
Nga Alba Malltezi
Partia më e madhe e opozitës shqiptare, edhe me më të rinjtë që po e marrin dalëngadalë në dorë atë, nuk po i shpëton dot mallkimit shkatërrues që i ka rënë mbi kokë. Diçka duhet bërë! Diçka duhet të bëjnë!
Eshtë e pabesueshme të ketë dalë nga dora e tyre një propozim për zhdukjen e çdo shenje të propagandës së ish-regjimit, edhe në krijimtari, edhe në art, si për shembull mes të tjerave, në artet pamore dhe në kinematografi. Eshtë sikur hebrenjtë të flisnin për masakrën hitleriane ndaj tyre pa përmendur Hitlerin, njerëzit që e rrethonin, çdo shenjë, fakt, dëshmi, vend të lidhur me gjithçka hitlerianët bënë në të tyren propagandë fillimisht, e më pas shfarosje. Sikur të vendosnin ta hidhnin në erë një Aushvic të tërë, të konsideruar si “shenjë, vepër e diktatorit më të egër në botë”.
Në “Shqiptarja.com” mund të lexoni të plotë projektilgjin, ku kuptohet menjëherë një dëshirë e madhe për të shuar gjithçka u krijua në 45 vite diktaturë, pa dallim dhe hezitim. Por nëse zhduken me një të rënë të lapsit, kush do të kuptojë se ç’ishte në të vërtetë ajo kohë? Do të mbeten objekte në muze, por nuk do të kishte muze në botë të përmblidhte trishtimin, propagandën, bombardimin që detyroi një popull të tërë, intelektualë, punëtorë dhe jo, të mendonin njësoj!
Nëse do të vihen në turrën e druve veprat me punëtorë plot muskuj e krenarë me yllin në ballë dhe teserën e partisë në dorë, apo baresha që lexojnë “Zërin e Popullit” dhe në majë të maleve, si do t’u shpjegohet më të rinjve rreziku dhe deformimi që një diktaturë sjell në Art? Nëse do të hidhen në turrën e druve pikturat që vizatojnë liderin suprem të ndritshëm, të bukur, të shkëlqyer dhe me grushtin e gishtin lart, si do t'i dallojmë dhe kuptojmë të njëjtat sjellje dhe të njëjtat hosanara që militantë shprehin për të tyrin lider me të njëjtin zell sot?
Nëse do të digjen në turrën e druve filmat e Kinostudios Shqipëria sot, ku sekretari i Partisë ishte gjithnjë i mirë, i drejti dhe tregtarët, priftërinjtë, avokatët, apo ata që kishin studiuar në Perëndim, ishin djajtë, si mund ta mësojnë shqiptarët në 100 vitet që vijnë që ne ishim një “Kore Veriu” në Europë dhe se duhet të bëjmë të pamundurën të rezistojmë ndaj çdo geni diktatorial?
Të rinjve sot u bëjnë përshtypje veprat e artit të krijuara në kohën e diktaturës. Ata qeshin me heronjtë që i vunë gjoksin një tanku, duke e konsideruar më shumë se sa një akt heroik, një gjest pa kuptim. Habiten me stërmuskujt e punëtorëve në kantiere, fytyrat e skalitura dhe sytë largëpamës të mbushura plot shpresë dhe me dritën e partisë. Partizanët, gjithnjë fitimtarë e të bukur, me gjermanët e fashistët që bien prej urave si të ishin fiq. Pastaj, nëse shohin të njëjtin Art të prodhuar në Kinë apo në Bashkimin Sovjetik, mund të kuptojnë se ishim thjeshtë ndjekës të të tjerëve diktatorë, ndërsa prodhimin tonë kishim vetëm më të fortin izolim dhe më të zellshmin spiunim.
Vetë lindja e një ideje të tillë, tregon fort se sa e gjallë është ende diktatura, censura, shkatërrimi dhe përjashtimi mes shumë individësh ende sot. Asgjësimi, në vend të debatit, ndërgjegjësimit, reflektimit.
Me të njëjtën logjikë për shuarjen e shenjave të regjimit komunist, një parti tjetër mund të dalë e të kërkojë zhdukjen e shenjave fashiste mbi Tiranë: Bulavardi kryesor i kryeqytetit tonë të dashur u projektua i tëri në formën e fashos fashiste dhe sheshet dhe godinat e saj nga arkitektë që i shërbyen dhe u paguan nga fashizmi.
Atëherë, le të shfaroset edhe gjithçka ata lanë? Fashistë e komunistë, le të zhduken të gjithë bashkë? Arkitektët Bosio, Bertè, Brasini, Di Fausto e të tjerë e të tjerë, që projektuan planin e parë urbanistik dhe ndërtuan aty kur dikur nuk kishte asgjë, u paguan nga fashistët, nga pushtuesit tanë. Atëherë? Çfarë do të ndodhë me këto shenja mbi Tiranë?
Sa e kotë paska qenë protesta për Teatrin Kombëtar, brenda të cilit jo vetëm iu thurën drama e spektakle regjimit komunist, por edhe u projektua e ndërtua nga fashistët, që njësoj si komunistët, nga liria e demokracia patën një alergji të paparë.
Por në Itali sot askujt nuk i shkon nëpërmend të djegë librat e Giuseppe Ungarettit, Luigi Pirandello-s, Curzio Malaparte-s apo pikturat e Mario Sironit, Renato Bertellit apo Giacomo Balla-s?
Vetëm pak kohë më parë veprat pompoze fashiste të Sironit u ekspozuan për muaj të tërë në Pallatin Mbretëror në zemër të Milanos dhe askujt nuk i shkon nëpërmend t’i censurojë, edhe sepse kushtojnë miliona sot, ashtu si në Tiranë kanë arritur në një çmim të jashtëzakonshëm pikturat e realizmit socialist tashmë.
Talebanët i urrejmë sepse ata hedhin në erë monumente e vepra arti vetëm se nuk përputhen me ideologjinë e tyre, atëherë si mund të pranojmë sot mes nesh ata që duan të bëjnë një seleksionim kush vepër arti meriton apo jo të ekzistojë, pavarësisht ideologjisë dhe frymës së një epoke të caktuar historike?
Dhe më interesante për t’u kuptuar: Cilët janë ata që do ta bëjnë këtë seleksionim dhe si do ta bëjnë? Ku do të shkojnë ato qindra piktura dhe skulptura të asaj kohe që qëndrojnë në gjithë institucionet shtetërore sot, duke nisur nga Presidenca, Kuvendi, Ministri e zyra anembanë? Një ekspert i thjeshtë e di se sa mund të kushtojnë e çfarë vlere të jashtëzakonshme tregu kanë. Ndoshta dikush dëshiron të mbulojë vepra arti që mungojnë?
Asnji nga Talibanet (maloke-fshatare -katunaret e tufezuar ne PD ) nuk dijne se cdo te thote Art e Kulture per arsyen e thjeshte se te gjithe jane joqytetare ,dhe i vetmi art qe njohin dhe jane rritur jane Pellitjet e Gamorve ,te lopeve , nen aromen kuruese te kakardhiqeve te dhive dhe bajgave te lopes . - Pra nuk eshte direkt Faji i Talibaneve ,qe i duket sikur po bojn Politike me te tilla Brockulla idiotesh por injoranca e tyre . - Shqiperia nuk bie ne nivelet e Afganistanit sa te degjoj Ralibanet e shpellarit ,te shkaterrojne Pasurite Kombetare . - Opozita duhet te mesoje e bej Politike dhe jo Zhurme Politike per t'u dukur si Politikane !!!!!! Nuk shkaterrohet me Shqiperia nga bandat kriminale dhe injorantet ne Politike he na rruaci .-Ju bejme thirrje Opozitareve te mesojne kodin Qytetare dhe sillen si qytetare ,nqs jetojn ne Qytete ,ndryshe largohuni nga politika menjiher e hapni krahun Rinise
...as nga zogistja e bollinos...
SKA SI BEHET NJERI NIPI I KRIMINELIT ENKELED ALIBEAJ. DHE KJO ESHTE NJE SFIDE PER NJE PJESE TE MIRE TE POPULLIT QE E KUJTON ME NOSTALGJI ENVERIN SE ME KETA ESHTE FERR I VERTETE
Enkelejd Alibeu eshte person i rrezikshem se i ka ngjar Isa Toskes,krimneli me i madh,i pashpirt,qe vriste njerez kure shkonin ne rruge kote vetem per te provuar se kush nga ushtaret e tij e vrete ne ecje.I shkreti fshatar,shkonte ne punen e tij, Isa toska bente prova me jeten e njerzeve. Pra edhe nipi tij Enkelejdi atij i ka ngjare,do shkaterrim total. Pataj Alibeu eshte konkurent me Sali berishen. Dihet se Saliu shkateroi uzinat,fabrikat,kambinatet,bujqesine ,indistrine,ushtrine,arsimin,shendetesin,per te mos ngelur dhe Alibeu nje gje,prpozon edhe ai nje gje,shkaterrimin e artit ne emer te komunizmit. Edhe Enkelejdit do t'i vij dita per ne burg.
SKA SI BEHET NJERI NIPI I KRIMINELIT ENKELED ALIBEAJ. DHE KJO ESHTE NJE SFIDE PER NJE PJESE TE MIRE TE POPULLIT QE E KUJTON ME NOSTALGJI ENVERIN SE ME KETA ESHTE FERR I VERTETE
SKA SI BEHET NJERI NIPI I KRIMINELIT ENKELED ALIBEAJ. DHE KJO ESHTE NJE SFIDE PER NJE PJESE TE MIRE TE POPULLIT QE E KUJTON ME NOSTALGJI ENVERIN SE ME KETA ESHTE FERR I VERTETE
SKA SI BEHET NJERI NIPI I KRIMINELIT ENKELED ALIBEAJ. DHE KJO ESHTE NJE SFIDE PER NJE PJESE TE MIRE TE POPULLIT QE E KUJTON ME NOSTALGJI ENVERIN SE ME KETA ESHTE FERR I VERTETE
SKA SI BEHET NJERI NIPI I KRIMINELIT ENKELED ALIBEAJ. DHE KJO ESHTE NJE SFIDE PER NJE PJESE TE MIRE TE POPULLIT QE E KUJTON ME NOSTALGJI ENVERIN SE ME KETA ESHTE FERR I VERTETE
Tani duhet të hartohet edhe një ligj për krijimin dhe mënyrën e funksionimit të institucionit të CENSURËS. Pasi për djegien e pikturave, librave, shiritave apo disqeve të filmave e teatrove TË REALIZMIT SOCIALIST nuk janë instaluar kot INCENERATORËT. Mirëpo i duhet thënë Ilir Metës të ndërpresë përkohësisht protestat kundër inceneratorëve. Hahaha
PD lindi e inkriminuar jetoi dhe po vdes e tillë!
Po duket si mendësi Talebanësh!
Kete zonjen gazetare e shqetesoka më shume fakti se si do e njohi brezi i ri ate kohe qe kaloj. Te fshish tere ate krijimtari artistike te krijuar ne 50 vitet qe kaluan eshte si te fshish nje epoke ne jete e nje kombi . Ne ato 50 ka vepra dhe krijime qe i bejne nder nje kombi . Me krijimet e atyre viteve u propozua disa here Kadareja per çmimin Nobel . PD eshte parti derrash
Ky propozim i stanit dumbabist tregon se ndryshimi midis zjarrvenesit komunist antikomunist,baces UDB-ist Salih dhe Alibeajt nuk eshte i madh.Ngjajne te dy si dy pika uji.Vetem se ,duke qene se Berisha u deklarua non grata,Alibeaj e Co. shfrytezuan momentin per tu hequr me te shenjte se Papa,dmth si proamerikane.Nga nje spondazh i publikuar keto dite kete ide e mbeshtesin vetem 7% e shqiptareve,kurse mbi 90% jane kunder.Por Alibeaj si Neroni dikur dhe Saliu keto 30 vite nuk e vret mendjen per kete.Mjafton qe urrejtja e tij kunder periudhes perpara viteve 90 te mos permendet,me urdher te "peshkut"!Ky ndyresire,qe megjithese eshte shkolluar ne sistemin e Enverit, po te kete mundesi do te bente veprime edhe me te keqia se gjyshi i tij.Pavaresisht se kohet kane ndryshuar dhe enderrat e tij do mbeten ne sirtar!Mohimi i gjithckaje eshte teori e praktike antidemokratike,eshte diktatoriale dhe ndersa shprehen se jane "demokrate" dhe sulmojne e shajne periudhen e Enver Hoxhes se impononte njeashshmerisht mendimin e veprimin komunist, duke moslejuar mendimin e kundert keta,ne te njejten menyre si fashiste apo naziste te rinj kerkojne te imponojne mendimet e praktiket makabriste te Alibeajt e te banditeve te tjere pas tij te veshur me kostum demokratikas. Alibeaj dhe te ngjashmit mete nuk i hapin pak xelat apo veshet e te marrin shembuj nga vete vendet ku lindi fashizmi apo nazizmi,sepse jane edhe me te rrezikshem e te harbuar se Ducja,Hitleri apo dishepujt e tyre! Vetem se nuk kane c'i bejne kohes qe ka ecur dhe kushtevet e sotme historike qe u kane lidhur kembet e duart dhe e vetmja gje qe mund te bejne eshte te hedhin ne ere propozime te tilla te cmendura e antihistorike qe gjejne miratim vetem ne rreth 7 perqind te miletit.Kaq te liq jane!
Kjo, shoqja Agime, bashke te shoqin, Karllon prej Lecce, paskan "ngjyer" gishtat mire edhe tek milionat e sigurise se sistemeve, AKSH. ( jo vetem inceneratoret) Keto sisteme sigurie qe Karlloja mori miliona, disa iraniane kokecepash nga " librazhdi" I thyen ( hacker-uan) me bythe brenda javes ?! Ça thua shoqja Agime Malltezi ? Veprat e artit ? I gjen koleksione private tek te gjithe spektri I ministrave te kultures te kuq apo blu. Filloni kontrollin nga Kumbaresha dhe mbaroni tek Rama ( Luan). Edhe Karlua ka perlare disa syresh. Si ultra miku I Vin Llapës.
Librat,kinematografia,pikturat,arti në përgjithsi janë pasuri kombëtare,të bëhet referendum për ti hequr apo ti mbajmë. Nipi i Kriminelit Isa Toskës do ta mari përgjigjen nga shqiptarët.