Rruga e tre rusëve të çon te dy presidentë

8 Shtator 2022, 12:17Blog Nga Frrok Çupi

Rruga e tre rusëve të çon te dy presidentë

Menjëherë pas lajmit, gazetarët po kërkonin ambasadën e Iranit në Tiranë, por jo të gjithë e dinin ku. Surpriza e dytë, se shumica syresh kishin ardhur këtu më parë për lokalet luksoze në ‘rrugën e Salës’, por asnjëri nuk kishte vënë re ambasadën.

Selia e ambasadës së Iranit ndodhet në fillim të rrugës, një godinë e ndërtimit as modern dhe as ‘diletant’, e bërë në atë mënyrë që sikur të kalosh dhjetë herë në dite, prapë të mos e vësh re. Veç 30 metra më tej ndodhet shtëpia e Sali Berishës që edhe rrugicës  ka dhënë emrin ‘e Salës”.

Shpesh njerëzit i kanë dhënë kuptim kësaj afërsie mes ambasadës së Iranit dhe banesës së Berishës. Sa peshë mund të ketë kjo lidhje, askush nuk mund të thotë.

Sidoqoftë jemi në ditën kur, për arsye të sigurisë kombëtare, na duhet të bëjmë disa pyetje. Pas pyetjes mbi afërsinë e dy ‘banesave’, njëra ambasadë e tjetra familje e zyrtarit më të lartë tanimë jo aktiv, mund të sjellësh ndërmend afërsinë e Berishës me qeverinë dhe bizneset e Iranit. Ai vetë ka pohuar se ka qenë i ngatërruar në një aferë apo marrëveshje personale dhe korruptive mes Tubacionit të gazit Gazprom i Rusisë dhe TAP i Azerbajxhanit e Iranit që kalon nëpër Iran. Rusët i ofruan shumë para- sipas dëshmisë së Berishës, por ky si patriot zgjodhi gazsjellësin TAP. Vërtet ky gazsjellës kalon këtu, por nuk i jep vendit tonë asnjë litër gaz. Kjo për shkak se Berisha si kryeministër nënshkroi një kontratë të disfavorshme për vendin tonë dhe në favor të palës tjetër ku bën pjesë edhe Irani. Flitet për një investim mbi 2 miliardë e ca dollarë, ku 20 për qind i takonin firmë= hedhësit shqiptar…

Ajo që është e zbuluar në dritën e diellit është se marrëdhëniet e Berishës me qeverinë e Iranit nuk kanë pasur asnjëherë krisje. Këto ndodhën, dhe ndodhën të forta vetëm në vitin 2018, në qeverinë Rama.

Dhe çfarë është e qartë në dritë të diellit, është se sot kur Shqipëri përzuri ambasadën e Iranit, i vetmi Berisha nuk reagoi fare. Domethënë heshtje e plotë, si një shenjë besnikërie apo si zënie e kokës me derë!. Edhe vetë Meta, i cili ka bërë be kundër Amerikës, reagoi.

A ka kjo lidhje me afërsinë e ‘banesave’, siç e nisëm bisedën?

Puna është se duhen bërë shumë pyetje në këtë moment të peshës që po merr siguria kombëtare dhe rajonale, e përkujdesur nga vetë Shtetet e Bashkuara. Presidenti Biden, prej kohësh ka deklaruar se ‘i korruptuari i madh’ në Shqipëri përbën rrezik edhe për sigurinë e shtetit amerikan.

Atëherë nuk kemi pse të mos bëjmë shumë pyetje të tjera.

Dilema të rëndësishme vijnë edhe mbi ‘vizitën’ e tre spiunëve të Rusisë që tanimë ndodhen të mbajtur në qeli.

A ishin nisur ata për të kontaktuar ish-presidentin Berisha dhe ish-presidentin Meta? Ose, a po tentonin të kishin marrëdhënie me këta dy ish presidentë? Cilët janë zyrtarët e lartë të shtetit, tani jo aktivë, që do të takonin ata?

Një përgjigje, fare e thjeshtë, është se disa spiunë, sidomos të atij kalibri si  këta të Rusisë, nuk mund të humbin ditët e të hallakaten nëpër rrëza në këtë vend të Ballkanit, nëse nuk kanë një mbështetje në vend.

Bazuar në informacionet që kanë dalë prej vetë spiunëve rusë, del se ata kishin për qëllim mbledhjen e informacionit të klasifikuar…, dhe mbledhje prej zyrtarëve shumë të lartë që sot nuk janë aktivë në ato poste.

E dyta, nga sendet e gjetura në makinën dhe në xhepat e spiunëve, del se disa nga mjetet janë të dedikuara për pagesa në drejtim të zyrtarëve të lartë që japin informacion të rëndësishëm. Sidomos lingotat e floririt që nuk janë të zakonshme për spiunët, përveç rasteve të veçanta me ‘zyrtarë të lartë, jo aktivë’.

Por a ka të dhëna për mbartje të një informacioni të tillë?

Po, ka. Para pak ditësh, në zyrat presidenciale të Metës, u zbulua se dikush nga zyrtarët presidencialë i jepte informacion të kualifikuar një spiuni rus. Këtë e bënte me koshiencë, dhe në bazë të shpërblimit.

Edhe në ‘presidencën’ e Berishës ka ndodhur e njëjta gjë. Berisha si kryetar qeverie kishte lejuar, madje urdhëruar, që një funksionar i shërbimeve sekrete serbe, Damir Fazlic, të merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes. Aq më tepër që Fazliç ishte mik shumë konfident në familjen Berisha. Britania e Madhe e shpalli Berishën ‘non grata’, edhe për arsyen e Fazlliç.

Atëherë edhe pyetja: A janë duke u endur spiunët nëpër gjurmët që kanë shkelur shefat e tyre ose ata vetë? Kjo është çështja. Në këtë moment të kërcënimit të Sigurisë Kombëtare çdo gjë merr kuptim të mprehtë.

Po Parlamenti shqiptar pse po këmbëngul që të dy këta ish presidentë të zhvishen nga pozitat politike, dmth të demontohen si armë të vjetra?

Fjala e ambasadores Yuri Kim me rastin e dëbimit të ambasadës iraniane, kishte kuptim dhe përgjigje të mëdha. Ajo tha se ‘ sa herë miku ynë aleat populli shqiptar ndodhet në sulm’, ne jemi në krah të tij.

24 Komente

  1. p
    patriot

    Ky bythshkerdhyeri Serb Sali Kerrma na futi ne konferencen islamike me urdher te beogradit qe ne shqiptaret te shiheshim gjithnje si dele e zeze nga kurvat e europes.O Ram , o shik bztha o spak cari,o gjygjtare byshtra kur do e hidhni ne gropen e halese kete mut muti

    1. R
      Raimond vlonjati

      Doli Spiuni i deklaruar Frok Cupi, qe eshte edhe spiun i nje vendi armik te Shqiperise --Si ka surrat e flet Frrok noci ky spiun i diskretituar edhe nga gjyqi me Rakipllarin ?

      1. s
        spak

        Raimond, po te merren mend ty dhe do biesh ne halé. E kemi fjalen per saliun dhe ilirin njeri me spiun se tjetri, e merr vesh apo je poshte brekeve te tyre ti?

        1. t
          taras bulba

          o Raimond vlonjati , e mori provimin motra ore ???

      2. Y
        Yxyxyx

        Të ketë arritur puna deri kaq ?????? Atëhere ???????????????

        1. D
          Dardan

          ...plumbi eshte pak per Perbindeshin e Vicidolit dhe tighrin e Cepanit!

        2. Y
          Yxyxyx

          Të ketë arritur puna deri kaq ?????? Atëhere ???????????????

          1. h
            hysa

            Sido qe te jete sala, ketij shkrimi i thone "pordhe me rigon"

            1. M
              Matuf

              Po prape doli ky SPIUNI I SIGURIMIT “ Po ky qeka i pafytyre fare ! Me vendim gjykate i shpallur SPIUN . Dhe ka goje flet broçkulla spiunazhi !! O mortja qe ste merr !

              1. R
                Rroku prej Mirdite tço tfala Frrok

                O FRROK NRRO MARSH. MERRJU DHE ME GAZETARET E ANALISTET, SI TEJ, SPAJUN TE KINEZVE. LEXO KET DHE KOJA NONEN SHQIPE. Nje raporti i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) që analizon përpjekjet dhe operacionet e ndikimit kinez në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore shenon se Shqiperia eshte pjesë e projektit gjigand të Partisë Komuniste të Kinës për të zgjeruar ndikimin e Pekinit dhe për ta bërë atë një aktor qendror në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën Për këtë qëllim thotë raporti, Pekini po ndjek një strategji afatgjatë në Shqipëri që kalon në katër faza të mbivendosura.... Faza e katërt dhe e fundit, fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe media, për të prezantuar kënde dhe përmbajtje të reja dhe për të ndikuar në perceptimet e shoqërisë shqiptare. .Per kete ka krijuar gradualisht një kornizë për ndërveprimin dhe bashkëpunimin mediatik për të përhapur narrativat e Pekinit përmes mediave tradicionale dhe sociale.  Në vitin 2019, kompanitë shtetërore të radios dhe televizionit kinez dhe shqiptar arritën një marrëveshje qe lejonte televizionin publik shqiptar të transmetonte disa programe kineze pa pagesë.  Më shumë bashkëpunim informal ndodh nëpërmjet udhëtimeve, trajnimeve, programeve të shkëmbimit dhe donacioneve për profesionistët e medias shqiptare të financuara nga Kina. Me shume se 30 gazetar e analiste shqiptar veprojne te rekrutuar kundrejt pagesave ne sherbim te kinezeve. Ata i percjellin shkrimet e artikujt mediatik nepermjet valeve te radios se jashtne te kines ne gjuhen shqipe Ejani duke vepruar ne rruge informale te pa regjistrum ne institucione zyrtare shqiptare. Ne kry te grupit drejtus te kesaj toge mediatike me gazetar shqiptar te paguar nga Kina eshte G P. njehershi dhe pjeze e Kshillit Drejtus te RTSH. Analiste te pagum jane G.M. ish diplomat, E L., A Ç., T. TH., B.N., E.N., M M. etj. Pjesa dermuse e te rekrutumve jane pjese e RTSH. Qendren e kane ne bllok, rruga Pjeter Budi tek Pll. i ndertum nga Pinguli kati 6 apartamenti prone e T.TH. gazetar i RTSH.

                1. I
                  Ilir

                  Doli ky drejtori i drejtorise se . mallkimeve i Edi Rames

                  1. Çekiçi

                    Është e sigurt qe Sali Fazlliqi në komunizem ka qenë spiun pas monizmit edhe si president edhe si kryminister ka qenë spiun i Rusve i Serbve dhe spiun Iranjan Ky njeri duhet izoluar dhe burgosur sepse se bashku më Like floririn jan duke pregaditur per interesa te Rusisë Iranit dhe Serbisë trazira per shkatrrimin e shtetit Shqiptarë Njeri është më origjinë te paster serbe Tjetri më origjinë te paster Greke

                    1. F
                      Frrok sigurimsi

                      OO FOLI PRAP SPIUNI FRROK. O SIGURISMI FRROK CUPI. TI JE I VETMI SIGURIMS PER TE CILIN GJYKATA E TIRANES NE 2022 VERTETOI ME VENDIM QE TI KE QENE SIGURIMS NE KOHEN E XHAXHIT. SPIUNOJE SHOKET E TU TE GAZETES ZERI I POPULLIT. TI E DI SHUME MIRE QE GAZSJELLESI TAP ESHTE INVESTIM GJEOPOLITIK AMERIKAN. ESHTE MIRATUAR NE KOHEN E BERISHES DHE ASNJE METER I AYIJ TUBACIONI NUK KALON NEPER IRAN SIC DO TE BESH TE BESOHET TI. PERKUNDRAZI ESHTE NJE NGA INVESTIMET ME TE RENDESISHME QE KUFIZON NDIKIMIN E GAZIT RUS NE EUROPE. PRANDAJ FRROK, SIGURIMSI I VJETER DHE I PAKORIGJUESHEM FRROK, TI MUBD TE GENJESH DHE MASHTROSH TE MJERET, ATA NJEREZ QE SKANE INFORMACION, QE NUK LEXOJNE, QE MARRIN PER TE TE VERTETE CDO GJE QE LEXOJNE NE MEDIA,POR TE JESH I BINDUR QE INTELEKTUALET DHE KLASA E MESME SHQIPTARE TY TE PERCMON DHE TE PERBUZ. LIGESIA JOTE E KA ZANAFILLEN PIKERISHT TEK PERBUZJA QE KJO PJESE E SHOQERISE KU TI DESHIRON TE BESH PJESE, KA PER TY FRROK SIGURIMSI. O I LIGU FRROK

                      1. b
                        ben, fcb, Detari, vlora.vlora Raimond vlonjati, e

                        Sa i tremb SHKELQIMI i DIELLIT urithet e haleve dhe lakuriqet e erresires.

                        1. r
                          reti11

                          Likja eshte indinjuar sepse morri vesh qe do paguhej cash, dhe jo me flori. Kish te drejtë!

                          1. K
                            Kosova

                            Mos u lodheni kot o shqipetare se Sali Serbin e keni aty e Ilir Rusia asht aty, nuk u ba shqipnia kot vend si Somalia-country, ishte nje urdher nga Rusi-Serbi-Greqi qe shqipnia te shendrrohet ne nje vend si Somalia apo Bangladeshi e pae jo edhe si Afganistani. Shiqoni krimin qe nga 10te ri mbyten qdo dite shiqoni ndertimin pa koncept , kaosin urban qe lan mrapa kta pisa ruso-serb.

                            1. Z
                              Zeqo Pilafi

                              Po si nuk i vjen turp Tema-s që boton marrëzira krejt pa lidhje të këtij individi krejtësisht të shkallmuar nga mëndja? Po le t'a lexojë kush të dojë dhe të ketë kurajon të deklarojë se ky që shkruan këtë mishmash është një njeri normal. Hidhet deg më degë, nga Tapi tek spiunët, nga.... Opo nuk po e zgjas, ky është për në çmendinë.

                              1. R
                                RAIFI

                                Ha "Zeqo Pilaf", mos u mer me keto pune. Nuk jane per ty keto "yrneke". Ti ha pilaf ate beje, mos meso TemA - n se ke te botoje.

                                1. Z
                                  Zeqo Pilafi

                                  Ore Raif, unë ha pilaf sa të duash ti, por kjo nuk zgjidh gjë. 1.5 miliard kinezë e kanë ushqim bazë, e përdorin në vënd të grurit, pra, është buka e tyre, dhe nuk besoj se është tallje e zgjuar po t'u thoshim për çdo mendim "hani pilaf, atë bëni". Po e kupton ti sa shumë e fyen gazetën Tema Frrok Çupi kur deklaron se TAP kalon nëpër Iran? Dhe se për këtë projekt 2 miliard $ sipas Çupit, Berisha paska marrë si ryshfet 20%, kjo pasi, siç thotë ai me kompetencën e një mashtruesi të çertifikuar, "...i takonin firmhedhësit shqiptar"? Çupit i janë ngulitur thellë në kokë porositë e PPSH dhënë për Zërin e Popullit, që gënjeshtrat që do të shkruani të jenë sa më të mëdha,popla, sepse ashtu i ka qejf dhe i beson më shumë populli, turma domethënë. Lëre pastaj, akrobacirat Pindarike, kalimet degë më degë të Çupit gjatë shkrimit, të cilat lemerisin të gjallë dhe të vdekur.

                                  1. R
                                    RAiFI

                                    Po te hash "Zeqo Pilaf", pa dyshim qe Sali Ram Berisha te duket me engjell se kinezet, kurse GAZETARI ÇUPI te duket "djall" se nuk eshte kinez si Saliu jot.

                                    1. Z
                                      Zeqo Pilafi

                                      Raif, ti qënke fantastik, nuk e zgjas më me ty. Fitove! Dorzohem! Dhe Çupit i uroj të shkruaj sa më shumë trapllëqe dhe gënjeshtra monstruoze, të përmasave të paimagjinueshme. Kjo për lumturinë dhe kënaqësinë shpirtërore të individëve si puna jote, të cilëve as që jua ndjen fare se po i tallin me marrëzitë që ju servirin. Dhe për t'a mbyllur, Berisha ndaj ka qëndruar dhe po qëndron në politikë, sepse është babai i gënjeshtrave. E për sa kohë do të ketë në fushën e lojës gënjeshtar që i relativizojnë gënjeshtrat e tij me disa më të mëdha se të tijat, siç bënë sizakonisht Çupi, atij vetëm se i shtohet ymri. Ti as që e ke të qartë se arma e vetme që ka frikë Berisha është e vërteta, vetëm prej saj trëmbet ai, gënjeshtrat e Çupit janë oksigjen për të.

                                2. 3
                                  300/700

                                  Zeqo P.! kohet e fundit ka dal nje parim per te cmendurit: Qe ai qe kerkon qe dikush te shkoj per vizite apo ne cmendin, se pari duhet te shkoj vete, ose te kryej edhe per vehte nje vizite se bashku me ate qe ka rekomanmduar! Si thua?

                                3. I
                                  Idioti

                                  Mo's u lodhni me historit 007 cdo gje e ndertuar ne shqipr mbas luftes 2 bot eshte e ndertuar nga jugosllv russ kinez keshtuqe e vetmja Pune qe mund te bejen spiunet eshte vendosja e nje udhezuesi (mikrocipi ne gjuhen mod) per neutralizzimin e.disa strukturave anti anti atomic

                                  1. L
                                    Labi

                                    Ka dhene nje interviste ne 98 Saliu ne medien iraniane...e ben mut Perendimin.Gjeje Mero nqs se e ke harru

                                    Lini një Përgjigje