Çfarë na mësuan pishinat e Irfanit

6 Shtator 2022, 11:18Blog TEMA

Çfarë na mësuan pishinat e Irfanit

Nga Ilir Yzeiri

Ashtu siç ndodh rëndom në këtë vend, kur vjen puna për të gjykuar të mirën dhe të keqen publike, opinioni ndahet sipas atyre që e përfaqësojnë të keqen ose të mirën, pra, ne nuk kemi një mendim të përbashkët për atë që është e mirë dhe pozitive për të gjithë ne dhe atë që është regresive, jo produktive dhe e keqe për të gjithë ne dhe për zhvillimin tonë të përbashkët.

Opinionet për atë që ndodh dhe që bëhet spektakolare në këtë vend i japin të gjithë, por, kur shikon atë që shkruajnë dhe thonë ata që çdo aksion të qeverisë e lidhin me Edi Ramën dhe me këtë rast janë gati të çmenden, atëhere deliri arrin në kufijtë e të paimagjinueshmes. Nga ata tituj që të lënë pa frymë më ka bërë përshtypje metafora « pishinat e lirisë ». Pikërisht në këtë vorbull delirantësh, me të drejtë, Nikollë Lesi, njeriu që duam apo nuk duam ne, na pëlqen apo nuk na pëlqen ne, ka hyrë në historinë e shytpit shqiptar të pas viteve ’90 si kampioni i antiautokracisë dhe me gazetën «Koha Jonë» dha modelin e shtypit të lirë, të drejtë, të pavarur dhe guximtar, botoi këto ditë të gjithë dhunën që pesoi ai vete, gazetaret e tij dhe gazeta e tij nga Berisha e Nano. 

Pra në imazhin kolektiv, ata që ndiqnin këtë debat për « pishinat e lirisë » dhe lirinë e medies në këtë vend, sillnin në mendje zyrat e djegura me napalm të gazetës « Koha Jonë » dhe narrativën e Lesit për atë që ka ndodhur në këtë vend në pushtetin e Berishës dhe nga ana tjetër për tre ditë resht shihnin se si një televizon rajonal kombëtar i Irfanit transmetonte 24 orë resht pamje nga « masakra » mbi pishinat e Irfanit. Pikërisht këtë argument doja të prekja në këtë koment.

I marrim të mirëqena të gjitha ato që pretendojnë ata që e denigrojnë aksionin e IKMT-së duke thënë se Rama ka faj që i dha leje dhe pastaj ia hoqi, që pse u kujtuan tani dhe nuk u kujtuan më parë, që gjithçka ndodhi pse Irfani i ka bërë dëm Ramws me politikën editoriale e plot pretendime të tjera. Të gjitha këto i quajmë të vërteta. Por, a është e vërtetë që Irfani ka ndërtuar pa lejë aty dhe nuk i është përmbajtur projektit ? A është e vërtetë që Irfani nuk paguan qeratë e zyrave të kompanisë mediatike, a është e vërtetë që ky njeri, po t’i referohemi revistës autoritare «Monitor» ka bërë evazion të thellë fiskal? 

Pra, a janë të vërteta të gjitha këto ? Ose e shtrojmë problemin ndryshe. Kjo është një çështje administrative mes biznesmenit Irfan Hyenbelliu dhe sistemit doganor e tatimor shqiptar dhe IKMT-së. Licensën e televizionit « Nwes 24 » Irfani nuk e ka marrë që të mbrojë shkeljet ligjore të bizneseve të tij. E ka marrë që të respektojë të drejtën e informimit, raportin e duhur të programacionit, e kështu me radhë. Hapësira që kishin zënë dy pishinat e Irfanit nuk mund të krahasohen me hapësirën e televizionit dhe të medieve të tij. Me çfarë guximi ky njeri e ndot edhe këtë hapësirë tre ditë resht duke mos përfillur asnjë ligj që rregullon veprimtarinë audiovizive në këtë vend? 

Pra me ç’të drejtë e vë në dispozicion të dy pishinave median e tij 24 orë resht ? Ku janë ata skifterët e lirisë së mediave në këtë vend që ndjekin konferencat e shtypit të Ramës dhe « tmerrohen » kur ai bën batuta me rioshët e medies shqiptare ? Si ka mundësi që ata punonjës të Irfanit pranojnë të vihen në shërbim të tij 24 orë resht për tre ditë dhe raportojnë nga pishinat sikur janë në Ukrainë. A kanë dinjitet këta njerëz ? A ka shoqata gazetarësh këtu që t’i mbrojë këtë të mjerë nga shfytyrimi që ju bën një biznesmen arrogant ?

Dhe problemi i fundit që na treguan pishinat e Irfanit është se në këtë vend nuk ka sipërmarrës ose nëse ka janë të rrallë. Në këtë vend ka bejlerë arrogantë që e konceptojnë biznesin e tyre si një çiflik dhe ata që punësojnë aty i quajnë si skllevër që mund t’i përdhunojnë profesionalisht si të duan. Këta të mjerë për të shpëtuar nga ky përdorim fatal që iu bën Irfani kapen pas lirisë që po u shkel Rama dhe bëhen të fortë duke artikuluar lloj -lloj marrëzirash për lirinë e medies në këtë vend si ai fëmija që kur është vetëm ne pyll këndon nga frika se mos e shqyen Rama, pra mos e lë pa punë Irfani. 

Kjo është arsyeja që të rinjtë nuk gjejnë paqe në këtë vend sepse klimën e biznesit e kanë mbytyr sipërmarrës arrogantë si Irfani që mburren në publik se sa para kanë dhe nxjerrin pastaj bijtë e tyre që të tregojnë orët e çmuara jetën luuksoze dhe vanitetin primitiv. Bashkë me këta po rritet edhe një brez tjetër arrogantësh që mendon të vrasë njerëz siç bën e bija e ministrit Niko Peleshi që thotë se po ta linin do të kishte vrarë gjysmën e njerëzve në këtë vend. Kështu hapësira publike e jona është e pushtuar nga arrogantë me para e jetë luksoze. Të rinjtë tanë nuk dinë ku të identifikohen. 

Nga mëngjesi në darkë një tufë gazetarësh skandalozë ju paraqesin shqiptarëve sagën e Ervis Mrtinajt duke e thirrur edhe me përkëdheli Vis Martinaj, duke treguar luanin e pasurinë e tij. Në anë tjetër Irfani u tregon të gjithëve se për hallin e tij vë ndër këmbë të gjithë punonjësit e tij dhe i detyrojnë të këndojnë ashtu siç do ai dhe si për t’i vënë kapak del edhe vajza e një ministri socialist e thotë se do të vrasë gjysmën e këtij vendi. Pastaj sa vlen që sot do këndojë Rita Ora në shesh apo që në nëntor do të vijë Dua Lipa. Deri atëherë shpresat tona do të jenë mbytyr në pishinat e Irfanit. Dhe mendoni një gjë tjetër. Shtojuni këtyre që shkrova dhe logorrenë e ligjërimit të Berishës e Metës dhe të tjerat llogaritini vetë.

48 Komente

  1. n
    na msoj mi qi robt vilave te lalzit

    na msoj se vetem keshtu duke ja shkaterruar pronat e paligjeshme te bandes se kazanxhinjve ,qe i perdor politika si maska- pronare , bashkpunetore ne shkaterrimin e degjenerimit e shtetit dhe shoqerise shqiptare . prishje te tilla ja mesimi e mesazhi i duhur qe shteti jep bandave politike dhe maskave te tyre qe shiten si medie ,se ju kriminele te ligjeruar dikur te zaptoni e abuzoni me gjithcka ne kte vend , ne munges te funksionimit te drejtesise ,, nuuuuuuuk do ti gzoni vilat e rezortet e bera me paret e vjedhura shtetit shqiptare e ktij populli . eshte radha e prishjes se vilave te bandes se lalzit ku mundet te dalin cudira

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk keni pare gje akoma

      Eshte lufte klanesh mafioze, shyqyr qe erdhi kjo dite te hane njeri tjetrin. Fat do ishte qe fanja te behej i penduari i drejtesise . Ne te kundert do shohim revanshin e njeres pale qe fatkeqesisht perfaqeson shtetin

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mal Cori

        Konkluzionet mbi atë që i ndodhi Fanes, i nxori dje në një shkrim Grida Duma.................................... Ajo tha se si Fania, meritojnë të gjitha bizneset në Shqipëri, sepse janë pak a shumë njësoj................ Është e vështirë që të gjesh një biznes që nuk shkel ligjin............... -Ligji shkelet tek sipërfaqja e ndërtimit sipas lejes së marë. Këtë pothuaj të gjithë e kanë shkelur............. Nëse ka një godinë apo dy me leje, ka ndërruar dhe dy të tjera pa leje.................................................. - Asnjë biznes nuk deklaron numrin e plotë të punonjësve dhe as pagat reale të tyre...................... - Bizneset harxhojnë për pordhët e tyre, familjarëve të tyre dhe dashnoreve të tyre, pa asnjë llogari .......................... - Po të kontrollohen në mënyrë të trashë do të shohin se shumica e bizneseve jane në borxh deri më fyt me kredi bankare, megjithatë ata vazhdojnë të marin borxhe për të larë borxhet dhe të shtojnë shpenzimet nga borxhet e mara për të plotësimin e dëshirave të tyre për pordhë edhe më të mëdha.........................................

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardan

        Shqiperia eshte ne zhvillim e siper; do te ndeshet e mira me te keqen, shteti demokratik me hajdutet, kriminelet dhe maskarenjte e ndihmuar nga agjentura serbo-ruse.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pissed off Edushka...lol

          Na msuan se vija e Partise nuk kalohet. ================ lol Erdogani vizite ne Ballkan por jo ne Shqiperi.Edi pissed....offfff.lol

          Përgjigjjuni
        2. b
          baca

          Kjo foto qe kini perdorur permbledh gjithecka shume bukur dhe thjeshte per plaget e hapura te Shqiperise sone te vuajtur e te vjedhur. 1. Perbindeshja e e gazetarise se tranzicionit me te paftyre, katundare dhe superinjorante Anila balena Basha, 2. Mashtruesi dhe hajduti ordiner i biznesit Irfan borxhli Hysenbelliu 3. Monstra e politikes shqiptare qe nuk ka bere 1 dite pune te veteme Monika botox Kryemadhi Metaj Meta

          Përgjigjjuni
          1. G
            Grupi

            Shkrim brilant..më lwen ky gazetr..

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Shqiptarët janë dorezuar të keqes dhe Perpiqen në menyre infantile të nxjerrin ndonjë perfitim ndaj saj.Nuk mund të këtë perfitim nga e keqja perveç të keqes absolute.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nesti shoku i kapter Fanes qe u ba pronar i madh m

                BRAVO ILIR YZEIRI, KJO ESHTE E VERTETA. TI PYT, A ka shoqata gazetarësh këtu që t’i mbrojë këtë të mjerë nga shfytyrimi që ju bën një biznesmen arrogant si Irfan Hysenbelliu? PO KA DHE JO PAK. PO KUSH DO TI MBROJ YLLI RAKIPI, KOLORADO CUKALI, ALEKSANDER ÇIPA, ARMEND SHKUKULLAKU, KUÇEDRA ANILA BASHA, AJO MILORJA E FRANGES KTO JANE PRONARET E SHOQATAVE QE SI IRFANI I SHFRYTEZOJNE SHOQATAT E PRIVATIZUME PREJ TYNE PER PERFITIME PERSONALE. JANE IRFANE TE TAN ILIR.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kripto hajduti

                  Nesi ke harruar nje kapter tjeter pseudo gazetar, ish deputet, milioner ne euro, konkubin e Ylli Ndroqit dhe Ifranit z. Alfredo Peza

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pjeter

                    Ueee si shpjegohet o byrazer qe ka kaq shume kapterre ne gazetari. Ceta injorantesh

                    Përgjigjjuni
                2. N
                  Noli

                  Mercenare qe quajne veten gazetare e analiste jane ne sherbim te pronarit. Ku e ka profesionalizmin e pavarsine Prec Zogaj, Alfred Peza se keta te tjeret dihen se lehin aty ku hane nuk kane pune me gazetarine e pavarur.

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    19

                    Je gazetar njish Yzeiri bravo e madhe .

                    Përgjigjjuni
                    1. i
                      illyrian

                      Problemi është tek ndërgjegjja sa e ndjejmë veten pjesë te këtij kombi ... këtu kane ngelur mbrapa ne çdo gjë dhe nuk duan te shohin përpara...

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilirjan

                        U sfumua MODELI Luiza Gega. Pak dite dhe... eko e asaj qe duhet te degjoje e shohe rinia, e qe me pas te provoje ta kopjoje... iku. Iku sepse, arroganca e derrave te nginjur ka me shume "followers". Na e SHPIFET kete vend e kete jete! Kur do fillojme te qyteterohemi? E pra, u pasuruan, lane kokat e u parfumosen por... qytetaria eshte gje tjeter.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sqepari

                          Punetoret e Irfan katunarit, kameramane apo reporter, jane me rrogen mujore. Duket sikur jane me Irfan trapin e i sherbejne atij, por jane me rrogen, or taj! Dhe mire bejne, nuk Jane budallenj qe te ngelen rrugeve pa pune!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Partia e Lirise

                            Fania eshte konia e i mutaj dhe leh sipas porosise se i mutaj.Mire do bejne tja prishin te gjithe qe te vere mend dhe i mutaj.Ah harova kur do tja thyej ne mes te gjatin i mutaj, RAMES.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Muzaka i Ri

                              Shteti duhet te tregoj forcen per cdo lloj shkelje te ligjit pa perjashtim, para ligjit duhet te pqguajne te gjithe njelloji, por nderhyrja eshte ne kohen e gabuar.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Anisa

                                NJE SHKRIM I GODITUR DHE ME SHUM TE VERTETA , KETU KA 32 VITE QE KETA POLITIKAN PA PERJASHTIM TE GJITH TE CDO LLIJ SEKTI POLITIK SE KESHTU JAN PARTIT NE SHQIPERI SEKT TE DJALLIT , KU NATEN MBLIDHEN TE GJITH E BEJN RITET E SATANAIT DHE DITEN SHAHEN KE IRFANI I TMERSHEM , FEMIJET E TYRE JETOJN ME TAKSAT TONA NE LUKS , KEMI NJE MORI GAZETARESH INJORANT QE NGA ZHEJI IDJOTI, QORRI LUBONJA, RAKIPI TRAPI ETJ ETJ ME RADH, ANALIST PA ASNJE LLIJ DINJITETI INJORANT KU NUK DIN CFAR TE FLASIN, MODERATORE PA LIDHJE KU HAPEN BYTHESH NEPER STUDIOT E IRFANIT , NE FRANGAJ, TE TOP CENELL DHE NEPER TV TE TJER , FEMIJ TE DEGJENERUAR TE POLITIKANEVE, GAZETARUC INVESTIGATIV HOXHA, LALA E RRUMPALLAT KU KRYEFJALA E DITES MARTINAJ A THUA SE I KA PAGUAR PER TE THEN SI PAPAGALL , DHE NJUZ 24 QE VETEM METAI CEPANIT PIJANECI INJORANT ME GJITH SILIKONIN E VET, SHPELLARI ME LAROT E VET , NUK HAPIM TV SE NA ZE FRIKA NGA KETA SURRETER, DEGJON INJORANTET ANILA BASHA NJE COP MISH ME DY SY KUR DIKUR U PERFOL PER NJE FLIRT ME FANE BORXHLIUN, NUK KE PER KE TE FLASESH ME PAR SE TE GJITH PA PERJASHTIM NJE KATEGORI INJORANT E INJORANTE KAN ZAPTUAR POLITIKEN, MEDIAN E CDO GJE , KETA TE GJITH SEBASHKU JAN FATKEQESIA ME E MADHE E SHQIPERIS PRANDAJ NUK NA ECEN MBAR NE KETE VEND TE SHITUR NGA HAJDUTET E POLITIKES KURV SI JAN DHE VET POLITIKANET.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sonila

                                  Anisa te lutem mos shkruaj me germa te medhaja se e humb vleren e komentit 90% ose nuk te lexon asnje.

                                  Përgjigjjuni
                                2. p
                                  populli

                                  Ilir ke bere nje shkrim brilant. Une te njoh dhe e di penen tende, por kete here ke qelluar ne shenje. Si nuk flet njeri per ndertimet pa leje te tij. Ato tre dite do ngelen ne kujtese, sikur ishim tamam ne Ukraine. Edhe atje nuk behej ky transmetim. Gazetare pa dinjitet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    populli

                                    Ilir ke bere nje shkrim brilant. Une te njoh dhe e di penen tende, por kete here ke qelluar ne shenje. Si nuk flet njeri per ndertimet pa leje te tij. Ato tre dite do ngelen ne kujtese, sikur ishim tamam ne Ukraine. Edhe atje nuk behej ky transmetim. Gazetare pa dinjitet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. p
                                      populli

                                      Ilir ke bere nje shkrim brilant. Une te njoh dhe e di penen tende, por kete here ke qelluar ne shenje. Si nuk flet njeri per ndertimet pa leje te tij. Ato tre dite do ngelen ne kujtese, sikur ishim tamam ne Ukraine. Edhe atje nuk behej ky transmetim. Gazetare pa dinjitet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Patrioti

                                        Irfan leshi , kapo i medias ,ku ne gazeten panorama çdo dy javë na njoftonte -rritje-rrogash e pensionesh artikuj pa baze , artikuj mashtrim i , per te shitur pacavuren e tij panorama, dhe kjo ne saj te mashtrimit shtet dhe punonjesit te Sig. Shoqeror dhe shendetesor. Pas kesaj qendronte drejtuesi i shtetit qe nuk i dergonte tatimet per te paguar detyrimet tatimore...Nga kjo mos korrektes e tij Irfanit , kur prishen shtojcat e Resortit ai vuri bllokat dhe kercnim Median e tij dhe ndihmen e PD-se dhe PL-se . Prandaj edhe mendimet e drejtuesve duhen argumentuar dhe jo tja lene hamendsive te popullit qe gjithmone ja fut kooot !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Korcari

                                          Ilir Yzeiri me kete shkrim e ke dhjere pjesen krahasuese me vajzen e Niko Peleshit ke rene preh e pordhaleve te qelbura shqiptare te cilat pa pike turpi mashtrojne e genjejne se keshtu i do trapi pronarit te tyre.E bija e ministrit ka then qe do vrisja cerekun e popullsise qe merret me vrsje,grabitje,vjedhje e perdhunime femijesh e femrash.Edhe une jam dakort me te, por edhe ti duhet te jesh dakort per te treguar se nuk je pjese e kazanit te qelbur mediatik

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            dern

                                            Shkrim fantastik, shumica e pronareve te medjave jane hajdut e gangestere dhe keto medja i kane ngritur per te mbrojtur hajduterine..... Sa per gazetaret qe punojne ne to dihet qe jane te shitur punojne per nje cop buke qe i hedhin Irfanet dhe shumica jane provincjal te pa afte.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Murgu

                                              Hataja që na gjeti me prishjen e dy pishinave të Irfanit : "Ngordhi një dhi në Velabisht e na mbeti Berati pa dhallë".

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tami

                                                Analize e persosur, si gjithemone Z. Yzeiri. Je njeshi i gazetarise shqiptare, te ndjekin dhe lexojne shume njerez si brenda dhe jashte Shqiperise. Te falenderoj

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 3
                                                  3D

                                                  Këta,nuk janë gazetarë këta janë vetëm hyzmeçar të pagave

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. v
                                                    vlora

                                                    Qe ta kuptoni mashtrimin e Irfanit deri ne fund lexoni pak opinionet ne Booking per Pseudoresortin e tij gjoja me 5 yje. ose lexoni nje shkrim te CNA. Mashtrues ordinere si Irfani si gazetaret qe mbrojne si opozita qe i del ne krah. Kujtojne se njerezia ha bar

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. n
                                                      na mesoj se Matrapiku duhet me ja shqy bythen irfa

                                                      vetem ne kte menyre fillon te vendos dinjitetin shteti , te perdhosur nga bandat e fshatareve e shpellareve qe degjeruan shqiperine

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. t
                                                        toni

                                                        Ilir Yzeiri si gjithmone exelent.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Matrapikun me bythe te Kapterrit irrfan

                                                          hahahahah vetem kte gjuhe njohin kjo fare shkerdhatash ,qe nuk duan Shtet e Ligje

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Shkallit

                                                            T'a kishte bërë shtëpi pushimi për të punësuarit e tij si pjesë linjës fitimkuese mbase do ngelej një kolibe por nuk qënkërkësh kështu në rrasë e skallitur .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              Elona

                                                              Une s kuptoj nje gje,ne fshat rregullon catine,te vjen policia te kerkon lejen dhe ta prish,ne mes te Duresit zapton shetitoren dhe s te ndodh asgje.C fare fucking shtet eshte ky.Vjedh korentin ose se paguan te fusin brenda per 2000 lek,vjedh miliona se rruan njeri.Shtet mafioz

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. X
                                                                XHH

                                                                Te lumte dora gazetar qe e ke shkruar kete artikull. Ruaje vehten se qente e Irfanit do te qepen ty por do te marin te keqen se ti je me te drejten

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                  Po ky ç'pati ?!!! Gazetari Peza paska qënë në pritje për t'u përgjigjur çdo "shkelje" të Ramës! I suprizoi të gjithë. Në thellësitë e pishinave lexonte mungesën e lirisë së shtypit. Kishte veshur kostumin dy ngjyrësh, kuq/blu. Sa të devotshëm për të mbajtur paligjshmërinë,qënkan shumë. Irfani rreshton gazetarët, Berisha - Meta politikanët.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Fshatari

                                                                    Faleminderit, i nderuar Ilir Yzeiri! Shkrim, qe perputhet me realitetin. Thuhen gjerat qarte, thjesht, kuptueshem dhe lexuesi me te drejte falenderon autorin. Irfania eshte pjese e superstruktures ne grupin lemeria, ku violine e pare eshte saliverem Katrani ne gare per vdekje me krahinarin e fanes, like mutaj, qe po vret ''mendjen'' per fukarain dhe po bën ç'mos, tu shtojë te ardhurat, duke propozuar nje ligj per rritje pagash(!), se sipas ketij mutaku ne Buxhetin e Shtetit jane rritur te ardhurat... Cfare lemeria, idiotizmi dhe injorance e ndjek jeten e ketij populli! Hajdutet, me ne krye likmutaj, do te rrezojne qeverine per ''varferine'' e madhe, qe u ka sjelle shqiptareve, ndersa deklaron se qeveria-shteti ka rritje te ardhurash! Kaq idiote jane, saqe nuk e kuptojne se shqiptaret kete race te degjeneruar, te pasuruar permes vjedhjeve dhe mashtrimit nuk duan ta shohin me sy, ndersa premtimet e hajduteve vazhdojne tek media e fanes, qe eshte media e tyre, per interesat e tyre, per ''mbrojtjen'' e tyre! Shporruni legene! Nuk keni me pune me popullin! Populli ua njeh dhembe dhe dhemballe, qe i keni si te hienave, mishngrenesve... Populli u do tu shikoje brenda kafazit te hekurte, duke u dale nga hundet babezia, hajduteria dhe poshtersite tuaja, qe i keni bere dhe doni akoma te beni ne kurrizin e fukarait. Pa shtet, pa ligje dhe pa zbatueshmeri te ligjeve nuk ka demokraci, nuk ka paqe, nuk ka rritje rrogash, nuk ka shendetesi, nuk ka edukim, nuk ka siguri publike, nuk ka liri dhe fjale te lire! Fania e eshte pjese e bandes anti-shtet! Punetoret i ka skllever dhe taraf. Pershendes guximin e IKMT per prishjen e piçinave te fanes dhe likmutajt. Mbetet detyre e fanes rregullimi i mjedisit, qe e kishte uzurpuar privatisht. Nese nuk e rikthen siç ishte teritorin, t'i aplikohet gjobe dy fish!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Z
                                                                      Zyko

                                                                      Une nuk di shume per keto prishje se jetoj jashte por kur cdo gje qe ndodh aty, e mire apo e keqe, e lidhin me Ramen kane te drejte. Rama mbeti ne televizor, Rama promovon cdo gje, ate qe ndodh apo qe do te ndodh, ai hedh idera e ben ceremonira. Keni pare ndonje minister, drejtor a ku di une te thote dicka ne publik? Jo, kjo ndodh vetem aty me despotin Rama. Prandaj me te drejte "akuzohet" ai. Ndonese prishja mund te jete e drejte ajo eshte ekstremisht ne kohen e gabuar e prandaj paragjukohet. Po Yzeirit kjo pjese nuk i intereson. Shqiperi hesapi.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. Nga anët tona i thonë :

                                                                        Dhentë e dhitë e Zeres , nami i Hasan Qerres ! Hasani është Irfani , po Zerja kush do jetë ?!!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. G
                                                                          Genti

                                                                          Kështu i pafsha këta qelbësira të korruptuar duke ngrënë kokat e njëri tjetrit dhe duke shkatërruar pasuiritë e vëna me vjedhje dhe krim.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. H
                                                                            Hasani

                                                                            Shumë e drejtë.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Tekniku

                                                                              Bravo

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. K
                                                                                Kanina e ismailit

                                                                                Mos harro te renditesh te parin e fatkeqsive te Shqiptareve,Kryemutin e Shqiperise dhe 40 kusaret qe ropen dhe rjepin Shqiperine sikur te ishte prone e tyre.Kalorsi kishes Greke(kryemuti Shqiperise),i dyti Sali Serbi,i treti, Like floriri ,4 Fatmir mediu,hoxhaj)5 Idriz Shpetimi,dhe te fundit te gjithe soji dhe sorollop i tyre ne cdo administrat Shteterore,Nenat,baballaret ,dajot ,hallat ,tezet kushurinjt dhe cdo gje qe ju perket sojin te tyre.SHQIPTARET E MI MOS MBRONI GJAKPIRESIT E FEMIJEVE TE TUAJ!SALI SERBI I VRAU DJEMTE E NENAVE SHQIPTARE,ndersa Kryemuti po u'a merr dhe frimen e fundit.RROFTE PRONARI I SHQIPERISE SE CDO DITE SHQIPERINE PO E KTHEN KOPSHT MÈ LULE PER KUSARET E TIJE.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. K
                                                                                  Kanina e ismailit

                                                                                  Mos harro te renditesh te parin e fatkeqsive te Shqiptareve,Kryemutin e Shqiperise dhe 40 kusaret qe ropen dhe rjepin Shqiperine sikur te ishte prone e tyre.Kalorsi kishes Greke(kryemuti Shqiperise),i dyti Sali Serbi,i treti, Like floriri ,4 Fatmir mediu,hoxhaj)5 Idriz Shpetimi,dhe te fundit te gjithe soji dhe sorollop i tyre ne cdo administrat Shteterore,Nenat,baballaret ,dajot ,hallat ,tezet kushurinjt dhe cdo gje qe ju perket sojin te tyre.SHQIPTARET E MI MOS MBRONI GJAKPIRESIT E FEMIJEVE TE TUAJ!SALI SERBI I VRAU DJEMTE E NENAVE SHQIPTARE,ndersa Kryemuti po u'a merr dhe frimen e fundit.RROFTE PRONARI I SHQIPERISE SE CDO DITE SHQIPERINE PO E KTHEN KOPSHT MÈ LULE PER KUSARET E TIJE.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. K
                                                                                    Kanina e ismailit

                                                                                    Mos harro te renditesh te parin e fatkeqsive te Shqiptareve,Kryemutin e Shqiperise dhe 40 kusaret qe ropen dhe rjepin Shqiperine sikur te ishte prone e tyre.Kalorsi kishes Greke(kryemuti Shqiperise),i dyti Sali Serbi,i treti, Like floriri ,4 Fatmir mediu,hoxhaj)5 Idriz Shpetimi,dhe te fundit te gjithe soji dhe sorollop i tyre ne cdo administrat Shteterore,Nenat,baballaret ,dajot ,hallat ,tezet kushurinjt dhe cdo gje qe ju perket sojin te tyre.SHQIPTARET E MI MOS MBRONI GJAKPIRESIT E FEMIJEVE TE TUAJ!SALI SERBI I VRAU DJEMTE E NENAVE SHQIPTARE,ndersa Kryemuti po u'a merr dhe frimen e fundit.RROFTE PRONARI I SHQIPERISE SE CDO DITE SHQIPERINE PO E KTHEN KOPSHT MÈ LULE PER KUSARET E TIJE.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. K
                                                                                      Kanina e ismailit

                                                                                      Mos harro te renditesh te parin e fatkeqsive te Shqiptareve,Kryemutin e Shqiperise dhe 40 kusaret qe ropen dhe rjepin Shqiperine sikur te ishte prone e tyre.Kalorsi kishes Greke(kryemuti Shqiperise),i dyti Sali Serbi,i treti, Like floriri ,4 Fatmir mediu,hoxhaj)5 Idriz Shpetimi,dhe te fundit te gjithe soji dhe sorollop i tyre ne cdo administrat Shteterore,Nenat,baballaret ,dajot ,hallat ,tezet kushurinjt dhe cdo gje qe ju perket sojin te tyre.SHQIPTARET E MI MOS MBRONI GJAKPIRESIT E FEMIJEVE TE TUAJ!SALI SERBI I VRAU DJEMTE E NENAVE SHQIPTARE,ndersa Kryemuti po u'a merr dhe frimen e fundit.RROFTE PRONARI I SHQIPERISE SE CDO DITE SHQIPERINE PO E KTHEN KOPSHT MÈ LULE PER KUSARET E TIJE.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. M
                                                                                        Monda

                                                                                        Sapo vijne ne pushtet behen bashke me pushtat e rene mesojne nga njeri tjetri si te vjedhin me shume dhe spyesin me po ec perpara kush te marr me shume dhe njerzit vetem ankohen .

                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                        Lini një Përgjigje