Klodjan Braho mund ta ndryshojë tërësisht perceptimin për drejtësinë

17 Shtator 2022, 10:24Blog TEMA

Klodjan Braho mund ta ndryshojë tërësisht perceptimin për

Nga Namir Lapardhaja*

Emërimi i Arben Krajës në drejtim të SPAK-ut u shoqërua me kontestime të mëdha. E shkuara në diktaturë si hetues, lidhjet e tij, për shkak të karrierës së gjatë, me politikanë të të gjithë kahëve, por edhe një traditë që vijonte si inerci nga e kaluara për t’i marrë punët e drejtësisë me avashllëkun e shtatorit që troket çdo vit, dukeshin si një angazhim për ta mbajtur të pandryshuar situatën dhe duke mos realizuar pritshmëritë e mëdha të Reformës në Drejtësi. Lupa e paragjykimit ndaj tij nuk u fashit as në fund, edhe pse ai nisi një hetim të beftë ndaj një prej dinosaurëve të tranzicionit dhe të korrupsionit, I. Metës.

Mandati i tij 3-vjeçar mbaron në muajin tetor dhe KLP-ja pritet të hapë zyrtarisht garën për emërimin e drejtuesit të ri të institucionit më të rëndësishëm të akuzës në vend.  Ndonëse përfliten disa emra, ende nuk kemi kandidatura zyrtare për pasardhësin e zotit Kraja. 

Një ndër emrat që është përfolur në media është ai i Klodjan Brahos, i cili e ka filluar karrierën si prokuror në Berat dhe i takon brezit të ri të magjistratëve.

Në dallim nga paraardhësi, mosha e re dhe pamundësia për të pasur lidhje të nëndheshme me regjimin e vjetër, janë një garanci më e madhe për shkëputjen në tërësi të drejtësisë sonë nga pengjet e një kohe të errët.

Në punën si prokuror në Berat, ai ka treguar profesionalizëm të lartë dhe korrektësi në ushtrimin e detyrës, duke e ruajtur të pacenuar imazhin dhe figurën e zbatuesit të ligjit.

Klodjan Braho është nga shembujt që ende vijojnë të tregohen se nuk ka bërë kompromise me të keqen. Madje, ka qenë emblematik në korrektësinë e tij.

Në një sistem të paragjykuar për padrejtësi dhe në një shoqëri që, nga një anë, ankohet për korrupsionin e madh dhe, nga ana tjetër, është thellësisht e kontaminuar nga metastazat e tij, është e vështirë të qëndrosh i pastër dhe të mbijetosh duke treguar pastërti higjienike.

Por shembujt e mirë dhe profesionist si rasti i zotit Braho duket se nuk kanë munguar dhe duhen inkurajuar nga e gjithë shoqëria si modele që mund të realizojnë pritshmëritë e publikut.

Në gjithë këtë luftë për marrjen nën kontroll të sistemit të drejtësisë, është e kuptueshme që të gjithë palët do të bëjnë maksimumin për të pasur në krye një njeriun e tyre, në mënyrë që ta kenë nën kontroll dhe, të paktën, të merret veç se ç’bëhet me dosjet e vjetra dhe të reja të korrupsionit qeveritar. Herë nëpërmjet presionit, herë nëpërmjet shantazhit dhe sulmeve nga të gjithë frontet e politikës, gara nuk do të jetë aspak e lehtë, edhe pse deri më tani janë hedhur dyshimet e para për paracaktim të saj.

Është e qartë se të kërkosh heronj në një kohë aspak heroike, është e tepërt, mirëpo njerëzit janë të etur për drejtësi. E gjithë shoqëria ka ardhur në pikën e vlimit që pret shumë nga ky institucion. Pret që të mos tradhëtohen dhe të mos nëpërkëmben. Pret më së pari paanshmëri politike, profesionalizëm të lartë, kurajo dhe të mos hezitohet për t'i vajtur deri në themel dosjeve të mëdha të korrupsionit në vend. Ashtu sikurse pret prokuror dhe hetues që të mos dekonspirojnë punën e tyre, të mos marrin leje tek politika për fillimin e hetimeve dhe të mos hetojnë nëpërmjet një regjie qëndrore të kontrolluar nga pushteti i ri apo ai i vjetër.

Unë mendoj se një kandidaturë si ajo e Klodjan Brahos mund të mos i shkojë për shtat asnjë pale të interesuar, sepse ai në karrierën e tij si magjistrat dhe prokuror nuk i detyrohet politikës, por korrektësisë dhe profesionalizmit, prandaj përzgjedhja e tij në krye të SPAK-ut mund të jetë një ogur i mirë për ta ndryshuar një herë e përgjithmonë përceptimin tonë për sistemin e drejtësisë në vend, duke kthyer besimin e njerëzve të zakonshëm dhe duke treguar se askush nuk është i paprekshëm, por të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

*Ky është një opinion personal i autorit, jo qendrim i gazetës

27 Komente

  1. A
    Aspak Prapadhja

    Jo mor jo Klodiani kshu?! I vetmi dmth, ska tjeter mashkull ose femer?! Po ti more zotri qe shkruan ja ke ndopak haberin ligjit te prokuroise qe nuk eshte me organ i centralizuar si ne kohen e Llalles?! Sot nje prokuror eshte Zot i dosjes se vet dhe nuk pyet per eprorin. Ky Braho ka dy vjet me dosjen e inceneratoreve dhe ska levizur menderen fare per te hetuar vjedhjen me te madhe te ketij populli pas asaj te Rruges se Kombit ku Luli me Berishen vodhen 260 milion € me nje dore. Dhe Braho nuk do kish futur as Koken ne burg sikur ky debili te mos ishte aq i qete ne vjedhje sa ti donte dhe paret te pastra ne llogarine e vet. Brahon nuk e ka penguar Kraja qe mos hetonte dhe te fuste ne burg dhe KM nese do ishte i perfshire ne kete afere me shume firma ministrash! Keshtu qe nuk ta mbush dot mendjen qe do bente ndonje gje me shum nga kolltuku i Krajes vec ne mos e mbyllte per fare ceshtjen dhe Koka te shkoj ne shtepi bashke me milionat e inceneratoreve.

    1. D
      Dakord

      Ke te drejte. Nuk heqin dore nga kulti i individit disa njerez dhe helmojne opinionin me paçavure. Bravo TemA per shenimin qe ke vene ne fund te artikullit.

      1. V
        Vranakonti

        Zoti Lapardhaja dokord me sa shkruan per Klodian Brahaj,por ai duhet t'u rezistoi dy gjerave. E para,shumes se parave qe do t'i jap Berisha dhe Meta. E dyta,, prukuroret e SPAK jane te blere nga ata dy kriminel e te korruptuar dhe vendimeet qe do marin kryetari do kundershtohen nga prokuroret e korruptuar.

        1. V
          Vlora

          Si rregull,ramovici eshte ai qe bleu te gjithe ambasadoret,gazecaret,dhe bleu dhe futi ne dore te gjithe te ashtuquajturen drejtesi perfshire a'spakun dhe presednikun sharlatan begaj kte spurdhjak legen

        2. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Fatale.....nuk behet shteti apo Dhimokratia me sunite, eshte kunder cdo logjike. Kjo pasi kjo rrace perverse geni i tyre arab jane shkeles e mos zbatues te ligjit. Ne asnje shtet arab nuk funxionon Dhimokratia. Nder shekuj m'Albanistan turkoshqipfolesit kane nxjerre vec tradhtare,antikombetare,bithelepires te turqeve,nazisteve gjermone apo fashisteve italione....... Nuk behet stani/shteti me lepuj/sunite...... gezuar ramazonin.

          1. S
            Sahale-Shpellari

            Jo Klodjan Brahon te emrosh por dhe Zotin te vesh ne krye to ASPAKUT, s'zgjidhen keto pune, (jane te koklavitura keto pune... Kupto ti...!?) Po te bjer nje nga keta mufkat bien dhe mufkat e tjera nga fiku. Prandaj fiku i politikarve duhet te shkundet nga rrenjet, atehere mund te shpresohet se mund te veproj ASPAK-U dhe mund te ket drejtesi. Sa dosje jane hapur dhe po hetohen, dhe sa kane hyre ne burg...!? dhe justifikimi i paftesise dhe mosveprimit te ketij organi eshte "se po nderhyet politikisht..." kurse politikaret dalin e bertasin se kur fillojn hetimet ndaj tyre, keta plehra po sulmohen politikish... dhe rezultati eshte nje ZERRO e madhe.

          2. G
            Genc tironci

            Shkrim i porositur pse jo dhe i pagum Ku i njeh ky Namir Lapardhaja katnar berati i ardh tash sfundi ne Tiron Klod Brahon qe flet me ksq kompetence se eshte i duhuri????!!!!! Shkrim influencus i pagum

            1. S
              Si

              Si ere se njihka, po Lapardhaja e Corovada ne bythe te Tomorrit jane.

            2. J
              Jeniceri

              Njeriu po nuk diti t'i beje nje fotografi vetes, zor se katranos gje tjeter. Nga boja ky qenka ku therret qameti. Pika ne thuaj!

              1. D
                Dakord

                Kur nuk ke gje te mençur per te thene, hesht te pakten e mos thuaj lliqe ne publik o jenicer toçi

              2. M
                Martin

                Lapardhaja duhet te garantonte se i preferuari i tij, Klodian Braho do te merret me hetimin e dy peshkaqeneve te medhenj: Sali Berisha dhe Ilir Meta, pastaj me te tjeret qe vine pas tyre...

                1. G
                  Gjin gjoni

                  Fletë lavdërimi për z. Braho nga z. Laprdhaja,çudi shqiptaro - kineze, prit z Lapardhaja të flasin ata që janë për këtë punë ligjërisht. Shkrimi jot më përngjan me rekomandimet që merrnin dikur ata që donin të pranoheshin si antarë apo kandidatë në radhët e PPSH -së. "Bravo" Lapardhaja sipas teje në këtë komb Braho është gjithçka,vetëm se drejtësia është ligj dhe asnjëherë gjithçka,pasi në dy palë një fiton e një humb,barazim apo gjithçka nuk ka o ti z.Lapardha.

                  1. j
                    juristi

                    Hahaha Gjino shume bukur e ke shkrujt por e ke dhi i cik andej nga fundi ku duhej te ulerisje me germa te medha e te arta sic te ka mesuar partia e shoku Enver,Une jam i duhuri per kete pune se jap dhe jeten per atdheun e partine

                  2. T
                    Tironci

                    Shyqyr tashme kemi zagaret e kohes ndritur te pas 90tes ne drejtesi , qe do na ndriçojn drejtesin , kjo osht mor vesh nga kursi plepave , dhe kur shikon njerzit e drejtesis se kohes ndritur te vjen vetem per te vjell , zoti na ruajt nga maskarenjt mashtrusit e zagaret e kohes lumtur ne drejtesi qe ngado qe shkojn bredhin me thes parash me vete, ne kte vend ka 30 vjet i thuret lavdi vetem mashtrusve maskarenjve antishsiptarve dhe hajdutve , ktu tradhtari esht ber hero dhe heronjt jan kthyer ne tradhtar , prandaj ky popull ka 30 vjet nuk ben prokopi dhe nuk do bej kurr , se pikat e prapagandes i ka ne duar llumi shqiptar tvt dhe gazetat , mjer ti o popull çin ke votuar per 30 vjet , meriton politikanet qe ke asgje me shum , se vet i zgjedh xhdo 4 vjet po ata mashtrus zuzar maskarenj antishqiptar qe kan 30 vjet qe te vjedhin e tallin bythen me ty, por ju jeni te lumtur se ankoheni tek emisioni Bashkim Hoxhes koha per tu zgjuar.

                    1. L
                      Lefteri

                      Jo more Lapardha,nuk eshte personi qe do te zevendesoje A.Krajen ,sepse "ambasadores mike" i eshte fiksuar qe ne krye organeve te drejtesise duhet te jete nje person qe emri ti filloje me A dhe te jete nga veriu sepse jane te vetmit qe nuk trazojne ujrat e mafies.Jane pune te holla o Lapardha e ske si ti kuptosh zotrote sepse vazhdon akoma me mendime si kooperative e bashkuar.

                      1. L
                        Lapardhaja

                        Kryeplaku fshatit tim eshte i ri ne moshe dhe i pa implikuar une mendoje qe eshte i afte per te drejtuar SPAK kjo eshte llogjika e artopolandit te Berrishes shokut Lapardhaja qe sot ka shkuar me Bashen nese si dihet

                        1. S
                          Semi

                          Urojme por .....nese arreston nje kryeminister e ka prova plot do jete hero si Di Pietro...sepse do ngjalli bedomin ke njerezit e do tregoje qe jetoni ktu se dhe i pari vendit eshte si ju.nese do vazhdoje si ktu e 30 vjet .....thjesht do demtoje vendin...

                          1. S
                            SPAK

                            Prokuror i paperlyer dhe i pa-anshem eshte vetem Kosta Beluri. Te tjeret jane bere vegla qorre qe ne fillim te punes.

                            1. S
                              Seka kodra

                              Kam frik se eshte rraca e spartak Brahos shkurt po qe i tille eshte rrac muti ose rrace hajduti shpresoj mos te jete....

                            2. b
                              beni

                              Aman ore nuk gjendet dot nje prokuror qe te kete lindur e rritur ne qytet .Jo per te ofenduar njeri po se jam fshatar vete po neve sa ishim te vegjel quheshim te zote kur vidhnim pemet e komshinjve pasta kur rriteshim vidhnim ne koperative Pavaresisht shkolles qe ben veset dhe karakteri formohen ne vegjeli dhe veshtire te c'rrenjosen

                              1. B
                                Berti

                                Përderisa vrasesit, hajdutet, politikanët e krimit janë rrugëve dhe vazhdojnë e riciklohen nuk ka dhe as ka për të patur shembuj pozitive e jo me heronj. Zgjidhja është shkrirja e gjykatave dhe prokurorive, dhe shkollës së magjistraturës, dhe dhënia e drejtesise ta bëjnë të huajte. Nuk e bën dot shoqëria shqiptare e korruptuar deri në qelizat e saj. E vetmja zgjidhje kjo është, sa më shpejt aq më mirë. Shqiptarët duhet të marrin disa leksione shtetformimi, dhe të kuptojnë se për këtë nocion, fjalën drejtësi janë bërë revilucione të tera.

                                1. A
                                  Asd

                                  Perderisa prokuroret e SPAK punojne te pavarur, atehere nuk shikoj aresye per te patur nje drejtues.

                                  1. F
                                    Fiqiri shkulaku

                                    E zgjodhen dhe arben krajen dhe adriatik llallen e radhes si duket nuk jane qiqrat e mbara po nga mbiemri duket me ate mender spartak brahon keshtu qe te ne nuk ka per te ndryshuar azgje dhe shpreses amerikane ierdhi fundi e pritem 45 vjet po amerika serdhi te ne po vajti te komunistet dhe per 30 vjet po na zhduk si shqiperi ky keq trajtim qe po u behet shqiptareve as ne afrike nuk ndodh.Vendi jone behet vetem po te ngrihemi me arme ne dore mos kini me shprese nga amerika ajo paska plan ogurzi me komunistet ne thoshim te marrim camerine por po ndodh e kunderta po na detyruan qe ta leme vendin bosh dhe po e merr greku O shqiptare kur do dali nje te na prije dhe te ndeshemi me regjimin e korruptuar dhe trdhetar qe amerika e suporton me me mjete dhe armatim qe ky regjim i I duhet amerikes dhe jo shqiptaret.

                                    1. e
                                      emigranti

                                      jo ne shqiperi nuk ka duhet te vije FBI

                                      1. p
                                        populli

                                        Drejtesia ne Shqiperi eshte e kooruptuar dhe e bere pis !Kjo eshte aresyeja qe perse nuk vihet drejtesi ne vend dhe perse drejtesia nuk funksionon!Nga ky tranzicion i tejzgjatur kane dale juriste me shkollat e plepave,rast unikal ku as ne monizem nuk ekzistonte nje rast i tille dhe kerkush nga ligjvenesit nuk eshte i angazhuar qe kete kategori dallkaukesh ta nxjerre nga skena e drejtesise se sotme qe trupetohet se ka kritere te reja ne lufte kunder korupsionit dhe krimit.Ndaj drejtesine nuk e bene individi siç presin dhe jemi mesuar ne por sistemi i drejte i drejtesise ku mos rezultati tregon se eshteb nje sistem falso,duke na hedhur hi syve.Prisni na thone se qe te vihet drejtesia ne shina duhet nje kohe e gjate duke na dhene shembuj pertej kufinjeve tone a thua se ne jemi nje vend prej 50 apo 100 milionesh e jo nje popullsi e çdo qyteti te rendomte te shteteve Europiane e pertej Atlantikut. Perderisa nuk goditet ne embrion mafia qe shperberi gjithçka ne kete vend per interesa te ngushta por edhe me gjere duke ktheyer Shqiperine nga nje vend me disipline te forte ndaj shtetit dhe organeve te saj ne nje bordello nen siglen e "ekonomise se tregut" ku vetem ekonomi tregu nuk ka,kjo per aresye te autoreve se pari per te krijuar nje shoqeri feudo-kapitaliste ku prioritet ka njeriu te haje njeriun,e deri tek ç'perberrja e moralit shoqeror duke krijuar bindjen qe shoqeria kapitaliste eshte brenda nje individi i cili duhet te gjeje te gjitha rruget per mbijetese e pasurim pa ligj ,pa shtet deri sa te behet e mundur shtresezimi i shoqerise ne aparence me te varfer,te mesem e te pasur kuptohet jo sipas regullave e ligjeve te shoqerive moderne por menyrave me barbare ,nga vrasjet,vjedhjet e deri tek prostitucioni i shoqerise.Ndaj edhe sot eshte tejet e veshtire per te vene drejtesi sepse niveli shoqeror i atyre qe kane vene pasuri marramendese jane nenmesataren e nivelit shoqeror e s'ka bir kurve qe i kercenon apo i denoncon sepse u iken koka siç iku keto 32 vite pasuria e nje vendi te tere duke filluar qe nga ari e deri tek pasuria kombetare qe nuk ekziston me. Ndaj kushdo qe vihet ne krye te organeve te drejtesise ,diten qe merr detyren pret diten kur do ta dorezoje! Drejtesia do te vihet kur te funksionoje sistemi dhe kur niveli shoqeror te shkoje prane vendeve te zhvilluara ,ku mbizoteron ligji,ekonomia e tregut dhe nje shoqeri e barabarte perpara ligjit dhe te drejtave!Fale ketyre parimeve themelore sot institucionet konstatojme se jane akoma me analfabete qe kane blere vendet e punes ,shikon adminitratore e perfaqesuesh te shtetit qe nuk dijne te shkruajne e te argumentojne fale perngjasimit ne kostume e kravata te kreut te ekzekutivit,ku kjo mjafton per tu treguar shtetar!Parlamenti eshte i mbushur sot e 32 vite me idioter me kolarre apo njerez me te shkuar te erret qe nuk kane asnje lidhje me hallet e ketij vendi e populli!Ndaj edhe rezultantja sot eshte e hidhur e pa prespektive ku nese ne monizem propagandohej se "ndertojme socializmin si fanar ndriçues ne Europe" ,sot propagandohet se "ndertojme kapitalizmin te dhjerfe por krenare",ku jetojme ne principata ku banoret e ketyre principatave jane peng i bandave te rrugeve qe bejne ligjin kudo ne jeten e perditeshme te njeriut! Pa nje shoqeri te zhvilluar dhe te emancipuar nuk mund te kete kurr ligj, por vetem maliq !

                                        1. g
                                          gimi

                                          sistemi i drejtesise shqiptare duhet hedhur ne plehra bashke me prokurore e gjyqtare ...me mire 200 gjyqtare te huaj te paguhen me taksat tona e te japin drejtesi sesa keta qe jane qe skane as kurajo individuale dhe as profesionale ......jane kot (denojne vetem ata qe skane mbeshtetje.....aty ste falin kane sens detyre )

                                          1. C
                                            Ceni

                                            A ka statistika, sa perqind e prokurorve, gjykatsve, drejtorve, kryebashkiakve apo ministrave, kryeministrave, presidenteve kane qene te pakorruptuar? Mgjse te dhena te tilla nuk ka, opinioni beson se korrupsioni ne keto nivele ka qene dhe mbetet i larte. Shoqeria jone nuk ka idealiste. Te gjithe i falen parase. Ndersa shkrimi Lapardhase duket qellimkeq. Mbeshtet paraprakisht apo nxit perzgjedhjen e nje personi vetem per shkak te moshes.

                                            Lini një Përgjigje