
Nuk kam parë e lexuar asnjëherë kaq shumë njerëz që në kor shajnë e mallkojnë vendin e tyre.
Kaq budallenj e budallaçka pa shpirt e kujtese që qurraviten nëpër hartime ... se ky vend nuk bëhet, ky vend na përzuri.. e bla bla..
Ik e hesht, nëse do, po Shqipërinë mos e shaj, mos ngatëro tokën me shtetin, as shpirtin me barkun.
Ik e hesht.. mbush barkun, se shpirtin veç Shqipëriza ime ta mbush... qoftë dhe me dhimbje.
Po dhimbjen e përballojnë veç shpirtrat e mëdhenj, ata që besojnë përtej .. ata që e dinë se metafizika nuk është i vetmi realitet..
Ata që heshtjen dhe moslargimin se kanë nënshtrim por rezistencë, rezistencë dhe vetëdije se hallka e gjakut dhe shpirtit nuk këputet.. dhe se pushtetet dhe hordhitë shkojnë e vijnë.. gjaku dhe shpirti jo.. ai po u këput tretet.
Ikni .. zgjedhja juaj .. por mallkimet janë ligësi ... tipar i qënieve që nuk përballen me veten dhe përgjegjësite e tyre por që fajin e gjejnë tek tjetri tjetra.. ke Atdheu..
Ikni dhe heshtni.. Shqipëria do ekzistoje dhe përtej jush, siç ka ekzistuar.. dhe kur ka patur shumë më pak shqiptarë se sot..
Ikni por heshtni, Nëna nuk mallkohet o vanitozët e shtirur të dy lekshit.
Te lumte!
Me vjen keq BRISI qe nuk ke kuptuar qe nuk shahet Shqiperia si toke por pengmarresit e saj.Toke ka kudo,por njerez jo!Ndaj Biris mos ngatero thelbin e emigracionit qe nuk e lane token ame se nuk e donin,por "nena" u martua me palo burra qe pasi e vodhe e perdhunuan dhe i perzune femijet legjitim te saj.Me pak fjale pune te holla keto.Ndoshta ti je trashur ca e per rrjedhoje nuk do ti kuptosh!!
OK
Atdheu nuk eshte vetem toka Qife. Token e bejne te jetushme njerzit. Njerzit me te njejten gjuhe, tradite, zakone, kulture etj. Nuk jetohet ne toke pa njerez, apo ne toke ku te vrasin per nje llaf e nje rryp toke, ne nje toke ku njerzit vjedhin, shajne dhe mburrin veten. Shiko komentet dhe kupto, a bisedon dot me ta, qe shajne pa shkak?
Brisi-t! Pertej ures se Qabes te fala te mi bej...
Konçize!
Korniza është arkonde .
Te lumte ,po kujt ja thua
Super, super mesazh ! Te lumte !
Nuk e mallkon njeri Shqiperine por njerezit qe e kane drejtuar e po e drejtojne. Mesa duket zonja nuk eshte perballur ndonje here me faktin qe mos te kesh me cfare te mbyllesh muajin.
Është mendjelehtësi të shkruash këto gjëra se nuk tregon pjekuri. Lëre pastaj atdhedashuri.
Gjikondi nuk kritikon ata qe kane ikur. Por ata qe shajne.
E mrekullueshme Brizida. Kritiko pushtetet me të drejtë, po deshe llap edhe pa të drejtë, por vëndin tënd mos e shit. Të parët tanë kanë shkrirë pasurinë për këtë vënd.
A moj Brisida Gjikondi, sa bukur shkruani.Në ktë Shqiprin tonë,njerzit janë shpërfyturuar,kanë humbur arsyetimin, llogjikën.
Brisida, ke rrëshkitur fare këto kohët e fundit, s'je hiç në terezi vetëm shan, mallkon, bullizon publikisht. Nuk zgjidhen kështu gjërat me emocione kaq të larta dhe të pakontrollueshme, me mllef, bullizim, përbuzje dhe sharje. Argumentet që ftojnë për reflektim mund t'i ofrosh dhe me penë intelektuali, por jo me penë rrugësh. Më vjen që je katandisur në këtë nivel. Budallenj budallaçka ik mbush barkun qurravitesh Vanitozë Dy leksha...etj Ky është fjalor horreje. Mirë bën të korrigjosh nivelin që prezanton në publik, se nuk nderon kënd me këtë fjalor, as veten, lëre më kombin që pretendon të "mbrosh".....
Bule N. dhe Persefoni K.
Love your response Koli!
Sharja eshte sport kombetar ne Shqiperi.Ketu vetem njeriu i punes nuk respektohet ndersa Noizi Stresi apo ky Martini rahmet paste shnderohen ne idhuj bashke me ate qe te thy ne mes dhe te ha mutin pa harruar kermen e Vicidol city
O Koli o skuth. Reflektimi Brizit te vrau syte. Se ti je nje nga barbonat qe mallkon e shan sic po ben tani ti.
Jo more djalë se nuk më vret sytë reflektimi i Brisit, po gjuha e papërshtatshme jashtë botës intelektuale që ajo përdor. Reflektimi kur shprehet me gjuhë, fjalë dhe problematika të theksuara ( bullizëm, sharje, mallkime, përzënie nga vendi kush është kjo që i jep të drejtën vetes ti thotë tjetrit "ik dhe hesht?) kthehet në antireflektim. Të drejtën e ikjes dhe të drejtën e heshtjes nuk e akordon Brisi. Atdheun e duam të gjithë, se është i yni nuk është Atdheu vetëm i Brisit. Atdheu na dhëmb të gjithëve nuk i dhem vetëm Brisit. Brisi mirë bën që reflekton, por bën gabim që bie kaq poshtë me fjalorin e saj. Kjo gjuhë e përdorur nuk nderon atë, as familjen e saj lëre më Atdheun...Një qytetar i denjë duhet të flasë dhe të shkruajë në mënyrë të denjë, se gjuhën e horrave e njohim të gjithë nuk do ndonjë shkencë të madhe ta përdorësh.....argumentet a na i renditet dot në mënyrë intelektuale, patriotike dhe qytetar dhe atdhedashëse? Ky është shqetësimi im dhe Brisi është vajzë e zgjuar e kupton mjaft mirë ç'po i them.
Briseida,deklamon, njepatriotizem vulgar. Askush nuk e maallkon dheun ,por shprehja permban vec maallkim,per ata maskarenj,qe sundojne dhe nuk e lene qytetarin e thjeshte te marre fryme as fizikisht as shpirterisht
Shqiperia eshte vend i bekuar me njerez te mallkuar. Shqiperine nuk e degjeneron vetem klasa politike po ju gojet e ndyra qe i beni karshillek klases politike, qofte keto te majte apo djathte. Shqiperia do te behet se duan te tjeret, BE and USA por te jete per ne shqiptaret nuk behet sa u be ne 50 vitet e diktatures dhe 30 vitet e demokracise. Briselda eshte kthyer ne nje Laje, militante partie.
Gjuha e Lajes me emrin Briselda, eshte ne koherence me gjuhen e vjerrit te saj qe ishte anetar i komitetit qendror, pasi edhe Enver Hoxha keshtu thonte "Shqiperia SHKEMB GRANITI NE BRIGJET E ADRIATIKUT" pavaresisht faktit qe Shqiperia ishte vendi me i varfer ne europe. Fatkeqesi per kete pseudo analiste, por nuk ka si te jete ndryshe pasi ajo jeton ne te njejtin ambient mbytes.
Po kjo në kohën e xhaxhit pellush ka qënë, lluks si mungonte gjë. Turp që bëhet kaq vulgare se nuk janë familje pa nivel. Atdheu nuk ka nevojë për patriotizëm vulgar dhe të rëndomtë. Avash njëherë se nuk ka njeri të mos dojë tokën dhe vendin ku ka lindur. Nostalgjia më e madhe për njeriun vendi i lindjes dhe i fëmijërisë është. Edhe nëse e mallkojnë, se kanë me të, e kanë me politikën e horrave që i detyrojnë nga halli të lënë vendin e nënës. Ndaj, jo me këtë gjuhë e dashur Brizi se e bën pis Atdheun me këtë patriotizëm vulgar jashtë shinave të mirëkuptimit qytetar dhe problematikave që burojnë nga keqqeverisjet 30 vjecare.
Kokës i re, jo vetë e bën pis Atdheun por na hedh dhe publikisht farën e përçarjes kombëtare: ne këtu, dhe ju atje jashtë vendit.... Na krijoka kjo dy kategori dhe na i bullizoka e na i shaka dhe aq më i keq akoma na i jep ferman, na i përzë nga vendi. Turp të të vijë kam pasur respekt për ty, por paske qënë fare mëndjelehtë. Mirë bën ta heqësh këtë paçavure nga rrjetet sociale se ti ka ulur vlerat përtokë njëherë e mirë.
O idiot. Ajo e ka per ata qe shajne, jo per ata qe kane ik jashte.
Mos mbroni të pambrojtshmen, tërhiquni dhe kuptoni që gabimet për njerzit janë. Për këdo kategori të jetë, gjuha e përdorur ështe e gabuar, jashtë çdo etike komunikimi publik për një juriste dhe aktiviste.
Moj Brisi, se je dhe e lexuar, ata rilindasit që kanë shkruar me aq mall për mëmëdheun jetonin jashtë vendit se vetëm kur jeton jashtë tij ia di kuptimin e plotë se ç'vlerë ka Atdheu për njeriun dhe mallin që ata kishin për çdo gurë e për çdo pemë të siguroj unë që është shumë larg mallit që ti ndjen kur i sheh ato pemë dhe gurë përditë. Mallkonin dhe ata, jo Atdheun por pengëmarrsit e tij, po si sot që qytetarët që lënë vendin e mallkojnë po njësoj, jo Atdheun por plaçkitësit e tij. Vargjet më të ndjera për Atdheun nga ata u shkruan se larg vendit të gjithëve iu djeg zemra për Atdheun.Duhet të jesh pak më e përgjegjshme dhe e rezervuar që ti kuptosh këto dinamika që nuk kanë të bëjnë me mallkimin e nënës por me mallkimin e plaçkitësve të nënës së tyre, të Atdheut, të rinisë dhe ëndrrave të tyre. Më vjen që më zhgënjeve kaq shumë me këto banalitete që ke shkruar. Dhe unë i dëgjoj ato që ti dëgjon, por i kuptoj...ti a i kupton?! Se po ti kuptoje vështirë se do i kishe shkruar këto budallallëqe.
Nuk e kuptoj si mund të flasë me këtë gjuhë një juriste, një profesioniste e jurisprudencës?? Të paktën një reflektim tërësor mbi të drejtën për jetë, të drejtën për të lëvizur, të drejtën e shprehjes së opinioneve edhe kur ato nuk të pëlqejnë, të drejtën për të jetuar me dinjitet, për të krijuar familje e për të pasur një punë dinjitoze që përputhet me kualifikimin tënd duhet ti njohë. Apo këto, kjo ia njeh vetëm vetvetes? Se që të shprehet çapraz duke sharë e fyer publikisht kategori të caktuara qytetarësh e kupton besoj që ke dalë nga rruga e së drejtës...dhe je në rrugën e shkeljeve ligjore. Se i kapërceni të gjithë kufijtë e të drejtave tuaja jemi katandisur në këtë derexhe. Dhe flet ti për Atdhe. Atdheu skuqet nga turpi kur dëgjon ç'nxjerr ti nga goja. Hajde e fol me këtë gjuhë në një media në Europë se të plasin brenda për 24 orë, direkt për nxitje të përçarjes dhe urrejtjes kombëtare, për fyerje publikisht dhe cënim të imazhit të një kategorie të caktuar të popullatës, për bullizëm, etj. Ky shkrim të turpëron dhe mirë është të tërhiqesh nga sjellje të tilla të padenja në kufijtë e veprave penale.
Labe tipike.Vdes per pushtet. Urren me mllef te madh kedo qe e ka,panvarsisht se ne rastin konkret ka te drejt,por ajo nuk e ka me ta ,e ka me mllefin se nuk e ka edhe ajo vet. Te hedhesh balte mbi emigracionin shqiptar eshte te mohosh pothuajse gjysmen e popullsise shqiptare ndoshta. Turp per kete goje shthurur dhe pa edukate. imagjino ti japesh pushtet kesaj, te heq dhembe dhe dhemballe......... mjafton kaq ,nuk po ezgjat me teper, Mallkuar qofsh moj zonje!
Oh sa mire me qene Shqiptar!
Sa me patriot qytetar te jesh ne Shqiperi ne Shqiperi aq me shumë je i denuar me mbijetese... Ka mbi 30 vjete kritika shkon deri tek shoku Enver pra perbrenda Shqiperise, pa hedhur veshtrimin me tej, ne nje kontekst me te gjere... Une propozoj nje débat me temen: Ishte shoku Enver nje udheheqes mercenar apo jo... Kjo mund te ishte nje nga fijet qe mund te na deshmonte pse Atdheu yne sot është gati i paqene...
Kur akoma ka njerëz si Koli,Ksenofoni,Çecua,Pilo etj që nuk kanë një fije respekti për Atdheun të tilla gjykime do të ketë.Kjo ndodh me të gjithë ato njerëz që kanë prit të pasurohen pa punuar,janë nga ato njerëz që kur e braktisën Atdheun lanë porosi që ne qe rrimë këtu t'a bëjmë këtë vend ashtu si e duan ata .Ata vetëm të bëjnë sehir.Ata që ikën e dinë se do gjejnë parajsën sa kur takon ndonjë prej tyre jashtë dhe kur marin vesh që je shqiptarë fillojnë e të flasin ose greqisht, ose italisht ,a anglisht sipas vendit ku jetojnë. Prandaj nuk ju pëlqen shkrimi i Brisidës
Mozart je e sakte. Shum e sakte.
Moza,ja ke fut kot “si kau peles”..ashtu sic ja ka fut dhe Brizida. Eshte e para here qe Brizida nuk me ka pelqyer fare,po hiç fare dhe pergjigjen j’a dhane shume bukur ca me siper. Konteksi i Brizides,ishte percares,ne gjithe zhargonin vulgar qe ka perdorur,packa se ndoshta nuk ka dashe te thote kete. Por fakti qe ajo pergjithesoi ndonje rast flagrant qe ka baltosur Shqiperine,tregon se ajo nuk eshte e qarte mbi moralin e emigranteve shqiptar qe “kane braktisur” Shqiperine dhe me te dhe patriotizmin e tyre dhe qenkan patriote “te medhenj” ata si Brizida qe ndejten ne Shqiperi dhe po “e rregullojne” kete vend “me patriotizmin e tyre”…
hidhi nje sy Shqiperise sot per te pare te mirat qe sjell emigrimi,dhe po emigrojne cdo dite derisa te behet fushe
Babale pa bole. Asgje ske kuptu. Jeni njerez te ligj me gojen hale qe ju ben histerik e verteta.
O Qife, o Koli, o Arsen, ooooooo .............foltorista e PL-ista. Po cilet jane ata shqiptare qe kane qeverisur kete vend tash e njeqind vjet dhe nga shqiptaret e tjere nuk jane quajtur pengmarres? Apo vetem Saliu me Liken e dashurojne kete vend dhe ju qe u veni nga pas. Apo kur ju jepet mundesia me vjedh, Shqiperia eshte atdhe. Ne te kundert atdheu eshte " martuar" me pengmarres. Rropt ku ti keni.
Shaqo ziu ,keto punet e te menduarit nuk jane me te thene por me te dhene!Ty mund te te thuash sa te duash e s'ke per te kuptuar asgje ,padyshim qe fajin e ka rregjimi se ndoshta ne monizem 8 vjeçaren e kishe te detyruar e per rrjedhoje do kuptoje me shume.Ta gezosh laptopin o Shaqo ziu dhe jam i bindur qe mot do behesh edhe me i zgjuar.
Brisi njeriu ka vlere ne vendin e tij,por kur ska as buke te haje ......... sharja per vendin eshte ne menyre virtuoze se dihen fajtoret qe vuan ky popull. Ana
O @Sokol ,dukesh qe je “patriot”, sepse qenke komplet idiot..! Ti dhe ca si ty e mbajne peng kete vend dhe vegjetojne duke gjetur terren te pershtatshem pikerisht edhe nga ndonje shkrim “te pafajshem” si ky i Brizides. Ca si ty kane bo edhe shume para ne keto kohe dhe thone se “na i boni demokracia,”e cila nga ca si ju eshte lexu anarshi,gjithcka me koke poshte,se shkelet gjithe vlerat me kembe dhe me pelivanlliqe dhe matrapazlliqe u bote zengjina dhe kur degjoni te keqijat qe ndodhin ne kete vend ,habiteni edhe pse keni kontribuar sejcili me menyren si keni qendruar e sjellur para ligjeve te shtetit( ashtu sic jane) duke i bere temena e pershendetur maliqit dhe jo ligjit.Dhe me injorancen qe ju karakterizon ju si kategori e se keqes ne kete vend ,qe jane te paket,por zhurmemedhenj dhe qe mbajne peng kete vend,me vrap boni levizjen e “patriotizmit”,duke u zhgarravitur me ulurima se e doni shume kete vend ,te bindur se duke bo shqiponjen me duar jeni patriotet me te medhenj te ketij kombi. E pra,duke njohur mire se kush eshte Brizida,patriotizmin e saj,nuk mund t’i falet,se ajo pa dashje ka rene ne nje interpretim te gabuar ,ose lapsus, si mund t’a quajme,sepse duke prekur plagen me te madhe te shqiptareve keto 30 vjet sic eshte emigracioni dhe duke e nenvizuar kete plage te shoqerise shqiptare,si mungese te patriotizmit,eshte nje goditje shume e rende qe i behet shpirtit te emigrantit,kur ne keto kohe eshte zeri i tyre i lire qe eshte me i forte dhe ne oponence me cdo qeveri qe devijon vemendjen e qytetarit te vet,sepse eshte ai qe mban gjalle shpirtin patriotik te shqiptarit..
Babale qenke ose miop ose idiot. Gjikondin e lexoj gjithmone dhe e pelqej. Tek ky shkrim ajo flet per ata qe shajne jo ata qe ikin. Po bej syzet vlla dhe fillo xanaxin
O O V,LORA O BASTARD PO CA .... KE O PLEHR KUJDEES MOS MER NEPER GOJE NJEREZIT , 0...
Edhe per nje mesazh qartesisht te kuptueshem te nje zonje te nderuar, te nje nene te bekuar, te nje familjareje te mrekullueshme,te nje gruaje te denje, te nje shoqeje apo kolegeje me emer - sharesit, paragjykuesit, meskinet, te vegjelit ne shpirt apo te sakatuar ne mendim vershojne me sharje! O njerez! Kur do ta kuptoni mesazhin tuaj?! Kurre?! Nese ndodh keshtu, ta dini, po ua them une me fjalet e vlonjates me te mire, Brisida Gjikondit: ''...pushtetet dhe hordhitë shkojnë e vijnë.. gjaku dhe shpirti jo.. ai po u këput tretet''... dhe me tej: "Ik e hesht, nëse do, po Shqipërinë mos e shaj, mos ngatëro tokën me shtetin, as shpirtin me barkun''. Mos e ngaterroni shpirtin me barkun, ose me thjesht ne gjuhen e popullit: -Mos e ngaterroni shpirtin me zorrën. Sot nëna Shqiperi tundohet dhe torturohet nga zorraxhinjte dhe nderohet nga ata, qe rezistojne ne kete vend, nderohet nga ata, qe nuk e braktisen kete komb dhe nga ata, qe kane nje shpirt kombi te patjetersueshem edhe pse jane larg NENES!...