
Nga Frrok Çupi
Të dy këta ‘personazhe’ kanë jetuar në kohë të ndryshme. Irfani është i tanishmi, plot lëng çudirash e ujëra të ndenjura. Ky solli edhe një herë në skenë habitatin e hershëm të një bostani të rritur në bjeshkë; veçse bostani nuk ka as ndërgjegje e as kode burrërie. Irfani si qenie, i ka edhe njërën, edhe tjetrin; por u shfaq poshtërues në publik:
Irfani guxoi t’i thotë mikut se ‘të kam dhënë edhe bukë kur më erdhe në shtëpi!’. S’ka ndodhur kurrë mes ne shqiptarëve t’i përmendë bukën mikut.
Kjo ka ndodhur veç edhe një herë tjetër!, edhe kjo e vetme kishte ndodhur me bostanin. Thonë se ishte rritur lart, në fshatin Margegaj të Tropojës, atje ku normalisht nuk rritet bostani. I zoti i shtëpisë e kishte përkujdesur vetë dhe e kishte shënuar se ‘do ta therte kur të vinte deputeti’. Tre muaj i kishte ‘zënë pritë’ deputetit të zonës që ta kishte për një drekë. Dhe një ditë deputeti, me dy tre miq, ia bëri nderin, i erdhi në shtëpi. Ka qenë Veli Dedi, deputet, Gjeneral Major, luftëtar i madh kundër Fashizmit, burrë i ndereve të mëdha.
Bujti deputeti mes zgjedhësve të tij të Tropojës, njerëz të kodeve të mikpritjes. Por aq ishte, mbaroi dreka, bostani në fund doli ‘kuq si pisha’ dhe biseda e mirë. I zoti i shtëpisë po e përcillte deputetin teposhtë rruginës së ngushtë mes arave. I futi krahun dhe e mbajti pak mënjanë.
-Shoku deputet, du me çue djalin në shkollë, ma gjaj një bursë.
-A ke ba kërkesë në Komitet? Atje duhet me shkue!- i tha Veli Dedi.
-Atje nuk më napin bursë…,- tha malësori.- Se edhe notat nuk i ka të mira djali.
-Epo ndryshe nuk bahet!, i tha deputeti.
-Ça po më thu kështu mor burrë!, u ndal mikpritësi dhe e pa deputetin në dritë të syrit. “ Bash për këtë punë e shtrova drekën, e ti më thua jo!. Edhe bostanin e thera veç për ty. Nuk bahet bostani këtu, po bash për ty e mbolla…”.
Kështu e zgjati zemëratën mikpritësi me deputetin; më shumë mbi bostanin që ishte rritur ‘aty ku nuk rritet’.
-Ku ishte rritë ai bostan, o vëllai im, a më çon te ai vend ku mbiu bostani?!.
“Po!”, tha malësori dhe e drejtoi mikun te rrënjët e ‘bimës së fatit’.
-Qe, këtu!, tha malësori, dhe tregoi me gisht tokën.
Veli Dedi u ul pak në gjunjë, futi gishtat në fyt dhe…:
“Këtu ta lashë bostanin, mor mik!”, tha deputeti e mori rrugën për të dalë nga fshati.
… U bënë pesë ditë që në shtëpinë e Irfan Hysenbelliut, për veshët e gjithë publikut, po buçasin fjalët se ‘të kam dhënë një drekë këtu o Edi Rama!’. “Deputeti” që ndenji në hijen e pishave për drekën e Irfanit, ende nuk ka ardhur të fusë gishtat në fyt mu aty në rrënjët e pishës, e t’i thotë: “Na, ta lashë këtu drekën, mor vëlla!”.
Të gjithë ne që dëgjojmë historinë e drekës, jemi bërë të shkojmë te pisha e t’i themi “Na Irfan, edhe drekat tona, na!, ça kemi ngrënë deri tani, merri”, veç na lë të qetë.
Zgjohemi në mëngjes e biem në mbrëmje me zhurmat e zërave të televizionit dhe gazetës së Irfanit. ‘News 24’ tani për të gjithë ka kuptimin pervers se ‘nuk u lëmë të qetë 24 për 24 orë’ nëse nuk na ktheni drekat e ngrëna. Zhurmë e madhe, kamera dhe pamje nga hotel- fjetësi kolumbian, nga hotel- fjetësi italian, nga hotel ndreqësja turke, nga njëri që kaloi aty pranë e tha ‘Irfani m’i ka dhënë lekët në bankë’…
Më në fund edhe gazetarët e analistët janë vënë në radhë për të mbrojtur ‘bostanin e Irfanit’.
O zot çfarë turpi. Këta po thonë se ‘po shkelet liria e medias’. Vetëm media as liri mediash nuk ka në këto pellgje të Irfanit. Megjithatë analistët sapo morën vesh se në ujëra të turbulla mund të dalë diçka, shpikën ‘lirinë e medias’. U vunë në radhë si para sporteleve të Sudes dhe thanë fjalë për “Lirinë”. Tani nuk duhet me qenë më gazetar; betohem se nuk duhet e nuk duhet!, kurrë!,- përderisa media u nënshtrua para Irfanit dhe vetë gazetarët mashtruan publikun me ‘Lirinë e Medies’.
Edhe median e poshtëroi dhe e korruptoi Irfani; tani çfarë mbetet!? Pas pak ditësh Irfan Hysenbelliu do të ketë emrin në listën e zezë të Britanisë së Madhe dhe do t’i konfiskohen vilat në Britani, por këtu shpallet si hero i ‘Lirisë’. Me ‘Lirinë’ e lidhin edhe interesat financiare që ka me ‘Lirinë e Metës’ ku dikush pret në sallën e Gjyqit për krimin e larjes së parave…
Megjithatë gazetarët kërkojnë shkronja e kronika nëpër pellgjet e Irfanit, i duan për t’i paraqitur si ‘flori e shkuar floririt’ të lirisë së medias.
Njëri prej tyre tha një sentencë perlë, duke mbrojtur Irfanin:
“Të vijë këtu opozita.., – tha- e opozita të bëhet GARDH në mbrojtje të pishinave!’.
U mrekullova nga kjo gjetje e rastësishme e analistit të shquar. Nënkoshienca e analistit kishte kapur se ujërat e Irfanit nuk mbahen më, aq sa mund t’i mbajë ujërat një gardh. Por këto janë ujëra të pista, aq të pista sa i mban edhe gardhi!, deshte me thënë analisti i shquar.
Te lumte Frrok E ke qa
LADI, Frroku ja ka qëndisur bukur Irfanit por ama ka lënë pa thënë shumë gjëra të tjera. A mund të na shpjegojë Rama se si ka mundësi që Irfani nuk ka paguar taksat për 6 vjet dhe ka vite që ndërton pa leje dhe asgjë nuk ka ndodhur? A është kjo se në këto 6 vjet marrëdhëniet me Ramën ishin në rregull? Pse, kështu do ndërtojmë shtet ne? Duke toleruar miqtë dhe kur miku nuk na përfill më I tregojmë forcën??? Kjo është arsyeja që Sala dhe Likja sot kanë miliarda dhe na tregojnë ne budallenjve popull se cështë demokracia... Turp që nga Rama e me radhë. Dikush duhet të shpjegojë se pse Irfani është toleruar kaq gjatë e të mbajë përgjegjësi....
Shqiperia eshte vendi i Cudirave. Meqenese Edi Rama e paska toleruar Irfan Hajdutin e Skraparit te mos paguje taksa e tatime, hajde tani te mos paguaje as edhe nje shqiptar dhe shtetin t'ua leme Berisheve, Meteve e Martinajve.
Fiona, komenti im nuk ka te beje fare me pse po shkaterrohet ndertimi i paligjshem i Irfanit... Mire ja bene! Por duhej bere me perpara, vite te shkuara. Ti a di te lexosh shqip? Cudi edhe me ju qe komentoni pa lexuar...
Koment i sakte!
Bravo zoti Frrok.Hallall e paç. Respekt.
E keto ujra te pista or Frok shkojne deri ne gjirin e Lanezit.Valle do shkejne ndonje here fadromet atje,jo per ndonje gje por te mesojme se kush ka hengur shalqi tek Saliu dhe Like Metaj(se mos ndokush e ngateron me Ilir Meten,se eshte tjeter person).
Kryeministri qe ua ndalon me ligj ministrave te shoqerohen me oligarke, apo bej si them une e mos bej si bej une. Per kete teme nuk flet njeri. Rama nuk ishte mik i zakonshem or ti Frrok, por ishte ne paligjsheri totale qe hante e pinte atje ku e dinte mire qe i zoti i shtepise nuk paguante asnje detyrim. Irfani ishte ky i paligjshmi qe nuk paguante taksa, pikerisht sepse ja vadiste bostanin ky sistem. Pastaj, Irfani e kishte kuptuar drejt, se ku shkonin taksat , ne xhepat e qeveritareve qe nuk dine me se cfare emri tu vene tenderave e ndaj nuk ua jepte. Irfani tashme nuk eshte thjesht nje emer, por nje fenomen tipik qe karakterizon me se miri ambientin shqiptar.
Bravo. Ne shqiperi nuk ka shtyp e gazetari.te vete emeruatit analiste e gazetaret jane kot lehes te pronareve e politikaneve per te vene gjoba e vrare kundershtarin.si mundet nje gazetar te ulet ne keto nivele
Exelent o Faik Konica i ri , o mendjendrituri Frrok Cupi. I ke thene te gjitha dhe vertet ky hunderri Irfan Hysenbelliu pa paguar taksa per 6 vjet dhe shteti e ka lene te lire. Duhet shkarkuar menjehere drejtori i Tatimeve qe e ka toleruar. Por sa per Ikmt beri shume mire qe ti tregoje hunderrit se 30 m nga uji eshte prone shteterore dhe nuk mund askush te shkele kufirin shteteror midis tokes dhe detit . Ajo hapesire 30 m duhet te jete perjetesisht toke shteterore. Bravo Frrok e fute Irfanin 7 pash nen dhe me kete shkrim shume te bukur.
Jo 30 m prej ujit është tokë shtetë- rore por së paku 150 m duhet të jetë shtetërore siç është në shumë shtete bile deri 200-250m.Kjo llakërdi u bë me qeverinë e aminin e Berishës.Ay ia la "kopilin" në derë shqiptarëve për ta xhbërë shqipërinë nga faqja e dheut!
Exelent o Faik Konica i ri , o mendjendrituri Frrok Cupi. I ke thene te gjitha dhe vertet ky hunderri Irfan Hysenbelliu pa paguar taksa per 6 vjet dhe shteti e ka lene te lire. Duhet shkarkuar menjehere drejtori i Tatimeve qe e ka toleruar. Por sa per Ikmt beri shume mire qe ti tregoje hunderrit se 30 m nga uji eshte prone shteterore dhe nuk mund askush te shkele kufirin shteteror midis tokes dhe detit . Ajo hapesire 30 m duhet te jete perjetesisht toke shteterore. Bravo Frrok e fute Irfanin 7 pash nen dhe me kete shkrim shume te bukur.
Frrrrroooku, Frrrrroooku, Frrrrroooku, Frrrrroooku! Urra, urra, urra, urra! FRROKU I DOKTRINES SE DONALD TRUMP-it. Car komplet.
"Xha Gajduri"! Nga emri qe i ke vene vehtes duket qe i perket nje kohe: "Ishte kur na ishte" dhe prandaj gjerat e thena mjeshterisht nuk jane per shqisat e tua, o "Xha Gajdur" qe tremb kalamanjte dhe mbron (ashtu te duket) lugeterit.
Ti xha gajmuti mos ha mut kot se nuk je kategori e frrok cupit.
spashe asnje rresht te shkruante frroku qe ato pishinat ishin ndertime pa leje
Ironi e tipit Sahale Brrisha dhe Ilir Metaaaaaj. Keto rreshta kerkoi tek "Ora News" ose tek "TV - 24", jo tek GJENITE, kur u kerkon "mos me keqkuptoni thjesht nje opinion"
QE QENKE I TRASH AS BEHET FJAL I KA THEN TE GJITHA ME SHKRIMIN QE KA BER INJORANT.
Bravoo,shkrim brilant por disa nuk dine ta lexojne e jo me ta kuptojne
shkon ne restora per te ngrane dhe te thote: ik se ke nga mua ,a thua se e ka hapur restorantin per "bamiresi", nderkohe qe njerzit futen ne burg per 3000 leke drita pa paguar ,keta bejne pishina per te mbrojtur anen e detit nga "erozioni" a thua se ju ha shume meraku per te ..................................ligji duhet zbatuar per te gjithe .qofte edhe pse krimi zbulohet pas 100 vjeteve
Shkrim nga nje gazetar i shkelqyer. Falemnderit FRROK ÇUPI
Xha gajduri te hyfte huri.
Te lumte goja i hyft e mos i dalt me xha gajmutit keshtu e kiah emrin besoj .????
fantastik Frok Cupi ua ke thene aq bukur per zotin e madh flake, ketyre te pa ngopur per nje pilaf,Frok keto qe u ke shkruajtur me kujtojne nje ndeshje futbolli ne botrorin 1982 Itali -Brazil 3-2 sic ishte ndeshja spektakulare, me lojtare te klasit boterore,ashtu ua ke leshuar,dhe me e bukura keta turistat qe japin intervista,polak xhibabue kongo somalia azerbaixhan albaneze-e martuar me italan e te tjera. respekt z Cupi.
Perla e rradhes e te madhit Frrok Çupi
Bravo Frok Cupi analize e sakt se po na shesin bisneset e Irfanit si bira Tirana,Resorti me 50 yje kontrabanden e tij,fshehjen e takave etj si sulm ndaj medjave. Persa i perket drekes ajo jo vetem nuk duhe te permendet por sipas kanunit te Lekes bukedhensi mban pergjegjsi deri sa te ket n'bark buken e tij hyn edhe ne mbrojtje te mikut. Ky eshte turpi imedjave te Hys......B...
Je i papare Frrok Cupi! Te uroj shendet dhe gjithe te mirat!
Komente nga letyra militantesh. Frok Cupi, ky plehu dhe funderina merr ne mbrojtje padronin e vet, qe e ushqen. Ne keto raste dalin ne siperfaqe funderinat e shoqerise.
Vertet shkrim i turpshem. Ne vend qe ta veje theksin tek morali i munguar i nje kryeministri qe shkon ha e pi neper bizneset e oligarkeve , duke i perkedhelur ata te mos paguajne detyrime. Dhe kur i ngel hatri, i dhjet sofren.... Turp te kini te gjithe , te pakten qepni gojen e mos na beni si analiste te zgjuar .
Xhagajdur! Te hyfshin në bythë uçkat e Pogradecit qe kanë një shekull në liqer dhe nuk kalben...
Po ti o frrrrok "bostanin" kujt po mbron? Apo pas ketij shkrimi pret te te japin ndonje "bostan"?
Ha Frrok ha ,ha palaco se je dhe gazetar dhe nuk thua nje fjale per presionin ndaj fjales se lire.
Kur ju shqiptarë i bëni Frok Çupit , pelqime dhe vlersime ,një injoranti verior, qe nuk kishte bukë te hante, derisa zbriti në Tiranë, per te mbijetuar, duke u paguar nga emisjone TV, MAJTAS, per te vjelle vrer per doktor BERISHEN, tju vijë turp, se jeni pet ne ANADOLL TE TURQISË. JAZËK JU QOFTE BUKA QE HANI.
Edi rama nuk mundet me vjell sa te nje medie sa te nje tjeter sa te top channel i blushit sa te irfanit dhe ti mos ja vesh tropojes bistanin se nuk asht permend kurr per boststan po ti si kungull i shartum ke leshu loze shume ne tirane dhe ti duhet me vjell kohen qe ke qene me pd dhe ja ke thith berishes keshtu qe mos humb kohe se te rritet kamata e ligesise
Fjala media gjë e madhe,ndryshe në demokraci quhet pushteti i katërt,në Shqipëri sot në vitin 2022 fjala media baras pishina e hysenbelliut tek prestigj resort,turp,turp,turp, Kapedan Hysenbelliu a si e ke thuaju shqiptarve ,prestigjin,nus 24,.... Panoramën,.... e ca nga Anglia e ca e ca ,ku e ku i ke ti apo fatkeqsia kombtare Like -sali që kanë marrë peng e veshur në zi atë që quhet Shqipëri. Sa për ato drekat e darkat,ai që e quhen veten shqiptar ato nuk ja kujton as hasmit,por kur e përcjell i thotë në vesh të bëftë mirë më mos hajd se je i pa besë,por në mexhilis bukën e shtëpisë të tij nuk e mbroçkullis...nejse kjo punë njus -24 xhaxhi bashkim besnik,shok,mik,i spiunit Like ,Belliu e paguhen , megjithse pensionist detyrat i kryen ,turp,turp,turp,,,, Gazetarë,analistë,portalistë,për të mirën e demokracisë , Shqipërisë mos u merrni me pishinat e belliut se nuk janë demokracia e liria pishinat e belliut por bëhuni qoftë edhe një herë të vetme profesionist ,se ju që keni tash 30 vjet që mbushni ekranet vetëm profesionistë s'keni qënë dhe s'jeni , por veç bythëlëpirës pronarësh të mbështetur me paret e shqiptarve nga fatkeqsia Like-sali.
BRAVO FROK! KU TE KUPTOJNE TY INJORANTET E NON GRATES SALI DHE ILIR FLORIRI SIPPAS VICIDOLITATO JANE TE MONIKES PA BUKSES QE U BE E PASUR TURP PER BASHKIM HOXHEN KRYEREFAKTORIN E ZERIT TE POPULLIT QE U LEPIHET ZVARANIKEVE TE SHEKULLIT
Or Frrok djaloshi... Qe te arrish te mbrosh nje qeveri perballe ketij akti kaq terrorist, duhet te jesh me te vertet bostan Tropoje....mq te paska ngelur dhe mendja. Fotot e KM duke ngrene ishin per te treguar se KM i ka pare e sodisur nga hera ato vende qe i prishi, mbi te gjjtha jasht cdo afati ligjor. Nese Irfani ska paguar tatime: te kishin vepruar sipas ligjit! Vetem nje bostan flokbardhe si puna jote mund te shkoje ne llogjiken qe ke dale ne shkrimin me siper... Habitem si nuk keni më turp...
E shkruajte ate librin per Trump o Frroq?
Frrok,ndone spiunllek kete vere?
Si beri froku me Rakipllarin qe e paditi pse i tha spiun?Se me duket dha nje vendim gjykata,Rakipllari ka thene te verteten
Frrok "Llulla".
Cudia e nje pjes komentus ne vent te mbrojne veten e tyre mbrojne hajdutin Irfan . Te shash Frokun do te thot tja fuc vetes.
Nuk jane nje pjese komentuesish por nje komentues ne pseudonime te ndryshme po pylle pa derra nuk ka dhe na duhen derra te tille ...
Si irfani dhe taulanti jane i njejti bostan, nuk nxirret nga goja…
Super shkrim si gjithmon. Por shumica nuk kupton. Te kuptosh ironine e te besh ironi don zgjuarsi, don qe ta vrasesh mendjen. Por instagrami, tik toku nuk te zhvillon mendjen, por vec perversitetin. Kshu qe si te te kuptojne cekanin tend qe godet aq fort... vec te shuerdhurit nuk degjojne, instagramistet e tiktokistet as qe kan per te te kuptuar ndonjeher. Dikush te permend bostanin ty... ai qe ka mend e kupton qe ti e ke vjellur me kohe ne vendin qe e kish mbjellur i zoti i bostanit. Respekte Frrok. Here tjeter kur te te shoh ne rruge, do te falenderoj perballe. Je pena e vetme per momentin qe shkruan vertet shkrime te mirfillta. Na shkaterruan shkrimet mediokre, gazetaria e e epokes se re, nje katastrofe mediatike. V.k
Brilant si gjithmon :)
BRAVO FROK! Si gjithmone ekselent. Pronat e Ilir shtanges po marrin fund se irfanet dhe emat e monikes do perballen me ligjin...
Gajdur=gomar në greqisht
Nje shkrim i shkelqyer.Bravo e madhe per Frok Cupin,sepse mund te ishte edhe ai nje nga pothuaj shumica dermuese e analisteve dhe gazetareve,per te mare shperblimin si gjithe te tjetet.Ketu dallohet gazetari profesionist e me integritet.Jo si halabaku Alfred Peza,ish deputet dhe ish sektetar ne kryesine e PS deri para disa muajsh,qe per nje rroge tek Irfani, e hengri turpin me buke.Nuk eshte as njeri pa leke qe mund ti qash hallin,por ka ne banke mbi 1 miliard e dyqind milion leke.E ka thene ikona e gazetarise italiane Po pate nje gazetar te pasur mos i zini bese.Sikur e ka thene apostafat per Fred Pezen.
O FRROK O SIGURIMS MBETE SPIUN I SIGURIMIT O I GJORE HODHE NE GJYQ RAKIPLLARIN SE TE THA QE KE QENE SPIUN.PO GJYKATA I DHA RE DREJTE RAKIPLLARIT. JE SPIUN O FRROK PRANDAJ TU NDALUA KANDIDIMI. LEGEN BURRË
Spijun komunist me vendim gjykate,shoku likes ptuuuuuuuu ptuuuuuuuu kerrme
O Frroki e Hupe gjyqin o Tai.......dole spiun
Bravo Çupi, e ke qarë! Unë propozoj që qiveria të mos i mari asnjë kokërr leku edhe për gjashtë vjet të tjerë Irfanit. Por sidomos, për inat, të mos hanë kurrë kur të shkojnë herë tjetër tek ai, vetëm të pinë. Vlerën e atyre që do hanin Irfani tua konvertoj në euro. Dhe të mos kujtoj Irfani se qeveritarëve tanë nuk ka kush ua shtron me të ngrëna e me të pira. Pirdhu Irfan! Rroftë qeveria!
Frroku e ka qendisur por ... NIkolle Lesi shkruante Irfani eshte zemerbardhe Po cfare zemerbardhi? Pse nuk thua kontrabandist, hajdut evasion fiskal, shkelje ligji dhe ne bashkepuim me qeverine
Frrok si i behet qe me vendim gjykate dje ti personalisht dole SPIUN I SIGURIMIT TE SHTETIT?? Hajt tung e mos dil me tanj te flasesh idiotesira po ik me bisht nder shale e mbyllu ne shtepi o kokerr spiuni sigurims!
Nga reagimi i politikës , medias po del qartë se IRFANI është SUDJA , po KOPETENTI kush është ?!!!