leket per te perpjetat e jetes ,rendesia paresore e dijes e mundesia qe te jep vendi yt per cdo gje..emigrimi eshte nje mundesi per ata qe ndodhen ne rrezik per te mbijetuar( nekonomike,politike,fatekeqesi natyrore,mungesa te nevojave themelore per te jetuar etj) te behesh nihilist eshte e lehte sidomos per njerezit me karakter te dobet,qe Duke u nisur nga veshtiresit e castità e shikojne te nesermen te erret,si punta e Benit te vocerr

                                                                        1. A
                                                                          Arben

                                                                          Xhemal! Me fal se nuk e kam idene se ku jeton dhe se cfare pune ben, por nuk e kuptoj se cfare flet. Ne nuk bejme fallzhorin por bejme analiza te gjerave bazuar ne disa fakte. E di se sa pleq Shqiptare jane aktualisht ne perendim? Ta them une qe jane me mijra vetem ne SHBA. Ti mbase e ke degjuar cfare eshte nihilizmi por nuk e di se cfare eshte ne realitet sepse te besh analiza dhe te nxjeresh nje konklzion te bazur ne fakte nuk eshte nihililizem por parashikim i mundeshem. Pastaj, nga e ke marre vesh qe Shqiptatet i gjejne gjerat gati kur shkojne ne perendim? Apo ne enderr? Ne fillojme nga e para me cfaredo lloj pune qe gjejme dhe pastaj cajme vete. Sa per karakterin, ta them 100% qe jam me i forte sec mendon ti sepse e tregon jeta. Eshte me e veshtire te jesh i sukseshem ne perendim sepse konkuron me shume te tjere sesa ne Shqiperi ku suksesin ta jep miku, partia, forca, apo korrupsioni. Ke te drejte per nje gje kur thua jam karakter i dobet. Nuk vras dot njeri dhe nuk bej dot korrupsion. Per te tjerat je shume larg.

                                                                          1. xhemal

                                                                            E vertete shqipetaret Jane punetore te mrekullushem.. po' une fola per kritizeret e qaramanet e konkretisht per shkrimin Jo nga Ana artistike as se nuk tregon realitetin e momentit..po' zgjidhja kush eshte ? Une mendoj se edukimi ne shqiperi eshte shume i dobet,thashe ky eshte nje mendim personal..te uroj shendet e krahe te lehte ne Pune.????️

                                                                            1. r
                                                                              realisti

                                                                              je pergjigjur kot me kot,se ai e ka me Ben Blushin s,e ka me ty. ndersa ti ,kur as nuk ke ndermend te kthehesh,per cfare komenton? te jesh i bindur qe ^mencuria^ jote nuk i vlen njeriu ketu.Shiko e jepu nje dore amerikaneve se aty e ke bere hyzmetin.

                                                                          2. ¿?

                                                                            Keta te marret qe hedhin gure ne lume jane shtuar ca si shume dhe e kane mbushur lumin plot. Shyqyr se keshtu i bie qe s;ka nevoje per te mencur qe te nxjerrin guret. Le qe nuk ka as te mençur, me nje fjale gur gur behet mur. E kuptuat tashti?

                                                                            1. A
                                                                              Arb

                                                                              Eshte shume interesante kur ata qe jane shkaktaret qe ne ikem nga Shqiperia ankohen se do ngelen me pleqte! Ne fakt, edhe pleqte Shqiptare nuk do i keni me ne Shqiperi sepse edhe ata do ikin. Ju, "intellektualet", politikanet, socialiste, demokrate, republikane, social demokrat, dhe t30 partite e tjera qe keni krijuar jeni shkaktare prandaj mos u ankoni. Ne ishim te rinj, te shkolluar, dhe ikem se ju nuk e vleresonit intelektualin dhe specialistin e ndershem dhe tani ne punojme te bejme me mire shtetet perendimore ne vend qe te punonim per Shqiperine. Na vleresojne me shume ne perendim se ne vendin ku lindem! Ti mbase nuk e ke idene se cfare eshe kjo ndjenje se nuk ke punuar ne perendim dhe te kesh sukses sepse nuk je i tille! Ne jemi ata qe kemi pune te mira ne perendim qe i kemi fituar me shkolle dhe experience pune, por ne Shqiperi nuk do kishim mundesi te gjenim nje pune te thjeshte as si mesues sepse sistemi qe keni krijuar eshte sistem kriminal ku nuk vleresohet specializimi, aftesia per te bere punen, por rryshfeti, miku, apo partilleku. Ta gezoni ate Shqiperi qe krijuat ! Eshte e dhimshme te lesh ate vend te mbrekullueshem, por ju

                                                                              1. L
                                                                                Lugu gjat

                                                                                E mor koke tul e sy pordhe tu shofte fara. Per ate dite punuat te majte dhe te djathte. Mallkim per ju deri ne 7 breza fare e keqe beni dhe te pafajshmin. Ptuuuu

                                                                                1. T
                                                                                  Taku

                                                                                  Gjendja eshte me te vertete alarmante per kedo qe mendon per te ardhmen e ketij vendi

                                                                                  1. B
                                                                                    Blushi ne depresion nga andropauza

                                                                                    Ju do ngeleni ne kete vend, ti dhe miqte e tu qe kane qeverisur e vazhdojne te qeverisin. E pastaj do qeverisni njeri-tjetrin, por s’do kete kush te punoje per ju. E, ato qe keni vjedhur, do t’i harxhoni per ilace qe te zgjasni sa me shume jeten. Ne, dikur te quajtur intelektuale, por te ngelur ne rruge te papune nga ata te cileve u besoni ju punet, do kemi ikur me kohe nga hidherimi qe s’beme dot gje per t’ju permbysur nje here e mire

                                                                                    1. M
                                                                                      Mallakastrioti.

                                                                                      Beni ti nuk ke te drejt te analizosh rrjedhen shqiptare qe gatove vet me koleget e tu.

                                                                                      1. M
                                                                                        Miradije Hoti

                                                                                        Nuk kom koh mu mar me pordht e shipecave greko vlleh te Shqipris gjysmake veq deshta mju thon ja hangshi guxhen e karit Mretit te Shqipetaris Albin Kurtit. Rrnoft Kosova Republik.

                                                                                        1. B
                                                                                          Brum Troli

                                                                                          Tati foillë sqollë e hollë në diç helenisht iliarë a në daç latinisht stefanicë a në të etërnë n'duaç ti ke met pa ven e pa be por besë do e ajo nuk u shitet as u nepet as i zihet .Tre di e ti s'di të ams tate jo më tradinë e Neptunit .

                                                                                        2. D
                                                                                          Diana

                                                                                          Shqiperia e shqiptaret kurre nuk do te shuhet e nuk do te plaket.Ne kemi mbijetuar ne dhjetra shekuj te veshtire,edhe nen okupimin imperatorive te kohes.As gjuhen e shpirtin tone nuk e asimiluan.Lereni fatalizmin, shpirteligesine dhe njerzit e deshperuar e mohues te vendit tone e te vlerave qe kemi. Kudo qe endeni rrugeve te europes e botes, prap shqiptare jeni. Koha e historia ka treguar do te tregoje kush jemi....

                                                                                          1. e
                                                                                            enter""

                                                                                            Me fal por ske kuptuar asgje. Nuk eshte koha per nacionalizma. Jo se e thote Blushi, por u be 30 vjet qe rinia braktis kete vend. Mos jeto ne bote perrallash. Shqipot iken jashte dhe femijeve te tyre as qu ua ndien per shqiperine dhe prinderit e tyre as nuk u mesojne shqip fare.

                                                                                            1. n
                                                                                              nje shqiptar

                                                                                              Ato ishin kohe kur shqiptaret e donin dhe sakrifikonin per Shqiperine. Sot shqiptaret duan vetem xhepin e tyre ndersa Shqiperine e duan po qe mire se ndryshe as qe u behet vone,madje turperohen prej saj aq sa as femijeve nuk ua mesojne shqipen, Dine veten te drejtojne gishtin te tjetri,jo te vetja.Merren me Blushin qe e ka ne terezi per vete. Po t,i bini Blushit ,rregullohet gje? Ja thote Blushi ...me falni...ndryshon gje? A ka ndonjeri ndonje mendje si i behet ketej e tutje per t,u rregulluar ndonje gje,pa ato qe iken i dime te gjithe.

                                                                                              1. A
                                                                                                Arb

                                                                                                Nuk eshte puna qe njerezit po i bien Ben Blushit! Ky Beni nuk thote ndonje gje te re qe ne ne perendim e kemi jetuar dhe jetojme, Njerezit kundershtojne Bushin me shume qe ka qene dhe eshte pjese e asaj kastes politike dhe "intelekruale" qe na bene te ikim edhe pse kemi qene dhe jemi te kualifikuar ta bejme Shqiperin moderne brenda te pakten 10 vitesh. Ne ne perendim nuk e duam Shqiperine gati, por te kemi mundesi te punojme dhe ta bejme Shqiperine. U jam vetem nje shembull. Sikur te ktheheshin vetem me mesuesit dhe profesoret Shqiptare qe punojne ne SHBA, shkollat Shqiptare do ndryshojne brenda 4 vitesh; sikur te kthehen inxhineret Shqiptare, Shqiperia do behet me mire se Koreja e Jugut. Por kjo nuk ka per te ndodhur jo per pagesa por me shtetin kriminal qe eshte krijuar ku as qe mund te marrin ne pune pa paguar apo policia, prokuroret, apo gjykatesit veprojne si tu teket. Shumica jone nuk u larguan per para, port per per te jetuar nje jete normale ku shteti te mbron me ligje dhe jo kur politikanet sillen si gangstera. Nese doni qe njerezit te mos ikin ose te kthehen ata qe kane ikur, atehere drejtoheni gishtin te politikanet, te majte, te djathte, te gjelber apo te zinj. Jam shume is sigurt qe punen qe bej ne SHBA do ta ndryshoja me te njejten pune ne Shqiperi, por jam 100% is sigurt qe num mund ta kem kurre sepse nuk ka konkurence qe ta zere punen me i miri, po ai qe ka mik, Une nuk kam "miq" as ne Shqiperi dhe as ne SHBA. Te tjerat qe flasim dhe shkruajme ketu jane vetem llafe dje nxehemi kot.

                                                                                            2. X
                                                                                              XhaJaho

                                                                                              Edhe ky paska ik per Lesh , nuk di te beje asnje pune, se po te dinte , si ky edhe te tjeret qe kan ik per Lesh dhe do ikin a Shqiperia nuk do ishte ne kete gjendje dhe k’ta tani qe kon ik per Lesh, na shkruajne ca paçavure neper gazeta ne vend qe te ulen ne nje park dhe te lozin Domino se jon ne moshen e pleqerise. Ore ti Blush qe paske ik per Lesh, mos ja qaj hallin te rijnve qe ikin se Ata din ta bejne nje pune si ktu edhe atje ku shkojn, por shiko veten tate si nje i deshtuar qe ke henger ne saje te taxapaguesve se asnje gje nuk ke kontribuar dhe dhene per k’ta taxapagues

                                                                                              1. A
                                                                                                Aleko

                                                                                                Ne shqiperi kejo perandori tashme mbreteron.2400 fshatra tashme po mbyllin shkollat cdo vit e me shume.Ne keto fshatra banojne pikerisht 60 dhe 70 vjecaret e shkrimit te blushit .Ceshtja eshte cfare vjen pas perandorise se shtatedhjetvjecareve???Mos ne gjithe keto vendbanime shqipetare qe kanr bere historine e shqiperise me rezistencen e tyre kunder invadoreve te huaj dhe qe ja dolen te mbijetojne,..sot po u vjen fundi ,jo nga invadoret por nga nga vetvetja,thjeshte te braktisesh trojet dhe shtepine tende drejt vendeve te huaja sepse atje mund te hashe dy luge supe me shume..Duam zduam keta jane shqipetaret e sotem.As nuk u shkon ne mend se po braktisin kombin e tyre,madje bejne heroizma neper dete dhe oqeane per te realizuar endrat e braktisjes se vendit te tyre.Askush ne bote nuk enderron te braktise vendin ,pervec ca fatkeqeve qe duan te mbijetojne nga luftrat dhe varferia e skajshme, pervec shqipetareve qe duan te ikin te gjithe, te varfer apo te pasur.i shkolluar ose jo.M.e pa precedent ne historine e emigracionit boterore.Blushi ngreh shqetesim te drejt por zgjidhje per kete katastrof zduket askund.Ahere pas kesaj perandorie 70 vjecaresh ka nje fund qe Blushi nuk e thot por qe nenekuptohet.Mos po afrohet zhdukja e rraces sone??????? pas mijra vitesh egzistence???Matematika nuk e kundershton..ashtu sic nuk e kundershton ,trendi i madhe shqipetare ,endrat dhe vullneti i tyre per te ndertuar jeten jashte vendit te tyre..

                                                                                                1. N
                                                                                                  Nokja

                                                                                                  Akoma gjalle eshte kjo fare cifuti , ptu mizerja e tere njerzimit...

                                                                                                  1. K
                                                                                                    Kristo

                                                                                                    Nuk mendoj se arthmeria e nje kombi varet vetem nga nje grusht politikanesh qe perkosisht drejtojne ne vend.Pergjegjes per braktisjen e vendit eshte gjithe shoqeria shqipetare ..vet populli shqipetare.Udheheqes te keqinj ka ne gjithe boten por njerzit luftojne per nje jete te mire ne vendin e tyre dhe ikin nga vendi ne raste ekstreme..jo si shqipetaret ..qe ikin per cfaredo lloj arsyesh te medha apo te vogla..shpesh dhe kot fare..

                                                                                                    1. P
                                                                                                      Pickaxhiu

                                                                                                      Blushi ja ka bo mutin punes qe ne mengjes tani prish leket per pidh dhe meret me qyfyre

                                                                                                      1. S
                                                                                                        Skenderbegasi

                                                                                                        Beni, zanatet e artit nuk I hapin aq lehtë krahët e përqafimit, thumbi helmus I disfatës në fushën e krijimtarisë është tepër afatgjatë. Me kendshikimin tuaj më gacmuat kureshtjen, dhe çuditrishtë më spërkate me atë "mendjembrehtësi" fatale. Si duket e ndjen se je në rininë e pleqërisë tënde dhe truri të punon më shpejtë se ç'duhet. Po pse mor Beni, ne të kemi pasur kimetliun e të majtës, ti përfaqësoje "fisnikët" dhe na u mërzite dhe krijove pjellën "Libra" që shkriu me shiun e parë të vjeshtës. Po me Endri Tafanin ç'pate që ja punove aq poshtërsishtë duke ja lenë si dopiogjashtën në dorë partine, mbasi ja vole gjithë buxhetin deri tek qiraja e selisë. Me këte shkrim më duket se po na lë lamtumirën e fundit miku jonë i të majtes që s'keni të çëmuar dhe i jep mundësinë gjuhève të liga të zhuzhasin. Beni mos harro të lutem të bësh nje shkrim per lëneshat plaka.

                                                                                                        1. S
                                                                                                          Shqipcaret s'dijn kur t'i permbahen Temes

                                                                                                          Nuk i permbahen Temes _shkrimit te hedhur ,por fillojne shajn ,fillojn perdridhen brenda Kazanit me gjet Plehren qe mban me shume her t'ja hedhin Autorit ,fillojne e i bejne biografin , i kerkojne llogari perse Shkruan ? U bere ti ? , ( ku jemi ktu mer amon !) _perse i referohet nji tematike te tille , etj etj etj_____ idiotizma qe grryjne ate shoqeri trupjerdhur ne kto 31-vjet ,qe degradon cdo dite qe kalon jeten ne ate vend ,ne vend qe te diskutohet rreth Temes e kontribohet ne gjejtjen e nji zgjidhje ,te kerkohen rruge si te dilet nga kjo grope e erret ,ku politika futi ate shoqeri etj etj . E pabesushme te konfrontohesh ne cdo rast me te njejtin mentalitet te fisit humba-humba . _Do i rekomandoja nji Terapi Masive _Kolektive asaj shoqerie qe te fillonte e kthej arsyes njerzillikut qytetarise ,nqs ju dhemb shume .

                                                                                                          1. 2
                                                                                                            2022

                                                                                                            Te lexoj perher me kenaqesi. Dhe duhet te shkruash me shume ,per perditshmerine. Te kam dhene voten ,dhe sa here do te duhet do te perkrah. Dil dhe fol se ka shume si une si ne.

                                                                                                            1. A
                                                                                                              Aleko

                                                                                                              Dikush ka thene se nese synon te shkaterrosh nje vend ,mos u merr me shkaterrimin e ekonomis se tij.Shkaterroi moralin kombetare dhe ja ke arrit qellimit.Kejo ka ndodh e po ndodhe egzaktesisht ne shqiperi.Nuk e njef me askush moralin kombetare ,posacrisht kejo eshte evidente ne shqiperi.Shqipetaret skane aspak deshire te jetojne ne vrndin e tyre ,indetiteti dhe morali i tyre po shkon drejt fundit,prandaj ikin masivisht nd turma, nuk eshte ekonomia shkaku si ankohrn ata,por mungesa e deshires te jetojne ne vendin e tyre.Me ka ndodhur nje dy raste nje nga te cilet ne shtepine time kur pata nje mikesh familjare nga Bosnja,kur ne bised e siper me shtangu kur me beri pyetjen: Pse ju shaipetaret nuk e doni vendin tuaj???Nga e dini kete i thashe?? Kejo dihet me tha,e kame degjuar ne shume vende ku kame punuar,ne gjermsni ne belgjik ..keshtu flitej.Por dhe ju shqipetaret e keni nje te mire me tha.Pasi braktisni vendin tuaj ,flamurin tuaj se ndani nga vetja..Nje ironi e paster qe nuk i dhashe pergjigje..

                                                                                                              1. K
                                                                                                                Kristo

                                                                                                                Egzakt shqipetaret nuk dine te diskutojne ..vec shajne.Prandaj problrmet tona asnjehere nuk zgjidhen.Merren me teper se kushe shkroi ,kushe e tha cfare biografie ka ,se te japin nje mendim per problemin qe ngre dikushe,kushedo qofte ay???

                                                                                                                Lini një Përgjigje