Ish-kreu i të përndjekurve: Pse Berisha nuk e do hapjen e dosjeve të Sigurimit?!

9 Shtator 2022, 11:25Blog Nga Nebil Çika

Ish-kreu i të përndjekurve: Pse Berisha nuk e do hapjen e dosjeve

Deputetët e Berishës nuk e kanë firmosur kërkesën e PD për hapjen e plotë të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit ndërkohë që njerëzit e nxjerrë prej tij në media janë shprehur kundër hapjes duke e konsideruar si në kundërshtim me Kushtetutën dhe konventave ndërkombëtare.

Berisha vet nuk është prononcuar qartë për këtë çështje, përveç përpjekjes së dëshpëruar për të mbrojtur Ilir Metaj e duke akuzuar disa persona të tjerë e duke dekonspiruar kështu, jo pa qëllim, faktin që ai i ka në shtëpi këto dosje që është edhe arsyeja kryesore pse ai nuk do që ato të hapen.

Tani të gjithë po bien dakord se arsyeja kryesore e hapjes së dosjeve të Sigurimit është shantazhimi që u bëhet nëpërmjet këyre njerëzve, veçanërisht zyrtarëve të shtetit, politikanëve , gazetarëve tje.

Por kush e ka mundësinë e këtij shantazhimi?

Pa dyshim ata që kanë informacion mbi dosjet që janë kryesisht drejtues e pjestarë të sigurimit të shtetit, shërbimit informativ shtetëror, por edhe drejtues të lartë të qeverisë e shtetit që i kanë marrë ato në mënyrë të pa ligjshme dhe në mënyrë kriminale përdorin për qëllime pushteti dhe interesa të tjera të paligjshme.

Berisha është njëri prej tyre pasi për shkak të pozitave të larta shtetërore si president dhe kryeministër i ka ato, fakt që e demonstroi vetë në konferencë shtypi në për përpjekje për të mbrojtur Ilir Metaj.

Hapja për publikun e dosjeve të Sigrimit të Shtetit do tiu hiqte një armë të fortë pushteti të gjitha atyre që kanë dijeni për to dhe i përdorin për shantazh e për kontroll të njerëzve pjesë e këtyre dosjeve.

Në se hapen dhe i dinë të gjithë mundësia e shantazhit bie gjithashtu dhe dosjet si armë pushteti nuk funksionojnë më.

Ky është halli i Berishës, ai i ka përdorur dhe i përdor këto dosje për të mbajtur të lidhur rreth vetes shumë ish bashkëpunëtorë të sigurimit duke përdorur shantazhin por edhe egon e tyre për pushtet.

Në se dosjet hapen dhe punëtorët e bashkëpunëtorët e Sigurimit ndalohen me ligj të jenë në politikë, pushtet e administratë shtërore " armata e spiunëve" në mbështetje të tij rrudhet e shpërbëhet pasi, së pari nuk shanazhohet dot më dhe së dyti nuk do të joshen më me premtimet për pushtet e punë shteti, se do tiu ndalohet me ligj. Në këto kushte detyrimi dhe interesi për të qenë pas Breshës, për shkak dosjeve të Sigurimit, bie dhe kuptohen vetë pasojat politike e elektorale të sajë për Berishën.

Në se ligji, siç janë gjasat do të miratohet në Kuvend, pritet të shohim një rrudhje politike e elektorale drastike të mbështetjes së Berishës, jo vetëm prej largimit të atyre që mbahen peng nga dosjet e sigurimit prej tij por edhe nga zbritja me këmbë në tokë të idealistëve e militantëve, sidimos nga radhët e viktimave të kumunizmit, që do të "shokohen" nga dosjet e një pjesë të mirë të atyre me të cilët Berisha ka ndarë pushtetin dhe i ka detyruar ata ti mbështesin e votojnë, por edhe nga ata që i ka sot në krye të strukturës politike të tij.

Do të shohin qe pushtetin në PD nuk e kanë pas kurrë ata, por komunistët dhe Sigurimi i Shtetit.

Ai i e di mirë këtë, prandaj reziston e i udhëzon njerëzit e tij të kundërshtojnë këtë nismë ligjore që PD e ka pas detyrim politik moral e ligjor që kur erdhi në pushtet në 1992 por Berisha nuk e ka lejuar për arsyet që thamë më lartë. Mos hapja e dosjeve të Sigurimit dhe mos largimi nga pushteti i njerëzve me to ka bërë dëm të madh pasi vlerësohet si faktori kryesor i vazhdimësisë së pushtetit të komunistëve në Shqipëri, përfshi edhe Sali Berishën.

Duke përdoruar njerëzit me mëkatet e Sigurimit në PD parlament, gjyqësor, administratën shtetërore e media ai ka garantuar për 32 vjet qenien në krye të djathtës zyrtare shqiptare edhe pse vjen politikisht nga partia komuniste si ish- drejtues i saj.

Janë këta njerëz që i kanë garantuar atij jo vetëm qenien në krye të PD por edhe miratimin e ligjeve e rregullave të shtetit për të garantuar pushtetin e tij . Berisha ka përdorur informacionin e dosjeve dhe është kujdesur që në postet kyçe të partisë e pushtetit të vendos njerëzit që ka gjetur në to duke sabotuar çdo përpjekje e mundësi të të djathtës antikomuniste për përfaqësim politik e pushtet në mënyrë të lirë e të ndershme.

Mbajtja peng e PD dhe të djathtës nga komunistët nëpërmjet dosjeve të Sigurimit ka qenë një strategji e planifikuar që në në fillim të pluralizmit politk në Shqipëri dhe Berisha është autori dhe përgjegjësi kryesor i zbatimit të kësaj strategjie komuniste që fatkeqësisht ka funksionuar e funksionon.

Kjo përpjekje për ti dhënë fund kontrollit të pushtetit me dosjet e Sigirimit nuk i zhbën dot demet e shkaktuara ne 32 vjet e që janë të mëdha por të paktën ndërpret këtë mënyrë kriminale të mbajtjes dhe ushtrimit të pushtetit.

Kjo ka edhe një zhvillim tjetër pozitiv për vetë viktimat e këtij fenomeni që janë ish bashkëpunëtorët e Sigurimit, veçanërisht ata që janë bërë me dhunë.

Është mundësia e vetme për ti çliruar ata nga përdorimi në shërbim të pushtetit të komunistëve edhe 32 vjet pas rënies , de jure, të diktaturës së tyre. Përdorimi i tyre sot është po aq kriminal sa rekrutimi me dhunë e përdorimi dhe në dikaturë.

Në fund të fundit, pavarsisht mëkateve, kanë edhe ata të drejtën të jenë të lirë dhe mundësia e vetme për këtë është tiu heqësh pengmarrësve komunistë të tyre mundësinë dhe mjetin për ti mbajtur peng, sekretet e dosjeve të Sigurimit të Shtetit!

14 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    E keni gabim. Hapja e dosjeve ka nje kosto te madhe politike, dhe kete kosto e merr partia inisiatore, ne kete rast, Partia Socialiste. Me hapjen e dosjeve, preken shume familje, pavaresisht se shumica mund te mos jene gjalle, por jane femijet e tyre, qe do te mesojne per prinderit si ishbashkepunetore te sigurimit, dhe qe mund te jene votues te PS. Gjithashtu, me ligjin e dekomunistizimit, qe penalizon ishsekretaret e PPSH, kosto politike eshte me e madhe. Ky ligj, antikushtetues, po miratohet per te larguar nga politika ishkryeministrin Berisha. Sa eshte numri i ishsekretareve dhe komisareve te PPSH? Perpara se ti sherbejne partise, keta kane sherbyer, kane kontribut ne shoqeri, nuk mund te shihet vetem ana negative. Partia kontrollonte pushtetin, dhe organizata partise ne spital, luftonte burokracine ne administrate, interesohej per cdo problem, me qellim qe punet te kryheshin sa me mire. Ishte nje kohe, kur mjekut, nuk mund te gjeje mundesine ti jepje bakshish nje shishe raki, apo vaj ulliri, sot kane vendosur listen e cmimeve per cdo operacion, duke ushtruar privatisht profesionin ne instiucionet shteterore.

    1. D
      Dardan

      Asgje nuk do te ndodhe, pervecse politika dhe shoqeria shqiptare do te bjere rehat nga bubullimat e dy kryehajduteve e kryekrimineleve Sali Berisha e Ilir Metaj

      1. p
        petro

        Çudia me e madhe 3 dite zgjat

      2. B
        Bureto

        "E keni gabim" fillon komentin @ Bujari! Dhe e shkruan ate në shumes, pra e kemi gabim dhe ne te gjithe, qe mendojme ndryshe nga ai/ata, qe e shikojne kete problem, ndryshe nga ne. Nuk dua ta zgjas , sepse çdo gje si fenomen dhe si praktike 32 vjeçare post diktatoriale,kete e ka shtjelluar mjaft mire artikullshkruesi N.Çika, të cilit nuk mund i heqesh asnje presje. vetem t'i thuash "BRAVO!". Mesa kuptohet, i vetmi persa i perket shkrimit, por edhe problemit aktual atij te despiunizimit dhe dekomunistizimit, qe priten te miratohen në Kuvend se shpejti, na dilka @B.Kanap(k)ari, per te cilin shpresoj te mos kete qene ndonje "kanakar" i diktatures hoxhiste! Edhe pse po despiunizimidhe dekomunistizimi, po kryeht vone, bile shume vone, perseri (arsyet jane shteruese në shkrim), gjithsesi ketu gjen vend shprehja e njohur:: "Më mire vone se kurre!". Dhe thene kete, kjo pavaresisht medemek 'kostove", që e shqetesojne Bujarin, në mos ka edhe vete ndonje shqetesim presonal, që siç quhet nuk ka dhe ai ndonjë "mizë në kësule". Po edhe sikur të jetë ashtu, ani, Nebili ia ka gjetur ilaçin edhe atij/atyre, per t'u shëruar nga makthi i së kaluares komunisto-sigurimse.

      3. T
        Tata luigji

        Penicilina nuk i hap dosjet se po u hapen puseta vjen ere e gjith tropoja marrin hak ne kete pleher q kane spijunuar se bashku me azem hajkarin Ky do var dhe azemit ti hiqen bustet ku jane dhe te shpallet spijun

        1. V
          VLONJATI

          ARTIKULLI 100% I DREJTE POR A KANE KELLQE QE TI HAPIN?APO JANE TE GJITHE TE MOLEPSUR.NE SE RAMA NUK DO TI HAP DOTE THOTE QE I KA QENE SPIUN KUR LUANTE BASKETBOLL TE DINAMUA ,O PESHK ,O MISH NDRYSHE HIDH PESHQIRIN DHE LER TE TJERET TE KOMANDOJNE.PAS 31 VJETEVE TE RENIES SE KOMUNIZMIT TE KOMANDOJNE DHE TE VAZHDOJNE KOMUNISTET KJO ESHTE KATASTROFIKE

          1. U
            UAHAHAHA KOMBI IDIOTEVE LLAPAQEN

            TOPI I RAMOS SPIUNONTE KOSHAT

          2. z
            zalli

            prisni e shikoni do na vije turp per kush ka qene ne krye te shtetit,saliu=like

            1. M
              Muti Plakur leshon ala Avull ne atmosfere

              Mipro ne Shqiperi kjo s'quhet Ndotje Atrmosfere sepse shqiptaret nuk jetojne dot pa aromen e Mutit e jomekot Mediet jane Halete e informimit

              1. I
                Imigranti

                Dosjet duhet te ishin hapur qe ne vitin 1992. Prandaj eshte domosdoshmeri te hapen sa me pare; me mire vone se kure.

                1. B
                  Bardha

                  Bujari i lodhur spiunat dhe njerzit e qelbur jane prane shpellakut prandaje mos shqeteso

                  1. M
                    Malo Kerpi

                    Cfarew duhet bere me Berishen: SPAK, ne radhe te pare duhet t'i drejtohet me nje kerkese qe te dorezoj dosjet dhe te gjitha materialet e tjera shteterore (Listat e bashkepunetoreve te zbulimit, te kunderzbulimit dhe te ndjekjes se krimeve), te cilat Sali Berisha i ka ne shtepi, ne trajten e kartelave dhe ne CD (Kompakt disqe). Gjithjashtu, t'i kerkohet Sali Berishes qe te ktheje ne arkivat e shtetit (te sistemit te Ministrise se Brendeshme dhe Ministrise se Mbrojtjes), te gjitha dosjet e perpunimit (2A - dosje te perpunimit aktiv), pjese te te cilave (ato qe lidhen me krushkun dhe krushken e tij - Rexhep dhe Milica Rama qe ndiqeshin ne ate kohe si agjent te mundshem te UDB-se). Por jo vetem kaq: Ai mban ne shtepi dokumente sekret dhe top sekret, dokumente te cilat duhet te jene te arkivuara prane arkivave perkatese, dhe jo ne shtepine "qe i fali partia e punes - 45 metra katror". Ate qe Donald Trump e beri ne vitin 2021, Saliu e ka bere qe ne 1991-1992 e deri vone, 1997-1998!

                      1. B
                        Bujar Kanapari

                        Une nuk mbroj njeri, une po bej te qarte se keto ligje po u miratuan ne parlament, me shume mundesi rrezohen ne Gjykaten Kushtetuese. sI do te perjashtosh nga e drejta per te kandiduar ishsekretaret e PPSH, kur Partia Komuniste eshte e ligjshme ne Shqiperi. Aktiviteti qe kane kryer ishsekretaret e PPSH dhe ishbashkepunetoret e sigurimit, ka qene i ligjshem per kohen. Ne vetedijen e tyre, ata kane menduar se po i sherbejne kombit. Te drejten per te ndryshuar bindjet e ka kushdo. Para 30 vjeteve, ndonjeri prej nesh, mund te kete qene i djathte radikal, te vriste po te votoje te majten, sot mund te jete anetar i Partise Socialiste dhe mund te jap leksione jo vetem per te majten progresiste, por mund te na flase me superlativa edhe per Stalinin, dhe e kunderta. Ti kerkosh llogari dhe te perjashtosh dike se ke qene para 40 vjeteve ishsekretare i PPSH, eshte rikthim ne luften e klasave.

                        Lini një Përgjigje