
Nga Namir Lapardhaja
Ka një pasazh të mrekullueshëm në “Kujtimet” e tij Eqrem bej Vlora, i cili shpjegon Shqipërinë e atëhershme dhe këtë të sotme.
Ai sjell në kujtesë një takim mes 3 njerëzve më të pushtetshëm të kohës me Princ Vidin. Ata janë Ismail Qemali, Esat pashë Toptani dhe Preng Bibë Doda.
Aty ai sjell detajet e një takimi dhe një thënie të Preng Bibë Dodës së Mirditës, i cili, mes humorit dhe sarkazmës, i është drejtuar Princ Vidit dhe i ka thënë se ky vend nuk do të gjejë qetësi nëse nuk mënjanohen këta tre, duke përfshirë edhe veten e tij, nga skena politike.
Është e kuptueshme se ata tre që përmend Kapedani i Mirditës ishin njerëzit më të pushtetshëm të kohës dhe u larguan nga skena politike në mënyra të ndryshme, edhe pse jo njëkohësisht.
Fragmenti i plotë është ky:
“Atdhetarizma e strucit do të jetonte edhe për shumë kohë në Shqipëri. Më kujtohet një ngjarje aty nga mesi i majit. Ismail beu, i kthyer nga Nica në Vlorë, kishte ardhur në Durrës për t’i bërë një vizitë Princit. Në darkë ishin ftuar të gjithë.
Midis të ftuarve ishin Ismail beu, Esat pasha dhe Kapedani i Mirditës, Preng Bibë Dodë pasha. Gjatë bukës ky i fundit qeshte dhe bënte vazhdimisht shaka, fliste me sarkazëm për nacionalizmin, temën aq të dashur për ne, atdhetarët e rinj, dhe, së fundi, e mbylli duke iu drejtuar Princit: “Kështu, pra, Lartësi! Nëse doni vërtet të qeverisni në Shqipëri, masa e parë që duhet të merrni është të mënjanonin Ismail beun dhe Esat pashën. Me këtë rast, iu lutem, të mos harroni edhe personin tim të parëndësishëm dhe mjaft gjela të tjerë grindavecë më të vegjël.”
E solla në vëmendje këtë fragment nga libri i Eqrem bej Vlorës, jo për të krahasuar personazhet e atëhershëm me këta të sotëm, por për të treguar se Shqipëria ka ngelur po e njëjtë dhe sot më shumë se kurrë e kërkon shpëtimin tek largimi i kësaj klase politike thellësisht të korruptuar, të cilët si pjesë e pandarë e të njëjtit trekëndësh barabrinjës mbajnë fortë brinjtë e njëri-tjetrit, sepse po ra një nuk ekziston më figura gjeometrike.
Ik ti se nuk me pelqen mua , vendosim ate qe te pelqen ty , heqim ate qe te pelqen ty dhe do vendosim ate qe me pelqen mua ,heqim ate qe me pelqen mua dhe do do vendosim ate qe do ai e keshtu e keshu e keshtu vodica kapinova dyshniku lapardhaja ne demokraci rrespektohet vullneti shumices qe ti mendone sikur e di por ne fakte nuk di asgje ndaje si Nongrata Spiuni I.M apo Rama e zgjedhe dhe e largone vota
O Namir hiqe mjekren se le nam !! Gjen dy reshta neper libra dhe e ben ngjarje ..!!!! Ste kam pare njehere te shkruash dicka per qytetin tone super historik ne tradita e kulture po them dhe un ato u zhduken dal ngadal nga njerz tru shplaresh si puna jote qe duke treguar karakterin me mjeker . -Nga nje mysliman i lagjes tende ( rrembyet kopshtin si pronen tuaj ) . Rrot gari ke qen qe femij rrot gari vazhdoke te jesh dhe tani
Esati dhe Biba ndoshta mund te krahasohen me keta dallkauket e sotshem, por Ismail bej Vlora ha buke vec, mor funderrina. Ka qene deputet e minister i jashtem i perandorise osmane. Ishte nje fat i rralle per Shqiperine qe nje diplomat i tille, i rangut Evropian, pranoi te themelonte nje shtet ne nje vend cubash e fshataresh injorante. Natyrisht qe Bibes do ia kishte qejfi te ishte ne nje rang me nje burre shteti me kulturen dhe pervojen e Ismail Qemalit prandaj e ka hedhur ate rromuz qe idioti i fisit te Vlorajve (Eqeremi) e paska shkruar ne kujtime. Vazhdoni nderoni pleshta si Eqremi dhe ulni gjigande si Ismail Qemali.
Smu d te krahasohen ata, qe para 100 vjetesh benin (mundoheshin me te tyren) politike per Shqiperine, me keta qe vjedhin Shqiperine ne emer te politikes.
Ismail Qemali ish ai qe beri historine e ju shkrua siç e meritonte.Keta te tjeret e Bej Vlorajve ishin tregtar e interesaxhinj qe bashkpunuan me te tere tradhtaret e uzurpatoret per te ruajtur pasurit.Ismail Qemali e dha pasurine per Pamvaresine....
O zoti "E" trushplarja konsiston në atë që trushplarësit e pranojnë historinë të mirëqënë ashtu si ja kanë treguar ata që kan patur interes t'ua tregojnë ashtu.?! Një gjë duhet ta dish se këto historira që kan të bëjnë me politikën nuk na janë treguar kurrë të plota... Na janë thënë vetëm gjysëm të vërteta sipas interesit të atyre që u ka interesuar politikisht.! Dhe kësisoj kur dalin në dritë fakte të trja që i çertifikojnë ose i kontestojnë ato që na janë thënë, s'dimë kë të besojmë pastaj.! -- unë një gjë dua tu them, mos besoni qorrazi çdo gjë që ju është thënë me shkrim ose me gojë.! Gjërat duhen vërtetuar mirë njohjen e të vërtetës së plotë të gjërave që kanë ndodhur..!! Me këtë rast dua t'ju kujtoi dy vargje të një poezije të poetit të njohur Xhevahir Spahiu : "Të vërtetën përgjysëm mos e ndaj Gjysma tjetër komploton kundër saj"
O qytetar, mos u ngut bre
Nje krahasim i turpshem por qe nxjerr ne pah edhe injorancen e ketij autori i cili na "zbulon" kete "pasazh te mrekullueshem" ne kujtimet e Eqerem bej Vlores, per te bere krahasimin apo shpjegimin e gjendjes se sotme. Sa turp. Lexohen kujtime per te interpretuar historine, kur, ne fakt, historia na demostron se keto kujtime jane thjesht genjeshtra. Ismail Qemal beu nuk eshte takuar asnjehere me Esat pashe Toptanin, qe pas largimit te ketij te fundit nga qeveria e Vlores, diku aty nga gushti 1913. Ismail beu u largua nga Shqiperia ne Janar 1914, qendroi ne Nice dhe u kthye ne Vlore me 19 qershor te po atij viti dhe me 12 korrik shkoi ne Durres per te takuar Princ Vidin. Esat pashe Toptani u arrestua me 19 maj 1914 dhe u perzu nga Shqiperia me 21 maj. Pra ku ishin per darke bashke tek Princi? Turp per genjeshtrat e shkruara neper kujtime (dhe shtremberime te tilla tek kujtimet e Eqerem beut ka sa te duash) por akoma me turp per keta te sotmit qe bazohen thjesht ne kujtime per te ulur figurat tona kombetare duke i krahasur me disa palo politikane te sotem. Ismail beu nuk kishte asgje te perbashket me disa hajduter bejlere te asaj kohe e, aq me shume, asgje te perbashket me keta te sotmit, qe te merret neper goje e te krahasohet...
NJË PYETJE: A SHPËTOI SHQIPËRIA???!!!
Larg qofte te na iki naltmadhnia e tij …. Do ngelemi ne dore te Lali Fikut pastaja
Pas Skenderbeut Zoti qoi Ismail Beun pas tij Ibrahim Rugoven kush është edhe një tjeter Shqiptar Shtetformus?
pas herojve te Atdheut te pergjakur esht Heroi I pa vdekshem I madhi Hashim Thaqi vepra Madheshtore e Tij esht Shteti I pamvarur I Kosoves martire I lar me gjak me shekuj nga barbaret e te gjitha surrateve te neveritshme nga njerzimi I civilize.
Shtet me plot kuptimin e fjales e me te gjitha si i duhet nji shteti ishte koha e Dulles...dume apo nuk dume na vjen keq apo mire ajo ishte....pik e pare heku analfabetin hapi shkolla spitale fabrika bani ushtrine se me ka nji pushke e kush kishte dy pushk e beri ushtrine moderne te asaj kohe me organizim te perpiket e te persosur ....ki inatin e foli Hakun. Vetem ...problemi i denimeve politile ....ne familje e teproj .......
Shtet me plot kuptimin e fjales e me te gjitha si i duhet nji shteti ishte koha e Dulles...dume apo nuk dume na vjen keq apo mire ajo ishte....pik e pare heku analfabetin hapi shkolla spitale fabrika bani ushtrine se me ka nji pushke e kush kishte dy pushk e beri ushtrine moderne te asaj kohe me organizim te perpiket e te persosur ....ki inatin e foli Hakun. Vetem ...problemi i denimeve politile ....ne familje e teproj .......
Fakti eshte se para ketyre 30 viteve kemi pasur gjete (derman) edhe qysh thuaj,ky delenxhi shkrues nuk i shkruan per veten e vet jo se me mire se te gjithe ai e di cka hequr ky milet ne 50 vite diktature.
Siç ke mbiemrin, ashtu je, i lapërdharë.
Është shumë abuziviste kjo praktikë kur të gjitha ngjarjet e praktikat relativizohen. Thonë dakort të ikin këta non gratat, por të ikë edhe ky kundërshtari( armiku ) i tyre. Pse e thonë? Sepse kanë frikë se mos nga brenda gardhit i akuzojnë si tradhëtarë, si bashkpuntorë me armikun.