Pishinat e Irfanit dhe djegia e “Koha Jonë”

4 Shtator 2022, 16:29Blog Nga Nikoll Lesi

Pishinat e Irfanit dhe djegia e “Koha Jonë”

Po ndiqja këto ditë aksionin e strukturave të IKMT në prishjen e dy pishinave të “Prestige Resort” në Golem pronë e Irfanin Hysenbelliut, që ka në zotërim disa media, ndër më kryesoret në vend.

Nuk doja të flisja për momentin pasi më duhej të krijoja një ide më të plotë se ku janë prishur miqësitë e pronarit me qeverinë aktuale, sepse nga fotot që kanë publikuar vetë mediat e tij tregohet një afërsi e përzemërt me kryeministrin dhe shefin e grupit parlamentar të PS, deputetin Taulant Balla.

Unë, përsonalisht e njoh Edi Ramën. E kam patur analist në gazetën KOHA JONE, dikur ndër vitet e mbrapshta të regjimit të Berishës së I-rë.

Dhe për hir të së vertetës qëkur ai është bërë kryeministër në vitin 2013, dy herë kam drekuar dhe në të dy rastet në prezencë të shumë kolegëve gazetarë.

E them këtë sqarim pasi nuk dua të turren lukunia e rrjeteve sociale që po mbroj kryeministrin.

Duke njohur Irfanin personalisht dhe realisht e njoh për njeri zemërbardhë, mendova të prisja disa ditë për të thënë mendimin tim për këtë përplasje Irfan-Qeveri.

Por nuk mund të rri duke pritur faktet e tjera, kur dëgjova disa kolegë të medias apo edhe ndonjë që ka punuar dikur në KOHA JONE, i cili prishjen e dy pishinave të Irfanit e krahasonin me gjemën e madhe të djegies së redaksisë së gazetës KOHA JONE nga pushteti i Berishës natën e 3 marsit 1997.

Nuk mund të hesht për të thënë se nuk kanë asnjë lidhje këto dy ngjarje në kohë të ndryshme, pra mes djegies së gazetës më të madhe shqiptare KOHA JONE në mars 1997 dhe prishjes së pishinave të ‘Prestige Resort” në vitin 2022.

E përsëris: Asnjë lidhje!

Bile asnjë lidhje nuk ka as me presionin, shantazhin dhe masakrën që bëri pushteti i Berishës së II-të ndaj gazetës “TEMA” dhe Mero Bazes.

Personalisht nuk jam me këtë operacion policor dhe fadromash kur akoma vazhdon sezoni turistik veror. Mund të gjendej një muaj tjetër, fjala vjen dimri kur nuk ka njerëz buzë detit. Siç pohova akoma me duhet të mbledhë të dhëna, fakte dhe opinione se pse pazaret e pronarit u prishën me qeverinë.

Por ama të krahasosh këtë që po ndodh te pishinat e Irfanit me djegien e redaksisë së KOHA JONE, kur siç dihet asokohe gazetari Zamir Dule dhe shoferi Nesti Nikolla u morën dhunshëm nga policia dhe SHIK duke i dërguar në komisariatin e policisë nr.3. E ku më pas i dhunuan dhe i gjakosen mu brenda komisariatit. Ndërkohë edhe sot e kësaj dite gazetari i KOHA JONE vazhdon të vuaj pasojat e dhunës së ushtruar nga shërbimi sekret i kohës.

Asokohe, kolegëve që këto ditë krahasonin dy ngjarjet, mund t’ju kujtoj se redaksia u dogj dhe u shkrumbua. Madje u dogj me napalm, vetëm për faktin se “Koha Jonë” ishte opozita e vetme në vend kundër të këqijave të pushtetit. Nuk kishte media tjeter kundër qeverisë, nuk kishte portale e facebook.

Pasi na dogji pushteti, kjo e vertetuar tashmë edhe nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, nuk kishim më kompjutera për të shkruar e botuar gazetën. Nuk kishim as karrike, asgjë dhe për 42 ditë gazeta nuk doli në treg.

Kurse gazetat e Irfanit dhe mediat e tjera të tij janë me zyra, bile shtetrore dhe askush nuk u ka çuar policinë në redaksi, siç na i solli fadromat te dera e gazetës kryeministri Fatos Nano në vitin 2004 vetëm se kisha publikuar dokumenta korrupsioni në dogana e tatime apo për bizneset e së shoqes.

Dhe mëqënëse jemi te ky, Fatos Nano, mund t’ju kujtojë se me 8 nentor 2004 donte të më hiqte imunitetin si deputet dhe të më arrestonte për shkakun se kisha “shpifur” në mediat e mija ndaj ti si kryeministër.

Por që të vazhdojë në lidhje me krahasimin e pishinave të Irfanit me djegien e redaksisë më të madhe shqiptare në këto 31 vite, më duhet të kujtoj se asokohe gazetarit Alfred Peza, shikasit e pushtetit të kohës, i shpuan krahun me bajonetë. Dhe me njërin krah të gjakosur ai bëri artikullin në gazetë.

Asokohe shpia ime u hodh në erë nga policia sekrete dhe vetëm Zoti më shpëtoi familjen.

Asokohe u arrestuan kryeredaktori i KOHA JONE, Aleksandër Frangaj dhe zv/kryeredaktori Martin Leka.

Asokohe gazetarit  të “KOHA JONE”, Aleksandër Çipës i futën bajonetën në trup njerëzit e pushtetit.

Asokohe SHIK-u goditi me levë në kokë gazetarin e KOHA JONE, Edi Rama.

Asokohe, në një natë, 33 gazetarët e punonjësit e gazetës u morën nga zyrat e gazetës me furgona policie dhe na rrasën brenda në qeli se po kritikonim pushtetin.

Asokohe policia me kontrolloi shtëpinë si botues, duke më lemerisur dy fëmijët e vegjël në orën dy të natës dhe më pas më dërguan në qelitë e paraburgimit të drejtorisë policisë së Tiranës. Dhe pse? Për një artikull!

Asokohe gazetares së Vlorës, Zenepe Luka i hodhën në erë shtëpinë për shkrimet në “KOHA JONE”.

Asokohe gazetarin e Korçës së “KOHA JONE”, Roland Beqiraj e mbajti në qeli një javë shefi i komisariatit dhe prokuroria nuk njoftohej, vetëm e vetëm se ai kishte botuar artikuj kritikë ndaj pushtetit vendor.

Asokohe policia dhe SHIK-u rrinin te dera e redaksisë, një presion dhe shantazh i hapur.

Asokohe qeveria na bllokonte shpërndarjen e gazetës në rrethe.

Dhe bllokim me polici!

Ajo kohë ka mbaruar, sot çdo gazetar i asaj kohe ka një portal të vetin, mund të shkruaj e të komentojë çfarë të dojë. Bile, siç thotë një koleg i imi sot ka me shumë liri se sa duhet, pasi shajnë dhe shpërdorojnë fjalorin e Gjuhës Shqipe, ndërkohë që media duhet të jetë e pavarur, profesioniste dhe të kritikojë qeverinë kur ajo vepron në kundërshtim me interesat e publikut.

Mediat e Irfanit janë në sulm total ndaj qeverisë dhe bëjnë mirë. Unë përherë jam në anën e medias se sa të pushtetit, edhe kur gabon media!

Natyrisht që qeveritë përherë mbeten në luftë me median. Dhe kështu do të jetë, por media kurrë nuk dorëzohet.

Ndaj mos e krahasoni ngjarjen e së famshes “KOHA JONE” me fadromat në Golem!

43 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Po miku juaj Zhej ju krahasoj dhe beri thirrje per mos bindje civile bashke me Ljubonjen. Me sa shohe Zheji paska shpetuar ne ate kohe, apo bythe lepirsat gjimon ja dalin thuaj.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir Kryehajdut Metaj

      Sigurisht qe nuk mund te krahasohet djegja e Kohes nga Barbari Berisha me prishjen e pishinave......Ajo ka ndodhur 25 vite me pare ne kushte komplet te tjera......Ndersa sot jemi vend i NATOs, kandidat i BE.....cfar prisni ju qe ti ven rruspen News 24, qe ta krahasoni ne Djegjen e Kohes???? Sulmi ndaj Pronave te Hysebelliut, dhe shkaqet e verteta qe fshihen mbas ketij sulmi, e bejne shum me te rend se Djegjen e gazetes Koha,,,@@@@... me kete verim qeverria banditeske pirdhurilindase ke dhen mesazhin e Qart:::: Po je me mua, shkele ligjin, vidh sa te duash, Zapto edhe Bulevarde si Kastrotrapi ne Vlore, se nuk te gjen gjë......Po qe se me leviz pak dhe del kunder un te Shkaterroj, un te ndersej shtetin, un te ndersej Kazhulet dhe Sorrat dallandyshe...... Nuk them dot qe Irfani eshte me i mire a me i keq se te tjeret......nuk them dot qe zaptimi i tij nuk duhej prishur........poooooor te perdoresh shtetin, administraten publike si Pushke politike, duke qen antar i NATOs dhe kandidat i BE, eshte shum e rende......Eshte Siptom e qarte e nje shteti te Korruptuar, e nje Shteti te Deshtuar......Nuk e kupton Nikolla kete gje??? E kupton si Derri ai, por ndoshta pret te lepij kocken e vet dhe ai....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spak

        Qenke vertet TRAP!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Polici

          Ore ti i kryehajdut ! Kapter Irfani ka zënë përdhunisht tokën e gjithë shqiptarëve dhe pavarësisht mardhënieve te tij me pushtetarët , ato toka duhen çliruar dhe kthyer popullit. Kalova dje buzë detit, para hotelit të Fanes , duke bërë xhiron e mëngjesit dhe si unë kishte dhe shumë të tjerë dhe të gjithë dukeshin të kënaqur , që xhiro e tyre nuk ndërpritej më nga muret dhe pishinat e kapter Fanes. Mirë do ishte që shteti ta ndalonte që në nisje ndërtimin pa leje. Po më mirë vonë se kurrë thotë një fjalë e urtë. Babëzisë dhe pangopësisë të këtyre lloji kapitalistësh , duhet tu tregohet vendi , me ligje e me rregulla dhe në kohën e duhur , jo kur prishen interesat.

          Përgjigjjuni
        2. W
          Wow

          Wow what shkrim

          Përgjigjjuni
        3. A
          Aron

          Me qarte se kaq, s'ka ku te vej. Edhe pse ato pishina duhej te prisheshin, sepse do te kete rregullime te nje infrastrukture publike, mire do ishte te ishte shtyre per nga Tetori, megjithese perseri do te behej lajm. Mos te harrojme, se edhe mediat jane pjese e korrupsionit.

          Përgjigjjuni
          1. X
            XhaJaho

            ….. dhe sot ne shohim se si Plaku Mere i shpellave te Vicidollit sebashku me shpellarin e Cepanit qe vodhi Floririn , na bejne sehir duke na dale cdo dite ne ekranin e Tv

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Eshte koha e luftes kunder Ndertimeve pa Leje, Evazionit Fiskal dhe Mashtrimeve e Falsifikimeve ne Doganen e Shtetit; krahasimi me djegien e gazetes sone te dashur KOHA JONE, me 3 mars 1997, nuk shkon, se ishte koha e Perbindeshit te Vicidolit, Komunistit Diktator Doktor Sali Mortjes.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Raimond vlonjati

                Xha Jaho ti je nje rrot kari Boo ca hajvanesh shkruajne ketu mor aman

                Përgjigjjuni
              2. M
                Muhameti

                Po ca lidhje ka shtypi me nje ndertim pa leje. Pse e trajtoni si goditje ndaj shtypit. Ty Nikolle te dogjen gazeten ndersa ketij oligarku po i prishin pishinat pa leje ne toke te qytetareve !?? Madje thone m q.se e ka pare Edi Rama nuk duhet prishur!! Cfare arsyetimi pa llogjik. Cfare lidhje ka vizita e Edi Rames ne resort me ligjeshmerine e ndertimit te pishinave.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  Ke bërë komentin më të saktë! Nikolla rëndit heroizmat e tij, në formën “a doni më për Belulin”. Hysenbelliu nuk ka paguar taksat, ka ndërtuar pa leje dhe përdor median e tij për të manipuluar publikun. Pra tre krime njëherësh, që po të ndodhte në vëndet perëndimore, o t’a linin vetëm me brekë, se para vitit 1990, as brekë nuk kishte.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Binjakezimi Shkumbin-Milan

                  Bravo Nikolle. Ndersa Pezes pervecse i cane krahun me bajonete e gjakosen ne fytyre dhe e hodhen si qen ne nje kanal ne te dale te Lushnjes.Dhe ky Alfredua pas pak kohesh e therriste Berishen ne emisionin e tij.Pasi PS nuk e futi per here te dyte ne listen per deputet Peza e drodhi perseri. Edhe sa here do perdridhet ky karagjoz ???

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                    Mero dhe Nikolla kane trajektore te njejta por me kahe te ndryshme. - . Mero nga sherbetor Nr-1 i Berishes del opozitari me i thekshem i tij, kurse Nikolla nga opozitari kryesor i Berishes vajti pastaj nen urdherat e Berishes si ...Demokristian i Pare! Pra asgje e re nga keta rraqe te vjetra mediatike qe nderrojne preher sa here i ha by...d.m.th.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malesori

                      Shume e sakte, e kuptojne edhe vet qe u ka ardhur fundi, se duke u lepir sa ne nje krahe ne tjetrin kane mbijetuar, po iken mostrat e trazicionit e dine shume mire edhe keta pseodo gazetaruc qe nuk han dote me. Prandaj jane hedhur ne sulm edhe po e bomardojne publiku me lloj lloj pislliqe, mendojne se edhe kete here do shpetojne pa u lagur tutoret e tyre .

                      Përgjigjjuni
                    2. a
                      ali senjefi

                      Ti z. Lesi qe nuk merr ndojne lek, flet qarte. Ato qe permend ti ne artikull ose marrin leke nga njera pale ose pala tjeter nuk do t'iu japi leke. Arsye tjeter nuk me duket te kete. Logjika eshte e thjeshte dhe faktet jane te qarta sic i ke renditur.

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xha Kasëmi nga Çepani

                        Me gjithe keto poshtersi te bera ndaj gazetes "Koha Jone" ,ndaj gazetarev e tuaj, ndaj familjes tuaj,ku thoni se zoti e shpetoi , si kini guxim e fytyre te flisni ,kur ju kini qene me pas pas Berishes , kini folur ne kuvende gjoja se ekritikoni dhe ne fund thonit : " Kete here po votoj pro Jush,por heren tjeter JO. E ky avas perseritje gjithmone. JU kini shkelur mbi mundin ,torturat dhe gjakosjen e shokeve tuaj. Me mire mos e permenbdni ,se neser qofte lARG,po erdhi pewrseri Berishea ne pushtet ,ju do ti lepihenmi sa para dhe mbrapa. Jo se them une ,por kini dhene prova.

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          raul

                          Po dhe token e babes ta kishte ky hunderri Irfan hysenbelliu nuk shkohet deri tek bregu i detit duke nderprere shetitoren qe do ndertoje bashkia . Te pakten 30 m nga bregu i detit duhesh lene e virgjer se ai eshte kufi shteteror ku ndahet toka nga deti dhe kete duhet ta dije mire dhe hunderri Irfan hysenbelliu qe ska as leje dhe ka 6 vjet qe s'paguan taksa. Apo jo o kokelopa Zheji , shko laje koken se e ke me morra o Zheji.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            specialisti

                            Nikoll. Je korrekt me ato qe shkruan, por dicka nuk shkruajte. IRFANI KA DETYRIME PREJ MILIONA LEKE SI EVAZION FISKAL E NUK PAGUAN. IRFANI KA 6 VJET QE NUK PAGUAN TATIMET E GAZETES PANORAMA. Besoj qe je dakort qe duhet te paguaje e nuk shlyhen me drekat e Irfanit. POPULLI DO TAKSAT E IRFANIT. Punen e fadromave ta dergoje ne gjygj.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              korrekt

                              Nje koment korrekt- nuk paguan taksat ose sekuestrohet nga shteti, ose prona nxirret ne ankand , por jo ta shkaterrosh, aq me teper me turistat qe kane paguar per pushime dhe nuk duan t'ja dijne persen nuk funksionon shteti.

                              Përgjigjjuni
                            2. M
                              Merja Like dhe njehere

                              Mire do ishte te na thoje nje gje qe ti Nikoll e di mire , kush eshte pronari i Irfanit,pronar i shume mediave.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luli

                                Keta kokrra vakabondash,bythlepirsish,hajduter,vrases etj.etj,jane per t'ju qire hallin,se e ka fajin Edi Rama,qe beson disa shkerdhata qe i ka,apo i kishte rreth,qe shkerdhehen me Irfanet,dhe ne emer te qeverise,zbusin kontrollin,dhe rrisin rrushfetin.po gjithsesi,ligji duhet te veproje,me mire vone ,se kurr,po pa pas informacion konkret,per projektin,qe normalisht ka shume kerkesa,ku pasqurohen,dhe kerkesat e shume aktiviteteve dhe specialiteteve,projekti duhet te realizoje,kerkesat e elektrikut,ujsjellsit,zjarrfikses,dhe specialitete te tjera,simbas konstruksionit,dhe ose aktivitetit qe do ushtrohet,dhe per nje gje jam i sigurte,qe ditancat e objektit,nga bregu i detit,jane sakte te percaktuara,te shkruara e zeza mbi te bardhe,dhe nuk ka Edi Rama qe mund te percaktoje rregulla simbas njohjes,prandaj ju qe lexoni projekte,duhet ta dini mire se projekti ka disa faqe,dhe nuk eshte nje flete,plan vendosja mund te jete nje flete,po qe nuk thote gje,per te tjerat,fanja na rrufte Ilir Meten,jo Metajn

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kudreti

                                  Keni te drejte, analize e sakte. Jam me ate qe duhej pritur momente tjeter, por nese jane pa leje me fal zoteri....Haka te i zoti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Biba

                                    Si ka mundesi ky Nikollë Leshi bre, tu plakun e tu shemtue... Akoma e ka mendjen tek djegia e Koha Jonë hahaha Koha Jonë dogji Shqiperinë dhe nuk e çau kush kokën kurse ky akoma qan....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Evisa

                                      Lutem krahasoni, kush është artistikisht më e bukur: Shkruan Lesi, "...më duhet të kujtoj se asokohe gazetarit Alfred Peza, shikasit e pushtetit të kohës, i shpuan krahun me bajonetë. Dhe me njërin krah të gjakosur ai bëri artikullin në gazetë." Shkruan Hashek duke vënë në gojë të Kaderit Marek, shkruesit të historikut të kompanisë, " ushtarit trim J..., i brumosur me dashurinë e pakufishme për perandorin e ndritur, në kulmin e luftimeve të përgjakshme një predhë i shkëput kokën nga trupi, por ai vazhdon e bënë akoma disa hapa, merr shënjë dhe rrëzon një avion armik."

                                      Përgjigjjuni
                                      1. l
                                        lenci

                                        Xha Jaho, ver gjyslyket, te kam rixha. Shiko edhe Ramen qe vjedh me PPP dhe inceneratoret, nuk po te tregoj rruget 20 milione euro/per km, se ato ti nuk i sheh dot.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          London

                                          Hahahhahaha i sheh i sheh, po vec ato ne 3D qe i tregon babloku beson xha jaho, ndersa keto qe thua ti jane thjesht parrulla te hedhur nga armiku i partise, kunder punes se madhe edhe mundit te nenes parti, qe vec per popullin po rropatet sa ne dubai sa ne resote te tjera ku rrin sheiket, ne vila me 17 banjo, me bizhuteri mbi 5 mije euro etj etj.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          TURI EMIGR

                                          PYET KU E KANE PRISHUR ME NJERI TJETRIN ? MENDOJ NE MOS PAGIMIN E DETYRIMEVE. DIHET SE BISNESMENI KER,ON GJITHMON TA KETE MIRE ME C'DO PUSHTET , PIKERISHT PER TE BERE PELIVANLLIQE FINANCIARE

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Eksperti

                                            Ngjarja,nuk ka asnje lidhje me krimin e ndodhura,nga kurva e Vicidolit,krime te cilat ky popull i njeh mire,se i ka hequr ne kurriz,po mobilizimi per ti dal ne mbrojtje Ivan bregut,eshte ulerites,keta legena,nxjerrin nje cope leter me firmen e Edi Rames,qe eshte planimetria e objektit,dhe mundohen ti mbushin mendjen miletit qe ky eshte eshte projekti,po projekti nuk ka vetem nje faqe,o lukuni,projekti ka disa faqe,ku specifikohen konkretisht kerkesat e projektit,simbas aktivitetit,konstruksionit,numrit te kateve,distanca ndermjet objekteve,po aty percaktohet dhe distanca nga bregu i detit,dhe ketu keta legenat nuk ndalen fare,po nje gje e di te sigurte,se distanca nga bregu eshte mbi 150 m,kjo mjafton qe objekti te prishet,aq me teper,qe ajo distance eshte per popull,jo per agallare qe frekuentojn resortin,prandaj kush eshte i interesur per te verteten te meret me te gjithe elementet e projektit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kristi

                                              Drejte e ke Nikoll... Por prandaj behen ,ngrihen media ,..per te mbrojtur korrupsionin,... Si puna e partive.. Hajt gezuar..

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                DENI

                                                Bravo biba e paske gjetur kush e dogji Shqiperine ne 1997 e ne kujtonim se e dogji Saleh Brrisha.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mandi

                                                  Nikolle, haroe edhe gazetarin tend ne Elbasan A.L, qe e goditen shikasitr me hekur ne koke. Ti edhe ekipi yt u derdhet ne spital te elbasanit ne ate kohe dhe çdo dite gazeta koha jepte kronika per shendetin e gazetarit i cili siç thone ishte drejt ikjes nga kjo jete. E shpetoi etmohimi i nje mjeku, S. Cili.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Deda

                                                    Në rregull je z lesi.ke shumë të drejtë por çfar ti bëjmë buth lëpirsave që shiten për një pjatë peshk e një gotë verë

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                      Irfanit duhet t'i venë në ngarkim shpenzimet e punimeve për shëmbjen e objekteve të paligjshëm.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Martin Cubi

                                                        NIKOLL NUK KE ASNJE NDRYSHIM TI NGA YRFAN HYSENBELLIU. HIQESH SI SHENJTOR I MEDIAS POR JE PERBINDSH PERFITUES SOJI I YRFANIT. KE NGRIT PALLAT KULLE PA LEJE QE SOT E SHFRYTEZO DUKE E DHON ME QERA. PERDORE GAZETEN PER PERFITIME NEPERMJET PRESIONIT. EDHE TI SKE PAGU TAKSA E TATIME SU KE PAGU GAZETAREVE SIGURIMET SHOQNORE, FALE SAKRIFICAVE TE GAZETAREVE U BONE DEPUTET, ZVENDESMINISTER DHE GJITHE MALOKT E TU I VUNE NE QOSHE KU DERDHEJ PARJA. ATE BURGUN AI TIPI MARTIN LEKU DHE ALEKSANDER FRANGAJ E KANE HONGER ME HAK. LENI HEROIZMAT DHE NUMRO PISLLIQET QE KE BO DHE ZHVATJET. JE KAZAN NIKOLL, TI YRFANI, FRANGAJ, HAJNI I RTSH MARTIN LEK LANGARAQI, FRED PEZA, TUR ZHEJI, YLLI RAKIPKARI E ROBERT RAKIPLLARI, LUTFI DERVISHI, BLED FEVZIU, ARMAND SHKUKULLAKU, ARJAN E ARTUR ÇANI. JENI SHUME SOJI JUJ I GJOBAXHIJVE QE KENI RRJEP DHE RRIPNI. TE SHPRESOJME TE ME PAS NE JU FATIN E FANES KUR TE BJERE POLITIKA E KAZANIT BERISHA, META, RAMA. LENE KET PRRALL QE E TREGO PER ME U MAJT I NERSHEM NIKOLL.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Daj Ceni

                                                          Bravo ky eshte Nikolla i vertete Kjo eshte analize e se vertetes se hidhur me te famshen Koha Jone.kjo eshte e verteta e barbarizmave te Berishes. Ky eshte Berisha edhe sot po ai i 1997.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Eni

                                                            O Nikoll po ne 2005 kur u bere aleat me Berishen ,deputet e zv minister I kishe harruar kto...ik o Nikoll se je jashte loje si Cupi....ik o Nikoll ik...se na e shpife kze pune....

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              AI

                                                              Po pse pak ke perfituar dhe ti....ke bere nje pallat ne mes te Tiranes ke 11 Janari...kush ta la..? Si Rakipi pallat ke tatimet nga Kolonja...pasta Berisha te beri deputet e ishit akeat apo jo...dhe zv minister.....

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. p
                                                                pretorian.

                                                                Sa mire leh Nikolla. Nikoll lehesi eshte i mire me kedo qe i shkerrdhen nderin dhe moralin e tij personal dhe familjar. I mire me Berishen, i mire me Ilirin, i mire dhe i "keq" me Lulin. Njeri nga keta Hysenbellinjte e ka rrahur paq Nikollen se hante mut shume. Dhe ky eshte dhe i mire dhe i "keq" me keta. Nikoll shkerrdhata qe s'ka pike karakteri, qe eshte lango merret me Fatos Nanon. Dhe me ke, me Fatos Nanon, i cili e beri dhe deputet çorapkuqin!!! U prish me Nanon se desh lek qyl nga taksapaguesit shqiptar dhe Nano nuk ja dha. Ja jepte gjykata po jo Nano. Dhe filloi te kuis dhe leh kunder mireberesit te tij. E bente kete se Nano nuk perdorte falangat e krimit, qe ti mbyllte gojen çorapkuqit. Dhe çorapkuqi thoshte: jam malesor une te vras per nder. Por Hysenbellinjte e rrahen si qen dhe ky u rruajti k.... . Me Nanon e ka inatin se, desh qe edhe Nano ta rrihte si e degjeneroi mullah Berisha. Hahahah, mjerimi moral i lehesit.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  Mario

                                                                  Ah more Nikolli Lehesi si nuk pushove se lehuri…. Gjithe jeta te shkoi duke lehe vec per interesa te tuat…. Kur te prishet interesi …. hidhesh ne sulm…. Her i mbron e her i shan pushtetaret…… Edhe per nje vend pune per gruan je gati me ba pazare…… mediatike Medet si nuk “ mbushe “ njehere

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Trotski

                                                                    Analize e Sakte.Mire qe i kujton po pse i mban avazin Sali Kermes dhe Like Hajdutit.??? Kur thua Irfan nenkupton Like Hajduti Plus perbindshin e Vuçidolit..Po Taksat qe nuk paguan Ky Birbo???

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. G
                                                                      Gjush akullorja

                                                                      Sipas jush deri dje ky ishte Nikolle Lehesi, sot eshte bere burre i mire. Koherente jeni.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. G
                                                                        Gazetari

                                                                        Nje mut je dhe ti dhe Irfani. Jeni teper katnare per te kuptuar misionin fisnik te medias. Ti nuk ndertove ne Bllok nje monster ndertese? Sa te jepte these me pare Meta na e ngrije ne qiell si shenjtor, tani qe ti preu e pret noi lek nga Rama, na behesh parimor. Fshataret pa etike e moral ishin dhe mbeten problemi me i madh i zaptimit te medias! Nga Londra e ke bere kete shkrim se edhe ti andej ngele!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. k
                                                                          kacaku

                                                                          Sa gabim te madh beri Meta qe si dhe dhe ketij kulishit nje dekorate , nga ato stemat e kinezeve qe jepnin me thase ne Durres ....dha ne gjith dynjane dhe mori kush do dhe la Nikollin pa gje ....dhe Nikolli si interesaxhi dhe lamash filloj luften ne tjeter drejtim , thua se nuk qe Nikolli qe do terhiqte Ramen zvare nga Kryeministria ....E Nikoll kameleoni ....s'hoqe dore nga bythlepirja o derbardh , tu be gjuha cop dhe ti atje te zakoni i keq

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje