Rasti "Hysenbelliu" dhe si mediat po i mbyt binomi pushtet-biznes

12 Shtator 2022, 10:44Blog TEMA

Rasti "Hysenbelliu" dhe si mediat po i mbyt binomi pushtet-biznes

Nga Blendi Kajsiu

Përplasja e fundit mes qeverisë Rama dhe grupit Media Focus, me pronar zotin Hysenbelliu, ka prodhuar dy lloj reagimesh, njësoj gjysmake. Mbështetësit e qeverisë e shikojnë sulmin ndaj biznesmenit në fjalë si një mundësi për t´í dhënë fund fenomenit të përdorimit të mediave si mburojë e bizneseve të pronarit. Për këtë kamp problemi primar qëndron tek keq-përdorimi i mediave nga pronari. Ndërkohë ndërhyrja brutale e qeverisë dhe tolerimi nga ana e saj i këtij fenomeni është problem dytësor.

Në kampin anti-qeveritar sulmi ndaj biznesmenit interpretohet si një goditje e hapur ndaj një media të lirë. Këtu problemi themelor nuk është keq-përdorimi i mediave nga biznesi, por autoritarizmi i qeverisë që kërkon tu japë një sinjal mediave që guxojnë ta kritikojnë atë sadopak. Natyrisht gazetarët dhe analistët në këtë kamp e pranojnë dhe e kritikojnë keq-përdorimin e mediave nga pronarët biznesmen, por problemi themelor është sulmi qeveritar dhe jo struktura e pronësisë mediatike.

Të dyja janë versione gjysmake që më shumë se të vërtetën reflektojnë pozicionimin politik të palëve. Janë produkte të transformimit të medias nga dëshmitar dhe dokumentues i realitetit në protagonist të tij. Prej kohësh mediat tona raportojnë, informojnë dhe investigojnë shumë më pak se sa marrin pjesë në politikë. Është ky transfomim që fillimisht e ka zëvendësuar gazetarin me analistin, dhe më pas e ka transformuar këtë të fundit nga vëzhgues dhe analizues në protagonist të debatit politik.

E vërteta është se median e pavarur dhe serioze në Shqipërië e ka mbytur simbioza pushtet-biznes. Pushteti i toleron shkeljet e biznesmenit mediatik, i ofron atij ambiente, kontrata apo leje, madje edhe ia lehtëson biznesin në shkëmbim të një mbulimi mediatik që nuk e dëmton atë. Biznesmeni, nga ana tjetër, e ndërton median e tij apo të saj, plotësisht në shërbim të interesave të tij ekonomike.

Natyrisht ka biznesmen që e bëjnë këtë në mënyrë më të sofistikuar dhe të tjerë që e bëjnë në mënyrë më banale. Ama mes interest publik dhe interesit të biznesit gjithmonë dominon ky i fundit. Çka do të thotë se nëse ka një përplasje mes asaj që i interson publikut dhe asaj që i intereson pronarit, fiton kjo e dyta.

Ky është fenomeni që u shfaq qartë në përplasjen e fundit mes qeverisë dhe grupit mediatik, Focus Media Group, të zotit Irfan Hysenbelliu. Kemi një sulm brutal të qeverisë për prishjen e rezortit turistik të biznesmenit në fjalë, dhe largimin e mediave të tij nga ambiente shtetërore. Natyrisht të gjitha aksionet e qeverisë mund të jenë brenda ligjit, ama momenti në të cilin ndodhin është shumë domethënës.

Është pikërisht kur ekziston një përplasje mes biznesmenit në fjalë dhe qeverisë që kjo e fundit kujtohet të shikojë ligjshmërinë dhe përmbushjen e kontratave nga ana e tij. Për ta kuptuar këtë mjafton të lexosh deklaratën e Ministrisë së Financave ku thuhet se grupi mediatik nuk ka paguar detyrimet financiare kontraktuale gjatë 6 viteve të fundit.

Nëse kjo është e vërtetë pyetja që shtrohet vetvetiu është se përse Ministria e Financës e ka toleruar për 6 vite rrjesht këtë shkelje flagrante? Përgjigja është e qartë, sepse biznesi në fjalë kish marrëdhënie të mira me Ramën, Ballën apo Veliajn, sikurse e ka dëshmuar edhe vetë pronari.

Ama goditja e pushtetit ndaj grupit mediatik është vetëm njëra anë e medaljes. Rrjeshtimi ushtarak i të gjitha mediave, gazetarëve dhe analistëve të këtij grupi pas hallit të pronarit dhe jo pas interest publik është goditja paralele që vjen nga brenda saj. Produkt i transformimit të medias në një zgjatim të intereave ekonomike që e financojnë dhe jo në mbrojtëse të interesit publik.

Interesi publik në këtë rast është i qartë. Së pari, duhet informuar në mënyrë objektive në lidhje me përplasjen në fjalë, detyrimet kontraktuale, ekzistenca ose jo e lejeve ndërtimore, etj. Thjesht duhet bërë gazetari. Së dyti, duhet vendosur lajmi në dimensionin e tij real për publikun në përgjithësi. Pra i duhet dhënë një rëndësi që është proporcionale në raport me shumë lajme të tjera që i interesojnë publikut.

Fatkeqësisht më shumë se te informimi apo investigimi mediat në fjalë u fokusuan tek denoncimi i qeverisë. Ndërkohë lajmi i përplasjes së tyre me qeverinë eklipsoi pothuajse cdo lajm tjetër, duke përfshirë edhe krizën energjitike që afrohet dhe pasojat e rënda që ajo do të ketë për qytetarët, sidomos gjatë dimrit.

Ndaj përplasja mes qeverisë dhe grupit mediatik Fokus nuk është thjesht një shembull më shumë i reduktimit të lirisë së mediave në Shqipëri nga një pushtet autoritar. Natyrisht që kjo është një pjesë e së vërtetës. Ama ndonëse pushteti mund tu japë mediave goditjen përfundimtare ato bien shumë lehtë sepse themelet e tyre si roje të interesit publik i kanë ngrënë prej kohesh pronarët që i kanë transformuar në zgjatime të interesit personal. Për pasojë bëhet e vështirë t’ia shesësh publikut përplasjen me qeverinë si një çështje të interesit publik apo të lirisë mediatike.(Lapsi.al)

13 Komente

  1. B
    Bureto

    Bravo Kajsiu! Si gjithmone i drejte, i ndershem, realist dhe i pakompromis, dmth intelektual pa thonjza.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qe duhet ndryshim duhet, por ....

      Shumë e saktë, Bureto. Nje artikull i shkruar nga nje intelektual i vërtetë. Është çudi qe është botuar tek Lapsi.al, sepse Bushati nuk është analist i pavarur. Megjithatë kjo nuk ka rendesi. Ajo qe ka rendesi është se Shqiperia ka vërtet intelektuale qe dine të bejne politike dhe opozitë. Por Sali Berisha me rrumpallat e tij pa tru, dhe Ilir Metaj i PL/LSI-së me zvarraniket e tij pa shtylle kurrizore, qe shesin edhe trupin tek Meta, e kane mbytur opozitën intelektuale të djathte dhe ka dale ne krye vetem llumi. Si rrejedhoje Rama, Balls, dhe Veliaj bejne feste. Po të shporren Berisha dhe Meta, dhe të afrohen ne opozitë intelektuale si Blendi Kajsiu, PS i humb detyromisht zgjedhjet e radhes, sepse njerezit do kene alternative serioze perkundrejt socialisteve të konsumuar 12 vjet. Do ndodhe kjo? Natyrisht qe jo. Rrumpallat e Saliut dhe kurvat e PL/LSI jane si qentë qe nuk lene askend të afrohet tek opozita. Vetem vdekja e Saliut e shpeton Shqipërinë. Saliu ka të drejtë. Shqiperia është vërtet ne rrezik. Por ai është vete rreziku. Sepse ka 30 vjet qe vret PD-ne. Parti e forte per zotin, qe i ka mbijetuar nje vrasjeje të vazhdueshme 30 vjeçare nga Berisha. Per shembull, Kryemadhi e vrau LSI-ne, dhe Meta shpiku PL-ne. PD-ja mbijeton, po nuk e dime per sa kohë. A do kete burra te shpetojne PD-ne dhe Shqiperine bashkë me të? Si thoni?

      Përgjigjjuni
    2. m
      mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

      kapitalizem mafioz ose demokraci mafioze

      Përgjigjjuni
      1. P
        Partia e Lirise

        Fania mos te haje mut shume se nuk e ka te tijin detin dhe nuk le popullin te kaloje .Prandaj Fania dhe zagaret qe mbrojne Fanen mos te lehin shume.Ky Fania kodosh i madhe do te luaje me dy porta po iku ajo kohe.Fane terhiqu nga sulmet dhe mis ha mute se lilua jot nuk vjen me pushtet haroje njehere e mire Faaaannnnne.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spak

          Shqiperia mban ere te keqe! Edhe artikullshkruesi,qe thote se zbatimi i ligjit ka rendesi por edhe momenti kur zbatohet ka me shume rendesi! Media Shqiptare eshte plotesisht e shitur dhe e blere! Kur shteti e toleron is OK apo shteti eshte i blere nga mediat,kur e sulmon eshte lufte kunder medias! Per sa kohe saliu fut hundet c'do gje eshte e mbaruar!

          Përgjigjjuni
          1. m
            mos qeshni po mundet

            Perjashtim nga kjo mbytje ben media me e pa varur e jashte c'do ndikimi nga pushteti, pra fiks gazeta TemA e te pavarurit dhe opozitarit te perjetshem ndaj c'do pushteti, Meros d.v.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasan Spahiu.

              Nje "faj "i madh i qeverise,qe Ka shkaterruar pronat e grabitura nga pronaret e medhenj te pronave dhe media e.Dhe gazetare e analista Bythelepires qe qahen e revoltohen se "toka e xanun "e fane hysenbukuroshit po' prishet nga shtetit.Mje toke e dhene me kushte te caktuara ligjore,nje prone e dhene me qera ,kontrata e te ciles nuk respektohet,a eshte nje forme pervehtesimi Jo ligjore,Pra vjedhje e hapur?Sikur kete ta kish bere kryeministri cdo te thoshte lumia e uqerve?Sikur ta bente nje qytetar i thjeshte ,si do te reagonte "haleja foltore",Partia Rrocka e Lirise ,Anal-istet dhe gaztoret servile te shtypkazanit.Do behej Nami,do shihej biografia deri ne kusheririn e 15, Pra qe ne kohen e skenderbeut.Ligji eshte ligj dhe duhet te zbatohen nga te gjithe.NDRYSHE,ZOTERINJ ANALISTE E GAZETARE,MODERATORE E OPINIONISTE MOS MA CANI TRAPIN ME TERMIN "OLIGARK".JENI JU QE I MBRONI KUNDREJT SHPERBLIMIT,DUKE I SHNDERRUAR NE SHERBETORE TE ZOTERINJ E OLIGARKE

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zana

                Me pelqeu fotoja e zgjedhur nga TEMA ku duket buthelepiresi i Fanes - kurva e gazetarise se re shqiptare Robert Camacakiz Rakipllari ... CNA: "Gazetari dhe analisti, shërbëtori i kahershëm i Irfan Hysenbelliut, Robert Rakipllari, në një shkrim investigativ në CNA.al, u raportua si një person në konflikt të hapur interesi, të cilin e fshihte për të përfituar miliona..."

                Përgjigjjuni
                1. p
                  ppa

                  Ne foto ne plan te dyte eshte edhe "morri" analist nga Gjirokastra - Babaramo....ka lexuar dy libra historia por eshte injorant -par excellance; nuk u kuptoj se si kete fare injoranti e mban ne pune Bolino te Reporti...

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mira

                    I ke rene pikes ppa, edhe une bej cudi si e mban Bolino ne televizion morrin Babaramo?!

                    Përgjigjjuni
                2. K
                  Kontrollo mediat se pastrohen parate e pista

                  Irfani kapterr mire ti behet, pse me perpara nuk komentoje per Qeverine Rama1,2,3 se haje dreka e darka ne kembim te dickaje me sekser Meten. Sa pasuri ke marre nga shteti po edhe pronar privat duke I mashtruar, ku I ngrite ndertesa si karabina n fillim, tani te veshura mire si ndertese. Gjithashtu kur flisni media mos te harroj Rama se ka edhe TV Klan bashke me Fevziun njesoj eshte si Hysenbelliu, ben lajka Rames duke fshehur bizneset me mashtrime. Prit se ka hedh pas kraheve Berishen Klani se nuk ka pushtet me doctori. Rama kontrollo Klanin sa kanale TV ka krijuar dhe plus pastro parate te pista me biznese qe fshihet me pronar sekseret e familjes Klan (lezhianit)

                  Përgjigjjuni
                  1. timo

                    Analizë e thjeshtë , e bukur dhe domethënëse.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kripto hajduti

                      Fania nuk belbezon me shume se tre fjale ne rradhorin kuptimor. te e dyta ngec por ty si bashkebisedues te duket se nuk e degjove mire fjalen e fundit. Vervit ne dore nje telefon qe i bie vazhdimisht dhe kur arrin per te artikuluar fjalen e kateret-pergjigjet- he vella ma mbylle ate problemin apo ti them Balles se nuk kam kohe te merrem me ju:) kur ka interes te nje person i behet ure. nese nuk i ecen ushtrimi i servilizmit perdor shantazhin. eshte personifikimi i injorances, ligesise, servilizmit, korupsionit, pabesise dhe paburerise

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje