Qau “Kupola” e Përmetit apo qeshi xhepi dhe kulla e “Dovletit” ?

14 Shtator 2022, 20:11Blog Kristo MËRTIRI

 

Qau “Kupola” e Përmetit apo qeshi xhepi dhe kulla e

                        Të shtunën në mbrëmje dhe të dielën, celulari im nuk pushoi nga përmetarë në qytetin e Përmetit dhe nga ata që tani punojnë dhe jetojnë në Tiranë e në ndonjë rreth tjetër. Pa llogaritur reagimet në internet, shumica prej tyre sikur po më jepnin me droje e zë protestues një haber trishtues e pse jo revoltues: -Miku ynë i vecantë, rruspat(jo rospitë) po shëmbin Kupolën e famshme përballë qytetit të trëndafilave ! Makutëria nuk paska kufi, ajo nuk fali as simbolin e vetëm gati 40 vjecar dhe aq të mirënjohur brenda e jashtë vendit, bar-restorantin original që e dashuruan disa breza. Na thuaj, të kemi rixha, mos do fillojë maratona e kullave dhe e betonizimit edhe këtu në këmbë të Dhëmbelit ?!

                        Të jem i sinqertë, vërtet u trishtova. Dhe rashë në mendime aspak optimiste. Përmetarët e mi i njoh dhe më njohin mirë qysh nga rinia e herëshme. I dua dhe më duan si djalë nga ato vise të shenjta, por edhe si qytetar dhe si gazetar profesionist që themelet i hodhi në atë qytet të bekuar nga Zoti. Mencuria dhe urtësia e tyre gati proverbiale, bujaria, pastërtia, shpirti i bukur artistik e social,miqësia e mirësia pa kushte dhe ruajtja e traditave të pasura shekullore në histori e kulturë përballë hordhive të regjimeve të ndryshme politike etj., janë dhe do të mbeten një model qytetarie e progresi. Ata kanë ditur të mbrojnë me dinjitet e atdhetari të pashoqe gjurmët e përparimit e të zhvillimit, që nga Rilindasit e mëdhenj frashërllinj që bënë Shqipërinë etj. Dhe këtu nuk bëjnë hic hesape partiake e pushteti dhe as mizërinë me tesera si me 100 flamurë nëpër xhepa e cepa ! Për rastin konkret që po shkruaj sot, nuk ka lidhje me nostalgjinë e rëndomtë që mund të cucurisin disa të marrë e të verbuar nga paraja e pistë. Janë po këta lloj prototipash të Tranzicionit dhimbjeshumë, që dje fërkonin duart përballë ndryshkjes e lëngimit cmendurak të fabrikave, uzinave e kombinateve dhe të nesërmen futën ruspat(jo rospitë), kazmat, varetë  e qysqitë për ti kthyer në prona private si të dhuruara nga baballarët e liderët politikë të kapitalizmit, nga të djathtë e të majtë. Dhe njerëzit e ndershëm e punëtorë ngelën me gisht në gojë. Djersa shumëvjecare lumë u vajti për lumë ! Nuk shpërtheu kot poeti i shquar përmetar:-Kështu, “mos ardhsh kurrë Demokraci”. Dhe iku në atë botë i mbytur në hidhërim e dëshpërim të pamatë… Sa për Kupolën e famshme, në fund të fundit nuk ishte thjesht dicka simbolike dhe as ciban i padurueshëm që nga monizmi. Dhe as thjesht një kupë e drunjtë(jo ajo e Sul Pitarkës) apo vend vakëf ku hidheshin ca gota qelqi mbi shpinën e njerëzve kur merrnin të ftohtë. Apo dikush me pushtetin vezullues e hipnotizues të parasë realizoi më në fund “një nga 4 llojet e letrave të bixhozit”(?!). Dhe pastaj hedhin a luajnë kupat ! Apo ishte mbushur vërtet kupa(kupola) dhe boll duruan oligarkët e kullave ?...

                        Historinë e këtij objekti jo dosido, e kam njohur herët, mbi 35 vjet më parë. Ideator kryesor ishte miku im i vjetër, Stefan Ceku, inxhinier ndërtimi duarartë, serioz, vizionar krijues e pasionant në urbanistikë, i talentuar edhe si drejtues e organizator i palodhur gju më gju me teknikët, muratorët, hekurkthyesit, karpentierët, saldatorët, punëtorët e betonit e ata të ngarkimshkarkimit etj. Jo në zyra komode e plot salltanete, por atje ku derdhej djersë e sakrifica, atje ku merrte udhë ndërtimtaria e vërtetë,, atje ku hidhte shtat qyteti e fshati përmetar. E megjithatë, më kujtohet kur ai pohonte prerë:”-Kupola është vepër e gjirokastritit Ibrahim Emiri”. Por Stefanin e dashur ”sot shqiptaro-amerikan)  dhe punën e tij të paqme e kam njohur e respektuar nga afër. Për atë burrë të zotin e me kontribut jo të vogël në Përmet e gjetkë, mbase një ditë do të shkruaj gjatë… Ndërsa fotoja e asaj Kupole simbol, ka vite që udhëton nëpër Ballkan, Europë e Perëndim. E marr me mend se c’farë hidhësire ka përjetuar dy-tri ditët e fundit projektuesi, arkitekti e zbatuesi Ibrahim ! Dhe as kur dëgjonte gjatë Tranzicionit rrumpallë, se Kupola po kalonte dorë më dorë si plackë démodé në ekonominë e tregut: Shtet-Privat-Privat me ortak “ndërkombëtar”(?!). Synimi dihej: katandisja në një objekt mëshire dhe jashtë bukurisë së qytetit bukurishumë. Thonë se vetëm kabaja me të qarë e usta Laverit nganjëherë sikur paralajmëronte fundin drithërues e poshtërues të kësaj vepre. Por edhe qiparisat aty pranë, shpesh po pikonin dhimbje në heshtje e pa zë. Sa herë ta shikoje nga supet e Përmetit e mbi gjunjët e Dhëmbelit, të shëmbëllente me një ishull të vogël që përkundej ditë-natë nga valët e Vjosës shekullore, nazemadhe, të sertë e qumështore. Ishte më afër se kushdo dhe ia njihnin mirë gazet, “huqet” dhe marazet njera-tjetrës. Ato lëndina gjelbërimplota që gdhihen e ngrysen sot e kësaj dite nën korin magjibërës të zogjve(pa marsin e zi e të pazbardhur ende plotësisht të ’97-ës zezonë!), i shijova e u mrekullova para 3 vjetësh, në majin e paharruar në histori. Si dikur në fund të viteve ’70 të shekullit që shkoi. Lapidari i Brigadës së 6 Sulmuese Partizane; varrezat e dashura të Dëshmorëve të kësaj treve lavdimbuluar ku sapo hapet porta të urojnë mirëseardhjen “SHOKËT” plagëhapur e të papërsëritshëm të Skulptorit e përmetarit të madh Odhise Paskali…Dhe në fund, sikur të ftonte natyrshëm qoftë edhe për një kafe a teke raki “Kupola” e paharruar. Ato udhë e lule pranë “lule djemtë e nënave” që falën jetën e tyre për Lirinë e Demokracinë e vërtetë, për Mëmëdheun e për një Botë të Re pa shtypës e të shtypur, unë i kam matur me pëllëmbë qindra herë në heshtje meditimi e reflektimi në fillimet e gazetarisë profesioniste. Por edhe me frymëzim e kënaqësi djaloshare…Kishte të drejtë Edit’h Durham kur shprehej me zemër e publikisht:”…Përmeti me qiparisat e lartë, dushqet e purpurt dhe gjelbërimin e pranverës, m’u duk si një nga vendet më të bukura të botës…”. Ndërsa vjeshta e vecantë përmetare, historikisht pritet e përcillet nga gëzimi i vjeljes së rrushit. Tani, me siguri janë kallaisur e bërë gati kazanët që do të prodhojnë “ujin e bekuar” e të shumëkërkuar brenda e jashtë Shqipërisë. Butet me verë e raki, pasi janë përgatitur disa lloje glikosh e recelrash erëmira, së shpejti do të marrin një udhë të gjatë…

                        Të kuptohemi mirë. Ai objekt me vlerë nuk ishte një ndërtim “pa leje” dhe as “i palegalizuar”. Ai kishte fituar konkursin gjatë 45 vjetorit të Clirimit të Atdheut. Me siguri, këshilltarë e zyrtarë të Administratës lokale e të Qarkut, as që e dinë që është vlerësuar me Cmim të Parë për harmonizimin e arkitekturës me artet e aplikuara ! Unë nuk e di se kush e ka vendosur dhe kush ka firmosur e vulosur për shkatërrimin e pamëshirshëm të saj. Poor disa pyetje, mendoj se kërkojnë përgjigje e transparencë të plotë para qytetarëve brenda e jashtë Përmetit:  Së pari, me cilin komunitet u konsultuan vallë, kur dhe c’farë u tha konkretisht ?  Së dyti, me cilët inxhinierë e specialistë përmetarë të fushës u organizua ndonjë dëgjesë paraprake dhe c’farë mendimesh dhanë ?  Së treti, cilët “profesionistë” kanë realizuar “mbrojtjen” e kësaj shëmbjeje të cuditshme në mbrëmjen e së shtunës ? A është protokolluar argumentimi e ligjërimi i tyre me gojë e me shkrim nëpër organet vendimmarrëse ? Jepjani publikut origjinalin e këtij ustallëku zyrtar e hovardar dhe pastaj le të gjykojnë e vlerësojnë realisht pa veprime tinzare mbi dorë e nën dorë ! Shkurt hesapi,, qau “Kupola” e Përmetit apo qeshi xhepi dhe kulla e “Dovletit” ?! Kurt hemi “dovleti”(shteti), duam të dimë se deri ku shkojnë metastazat, qederet dhe “nderet shtetërore” me pazare e dallavere erërënda.  Së fundi, kush do u kërkojë minimalisht një ndjesë publike atyre inxhinierëve të vdekur e të gjallë që realizuan atë vepër ? Po një grupi piktorësh e skulptorësh në provincë e metropol që nuk u begenisën fare për punimet e tyre etj.? Kush jeni ju, që i fyeni kaq rëndë në varr e mbi varr ?!...

                        Le të sqarohemi pa asnjë ekuivok. Dhe as dua të paragjykoj apriori hotelet me 5 yje apo me 50 yje. Vecse kurrsesi s’duhet të cënojnë identitetin e një qyteti historik. Përndryshe, hajdeni ta shëmbim me tritol edhe Gurin e Qytetit dhe të ngremë një a dy kulla qiellgërvishtëse e donkishoteske në ballin e rrudhur të qytetit ! Gur që me siguri ka djersitur e lëshuar psherëtima revolte e dëshpërimi të shtunën mbrëma. Se makutëria e Tranzicionit nuk ka pyetur hic për ligje e tradita, por vec për thasët e fitimit të pamerituar. Dhe “Dovleti” e ka bërë shpesh një sy qorr e një vesh shurdh. :Paraja-maskaraja”,sic thosh dikur një përmetar i mencur e patriot, i bën “trima” e zengjinë edhe më ethebutët abuzues me rrumpallën qeverisëse. Njerëzit e ndershëm trishtohen, irritohen, e rrokullisen nëpër honet humbëtira të dëshpërimit e të mosbesimit te institucionet e shtetit të së Drejtës. Duke mbyllur këtë reagim të detyruar qytetar, shpirtëror e intelektual, parmbrëmë një grup turistësh italianë (ish ushtarakë të thinjur) po këndonin me zë të lartë në sheshin qëndror të qytetit. Përballë tyre Monumenti i pavdekshëm i Partizanit fitimtar të Lirisë ! Kënduan motive të ndryshme nga Lufta. Kënduan te ai qytet që dikur u dogj e u shkretua 4 herë nga pushtuesit nazifashistë !...Ndërsa në orët e vona të natës, TVSH-ja, cuditërisht po rijepte një intervistë të gjatë me deputeten e Përmetit(sot ministre e Turizmit dhe Mjedisit). Asnjë fjalë për shëmbjen e atij objekti me vlera. Asnjë prononcim edhe nga Bashkia, sikur ngjarja të ketë ndodhur në Honolulu. Rastësi, ironi, befasi e pakëndshme apo edhe “përurim” i veprimeve të shëmtuara me Kupolën ?! O Tempora, o MORES ! (Poshtë gërmadhës së pardjeshme që ende lëshon tym e pluhur, valët e paqme të Vjosës nuk dëgjohen si më parë). Por njerëzia pyet: Po qan “Kupola” e Përmetit apo po qesh e zgërdhihet kulla e “Dovletit” ?!...

17 Komente

  1. B
    BEKIMI

    I DASHUR KRISTO , GJUHA E PERDORUR DHE MENYRA E RREFIMIT NA BEJNE PJESE TE HISTORISE DHE RRUGETIMIT TEND NDAJ ASAJ NGJARJE TE DHIMBSHME QE PREK NDJENJAT DHE ESHTE NJE AKTAKUZ PER ATA QE VRASIN NDJENJAT DHE TE SHUAJNE HISTORINE TE LUTEM PRANOJE DHE ZERIN TIM SI NIP PREJ PERMETI NGA NENA NE KORIN PERMETAR KUNDREJT KETYRE MAKUTERVE BEKIMI CANADA

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sevua

      Te lumte pen arti Kristo Mertiri. Te puthca ate pene. Hallemedhej mbetme o Kristo. Nuk na e lane ate bukrane te rralle se diku do vinte paraja. Gjithato bina qe do ngrihen, pse kot o. Vidh keta edepsez e nuk u ngopn. A me thua xhan i Sevos rrokopuj do veme. Qeveri ka vetem per ca. Por ti krrejua bojen maskrejve. Shyqyr qe te kemi ne permetaret. Sevua nga Permeti

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Autori mund te kete shum te drejte per cfare shkruan dhe pretendon, por gjithashtu edhe lexusi ka shum te drejte qe informacionin ta mari te plote dhe me pas me aq sa informacion ka, te gjykoj me "objektivitet ". Kaq te veshtire e kishte redaksia e kesaj gazete qe kete shkrim ta ilustronte me foto te objektit per te cilin thuhet se eshte shembur!? Ai objekt per shkak te nderehyrjeve ne infrastrukture mund te jete edhe "viktim" e permiresimit te kesaj infrastrukture. Ne te kundert, te akuzuarit per shembjen e tij, mund te jene "viktime" e nostalgjise se autorit permetar !

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Si shume te gjate e ke bete kete shkrim or mik! Nuk e njoh as objektin as nuk jam fare ne Shqiperi, por duket se je I lidhur me kete objekt se ke pasur shok arkitektin apo ke nostalgji. Keshtu qe nuk je I paanshem. Ata qe kane marre vendimin per ta prishur mbase kane arsye te forte. Ndertime pa leje apo me leje prishen edhe ne qytete te tjere qe jane mbase edhe me shume "historik" se sa Permeti. Kam lexuar se ka kohe qe Shqiptaret merren me shume me gjera dytesore si prishja e atij Teatrit Kombetar. U moren te gjithe me kete teme dhe harruan problemet e tjera.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fredi

            Pse flet kot kur s’e njeh? Po “arsyen e forte” te atyre qe e prishen, e di? Kur nuk e di, pse komenton? Nese artikulli te duket i gjate, pse e lexon? Teatri Kombetar gje dytesore? Kur te jesh ne Shqiperi shko dhe shih sa i bukur eshte rindertuar Teatri Kombetar. Si cdo gje “dytesore” ne kete vend.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pordhe me rigon

              mos u mer me kete pune se skupton gje

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per korrektesë

                I nderuar Ben. Ti ke shumë të drejtë, por jane disa pordhacer ketu ne komente, qe shesin pordhë se vetem këta e dine se per çfsre flet ky Kristo Mertiri. Duket se ky shkrimi i Kristos qenka vetem per permetaret. Madje as ata nga Kelcyra nuk duhet ta lexojne. Se pse e botoi Mertiri kete shkrim ketu, vetem këta e dine. Por ai nuk kishte pse shkruante ne gazetë. Mund ta kishte derguar me email të këta pordhacet qe na shesin mend se vetem ata e dikerkan se çfare është Kupola, dhe ne s'kemi punë ta dime. Të kujtohet "Operacioni Zjarri"? "Me Kasketen kemi pune vetem ne të dy." Mire qe Kristoja ka roitur nga pleqeria dhe tregon gje e gjeza, por nuk na lënë edhe mizat tani. Kristoja nuk tregon, por as këta nuk tregojne mor burrë. A thua se kjo Kupola e Permetit u be si Kupola e Cosa Nostra. Po leri ore. Kur nuk duan, nuk duan. Le te mos tregojne. Por kujtova se qëllimi i artikullit ishte qe sensibilizonte opinionin kombetar, dhe jo permetar. Permetaret e dine, edhe pa Kriston. Ne duhet ta dime. Por u pa puna. Do na lënë të vdesim injorante. Tani, leri të na shajnë, se këta vdesin dhe nuk tregojne. Si Soll Lili nga Lushnja.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per “korrektin”

                  Me sa duket s’e ke kuptuar me korrektese shkrimin. Ke hallin se nuk sqarohet Beni, te cilit i duke shkrimi i gjate dhe s’e lexon dot. Me duket se te ka mbetur qejfi, me Permetaret ose me Kriston, se a motren a mamane do ta kesh pasur te pashme ne rini. Here tjeter, komentin dhe ti dergoje me Email. Coja Benit direkt, flisni dhe sqarohuni bashke. Kujdes me pordhet

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arben

                    Une nuk dua te shkruaj pa fund apo te bej debate pa fund me njerez qe nuk pranojne nje mendim ndryshe apo nje sygjerim tjeter. Dukeni se disa ketu do pranojne cdo gje qe shkruan autori. Une shpreha nje mendim ashtu si reagova per shkrimin. Une nuk jetoj ne Shqiperi por ne SHBA me dekada. Nuk dua ta them se sa arsim kam apo me cfare pune merrem por me siguri disa nga komentuesit ketu nuk e kane te qarte se cdo te thote te lexosh nje shkrim dhe te japesh mendimin tend. Ju jeni te lire te vazhdoni te shprehni dashurine tuaj per shkrimin dhe cdo gje tjeter por merreni shtruar se mbase jeni te njeanshem ne vleresimin e ketij shkrimi ku autori shpreh idete e tij per prishjen e nje objekti qe ai e thote troc eshte ndertuar nga nje mik i tij dhe eshte ne Permet nga ka origjinen e vet. Per me teper nuk jep hollesira se cfare cila ka qene aryeja apo si ka ndodhur procedura. Per mendimin tim, nuk eshte ndonje teme e rendesishme per te debatuar pa mbarim. Ka shume tema te tjera probleme ne Shqiqperi per te cilat keni material te shkruani gjithe diten. Kam vene se Shqiptaret ne Shqiperi kane shume qejf te shkruajne, te bertasin neper televizione, te ankohen, por nuk jane te zote ose te marrim mundimin te krijojne nje shoqeri demokratike. Ne vend te merreni me ate qe shkruajta une, do te beni mire te shkruani komentin tuaj dhe te shkoni te punoni per veten dhe familjen tuaj, dhe mbase ndihmoni te behet Shqiperia. Dhe mos harroni qe shoqeria e lire lejon mendime ndryshe sepse ashtu vjen zhvillimi. Ndoshta jeni te rinj dhe do mesoni ose jeni pleq qe keshtu do jeni deri ne fund. Te fala!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alfred

                      Arben, ne shprehjen e mendimit tend, sic e quan komentin e dates 15.09.2022 ora 03:18, mendimi yt “ndryshe”, ishte se: 1. Shkrimi ishte “si shume i gjate”. 2. Si mendjehapur qe je dhe jeton prej dekadash ne SHBA, artikullshkruesin e cileson “te anshem” dhe “nostalgjik” dhe se lidhja e tij me objektin ishte shoqeria me artitektin. 3. Thua qe “ato pune i di qeveria, vendimmarresi” meqe kane marre ate vendim, duhet te kene pasur patjeter dhe nje arsye te forte. 4. Ndertimet prishen edhe ne qytete te tjera, jo me ne qytetin “me pak historik” te Permetit. 5. Teatri Kombetar dhe prishja e tij per ty eshte “gje dytesore”. Tani, me komentin e djeshem, ankohesh se, nga komentuesit e tjere, nuk te pranohet mendimi ndryshe. Sipas teje, disa nga komentuesit pranokan cdo gje qe shkruan autori. Ti, me cfare nuk bie dakord nga sa shkruan autori? Dhe pse? Vete shprehesh se nuk ke asnje ide dhe informacion se per cfare behet fjale, pse po prishet ai objekt dhe cfare do te ndertohet pasi te prishet ndertimi ekzistues. Me sa shkruan, le te kuptohet se nuk e njeh Permetin. Meqenese gjykon komentuesit e tjere, te cilet nuk e kane te qarte dhe nuk dine te lexojne nje shkrim dhe as te japin mendimin e tyre. Ti qe e ke lexuar dhe me sa kuptoj ke nje arsim te konsiderueshem cilesor, por me modesti nuk do ta pershkruash ne kete koment, a mund te na thuash si e lexove kete shkrim? Nese e ke lexuar me shpejtesi, a e lexon dhe nje here? Autori ne asnje rresht nuk ka thene “troc” se eshte ndertuar “nga nje mik i tij”. Autori thote, se ideatorin e objektit e ka njohur, ishte “miku i vjeter Stefan Ceku, Inxhinier ndertimi...”, por se ky i fundit “i pohonte prere se Kupola ishte veper e gjirokastritit Ibrahim Emiri”. Si e nxjerr ti, me leximin tend te kujdesshem dhe te perfeksionuar nga qendrimi dhjetravjecar ne SHBA, se autori e njeh ndertuesin Ibrahim Emiri? Nga cili rresht i shkrimit del kjo? Madje ing. Stefan Ceku eshte prej vitesh shqiptaro – amerikan thote autori, besoj pak a shume si ty Arben. Meqenese, per mendimin tend, kjo nuk eshte teme e rendesishme per te debatuar pa mbarim, atehere pse vijon te komentosh? Vijo ti konsiderosh “gjera dytesore”, ashtu si edhe prishja e Teatrit Kombetar dhe komento ne shkrimet dhe artikujt e bere per gjerat qe ti vlereson si paresore. Por, ashtu si ne demokracine e SHBA ku ti jeton, mos i impono autorit cfare zgjedh te shkruaje dhe mos u perpiq te ulesh vlerat e asaj qe ai shkruan. Nese nuk te intereson, nese nuk e njeh ate komunitet, mos merr persiper te vleresosh, si i “paanshem” qe “jeton larg”. Ti nuk e ke idene nga shkruajne komentuesit e tjere, nga SHBA, nga Europa apo Japonia, por apriori gjykon se ata nuk punojne per familjet e tyre, por qendrojne pas tastieres se kompjuterit dhe “luftojne” mendimin ndryshe te Arbenit. Per me teper, mendon se ose jane te rinj e do mesojne, ose jane pleq, te cilet do te jene keshtu, ne fatkeqesine e tyre per te mos njohur mrekulline amerikane dhe mentalitetin e saj, deri ne fund te jetes. Te pakten ti Arben, nga sa shkruan, tregon se, duke u marre me “gjerat e medha” dhe duke mos humbur kohe me “gjerat dytesore”, ke dhene nje kontribut te madh per berjen e Shqiperise, krijimin e shoqerise demokratike dhe ardhjen e zhvillimit, sic shprehesh. Te fala pac dhe shpresoj te ndajme mendimet ndryshe dhe ne temat e problemet madhore qe ka Shqiperia.

                      Përgjigjjuni
              2. M
                Miranda e Bualit

                Benit : Per cprobleme e kini fjalen z.Ben. Autori flet per objekte te tilla qe i perkasin identitetit real te ketij qyteti, jo per mostra, as per nostalgji apo mos ka sipas jush miq arkitektet. Tjeterkund fle lepuri. Shkaterruesit cnuk bejne per pare o Ben.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PERMETARI

                  Flm i nderuar Kristo, per informacionin qe jep, po nuk ka sh vlere nqs eshte fakt i kryer prishja, e nqs eshte i padrejte, sigurisht qe e para qe mban pergjegjesi eshte deputetja e Permetit e pastaj ju te tjeret, Ti dhe populli Permetit te shkonit te objekti e te mos i linit ta prishnit. Sikur te kishit vene ca foto sic kishte qene ai objekti do te kishim krijuar nje ide, mbasi ketu sh. shkrime koti, jane te shoqeruar me foto femrash me brek e pa brek, e ti asnje foto sna ke vene, flm Permetari

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Thanasi

                    Eh mor Kristo nuk ma merr mendja se kane mbetur shume veta si ty qe u dhimbset ky vend. Te gjithe tani rendin pas parase duke mos e care koken fare se cpo ndodh ne kete vend. Po pajtohemi me te keqen duke e quajtur tashme normale. E vleresoj shume kete shkrim se mendoj qe na sensibilizon per te qene vigjilent e per te reaguar kur pusht-etaret te ndermarrin zullumin e rradhes. Po zhduket trashegimia jone si pa te keq cila medie po reagon? Ku jane keta gazetaret me rrogat me shume zero qe na shperdorojne frekuencat pasuri kombetare ne televizionet freskberese te pushtetit? Te vleresoj Kristo qe nuk pranove kurre te jesh nje prej tyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Elmas

                      Po i vune syrin vandalet e Rilindjes, nga ruspat e tyre, nuk shpeton asnje objekt. Kur lulezon korupsioni, marezia dhe mediokriteti, logjika e shendoshe lihet menjane! Urime Bashkise se Permetit per neneshtrimin dhe ortakllekun. " Pergezime" per deputeten e zones. Permetaret e urte e donin ate objekt dhe qytetin ja u zbukuronte, po kush i pyet ata! Nuk dua te besoj ato qe thuhen se projekti qe parashikohet te ndertohet do te jete nje ndertim me se i zakonshem. Qofsha i gabuar dhe do kerkoja 100 here falje po te ndodhe ndryshe.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dhimbia e madhe Popull

                        Kristo Mwrtiri mw tw lumw sa bwni,po problemi wshtw, se kjo thuhet, kur wshtw *ekskutuar*Ai objekt i rrallw, si thoni Ju dhe komentusit...Duhet gjetur urdhwruesit dhe ekzkutuesit atij objekti.,, Keq mw vejn, si njw i moshuar me ato vepra pwrjetuar krenari, njw jetw rritur mes tyre,Fatkeqwsi cpo pwrjeton vwndi ynw, nw vitet PSEUDODEMOKRACI.Mjerw vwndi cpwrjeton. Dhimbia e madhe Popull* me Ty dhe komentuesit mw sipwrm.

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ymer Ramolli

                          PERGJIGJE TE QUAJTUNIT PA KOREKTESE O sa shume te paska dhembur, Neperke muri qenke trembur. Pshehur fjalve "pa korektese", Kuterbon er e halese. Sdel me emer vetem shan, Hajdut qe zot ke parane. Ndaj hedh helm e ndyresira Dhe nderron 100 fityra. Me degjo neperke guri Nje dite do te mbetet huri Dhe veshtire te te dale, Le te strukesh neper fjale. Mos i qaj hall permetarit, Dhe pene artit gazetarit, Se ta dic rrace zuzari, Ata te vene ne maje te k....

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hazbiu nga Katundishta

                            Mos kini merak do u bej Papu Janulla nje kuplara te bukur qe te mbeti pa lesh ne krie. Nga kupole ne kuplara, evolim mo...

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje