Para dy muajsh, deputeti demokrat Dashnor Sula publikoi një tabelë me të dhëna mbi numrin e automjeteve të regjistruara dhe mbi sasitë e karburanteve të importuara në dekadën e fundit. Deklaroi atëherë deputeti Sula: “Si Deputet i Shqipërisë i kërkova informacion Drejtorisë së Transportit Rrugor të më vendoste në dispozicion numrin e automjeteve të regjistruara në Shqipëri nga viti 2011 e deri në vitin 2021. Ndërkohë, meqenëse naftën që nxjerr AlbPetroli e eksporton të gjithën jashtë për ta përpunuar, kërkova nga Drejtoria e Doganave të më vendoste në dispozicion sasinë e karburantit të importuar nga viti 2011 e deri në fund të vitit 2021.”
Nga të dhënat zyrtare që siguroi deputeti Sula, rezulton se mesatarisht një automjet aktiv më 2011 ka konsumuar rreth 1400 litra karburant në vit (570.4 milionë litra të zhdoganuara janë konsumuar nga 410.6 mijë automjete aktive). Ndërsa më 2021 sasia e karburantit të konsumuar mesatarisht nga një automjet aktiv u përgjysmua – zbriti në rreth 700 litra karburant në vit (536.3 milionë litra të zhdoganuara janë konsumuar nga 740.7 mijë automjete aktive).
Në qoftë se të dhënat zyrtare janë të sakta dhe nuk ka patur evazion fiskal në dogana, i bie që ose është dyfishuar efikasiteti i përdorimit të karburantit, ose janë përgjysmuar kilometrat e përshkuara mesatarisht nga çdo automjet.
Në fakt, të dyja këto hipoteza nuk qendrojnë.
Së pari, është e vërtetë që përmirsimet në cilësinë e karburantit dhe në cilësinë e automjeteve sjellin rritje të efikasitetit në konsumin e karburantit. Por edhe vendet më të përparuara nuk kanë arritur të kenë rritje të efikasitetit më shumë se 10% përgjatë një dekade. Ndërsa ne e paskemi dyfishuar efikasitetin e përdorimit të karburantit brenda një dekade!!!
Së dyti, kilometrat e përshkuara mesatarisht nga një automjet aktiv nuk kanë si të jenë përgjysmuar në vitin 2021, krahasuar me vitin 2011. Gjatë kësaj dekade janë shtuar dhe përmirësur ndjeshëm rrugët në mbarë Shqipërinë, e si rrjedhim janë shtuar ndjeshëm udhëtimet turistike brenda vendit si në verë edhe në dimër (numri i dhomave të hoteleve pothuaj është dyfishuar në gjithë vendin).
Vjet nuk ishte as vit karantine pandemie (si parvjet) e as vit inflacioni çmimesh karburanti (si sivjet). Dhe krahasuar me 2011-ën, vjet automjetet mund të kenë përshkuar mesatarisht më shumë kilometra, e jo t’i kenë përgjysmuar ato…
Analiza e mësipërme na çon tek shtegu më i mundshëm: evazoioni fiskal në dogana.
Për të furnizuar 740 mijë automjetet aktive të vjetshme nevojitej shumë më tepër karburant se sa ç’u zhdoganua zyrtarisht vjet. Se sa më tepër nuk mund të matet me saktësi, sepse duhen të dhëna të hollësishme mbi markat dhe vjetërsinë e automjeteve, si dhe mbi kilometrat e përshkuara nga to.
O Zaloshnja pothuajse gjithe njerezit qe njoh nuk shkojne me ne pune me makine dhe ti e di qe ne trafikun e qytetit harxhohet shume karburant ne pritje te semaforit
Ky idiot nuk ka bere aspak logjike ne shkollen e tij bujqesore, por nuk paska nxene as edhe arithmetike. Po nje hipoteze eshte qe numri I makinave nuk ka ndryshuar, por ka rene perdorimi I tyre I perditshem sidomos ne qytet. Mos harro qe nje makine e re konsumon 2 fish me shume kur leviz ne qytet se ne autostrade. Se dyti, shume furnished edhe jashte, dhe ky lloj "importi" nuk eshte perfshire ne hesapet e tua. Po kane hyre makina elektrike. Pra ka 101 shkaqe te tjera qe nuk te lejojne te nxjerresh kete perfundim sa qesharak, aq edhe prematur.
Ka vetem nje emer : Met Hasa qe askush nga tatimet, bashkia e Tiranes, nga Shkelqim Hajdari me gjithe inspektoret qe ka ne varesi, nga mjedisi, infrastruktura, policia (ky ka dhe polici private) e shtetit nuk guxojne te bejne kontrolle tek bizneset e ketij qe paret e para i beri me vrasje me pagese bashke me te vellain Jar Hasen dhe pastaj u be ndertues, me depo farmaceutike, ortak me Shefqet Kastratin ne karburante me shumice dhe pakice. Zyrat i ka tek Sheratoni dhe shpesh vizitohet nga Erion Instalacioni.
Ik mor trap bej noi pune te hajrit Lei keto budallalliqe me llogari me hamendje dhe me nese.
Punet e ststistikve behen me institute e Jo me drejtori qe Kane 32 vite qe sà ndryshon menaxhimi politik bejme gjasme reforms(hiqja Lenes,e,vurja prenes ) keshtuqe edhe studimet,eSules Jane nje perpjekje por deri Tek niveli I informacionit politik I dites se matte qe behej para 90 s shkon
Mos harroni se furnizimi i mjeteve behet ne vendet perrreth sidomoz zonat kufitare. Po ste ka shkuar mendja/ pa e perjashtuar edhe moszhdoganin/