Për Don Kishotët opozitarë, që luftojnë me filmat "komunistë" e lapidarët!

8 Shtator 2022, 10:34Blog TEMA

Për Don Kishotët opozitarë, që luftojnë me filmat

Nga Altin Ketro

Në kuadër të procesit të dekomunistizimit, mësohet se Partia Demokratike paska paraqitur një projektligj i cili në thelb prek dy elementë:

Shembjen e lapidarëve që evokojnë epopenë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ose transformimin e tyre në diçka që nuk i përgjigjet motivit mbi të cilët janë ngritur.

Ndalimin e filmave të krijuar nga ish-Kinostudioja përpara vitit 1990, ose prerjen e pjesëve të veçanta në film që evokojnë komunistët.

Le t’i marrim me radhë këto dy marrëzi të reja opozitare.

Së pari, në lidhje me lapidarët. Duan apo nuk duan këta bashibozukë që kërkojnë shembjen e tyre, ato lapidarë janë një krenari kombëtare që përkujtojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë: Rreshtimin e saj në krahun e fitimtarëve në Luftën e II-të Botërore dhe gjakun e derdhur nga partizanët në atë luftë çlirimtare në përpjekje me ushtritë pushtuese.

Kjo botë nuk do të jetë përjetë e sigurt dhe nuk përjashtohet mundësia që në një të ardhme, sado e largët të jetë ajo, do përfshihet në luftëra. Dhe në këtë këndvështrim, çfarë motivi duhet të kenë shqiptarët për të luftuar në mbrojtje të vendit të tyre, kur sot shohin se si tallen me gjakun e dëshmorëve dhe me lapidarët ku janë skalitur emrat e tyre?  Përse duhet të derdhin gjak kur me gjasë nesër pasardhësit do të sillen ashtu siç sot po propozohet të sillemi ne me ata që dhanë jetën në luftë?

Dy rrugë do të ketë: Ose do bashkëpunojnë me pushtuesin kundër vendit të tyre; ose do marrin arratinë  dhe të ikin në një vend larg luftës për të shpëtuar kokën. E kuptoni, o të paudhë, se sa dëm i sillni ndërgjegjes kombëtare me këto nisma antikombëtare, duke zbehur atdhedashurinë?

Së dyti, në lidhje me filmat e dikurshëm. Është një temë e cila del herë pas here në skenë sapo opozita është në krizë identiteti dhe përpiqet të gjejë mënyra për të bërë politikë me tema që nuk janë asfare shqetësim kombëtar.

Filmat e prodhuar deri në vitin 1990 nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, janë një pasuri kombëtare e paçmueshme. Ato janë fryt i punës së palodhur dhe krijuese të qindra kuadrove të shkëlqyer, regjisor, skenarist, kompozitor, piktor, aktor, e dhjetëra profesione që marrin pjesë në prodhimin e një filmi.

Të rrimë shtrembër ama të flasim drejt. Kinematografi më të mirë se sa ajo që u prodhua gjatë regjimit komunist, as këto 30 vjet e me gjasë, as për 30 vitet e ardhshme, zor se do të kemi.

Absurdi ngrihet në piedestal kur arrijnë dhe propozojnë që nëse nuk hiqen fare, ato filma të retushohen. Ky ishte një zakon i keq që e kishin dikur organet e Partisë së Punës gjatë xhirimit të filmave kur shihnin fragmentet e xhiruara. Po të paktën, çdo heqje që bëhej gjatë xhirimit rikuperohej me harmonizimin e skenave të reja që përputheshim me dëshirat e partiakëve. Pra filmi kishte një rrjedhshmëri logjike nga fillimi në fund.

Të pretendosh sot që filmin ta retushosh, do të thotë që ta kthesh në një film qesharak, sepse duke prerë pjesë të veçanta të tij, humbet filli logjik i ngjarjeve dhe si i tillë vetë filmi bëhet i pakuptueshëm

Sikur sot të prodhoheshin filma që do ishin nivel më i lartë sesa ai i përpara viteve ’90, natyrisht që edhet ato filma vetvetiu do kishin dalë nga skena.

Fakti që ende ndiqen me kërshëri, është jo për disa skena me personazhe komunistë brenda tyre, por sepse në pjesën dërrmuese kanë tematikë që prekin jetën e përditshme të popullit dhe të profesioneve të ndryshme.

Sot ka një krizë skenarësh filmi që të të mbushin shpirtin me dialog të thellë, të fortë e kuptimplotë, siç dikur kishim penën e Teodor Laços, Peçi Dados, Nexhati Tafës, Vath Koreshit, Neshat Tozajt, Kiço Blushit, e dhjetëra të tjerëve. Sot ka edhe një krizë aktrimi, e cila nuk ngjason asfare me natyrshmërinë që kishte plejada e kaluar. Dhe këtu nuk shpreh thjesht mendimin tim personal, por edhe nga ato çfarë lexoj në komentet e mijëra njerëzve në platformën Youtube ku shfaqen filmat shqiptarë.

Si përfundim, ndonëse kjo inisiativë uroj mos të ketë sukses që të miratohet, në fakt është një mënyrë e mirë për të kuptuar se në çfarë bataku ka rënë opozita shqiptare. Lufta me lapidarë dëshmorësh dhe filmash me partizanë, nuk është luftë kundër komunizmit, por luftë e Don Kishotëve opozitarë me mullinjtë e erës. Aq sa e fitoi personazhi i Servantesit atë “luftë”, aq do e fitojnë edhe opozitarët tanë, disa prej tyre edhe pasardhës kolaboracionistësh.

6 Komente

  1. A
    Ali Beu toska

    Alizoti :-"shofer,mbajne se me shpetoi..."

    1. S
      Sima Thonë

      Të pyesë një hërë kush ishte korrieri i brigadës së Vl sulmomjëse të toskëve e ç'nam la ai e të mos gjejë ferrë të futet zboraku me mazllëmët .

      1. a
        astrit.

        Eshte Donkishotizem te mbrosh artin e realizmit socialist. Te ne nuk kishte art kishte propogande komuniste ( enveriste). Ne gjyqin e Nurembergut ku u denuan nazistet u denua dhe nje operatore e regjizore e talentuar sepse talentin e saj e vuri ne dispozicion te nazismit.

        1. p
          pordhe me rigon

          jo nuk u denua operatorja bile per te eshte bere dhe nje dokumentar per punen e saj me dokumentaret mbi Hitlerin me i famshmi prej tyre "Triumfi i vullnetit!" Eshte donkishotizem te meresh me filmat e Realizmit socialist. Une i perkas nje brezi qe remi ritur me ta. Shprehjet e ngelura nga keta filma shoqerojne dhe sot bisedat me batuta por nje i ritur arin ta beje dallimin se ceshte ideologji dhe cfare realitet. Problemin me filmat e kane pasardhesit e kolaboracionisteve ,gjysherit e te cileve kane bashkepunuar me pushtuesin ne arestime, krrime dhe internime kunder rinise antifashiste te kohes. Njeri prej ketyre niperve eshte dhe Alibeaj nipi i Isa Toskes. Pra problemi qendron te skenat e sarkazmes dhe talljes qe keto filma u bejne ballisteve. Nuk besoj se pasardhesit e ballisteve kriminele bashkepuntore ( duke perjashtuar ketu ata balliste te cilet nuk kane bashkepunuar me pushtuesin) kane problem prsh me nje film qe tregon tharjen e kenetave apo skenare qe lidhen me ndertimin e vendit etj. Ne bote pasardhes te kolaboracionizmit ndihen te turperuar per gjysherit e tyre. Nje i tille gjerman pasardhes kerkoi falje ne Borove per masakren ku gjyshi i tij kishte mare pjese. Mire eshte qe dhe Aibeaj para se te luftoje me mullinjte e filmave me balliste dhe te shohe aty " gjigande komuniste " sic shikonte Don Kishoti " Gjigante ne mullinjte e eres" te kerkoje me pare falje per gjyshin e vet kriminel.

        2. S
          Shqiptari nga Kosova

          Prandaj funderrinat e tilla Enveri i çoi ne hale. Keta armiq te Shqiperise( me plot gojen), as qe u intereson se çfare do te lene mbrapa kur te ngordhin. Enveri shahet dite e nate pse ishte komunist. Po mire mor te paudhe,pse nuk that nje fjale te mire per shkollat,universitetin,spitalet,bujqesine,fabrikat e uzinat,jeten kulturo-artistike ,ushtrine?! Sigurisht qe nuk e thoni sepse njerezit bejne krahasimin: sa beri Enveri ne 30 vjet dhe sa beri Berisha ne 30 vjet? Eshte sikur te krahasosh veren me dimrin. I pari iu pervesh punes per ngjalljen e nje vendi dhe te nj populli qe ishte mek e ishte thare nga varferia e mjerimi,i dyti nuk la gje ne kembe nga pasuria e ketij populli qe punoi e ndertoi aq sa mundi. Merreni me mend ,vetem shifra 600 mij hektare toke e perfituar nga tharja e kenetave e moqaleve ,te le pa fryme. Ndersa gradulisht keto toka po kthehen ne origjinen e tyre. Ku eshte industria? Pse nuk u ndertua asnje fabrike per te qen?! Sepse Berisha kishte ,dhe ka mision qe te atakohet çdo gje e mire qe shqiptaret kane bere. Mision i veshtire por jo pa pasoja. Pse kane ikur dhe ikin shqiptaret kaq masovisht? Sepse ky bandit ua beri atedheun te pa jetueshem. Ishte ne gjendje te bashkepunonte me Millosheviçin vetem e vetem qe Kosova te mos ekzistonte fare. Disa teveqeler do te thone: po Saliu shane Millosheviçin ne çdo rast apo Vuçiqin. E shara eshte fjale goje,vepra,vepra eshte ajo qe ben pune. Prandaj kjo opozite ka marre flamurin e rrenimit te gjithçkaje. Ajo nuk duron qe ne ekran te dalin figura kaq te talentuara te kinematografise shqiptare si Sander Prosi,Kadri Roshi,Pandi Raidhi,Ndrek Luca, Tinka Kurti e shume e shume figura t'tjera te artit e kultures. Prandaj thenja e autorit te ketij shkrimi se keta po luftojne me mullinjte e eres edhe mund te jete ashtu,por demin qe kane shkaktuar bashibozuket pasardhes te ballisto-zogisteve eshte katastrofal. Shikoni lapidaret dhe bustet e heronjeve te kombit. Si mos me keq. Po me Shote Galicen ç'paten keta? Prandaj ketyre duhet tu tregohet kufiri te thana. Armiqt brire nuk kane...!

          1. K
            KQ

            Nje propozim i tille eshte nje sulm edhe prishje te identitetit edhe historise kombetare: nje simboll qe perfaqeson partizanet edhe luftetaret fale te cilve shqiperia ka arritur te jete nje shtet i pavarur, duhet vlersuar edhe konsideruar nje perle e historise shqiptare. Ndersa per filmat, nuk ka asnje kuptim te prishesh nje pasur artistike te ati niveli: sigurisht filmat kan nje lidhje te fort me regjimin diktatorial, por jan edhe nje instrument per te rrinjet e sotme edhe te te ardhmes per te njohur shoqerin shqiptare, mentalitetin e saj, funksionimin edhe dinamikat e social etj.....pse te hedhesh gjith kete gje per politik ? E mbyll me nje pytje provokuese: nje politikan qe do te deformoji pjese te rrendsishme te kaluares te nje kombi, si mund te sjellin ndryshime per te miren e ti ?

            Lini një Përgjigje