Dje në zonën e Farkës është bërë një zbulim i denjë për të hyrë në rekordet Gines

9 Shtator 2022, 10:44Blog TEMA

Dje në zonën e Farkës është bërë një

Nga Çapajev Gjokutaj

Dje në zonën e Farkës është bërë një zbulim i denjë për të hyrë në rekordet Gines: qeveria ka pikasur një pallat 9 katsh të ndërtuar pa leje.

Mbetet mister sesi mund të ngreshë 2 kate nën dhè plus 7 të tjerë në qiell të hapur, pa u parë nga institucionet që ka ngritur qeveria dhe i majm me taksat tona.

Qytetarët e zakonshëm nuk bëjnë dot një rikonstruksion të thjeshtë në apartamentet e tyre, se tak-fak ia beh policia përkatëse dhe kërkon lejen e bashkisë.

Doemos ky që ka ndërtuar 9 kate pa leje nuk është qytetar i rëndomtë, po biznesmen me pare të madhe. 

I kanë dalë për harxhet e ndërtimit dhe i kanë tepruar edhe për t’u zënë sytë personave përgjegjës!

Kemi ecur përpara e po bëjmë çudira: dikur, në kohën që pasqyron bibla, i pasuri e kishte pisk punën, më sa hynte gamilja në vrimën e gjilpërës, aq mund të hynte shpirti i tij në parajsë.

Sot vrimën e gjilpërës mund ta kalojë jo vetëm shpirti, por edhe vetë i pasuri, madje edhe me një pallat 9 katësh mbi shpinë e të dalë në fushat e përjetshme të allishverishit.

Dhe qeveria të kujdeset per shfaqjen e radhës e jo për të ndëshkuar ata që mbyllën sytë e hapën xhepat.

E lumsi na e lumsi ti, Shqipëri plot me çudi!

20 Komente

  1. T
    Taulant

    Nuk ka paguar 20% tek kafsha me emrin edi/edvin Rama prandaj po e prishin.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant byrektorja

      O Taullan , shko se dhjeu Sala , shko nderoi pak pampersin dhe lepija pak sumen .....per keto paguesh , mos u ngatero me pune te tjera ...bythqir

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulanti

        Po ty byrektore te duket normale kjo qe po ben rama! Sa fatkeq qenke. Artikulli i ka rene pikes. Dhe tregon se si po vjedhin cmendurisht

        Përgjigjjuni
    2. V
      Vito i Orneles se Varuzhanit

      Hajduti i bashkise se Tiranes, Erion Instalacioni.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kulaku

        ...ore jeni qe jeni hajdeni dhe merrni dhe pallatin e Salillarit te Liqeni se e ka pa asnje tabele qe kur ka filluar...strehoni aty njerzit ne nevoje. Me kete rast beheni socialiste me te vertete.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ani

          Bravo. Te gjithe kete menduam kur degjuam per kete histori. Cfare me dalin keto ndrikulla sikur kane bere zbullimin e shekullit. Ne vend qe te ulin koken e te turperohen qe nuk kane bere punen, na e tregojne si histori suksesi. Turp1 Turp! turp!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Absurdi në terren

            Tërë tangërllëk me vetulla të bëra me qerpik e tualet, flet tërë kapadaillëk sikur po sfilon si kokëboshe për ndonjë stilist. Moj gra po mblidheni atë mendje dhe aplikoni modestinë dhe thjeshtësinë në paraqitjen tuaj. Nuk jeni përfaqësuese të oborrit mbretëror por të partisë socialiste që është kryesisht partia e klasës punëtore, e fshatarëve dhe e njerëzve më të varfër dhe në nevojë. Kë përfaqësoni ju me këtë paraqitje si gjeli majë plehut. E kuptoni sesi talleni me të varfrit, punëtorët dhe fshatarët? Jeni për karikaturë botërore: gratë në politikë përfaqësuese të socializmit ireal shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              I ke rene pikes

              Përgjigjjuni
          2. F
            Fatmiri

            Dhe cudija vazhdon.Dallendyshja rikthehet ne fole!?

            Përgjigjjuni
            1. m
              mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

              e keqja i ka rrenjet labirint miku im, ne shqiperi nuk eshte drejtimi nga asnje parti te ndryshoje metoden e qeverisjes dhe pikepamjeve, thjesht vijohet me menyren e vjeter por me mjete te reja

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ujku Plak

                Qe te beshe Kallzim per nje Person te Tille ne Shqiperi eshte e Rrezikeshme. Se ky Person i ka dhene Provat qe eshte i Hurit dhe Litarit. Kur ishte PD ne Pushtet i peshonte Leket Morina, erdhi Ripjellja , Vazhdoi Morina Peshimin e Lekeve, jo per gje por me i numeru duhet shume kohe, qe per nje Biznesmen punetor dhe i Sukseseshem si Luli nuk ka Kohe.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  John Qelbashi

                  Rama dje tha se shteti ishte ne kembe po i kishin plasur syte. Po behet me qesharak se Sali Diarreja dhe po krijon pershtypjen e palekundur se EDI Rama eshte nje karavidhe klasike. Turp! Bie era mut!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kanina e ismailit

                    Ky kapedani Lul morina kishte dhe fotografi me Olsi Ramen vellai Kryemutit duke qeshur dhe luajtur bashke..A thua koicidenc qe t'ja hedhe vetem me gjobe?!....Si ka mundesi te ishte ndonje qytetar i thjesht do e ishin lidhur me zinxhire?Rrofte beu yne qe jeten na e lumturon cdo dite njesoje si prone e tije private. .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kanina e ismailit

                      Ky kapedani Lul morina kishte dhe fotografi me Olsi Ramen vellai Kryemutit duke qeshur dhe luajtur bashke..A thua koicidenc qe t'ja hedhe vetem me gjobe?!....Si ka mundesi te ishte ndonje qytetar i thjesht do e ishin lidhur me zinxhire?Rrofte beu yne qe jeten na e lumturon cdo dite njesoje si prone e tije private. .

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cen

                        Qetesohuni or popull ! Rama tha se nje hetim ka nisur per ata qe kane mbyllur nje sy. Ja pra uji turbullohet poshte.

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          mirel

                          Mos u nxitoni, nuk keni pare gje akoma, ligji do te ndeshkoje te gjithe shkelesit e tij.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            FCB

                            Nuk ka faj qeverria , miku i kishte bo punimet 7 kate poshte tokes, kur e mbaroi e ngriti me vinc.Te gjithe u habiten.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Idioti

                              Eh kohe epidemie ka kohe qe qarkullon virusi I ndert.pa leje.tani duan te shesin vaksine (6 muaj efekt)

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kotja

                                Qe I Madhi nuk e do Lalin duket qarte dhe qe do shtrigen per kryetare po ashtu...tani loja po behet interesante...Shtriga do prishe pallatet e shpures se Lalit... dhe me e bukura do prishin pallatet nga 2020...Si e hengre mo Lali kete ko..qe fiku...te lane dy vite mire e mire e tani fap me dore te forte shteti...hahaha çu kenaqem...

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lili

                                  Ky shtet , siç thot shkrimtarja ne ‘ a strange country’, eshte vendi i cudirave ehe papergjegjeshmerise totale ne cdo ark e ne cdo aspekt! 8 ore per Shkoder Tirane sot, edhe duan turiste ! Gropa cdo 10 metra e askkush s’ mban pergjegjesi edhe pse paguajme qindra njereze kot ne administraten e rrugeve, Pyet ne zyrat e elektikut ku duhet paguar rryma edhe a ka mundesi me paguar nga jashte kur nuk banojsh ne Tirane, askkush s’ di me te dhane pergjegje a me te orientuar ku duhet te pyetish, pyet per taxat per banesat ne keshillin e qarkut, askkush s’ di me t’u pergjegje e as nuk e lodhin trurin me kerkuar cila zyte ne bashki eshte pergjegjese: ssa te thone ku di une, edhe pse jane aty te paguara per te prit publikun, sa te thone shko shih tek ujesjellesi ku te thone nuk jemi ne pergjegjese( po paret atyre ua paguajme) etj etj Kumbaro and co munden ta pervojne vete papergjegjesine e administratave te tyre vetem duke u ba nje here qytetar normal, qe e sorrolaten nga nje zyre ne tjetren kot! Edhe per kumbaron , le te pervoje vete rrugen shkoder tirane pa percjellen e eskortes qe te kuptoje se turisti i huaj vjen nje here per te humbur nje dite komplet si sot vetem per 85 km… Shtet ky? Kur jo mjafton te kalojsh kufirin me kosoven per te pa dallimin!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje