Hakmarrja e Sokol Olldashit me Berishën, Metën dhe Bashën

18 Shtator 2022, 09:14Blog Nga Lorenc Vangjeli

Hakmarrja e Sokol Olldashit me Berishën, Metën dhe Bashën

Ka një emër që vjen nga e shkuara që i bën bashkë në të sotmen të tre, Berishën, Metën e Bashën. Ai është Sokol Olldashi. Bestytnia që pranon se mallkimi i të vdekurit shuhet vetëm kur i kërkohet falje në varr, mund të marrë shpjegim edhe nëse vetëm vijëzohet rrugëtimi i çuditshëm i vetë Lulzim Bashës në politikë.

Si ministër i transporteve, ai do të kujtohet për autorësinë e procedurës së gabuar për një nga aktet më madhorë të qeverisjeve shqiptare – ndërtimin e Rrugës së Kombit – dhe për shmangien e llogaridhënies me metoda ngjale, frazeologji patriotike dhe thelb të boshatisur nga përmbajtja.

Si ministër i jashtëm, Basha firmosi me emrin e tij marrëveshjen e turpshme të detit me fqinjin jugor. Atij muk do t’i harrohet “flirti” prej adoleshenti me Dorën greke që bashkëfirmosi me të dhe shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes.

Si ministër i brendshëm, Basha ishte qyta e automatikëve që pushkatuan pa gjyq protestuesit e opozitës dhe nuk do t’i përmendet vazhdimish si u struk nën sqetullën e shefit të tij, në momentet kur nuk kuptohej qartë nëse veprimet e Doktorit diktoheshin nga marrëzia e momentit tragjik apo etja për pushtet pakufi e kishte marrosur deri në pikën e moskthimit.

Si kryetar bashkie në Tiranë, njëlloj si dhëndri që merr gruan e ëndrrave të të tjerëve me shkuesi, tiranasi Basha, nga poltroni i një megapushteti që e deshi në gjumë, por nuk e meritoi kur zgjohej, nuk arriti dot kurrë të fitojë simpatinë e kryeqytetasve.

 

Si kryetar opozite, vetëm një hap larg zyrës së kryeministrit, ai u bë befas politikani më radikal i pluralizmit shqiptar. Ai e shndërroi gjithë opozitën në një kamikaze të verbër që u vetëhodh në erë në themelet e sistemit duke e tronditur legjitimitetin e vetë sistemit në mënyrë të paimagjinueshme më parë. Dogji mandatet e deputetëve dhe për herë të parë, e la të gjithë opozitën pa asnjë kontakt me pushtetin real.

Duke nxjerrë popullin opozitar në rrugë, duke e futur atë në një spirale protestash të dhunshme, ai thjesht lartoi veten si stonues i melodisë së himnit kombëtar dhe subjekt i pazëvendësueshëm për memet politike dhe uli në minimum shpresat për rotacion.

Suksesi i padiskutushëm i Bashës është tjetër kund. Edhe miqtë e dikurshëm që tani i shmangen, edhe kritikët e vazhdueshëm të tij, dakortësojnë kur vlerësojnë se njeriu me një milion dollarë në xhep kur erdhi në politikë, me të gjitha gjasat tani që është përzënë nga politika, është një pasanik që nuk mund të tregojë burimin e dhjetra milionëve të tjerë të cilat, edhe miqtë, edhe kritikët ja numërojnë në xhepat me tulipanë.

Në një vend normal, për një politikan normal dhe në një kohë normale, secili segment i këtij rrugëtimi që vetëm kur shihet kështu i plotë i kuptohet absurditeti fatal që e shoqëronte, do të mjaftonte që Lulzim Basha të ishte bërë ish prej kohësh. Por kjo është vetëm ajo që duket. Dhe dukja në Tiranë nuk i ndahet vesit të vjetër që të jetë krejt ndryshe nga sa shfaqet. Në secilin rast dhe rast pas rasti, Basha betohej dikur në gënjeshtër ditën si njëshi i PD-së, për t’u ankuar netëve që ishte vetëm dyshi i saj. Kur e pranoi statusin prej pengu të Doktorit deri sa e përfundoi duke e mbajtur peng vetë Doktorin në mandatin e dytë. Se ai ishte totalisht ndryshe nga modeli Berisha në politikë, por e detyronte ai të ndiqte modelin bolshevik të drejtimit qoftë në qeverisje, qoftë në politikë në përgjithësi.

Bir për shpirt në formë dhe ujë shpesh i turbullt në thelb, i aftë që të merrte gjithmonë formën e enës ku e hidhnin, në të vërtetë Basha është politikan fatkeq dhe i pafajshëm. Ai është rimishërimi i më të ligës që pluralizmi grotesk shqiptar shpiku në dhjetra trajta e emra të përveçëm përpara tij. Anadollak me kostum alla franga, autokrat arrogant në ngastrën e pushtetit që i jepej të lëronte edhe kur lëvdonte demokracinë, më shumë agjent tatimor se politikan, ai është zhgënjimi monumental i shpresës se të rinjtë në politikë do të mund të ishin ndryshe nga paraardhësit e tyre, që njëlloj si ai, kanë një urrejtje patologjike për të vërtetat e thjeshta dhe një patologji të pandryshueshme dashurie për pasurimin nëpëmjet politikës.

Ndryshe nga Rama, Berisha e Meta, Bashën mund ta marrësh inat, mund ta ironizosh madje edhe ta përbuzësh, por ai as mund të urrehet dhe as mund të duhet. Ai mbeti një bimë OMGJ pa shije dhe pa aromë, por vetëm formë dhe ngjyrë në politikë. Ishte monoton si dok gri kinez dhe një mur prej gome me ambicje të mëdha me mundësi modeste intelektuale.

Manipulues i jashtëzakonshëm në raporte personale, i aftë t’i thoshte secilit atë që tjetri do të donte të dëgjonte, hipotekë e pafundme premtimesh asnjëherë të mbajtura, ai pati raporte kontraverse me të tre pushtetet e parashikuara në Kushtetutë. Përballë ekzekutivit ai ishte mundësia e dështuar, në raport me parlamentin, u bë atentator i thelbit moral të tij, ndërsa me drejtësinë, ishte gjithmonë klienti i munguar në apelin e saj.

Basha nuk ishte ndryshe as në raport me pushtetin mediatik. Sjellja e tij me median ishte një tërësi aktesh, të gjitha të denja për manualin klasik të manipulimit. Si askush tjetër para tij që rëndom akuzohen për përdorim shkopi e karrote ndaj medias, ai përdori në mënyrë kriminale një pjesë të konsiderueshme të elitës së saj duke e vënë në pararojë të betejës së tij publike. I vuri përpara vetes dhe bënte sikur ndiqte nga pas idetë e tyre për nevojën e përmbysjes deri dhe me armë të Edi Ramës, bënte sikur ju bindej atyre se qeverisja ishte një regjim që nuk mund të mundej me votë, por se duhej dërmuar me mosbindje civile dhe revolucion.

Ai i përdori të gjithë ato zëra autoritarë si alibinë e tij për radikalizimin deri në kufinjtë e destabilitetit të vendit dhe veten e vendosi si autorin e një akti që po ja diktonte opinion publik. Shumica dërmuese e këtyre emrave që sot po e trajtojnë si fatkeq të prekur nga Corona Virusi që i duhet ndenjur larg në distancë higjenike, në asnjë rast, nuk ka kërkuar ndjesë publike qoftë për thirrjet për të rrëmbyer kallashnikovët, qoftë për ngutin për t’u vetëdjegur përpara qendrave të votimit dhe qoftë për ngenë me të cilën vranë çdo alternativë për rikthimin e opozitës në pushtet.

E pavarësisht të gjithave, edhe pse çdo merhum e gjen vetë udhën për të humbur, edhe mbas shpërthimit të skandalit për financime të mundshme ruse në favor të tij, Lulzim Basha është pa faj. Ai është thjesht një keqkuptim fatkeq, është një çudi që nuk zgjati as tre mandate në politikë. Duke nisur me të shkuarën, në kohën kur ylli i tij ngjitej lart dhe për kufi dukej se do të kishte vetëm tavanin e zyrës së kryeministrit, ai u përcoll si shpresë për të rrëzuar poshtë Berishën dhe Metën nga njëra anë dhe Ramën nga ana tjetër. Me të tre musketierët e Tiranës ai pati raporte të ndryshueshme me një variabël miqësish dhe armiqësish që zgjasnin me stinë.

I pari, Berisha e pati zgjidhje dhe zgjedhje personale, i dyti, Meta ishte përkrahësi i tij përkundër Berishës dhe Ramës dhe i treti, Rama, ishte steka e gjatë e bilardos që e godiste drejt secilës vrimë që zgjidhte vetë. Të tre këta, jo për meritë të forcës së tyre, por për shkak të dobësisë proverbiale të Bashës, sot po shohin se si po përcillet mikarmiku i tyre, në adresën më të ligë të mundshme për një politikan.

Në këtë zbrazëti figurash që popullojnë Tiranën politike, është edhe një personazh tjetër, që mungon në apel dhe që e lidh Bashën me dy krerët e sotëm të opozitës. Ai quhet Sokol Olldashi.
Berisha sepse nuk i dha garën e premtuar me Bashën.

Meta sepse u bë hambari i votave në ndeshjen për kryetar PD-je. Bashën vetë sepse i morri çfarë i përkiste. Shfaqet edhe Rama në sfond sepse llogoret e përkundërta politike, i kishin kryqëzuar në ditë të ligë fatet e tyre.
Ndaj sot, tetë vjet më pas, më shumë se një çudi e fatit, fatet e trazuara të Berishës, Metës dhe Bashës, duket sikur i bashkon një mallkim. Një mallkim që jua ka bërë të treve nga lart Sokol Olldashi i ndjerë, i ikur plot pezm dhe brengë nga kjo botë. Dhe me gjasë, forca e atij mallkimi, ende nuk ka sosur. E ndoshta do të vazhdojë sipas bestytnisë, deri sa secili prej tyre, t’i kërkojë ndjesë mbi varr të vdekurit, që Iku atëherë kur duhet të qëndronte.

34 Komente

  1. K
    Komentues

    Sokol Olldashi , demokrati që nuk patëm fatin të na shkëpuste njëherë e mirë nga e shkuaa komuniste…

    1. D
      Dardan

      Lulzim Basha i "pafajshëm"???!!! Eshte subjekti i pare qe do te merret kryetari i ri i SPAK-ut, pastaj, me bashkepunimin e tij me Drejtesine vine vete ne burg Meta dhe Berisha.

      1. D
        Dogana

        Me makinen e Olldashit behej trafik droge kur ishte minister i brendeshem. Pyesni ish shoferin e tij Daniel Arapi qe e merrte mallin nga Qafe Bota dhe e conte ne Kosove. Sokoli merrte pjesen. Here ne lek e here ne mall…

        1. U
          Universi shprsa ime

          Hahahaha. Po normal vlla . Kosov bën ftoft ecën jeta me kanatiere si marins . Yp xhixhi

      2. H
        Harresa

        Shkrim me fraza te kopjuara, te sterzgjatura e te momtuara keq. Artificial sa s behet. E fundit: Olldashi iku nga kjo bote j ngrene e i pire e pas qejfif me dashnoren. Nuk me duket ikje pezmatike. Pas shenjterimit te deshtuar te Hajdarit tani na shfaqni Sokolin si ideal. Fakti qe deti ne fund tek ai komandonte koka e vogel dhe jo e madhja edhte treguesi me i.mire i personalitetit dhe karakterit te tij. Shteti i kishte lene si minister nje shofer ne dispozicion, por jo, ai si cub, do ta ngiste vete makinen i dehur. Sa burre i mire ishte ju a tregon e shoqja, e cila iu kthye mbiemrit te vajzerise menjehere sapo u kthye nga varrezat.

        1. D
          Dakord

          "Harresa" e sakte kjo qe thua. Por ama pershkrimin e bashes e ka qare. I ka rene pak gjate por e ka qare. Populli e beri meme bashen por ne fakt ai eshte nje njeri i rrezikshem aspak per te qeshur. Eshte nje sociopat qe shet çdo gje per parate. Shet nderin, dinjitetin, shoket, bashkepunetoret deri dhe perdor gruan e femijet per fushate. Atdheu i tij eshte paraja. Sociopat per tu izoluar. Vatra e trurit ku jane ndjenjat nuk i egziston ketij Uriah Hipi

        2. S
          Stuhi

          Ramës,sidomos ramës,ky mallkini i olldashit i ka dalë keq…vetem 12 vjet kryeministër. Mos i raft kujt ky fat???? Nejse…në çështej olldashi,rama doli win-win. Një pyetje kam unë; Kur ti e dije se olldashi “u vodh nga të tre” përse nuk e ke ngritur si çështje?! Kush ka sy e mëndje,e di sh mirë se çfarë u bë me olldashin . Të tjerat janë zbukurime grash

          1. H
            Hoxh Qazim Pilafi

            Ueu,ky analisti eshte i qute per be,edhe pse eshte katolik nga emrin i referohet sureve te Allahut dhe vete te derguarit te tij mbi dhe profetit Muhamed

            1. E
              E.v

              Se kupton ka dicke lidhje se o e fort Turqia,por te gjithe kaurrit tone ortodokse e sidomos ateista,qoft te kthyer katolik kane zbulu Kuranin famelarte,porse te gjithe keto monstra qe aß dinin e vet se rrespektojne harrojne se miliardat i kane bo ciper truallit te banoreve autoktone,myslimane te Shqiperise,Kurse nji pjese e banoreve te ktyne qyteteve se kuptojne qe eshte identiteti i tyre fetar qe i BON viktima te vjedhjes,grabitjes,mashtrimt,ngaterresave ne familje per ti zhvat...Rasti i tentatives per "djegie "te pasurise tr toptaneve tek Sarajet,te kujton historine e bombes se ambasades sovjetike rreth 1950 tes ku te djeg dolen banoret zote te tiranes..... A thu politikanet e "harruan" historine bashk me gazetaret,????????..

            2. X
              Xibraku, pronari i trullit te laboratorit droges

              Ja, u thinj edhe Loro Vangjellatusi qefliu i Buzuqeve ku nuk perton te kerceje mbi tavolina...dhe thone pastaj se Gamoret nuk thinjen!

              1. 2
                2ilir muta-meta

                kush dhe si u zgjodh ilir muta kryetar i partise se lirise. a eshte zgjedhe ne menyre demokratike, a beri votime, a pati kandidat alternativ, kush ishte. a pati zgjedhje ne partine ilirit, a ja mori monikes me zgjedhje apo i dha nje shkelm buthve e i tha qerohu se do vije brisida shehu 15 vjet me e re se monika, me e mbushur se baxhella monike, bile me e bukur sa "dyshi" i vlores. pse e uzurpove kreun e partise pa zgjedhje, pse nuk u zgjodhe me referendum ne parti(nje anetar-nje vote). kur do protestosh ne lazel, kur do protestosh ne hyrjen e tunelit ku u vodh floriri. kush te ka pakzuar me nofken "ilir floriri) dhe e fundit a ka thene te verteten fatos nano per moniken kur thote se shkon me te tjere, a po nuk ka gje se edhe ti shko me te tjera, familje dhjere. a mos do e nderroni seksin ti e monika se dicka i rreshkiti gjuha baxhelles monike. para keni pse mos ta beni. a te lejon ted byth blushi

                1. S
                  Shqiptari

                  Patjeter z Vangjeli na mbushe mendjen a thua se Olldashi ishte burre me i mire se Azemi dhe se keta te tjeret qe kane ngelur ne PD. Pastaj shume gjate i bie .Aftesia eshte te flasesh shkurt dhe te thuash shume apo paguesh nga numri fjalive qe shkruan.

                  1. Tuti

                    Lorenc të ka bo Zoti për penë të veçantë dhe të vlefshme

                    1. X
                      Xen Gërdeci.

                      Ok.z. Vangjeli por,fatkeqsia shqiptare që evka emrin,salhe, Like, Lulush para se të kërkojnë falje e të luten para varreve te të ndjerve Sokol, Azem, Zhulal ,Gazidede , Prifti ,Pashko,apo të hershmëve të 2 prillit në Shkodër si ish pjesë e tyre duhet të ulen në gjunjë para asaj që quhet Shqipëri të kërkojnë falje e të luten për mbi 5000 jetë shqiptarësh të marra nga ata në këto 30 vjet thjesht dhe vetëm për karrike pushteti,pa folur pastaj për vjedhje,korrupsion,tradhëtikombtare,ok z Vangjeli ajo që thoni ju është dhimbje e zoti t'a ndjejë z.olldashi , por përball dhimbjes dhe zisë që këta i kanë shkaktuar asaj që quhet Shqipëri dhe shqiptarve është një pikë uji në oqeanin e fatkeqësisë shqiptare që e ka emrin salhe,Like,lulush.

                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Frenat në PD i ka patur dhe i ka Berisha! Në çdo ngjarje ai është përgjegjës, panvarësisht aktrimit se "nuk di gjë" !

                        1. N
                          Nje Temanak

                          Duam zduam gazetari i ka bere nje analize te thelle atyre ngarjeve qe ne te vertete ne ate rruge eshte ecur ne vend te ndjerit Olldashi mund te ishte nje emer tjeter fati i keq i ra atij dhe besytnija zgjat por nuk haron ka dhe fatet e ketij populli apo bijte e ketij populli nuk harohen historia u be keta duhet te paguajne .

                          1. B
                            Bibja

                            Sokol Olldashi ishte soi brenda lloit ore Lenc :Komisioni anti-Rama, debate mes Edi Ramës dhe Sokol Olldashit (6 Qershor 2003) .Ndaj mos na hapni barkun ore pengmarres te shtypit qe beni sikur bora rrotullohet rreth jush.

                            1. Fjala

                              Lorenc, ke bere nje hartim te bukur qe i sherben vetem analisteve politike qe fshehurazi kerkojne te behen protagonist ne politike. Nuk zgjatem se ketu mund te trajtosh çdo fjale, por une ndiej keqardhje per ty dhe shume te tjere qe lartesoni dy persona qe te thuash te verteten ne nivel dhe botkuptim jane larg njeri tjetrit por shume afer krimit dhe bashkesise jo vetem nuk i duhen, po fatkeqesisht edhe u larguan nga kjo bote me dashjen e tyre per veprimet qe benin. Ata ishin Azem Hajdari-bandite dhe Sokol Olldashi qe as sot nuk e dime pse vdiq apo pse e fshehen ate femren qe kishte ne makine! Ata ngelen edhe atje ku jane anonimatet e krimit nen toke si Saliu, Iliri mbi toke; ndersa Lulezim Basha nje robote ne duarte e tyre dhe krimit kombtar. Ata si te gjalle dhe te vdekur njesoj do flitet nga gojet e drejta por dhe ato qe kanzevendesuar gojet e tyre. Vetem mos na i beni shembuj per te rinjte se beheni ju fajtor per te minuar te ardhmen.

                              1. Fjala

                                Lorenc, ke bere nje hartim te bukur qe i sherben vetem analisteve politike qe fshehurazi kerkojne te behen protagonist ne politike. Nuk zgjatem se ketu mund te trajtosh çdo fjale, por une ndiej keqardhje per ty dhe shume te tjere qe lartesoni dy persona qe te thuash te verteten ne nivel dhe botkuptim jane larg njeri tjetrit por shume afer krimit dhe bashkesise jo vetem nuk i duhen, po fatkeqesisht edhe u larguan nga kjo bote me dashjen e tyre per veprimet qe benin. Ata ishin Azem Hajdari-bandite dhe Sokol Olldashi qe as sot nuk e dime pse vdiq apo pse e fshehen ate femren qe kishte ne makine! Ata ngelen edhe atje ku jane anonimatet e krimit nen toke si Saliu, Iliri mbi toke; ndersa Lulezim Basha nje robote ne duarte e tyre dhe krimit kombtar. Ata si te gjalle dhe te vdekur njesoj do flitet nga gojet e drejta por dhe ato qe kanzevendesuar gojet e tyre. Vetem mos na i beni shembuj per te rinjte se beheni ju fajtor per te minuar te ardhmen.

                                1. B
                                  Bato

                                  Asgje nga keto mekatet e bukuroshit flokelyer nuk u be pa lejen e papelqimin e Saliut te madh!

                                  1. X
                                    Xha Jaho

                                    Iku edhe ky per Lesh

                                    1. 1
                                      1

                                      Shkrim qe 2 te 3 i ka ujra te teperta.Olldashi nuk ishte demokrat po nje qejfli qe donte te kompesonte vuajtjet e internimit .A nuk tha ai se ne 21 jenar une do vrisja me shume se Berisha?A nuk mashtroi ai per te perligjur vrasjetkur tha se vetura qe goditi deren e kryeministrise ishte plot me dinamit?Ai ishte nje i degjeneruar dhe pijanec i kategorise se pare.Ti Lorenc je nje gazetar obori qe paguhesh nga te mundesh .Te degjova te emisioni i Rakipit per mbrojtjen qe i bere Kryemadhit duke goditur avokat Beqirin .Sa per ta ditur regullimet kozmetike nuk jane hall shendetesor si i trajtove zotrote.Kur nuk guxon te thuash te verteten hesht

                                      1. R
                                        Realisti

                                        Ky koment duhej të ishte i pari pas shkrimit. Hajdar dhe Olldashi janë thjesht dy dështime në PD që i dolën nga zemra doktorit e që fshiu bythën me ta. Ata nuk dolën kurrë mbi doktorin për interesa të atdheut. Nëna Shqipëri I nisi për udhëtim për te Gramos Pashko që të gërmojnë sëbashu për çekun e bardhë.

                                      2. T
                                        Taulant

                                        Asnje respekt per Olldashin si politikan. Por ne krahsim me vemjet e opozites si luli, saliu and kompani, ai do te ishte me i pranueshem.

                                        1. S
                                          Shami kuqja

                                          Mos shkruj gjate,o klluf,se Lenini i madh,kishte nje shprehje:"Po te shkruaj gjate,se nuk kam kohe te te shkruaj shkurt."Historia e Lulzim Bashes,dhe ketyre lulave te tjere,ka nje autorsi,ai eshte Sali Karaxhici,prandaj te legjitimosh Lulin per karieren e tij,eshte qe ti japesh shume vlera.Luli nuk ka qene asnje dite kryetar i PD-se,Luli eshte nje klloun,si Koci i teta Ollges,dhe kaq eshte portretizimi i tij,sic jane dhe keta qe sot jane lidhur mbas ushkurit te tij,qe e dine shume mire se ai ushkur i ka shku ne fund te kembeve.Hollsite e bemave te Saliut njihen mire,tani po vjen koha per te dhene llogari,per te gjallet dhe te vdekurit

                                          1. S
                                            Spak

                                            Krahasimi i Rames me Berishen dhe Liken eshte naivitet e pakta te thuhet! Patjeter Lenci u shit ne tjeter "grazhd" te Saliut qe kur shkoi tek "te pa Ekspozuarit" e Ylli Rakipit skllavi i Saliut! lenci tregoi fytyren e vertete te gazetarit ''te pavarur' te shitur Shqiptar!

                                            1. .
                                              .Pokeristi

                                              Ne këtë shkrim të z.Vangjeli,ka një bosht real të një llogjike të shëndoshë.Ka një aftësi akrobatike gazetareske. Ajo çfarë duhet theksuar dhe ritheksuar,evidentuar veçanërisht dhe që z.Vangjeli e permënd, është autorësija unikale e ideve dhe veprimeve të mbrapshta politike,gjatë këtyre tre dekadave të së ashtuquajturës “Demokraci”. Janë pasojat katastrofike të rjedhura nga një i rrjedhur me idetë e ngjizura,mbarsura dhe kultivuara nga ai me nofkën “Doktor mortja”.

                                              1. S
                                                Shkodrani pa buke

                                                Nje nga shkrimet me te mira te ketin analisti

                                                1. A
                                                  Alban Dega

                                                  A THUA NUK E DINTE SALI BERISHA SE CKA BENIN KODOSHET E TIJ !? - Te gjitha gjurmet cojne ne … Beograd dhe Babushka e tij Moskva - A thua nuk e dinte mentori i tij Sali Berisha se cka bente kodoshi dhe qehajai i tij Lulezim Basha ne cifligun PD dhe Shqiperine e stervjedhur e rrenuar mbi 15 here si shtet ne 13 vjetet e sundimit despotik e autokratik te e prej tij!? - Si eshte e mundur qe Sali Berisha qe pergjonte nga vrimat e celesit te moteleve… se cfare benin motrat e grate jo vetem te opozites por edhe te tijeve nuk e dinte se cfare bente kodoshi i tij Lulezim Basha e “ Banda e Gangstereve” te Sales vete !? - Si eshte e mundur qe Sali Berisha nuk e ka ditur se cfare ishin “ instruktoret ukrainas” te FSB-se e GRU- se ruse ne gjirin e Partise kazerme te tij Demokratike ne Tirane ne Epoken e Cadres tallava ne vend krimi e mbi gjak 4 fakirash ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ku nuk pat guximin te vriste pa gjyq a me gjyq as nazifashizmi e komunizmi nacional- socialist shqiptar !? - Si eshte e mundur qe Sali Berisha nuk e ka ditur per 500 mije dollaret ruse te Bashes dhe milionat e Toyota Jaris, qe u kapen nga ligjzbatimi shqiptar ne bashkepunim me sherbimet e fshehta partnere perendimore me ato amerikane ne krye !? - Si nuk ka pasur mundesi as dijeni Sali Berisha se cfare ben edhe sa here merr fryme Lulezim Basha kur ky kodosh i tij nuk shkonte as ne nevojtore per te bere shurren pa njoftuar bosin e tij Sali Baben !? Si !? Jane me qindra mijera si qe i di edhe lopa por nuk i ditka Sali Berisha qe sot na ben Kim Filbin e 07 dhe prokurorin e hijes dhe kodoshit te tij multimilioner si krejt familja e vet Berishes … !? Si…. !? Vetem Ligji dhe Drejtesia mund tu pergjigjet ketyre si-ve pafund nese do veproje e vendoset ndonjehere ne Shqiperine e sakatuar e rjepur per se gjalli nga kjo “ Bande Gangsteresh” e “ Mafia krejt jashte kontrollit” jo vetem nga Sali Berisha e Ilir Meta, por edhe nga megakorrupsioni gjithefushor e gjitheperfshires i kesaj kaste politike thellesisht e thelbesisht antidemokratike, antishqiptare e antiamerikane te ketyre gati 32 vjeteve te fundit !? Ligj e drejtesi qe te behet Shqiperi !?

                                                  1. A
                                                    Anisa

                                                    DUKE BER NJE KRONOLOGJI TE GJITH KETA KUR I MBLODHI SALI PLEHRA I SHERBENIN SI QNI TE ZOTIN KUR OAN QE SALIU SI HAJDUT I KALIBRIT NDERKOMBETAR DHE SI SKILE VJETER KUPTUAN QE KISH ARDH KOHA TE BENIN SECILIT SI TJA MERTE MENDJA E VET, LULUSHI KOK NGJYMI NJE IDJOT NE CDO KENDVESHTRIM KU NUK BENTE ASGJE PA MAR MIRATIMIN E BABA SALIUT DHE MENDOI SE DO I MERTE DHE PUSHTETIN POR E GJITHA ISHTE LOJ E TE DYVE , METAJ KRYETARI I PYLLIT TE LIRIS ME LOJEN E VET QE NUK DO TE LARGOHET KURR POR DO PUSHTET I BASHKANGJITET SHPELLARIT SALI ME MENDIMIN SE DO ZBYTHIN EDI RAMEN, LULI LUFTOI ME MISH E ME SHPIRT PER TA BER BABAIN E DASHNORES SE VET PER VETE QE OLLDASHI TE IKTE FARE DHE NGA PARTIA SE E KISHTE RIVAL TE FORT DERI SA E HOQEN QAFE , OLLDASHI NJE IMORAL NJE NJERI QE KERKOI SHUM PER TE MAR BASHKIN DHE PER TE SHPERNDAR DROGEN NE TIRAN SE NUK I DILTE NE DURRES ME CUNAT E SHIJAKUT NJE NJERI ME MORAL TE ULET KU CDO NAT POTHUAJSE ME GRUAN E TIJ ISHJN NE POLICI TEK KOMISARJATI NR 2 TE SHOQEN E KAM PAS KOMSHIE TEK PRINDERIT E VET TEK PARKU AUTOBUZAVE E BIJA E STAVRIT ME NJE DYQAN USHQIMOR TEK PALLATET E TE PERSEKUTUAREVE POR KU DEGJOHESHIN TE BERTITUTAR DHE ULERIMAT E MALLKIMET NDAJ SOKOL OLLDASHIT IMORALIT QE SHKONTE ME 16 VJECE , DHE SI MUND TE PRESIM NE NGA KETO FIGURA TE NDYRA TE RREGULLOJN SHQIPERIN , KU IMORALI DHE HAJDUTI BEHET HERO NE VORREZA TE DESHMOREVE ME MENDJEN E NJE PSIKOPATI SALI QE BERI HAJDARIN DESHMOR ,JETOJM NE VENDIN E CUDIRAVE KU U ULEN MALET DHE U NGRITEN HALET.

                                                    1. F
                                                      Fatmuri

                                                      My shkrim vetem analize nuk eshte.Autori ka marre pra oer te katranosur kete shkrim.Natyrusht nuk eshte i vetmi.

                                                      1. L
                                                        LORENCI ESHT VLLEH KELYSH I RAMES

                                                        KY KARI VLLEH VANGJELIC SA KA MARRE NGA RAMA PER KETE SHKRIM? Ky vlleh i qelbur e kelysh i rames e vlleheve e te huajve??!!

                                                        1. Z
                                                          Zeqo Pilafi

                                                          Sokol Olldashi ishte modeli se si nuk duhet të jetë një politikan. Nuk ka qënë asgjë më shumë se një rrip transmisioni midis Berishës dhe botës së krimit, e përdorte Berisha si ambasador për lidhjet e nevojshme me kriminelët. Gjeti atë që meritonte. Natyrisht, nuk u muar njeri me arsyet e ikjes së tij nga kjo botë, sepse në fakt, askujt nuk i erdhi keq për të. Por edhe sikur të merreshin, ai kishte lidhje me një numër të madh pjestarësh të botës së errët, gjithë kohës, po të shprehemi në mënyrë figurative, qëndronte ulur mbi iriq. Tani hajde gjeje se cili gjëmb ishte ai që e çpoi. Duket, Olldashi u mërzit shumë që Berisha mbështeti Bashën në raport me të. Ndaj them se duhet t'i ketë fluturuar mëndja nga urrejtja dhe të ketë kërcënuar se do bënte publike lidhjet e PD me botën e krimit. Natyrisht, ndonse po supozoj, kjo mund të mendohet si një nga shkaqet që duhet të ketë shërbyer për t'i ngrënë kokën. Dhe mirë e gjeti. Të vjen keq për familjarët, por ai vetë e shtroi me shumë pasion rrugën për ku u nis.

                                                          1. D
                                                            Demotakercita

                                                            Nga shkrimi Z.Vangjeli po na thote se Olldashi ishte njeriu qe i duhejPD-s.Kush ka pak kujtese duhet te mbaj mend se si eshte lakuar Ai per lidhje me bandat e Shijakut,per pervetesimet ne detyra si minister e per imoralitet deri sa e hoqen qafe.Ai,A.Hajdari,Pashko,Gazidede e te tjere ishin ushtaret me servile te Berishes,kamikaze per grykesin e tij.Mos kerkoni qe keta njerez te perdorur nga Berisha te behen "heronj".Ata jane thjesht numrat e radhes ne vazhden e te perdorurve.

                                                            Lini një Përgjigje