Albin Kurtin mos e thërrisni “vëlla”, nuk e pranon – tani jemi në epokën e “babës”

14 Shtator 2022, 11:43Blog TEMA

Albin Kurtin mos e thërrisni “vëlla”, nuk e pranon –

Nga Shkodran Ramadani

Një gjë ende nuk e paskan kuptuar shumë njerëz.

Nuk mundeni këtij kryeministri (Albin Kurtit) t’i drejtoheni me “vëlla”.

Sipas Erich Fromm, dashuria vëllazërore në thelb është themeli i aspiratave për barazi mes njerëzve, sepse është ndjenjë që nuk përjashton askënd nga zemërgjerësia e saj.

Parimi i saj fillestar është “të gjithë jemi një”.

Nuk ka qenë rastësisht pjesë e sloganit të Revolucionit Francez “Liri, Barazi, Vëllazëri”, ngjarje e cila dikur në shkollat e Vetëvendosjes admirohej si një nga më të rëndësishmet në historinë e përpjekjeve të njerëzimit për barazi.

Mirëpo, duke abuzuar me mirëbesimin e palës tjetër, kryeministri fjalës së bukur “vëlla” i dha vetëm konotacionin e shëmtuar nepotist, që dorën në zemër ka lulëzuar nën qeverisjen e tij, si asnjëherë më parë.

Por, të gjithë ju që mendoni se tash mund të kërkoni barazinë, trajtimin e dinjitetshëm dhe solidaritetin në kauza të drejta që ushqen dashuria vëllazërore, duhet ta keni një gjë të qartë dhe ta ngulni në mendjet tuaja:

Ka perënduar përgjithmonë epoka e vëllezërve.

Tash ka filluar “epoka e babës”, para të cilit duhet ta lakosh e shtrembërosh shtyllën kurrizore, jo si shenjë respekti, por si dëshmi e nënshtrimit, adhurimit dhe idolizimit ndaj shkëlqesisë së tij.

6 Komente

  1. P
    Poli

    Emer fake....Meros nuk I rrihet pa u grricur me Kurtin....ndershmeria e tij e ben te ndihet keq...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermal

      Vella Poli ... per te ndershem mbanim edhe Enverin (nga gjyqet kunder Nexhmijes u akuzua vec per kafet e varrimit te te shoqit), por ama e shkeli kete popull duke i bere ujqer per njeri tjetrin dhe s'duhet te kishte mendim ndryshe se i tiji. Ne rrugen e politikberjes se tij eshte edhe Albini, kuptohet pa vrasje dhe internimet e komunizmit tone, por ama me vetizolim, perqendrim pushteti, paranoja per grupe armiqesore, oligarke, hajni etj etj. A mjafton ndershmeria e Albinit per ta perligjur politiken e tij? Nese ti nuk investon per infrastrukture dhe logjistike nga paranoja se bizneset po fitojne para' dhe se mbase ndonje funksionar po merr bakshish gjithashtu, normal qe do ulet norma e korrupsionit, ama po vdes ekonomine e vendit dhe po detyron njerezit te largohen me dyfishin e shpejtesise normale qe e ka kjo periudhe gjithandej. Mos flasim per qasjen e tij ndaj Shqiperise dhe gafat e tij trashanike ne qasjen me qeverine aktuale. Futi hundet ne protesten e studenteve, ne emerimet e ministrave nga Kosova (rasti i Gent Cakaj dhe Besa Shahini), Teatri Kombetar per te ardhur tek super gafa qe mori pjese ne zgjedhjet e pergjithshme kur ishte zgjedhur kryeminister ne Kosove. Vec nje naiv apo delirant i semure mund te beje gabime kaq trashanike, por gjithesesi si vella te vogel qe e kemi ia kemi falur dhe shpresoj se e ka marre mesimin pas vetem 3,000 votave qe mori VV ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fabricia Llapshin

      Një mendim e kam për.... Një mendim e kam pas për... E një mendim e kam pas për s'ë mbari.... Ç'e bënte të fliste mendimi a ç'ndiente e manifestoi se ngeli rrugeve me shashka e tani Vendos Vetë i ritur me 10 vite moshë mbi supe e bën Atlasin . Punë boshti . Megjithatë bota rrotullohet si në qelinë qiellore paqësisht , ndërsa në hapësirë s'dihet nga të ruhet se ka ç'rregullsi . Mirë që lojti vëndit se nu'po e mbante vedi...levizi në vendin ku do të verojë , në kohë zahiresh...mbase i ka punët në vijë e s'ka nevojë për zahire .

      Përgjigjjuni
      1. O
        On

        Nuk ka nevoje te vjedhi....nuk e shikon jeten ngushte.....mbase I vetmi ne Shqiptari....ai ka te adhmen perpara....para Shqipe

        Përgjigjjuni
      2. L
        Loni pe ...

        Kurti, me gjithë virtutet e tij të paktën në veshtrim të parë, është si dhe Berisha, Nano, Rama, Méta etj produkt i sherbimeve të huaja me se shumti serb ky i fundit duke qenë më i intéresuari.... Korrupsionin ne Shqiperi më 1991 e sollen ata që : ekonomine shqiptare e quajten hekurishte, ata qe na mesuan si të kapnin peshk: trafikun e mishit të bardhë dhe të droges... Ne kete loje qe Berisha e luajti tërë ngazëllim, bejne pjesë ligji 7501, privatizimi i ndermarrjeve nga nje grusht njerezish dhe flakja jashtë e punonjesve dhe shperblimi i tyre per mbi 40 vjet pune vleren e 3Kg mish lope, rrenimi i arsimit, vrasja e tradites te para 1944-es, vrasja e shtypit te lire ku te kishin qasje të gjithe shtresat e shoqerise, vrasja e shtetit ligjor, etj etj, të gjitha këto të lehtesuara nga Njeriu i Ri, shembulli më i perkryer është shtaza Berisha apo kucka Blushi që s'e shikon kete realitet por merret per qejf me fotografi pa interes ekzistancial thelbesor...

        Përgjigjjuni
        1. Çekiçi

          Al bin ladeni vllezer i ka iranjanet serbet ruset dhe nuk i pranon shqiptaret per vllëzer Moter e pranon Vjosen e Raif spiunit bashkpuntorit te Milloshit dhe Mimozen dashnoren dhe valltaren e Gadafi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje