Pse sot merren me Lulin e jo me Sorosin?!

17 Shtator 2022, 13:00Blog Nga Skënder Minxhozi

Pse sot merren me Lulin e jo me Sorosin?!

Ajo pjesë e Partisë Demokratike që identifikohet me Sali Berishën ka hyrë në një garë të brendshme këto orë, për të bërë të paditurin në lidhje me fondet ruse që SHBA tha se kjo forcë politike ka marrë kur drejtohej nga Lulzim Basha. Një tufë burrash plot grada e spaleta në karrierë, po pranojnë të vetëquhen të mashtruar nga ai që e kanë cilësuar si të paaftë e dështak, më mirë sesa të hyjnë në syrin e ciklonit të SHBA për fondet ruse.

Ndoka e quan skuth, Ristani thotë se i besoi pa ditur ‘qëllimet e mbrapshta’, Berisha i cili dikur garantonte se akuzat ishin pjellë e komplotit të Soros sot kërkon hetim brenda partisë për paratë ruse. Një gjë i bashkon tashmë të gjithë: fakti që paratë ruse kanë bërë pis Partinë Demokratike. Duke marrë (çuditërisht) për të mirëqenë atë që thotë Departamenti i Shtetit.

Lulzim Basha duket tashmë si një magjistar që paska tranzituar nën hundën e të gjithëve paret e Putinit. Edhe David Koperfildi i famshëm do ta kishte zili këtë lloj iluzioni optik. Ish-kryetari i paska mashtruar të gjithë dhe ata po e kuptojnë vetëm sot, kur foli Zeri i Amerikës! Në lëmshin e ngjarjeve shqiptare kjo nuk është pirueta më e shëmtuar, gjithsesi shijen ta le të dhidhur.

Edhe ata që deri dje e duartrokisnin Lulzim Bashën, e dinë që s’mund të mbajnë mbi shpinë dy beteja publike me Amerikën. Pas shpalljes non grata të Berishës, për të cilën një pjesë e lidershipit të PD u rreshtua fort kundër Uashingtonit, koka e Lulzim Bashës vlen shumë pak për t’ju futur një tjetër përplasjeje me amerikanët. Ky turravrap për të ikur nga Lulzim Basha dhe baltosja e tij me fonde ruse, shënon një gjest të pritshëm për një forcë politike që ka një llogari të hapur me SHBA e që nuk di si a menaxhojë.

Lulzim Basha sot është jetimi më i famshëm i politikës shqiptare. Mbi të mund të hedhësh akuza, përbaltje e mallkime sa të duash. Arsyeja? Fare e thjeshtë: vlen zero politikisht! Përkrahësit e Berishës, që të gjithë persona me pushtet në PD-në e nëntë viteve të fundit të cilët e kanë mbrojtur Bashën me mish e me shpirt, sot kanë luksin që t’i përkrahin amerikanët pikërisht aty ku deri tani i kanë sfiduar: tek akuzat që SHBA kanë hedhur ndaj elitës drejtuese të partisë.


Noka, Paloka, Ristani e të tjerët nuk merakosen fare që përdorin dy standarte kur është fjala për akuzat që vijnë nga amerikanët. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!

5 Komente

  1. K
    Kapterri

    Po Luli ku eshte? Ka humb fare.E kuptuat me se fundi se cfare karagjozi vuri Sala ne krye tePD-es?Kjo eshte nje parti qe nuk e kuptoj pse ekziston,e percare,nuk dihet kush eshte i pare me ligj.Sala ben konferenca shtypi,habitem pse shkojne gazetaret,media,dhe shpalos teorite e tij,sharjet,ngjarjet etj nderkohe qe dihet qe nuk e shperfill as maxhoranca as nderkombetaret,Sala eshte i vdekur politikisht,mos e harroni,dhe mediat merren me te.E cuditshme.Nderkohe nuk kemi pare nje gazetar te kapi Lulin,ti marre nje interviste per punen e pareve te ruseve.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      E megjithate,ti Minxhozi mos u perpiq te nxjerresh Bashen te lare, ai eshte i njejte me Berishen e compani.....Basha si skuth qe eshte, u mundua te laje duart per te shpetuar veten. Po te interesohesh se me ke bashkepunonte ne Hollande gjoja per "studime",do shohesh qe realiteti eshte komplete tjeter....konkluzionet sipas opinioneve eshte gjithmone i gabuar......

      Përgjigjjuni
      1. a
        ana

        ku e pe ti qe Minxhozi e nxori lulin te lare? Lexon me bythe ti? Ne kete shkrim, autori nuk merret dhe as e analizon lulin, por meret me kundershtarewt e tij brenda partise qe ja degjojne llafin amerikes kur ajo "shpif" per lulin, por nga na tjeter e shajne ameriken kur ajo "shpifi" non graten e kapter berishes. Ja ky eshte permbledhja e ketij shkrimi o tru peshk!

        Përgjigjjuni
      2. I
        Indinjata

        Kjo parti (PD) duhet ta nderoje emrin duke u quajtur Partia e Babales!Ordinere te gjithe qe nga baba e deri tek femija me i vogel,ordinere me plot kuptimine gojes ,halabaker rrugesh,me nje zhargon qe fatkeqesisht ka rreth dy dite qe eshte pastruar sepse gjithkush ka frike e mund te jete i trazuar tek kjo afere!Zhurme e madhe tek kjo parti dallkaukesh e kur ishte koha per tu matrre kerkush nuk u muar me te ,vrane ne 2 prill 91 dogjen shqiperine ,zaptuan pronat e qytetareve shqipetare,zbriten nga majat e maleve e sot jane pronare te çerekut te Tiranes,hajduter me çizme,tritoliste te pashembullut,vrases live,vjkedhes e djeges te Shqiperise ku padyshim merite ka edhe "ambasada mike" qe edhe pse kreu i kesaj partie ka vrare live eshte mbrojtur nga kjo ambasade duke e quajtur "burre shteti" e qe sot e ka etiketuar "non grata"jo per bemat e ketij qe i ka bere ketij vendi por per hesap te tyre.Pasuesi i tij Lul Basha,hajdut i rruges se kombit,hajdut i zgjedhjeve te kr/bashkise se Tiranes fale prestigjatorit Arvizu qe fuste dy flete e nxirrte nje deri sa e shpalli fitues "yllin ne ngjitje" urdherzbatuesin e vrasjeve te kater viktimave te pafajeshme ne mes te bulevardit!Sot pas 32 vitesh "ambasada mike "behet me popullin shqipetar e ndoshta perseri gabon kur per interesa te çastit perkrah nje neofashist si Alibeaj ,duke na mbushur mendjen si ne 91 qe shqiperia eshte ne rruge te mbare.E te gjitha keto vijne si rezultat i debimit te qytetarise jashte kufinjeve te Shqiperise e shtrirrjes se veprimtarise se bandave kriminale qe sot fatkeqesisht ndodhen kudo ne rruge,fshatra,qytete ku demostrojne forcen e armes ne trupa te njome te rrinjsh shqipetare. Kjo eshte demokracia qe kemi perfituar keto 32 vite ku vertet qevreia po ngre nje infrastukture te re por ka harruar me kryesoren "njeriun"!Ne vend te mbizoteroje qyteterimi ,kudo ndeshesh me feudalizem primitiv ku edhe pse perpjekjet e e qeverise jane kudo ne administrate ndeshesh me paaftesi te nenpunesve e fatkeqesisht drejtojne institucione te rendesishme te vendit.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sofi

          Thank you, indinjate. Respekt dhe vetem respekt per perfundiemet e tua politiko -sociale( 30 vjet albania) thank you. "Kjo eshte demokracia qe kemi perfituar keto 32 vite ku vertet qeveria po ngre nje infrastukture te re por ka harruar me kryesoren "njeriun"!Ne vend te mbizoteroje qyteterimi, kudo ndeshesh me feudalizem primitiv ku edhe pse perpjekjet e e qeverise jane kudo ne administrate, ndeshesh me paaftesi te nenpunesve e fatkeqesisht drejtojne institucione te rendesishme te vendit".

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje