Kukuvajkat në pishina dhe nje anektodë përmetare

7 Shtator 2022, 19:49Blog Kristo MËRTIRI

 

Kukuvajkat në pishina dhe nje anektodë përmetare

            Kush i ndezi tym e flakë këta kalemxhinj të akshamit rreth dy pishinave në Golem ? Së pari, flakërimat i ndezën interesat e qelbura pasurore e financiare, interesa që po ndyjnë rëndë titullin e shenjtë të Gazetarit. Dhe kur ? Në një kohë që mjaft të rinj e të reja në median e shkruar e elektronike, vazhdojnë të trajtohen si skllevër. Me rroga qesharake e pa siguracione. Të përkëdhelurit e pronarëve presidentë, një grusht kukuvajkash që mbijetojnë me dallavere e allishverishe, sot bilbilosin pa iu skuqur fare faqja dhe ulërasin të “përgjëruar” për Lirinë e Medias. Së dyti, këtyre hakërrimeve u hedhin benzinë disa politikanë të opozitës uloke, që duan ti mbushin mendjen njerëzisë (më saktë: votuesve të ngratë) të hidhen me kokë në ato dy pishina dhe…të mbytet Qeveria (?!). Aq më tepër kur në vrapin e tyre donkishotesk, hyjnë edhe ca OJQ mercenare që shpesh shikojnë ëndrra me sy hapur. Të tillë myteberëve u ka dalë kallaji herët. Thotë mirë një komshiu ynë hokatar, ish minator në Valias e pjesmarrës në atë grevën e famshme të urisë: “-Ore babam, lëri vulëhumburit, këta vazhdojnë të fluturojnë me preshë…Prandaj opozita u katandis atje ku thërret qameti !”.

            Së fundi, mos u ngutni: Nuk jam i ngujuar aspak në ndonjë llogore pushteti. Unë jam ai që kam qenë ! Jam e do të jem përkrah mediave e gazetarëve seriozë, përkrah profesionistëve të thekur e dinjitozë që kurrë nuk kthehen në lëpirës e “zagarë gjahu” të pasanikëve tepër të dyshimtë. Jam me luftëtarët e vërtetë të shtetit ligjor, jam me Drejtësinë e barabartë për të gjithë. Por mizëria me karkaleca e kukuvajka nëpër faqet e medias “opozitare”, e priti me këmbët e para edhe vjeshtën që do pjellë “revolucionin antikorrupsion” nga vilat-maternitete në Gjirin e Lalëzit, në Farkë e në Lundër, në Qerret e në Bregdet…Po sikur këto prona të siguruara me “rrogat” e shtetit, një ditë të bukur t’ia falin Manastirit të fukarenjve ?! Dhe kujtoj jo pa buzëqeshje një tip anekdote të vjetër , atje në viset e mia, në Përmetin e dashur: “ Kur Nastradini hyri në Manastir e u bë kallojer, të vetmen pasuri që kishte (një vreshtë), ia fali manastirit. Erdhi vjeshta e u poq rrushi. Nga ky bënë një verë të mirë shumë. Një mbrëmje, priftërinj e kallojerë po pinin si për shtatë palë qejfe. Pasi e provoi i pari kryetari i tyre, kërciti gjuhën e tha: “-Verë që nuk e ka shoqen !”. Kur Nastradini i gëzuar ia priti aty për aty se “është verë nga rrushtë e vreshtit tim”, kryetari i manastirit iu kanos: “-Mos thuaj se është verë nga rrushtë e vreshtit tim ! Këtu te gjitha të mirat e të këqijat i kemi e i ndajmë së bashku . Sot e tutje thuaj për cdo gjë “jona”, jo “imja”…Pas 4 ditësh, Nastradinit kallojer na i dhëmbte koka. Nuk duroi dhe ngriti zërin :

            -Sa shumë po na dhëmb kjo koka jonë !

            -Përse thua “koka jonë”,-iu kthye kryetari jo pa inat.

            -Se të gjithë të mirat dhe të këqijat i kemi së bashku,-u përgjigj me shpoti kallojeri I ri.

            -Po, po,-tha kryetari,-por ty të dhëmb koka jote e jo kokat tona, prandaj mos na e ndill të keqen.

            -Ama, kështu qënka, o uratë ?,-foli e ngriti befas supet kallojeri i ri.-Të rruat manastiri ty, se unë do shkoj atje ku isha ! Sepse, kur qe puna për vreshtin, ai qenka “yni”; por kur ka keq koka ime, ajo qënka “imja” !...

7 Komente

  1. L
    Lupckë

    Ehe , edhe sot e kësaj dite i thonë ende " Vreshta e Paput ". E punuan që nga '63-shi e kë nuk ushqeu ajo tokë që nga gorica m'at'an ne përoi e deri më t'hu . Vetëm se , atij që i'a dhanë atë vreshtë e di mirë që n'a e morrën e i'a dhanë atij por ai i shkreti nuk guxon të thotë : këtë tokë që i'a'u morrët , jepuani të Paput e më jepni hakun se nuk është e imia se as nuk e këmbej dot , dhe as që e di përse i thonë Vreshta e Paput kur s'ka asnjë pjergulla veç një kaçkë mbi .7501vëllam - vrasës . Lopët që ranë në jonxhë frate , do hanë , do fryen e , tani që s'ka as agronom fshati , do t'i'u pëllcasë si për desh Balashi . Berisha e bëri autokritikën , unë jam doktor tha , nuk jam veteriner .

    1. D
      Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D)

      Pse o -tw uruar* -nuk ma pranoni komentin?!... Ditwt NJMIJW me PENWN-PENW-i miri Kristo Mwrtiri-te uron;*86vjcari,nje jetw bashke. dhe si; *Guri Naimit*(ti pagwzuar,sa nipi marr emrin-18 vjet m parw!)

    2. R
      Ruhiu

      Brilant. Nje gazetar qe nuk u koruptua asnjeher si autori ktij shkrimi mbetet i besushem. Respekte z.Kristo. Misioni i gazetarit eshte i madh ne demokraci dhe jo te capitet nder kenete. Koruptimi i tij per te fshehur te verteten duke iu pergjunjur parase eshte mjerim duke konceptuar kete profesion vetem per te plotesuar interesat e tyre te ngushta. Larg ketyre mostra gazetarve. Ruhiu

      1. D
        Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D)

        Me kenaqe me fotografin se kisha kohe pa te parw. Tw prifte e mira. Me atw*BETIMIN bwrw* :*UN JAM AI qw KAM QWNW*.tw lumtw.Ashtu tw pafsha e,tw lexofsha..!. **Mua-mw prifte shwndeti tw marr*ERWN e ATDHEUT*pa le te vdes,(86 vite i mbusha me 30 vjet dhimbie-emigracioni),jo pa plotsuar AMANET-BABAI..*Varrin GJYSHIT-te MERMRTW*. Lufta atw marre(10dhjetor 1913tw.)Nw vwnlindjen-*NAIMJANE*Zavalanit,krah GJYSHIT-KAPEDAN, -110 vjetorin e rwnies si bien TRIMAT,ta festoj e,prane Tij te me prehen ESHTERAT-te Kisha *Shenmeri Zvalanit(mw1972djegur. )sa pas 90tws -fshati-braktisur,me(?!)6 shtwpi mbetur-... Falemindrit Qarkut Gjirokaster nderuar me Titull *MIRENJOHIE*nw 100 vjetorin renies.(2013)! Toronto 08-09-2022.

        1. V
          Vladimir

          Urime per shkrimin, Kristo! Mekat qe gazetaria jone ka pak si ti, me nje mal dinjitet, ne krah te te drejtes e te vertetes, pa frike e pa droje. Une e kam ndier penen tende ne krah, atehere kur koçot e fanet me shoke jua mbyllnin gojen gazetave dhe gazetareve, ndersa Saliu pa turp rreshtohej me ta. Mediat publike te te gjithe shqiptareve, une besoj se kane nevoje per njerez si ti. Mos meno, po shkruaj, se te lexojme me endje!

          1. b
            bekimi

            "Të tillë myteberëve u ka dalë kallaji" bukur me kete shprehje i ke thene te gjitha o mjeshtri fjales ne gazetari Kristo Mertiri te fala Bekimi Canada

              Lini një Përgjigje