Shpejtesia e padurueshme e spiropalizimit të PD

16 Shtator 2022, 17:02Blog TEMA

Shpejtesia e padurueshme e spiropalizimit të PD

Nga Andi Bushati

Duke qenë se çudia e financimit të Lulzim Bashës me para ruse po zgjat më shumë sesa tre ditë, si dhe për të ballafaquar koherencën e qëndrimeve të mbajtura në atë kohë, iu ktheva arkivës së Lapsi.al për të kërkuar shkrimet e bëra në 2018, atëherë kur investigimi me akuzat e “Mother Jones” sapo ishte botuar. 

Nuk pashë diçka që kërciste. Historia është po e njëjta. Ish kreu i PD ka paguar 675 mijë USD, për lobing në Amerikë dhe për të bërë një foto me ish presidentin Trump, para zgjedhjeve të vitit 2017. Një pjesë e kësaj shume, 150 mijë USD, është kryer përmes një kompanie guackë, “Biniatta Trade LP”, e cila ishte themeluar nga bashkimi i dy shoqërive, ku një pjesë e aksioneve i zotëronin pronarë të dyshimte rusë. Kaq qe scoop-i i zhurmshëm që kishte zgjuar dyshimet, se partia më e madhe e opozitës ushqehej me para nga Kremlini. 

Në arkivë gjeta edhe një opinion timin, ku mbaja qëndrimin se Basha duhet të investigohet dhe hetohet për shkeljen e ligjit shqiptar të financimit të partive dhe për burimin e parave të pa deklaruara, por jo për broçkulla të pavërtetueshme si “flirtimi me forca që duan destabilizimin e vendit dhe rajonit”.    

Surpriza qe tjetër kund. Në fund të artikullit gjendej një video, e filmuar nga podiumi i selisë qëndrore të PS, e ripostuar në Facebook nga Edi Rama dhe e lexuar me një ton dramatik nga Erisa Spiropali. Ajo thoshte se vendi gjendej përpara një ngjarjeje shumë të rëndë, të zezë, të errët, pasi opozita po bashkëpunonte me fuqi jo dashamirëse ndaj Shqipërisë (video poshte).

Po ta ridëgjosh sot pas katër vitesh këtë hartim të Elisës dhe ta krahasosh atë me deklaratën e para dy ditëve që Floriana Garo mbajti nga tribuna e selisë blu, ngjashmëria është rrënqethëse. Tonet janë njësoj alarmiste, versioni se Kremlini është përzierë përmes Lulzim Bashës në politikën shqiptare merret i mirqenë, e drejta për të dyshuar shndërrohet në akuzë për të shkallmuar kundërshtarin dhe natyrisht, si nga PS-ja e djeshme, po ashtu dhe nga PD e sotme, bëhet thirrje për ti shkuar ngjarjes deri në fund.

As njëra palë, as tjetra nuk do ti’a dijë për faktet. Askush nuk e vëren se kjo grimcë dyshimi, me dy emra rusësh, nuk do të thotë se bëhet fjalë automatikisht për paratë e Putinit. Askujt si intereson prova e së vërtetës.

E këtu më keq del PD-ja e sotme, pasi Elisa dhe shokët e saj kanë mbajtur të njëjtin qëndrim që pas shpërthimit të skandalit. Ndërsa berishistët, të cilët tani flasin me gjuhën e rilindjes, kanë deklarata me gojë e me shkrim, që i etiketonin zbulimet e “Mother Jones” si trillime të financuara nga Soros. 

Askush prej tyre nuk kërkoi në 2018, atëherë kur u botua artikulli, të hetonte në financat e PD-së, të fliste për gjëmë apo pengmarrje të opozitës. Atëherë të gjithë ishin të lumtur me Bashën, sepse Luli nuk ishte ende biri i sotëm plangprishës.

Kjo lloj sjelljeje i vë ata në një pozicion të vështirë. E para sepse pompimi pa prova i tezës së marrjes së parave të Kremlinit, qoftë edhe personalisht nga Basha, njollos gjithë PD-në. Por e dyta dhe më e rëndësishmja, se ajo i nxjerr drejtuesit e saj aktualë hipokritë dhe me standarte të dyfishta. 

Në një kohë që ata nuk i besojnë akuzat për të cilën Departamenti i Shtetit e shpalli “non grata” Berishën dhe me të drejtë bërtasin: “na jepni prova”, kur vjen puna për të baltosur Lulzim Bashën, u mjafton deklarata anonime e një zyrtari amerikan për ta konsideruar skandalin të mirqenë.  

Kjo dyfytyrësi, përpara se të jetë një zhanër i luftës politike është mbi të gjitha një shpërfillje flagrante e respektit për publikun, një tallje me njerëzit, të cilëve drejtuesit politikë u thonë me cinizëm: më besove dje kur të thashë që Basha s’ka faj, por je i detyruar të më duartrokasësh dhe tani, kur të shes përrallën se ai financohej nga rusët.    

E këtu PD fillon e kudërmon era spiropalizim. Jo thjeshtë sepse deklarata e 2018 e Elisës është identike me atë që lexoi Floriana, por sepse ky koncept përmbledh në vetvete banalitetin për ti shitur opinionit sapunin për djathë. Ai të bën të aftë ti thuash hajdutit Skënderbe, banditit hero, të bardhës së zëzë, apo tu këmbesh atyre vendet sipas interesit politik të ditës. 

Pikërisht të njëjtën gjë po bën edhe PD-ja e Berishës me rastin e financimeve ruse të Bashës, duke kthyer me kokë poshtë argumentat me të cilat e mbronte dje. E këtu puna nuk është për të mbrojtur Lulin, i cili ka shumë mëkate më të mëdha sesa ushqyerja me paratë e Putinit, por tek kredibiliteti i një opozite që nuk do të ketë kurrë sukses, duke i servirur njerëzve realitetin e saj të spiropalizuar.

21 Komente

  1. A
    Arian

    Çfarë do që të shkruash në një ndyresire.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andushi gjyshit Hysni Kapo

      Uuuuuuui Andushi i gjyshit Hysni Kapo bllokmeni vockel eshte bere anal-iste ...Uuuuu te keshe dy bythe nje te mbashe nje ta shqyeshe ky legene studiosh kur trash zerin te vjen per te dhjere

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        hahahahahha e beri per 2 lek saliun, andushi. e krahasoj me spiropalin, hahahahahahaha. Cfare injorimi kafshes sali. Nejse, te gjithe horat i kane pelqyer financimet ruse perfshi eedhe bacen sali nepermjet beogradit dhe kete kopukun e vogel stalinistin e Hysniut. hahahahahahahahaha.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Luani

        Ky eshte i paguar po shumëni çoroditur, se ka iden se cfar flet , si rrangalle e prishur , por e paguar.. rrace komunisti e keqe..!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andushi , Analist i “paanshëm” .

          Muti MULLAR u bë o Andush , se more dhe ti një lugë s’u bë gjë , po me që QERJA ka marë tatëpjetën, futi dhe ti një shkelm !

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hoxha

            Vazhdon, te japesh mend, o pjelle e komunizmit!

            Përgjigjjuni
            1. m
              miri

              Ik ore coqe

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zeqo Pilafi

                Po na keni çarë bythën, o Bushat, ti dhe shokët e t'u të të dy krahëve, duke thënë se Berisha është politikan i madh. 32 vjet që Berisha los me të pavërteta, duke i prodhuar ato sipas interesit politik të çastit e thjesht për arsye pushteti dhe duke mos marrë kurrë në konsideratë se baltosja e kundërshtarit politik është një goditje direkte që i bëhet strukturës demokratike të shtetit, e t'a vlerësosh për politikan të madh? Duhet të jesh vetë kërriç gomari të vlerësosh Berishën politikan, një skuth komunist, një paçavure politike, i rritur dhe edukuar bodrumeve të errëta të intrigave komuniste, falsifikatorët kronik i çdo ngjarje, armik i betuar i së vërtetës. Sharlatanizmi ka qënë fytyra e vërtetë e këtij bolsheviku të pandreqshëm. Pikën e lidhjes se ka ky bastard komunist me vlerat demokratike të botës së sotme. Shkurt, Berisha nuk është asgjë më shumë se një fëlliqësirë politike, i cili duhet flakur pa më të voglën mëshirë në koshin e harresës.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Çdo gjë me shumë vlrtetesi .., një paçavure e pështire..!!

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

                  Vetem ty mors hale bllokut nuk duhet te bej pershtypje hipokrizia servilizmi dhe krimi se e ke ne gen nga gjyshi te babai sigurims e deri te agim budalla nesho.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PD new born

                    Ajo PD gerdalle qe ka ngelur ne duart e copes se mutit me te madhe te historise shqiptare, qe mishi po i bie copa copa nga gangrena, qe eshte damkosur nga historia dhe Perendimi si parti rrugace, hajdute, si instrument kleprokratik familjar shkerdhen- shkerdhita-kraci, si parti destabilizuese dhe tribale, qe ka ne historine e saj Piramidat, 1997, bombat LHL, aktet terroriste, tradhetise, vrasjet, rrenimin e shtetit, ushtrise dhe drejtesise, por mbi te gjitha qe perdhunohet prej 30 vjetesh nga nje moterqir halabak, hajdut, mesjetar, horr, vrases.... cfare mund ta gjeje nje parti te tille ne shtratin e vdekjes dhe ne gropen e mutit te historise, nga gripi i spiropalizmit kur perqafoj pa problem me pare edhe revolucionarizmin histerik pederast te vemjeve qe aq shume percmonte si Lubonja dhe Bushati?!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirana

                      Po 13 goditjet e bandave mercenare terroriste per te pushtuar me arme Kryeministrine ate vit 2018 per te cilin ben fjale zotrote, cfare prapavije kishin o vemje Bushati?????????????????????Amerikane apo ruse?????????????????????????????????????????????????????????????????????? Kush i pagoi? Dhe pse i pagoi o krimb i Bllokut??

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bardha

                        Haleja e nje kurve te mbrojtur dhe nje spiunit idiot

                        Përgjigjjuni
                        1. 1
                          19

                          Ore ti shkruj ca te duash klysh komunistesh po asnjeri ste lexon se e din qe goja jote e ndyre nxjer vetem nevoj .mvan ere mut dhe komunist safi .ti kokra e klyshit te bllokut .dhe buthqire modern qe jep dhe mer nga cdo organ .felliqsire deri ne palc rrace kurvash .

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Spak

                            Andibushatizmi berishian eshte me i ndyte se ajo qe permend ti Andi! Servilizmi eshte nje dukuri Shqiptare dhe pothuaj ne te gjithe Boten,por ti Andi je njeri i peshtire,i shitur, i blere,impotent dhe me nje ndjenje urrejtje qe pak njerez ne Bote e kane! Bajge!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dakord

                              Edhe kur vendos te thuash te verteten, nuk e ben si duhet se je funderrine. Ngado ta rrotullosh elisa spiropali dhe PS kishin te drejte atehere dhe kane te drejte tani. PD eshte bande terroriste kriminale.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                DinPak

                                Andush, mbiemri "rrënqethëse" duhet shkruar "rrënqethsëse".

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  shoqeruesi i Spiropalit

                                  Spiropalizimi eshte vecori vetem e Rilindjes, se asnje force politike nuk nxjerr dot nje te dyte si shoqe Spiropali te ulerase "Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21"!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    arqile

                                    o perendi mbyllja nje here kete hale goje ketij legeni .Do heq dore edhe nga leximi i temes vetem kete leshin a....te mos e shof te shkruaje.Yzmeqar i kriminelit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Beni

                                      Nder te vetmet artikui te shkruar bukur e drejt me fakte e analize

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kapo

                                        Spiropali ty te ha per mengjes, Saliun per drek

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje