Strategjia e Albin Kurtit: "Përçaj e sundo"!

10 Shtator 2022, 11:47Blog TEMA

Strategjia e Albin Kurtit: "Përçaj e sundo"!

Nga Kimete Berisha

Janë dy mënyra për t'i udhëhequr njerëzit:

Ose: Duke i bashkuar.

Ose: Duke i sunduar. Nuk mund t'i sundosh pa i përçarë.

Strategjia "Përçaj e sundo" i ndau hebrenjtë në 5 konventa. Strategjinë e shfrytëzuan Filipi II i Maqedonisë; Jul Cezari, Napoleoni.....pak edhe Donald Trumpi.

Perandoria Osmane i përçau armentët me turqit...armenët u shfarosën në gjenocid.

Shqiptarët (sidomos të Kosovës), nuk janë ndarë, sepse nuk kanë pasur rast të ndahen - për shkak se ishin të pushtuar dhe e kishin armikun e përbashkët.

Ka pasur shqiptarë që i kanë shërbyer armikut serb për të realizuar gjenocidin ndaj shqiptarëve (dhe këta shqiptarë dhe pasardhësit e tyre ende mbajnë postet kryesore në Institucionet e Kosovës), mirëpo shumica gjithmonë kanë qenë të bashkuar kundër pushtuesit.

Asnjë politikan nuk ka provuar hapur t'i ndajë shqiptarët.

As komunistët më të përbetuar. 

I pari politikan që ka premtuar se do t'i bashkojë shqiptarët dhe pasi e ka marrë pushtetin po e zbaton strategjinë "Përçaj e sundo" është Albin Kurti.

Albin Kurti i ka ndarë shqiptarët në:

1. Shqiptarë të pas 14 Shkurtit

2. Shqiptarë të Diasporës

3. Shqiptarë të Preshevës

3. Shqiptarë të Liburn Aliut

4. Shqiptarë të Sali Berishës

5. Shqiptarë të Edi Ramës

6. Shqiptarë të mediave

7. Shqiptarë të pandershëm

8. Shqiptarë të UÇK-së

9. Shqiptarë të PDK-së

10. Shqiptarë të LDK-së

11. Shqiptarë të Podujevës

12. Shqiptarë të Dukagjinit

13. Shqiptarë grevistë

14. Shqiptarë eskapistë

15. Shqiptarë analfabetë

16. Shqiptarë islamistë

17. Shqiptarë ateistë

18. Shqiptarë pro martesave të gjinisë së njëjtë (Mimoza e udhëheq grupin e deputetëve të VV, vëllait të saj ia pranojnë martesën e gjinisë së njëjtë, e të tjerëve nuk ua pranojnë)

19. Shqiptarë tradicionalë

20. Shqiptarë të popullit të Vetëvendosjes

Asnjë armik nuk i ka ndarë shqiptarët kaq shumë - as Serbia.

Serbia i ndan shqiptarët në shqiptarë të Shqipërisë" (që për Serbinë janë të pranueshëm), dhe "shqiptarë të Kosovës" (që për Serbinë janë të papranueshëm".

Strategjinë e Aleksandër Vuçiqit "Përçaj e sundo" e ka zbatuar vullnetarisht Edi Rama, i cili e thellon ndarjen mes shqiptarëve, ku me ditë pse...ndoshta për t'u dukur modern, ose për t'ia zbutur zemrën Aleksandër Vuçiqit, ose s'ka "zemër" vet ose paguhet për atë punë...!.

Albin Kurti po bën edhe nën-ndarje të shqiptarëve;

E do tradhtinë - por e urren tradhtarin (si Cezari); e do Drejtësinë, por pushteti i tij punon kundër sistemit të Drejtësisë...

Albin Kurti po provon t'i përçajë edhe prindërit, të cilët i motivon të çohen kundër grevistëve dhe të bëhen kërrsh mes vete.

Në këtë mënyrë, mendon se i dobëson "forcat armike", dhe e "parandalon revolucionin".

Shqiptarët i ka bashkuar Ibrahim Rugova dhe UÇK-ja.

Shqiptarët i ka ndarë në Jug e Veri - Sali Berisha,

Edi Rama dhe Albin Kurti.

Prandaj, askush nuk i merr seriozisht shqiptarët, se jo që shqiptarëve u ka ndodhur ndarja, por po u ndodh edhe nëndarja, përçarja është aq e madhe sa që nuk kemi "nevojë" për armik të jashtëm, shqiptarët kujdesen ta shkatërrojnë vetveten.

Albin Kurti, përveç strategjisë famëkeqe "Përçaj e sundo", e shfrytëzon dhe metodën manipulative "nxehtë-ftohtë", pra kalon nga një ekstrem në tjetrin - jonatyrshëm, pa proces, pa asnjë shpjegim.

Shqiptarët janë të hutuar, gjithçka është e paqartë.

Për shembull - 1:

 - Si bën që papritur, në verë, ndërpritet rryma në krejt Kosovën (përveç në Veri, kuptohet), dhe paralajmërohet dimër i vështirë, i tmerrshëm dhe në terr.

- Pastaj, krejt papritur vetvetiu "zhduket" problemi i rrymës, dhe pas disa ditësh nga njëri ekstrem (pa rrymë) kalojmë në ekstremin tjetër (non-stop me rrymë).

Për shembull - 2:

- Albin Kurti thotë: Nuk ka paga për grevistët sepse e ndalon Ligji.

- Pastaj, pas tri ditësh kalon në ekstremin tjetër: ka paga për grevistët edhe pse e ndalon ligji.

(Shënim: serbët e Rojave të Urës (përgjegjës për përndjekjen e shqiptarëve nga Veriu- përfshirë mua), marrin rroga nga qeveria Kurti, për kontributin e tyre në përndjekjen, vrasjen, plagosjen, spastrimin etnik, dhunimin dhe plaçkitjen e shqiptarëve.

"Rojat e Urës" nuk dalin në punë dhe paguhen, kurse shqiptarët përndiqen nga policia civile dhe sekrete e Albin Kurtit nëpër Institucone.

Përdoren edhe kamerat (ilegalisht) për të spiunuar zyrtarët dhe për t'i shikuar gratë nën fustan çfarë kanë veshur. 

Të vetmit shqiptarë që ende u pëlqen që janë ndarë nga shqiptarët e tjerë kanë mbetur shqiptarët e diasporës.

Atyre ende u duket "i mirë" Albin Kurti, sepse nuk kanë nevojë për të, nuk varen prej tij.

Por ama, shqiptarët janë mendjemëdhenj, secili shah n'vete, është shumë zor t'i sundosh.

Strategjia "Përçaj e sundo" nuk vlen për shqiptarët.

Për t'i sunduar nuk mjafton t'i përçash.

Ka diçka në gjenet e shqiptarëve që e urrejnë me shpirt sundimtarin dhe poshtërimin.

Kjo ka ndodhur sherri i luftërave të gjata dhe pushtimit.

Shqiptari është dyshues, e ka zor ta shikojë me sy miqëor udhëheqësin, qoftë shqiptari më i mirë ai udhëheqës.

- Shqiptari e ka ditur se do ta rrahin e burgosin policia serbe - por e ka bërë dasmën me flamur kombëtar;

- Bajrakut i janë dridhur këmbët, e kanë lëshuar këmbët, por flamurin nga dora s'e ka lëshuar, se ka qenë turp të jesh frikacak.

- Shqiptari e ka ditur se policia serbe do të hynë në redaksi dhe do t'i marrin kompjuterët dhe do t'i përgjakin e arrestojnë redaktorët - por ka vazhduar punën me hundtë gjak që pikin në letrat e bardha të lajmeve.

- Poetët e kanë ditur se vjershat e tyre do të dënohen nga policia serbe, por kanë shkruar këngë kundër armikut me vetëdije të plotë se do ta paguajnë me jetë..

- Të gjithë shqiptarët e kanë ditur se do të rrahen, do të burgosen, do të vriten, do të zhduken nga pushtuesi serb, por....nuk jan╒ zmbrapsur. Kanë kërkuar Liri derisa e kanë "gjetur".

E sot, sot Albin qyrri kujton se është më i zi se pushtuesi serb, se do të arrijë t'i ndajë shqiptarët, në fillim duke ua bërë punën të rrahen mes vete...e nga dhuna fizike mund të vie vdekja, vrasja, me dashje a pa dashje...

Tregimi i shqiptarëve është i shkruar me gjak. Prandaj, duhet të jesh idiot i madh si kryeminitri të kujtosh se nuk po "shihesh" prej aeroplanit që e vetmja armë që i ka mbetur në dorë është "t'i përçajë shqiptarët".

P.S. Një zinxhir është ai që na mban të lidhur - dashuria ndaj jetës!

- Letra Lucilit - Seneka.

17 Komente

  1. S
    Shqiperia per Shqiptaret

    Je e sakte!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bibja

      Kim asht hera e pare qi ke gatue nji çorbe bajate tipike kosovare dhe per me i dhan ndopakun shije me anen e krypes ke futur Ramen qi s'ka asnji lidhje me çka gatuni e hani perdite.Kam pershtypjen qi e ke shkujt ne tualet dhe pa drita!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drago Stena

        E ka shkru me buzëkuq se dritat ti e di , fiken kur fillon lutja dhe pesë herë në ditë të rahura pa asnjë llogjikë e poshërsira primatësh kurse ajo do dashuri tre herë në ditë të plotësohet e të ndrijë pragun si hënëz , të lindë tre herë në ditë ëngjëj që të mund të mendojnë edhe për ty që të të edukojnë të të ndrijnë rrugën . Dielli ndrin edhe natës sterë ndërsa ajo , xixëllonjë , si ndrikull , tërheq vëmendjen e të reflekton verbinë , se ku dimëron ajo në këtë skëterë verbuese .Të ndrin pragun .

        Përgjigjjuni
      2. P
        Po

        Rama mund ta akuzosh per shume gjera, edhe si naiv, por nuk ka asnje pergjegjsi si vene punet ne Kosove. Perkundrazi qellimisht ka mbajtur nje distance te qarte jo sepse ka frike nga Albini apo Vucic por sepse eshte gjeha e duhur. Kosova eshte shtet dhe nuk ka perse te jet ndryshe nga shtetet e tjera te ish-jugosllavise te cilat pak a shume kane te njetin mentalitet. Fatmiresisht Shqiperia nuk i ka keto probleme.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Artur

          Nje analize ekselente, bravo. Kjo eshte shqiptaria jone, e percare nga politika. Respekt znj. Kimete per artikullin????

          Përgjigjjuni
          1. P
            Punetori

            Kimete , duke dashur te biesh ne sy e te dukesh e veçante ne shkrimet e tua , me kujton nje thënie te shkrimtarit te madh francez Anry Bejl ( Stendal ), I cili thoshte per nje shkrimtare te kohes , (George Sand, pseudonimi dhe emri skenik i Amantine Aurore Lucile Dupin de Francueil), se epshi i madh fiziologjik e bente te shkruante artikuj te tille kritike e shoqerore te cilat nuk kishin as koke e as bisht . Prandaj Kimete e dashur , bëj me shume sex qe te rehatohesh .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Piano Bar

              Kush nuk i'a lypi livadheve të Berit berishones , G.Sand , kur atë e ndizte veç Shopëni i saj edhe pas vdekjes . Orkidetë ulnin kokën megjthëse ishin xhelatët e fushës ku ajo shkelte . Standalit i dukej qënia e tij e qënë në fakt si e saja jargavan .

              Përgjigjjuni
              1. .
                ....

                E pyeten ZOTIN . Nga ta dallojme te mirin nga i keqi ? Pergjigjia : Prandaj ju kam bere me fytyra te nddyshme. Shikoni FYTYREN.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ed

                  KIMET TE KAM LEXUAR GJITHMONE DHE TE KAM DHENE TE DREJTE PO SOT E KE TEPRUAR SOT KE BERE ATE QE SERBET PAGUAJNA MILIONA PER TA FUTUR NE MENDJEN E SHQIPETARVE ATA DUAN QE NE TI KOSIDEROJME TE GJITHE POLITIKANET SHQIPETARE SIKUR JANE NJELLOJ. PO ME EDI RAMA CDESHE PO NGATROHET EDI ME ALBININ DHE ALEATET E TIJ SALIU DHE ILIR MUTA ATA DUAN TA ZHDUKIN EDI RAMEN SE PO BASHKON TE GJITE SHQIPETARET MALI I ZI MAWEDONI KOSOVE ALBINI ME NDIHMEN E SERBVE I FUTI NE BUR TE LIDREIT E UCK WE TE MERTE PUSHTETIN KURSE EDI RAMA DO TINXJERE NGA BURGU. PO KU ESHTE RESPEKTUAR NDONJEHERE SHQIPETARIA NE ARENEN NDERKOMBETARE SE SA SOT . E KE GABIM DHE DUHET TE REFLEKTOSH

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ed

                    KIMET TE KAM LEXUAR GJITHMONE DHE TE KAM DHENE TE DREJTE PO SOT E KE TEPRUAR SOT KE BERE ATE QE SERBET PAGUAJNA MILIONA PER TA FUTUR NE MENDJEN E SHQIPETARVE ATA DUAN QE NE TI KOSIDEROJME TE GJITHE POLITIKANET SHQIPETARE SIKUR JANE NJELLOJ. PO ME EDI RAMA CDESHE PO NGATROHET EDI ME ALBININ DHE ALEATET E TIJ SALIU DHE ILIR MUTA ATA DUAN TA ZHDUKIN EDI RAMEN SE PO BASHKON TE GJITE SHQIPETARET MALI I ZI MAWEDONI KOSOVE ALBINI ME NDIHMEN E SERBVE I FUTI NE BUR TE LIDREIT E UCK WE TE MERTE PUSHTETIN KURSE EDI RAMA DO TINXJERE NGA BURGU. PO KU ESHTE RESPEKTUAR NDONJEHERE SHQIPETARIA NE ARENEN NDERKOMBETARE SE SA SOT . E KE GABIM DHE DUHET TE REFLEKTOSH

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kimete jo keq artikulli jot por jo top

                      Ja ke futur pak kot per Edi Ramen me sa kuptoje ti e njeh Edi Ramen sa njoh une kosoven zeroooooo

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlad

                        Zonja Kimete jam i bindur se ti nuk e kupton Z. Rama se te mungon ngritja. Shqipetaret duhet te largohen nga prapambetja ekonomike sa me shpejte te jete e mundur dhe kjo vjen nepermjet zhvillimit te biznesit dhe barazise me vendet e tjera te rajonit. Kete po mundohet te beje Z. Rama por ju nuk e kuptoni. Duhet te jesh i barabarte dhe i vlefshem ne mardhenit me te tjeret qe te respektohesh, Europa e zhvilluar nuk ka vesh per muziken nacionaliste qe kosovaret jane ne gare kush eshte me ekstrem. Sa me shpejte Kosova te dali nga ky batak aq me mire do te jete per te qe me pas te kerkoje dhe apeloje edhe per vuajtjet e saj te se kaluares. Sic ta thashe ti nuk e kupton dot z. Rama sepse je drite shkurtere. Me vjen keq por kjo eshte e verteta. Me arrdhjen e z. Rama ne politike shqipetaret jane me te bashkuar, me te degjuar ne arenen nderkombetare dhe me shtetformues. Uroje qe te reflektosh nga keto komentet qe te bejne njerzit me dashamiresi.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fatmir

                          Po ti Lop e xhall je moj Mete

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trotski

                            Nje Ze i Spikatur kunder naziskinit Albin.Ai eshte hapur antishqiptar derisa ben dasira dhe jo Bashkim

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              X Diplomati

                              Kimete si çdo herë brilante. Sipas meje ke vetem një tejkalim të gabuar kur e fut KM E. Rama në ke të hallkakm të koqevarëve. Ai më së shumti po ndihmon Kosovën në të gjitha sferat jetës sidomos në balansimet e politikës ndërkombëtare ku politikanët e Kosovës me apo pa qëllim na kanë nxjerr krejtësisht nga rrjedhat.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pickaxhiu

                                Kimete mire qe te ha gopi me te gjithe (mire ben)por me Edi Ramen c'pate?

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Ms

                                  "Po me Edin ç'pate, xhanëm!"

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje